• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Elmi Berisha

January 26, 2022 by s p

Prishtinë, 26 janar 2022/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u takua sot me z. Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike. Kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha u pajtuan që të fillojnë një linjë të re komunikimi dhe bashkëpunimi frytdhënës në interes të kauzës sonë të përbashkët kombëtare si në rrafshin diplomatik, ekonomik, dhe lobues për komplet etnikumin e trevave shqiptare.VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.

Filed Under: Featured

TURQI, NGRIHET PERDJA MBI LLAHTARITË E ERDOGANIT

January 24, 2022 by s p

Nga ANTONIO FERRARI/

Kisha fikur dritën e kisha detyruar veten të heshtnja mbi një mijë fëlligështi që njoh, e mbi të cilat njoftohem vazhdimisht, në Turqinë e diktatorit-president-sulltanit Rexhep Taip Erdogan. Ishte kthyer pothuajse në një ankth. Por tani nuk mundem më të hesht. Lajmet dhe videot, që shumë turq guximtarë më dërgojnë, janë me të vërtetë të përbindëshme. Vëndi që e dashuroj prej kohësh është kthyer në një burg gjigand e mizor, hyrje vdekjeje lartësisht të mundëshme. Kush përfundon në burg, përveç dhunimeve të çdo lloji, shtyhet në vetëvrasje. Janë qindra të arrestuarit që kanë treguar forcën për të thënë të vërtetën e që shkojnë të shumëfishojnë numërin e atyre që parapëlqejnë të heqin dorë nga jeta, duke u vetëvarur, më mirë se sa të qëndrojnë nën poshtërsinë e diktaturës së pamëshirëshme. Nuk flas për fakte që kam paditur  prej vitesh. Nuk flas për shitje apo dhurime tokash turke për të pasuruar të vetmin pronar dhe sejmenët e tij. Nuk flas për bisedën telefonike ndërmjet Erdoganit e të birit, në të cilën ai i kërkonte të zhdukte më shumë se 20 milionë dollarë, frute të trafiqeve të paligjëshme. Nuk flas për doktoratin qesharak në filozofi të Universitetit të Bolonjës të birit (objekt i një hetimi gjyqësor), i regjistruar vetëm për t’i dhënë mundësi të arrinte Zvicrën me shpejtësi për të depozituar plaçkën e vjedhur. Nuk flas për paratë e paguara nga Bashkimi evropian Ankarasë për të shmangur një mësymje të ikurish. Nuk flas për atë që Ankaraja bën në Kurdistan kundër pakicës guximtare kurde. Nuk flas për një politikë të jashtëme të shthurur. Heshtje përvëluese mbi gjithshka. E megjithatë kam besuar gjithënjë në një gazetari të vërtetë, të përbërë nga kronika, shkrimi i mirë e aftësia për përimtim e për ide. Por besomëni. Kurrë nuk do të përfytyroja zinxhirin e llahtarive që më tregojnë e më dokumentojnë. Miq gjykatës që kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimeve, ikin për të shpëtuar kokën. Në 16 mars të këtij viti “Çështja Drejtësi” në Turqi ishte paditur nga Komisioni i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mendoni se në 2020, 283.000 njerëz ishin arrestuar, me urdhër të Erdoganit, sepse ishin paditur për terrorizëm. E mendoni se në fillim të 2021 numëri ishte rritur në 597.783. Një lager i përbindshëm. E them me zemër të copëtuar sepse kisha besuar në fillim në reformizmin e Erdoganit. Kur ishte kryetar bashkie në Stamboll, madje edhe kur arriti të bëhej kryeministër. Kishte qënë një iluzion. E kam njohur mirë diktatorin-sulltan,  e kam intervistuar katër herë, veç të dëgjuarit e të rrahurit të gjallë të mendimeve me të gjatë disa konferencave për shtyp në Stamboll e Ankara. Disa vendime, i sapo zgjedhur president, më kishin çatrafilluar të tjerë më kanë shkandulluar. Fëlligështia që kishte shpikur sulltani  në natën e të hamendësuarit grusht Shteti, fëlliqësi që kishtë bërë botën të rrënqethej, ishte me të vërtetë e tepërt. Kisha arritur të zbulonja, me disa telefonata të rëndësishme, dhe jo nga celulari i mbikontrolluar i imi, se Erdogani ishte me pushime. Nuk ishte në fluturim, duke i kërkuar strehim politik udhëheqësve të gjithë Evropës. Nuk do të ish kthyer në Ankara por në Stamboll, duke shpresuar se do të kishin fituar guakët syleshë. Luajta atëherë, në prag të ditëlindjes sime të shtatëdhjetë, të gjitha letrat e besueshmërisë sime.  Nuk do t’i kisha flijuar kurrë për një lajm mahnitës të pamundur. Një ditë më vonë ishte bërë një gjeni, gjithmonë pamundësisht. Që nga ai çast Erdogani në mëndjen time ishte shndërruar në pothuajse kriminel. Sot do t’a hiqnja fjalën “pothuajse”. Çdo lloj përbindshmërie në Turqi është e mundur. Evropa që i shet armë duhet të turpërohet. Me që ra fjala Giorgio Gaber këndonte “Më dhemb bota”. Sa është e vërtetë e sa më mungon o Giorgio, miku im i dashur.

“Corriere della Sera”, 9 janar 2022     Përktheu: Eugjen Merlika    

Filed Under: Ekonomi

May-Linda Kosumovic: Pasioni dhe Dashuria për Aktrimin

January 24, 2022 by s p

Nga E.B., Nju Jork

May-Linda Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári. 

Mund të na tregoni për veten tuaj?

Kam lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.

Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë? 

Disa filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human, Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark – HBO Europe. 

Projektet e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me regji të Dren Zherkës. 

Cilat projekte artistike do veçonit?

Ka shumë projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi. Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë, fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për te eksploruar gjatë procesit.

Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin “Mirësevini në Utmark”?

Elena është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.

Skenari ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.

Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore? 

Të bësh diçka që të pëlqen për të jetuar – me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por nuk po punoj.

Çfarë hobi të tjera keni? 

Unë në fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi. Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.

Cili është projekti juaj i rradhës

Aktualisht jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.

A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?

Unë kam qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.

Filed Under: Uncategorized

Ndërrmarjet politike shqiptare

January 24, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur akoma vendimin se duhet shkarkuar apo jo, Presidenti i Shqipërisë? E kishte për t’u mbledhur më 18 janar, për shkak të Covid-19, u tërhoq. Mbledhja e radhës është më 1 shkurt 2022, ora 10 e mëngjesit. Pra, Gjykata nuk ka folur, ndërsa Edi Rama urdhëron grupin parlamentar që të fillojnë nga puna për zgjedhjen e presidentit të ri. Madje me afat, brenda prillit, shqiptarët meritojnë një President normal, thotë ai. Bile, biles, u sugjeron edhe seksin, si preferencë e tij, që mund të jetë edhe grua. Jepini vet shpjegimin se çfarë domethënie ka kjo fushatë përpara vendimit që duhet të marrë Gjykata Kushtetuese. Ndaj mos prisni drejtësi të pavarur apo institucione të pavarura. Kur thotë një president normal, përdor llogjikën e budallait se Presidentin anormal nuk e zgjodhën shqiptarët, por ai vet. Ai dhe lali Eri, në drekën e famshe me ngjala. Pra, Presidenti aktual nuk është vullnet i shqiptarëve, por i tij. Eshtë ai ekuivok kushtetues të cilin vullneti i shqiptarëve ka kohë që kërkon ta ndryshojë duke bërë të mundur që Presidenti të zgjidhet me votë popullore, jo parlamentare. Ose të gjendet një rrugë e mesme ku emri të mos ketë të bëj fare me politikën por me profilin e lartë social. Kështu mund të ofrojmë një garant kushtetues. Dhe jo një emër puro politik që në mëngjes është normal dhe në darkë anormal. Do ndryshuar Kushtetuta? Po, patjetër. Por partitë shqiptare nuk duan. E kanë si xhol të luajnë me Presidentin. Po të kujtoheni, ka qënë gjithmonë një krizë parlamentare, deri sa u shëmb numri 84, me ndryshim Kushtetute, Presidenti mund të zgjidhet tashmë edhe me një shumicë të thjeshtë. Gjithsesi ishte një ndryshim kushtetues për të ruajtur dhe fuqizuar po partitë politike. Sidomos PS dhe PD, jo për të fuqizuar votën e shqiptarëve. Ndaj sot Shqipëria nuk ka më parti politike, por dy ndërrmarje shtetërore me drejtorë privatë. Ata vetëm urdhërojnë ndërsa vota është një instrument formal dhe gjoja demokratik. Se për mua Presidenti aktual duhej të ishte vetshkarkuar, mbas premtimit që bëri për zgjedhjet e 25 prillit, ku bëri një opozitë reale në raport me Lulzim Bashën, duhej të ishte vetshkarkuar. Tha që do fitojmë në mënyrë plebishitare, po nuk fituam unë dorëhiqem. Dhe nuk fitoj, kështu që duhej ta kishte dhënë dorëheqjen me kohë edhe për faktin se është pro zgjedhjes së Presidentit nga shqiptarët dhe jo nga ndërrmarrjet politike shqiptare. Nuk e mbajti fjalën. Sipas tij ka bërë një betim kushtetues, sipas meje ka bërë dhe po bën  një luftë qokash në raportin dhe kontekstin e politikës së dështuar, tanimë, prej 31 vitesh në demokracinë tonë. Dhe keqardhja është një konstatim fare i thjeshtë, ndërrmarjet politike shqiptare hapin fronte pune për debate kombëtare, dëmet e tërmetit i riparon Turqia, dëmet e covid-it europa, kurse mbrojtjen territoriale Nato dhe magazinat e Amerikës. Eshtë kjo arsyeja që 40% e shqiptarëve janë sot në emigrim dhe se në 2030 kjo shifër mund të shkoj në 70%.

Filed Under: Sociale

Kalimthi

January 24, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Shumë gjëra kontribuojnë për ta bërë njeriun të ndihet më i vogël. Rryma e gjallë rrjedh në rrugë; ai kurrë nuk ka parë kaq shumë njerëz; vetë ritmi dhe destinacioni i tyre janë të ndryshëm; ka një shëtitje dhe njëkohësish vendosmëri. Disa nuk dinë se ku shkojnë, të tjerët kanë pikën e tyre; nganjëherë duket se nuk është më rruga por destinacioni, ndërsa vazhdojnë me rrymën; dhe rrymat janë dy, vajtje-ardhje, aq të dallueshme dhe këmbëngulëse, saqë njeriu nuk mund të dalë nga njëra pa u përplasur me tjetrën; mund të analizohet kjo rrjedhë, dhe sipas orës ose stinës – numri, tregtia dhe personazhet i binden një mesatareje. Ndonjëherë mund të numërohen pesëdhjetë veta, ndonjëherë dhjetë, ka një zbaticë, siç ndodh me një version në mendje, që ndryshon nga versioni në shtyp i një shkrimi.
Zhurma e qytetit fillon gradualisht rreth gjashtës me thirrjet më të hershme dhe ngritje qepenash – megjithëse furgonet, kioskat e tregut dhe taksitë e natës janë vonë dhe herët. Ky gjëmim i turbullt thellohet në ulërimë rreth nëntës, nuk ka qasje në heshtje, dhe pas një nate shumë të shkurtër pushimi, e njëjta zhurmë zgjohet; kështu, njerëzit jetojnë si në mulli a rradhë, dhe veshja e vazhdueshme e zhurmës bëhet për ta gjendje normale.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2443
  • 2444
  • 2445
  • 2446
  • 2447
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT