• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

US EXTENDS COVID PUBLIC HEALTH EMERGENCY

July 18, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

US Department of Health and Human Services Secretary Xavier Becerra officially extended the Covid-19 public health emergency for another three months. The renewal of the declaration comes as the Omicron offshoot BA.5, a highly transmissible subvariant that is circulating currently, is causing a rise in the number of cases in much of the United States. In addition, these developments are occurring as many people resume pre-pandemic lifestyles and traveling. In combination, the clinical severity of the BA.5 and its timing raise the stakes to critical levels on account of a virus that can mutate into more infectious versions of itself.    

Instead of a respite in the summer months, data shows an increase in infections from an already high baseline. Noting that BA.5 has spread to many different countries already, health experts believe this particular subvariant is poised to drive a Covid-19 wave in the fall in the US. Undercounted Covid-19 cases could spell trouble for the health system as it leaves the US with insufficient data numbers. 

Although vaccination still likely protects against severe illness, a worrying hallmark of the variant are three key mutations in its spike protein that increase its transmissible capabilities and render it able to partially escape the immunity defenses produced by the vaccine and by prior infection. So people who’ve had Covid as recently as winter or even spring may again be vulnerable to the virus. A recent study of people infected one or more times with Covid-19 showed that health risks of new infections rose with each subsequent infection.

In addition, these developments are occurring as many people resume pre-pandemic lifestyles and traveling. 

At a news debriefing on Tuesday, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Director-General of the World Health Organization, expressed concern over the death numbers. The agency announced its decision to maintain its emergency declaration for Covid-19.

Data shows that daily hospitalizations are climbing in the United States. The fraction of patients needing intensive care is up by about 23% over the past two weeks. 

Another reason for concern is that while the virus is still spreading wildly, it has every opportunity to mutate to make even fitter and more infectious versions of itself. 

US health officials say that people who are boosted now will still be able to get an updated shot this fall that includes the BA.4 and BA.5 strains. FDA is recommending changing the composition of Covid 19 vaccines this fall.

In dealing with the current situation, health officials warrant caution and careful consideration not a change of lifestyle or daily activities. The good news is that the vaccines and boosters continue to provide excellent protection against severe disease although immunity from vaccines as well as infections wane over time. Their advise is to follow CDC guidelines and wear high-quality N95 mask in indoor and crowded settings. Although people are tired of hearing about precautions, even for a generally healthy individual, it is important to be aware of the risk of contracting the virus and/or transmitting it to someone you care about or someone with compromised immunity. If you have symptoms at any point, immediately test and do not expose others around you. If you test positive, you should still isolate for five days in accordance with the CDC guidance. After that, you wear a mask around others for an additional five days if symptoms are improving. Recent infection produces some protection that probably lasts for about three months and reinfection can certainly happen.

There is a lot of virus around us and the current variants are highly contagious. Doctors say that means avoiding infection requires additional consideration and sensible measures.

Sources: CDC, WHO, Health Reports

Filed Under: Sociale Tagged With: Rafaela Prifti

Kosova përballë diplomacisë ndërkombëtare në vitin 1998

July 18, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Kosova u bë shtet, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë, gjithashtu përkrahjes së SHBA-së, por vendimtare ishin lëvizjet politike shqiptare që nuk pushuan me kërkesat për liri, pavarësisht rrethanave të rënda historike që kalonte populli shqiptar në Kosovë. 

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës ishte shumë i domosdoshëm për t’i informuar miqtë tanë me të vërtetën për Kosovën. Lufta çlirimtare erdhi si rezultat i brutalitetit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe u bë dëshmi e kërkesave për pavarësinë e Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë një faktor i rëndësishëm ushtarak dhe politik, pa të cilin nuk mund të mendohej asnjë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

UÇK-ja dhe roli i saj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mori vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare, që nga fillimet e rezistencës së armatosur, kur edhe në Kosovë, elementë të ndryshëm të politikës kosovare, mohonin ekzistencën e një force ushtarake që do të njihej me akronimin historik UÇK. 

Kështu, qysh në dhjetor të vitit 1997, amerikanët nuk pajtohen me diplomatët dhe shërbimet e intelegjencës franko-gjermane, të cilat posedonin listën e të gjithë atyre që përkrahnin fondet e UÇK-së, përfshirë edhe disa emra në shtetin shqiptar, pra shërbimet intelegjente dhe diplomatët evropianë donin të ndalnin çdo aktivitet në ndihmë të UÇK-së dhe të bëheshin arrestime të veprimtarëve shqiptarë gjithandej Evropës, që të ndërpritej dhe ndalej lufta jonë për liri. Evropianët donin që Kosovës, si status politik, t’i jepej autonomia e Serbia kështu, të kishte sovranitetin e plotë mbi Kosovën. 

Për fatin e mirë të Kosovës, diplomatët anglo-amerikanë nuk e miratuan propozimin franko- gjerman dhe përkrahja për të financuar luftën në Kosovë vazhdoi në vendet perëndimore.

Viti 1998, përkatësisht në verë të këtij viti, forcat e shtetit serb, në mënyrë të organizuar me ofenzivë ushtarake, bënë masakra në Drenicë, Dukagjin dhe në gjithë Kosovën. 

Megjithatë, diplomacia ndërkombëtare nuk reshti përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për Kosovën. Maji i vitit 1998 ishte historik, me ç’rast për herë të parë, zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton, priti delegacionin e Kosovës.

Në anën tjetër, në qershorin e vitit 1998, delegacioni serb, të cilit i printe krimineli Millosheviq, vizitoi Kremlinin dhe u prit nga Boris Jelcini. 

Millosheviqi i kishte premtuar Jelcinit se do ta shkatërrojë UÇK-në gjatë muajit korrik deri në shtator dhe pasi UÇK-ja  të humbte në terren, do të fillonte bisedimet pa prezencën e saj, për statusin politik te Kosovës. 

Vera e vitit 1998, do të duhej të ishte vendimtare për ardhmërinë politike të Kosovës, meqë synohej që pa prezencën politike të UÇK-së, të ofrohej një formë e autonomisë si zgjidhje për Kosovën, meqë Jelcini kishte premtuar se do të angazhohej për një opsion të tillë. Ishte premtim i Millosheviqit para presidentit rus Jelcin se do të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe se UÇK nuk do të ketë pas kësaj ofenzive. Konsolidimi i UÇK-së u intensifikua edhe më tej nga të rinjtë e të rejat kosovare, përkundër deklaratës së kryeministrit serb para parlamentit serb, se të gjitha bazat e UÇK-së ishin shkatërruar dhe nuk ekzistojnë në terren. 

Paaftësia dhe pamundësia e Serbisë për ta ndryshuar gjendjen në terren, për ta shkatërruar UÇK-në e cila në anën  tjetër kishte marrë edhe përkrahjen e diplomacisë britanike dhe të SHBA-së, për t’u përfaqësuar në negociatat për Kosovën, bëri kthesë për legjitimitetin politik ndërkombëtar të vizionit politik të UÇK-së. 

Kjo kthesë e bëri UÇK-në faktor politik të rëndësisë së veçantë në bisedimet ndërkombëtare për statusin politik të Kosovës dhe kishte prishur premtimin e Millosheviqit, që ia kishte bërë Jelcinit në zyrën e tij, se deri në vjeshtë të 1998, do ta shkatërronte UÇK-në dhe do të fillonte bisedimet me palën shqiptare, pa prezencën politike të UÇK-së. 

Presidenti Klinton nga takimi i shtatorit në Moskë me Jelcinin, ishte përqendruar me diplomaci që të arrinte marrëveshje me rusët për Kosovën, duke anashkaluar qeverinë serbe, me qëllim që bashkërisht t’ia imponojnë Beogradit, zgjidhjen për Kosovën. 

Vendosja e Misionit Verifikues në Kosovë ndihmoi konsolidimin e UÇK -së në terren, duke zgjeruar shtrirjen pothuajse në të gjithë Kosovën. Në këtë mënyrë, SHBA-ja dëshironte që përfaqësuesit e UÇK-së të jenë në bisedimet e ardhshme për Kosovën dhe  për këtë, administrata e Presidentit Klinton kishte vendosur që në qershor të vitit 1998.

Në të vërtetë, gjithnjë ka pasur një segment në politikën evropiane, që përpjekjen e Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, e ka parë me dyshim e në raste të tjera është përpjekur ta ngufasë çdo aspiratë tonën për liri e pavarësi. Në këtë vazhdë, duhet parë edhe planet e diplomacisë evropiane për t’i arrestuar organizatorët e luftës për liri, që u realizuan me ndikimin e politikës ruso-serbe, me formimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar të kaluarën tonë, përpjekjet dhe sakrificën për liri. 

Nuk do të duhej të kundërshtohej Gjykata, nëse do t’i ndiqte dhe dënonte të gjithë, pavarësisht etnisë së tyre, që bënë krime në Kosovë dhe në dokumentet e kësaj gjykate politike të mos të përdorej sintagma “ndërrmarrje kriminale” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ishte organizim vullnetar për t’u mbrojtur nga gjenocidi shtetëror serb, por gjykata që në dokumentet themeltare të saj është paragjykuese, meqë të akuzuarit janë vetëm shqiptarët dhe UÇK-ja.

Një fillim i keq i gjykatës  “së paanshme” ndërkombëtare, duke mos respektuar dhe vlerësuar sakrificën tonë për lirinë e Kosovës, bazamanet i së cilës është lufta çlirimtare. Dhe dënimi individëve nuk do të ishte edhe aq i 

dëmshëm sa do të jetë dënimi i strukturës komanduese të UÇK-së, që do të thotë, dënim i lirisë sonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Lulzim Nika

NJERËZIT – RIPËRTYPJA

July 18, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

( pak Psikologji Sociale)

…Njerëzit tek ne, në një shumicë të madhe syresh, nuk arrijnë të kuptojnë a të lexojnë siç duhet; atë çka bën, vepron, shkruan, krijon, përjeton, etj etj,ai tjetri.

Në mbi 90% të tyre, njerëzit, “lexojnē”, “kuptojnë”, interpretojnë etj, jo njeriun tjetër, por paragjykimet e tyre për të. Njohjen e paktë që kanë për të, informacionin e gabuar a të cunguar. A në rastin më të mirë, fare të pamjaftueshëm për të. Informacion i marrë pothuaj i gjithi ky, nga njerëz të tjerë, nga media, thashetheme a përshtypje personale të cekta a të gabuara.

Kësisoj njerëzit rimendojnë, ritregojnë, rishkruajnë a ripërtypin për ty, atë çka kanë përtypur të tjerë a ripërtypur nga të tjerë për ty…

Kjo është një nga arsyet e mëdha të mosmarrëveshjeve, keqkuptimeve, inateve, konflikteve a mungesës së bashkëpunimit mes njerëzve…

…Ka jo pak raste kur thone: “Te njoh une ty” Ndërkohë që nuk ke këmbyer një herë ne jetë, as dy fjalë me ta.

O i panjohur! Thuaj më mirë: “ kam dëgjuar për ty?Të kam parë…diku, TV, rrugë, me dikë…kam mendimin tim për ty( mirë a keq)”

Dhe je më i saktë e më pak paragjykues.

Se në thelb ky është dhe dallimi i Gjykimit me Paragjykimin

Gjykimi bazohet në njohje të gjerë e të thellë. Paragjykimi bazohet në cektësi, thashethem a njohje pa thellim a gjykim. Andaj quhet Para-Gjykim. Gjykim paraprak, a ca më keq, gjykim me të parë. A me të parën.

(sigurisht s’e kam fjalën për figurat publike, sepse ka tjetër specifikë njohja e tyre. Ndonëse dhe atij, duhet së paku t’i njohësh mirë punën. Dhe rezultanten e të mirës me tē keqen në jetën e veprën e tij)

Njeriu njihet kur jeton me të.

Njeriu njihet sidomos kur punon me të…Relativisht gjatë. E meqë kjo është e pamundur ta bësh me të gjithë njerëzit, do të ishte ndofta më e udhës t’i dëgjoje sē pari ata, qē kanē jetuar a punuar me atë njeriun që gjykon. Në ca raste, që kanë luftuar me të.

E sidomos do duhej të njihje a të dije, veprën e njeriut.Pse jo: Atë tē mirën e ate të keqen. Se është ajo, vepra, që më shumë se të gjitha, flet për të

Sigurisht nëse do të kesh pasur dëshirën për ta njohur mirē atë vepër. Nëse do ta njohësh.

E nëse nuk do ta mohosh, ta shtrembërosh a të jesh i prirur ta keqgjykosh..Mbi bazë egosh, mërish personale.

E as nëse nuk e njeh dot atë vepër, për shkak mungese vullneti a cektësie a mungesë kulture, aq tipike tek jo pak nga ne…

Filed Under: ESSE

Anatomia e Destruktivitetit të Politikës Shqiptare (1922-2022) sipas Terenc Toçit

July 18, 2022 by s p

(Melsen Kafilaj- Royal Institute of Philosophy Fellow)

C:\Users\Admin\Desktop\Toci 3.jpg

                                          Terenc Toçi (1880-1945)

Nëse i hedh një sy Medias së Shkruar dhe bën një kërkim të thjeshtë mbi emrin e një personaliteti si Terenc Toçi, ajo që të tërheq menjëherë vëmëndjen është fakti se ka një bollëk artikujsh mbi jetëshkrimin e këtij patrioti, politikani dhe juristi par excellence i cili vuri themelet e drejtësisë moderne shqiptare, por mungojnë ndjeshëm shkrimet mbi konceptet dhe idetë e tij politike, ekonomike, shoqërore e kështu me radhë.Mesa duket edhe pse ka kaluar shumë kohë, ne vazhdojmë që të merremi ende me hartime biografish, me “njollat” dhe “zbardhjen” e tyre nga njëri apo tjetri apo “ndonjë grimcë pikante që shet” por pa i kushtuar rëndësinë e duhur mendimeve, ideve  apo edhe koncepteve të vyera që këta njerëz të mëdhenj kanë lënë në gjirin tonë me qëllim që të përfitojmë sadopak prej tyre, duke u bërë mjekë të vetvetes dhe duke i kuruar një e nga një si shoqëri plagët tona.

Një synim të tillë për të përcaktuar diagnozën e plagëve tona dhe për të ofruar një mjekim për shërimin e trupit kombëtar ndërmerr edhe politikani ynë patriot Terenc Toçi.Në vitin 1922, dy vjet pas Kongresit të Lushnjes (1920) dhe katër vite përpara se të shkruante veprën e jetës “E Drejta Penale”(1926) Toçi do të shkruante një tjetër vepër, të titulluar “Krimet e Politikës” në të cilën me syrin e një njohësi të shkëlqyer të realitetit të kohës së vet na përshkruan anatominë e destruktivitetit të politikës shqiptare, plagë që fatkeqësisht kanë mbetur të njëjta edhe në kohën tonë.Por cila është kuintesenca e këtij libri?! 

 Dr.Toçi në hyrjen e kësaj vepre kujdeset që të theksoj se Pushtuesi 5-Shekullor Osman jo vetëm që na bëri të humbasim karakterin tonë kombëtar por ai na la gjithashtu edhe një zakon të lig mes nesh, Akraballëkun.Me këtë zakon e nisëm organizimin dhe ndërtimin e Shtetit Shqiptar, i cili lindi në Vlorë dhe në Lushnje.Por ç’do të thotë “akraballëk”?! Në qoftë se i referohemi Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe të Akademisë së Shkencave, definicioni për këtë term me prejardhje turke (Akraba) është “Përkrahje që u jepet miqve e farefisit, në dëm të interesave të përgjithshme.” Kështu ky gjarpër fillimisht i vogël, u transformua papritmas në një bollë të rrezikshme laramane dhe iu përdrodh trupit kombëtar me sa forcë që kishte, për ti marr Frymën.

Por si ndodhi diçka e tillë?! Përgjigjen na i jep në mënyrë mjaft të qartë vet Dr.Toçi kur shkruan se “një gjë e tillë ndodhi pasi ky Cinematograf Ministrash që shkojnë e vijnë njëri pas tjetrit e rriti dhe e ushqeu me veprimet dhe intrigat veta politike këtë gjarpër duke hapur zyra apostafat për njerëz të pazotë, njerëz që s’din ku janë dhe çfarë janë dhe duke çuar dëm paret e Popullit (për zyra ku pihet kafe e duhan).”Eshtë e dhimbshme teksa konstaton që edhe në vitin 2022 sheh po të njëjtin fenomen, me institucione shtetërore të gllabëruara farefisnisht, me zyra të reja të hapura më kot për të punësuar militantët partiakë dhe njerëz të afërm me pushtetin, me inaptokratë injorantë dhe arrogantë që të trajtojnë në mënyrë shtazarake dhe jo si një qytetar i denjë i këtij vendi dhe me një shërbim publik që lë mjaft për të dëshiruar.

Toçi e ofron madje edhe zgjidhjen sesi t’ia presim kokën këtij gjarpëri i cili po na rrezikon jetën kombëtare: “Spastrimi i zyrave duhet kryer urgjentisht pasi këto shpërdorime burokratike janë duke na marr m’qafë.Nuk duhet të vazhdojmë më me këtë marrëzi, duke shpenzuar dhe duke mësuar analfabetët, berberët dhe këpucarët sesi të bëhen zyrtarë të lartë…Selektimi i nënpunësve duhet bërë me zgjedhje, me provime, me kontroll.Hatri dhe klikat duhen ndëshkuar dhe këta tradhëtarë të Interesit Kombëtar duhen bërë shëmbull me anë të Ligjit dhe Drejtësisë. Populli derdh gjakun e tij në arkën e Shtetit që të mbaj gjallë, të përparoj dhe të madhëroj Kombin, jo që të majmë budallët e papunë.” Sa do të zhgënjehej Avokat Terenci nëse do ta vizitonte tani Shqipërinë dhe të shikonte se pavarsisht një shekulli të kaluar, asgjë nuk ka ndryshuar.Që edhe pse parimisht ekziston një institucion për përzgjedhjen e nënpunësve të administratës i quajtur “Departamenti i Administratës Publike”, përzgjedhja bëhet me urdhër nga lart, nuk vlerësohet meritokracia dhe nëpër konkurse fiktive, fitues me pikë të plota del përherë dikush, “nip a mbesë e dikujt” (Nepotizmi) nga brënda Institucionit ku aplikon.  

Një problem tjetër që Dr.Toçi konstaton është edhe ai i Kolltukofagisë.Ja sesi e shpreh revoltën e vet Ai: “Ne-Populli-me të gjitha mjetet që na caktojnë Ligjet, do ti themi Qeverisë (në qoftë se disave ju dhimbset që ta lirojnë kolltukun dhe nuk ju vjen turp të qëndrojnë përpara popullit) se shumë deputetë nuk i njohim më si përfaqësues të Popullit pse na kanë rrejt; se të gjithëve do t’ua marrim pas mandatin, dmth përfaqësimin.Këta deputetë jo vetëm që na rrejtën por e treguan atdhetarizmin e tyre me intriga dhe dallavere, duke luajtur poker dhe tavëll dhe duke e kaluar kohën gëzueshëm nëpër restorante në vend që të merrnin parasysh detyrën që u është caktuar.Të kishin qënë të huaj, në daç edhe prej Afganistanit-ata deputetë besoj do të bënin ndoshta edhe më tepër për këtë të shkretë popull…Ne i bojkotojmë këta njerëz! Shqipëria është e Popullit dhe jo e Disave!” Edhe pse është shkruar më 1922-in e largët, ky përshkrim realist i deputetëve tanë vazhdon të jetë ende mjaft aktual.Ne jo vetëm që vazhdojmë të kemi edhe sot në jetën politike të vendit deputetë qysh nga koha e Zemanit, që na kanë dëndur me mashtrime dhe janë ndryshkur mbi karrige por gjithashtu kemi edhe individë të caktuar të cilët kanë zënë poste publike kyçe në administratë dhe politikën e jashtme, shpesh edhe familjarisht dhe posi Harpitë nuk i shqisin thonjtë prej tyre duke i konsideruar tashmë si domene vetiake. (Bajraktarizmi Politik) 

C:\Users\Admin\Downloads\291937283_417622590304566_3781622647726224798_n.jpg

                                       Kopja e librit “Krimet e Politikës” e Dr. Terenc Toçit

Një problematikë tjetër shqetësuese që Terenc Toçi paraqet është edhe Çilimillëku Ekonomik.Kështu sipas tij, vendi ynë e ka vuajtur shumë mungesën e financierëve të zotë dhe një organizator financash i duhet domosdoshmërisht Shqipërisë, edhe sikur ky i fundit të merret nga jashtë vendit. “Një vend i cili nuk i kushton rëndësinë e duhur vëllimit të shkëmbimeve tregtare dhe eksport-importit nuk mundet me jetue.-vazhdon më tej Ai.” Ne jemi në fazën që vetëm importojmë pa kriter dhe ky është një akt çilimillëku ekonomik.

Në optikën ekonomike të Terenc Toçit shteti duhet të zhvilloj një politikë proteksioniste me qëllim që të stimuloj prodhimin dhe shitjen e produkteve vendase.Gjithashtu ai duhet të nxis zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë.Produktet që ekziston mundësia që të prodhohen në vend, pse ti porosisim nga jashtë kur fare mirë këto të ardhura mund ti qarkullojmë këtu, duke ndihmuar në këtë mënyrë ekonomikisht edhe bashkë-kombasit tanë?!- pyet Ai. Por “Baba Ryshfeti” dhe “Batakçinjtë e Interesit Kombëtar” janë si vena e qafës pranë Kreut të Qeverisë dhe influencojnë për interesat e tyre vetiake edhe në këtë drejtim.Mjafton ti hedhësh një sy Shqipërisë së vitit 2022 dhe menjëherë e konstaton këtë gjë.I vetmi ndryshim është se nuk janë bejlerët e djeshëm dhe tregtarët aristokratë, por Parvenu-ja dhe Oligarkët me konglomeratet e tyre ata që influencojnë pranë Kabinetit Qeveritar.“Si dje po ashtu edhe sot Bajraktarët që i kanë vënë pushkën Atdheut e përdorin Injorancën dhe Varfërinë e Popullit për ta sunduar dhe mbajtur nën kontroll atë” përfundon Terenc Toçi.

Mungesa e Vizionit Politik na ka ndjekur përherë nga pas si një Stihi e keqe.Kjo ndoshta për faktin se nuk kemi pasur lidera të vërtetë të nxjerrë prej gjirit të këtij populli por thjesht politi-kanë, të cilët shohin më tepër interesat e tyre të momentit…Ja sesi shprehet për këtë fenomen eruditi ynë Arbëresh, Terenc Toçi: “Ne jemi i vetmi shtet që nuk ka borxhe (Sot që flasim borxhi i jashtëm i Shqipërisë shkon diku tek 10.9 miliard $- Shën.im) dhe kemi të paprekur  një pasuri të madhe e cila kap begatinë e detit, fushës, malit, me resurse minerare, me një ndryshim natyral dhe me begati që gati nuk kanë shokë në Evropë.Por në kjoftë se nuk losim dhe presim që të na e punoj Perëndia që na e fali këtë pasuri, atëherë do të kemi një fat shumë të keq.Ay që kapet me çështje politike, tuj punue për ditën e sotme, duhet të ketë parasysh edhe më tepër kohën dhe nevojat që janë shumë larg.” Por ashtu si dje, edhe sot ne ose nuk i shfrytëzojmë siç duhet këto resurse, ose i japim me konçensione (të fortëve, oligarkëve apo edhe MNC-ve të huaja) Kjo mungesë vizioni na ka varfëruar kombëtarisht, ka rrit nivelin e papunësisë në vend dhe na ka lënë në një gjëndje të mjerë rrojtjeje, duke na kujtuar kështu ofshamën profetike: “Populli im humbet për mungesë vizioni.”

Por çfarë duhet të bëjmë?! Terenc Toçi porsi “Simfonia e Botës së Re” së Antonin Dvorak na fton për veprime konkrete: “Erdhi koha që të lahemi nga këto krime të politikës, që të hapim sytë, të çohemi prej gjumit që na ka kapluar dhe të veprojmë.Duhen vepra dhe jo fjalë! Sepse janë njerëzit ata që e bëjnë të mundur lartësimin apo turpërimin e Atdheut. Kështu gjithësecili prej nesh ler të mbaj parasysh se begatia e përgjithshme është edhe begati e gjithësecilit, se ligjet e mira, qetësia kombëtare, rregullimi i zyrave, forcimi i Shtetit dhe vizioni politik do të jenë ato që do të na bien jetën e re.Ndaj të punojmë si një mëndje dhe dorë e vetme që ti çrrënjosim këto të meta prej nesh sa më parë.Ndoshta një ditë do ti shërojmë këto plagë prej trupit kombëtar dhe mund t’ia zbardhim faqen Kombit!”

Filed Under: Kulture Tagged With: Melsen Kafilaj

LETËRSIA SI FOTOGRAFI

July 18, 2022 by s p

Ernest Marku/

“Pritja” e Rudolf  Markut asht nji imitim letrar i imazhit fotografik. Kontakti i parë i vertetë me Botën, na vjen nëpërmjet shikimit. Ajo që ka parë ai fëmijë i vogël, imazhi i parë që e ka goditë ma fort, do të na shoqërojë gjithë jetën; dhe këtë autori, jo vetëm që e di mjaft mirë, por edhe arrin ta transmetojë mjeshtërisht te lexuesi. Pritja nuk asht pasojë e nji premtimi, përkundrazi, ajo asht peng e fotos që e magjepsi, asht liri që zgjedh të prangoset. Ai imazh asht nji kurth, ndonëse një kurth i ambël; ajo që ka pritur, tash pret prej teje.

Qyteti i tij i lindjes, personazhit-narrator, si kujtime fëminie, i vjen nëpërmjet figurave të gjysëm të çmendurve; dikush fliste me Hënën, dikush tjetër vallëzonte me Erën, ndonjë tjetër andrronte të shkonte në Diell, të tjerë pijetarë e ngrohnin ambjentin me lëkundjet e tyre; por asnji kujtim pa figurë, asnjë ide e pamaterializueme; askush nuk e meriton të bahet pjesë e Nostalgjisë së tij, nëse nuk asht, ose tepër i bukur, ose tepër i shëmtuem, ose gjysëm i çmendun, i ç’ekuilibruem, i panatyrshëm, i deformuem nga pija, andrra, dashuria apo mosbindja. Pushteti ka pamjen e nji spiuni të shpifun, të nji polici debil dhe të pagdhendun, pamjen e një vrime çelësi, të pëshpëritjeve mbas krahëve, të syve ziliqarë; por kurrë pamjen e tij burimore.

Kapitulli i dytë, e kthen Botën në nji fshat të vogël, ku rasti asht mbreti i saj dhe e ardhmja, pasojë e zgjedhjeve tona. Këtu narracioni kalon në vetë të tretë. Personazhet janë në kërkim të s’andrruemes dhe nuk duan t’ia dinë fare se ç’ndodh tjetër në Botë, nuk u intereson politika, as idetë sociale, biles nuk janë as kureshtarë. Ata lëvizin pranë rrezikut, si akrobatët në tel, veçse me sy mbyllun. Ata nuk shohin Botën, por Dashurinë. Mirëpo… nëse ata e refuzojnë realitetin, asht realiteti ai që i godet ata. Ai shfaqet herë si nji patrullë policie, herë si nji shpi e braktisun, herë si gjak i pamarrun, herë si nji bombardim ajror dhe herë si një tel i ndryshkun që të shtrëngon duert.

Asht kapitulli i parë, ai që e ban të pashmanshëm kapitullin e tretë; fatalitetit nuk i shmangesh dot. Buletini i luftës ban fjalë për pula, për uri, për grepa, për dhelpra, për zjarr bubulak dhe për një palë dylbi, si trofe i falun nga nji ushtri e kapitullueme. Pikërisht në nji amalgamë të tillë përjetimesh po ngjizet e ardhmja, të cilën, personazhet e Markut, as e kuptojnë, as ia kanë frikën, ndonëse ajo u ka xanë pritë. Nuk ka rrugë të mesme, kush ka pula asht ballist, kuse barktharët janë e ardhmja; joshja prej aromës së mishit të pulës së pjekur, asht “e vetmja forcë lëvizëse që e çon shoqërinë përpara”. E ardhmja asht e zymtë, por autori i len personazhet të verbër.

Realiteti nuk vonon të godasë; nji gja e tillë paralajmërohet qysh në fund të kapitullit të parë, të kthen në kohë dhe të ushqen me nji shpresë të rreme në fund të kapitullit të tretë; për me shpërthye në kapitullin e pestë me gjithë egërsinë tij, ashtu siç u paralajmërue plot sarkazëm në kapitullin e katërt. Ajo që asht njerëzore dhe që vlerësohet nga bashkëvuajtësit, kthehet si akuzë në duart e pushtetarëve të rij, të pangopun dhe të paskrupullt në babëzinë e tyne. Ata nuk e durojnë dot dlirësinë, humanizmin e integritetin; ata njohin vetëm nji gja: të drejtën e pakufishme të fituesit. Ata nuk e kuptojnë dot faljen, pse e dinë se nuk do ta fitojnë kurrë qetësinë e shpirtit. Si të tillë, nuk i kuptojnë dhe nuk i durojnë dot françeskanët; i vrasin ata dhe ky krim, u hap atyne horizontet për krime të reja: tashmë ata mund të bajnë gjithshka.

Pikërisht ajo rrethanë që të shpëton herën e parë, të kthehet në argument për me të fundosë pas arrestimit të dytë, si pasojë e ndryshimit të konjukturës politike. Nëse e mira fundoset thellë e më thellë, e keqja nuk njeh kufij në paturpësinë e saj. Idhulli i paskrupullt e xhelat, që të ndihmoi të rrjeshtoheshe sa ma nalt në hirearkinë e lukunisë së ujqve të babëzitun; kur i rrëshket kamba, kthehet në objekt sulmi e baltosjeje edhe prej teje; dhe pse jo, edhe me fakte që të fajësonë ty dhe ku vetë ai të ishte ba krah dikur. Autori na jep vetëm nji shpresë në këtë pyll të errët të së keqes: Njani prej vrasësve, e rigjen natyrën e vet njerëzore, pikërisht te kodet zakonore të të parëve të tij; ndonëse kjo gja e fundos edhe atë.

Roza nuk asht e pregaditun për nji botë të tillë, po nuk asht as e gatshme me braktisë Martinin. Ajo asht gjermane, por tashma, nuk e lidh asgja me Gjermaninë. Nuk përfitoi ndonji gja kur kombi i saj ish në Zenit, kurse tani po bahej gati që të vuante Nadirin, në vendin ma të papërshtatshëm në Botë. Ka vetëm nji moment dobësie, që ka lidhje me Fatin dhe me zgjedhjen e saj, si për të na dëshmue se nuk ishte dashuria ndjenja ma e fuqishme, që e bante të paaftë për të braktisur të dashurin në fatkeqësinë e tij. Nuk asht vuejtja ajo që i ban njerëzit egoistë, euforia dhe pasunia po. Ajo sillet rrugëve të këtij qyteti shqiptar, ku e solli fati dhe dashuria e saj, duke përthithun gjithë aromën e luleve të rrugëve dhe të oborreve, ban shtatë kilometra vajtje e po aq në kthim, vetëm për me ndie shijen e hidhun të kripës së detit; këshillon fshatarët me të cilët bashkndan jetën e qytezës, që të mos e mbajnë pulën e gjallë me kokë poshtë, pasi edhe ajo merr frymë si ne e vuan; dhe… pret. Pret të shohë dëgjuesit e heshtun, që i binden për pak kohë; por sa hedhin disa hapa të shpejtë, e kapin sërish pulën e sapoblerë përkambësh dhe me kokë poshtë, ashtu siç e kanë kapë gjithnji, brez mbas brezi… Pret atë ditë të vetme të vitit, që i lejohet të takojë Martinin në Burg. Pret e nuk ankohet. Të këqijtë, nuk e meritojnë të shohin lotët e saj. Ajo asht e fortë, ajo asht Zana mbrojtëse e fëmijëve. Vetëm kur takon njerëz, vetëm kur gjen nji sup që strehon nji shpirt njeriu, vetëm atëhere ajo ngashërehet, lahet në lot…

Ndodh nji përdhunim. Më saktë, dy. Dy përdhunime, nji lindje e padëshirueme dhe nji adaptim. Më në fund Roza ka nji krijesë për t’u kujdesë, nji bashkudhëtare në vuajtje, por edhe nji krah drejt përjetësisë. Edhe pse aludimet e mia si lexues, për përqasje me personazhe të jetës reale që diç më thonë në kujtesë, dhe që më flasin për të kundërtën; nuk e di pse kam nji ndjesi që autori apo personazhi historik i letrarizuar, e kanë shpikur atë përdhunimin e dytë, si një tentativë për të shpëtuar njerëzoren, si një mjet të fundit për të mos u çmendur krejtësisht, si një element etik për të mos u pështirosur plotësisht nga e vërteta e jeta… Adoptimi, trashaluqja e befotrofit, njeriu i pushtetshëm që i trembet skandalit, por që nuk asht pendue dhe që nuk do t’ja dijë për fëmijën e tij; janë të vetmet truke që i shërbejnë arsyes për me gjetë shtegun, shpirtit për mos me humbë lidhjen me të bukurën dhe për me gjetë forcë e me vazhdue.

anAutori-personazh dhe Roza, janë lidhur pazgjishmërisht me njani-tjetrin; nga njëra anë me imazhin e parë të bukur të Botës dhe nga ana tjetër me Pritjen, pritjen që pret të shpërblehet me përjetësinë nëpërmjet letërsisë. Shkambijtë e naltë që rrethojnë nga tri anë atë ishullin kroat, nuk janë tjetër veçse vasha që duen me vazhdue me pritë përjetësisht. Roza ndalet te varri i Shubertit dhe vendos lule, si për me dashtë me vendosë lidhjen e vonueme me Gjermaninë e saj; tashma asht Martini ai që e pret në Botën Tjetër, po ajo nuk asht gati të shkojë… Diç e mundon… Takimi me Papën, e ndihmon për me kuptue superioritetin e atij që fal, por as kjo nuk i mjafton… Vjen rrotull Botës po nuk e sheh atë, vështrimi i saj mrekullohet vetëm nga Dashuria. Ajo nuk ka ma kohë dhe vetëm kjo e trishton; nuk ka brenga për zgjedhjet e saj, nuk ndjehet e pendueme… Vetëm, nuk asht gati me ikë.

Dhe për kët roman të mrekullueshëm të Rudolf Markut, nuk u tha asnji fjalë në panairin e sivjetshëm të librit. Jo vetëm kaq, po “Pritjen” mund ta gjeje vetëm nën banak. Nuk e di, nuk dua të di… Me shijen e kësaj perle letrare në shpirt e në mendje, nuk analizoj dot.

Filed Under: LETERSI Tagged With: ernest marku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2158
  • 2159
  • 2160
  • 2161
  • 2162
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT