• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ASOCIACIONI I PASTËRT ETNIK I PAARSYESHËM, I PADREJTË, PËRÇARËS, I RREZIKSHËM DHE I PAPRANUESHËM

September 12, 2022 by s p

Çdo shtet ka të drejtë t’i anullojë, ndryshojë dhe rinegociojë marrëveshjet e dëmshme.

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ 

Me planin e Ahtisaarit janë bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme të kushtëzuara nga bota demokratike për t’u pranuar pavarësia e Republikës së Kosovës. Të drejtat e pakicës serbe janë garantuar me kushtetutë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka konfirmuar të drejtën e Kosovës për pavarësi pas gjenocidit serb mbi shqiptarët. Ky është fundi i bisedimeve për status të Kosovës, jo fillimi.

         Pakica serbe në Republikën e Kosovës i gëzon të gjitha të drejtat njerëzore dhe nacionale. Gëzon edhe privilegje të cilat nuk i ka asnjë pakicë kombëtare në vendet demokratike. Nuk është e rrezikuar fare. Përkundrazi, është populli shqiptar i Veriut të Kosovës i diskriminuar. Shumë prej tyre nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Janë policët dhe zyrtarët e shtetit të Kosovës të rrezikuar nga bandat serbe të infiltruara, kontrolluara dhe komanduara nga Serbia.

         Pakënaqësitë dhe pretendimet e serbëve të Kosovës se janë të rrezikuar duhet të adresohen vazhdimisht. Mund të krijohet Komision shtetëror me prezencë ndërkombëtare dhe të bisedohet me përfaqësuesit legjitim të tyre. Të vlerësohen informatat dhe faktet nga terreni për gjendjen e tyre, por edhe të shqiptarëve. Është e padrejtë dhe e panevojshme të lejohet Serbia të përzihet në punët e brëndshme të Kosovës. KFOR-i  dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë për detyrë që të mos lejojnë bllokimin e rrugëve me barrikada dhe pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

         Të njëjtat drejta ju takojnë edhe shqiptarëve në Trojet stërgjyshore të Luginës dhe Sanxhakut të okupuara nga Serbia. Edhe ata duhet të kërkojnë asociacion shqiptar dhe të protestojnë me metoda të ndryshme aktive paqësore, për t’i realizuar të drejtat e tyre njerëzore dhe nacionale. Reciprociteti në të gjitha fushat është çelësi i përballjes me Serbinë.

         Nuk ekziston asnjë arësye për krijimin e asociacioneve të pastërta etnike me kompetenca ekzekutive në shtetin multietnik të Kosovës. Asnjë! Kjo kërkesë është e pabazë, e padrejtë dhe krijon vetëm ndasi dhe përçarje në mes të nacionaliteteve të ndryshme. Vjen nga shteti agresiv racist serb me qëllim të destabilizimit të përhershëm dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës. Është kundër politikave dhe vlerave të shteteve demokratike perëndimore. Si e tillë është plotësisht e papranueshme.

         Marrëveshja e nënshkruar nga qeveritarët e shantazhuar dhe të korruptuar për Asociacion serb është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Marrëveshjet ndërkombëtare respektohen kur janë në dobi të dyja palëve. Nuk është e vërtetë se duhet të zbatohen me çdo kusht. Marrëveshjet e dëmëshme për shtetin mund dhe duhet të anullohen, ndryshohen dhe rinegociohen. Ka raste të tilla të panumërta nga praktika ndërkombëtare. 

         Sa marrëveshje janë duke u respektuar nga shteti kriminal serb?! 

         Pas agresionit rus në Ukrainë, vërehet angazhim i shtuar i Evropës me përkrahje të Amerikës, për të gjetur zgjidhje të konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, të krijuar nga Serbia. Problemi është se ndërmjetësuesit pro-serb të Evropës e kanë filluar mbrapsht dhe po e vazhdojnë mbrapsht proçesin e dialogut. Në mendjet e tyre të turbulluara nga dëshira e madhe për ta larguar Serbinë nga Rusia, barazohet viktima me agresorin, barazohet e drejta e Kosovës për të ekzistuar me dëshirën e Serbisë për ta dominuar, barazohet huliganizmi serb i organizuar me të drejtën e Kosovës për tu mbrojtur.

         Fajtorët kryesor të mosnjohjes së Republikës së Kosovës dhe të vazhdimit të pafund të konfliktit me Serbinë janë:

– pesë shtetet evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës me përkrahësit e tjerë të Serbisë në shumë shtete të Evropës; 

– shtetet diktatoriale të Rusisë dhe Kinës;

 – kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me politikanët e shitur nga Trojet e tjera shqiptare, si Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviq; 

– opozita destruktive e Kosovës dhe përkrahësit e tyre në media; 

– si dhe grupet ekstremiste të besimeve të ndryshme fetare në të gjitha Trojet shqiptare.

         Me gjithë këta ndihmës në anën e saj, Serbia nuk ka arësye ta njeh pavarësinë e Kosovës. Këta e mbajnë me shpresë dhe ëndërra të kota se Kosova mund të shkatërrohet dhe dalja në detin Adriatik mund të realizohet. Prandaj deklarojnë haptas dhe me arrogancë se nuk do ta pranojnë kurrë pavarësinë. Për këtë gjë ardhmëria e Kosovës nuk bën të varet nga njohja serbe. Pjesëmarrja në dialog është e domosdoshme por nëse dialogu nuk ndryshohet do të dështojë sikurse ka ndodhur deri tani. 

         Me Evropën duhet bashkëpunim politik dhe diplomatik, ballafaqim me fakte për standardet dhe vlerat e tyre të dyfishta. Me Amerikën konsulltim, bashkëpunim, dhe koordinim i përhershëm i veprimeve. Amerika i vlerëson faktet e vërteta dhe informatat e argumentuara. E drejta është në anën tonë. Pa Amerikën nuk mund të arrihet dhe as të zbatohet asgjë. Dialogun me Serbinë duhet kushtëzuar me pjesëmarrjen direkte të Amerikës. Përkrahja e dialogut të udhëhequr nga Evropa nuk mjafton.

          Dhe merrni vesh! Evropian dhe ju të tjerë. Kisha serbe me Akademinë e Shkencave kanë qenë, janë dhe do të jenë fabrikë për planifikimin e krimeve, ndërsa shteti serb aparat për ekzekutimin e tyre. Me asociacion ose pa te, me njohje të pavarësisë së Kosovës ose pa te, me hyrje në Unionin Evropian ose pa te, Serbia do të vazhdojë ta destabilizojë Ballkanin dhe mbarë Evropën. Ata me propagandën e tyre të errët mashtruese ia kanë arritë të krijojnë një komb të çmendur.

          Serbinë e ndal vetëm presioni i vërtetë ekonomik dhe diplomatik. Ajo duhet të dënohet, të denazifikohet dhe të detyrohet të zgjedhë midis botës demokratike perëndimore apo asaj diktatoriale lindore. Kosova e ka zgjedhur rrugën e vet demokratike perëndimore.

         Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani janë lider të aftë të kalibrit botërorë. Shihet se deri tashti e kanë zgjedhur rrugën e lavdisë. Nëse lëshojnë pe në dëm të shtetit dhe kombit do ta humbin përkrahjen popullore, sidomos ate të votuesve të pavarur në vend dhe diasporë. 

          Thirrjet dhe përpjekjet e çoroditura për rrëzimin e qeverisë Kurti janë në interes të Serbisë. Ajo është qeveri e pakorruptuar e popullit shumicë të Kosovës. Nuk ka nevojë të ju nënshtrohet presioneve të jashtme dhe të brëndëshme për të bërë lëshime shtesë ndaj Serbisë. Nuk është koha e pranimit të marrëveshjeve të dëmëshme por të detyrueshme të Rambujesë dhe Ahtisaarit. 

         Kosova sot është në pozitë shumë më të mirë se atëherë dhe shumë më të fortë se Serbia.

         Shteti i Kosovës duhet të zhvillohet dhe forcohet, Serbia të konfrontohet derisa bota perëndimore të vetëdijësohet. Kjo është rruga e vetme e lirisë dhe lavdisë kombëtare.   

*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane 

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Alickaj

Përvjetorë të padashur 1

September 12, 2022 by s p

Kushtuar Mitrush Kutelit

Nga Tasim Çiftja 1925-1993

(Memuaristikë (1) nga arkivi personal i të ndjerit Tasim Çiftja, intelektual i burgosur dhe i përndjekur nga regjimi dikatorial)

Kush je oj ti, oj Atalanta Pasko?

Ca gjëra po na thua në gazetë!

Oj ti apo Plasari, nuk e shikoni, 

shtypi për një Pasha kollonat mbushi?!

Vendin e Mendësisë të tregoni.

A ka nevojë ky denbabadeni, 

po ky është Shenjti jonë dhe edhe pa ju,

Ati i Math Mitrushi është këtu.

T’falem o At i shenjt’i Shqipërisë

o At pa përvjetor, 

qëndresa e Maliqit: Mendësinë

e trimërove t’kombit, urtësinë.

Kush qan mbi pastërtinë Mitrushe

mosha ndofta e ka përpirë, 

ai s’përkulej, nejse, s’desh kështu,

Mitrushi kurrë nuk ra në gju.

Sot pra Dita e jote qenka, Ndarja.

Ndarja? Çudi! Ndahet mishi nga kocka?!

Sot nuk të duan pra e gjéne je, 

ti Mendësi shqiptare rri ndër ne.

Të emëruan ahere që e pamë

nën baltën e Maliqit të varroseshe.

Ngadhënjyesi varreve gotat ngriti

i ngriti asohere si gjithnjë.

Shtangen sot njerzit tek derdhet shampanja

mbi gjakun shqiptar,

salloneve Beograde;

e çfarë pikëpyetje të ketë vallë?

Varre shqiptare është plani serial.

Nga varri ahere të nxorra, me thonj,

me thonj duke rrëmuar i gulçuar,

llahtar i rregullit sërb u vërsul

sërish ty dhe mua si përkul.

sa ftoftë qenka nënë dhé-arrita thashë-

për mua të varosurin-ti the-

kjo është rinia që desha dhe e pashë

Për ata mijëra foli guximi yt

Fjal’ e Mitrushit nën Baltën shqiptare,

krahët tona ushqente fjala,

erërat e së ardhmes ndillte

dhimbjen e shqipes gjallëronte mbi çdokush, 

Ai, i madhërishmi Mitrush.

Kohën bëri Fjal’ e shpirtit mjaltë,

Mendësi e gjithëhershme shqiptare, 

rinia se pse të shqiti nga varri,

guximi qe i shqipes tënde, 

ai ligjërimi i etjeve tona, 

lot i marazit nën baltën me shushunja.

Lot i yt? Ç’ësht ky lot o i Madhi ynë?-

-lëreni-s’e shpërblej ndryshe-na thoje;

përse moj zemër-populli, medj’e rinisë, 

brumosje ti e Baltës së vendit,

e thella rrënjë e kësaj Toke, 

e rrënj’e kombit të cfilitur, 

ç’tjetër shpërblim na duhej

n’sa sërbi na varrosi dhe i pabesi?

Populli më nuk të pati, s’të ka,

ndonjë i largët nxënës skutave kujton, 

skutave nëpër rrëmujën e Atdheut lutet, 

A thua vërtet në hon ra Shqipëria?!

çka dije ti dhe populli e di, 

vërtet nuk do të përbëhet më?!

Hija ka mbetur në humnerë të vendit.

Po ja o i shtrenjti At MItrsuh,

se fole n’Maliq,

në luftën tënde siç e bën shqiptari, 

për burrërinë e trimërinë…

o At i Shenjtë Mitrush i lidhur shtrirë:

-Do vijnë-the-gjeneratat, rinia, 

të shumtë janë, të fortë,

të pastër janë të bëjnë Shqipërinë.

Kështu Ati Mitrush

i Shenjti shejt mes shejtënve të parë,

kështu i Madhi Besimshpërndarës

i Truallit Baltë, i fjalës Besëmadhe,

nga thellësi endjesh të gjata

ngrohës ndërgjegjesh mes ushujzash kënete.

——–

I gjallë je, ani se s’thuhet,

do më lejosh tani si dikur t’putha,

sot pra do më lejosh edhe të qaj, 

të mbledh ngashërimin e dekadavet,

flijimin e të gjithëve mijëra gjithandej,

të mbledh së paku në këtë pikë loti,

…të vezullojë Rrez’e Demokracisë

e dritës mirësi mbi urrejtjen dushmane, 

ndonëse skërmiten hienat sëbishte.

Edhe atje, nënë Baltën të putha,

unë të putha, më lejo të qaj tani, 

flade demokracie fryjnë në përvjetorin tënd,

neve shtegtimi na mbeti uzdajë

nën klikën gjithë haré, mbi ré, avjonë,.

Pikëçuditëse më nuk ka, guximin ndërsa shterim

rrugëve t’braktisjes, lotët që nuk doje

-sa mirë q’i mbajta mend-

e pra me to po mbushen detet

anijet po lëkunden…

O At Mitrush, mos ki dert,

do i mundim dhe kështu pseudotë

asht mirë, le të hiqemi ne gjeneratat,-

të hapen pamjet për rininë e gjenis tënde,

e shumtë, e fortë, e pastër-

e di ajo ç’i nevojitet vendit.

——–

Ne mbetëm shtrirë qysh ahere, përdhe, 

siç ty në Maliq të groposnin, siç na lé

Për veprën e Burgjeve na vënë të brohorasim

po ata Tasi Marko e Kadare.

Udhëton pull’e dhunës nëpër ne

[1]Përvjetorë të panevojshëm (shën. im H.Ç.). Kjo poezi është shkruar kur në shtypin e kohës bëheshin shkrime në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Mitrush Kutelit

[2]Shën. Im H.Ç.

Tasim Çiftja lindi në Elbasan në vitin 1925 dhe ndërroi jetë në 1993. U arrestua si pjesëtar i një grupi armiqësor. Pas vendimit me burg, u dërgua në kampin e Maliqit.

Kjo poezi është shkruar në vitet 1991-1992 nga Tasim Çiftja. Në atë kohë, në gazetat e revistat kishte nje seri shkrimesh që ishin në frymën e “rehabilitimit” të figurave të mohuara ose të përndjekura. Shkruanin shumë pozitivisht për Kutelin Aurel Plasari, e bija Atalanta Pasko e shumë të tjerë adhurues të veprës së Kutelit. Tasim Çiftja ishte I bindur në filozofinë e tij se nësë Kutelin do ta fusim në kuadrin e “rehabilitimit” në vend që t’i bëjmë nder, në fakt jemi duke e zvogëluar përmasën e tij. Arsyetimi ishte në logjikën se figurat e mëdha nuk kanë nevojë të “rehabilitohen”, pasi vetë vepra e madhe letrare dhe politike nuk rehabilitohet, as diskutohet në shtyp, por duke qenë vepër me status kanonik, ajo ka vetëm nevojë të botohet, përkthehet në gjuhë të huaja dhe të lexohet sa më shumë. Po në të njëjtën llogjikë, një linjë tjetër arsyetimi ishte që sado që t’i “rehabilitojmë” këto figura, nësë ky I ashuquajtur “rehabilitim” nuk duhet bërë dukë ruajtur statuset e autorëve që ishin kanonikë për realizmin socialist siç ishte Kadareja, por duke e rishkruar tërë histroinë e letërsisë shqiptare, nisur jo nga kriteri historik, por nga kriteri letrar, atëherë edhe autorët e ish-realizmit socialist edhe autorët që ish-elita e realizmit socialiste po I rehabilitonte “me leje” do të zinin vendin e duhur. Tasim Çiftja I druhej faktit se I terë procesi I “rehabilitimit” po krijonte një histori apo përfytyrim  të rremë dhe mbi baza jo-artistike ku në majë të kanonit letrar do të vazhdonte të mbahej artificialisht dhe me një dhunë të heshtur Kadareja dhe autorët e mëdhej vërtet kanonike të letërsisë shqipe (dhe po të ishin përkther dhe botuar jashtë shtetit me po atë invenstim që shteti kishte bërë tek Kadareja, do të ishin edhe autorë me famë botërore), pra këto autorë të mëdhenj do të vazhdonin të ngeleshin në hije, edhe pse në dukje po rishshaqeshin në mediat e kohë. Deri këtu janë komente që I kam dëgjuar vetë nga I ndjeri Tasim Çiftja. Ky I fundit ndërroi jetë në vitin 1993. Mbase kishte të drejtë. Në ditët tona, vitit 2022, po të analizohet në plan të gjerë I tërë diskursi letrar, githashtu edhe përpjekjet për të ndërtuar  një hitori të letërisë shqipe, si edhe mënyra sesi nderohet Kuteli (atë e nderon Akademia e shkencave të Shqipërisë ndërsa për Kadarenë vënë kujën pse nuk po merr çmimin Nobel), si edhe po të analizohet tekstet e shkollve (të cilat janë shumë të rëndësishme sepse ngulisin ide fikse në mendjen e qytetarëve të ardhshëm), vendi që zë vepra e Kutelit nuk rezulton në përpjestim të drejtë me rëndësinë dhe cilësinë artistike dhe morale të veprës së tij. Pra mund të thuhet që frika parashikuese e Tasim Çiftja-s paska qenë e drejtë dhe e arsyetuar. KJo poezi e shkruar me ngut në një makinë shkrimi që ndodhej rastësisht në një autoshkollë makinash të asaj kohe (them me ngut sepse Tasim Çiftja e dinte sëmundjen që kishte dhe e priti fundin me dinjitet) reflekton këtë frikë në imazhin e ardhshëm që po ngjizej për Kutelin dhe duhet lexuar si e tillë

[3]Tasim Çiftja kishte studiuar në normalen e Elbasanit me rezultatet të shkëlqyera. Fillimi I luftës së dytë botërore nuk e mundësoi të vazhdonte studimet e pritshme në Itali. E paraqes këtë profil për të nënvizuar që në gjuhën e tij “Pashȃ” ishte një fjalë arkaike dhe pezhorative që shënonte diktatorët e territoreve letrare. Këtu “pasha” i  referohet Ismail Kadaresë.

[4] vepra e Mitrush Kutelit,  sipas Tasim Çiftja-s ishte midis të tjerash përfaqësuesja më dinjitoze e Mendësisë shqiptare. Tasim Çiftja ishte njohës i mirë i antropologjisë kulturore si edhe i klasikëve italianë, dhe metaforën e krijon në stilin e tyre

[5]“denbabaden” është fjalë e të folurës së Elbasanit të cilën Normalja e përhapi si të folur kombëtrae. Në këtë të folur “denbabaden” i referohet njeriut apo veprës që ka kaluar testin e kohërave dhe që për këtë shkak përdoret si pikë reference nga të tjerët

[6]në konceptin e Tasim Çiftja-s ( dhe të autorëve të mëdhenj nga të cilët kishte mësuar) shkrimtari quhet “i madh” jo vetëm kur cilësia artistike është e lartë (ky është koncept i panegociushëm për një grup teoricienësh që Tasim Çiftja lexonte), por kur kjo cilësi artistike e veprë ose vihet në shërbim të kombit, ose vihet në shërbim të lartësimit të gjuhës, ose kur e bën kombin dhe gjuhën të përfaqësohet denjësisht me këtë vepër

[7]këtu traskriptimi nuk është i qartë

[8]ndahet mishi nga kocka është metaforë për “a ndahet gjeniu nga atdheu”

[9]“Gjene”-“përsëri”

[10]në atë kohë në shtyp ishin temë aktuale ngjarjet në ish-jugosllavi dhe çështja e Kosovës

[11]Tasim Çiftja ishte i bindur që armiku i patriotizmit shqiptar vinte nga Beogradi dhe në këto vargje bën një paralelizëm midis dhunës që vinte edhe nga Beogradi në vitet 1945-së dhe dhunës ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi në vitet 90-të. Gjithashtu i referohet krijimtarisë së Kutelit me temë thellësisht patriotike

[12]këtu transkriptimi është i paqartë

[13]këtu transkritimi është i paqartë

[14]sipas Tasim Çiftja-s një herë ka derdhur një pikë loti në Maliq Kuteli, por edhe këtë herë ishte lot gëzimi, sepse mendoi që paska mbetur shpresë për Atdheun

[15]ndërsa, ndërkohë që

[16]kompozohet, ribëhet siç ishte,

[17]nuk kuptohet

[18]këtu autori me siguri i referohet eksodit dhe bën lidhjen midis besimit që Mitrushi kishte tek rinia, dhe rinisë që iku në eksodin e viteve ’90-të

[19]pseudo-poet, pseudo-shkrimtar-pseudo-dijetar

[20]pull’e dhunës-vulë, damkosje e dhunës

Filed Under: LETERSI Tagged With: hektor ciftja, tasim ciftja

ZBULOHEN DORËSHKRIMET AUTOGRAFE TË VËLLËZËRVE GRIM

September 12, 2022 by s p

Dr. Musa Ahmeti 

Center for Albanian Studies – Budapest

Në botën e shkencës, kulturës dhe gjermanistikës, lajmi për gjetjen e nëntë vëllimeve të botuara të “Deutsches Wörterbuch” me shënime dhe plotësime autografe të vëllezërve Wilhelm (1786-1859) dhe Jakob (1785-1863) Grimm ishte sensacional dhe përbënte një ngjarje të jashtëzakonshme. Dorëshkrimet arriti t’i zbulojë studiuesi i gjermanishtes, Alan Kirkness nga Zelanda e Re, pas një pune kërkimore prej mëse 30 vjetësh.

Vëllimet me dorëshkrime u zbuluan në sektorin e dorëshkrimeve dhe të librit të rrallë, në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, në Poloni, bibliotekë kjo shumë e pasur, me mëse katër milionë libra dhe dorëshkrime të ndryshme në shumë gjuhë të ndryshme.

Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ishin botuar nga botuesi Salomon Hirzel, në dy kolona për një faqe, ku secila kolonë kishte numrin e saj, me margina të gjëra, të cilat ishin lënë qëllimisht autorëve /vëllëzërve Grim/ për të bërë korrigjime dhe plotësime, pasi këto ishin exemplarët e parë të kësaj kryevepre, për të cilën për vite ishte menduar se ishin të humbur. /Si ilustrim sjellim dy raste që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, atë të tetë vëllimeve të “Illyricum Sacrum” të cilat po ashtu me shënime në margina me autografë të Jakob Koletit, ruhen në Bibliotekën Marciana të Venedikut dhe rasti tjetër, dy vëllimet e  “Acta Albaniae…” me autografe të Millan Sufflay, ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat të Zagrebit/.

Që nga viti 1898, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ruheshin në Bibliotekën Shtetërore të Prusisë në Berlin. Nga frika e shkatërrimeve të luftës së dytë botërore, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” së bashku me dorëshkrime dhe libra të tjerë të rrallë, dërgohen për ruajtje në manastirin Grüssau, ndërsa pas vitit 1945, qeveria polake i shpall ato si pronë shtetërore, duke i bartur në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, ku ruhen edhe sot.

Nga shënimet në margina të cilat janë autografe të vëllëzëve Grim, priten mendimet e studiuesve, shkencëtarëve dhe gjermanistëve, veçanërisht të leksikografëve për vlerën dhe rëndësinë e këtyre shënimeve të bëra nga dy themeluesit e gjermanistikës moderne.

Nuk ishte i vetmi studiuesi Alan Kirkness në kërkim të vëllimeve të dorëshkrimeve të vëllezërve Grim. Gjermanistë, studiuesë e historianë të shumtë, kishin kërkuar për vite të tëra në biblioteka të Gjermanisë, sidomos në Bibliotekën Kombëtare të Berlinit, por edhe në biblioteka e arkiva të ndryshme, pa pasur rezultate konkrete. Megjithëse bashkëpunimi midis studiuesve që kërkonin dhe predispozitës për të ndihmuar nga bibliotekat dhe arkivat ishte maksimal. Në mënyrë krejt të papritur, në shtator të vitit 2005, një bashkëpunëtore e Bibliotekës Jagiellone të Krakovit bëri të ditur se vëllimet me dorëshkrimet aq të kërkuara mund të shfrytësoheshin nga gjermanistët, studiuesit dhe historianët, pasi ishte bërë restaurimi i tyre dhe se ato ruheshin në “Sektorin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Jagiellone.” Biblioteka Jagiellone lajmëroi zyrtarisht të gjitha institucionet e interesuara në Gjermani, si p.sh. Bibliotekën Kombëtare në Berlin, Qendrën Kulturore të Prusisë, Museun e Vëllezërve Grimm në Kassel etj. në lidhje me këtë gjetje kaq të rëndësishme të këtyre dorëshkrimeve.

Dihej tashmë që më parë që Wilhelmi dhe sidomos Jakob Grimi i kishin përdorur exemplarët e parë të vepërs së tyre “Deutsches Wörterbuch” si model pune, duke bërë në to shënime dhe ndryshime në marginat e faqeve. Nga këto shënime mund të zbulohet lehtë metoda e tyre e punës në leksikografi. Kështu të nëntë vëllimet mund të shërbejnë edhe si një përgatitje e dytë për botimin e “Deutsches Wörterbuch.” Ajo që është befasuese në këto shënime, është që bien poshtë disa hipoteza që ishin krijuar për shkrimin që përdornin vëllezërit Grim. Në përgjithësi Wilhelmi përdorte shkrimin latin /grafemat latine/, por krahas tij ai përdorte edhe shkrimin gjerman /grafemat gotike/ kur dëshironte të shënonte fjalët që do të dilnin në kursiv me rastin e  botimit të fjalorit. Një surprizë tjetër është që krahas dorëshkrimit “autograf” të Wilhelmit, në dorëshkrim gjenden edhe dorëshkrime të disa duarve tjera, njëri prej të cilëve është ai i botuesit Salomon Hirzel. Nga prania e këtyre dorëshkrimeve të disa duarve të tjera /disa scribes-ve/, mendohet që në dorëshkrim duhet të kenë punuar disa persona.

Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch,” fillimisht kishin qenë në Bibliotekën Mbretërore të Berlinit, ku ishin dorëzuar në vitin 1898 nga djali i Wilhelm Grimit, Hermani, me informacionin që dy vëllimet më me shumë faqe, ishin dorëshkrimi “autograf” i Wilhelm Grimit, ndërsa shtatë vëllimet e tjera ishin dorëshkrim “autograf” i Jakob Grimit. Sistemini në vëllimet e Wilhelm Grimit është sipas katalogjeve të vjetër të Bibliotekës Kombëtare të Berlinit, nga A deri në C = vëllimi I, nga D deri në E = vëlllimi II. Vëllimet e Jakob Grimit janë gjithashtu sipas të dhënave të katalogjeve të vjetër: nga A deri në FROMM, dhe mungojnë vetëm disa pjesë të vogla të fundit që ai i ka përpiluar më vonë.

Për të shmangur konfuzionin për të identifikuar cilat janë vëllimet për të cilat bëhet fjalë si exemplarë dorëshkrimesh, më poshtë sjellim disa shënime identifikuese me numrat e faqeve – kolonave përkatëse ku janë bërë korrigjimet dhe shënimet nga ana e vëllëzërve Grim:

Exemplari dorëshkrim i Wilhelm Grimmit: 

Vëll. I, A-C 

kolona 33-36, 769-770, 769-770, 1-10, 41, 44-48, 57-64, 49-92, 94-95, 97-1552, 1557-1560, 1553-1556, 1561-1824, 1-612, 609-612, 613-640 + 1 fletë ms. para kolonës 7692).

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 33. 

Vëll. II, D-E

 kolona: 641-780, 777-780, 781-784, 781-784, 777-968, 961-964, 961-968, 965-1000, 1101-1124, 1025-1712, 1-96, 89-1096, 1053-1060, 1105-1208 + 3 fletë ms.: në fillim, pas kol. 964 -1496).
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 34.

 
Exemplari dorëshkrim i Jakob Grimmit: 

Vëll. I, A- Biermolke [Leipzig 1854]

kolona: I-XCII, 1097-1100, 1-912 + 1 ilustrim. + 9 foto dorëshkrim në fillim pas kolonës: 

LXXXIV, LXXXVIII, 4, 212, 376, 604, 724, 913-1824. 

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 35. 

Vëll. II, Biermörder-Decher [Leipzig 1860]

kolona: I-XVIII, 1-880 + 3 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 332, 696, 836, 881-1776. 

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 37.

Vëll. III, E-Forsche [Leipzig 1862]

kolona: I-VIII, 1-36, 1 fletë. 37-944 + 1 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 116, 234, 266, 345, 1116-1640.

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 39.

Filed Under: ESSE Tagged With: Musa Ahmeti

21st Anniversary of 9/11 Observed in US, Kosovo, Albania with Tributes, Services and Reflections

September 12, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

President Biden paid tribute to “extraordinary Americans” on the 21st anniversary of the September 11 attacks in a somber wreath-laying ceremony at the Pentagon. The president was joined by family members of the fallen and first responders on the day of the attack.

“It’s not enough to stand up for democracy once a year or every now and then,” President Biden said. “It’s something we have to do every single day. So this is a day not only to remember, but also is a day for renewal and resolve for each and every American in our devotion to this country, to the principles it embodies, to our democracy.”

First lady Jill Biden addressed the National Memorial Observance in Shanksville, Pennsylvania. She said the attacks showed that “with courage and kindness we can be a light in that darkness.” In these moments, she said, our source of strength comes from our connection to one another. “So as we stand on this sacred and scarred earth, a record of our collective grief and a monument to the memories that live on each day, this is the legacy we must carry forward: Hope that defies hate.”

Vice President Kamala Harris and her husband attended a commemoration ceremony at the National September 11th Memorial in New York.

President Biden noted that even after a year of ending the war in Afghanistan, launched in response to the terror attacks, his administration continues to pursue those responsible for the 9/11 attacks and the “commitment to preventing another attack on the United States is without end.”

Annual moments of tribute were carried out in New York City, the Pentagon, Pennsylvania and across the world. Kosovo President Vjosa Osmani, Prime Minister Albin Kurti and US Deputy Ambassador Alyson Grunder, paid homage at the “Kosova Remembers” memorial dedicated to the victims of September 11, 2001 attack. President Osmani noted that on that day America suffered a terrible act of terrorism yet it was an attack on all who believe in the values of freedom and democracy. Since then, she said, “Kosovo has joined the American people every day, joining forces in the defense of these values and the fight against terrorism.” In his commemorating tribute, President of Albania Bajram Begaj called attention to staying committed to preventing terrorist attacks and protecting democracy. “Today we honor all those who lost and gave their lives in the deadly terrorist attacks of 9/11 against the United States and democracy, which changed it forever. Recent cyber attacks on our vital infrastructure remind us that national security is a top priority. We must build and develop our national capabilities while strengthening ties with our partners and allies to protect the security of our countries and people,” said Albania’s President Begaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

VATRA DHE DIELLI U PËRFAQËSUAN NË “JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË”

September 11, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli morën pjesë në “Javën e Bibliotekës” në Kosovë. Sesioni i dytë i ditës së pestë të Javës së Bibliotekës ishte “Mërgata Shqiptare në Amerikë”, i cili u drejtua nga z. Atdhe Hetemi dhe z. Izet Abdyli. Kumtesat e tyre i prezantuan: Dr. Sokol Paja, “Dielli i Vatrës – regjistri më i vjetër historik i mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, Ph.D. Elmi Berisha, “Roli i mërgatës shqiptaro-amerikane dhe lobimi në ShBA për çështjen e Kosovës” dhe Dr. Atdhe Hetemi, “Kosova në marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane: sfida dhe perspektiva”. Sesioni u zhvillua në Këndin Amerikan, BKK. Në fjalën e tij z.Berisha tha: “Historia e shqiptarëve dhe e SHBA-së daton që nga shekulli i 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, fillimisht nga emigrimi i shqiptarëve nga Shqipëria, organizimi dhe veprimtaria e tyre atje, pastaj pas Luftës së Dytë Botërore emigrimi i shqiptarëve të Kosovës, të cilët së bashku me diasporën më të hershme shqiptare në vetëm pak vite do të organizohet dhe do të vendosë lidhje të forta me popullin dhe shtetin amerikan.

Roli i SHBA – ve në krijimin e shtetit shqiptar është më i rëndësishmi mbase edhe vendimtari tashmë i dëshmuar në analet e historisë botërore. Miqësia e

kombit tonë me popullin dhe shtetin amerikan ka traditë mbi 100 vjeçare. Është tejet i rëndësishëm takimi historik i Imzot Fan Nolit me Presidentin Vilson, që në analet dhe arkivat historike vlerësohet si një ngjarje që pati ndikim të madh në shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, përkundër rrethanave tejet të rënda gjeo-politike dhe historike të asaj kohe dhe apetitet e mëdha të fqinjëve të Shqipërisë për të gllabëruar teritoret shqiptare.Miqësia Shqipëri – SHBA do të forcohet edhe me akte të tjera zyrtare ku shifet

një kujdes i shtuar i administratës amerikane për shqipëtarët në atë periudhë të rëndë historike për kombin tonë. U nënshkruan traktate dhe marrëveshje të rëndësishme bilaterale. Në vitin 1922 SHBA-të i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve statusin e kombit më të favorizuar. Përpara njohjes së ndërsjellë zyrtare, komisioneri amerikan Maxwell Blake shkëmbeu nota me Presidentin e Këshillit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Xhafer Upi për të siguruar statusin e ndërsjellë të kombit më të favorizuar në traktatet e ardhshme tregtare midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. SHBA-të që nga fillimi i viteve të tetëdhjeta kishin përcjellë me vëmendje

ngjarjet në Kosovë dhe ish Jugosllavi, shkeljen e të drejtave elementare dhe shtypjen sistematike që regjimi serb bënte mbi shqiptarët shumicë dhe autokton. Rezoluta e parë për Kosovën dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve u miratua në vitin 1986 në Kongresin Amerikan. Pas ngjarjeve të vitit 1989 dhe tensionimit të situatës atje, prapë SHBA-të do të të jenë në krah të shqiptarëve. Vizita e senatorëve dhe kongresmenëve amerikan në krye me senatorin Dole, shënon hapin e parë dhe historik të marrëdhënieve Kosovë SHBA, citoi ndër të tjera kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha. Ai u ndal te roli i shqiptaro-amerikanëve duke filluar që nga vitet 80-të e përpjekjet e jashtëzakonshme të mërgatës deri në Pavarësinë e Kosovës. Editori i gazetës Dielli Dr. Sokol Paja u ndal te historia e gazetës dhe veprimtaria e saj në dokumentimin e veprimtarisë së mërgatës shqiptaro-amerikane në SHBA. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” për të nëntëmbëdhjetën (19) herë me radhë organizoi veprimtarinë kulturore Java e Bibliotekës në Kosovë. Tema kryesore e Edicionit të 19-të ishte: “Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale”. Përveç aktiviteteve kulturore e bibliotekare, u organizuan edhe sesione shkencore që trajtuan tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi etj. Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Elmi Berisha, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2063
  • 2064
  • 2065
  • 2066
  • 2067
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT