• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hora e Arbëreshëve

August 31, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Hora e Arbëreshëvet (“Piana degli Albanesi” afër Palermos në Sicili, është themeluar më 30 gusht të vitit 1488. Ai më mirë se çdo vendbanim arbëresh ruan me shumë dashuri e fanatizëm gjuhën, traditat dhe simbolet kombëtare.- Hora me mbi 6.500 banorët, shquhet edhe si kryeqytet i arbëreshëve, që dha figura të famshme që nga periudha e Letërsisë së vjetër shqipe si ishte prifti dhe gjuhëtari Lekë Matranga apo Rilindjes Kombëtare siç ishte poeti e Zef Skiroi.

Siç është interpretuar nga breza të mëvonshëm udhëheqësish kombëtarë intelektualë, përpjekjet identitare të elitës arbëreshe zgjuan tek popullsia arbëreshe vetë- imazhin e një kombi të vogël, por kokëfortë, për të mos u asimiluar dhe për të sendërtuar një integritet moral dhe predikues të lirisë individuale dhe politike, i cili dikur, në Motin e Madh, kishte arritur të shkruante një histori të madhe, siç ishte ajo e ndalimit të pushtimit osman në Europë. Por, në të njëjtën kohë, së bashku me këtë imazh për vetveten kishte marrë udhë edhe farkëtimi i imazhit mesianik për t’u përfshirë në krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, sigurisht nën ndikimin kulturor të teorisë së nacionalizmit.

Filed Under: Fejton

Fëmijët dhe “prindërit e tranzicionit”

August 31, 2022 by s p

Ina Haxhija/

Ka ardhë një kohë që fëmija nuk “lihet” me lujt vetëm në lagje, as në park!! Çohuni prej instagrami e prej telenovelave!!

Një individ që kryen veprime të tilla me minorenë (pa dallim gjinie, pasi rastet e pedofilisë nuk njohin gjini), nuk e ka problem ligjin, pasi qartësisht nuk drejtohet prej konjitives, por prej instiktit.

Mos shfryni në facebook, instagram, as shesh! Drejtësia e kapur, policia e kapur, institucionet e rehabilitimit të kapura…. Ju? Kapni fëmijët!!!

Flisni me fëmijët, jepjuni mundësinë të jeni ju superheronjtë e tyre për çdo rast! Dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet në familjet shqiptare veç krijon viktima të dhunës se cdo forme në të ardhmen.

Kam reaguar dhe më parë sesi “prindërit e tranzicionit” kam vendosur t’i quaj, përfshire prindërit e mi, dalin jashtë çdo mundësie për t’iu ofruar botën në duar fëmijëve. Kur në fakt tani ka lodra e veshje pa fund, për çdo buxhet, por me mjete të tilla presupozohet se tregohet dashuria.

Marrëdhënia prind-fëmijë është boshti i zhvillimit të botës. Nëse doni nje botë pa krime, pa dhunë, pa nje monstër në përrallën e radhës, mëkojini fëmijët me empati, dashuri, sinqeritet! Të tre keto emra i bashkon vetëm një fjalë: E Vërteta!

Të gjitha perceptimet e tjera, se fajin e kane pedofilët, mashtruesit, hajdutët, rruga, policia, ligji, e ku ta di une ç’justifikim tjetër do të gjejmë; janë veçse GËNJESHTËR! Bëhuni të vërtetë të paktën kur në pyetje është fëmija juaj! Jepini kohën tuaj, jepini dorën tuaj, jepini zemrën tuaj që vlen sa mijëra lodra, mijëra makina, që të gezojmë një botë të pastër, si fëmijët vetë.

Filed Under: Rajon

A mund të ketë një kornizë të re institucionale për statusin e serbëve në Kosovë dhe për shqiptarët në Serbi të jugut?

August 31, 2022 by s p

A mundet të kemi një pakt të ri me serbët e Kosovës, sipas rekomandimeve të Escobarit, përtej formulës së ofruar në Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe a mundet Kosova të kërkojë reciprocitet që ky pakt i ri të arrihet edhe me shqiptarët në Serbi të jugut?

Nga Mehmet PRISHTINA

Asnjë prej përfaqësuesve politikë e institucional të shqiptarëve të Serbisë së jugut nuk e shfrytëzoi rastin të takohet ditëve të fundit me të dërguarit për Ballkanin të SHBA-ve dhe BE-së, Escobar dhe Lajçak. Përvoja ka dëshmuar se informimi dhe sensibilizimi i diplomacisë ndërkombëtare, sidomos asaj amerikane përmes një procesi të gjatë e intenziv lobimi, ka ndikuar që Kosova ta ketë këtë status shtetëror që e ka tani.

Një përpjekje më serioze dhe më të sinqertë deri më tani ka bërë vetëm biznesmeni dhe veprimtari Muharrem Salihu nga Medvegja, idetë dhe projektet e të cilit tash më ndodhen në zyrat kryesore të qendrave vendimarrëse.

Ajo çka ka mbetur pa bërë, është puna e pakryer e politikanëve të kësaj pjese të Serbisë e banuar me shqiptarë, të cilët janë mjaftuar me takime vetëm me politikanë të Prishtinës e Tiranës. Ata nuk krijuan ura ndërlidhëse me diplomacinë amerikane, sepse vetëm përmes atyre urave do të arinin ta konsolidonin statusin politik e institucional të shqiptarëve në Serbinë e jugut.

Kjo nuk u bë edhe përkundër faktit e në Amerikë ka përfaqësues të lobit shqiptaro-amerikan me origjinë edhe nga këto treva shqiptare, ku Serbia po mundohet të zbatojë planet e vjetra të spastrimit etnik. Kosova përfitoi shumë nga lobimi i këtyre përfaqësueve, sidomos nga lobimi i Xhim Xhemës, një veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare nga Medvegja, i cili në Amerikë tash e disa dekada nuk i ka kursyer as financat as angazhimet personale që çështjen e Koovës ta shpiej përpara duke takuar dhe zhvilluar aktivitete lobimi me kongresmenë e senatorë amerikanë. Fatkeqësisht përfaqësuesit politik shqiptarë të Serbisë së jugut nuk i shfrytëzuan mundësitë e Xhim Xhemës dhe të miqëve të tij për kauzën jetike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të cilët përpos gjenocidit serb, po vuajn edhe pasojat e një pasiviteti dhe moskoordinimi absurd të përfaqësueve të tyre lokal e qendror.

Mobilizimi politik i shqiptarëve në Ballkan dikur ndodhte si pasojë e një efekti domino, ku Kosova ishte epiqendra e koordinimit dhe bashkëpunimit, duke filluar që në fillim të viteve të nëntëdhjeta e deri te lufta heroike e UÇK-së. Frytet e këtij bashkëpunimi sot i shohim edhe në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët përmes rezistencës së armatosur dhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm politik arritën të sigurojnë një status më dinjitoz, si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë social, ekonomik e kulturor.

Sikur të funksiononte më fuqishëm procesi i lobimit, tani me siguri shqiptarët e Serbisë së jugut do të përfshiheshin në axhendat e diplomatëve, sidomos tani kur po bisedohet për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, do të jetë shumë problem që të riaktivizohet diplomacia botërore, sidomos ajo amerikane, për të dëgjuar hallet e shqiptarëve në Serbinë e jugut.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një panel në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se shumica e mosmarrëveshjeve në rajon vitet e fundit kanë të bëjnë me trajtimin dhe statusin e pakicave, qofshin kroatët në Bosnjë apo serbët në veri të Kosovës.

“Ne duhet të krijojmë një pakt të ri që do t’i bëjë pakicat të ndjehen të përfaqësuara, të vlerësuara dhe të integruara”, tha ai.

Sikur Escobar të ishte më i informuar mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e jugut, dhe sikur përfaqësuesit vendorë, por edhe deputeti shqiptar nga kjo pjesë, të ishin takuar më shpesh me të, sigurisht që ai do të fliste edhe për trajtat e diskriminimit që po iu bëhen shqiptarëve në Jug të Serbisë. Ai nuk foli për hallet e tyre, sepe me Esobarin u takuan vetëm serbët e Kosovës, por jo edhe shqiptarët e Serbisë së jugut.

Tani kur na ndan vetëm një ditë nga afati kur duhet të rifilloj aplikimi i reciprocitetit me erbinë sa i përket dokumenteve të identidikimit dhe targave të automjteve, deklarat e Esobarit në Bled të Sllovenisë do të duhej të na shërbejë si një kandil që ndriçon rrugën e errësuar.

A mundet të kemi një pakt të ri me serbët e Kosovës, sipas rekomandimeve të Escobarit, përtej formulës së ofruar në Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe a mundet Kosova të kërkojë reciprocitet që ky pakt i ri të arrihet edhe me shqiptarët në Serbi të jugut?

Sikur elita politike e shqiptarëve të Serbisë së jugut të ishte më aktive dhe më këmbëngulëse në kërkesat e saj për një status më të avancuar institucional të shqiptarëve të kësaj ane, kjo me siguri do të krijonte një efekt tepër domethënës edhe në bisedimet Kosovë-Serbi ku përfaqësuesit e Prishtinës zyrtare do të kishin adute të forta që t’i neutralizonin ambicjet serbe për bosnjizimin e Kosovës dhe të kërkonin, atë që po e kërkon tani Escobar, që të krijohet një kornizë e re institucionale për statusin e shqiptarëve në Serbinë e jugut.

Sidoqoftë fokusi politik mbetet në çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe klasa politike e jona (pushtet e opozitë) duhet të jetë e përgatitur për çfardo sfide që vjen si rrjedhojë e marrëveshjeve me Serbinë. Takimi i fundit i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit opozitarë është një rrugë e mbarë për të qartësuar dilemat eventuale publike në mënyrë që qytetarët të mos përjetojnë çfarëdo lloj traume nga arritja e marëveshjeve të cilat nuk mund të bëhen pa kompromise. Shqiptarët nuk duhet t’iu ngjajnë serbëve, që me barrikada dhe obstruksione mundohen të imponojnë diskursin e tyre politik në tryezën e bisedimeve. Kjo më së paku ka nevojë të ndodhë pasi që shqiptarët po sillen brenda normave normale të dialogut dhe në koordnim me aletatët tanë strategjik-amerikanët.

Prishtinë, 31 gusht 2022

Filed Under: Kronike

Mbyllja e një epoke

August 31, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Mikhail Gobaçov përpos gjithë funksioneve të tjera që njihet gjerësisht në botë si udhëheqës komunist , anëtar i byrosë politike të PKBS dhe në fund në vitin 1985, i emëruar si pasardhësi i trashëgimisë komuniste sovjetike, prej kohësh i ishin atribuuar edhe funksione të tjera të fshehta dhe okulte si “arkitekti i ndërrimit të sistemeve”, “hartuesi i variantit të Katovicës”, “mjeshtri i madh që tërhiqte gjithë fijet e politikës post sovjetike në ish republikat” etj. Këto emërime të fundit përpos që i jepnin një aeurolë disi mistike , në fakt ndihmojnë që të hedhësh më shumë dritë në marrëdhëniet e pushtetit të dikurshëm me shoqërinë e sotme në Evropën Lindore dhe të shikosh më thellë në tunelin e një epoke që me vdekjen e Mikhail Gorbaçovit merr fund për shoqërinë e Evropës Lindore.

Tranzicioni në Europën Qendrore dhe Lindore (përfshirë dhe Shqipërinë) në nivel politik ka përparuar në mënyrë tejet të ndryshme nga ajo që na lë të kuptojmë modeli klasik i tranzicionit, nëse do ta krahasonim me demokratizimin e shoqërive perëndimore, në periudhën 1860-1920. Ky model ka të bëjë me zgjerim në rritje të zbatimit të praktikave demokratike, pasi eksperienca e Europës Qendrore dhe Lindore pasqyron ndryshime pjesërisht të papritura me këtë dukuri. “Në Europën Perëndimore, demokratizimi u krye në favor të klasave të caktuara, ndërsa në ato Qendrore dhe Lindore ndodhi e kundërta: nga ndryshimet e kryera përgjatë tranzicionit përfitoi apo po përfiton një elitë e caktuar” (Tranzicioni politik në Europën Qendrore dhe Lindore, E. Tafili Hyskaj). Kjo elitë nuk është vetëm politike dhe ekonomike, por edhe kulturore.

Në tekstet zyrtare të shkollave, historitë e arti dhe kulturës shqiptare përfaqësuesit më të denjë vazhdojnë të jenë elita kulturore e formuar në socializëm. Nëse në fillim të viteve ’90 përfaqësuesit më të denjë të kësaj elite arritën që nëpërmjet mistifikimit të lirisë personale të përgatisnin terrenin për një tranzicion të mundshëm të shoqërisë shqiptare nga socializmi e totalitarizmi drejt ekonomisë së tregut dhe individualizmit të spikatur të vlerave, tashmë nuk mund të mbajnë më mbi supe procesin ende të paformuar të një etike të re kulturore. “Boshllëku që lë modeli i etikës marksiste ka krijuar elementet paraprake për një model të etikës ulitariste në variantin e theksuar të edonizmit, sepse për të pasur një model tjetër etik (për shembull etikës personale) shërben një përgatitje kulturore shumë e gjatë dhe një kulturë e promovimit të dinjitetit njerëzor, që sot mungon” (Njeriu i ri shqiptar. Ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit, A.P. Nikolla).

Mungesa e kësaj kulture dominuese për të inspiruar dhe përfaqësuar brezat e rinj të Evropës Lindore është vërtet dëshpëruese dhe ka lënë një boshllëk të madh, aq sa në ligjërimin publik, madje dhe në nivel të lartë të administratës shtetërore, përdoren ende simbole dhe personazhe kulturore të së shkuarës. Për fat të keq, mungojnë analiza të plota dhe shteruese për të parë efektet e sistemit totalitar komunist mbi qytetarët e Evropës Lindore. “Diktatura e partisë-shtet dhe ekonomia e planifikuar nuk duhen harruar, ashtu si nuk duhet lënë në harresë fakti që komunizmi ka ndikuar tejmase në praktikat shoqërore, duke skematizuar mënyrën e të vepruarit, çka do të thotë që transformimet shoqërore në Europën Qendrore dhe lindore varen jo vetëm nga përmbushja e objektivave të marrë përsipër për të realizuar, por në të njëjtën kohë edhe nga ndryshimi i botëkuptimit” (Tranzicioni politik në Europën Qendrore dhe Lindore, E. Tafili Hyskaj).

Sfida më e madhe e kulturës së vendeve të Evropës Lindore mbetet pikërisht në ndryshimin e këtij botëkuptimi, sigurisht jo duke krijuar në vend të njeriut të ri, njeriun pragmatik, i aftë për të kryer kompromiset më të mëdha dhe për të përftuar më shumë në kurriz të shoqërisë, por të nxisë hierarkinë e vlerave kulturore të nevojshme për të krijuar një etikë morale integruese me kombet e tjera në Europë.

Filed Under: Emigracion

Akademik Shaban Demiraj, në 8 vjetorin e kalimit në amshim

August 31, 2022 by s p

Bledi Filipi/

Specialiteti i ngushtë i akademikut është historia e shqipes. Si i tillë, ndër të tjera. ai ka kontribuar me artikuj studimorë, si: “ Rreth studimit të historisë së gjuhës shqipe”, “ Shqipja-gjuhë indoevropiane”, “ Rreth emrit të lashtë të popullit dhe gjuhës sonë” , etj. (“Studime Albanologjike I”,1996)

Fryt i penës së tij janë veprat: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, që mbahet si një ndër veprat më madhore të shkencës së gjuhësisë shqiptare; “Gjuha shqipe dhe historia e saj” ky libër i përgjigjet një sërë kërkesash të studiuesve që kërkojnë mbi gjuhën shqipe.

Por prof. dr. Shaban Demiraj do të japë edhe një vepër tjetër të rëndësishme: “Gjuhësi ballkanike”, e cila mbahet si një libër bazë jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj.

Kontribute të çmuara ka dhënë edhe për historinë e studimeve albanologjike me një varg punimesh për Mayer, Bopp, Kopitar, Schleicher, Hahn, Solta etj.

Ai me studimet e tij solli një sërë faktesh të tjera të vet gjuhës shqipe, që dëshmojnë qartë për autoktoninë e hershme të stërgjyshërve tanë në trojet që banoheshin nga ilirët.

Me shkrimet e tij prof. Shaban Demiraj do t’u përgjigjet kërkesave të studiuesve dhe kërkuesve në fushë të shqipes. Në shkrimet e tij përfshihen thuajse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e gjuhës shqipe dhe me zhvillimin e saj.

Me studimet e tij për shqipen si gjuhë indoevropiane dhe shqipja-gjuhë ballkanike, ai solli risi për shtresimin kohësor të fjalorit të shqipes; përpjesëtimi i elementit të huaj ndaj elementit vendës; prejardhjen e shqipes; periodizimin e shqipes; ndarjen dialektore etj.

Këto prurje të prof. dr. Shaban Demirajt do të mbeten mjet kryesor burimi për kërkuesit në fushë të shqipes, sidomos ata të huaj.

Rëndësi kanë edhe studimet mbi etnogjenezën e popullit tonë.

Vepra e prof. Demirajt mbete një pikë referimi për brezat.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2085
  • 2086
  • 2087
  • 2088
  • 2089
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT