• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E SËMURA E BALLKANIT – SERBIA – KFOR-i – E VETMJA FORCË USHTARAKE E ARMATOSUR E LEJUAR NË KOSOVË REZOLUTA 1244 KA KOHË QË KA VDEKUR

December 17, 2022 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë.
Në pikën 4 të Rezolutës parashikohet që “një numri të dakorduar të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb, t’i lejohet kthimi në Kosovë, për të kryer detyra në përputhje me aneksin dy”, ndërsa në pikën 6 të këtij aneksi thuhet se “ky personel do të mbajë lidhje me UNMIK-un dhe me KFOR-in, do t’i shënojë dhe do t’i pastrojë fushat e minuara dhe do të jetë e pranishme në vendet e trashëgimisë kulturore serbe si dhe në vendkalimet kufitare kryesore.
Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e qershorit të vitit 1999, me të cilën u kërkua fundi i konflikteve luftarake në Kosovë dhe tërheqja nga Kosova e ushtrisë dhe e policisë së RF të Jugosllavisë së atëhershme, jep mundësinë që në kushte të posaçme një pjesë e personelit të mundë të kthehet, “me mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë, e pikërisht në masë të kufizuar të darkorduar (qindra vetë dhe jo mijëra vetë”.
* * *
E ashtuquajtura rezolutë 1244 ka vdekur qëmoti. Pas kësaj rezolute:
– Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj;
– Kosovën e kanë njohur 117 shtete të botës;
– Kosova e ka krijuar policinë e vet;
– Kosova e ka ndërtuar ushtrinë e vet;
– Policia e Kosovës ruan rendin edhe në veri të Kosovës;
– Policia e Kosovës kontrollon edhe disa pika kufitare midis kufirit Kosovë – Serbi.

Kërkesa e Beogradit për të vendosur në Kosovë një numër të caktuar ushtarësh të Serbisë, është bizare, groteske dhe absurde. Vetë kryetari i Serbisë – Vuçiqi, ka deklaruar: “E di se kjo kërkesë do të refuzohet nga KFOR-i”.
Kjo kërkesë e Vuçiqit dëshmon për qëndrimin destruktiv të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj mbarë rajonit. Kjo kërkesë groteske e tij, nuk është veçse një ëndërr e parealizueshme për të ripushtuar Kosovën.
Një numër policësh serbë që ishin pjesë e policisë së Kosovës, luanin rolin e kalit të Trojës. Ata, në vend që të ruani rendin dhe rregullin në Kosovë apo në veri të saj, punonin për Serbinë. S’ka shtet në botë që e lejon një destruksion të tillë. Të hash bukën e Kosovës dhe të punosh për Serbinë.
Barrikadat në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Beogradi dhe nga Vuçiqi. Këto farë barrikadash mbështeten vetëm nga Vladimir Putini si dhe nga bashkëmendimtarët e tij – Lukashenko dhe Kim Jong-un.
Kosova ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtare e BE-së, Beogradi ndërkaq paraqet kërkesë për rikolonizimin e Kosovës. Kjo tregon se ora e Serbisë është ndalur në mes të shekullit XIX, në kohën e Garashaninit. Sikur akademikët dhe politikanët serbë të ishin racionalë dhe të shkonin në hap me kohën, aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes demokratike, do ta përshëndetnin. Kosova në BE është interes i të gjithë qytetarëve të saj, po edhe i rajonit. Sikur Serbia nuk është në Evropë, sikur nuk është në shekullin XXI. Politika serbe është metaforë e konfliktit, e konfliktit me të gjithë – me Kosovën, me shqiptarët, me kroatët, me malazeztë, me boshnjakët, me bullgarët. Ata ende mendojnë se kundër tyre na qenkëshin: CIA, Vatikani, Berlini dhe Vjena.
A ka inteligjencie kjo Serbi?! Turp!
Evropë, Amerikë! Serbia s’mbushte dot me mend pa ia bërë me dije në mënyrë të prerë se kolonializmi serb në Kosovë ka marrë fund sot e mot.
Ka zgjidhje për marrëzinë serbe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, në BE dhe në NATO, ndërsa Serbisë t’i mbyllen të gjitha dyert e kancelarive perëndimore. Le t’i mbeten të hapura dyert e Kremlinit, të Bjellorusisë dhe të Koresë së Veriut.
Serbia është shndërruar në të sëmurën e Ballkanit. E sëmurë për mend. Si ajo komedia e Molierit “I ligu për mend”. Gjithë Ballkani shikojnë para, serbët shikojnë Putinin dhe Sergej Lavrovin.
Para ca ditësh, ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock deklaroi: “S’ka hyrje të trupave ushtarake serbe në Kosovë”.

Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: Analiza

Dënimi i Salih Mustafës indinjues

December 17, 2022 by s p

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale

Albin Kurti

Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur. Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës.

Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.

E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.

Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?

Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë.

Filed Under: Rajon

“Serbia e vetëRrezikuar nga riciklimi i luftës me NATO-n”

December 17, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimrit të përgjakur në Ukrainë. Kancelaritë perëndimore, Institutet dhe komuniteti i sigurisë/kolegë në Washington, Bruksel, Berlin,  Londër, Paris, sigurisht në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup po vleresojmë (të zhgënjyer nga z. Vučić) me shqetësim kërcënimet e Beogradit Zyrtar mbi: “ri-kthimin e ushtrisë së Serbisë në kufijtë e sovranitetit të Kosovës të vendosur mbas fitores së fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (NATO/SHBA), mbas rezolutës së OKB-1244 si dhe Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës”!

Gjithësesi, kam heshtur me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike” me Pushtetarë dhe Kuvendarë “të emëruar për tu (sh) përdoruar nga superKryetarët e radhës”; me opinionist të gjithëditur apo rambo-strategë të (de) graduar duke e shpjeguar “luftën, pra marrëzinë e agresioneve ushtarake në kohët moderne me konceptet dhe parimet e luftës së II-të botërore, në mos edhe më herët”! 

Gjithësesi për të vijuar në linjë me ndoshta 100-ra analiza gjatë 30 viteve të para/pas luftës Ballkanike si dhe duke besuar se opinioni mbarëKombëtar ka nevojë kritike për arsye racionale, pse jo dhe optimiste, në vijim po paraqes një analizë strategjike me 8 kërcënimet e Beogradit Zyrtar (kryesisht të ekspozuara pëgjatë vitit 2022),  në radhë të parë ndaj vetëvetes, por edhe ndaj paqes,  stabilitetit demokratik si dhe axhendës së integrimit në BE të 6 vendeve ballkanike:

Rreziku nr 1, paranoja e rikthimit me lavdi në vendin e krimeve kundër njerëzimit, si dhe riciklimi i opsionit të luftës edhe mbas humbjes turpëruese (23 vjet dhe 6 muaj më parë), duke kërcënuar zyrtarisht me ndërhyrje të trupave ushtarake ndaj tëresisë teritoriale të Republikës se Kosovës, për më saktë në kufijtë që mbeten nën përgjësinë e KFOR-it qysh prej nënëshkrimit të Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palësës fituese/NATO dhe palës humbëse/Serbisë.

Rreziku nr 2, përpjekjet cinike të Beogradit Zyrtar për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje edhe në këtë rast, konfirmuan se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e rendit demokratik dhe interesat Euroatlatike nuk bëjnë kompromise, pavarësisht konstumit perëndimor që është përpjekur të veshë në 10 vitet e fundit z. Vučiç ish-Ministri i Millosheviçit dhe i përkëdheluri i Kremlinit. 

Gjithësesi, besoj z. Vučič e kujton në vetë të parë nga “sytë e gjakosur të Millosheviçit” shpresën dhe zhgënjimin për të bllokuar vendimarrjen nga 2 vende të NATO, kur në mesnatën e 23 duke gdhirë 24 Marsi 1999, nga frengjitë e bunkerit presidencial pa produktet e marrëzisë së Tij gjakatare: “Makinerinë kriminale të gjunjëzuar nga fuqia e pakonkurueshme Ajrore e SHBA dhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Nga pikpamja ushtarake, shtoj se ZERO kapacitete, jo vetëm kundërajrore,  përfshi Mig-29, etj reaguan në vitin 1999. Po ashtu edhe pse vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një Miliarda € për mbrojtjen, ka ZERO këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të NATO-s. 

Rreziku 3, reagimi delekuent  i Beogradit (nën ispektimin diskretitues të Ambasadorit Rus!)  ndaj një detashmenti policor për reciprocitetin e targave dhe standartet e sigurisë publike në gjithë territorin, duke ekspozuar  80 % të kapaciteteve ushtarake në kufi të Kosovës si dhe përballë trupave të NATO-s. Prandaj, si rrezik e çmoj edhe bojkotimin nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi edhe kjo ndërrmarrje “çorri maskën e axhendës perëndimore” të Beogradit dhe në terren u provua si një aventurë e dështuar. Për edhr më keq shërbeu si fuçi me karburant në dobi të krimit të organizuar, kontrabandistëve dhe axhendës së ultranacionalistëve jo vetëm në Serbi. 

Rrreziku Nr. 4, fatmirësisht vetë-diskretitimi i Beogradit që pas çdo riciklimi të tensionit në veri të Kosovës akuzon qeverinë e Prishtinës se po kërcënojnë “ekzistencën e pakicës Serbe” si dhe ultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë së luftës ballkanike“, krejt të ngjashme me ato që Rusia përdori në 2014 e Krime si dhe mbas shkurtit 2022 ndaj sovranitetit të Ukrahinës! Por ashtu si edhe Millosheviçi në 1999, Beogradi zyrtar mori “mesazhe të forta”  nga Washingtoni & Brukseli duke konfirmuar se: “kurrësesi nuk do të tolerohet  një ndërhyjë me trupa ushtarake brenda terësisë teritoriale të Kosovës“ e cila siç e përmendëm, prej Qershorit 1999 mbetet nën përgjegjësinë e NATO-s.

Rreziku Nr. 5,  armatosia  deri në dhëmbë dhe prishja e balancave të fuqisë ushtarake rrezikon paqen si dhe kërcënon interesat e SHBA-ve dhe NATO-s në Rajon. Kjo pasi Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit (ose 2 herë më shumë se 5 vende, RSh, MV, RK, MZ, B&H të marra së bashku) për tu armatosur (kryesisht nga Rusia por edhe Kina) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nuk ka pretendime teritoriale ndaj Serbisë!

Megjithatë më duhet ta përmend, që vetëm  SHBA ka demostruar vëmendje të shtuar, duke dërguar në terren përfaqësues të Senatit për: “të ndalur modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi nuk e ka përmbushur duke përfituar edhe nga “burokracia pa timon” e Brukselit.

Rreziku Nr. 6, shpërdorimi konstant nga Moska për të shmangur vëmendjen strategjike nga Ukrahina duke nxitur Beogradin për të hapur një front të ri konflikti. Rasti flagrant ishte mbas humbjes turpëruese në Kherson, të vetmin kryeqytet të pushtuar dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi”. Kështu, nuk mbetet më asnjë pikpyetje nëse po përpiqet Kremlini ta manipulojë Beogradin për qëllimet e saj gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, si e kapur në “në borxh” për bllokimin e Kosovës në OKB, varësia energjitike, linjat e gazit, etj. 

Rreziku Nr 7, z. Vučić e kaloi vijën e kuqe të besimit me marrëveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. Prandaj, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, si përgjigje morri rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”. Megjithëse duhet ta pranojmë që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar deri diku axhendën personale, Kombëtare dhe ndërkombëtare”. Për rrjedhojë Serbia u ka rrëshqitur përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit dhe të bëjë edhe viktimën duke ngritur pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të Kosovës. 

Rreziku Nr. 8, përpjekjet delirante të z. Vučić, për ta shitur dhe imponuar vetëveten para perëndimit si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivaleve ektremistë” në Beograd, për stabilitetin demokratik dhe të ardhmen europiane të Serbisë. Po ashtu përpjekjen e Tij për “të pirë” nga dy nëna (Moska & Brukseli), si dhe për të luajtur me disa porta ose vende jo-miqësore me NATO-n, të tilla si marrëveshja me Kinën edhe në fushën ushtarake për raketat e gjeneratës së fundit (FK-3), etj. Por edhe kjo qasje është e destinuar të dështojë me turp, ashtu si Millosheviçi mbas Marrëveshjes së Dejtonit. 

Në përmbledhje, e përsëris më fortë se: “për sa përsa kohë ka dhe do vijojë të ketë prezencë të SHBA në Kosovë, agresioni ushtarak kundër tërësisë teritoriale, e cila në të njëjtën kohē është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Po ashtu oshilacionet e Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”, kurrësesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE. 

Thënë këto, rreshtimin i Beogradit Zyrtar si kërcënim ndaj vetëvetes, paqes dhe stabilitetit demokratik ne vendet e Rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, i gjej si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare.  

Si e tillë, përkundër riciklimit të luftës barbare besoj edhe me fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Në shtesë, historia e pas-konflikteve na tregojnë, se marrëveshje Paqe & Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.  

Me kapacitetin e një eksperti, me eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dy Masa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen” se : (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit në Rajon.  

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist si vetëm si një rrethanë të favorshme por mbi të gjitha një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi fisnike për të projektuar dhe ndertuar Kosovën moderne përtej prezencës së NATO-s (që sigurisht nuk mundet të jetë e përjetshme…) ku mbi të qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Saj nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE! 

Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Së fundmi, më duhet të konfirmoj, se ashtu si në të gjitha angazhimet në mbi 30 vjet në fushën e sigurisë kombëtare, Rajonit & NATO-s: “mbetem ushtar i Atdheut, më i përkushtuar, më i përulur dhe më i përgjegjshëm  për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në mbrojtjen si dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë” !

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Analiza

Ekspozitë për abetaren shqip (1844-1942)

December 17, 2022 by s p

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit çelën të enjten, më datë 15 dhjetor, ekspozitën retrospektive “Rrugëtimi i abetares shqip 1844-1942”, e cila sjell për herë të parë në Prishtinë ekzemplarë të rrallë të teksteve të abetareve të gjuhës shqipe të personaliteteve dhe figurave të shquara të kombit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z. Mehmet Kraja, tha se “me këtë aktivitet po prezantohet një periudhë 100-vjeçare e historisë së abetares shqipe. Janë mbi 100 vjet të abetares shqip, me një distancë kohore mbi 70 vjet deri në ditët e sotme, kjo nuk është thjesht një e dhënë historike se abetarja shqipe ka një moshë pjekurie gati 180-vjeçare, por më shumë se kaq, reflekton një përpjekje për të gjetur rrugë më të përshtatshme për emancipim të përgjithshëm të një populli të vuajtur, të dëshpëruar, për të gjetur metoda më efikase shkencërisht të mbështetur për nxënësit, për të nxënit e shkronjës shqipe si parakusht i dijes, por edhe i identitetit”, duke theksuar më tej se “abetarja nuk ka qenë asnjëherë te shqiptarët vetëm për të nxënit të shkronjave, por edhe vetëdije për përkatësi”.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, z. Piro Misha, vuri në dukje se “ekspozita lë për të kuptuar dhe vlerësuar rrugën për emancipimin shqiptar. Pjesa më e madhe e abetareve janë shtypur e botuar jashtë vendit, që reflekton për situatën e vështirë që ekzistonte dhe vështirësitë në rrugëtimin e njohjes dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Ato janë shtypur në Stamboll, Bukuresht, Selanik, Firence apo Vjenë”. Më tej, z. Misha bëri me dije se “‘Ëvetari’ i Veqilharxhit gjen në bibliotekë edhe formatin e tij digjital dhe shumë shpejt do të krijohet edhe katalogu me gjithë abetaret në gjuhën shqipe”.
Ndërkohë, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, e ka konsideruar ekspozitën si “udhëtimin më të mirë në ndërgjegjen e shqiptarëve që bart punën e madhe për edukimin e brezave. Sipas saj, “ekspozita përmban ngjyrat dhe gjithë punën e madhe për edukim nëpërmjet abetares, si mesazhi më i mirë për pastërtinë e gjuhës në kohën kur çdoherë e më shumë po hyjnë fjalë të gjuhëve të huaja. Abetarja është mjeti identitar i shqiptarëve që ka pasur rol të rëndësishëm në përsosjen e gjuhës shqipe, por në anën tjetër do të doja ta shihja këtë ekspozitë edhe si formë nderimi për të gjitha ato figura që kanë kontribuuar pikërisht për këtë përsosje shpirtërore dhe qytetërimi të shqiptarëve”, përfundoi znj. Bardhyli.
Kjo ekspozitë, e cila vjen nën kujdesin e veçantë të dr. Etleva Domi, zëvendësdrejtore e BKSh-së, sjell për herë të parë në Prishtinë ekzemplarë të rrallë të teksteve të abetareve, që ruhen si një trashëgimi e vyer në fondin arkivor të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, duke shërbyer edhe si një kujtesë e kontributeve në botimin e abetareve të gjuhës shqipe të personaliteteve dhe figurave të shquara të kombit. Ato mbajnë për autorë emra të mëdhenj të letrave shqipe, duke nisur me Naum Veqilharxhin e duke vijuar me Kostandin Kristoforidhin, Anastas Kulluriotin, Sami Frashërin, Jeronim de Radën, Luigj Gurakuqin, Nikolla Lakon, Mati Logorecin, Ndre Mjedën, Jani Vreton, Pashko Vasën, Ndoc Nikajn, Parashqevi Qiriazin, Aleksandër Xhuvanin, Ndue Palucën etj., të cilët duhet t’i kujtojmë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
Janë rreth 100 vjet rrugëtim të abetares shqip, duke nisur nga abetarja parë e gjuhës shqipe e njohur gjer më sot, ajo e Naum Veqilharxhit më 1844, e cila mendohet të jetë botuar në Bukuresht ose Brail, Rumani, duke shkuar deri në vitin 1942 me abetaret toskërisht e gegënisht, botuar nga Ministria e Arsimit në Firence. Shumica e abetareve të ekspozuara janë shtypur jashtë vendit, çka reflekton edhe situatën e vështirë që ekzistonte në Shqipëri dhe vështirësitë në rrugëtimin e lëvrimin, njohjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Këto abetare janë shtypur në Bukuresht, Konstancë, Athinë, Selanik, Bruksel, Firence, Milano, Vjenë, Paris, Stamboll, Sofje etj. Ndërkohë që abetarja e parë e shtypur në vend është ajo e Shoqërisë “Bashkimi”, shtypur në Shkodër, më 1899.
Ekspozita tërheq vëmendjen e publikut me abetaren e Kostandin Kristoforidhit (1872), ku dallohet struktura bashkëkohore e tekstit dhe krijimtaria letrare e spikatur; të Vasil Rusosë (1877) “Pelasgjika” me alfabet të përzier; të Anastas Kulluriotit me “Abavatar Arbëror” (1882), botuar në Athinë; Gaspër Benusit (1890), botuar në Bukuresht; “Abecedario”-n e Jeronim de Radës, botuar në Koriliano Kalabro, në kuadër të Kongresit të Gjuhës Shqipe, më 1896; “Alfabetaren” e Stambollit të vitit 1879, të Jani Vretos, Sami Frashërit, Koto Hoxhit, Pashko Vasës, botuar nga “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” me alfabetin e Stambollit, e cila pati përhapje të gjerë dhe u përdor si model për tekstet e gjuhës shqipe; abetaret e Sami Frashërit (1886, 1888, 1900) që u përdorën si tekste mësimore për Mësonjëtoret Shqipe; atë të Jovan Risto Terova (1887), botuar në Bukuresht, e cila kishte fizionominë e një teksti mësimor të mirëfilltë etj.
Ndërkohë që abetarja e parë që botohet në Shqipëri “Abetari i citun prei Shocniet t’Bashkimit”, daton në vitin 1899, në Shkodër, në vitin 1904, në Vjenë, Ndre Mjeda boton “Këndime për shkollë të para”, me karakteristikën që çdo tingull shoqërohej me figurë. Më 1909, në Paris, Nikolla Lako boton “Stërvitjetore për nxënësit shqipëtarë”, më 1909 në Manastir, Parashqevi Qiriazi boton abetaren e saj, e cila shërbeu si tekst mësimor për “Shkollën e Vashave” e hapur në vitin 1891, ku ajo ishte mësuese etj.
Në vitrinat e ekspozitës numërohen edhe mjaft botime të realizuara në Shqipëri, si: “Abetarja” e vitit 1910 në Korçë nga mësuesi i “Mësonjëtores” Ali Korça, “Abetare për Shkolla Fillore” në vitin 1911 në Elbasan nga Dhimitër Paparisto me editor Lef Nosin; “Abetareja shqip” më 1911, po në Elbasan nga Simon Shuteriqi; Ndoc Nikaj në Shkodër, më 1915; Thoma Pano në Vlorë, më 1919; Dhori Koti më 1922, në Korçë, në Tiranë nga Ndue Paluca më 1931 e 1939, Aleksandër Xhuvani e Pertef Pogoni prej vitit 1923-1938, Mati Logoreci etj.
Ekspozita mbyllet me disa botime mbi abetaret shqipe dhe alfabetin e gjuhës shqipe të studiuesve: Xhevat Lloshi, Gjystina Shushka (Cacaj), Shefik Osmani e Njazi Kazazi, Tomorr Osmani, Kujtim Bevapi, Petro Janura etj.

Filed Under: Fejton

GJERGJ KASTRIOTI  i quajtur SKENDERBE : Hero kombëtar i Shqipërisë

December 17, 2022 by s p

Mathew Aref/

Grekët që kur pushtuan vendin e Pellazgëve në shekullin VIII para Krishtit kanë bërë gjithçka për të zhdukur çdo gjurmë të qytetërimit të tyre. Sot ata po përpiqen të zhdukin çdo gjurmë të pasardhësve të tyre të vërtetë : Shqiptarëve të tanishëm që janë një e vërtetë  mahnitëse të prejardhjes së tyre pellazgjike. Fatkeqësisht ata nuk ia dolën aspak mirë në krimin e tyre, sepse vetëm gjuha shqipe i mbijetoi dërrmimeve dhe mashtrimeve të tyre të shumta. Greqia duhet dënuar për “krim kundër njerëzimit” jo vetëm që ka maskuar të vërtetën e origjinës mijëvjeçare të Pellazgëve dhe pasardhësve të tyre Shqiptarët (sot ata po sulmojnë edhe heroin tonë kombëtar) dhe se ka lidhur një marrëveshje shkëmbimi me Turqinë pas Luftës së parë botërore   e cila konsistonte në “lëvizjen” në Turqi të më shumë se 450.000 shqiptarë nga Epiri (Çameri), të cilët ata i konsideronin jo grek por si myslimanë të islamizuar nga Osmanët për pesë shekuj kundër afro një milion e gjysmë grekësh ortodoksë nga Anadolli, të cilët i instaluan automatikisht në Epir/Çamëri për të bërë botën të besojë se ajo nuk ishte shqiptare.

Grekët jo vetëm që tradhtuan historinë e origjinës së tyre të huaj në Evropë, por ata patën mosbesimin që të mos njihnin pohimet e autorëve grekë (arkaikë dhe klasikë) të cilët autor pohuan njëzëri se Pellazgët ishin paraardhësit e tyre të vetëm dhe jo stërgjyshërit e tyre, por ata na lanë detaje të vlefshme në shkrimet e tyre se mbretërit e parë të Athinës ishin egjiptianët (krh. Herodoti I, 56, 139, 171; VII, 204 / VIII, 44, 53; V, 65; VII, 141; II, 182 / II. , 28, 152, 165, 172.), se mbretërit ose udhëheqësit dorianë (jo populli i nënshtruar që ishte pellazgo-ilirë) ishin semitë (kananejtë alias fenikasit) detaj i konfirmuar në Bibël (1 Makabejtë XII, 1 deri në 23) dhe nga historiani Judeo-Romak Flavius Josephus (Antikitetet Judaike, libri XII – IV, 10- / Kundër Apionit, libri I, 12 – Les Belles Lettres, Paris 1972), se Iliada dhe Odisea ishin poema epike të “Pelazge” të traditës gojore”, se “Zeusi” nuk ishte grek por “Pellazg” (Iliada XVI, 233/236), se Jonianët ishin Pellazgë dygjuhësh të helenizuar, se në poemat epike (Iliada dhe Odisea) gjuha e sotme shqipe (veçanërisht dialekti verior gegë) arrin të deshifrojë shumë fjalë të onomastikës antonime (antroponime, teonime, eponime, toponime, oronime…), etj, etj !!! E gjithë kjo padyshim injorohet ose kalohet në heshtje nga Grekët.

Edhe sot luftojne kot (si Don Kishoti) per te justifikuar nje histori krejtesisht te falsifikuar dhe te manipuluar…dhe sot po pervetesojne edhe heroin tone kombetar “Gergj Kastrioti i quajtur  « Skenderbeg » ndersa ne kohen e tij (shek. XV) duke rezistuar dhe mposhtur Osmanët për 25 vjet ! Përveç kësaj, Grekët kërkojnë edhe sot Shqipërinë e Jugut, të cilën e konsiderojnë si pjesë përbërëse e Epirit të Jugut që ndodhet në Greqi !? Ndërsa autori grek “Strabo” (63 p.e.s. / 23 pas Krishtit) pohoi (VII, 7, 1) më shumë se 2000 vjet më parë se as Epiri, as Maqedonia dhe as Trakia nuk ishin kurrë pjesë e Greqisë. Ishin Romakët ata që pas pushtimit të Greqisë në -146 p.e.s., integruan gjeografikisht këto tre rajone pellazgo-ilire. Edhe sot kostumi i tyre i vetëm kombëtar grek (me fustanelle) është ai i “Epirit iliro-shqiptar” që është kostumi i dytë “rajonal” në Shqipëri !!! Çfarë vogëlsie, çfarë turpi, çfarë mashtrimi !!!

Është mashtrimi më i madh në të gjithë Historinë e Njerëzimit : as egjiptianët, as fenikasit (emri i vërtetë : Kananejtë), as Asirianët, as Persianët, për të përmendur vetëm bashkëkohësit e tyre, nuk e kanë maskuar, falsifikuar ose manipuluar historinë e tyre.  Ky është mashtrimi më i madh historik i gjithë njerëzimit. Jam gati të debatoj me këdo për të nxjerrë në dritë të vërtetën me prova, argumente, analiza dhe referenca të pakundërshtueshme. Kush kupton t’i vërë gishtin kokës !

Français

GEORGE KASTRIOTI dit SCANDERBEG : Héros national albanais 

Les Grecs depuis qu’ils ont occupé le pays des Pélasges au 8e s avant notre ère ont tout fait pour éliminer toutes les traces de leur civilisation. Aujourd’hui ils essaient d’éliminer toutes traces de leurs vrais descendants : les Albanais actuels qui sont la plus éclatante Vérité de leur ascendance pélasgique. Malheureusement ils n’ont pas réussi tout à fait leur crime car seule la langue albanaise a survécu à leurs nombreux massacres. L’on devrait condamner la Grèce pour « crime contre l’humanité » pour avoir non seulement travesti la Vérité des origines millénaires des Pélasges et de leurs descendants albanais (aujourd’hui il s’en prennent à notre héros national) et  d’avoir conclu un troc avec la Turquie après la deuxième guerre mondiale ayant consisté à « déplacer » en Turquie plus de 450.000 albanais d’Epire (Çameri)  qu’il considérèrent comme musulmans islamisés par les Ottomans durant cinq siècles contre près d’un million et demi de Grecs orthodoxes d’Anatolie qu’ils ont  installés d’office en Epire pour faire croire qu’il n’est pas albanais. 

Non seulement les Grecs trahissent l’histoire de leurs origines étrangères à l’Europe mais ils ont la mauvaise foi de ne pas reconnaitre les affirmations des auteurs grecs (archaïques et classiques) qui ont unanimement affirmé que les Pélasges étaient leurs seuls prédécesseurs et non leurs ancêtres mais ils nous ont laissé de précieux détails dans leurs écrits comme quoi les premiers rois d’Athènes furent des Egyptiens (cf. Hérodote I, 56, 139, 171 ; VII, 204 / VIII, 44, 53 ; V, 65 ; VII, 141 ; II, 182 / II, 28, 152, 165, 172.), que les rois ou chefs Doriens (pas le peuple soumis qui était pélasgo-illyrien) furent des sémites (cananéens alias phéniciens) détail confirmé dans la Bible (1 Maccabées XII, 1 à 23) et par l’historien judéo-romain Flavius Josèphe (Antiquités judaïques, livre XII – IV, 10- / Contre Apion, livre I, 12 – Les Belles Lettres, Paris 1972), que l’Iliade et l’Odyssée furent des poèmes épiques de « tradition orale pélasgique », que « Zeus » n’était grec mais « Pélasges » (Iliade XVI, 233/236), que les Ioniens étaient des Pélasges bilingues hellénisés, que dans les poèmes épiques (Iliade et Odyssée) la langue actuelle albanaise (particulièrement le dialecte gheg du nord) arrive à décrypter de très nombreux mots de l’onomastique (anthroponymes, théonymes , éponymes, toponymes, oronymes, etc.), etc, etc !!! Tout cela est évidemment ignoré ou passé sous silence par les Grecs. 

Aujourd’hui encore ils se battent en vain (comme don Quichotte) pour justifier une histoire complètement falsifiée et manipulée…et ils vont, même, s’approprier notre héros national « Georges Kastrioti dit Skanderbeg »  alors qu’à son époque (15e siècle)  toute l’Europe l’acclamait pour avoir résisté et vaincu les Ottomans pendant 25 ans ! En outre aujourd’hui encore les Grecs revendiquent le sud de l’Albanie qu’ils considèrent comme faisant partie intégrante de l’Epire du sud situé en Grèce !?  Alors que l’auteur grec « Strabon » (63 av. J.-C / 23 après J.-C) affirmait (VII, 7, 1) il y a plus de 2000 ans que ni l’Épire, ni la Macédoine, ni la Thrace n’ont jamais fait partie de la Grèce. Ce sont les Romains qui, après leur conquête de la Grèce en -146 avant notre ère, ont intégré géographiquement ces trois régions pélasgo-illyrienne. Même aujourd’hui leur seul costume national grec (en fustanelle) est celui des « Epirote illyro-albanais » qui lui est le deuxième costume « régional » d’Albanie !!! Quelle mesquinerie, quelle honte, quelle rouerie !!! 

C’est la plus grande supercherie de toute l’Histoire de l’Humanité : ni les égyptiens, ni les Phéniciens (nom véritable : cananéens), ni les Assyriens, ni les Perses pour ne citer que leurs contemporains n’ont travesti, falsifié ou manipulé leur propre histoire. C’est la plus grande supercherie historique de toute l’Humanité. Je suis prêt à débattre avec n’importe qui pour faire éclater la vérité avec des preuves, des arguments, des analyses et des références  irréfutables. A bon entendeur salut !

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1920
  • 1921
  • 1922
  • 1923
  • 1924
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT