• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROTESËVRASËSIT!

October 10, 2024 by s p

Dr. Erion Dasho/

Pas 11 vjetësh qeverisjeje të dhunshme të Rilindjes dhe Boratit, shqiptarëve u kanë mbetur shumë pak mjete për të bërë opozitë.

Akaparimi i pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe juridik, kontrolli i plotë mbi ekonominë nëpërmjet oligarkëve, opozita e përçarë me kuaj troje të panumërt, kryetari i burgosur i opozitës së vërtetë, deputetët opozitarë të dëbuar nga Kuvendi, pushtimi i medieve, censurimi i rrjeteve sociale, aleanca me narkotrafikun dhe krimin e organizuar, etj., kanë topitur ndjenjën e protestës së “votuesit gri” dhe qytetarit të paangazhuar politikisht.

Ky është problem i jashtëzakonshëm, sepse një opozitë e dobët nxit abuzivitetin e pushtetit dhe eliminon llogaridhënien. Fatkeqësisht, përvoja e çdo vendi tregon se ky proces shndërrohet në rreth vicioz dhe përfundon me eliminimin e opozitës së vërtetë dhe vendosjen e diktaturës së plotë.

Pikërisht këtë po mundohet të shmangë Partia Demokratike, pra që opozita e vetme që i ka mbetur shqiptarëve të mos dorëzohet dhe të kthehet në një dekor të pushtetit, sikundër u ka ndodhur partizave të reja e të vjetra dhe lëvizjeve soroiste.

E parë në këtë kontekst, edhe vetë socialistët (e kam fjalën për socialistët dhe jo për rilindësit) duhet të ishin pardje në protestë. Mungesa e opozitës i prek edhe ata vetë, pasi abuzivizmi me pushtetin nuk bën dallim midis tyre, demokratëve dhe qytetarëve të paangazhuar politikisht.

Nga ana tjetër kemi jo vetëm pushtetin që u mundua të ndalte protestën, që më pas u mundua me dhunë e gaz lotsjellës ta shtypte atë, por edhe mediat e blera dhe analistët e oborrit.

Qëllimi i tyre si gjithmonë është relativizimi i rëndësisë së protestës, nënvlerësimi i shkallës së pjesëmarrjes dhe, në përfundim, shpallja e saj e dështuar.

Boratë dhe puthadorë!

Protesta nuk dështoi! Edhe sikur një demokrat dhe opozitar i vetëm të marrë pjesë në të, protesta është sukses!

Në Tienanmen, një njeri i vetëm ndali vargun e tankeve! Kaq mjafton për të dërguar mesazhin se njerëzit mund t’i frikësosh, por protestën nuk e vret dot.

Ajo protestë dhe mosbindje e së hënës, ajo foto e djegur e Boratit, Enverit të sotëm të shqiptarëve, tregon se demokratët kanë qënë, janë dhe do të jenë aty.

Ata që përmbysën para 34 vjetësh etërit gjaksorë, do të përmbysin sot edhe bijtë hajdutë.

Ju do të jepni llogari për çdo qindarkë të vjedhur dhe për çdo shqiptar të dëbuar bë këta 11 vjet!

Koha për dhënie llogari është sot!

Filed Under: Komente

10 tetor 1947, gjyqi që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri

October 10, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

77 vite më parë, diktatori Enver Hoxha instaloi zyrtarisht diktaturën e proletariatit, vrau pluralizmin, mendimin e lirë dhe inteligjencën e vërtetë në Shqipëri, duke ekzekutuar Grupin e Deputetëve, të cilët mbronin lirinë dhe demokracinë perëndimore.

Deputetët opozitarë, të cilët u dënuan dhe u ekzekutuan pas torturash çnjerëzore, ishin ajka e mendimit intelektual e politik shqiptar, ishin kundërshtarët e vendosur të regjimit gjakatar komunist.

U dënuan 16 deputetë dhe dhjetëra qytetarë e intelektualë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si bashkëpunëtorë të tyre.

Në 10 Tetor 1947, nga 16 deputetët, tre u dënuan me varje, Shefqet Beja 35 vjeç, Sulo Ismail Klosi 36 vjeç dhe Riza Alizoti 37 vjeç.

13 deputetët e tjerë u dënuan me pushkatim: Sheh Ibrahim Karbunara, 67 vjeç, Dr. Enver Sazani 37 vjeç, Sami Kokalari 50 vjeç, Selaudin Toto 33 vjeç, Irfan Majuni, 36 vjeç, Tefik Deliallisi 37 vjeç, Hysen Shehu 35 vjeç, Beqir Çela 34 vjeç, Abdyl Kokoshi nga Vlora 37 vjeç, Petref Karaxhozi 39 vjeç, Agathokli Xhitomi 50 vjeç.

Me burgim të përjetshëm u dënuan Ramazan Tabaku, Gjon Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.

Me 20 vjet burg u dënuan Rustem Sharra, Xhevat Xhafa, Shefki Minarolli. Me 15 vite burg u dënua Sulo Konjari.

Gjatë torturave në hetuesi vdiqën ose u vranë Kolë Kuqali, Syrja Selfo, etj.

Disa dhjetëra intelektualë, kundërshtarë të regjimit: Kostë Boshnjaku, Irfan Pustina, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Riza Dani, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi u dënuan ose u pushkatuan para e pas këtij gjyqi…

Mirënjohje të thellë, respekt të veçantë për këta antikomunistë, demokratë të vërtetë!

Filed Under: Politike

Together…

October 10, 2024 by s p

Dr. Iris Halili

Head of Vatra Miami and Klubi Flas Shqip

Dear Friends and Family,

As Hurricane Milton approaches, I am reminded of the the Memorial Hands here in Miami—a monument that stands as a testament to the strength, hope, and unity of those who have faced unimaginable challenges. It is a powerful symbol of how, even in the darkest times, we find light by reaching out and supporting one another.

In that same spirit, my home is open to anyone seeking shelter during this storm. If you or someone you know needs a safe place, please reach out—we are here to help. Now is the time to extend our hands to one another, offering safety, comfort, and a warm place to rest.

If you are able, I encourage you to do the same. Let’s come together as a community and ensure that no one faces this storm alone. Together, we can find the strength to weather any challenge.

Stay safe, stay united, and let’s lift each other up.

Filed Under: ESSE

Uragani “Milton”, sistemi klimaterik dhe zgjedhjet

October 10, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Uragani Milton që po i afrohet gadishullit të shtetit juglindor të Floridës ditën e mërkurë u ngrit në një kohë rekord në shkallën 5 të klasifikimit – indeksi i fuqisë shkatërruese që mund të sjell me vete,. Në rrezikshmëri është zona e Tampës me 3.3 milionë banorë në të cilën nuk kanë kaluar uragane të kësaj kategorie për mbi 100 vjet. “Milton pritet të jetë një nga uraganet më shkatërrimtare që mbahen mend në bregun qendror-perëndimor të Floridës,” paralajmërojnë specialistët e Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Erëra shumë të forta me shpejtësi mbi 160 milje në orë dhe batica kërcënuese për jetën të shoqëruara me reshje të dendura janë faktorë që do ndikojnë jo vetëm në zonat ku do kalojë uragani, por edhe më tej, siç janë lagjet përgjatë bregut, të cilat vetëm dy javë më parë u përmbytën nga uragani Helene. Miliona vetë janë evakuuar, të tjerë që kanë qëndruar pas kanë marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe për shumë banorë në zonat e rrezikuara mund të kenë mbetur vetëm pak orë për tu zhvendosur.

Uraganet dhe Ndryshimi Klimatik

Agjencia e lajmeve US News and World Report ka cituar një studim për uraganin Helene, të publikuar në prag të Milton-it, ku raportohet se shkalla e intensifikuar e reshjeve dhe sistemit të erërave është pasojë e ndryshimit të klimës globale. “Analizat tregojnë se temperaturat e oqeaneve, që do jenë në rritje për 10 a 20 vitet e ardhshme, do t’i përkeqësojnë statistikat e uraganeve. Dy stuhi masive brenda një kohe të shkurtër ilustrojnë sesi duket e ardhmja e ndryshimit klimatik,” thanë ekspertët.

Uraganet dhe Zgjedhjet

Sezoni i uraganeve në Atlantik ka koincidencë me zgjedhjet në Amerikë. Ndikimi i uraganeve tek zgjedhjet është një temë e studiuar nga shkencat politike si edhe grupet e lobimit. Agjencia NPR (National Public Radio) përmbledh pesë stuhitë më të afërta në udhëkryqin e uraganeve dhe politikës. Katrina 2005 pati mbi 1,800 të vdekur, mbi 125 miliardë dollarë dëme, dhe kritika të ashpra për reagimin e vonuar nga administrata e George W. Bush, uragani Gustav 2008 pati ndikim minimal mbi zgjedhjet, megjithëse administrata republikane reagoi me shpejtësi, Obama fitoi zgjedhjet, Sandy 2012 goditi bregun lindor të Amerikës në tetor, një javë më pas Obama mori mandatin e dytë, sipas anketimeve 15% e elektoratit e konsideruan reagimin e presidentit ndaj uraganit si faktorin më të rëndësishëm në votim, Maria goditi Porto Rikon në 2017, ndonëse nuk ishte vit zgjedhjesh pasojat u ndienë për një kohë të gjatë, Michael 2018 goditi Floridën, në muajin e zgjedhjeve për guvernator dhe Senatin amerikan, të dyja i fituan republikanët. Ankimet treguan se çështje kyçe e zgjedhjeve ishte mungesa e qendrave të votimit në shumë zona, ndonëse u lejuan votat me postë për të shpërngulurit. Sipas analistëve, pavarësisht se votimi nuk është prioritet për ata që kanë shpëtuar nga uragani, është detyra e shtetit të mbrojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të votuar.

Foto: New York Magazine

Filed Under: Analiza

“Milton”, uragani më i madh në 100 vite

October 9, 2024 by s p

Albano Kolonjari/

Shërbimi Kombëtar i Motit në Tampa Bay e përshkroi Miltonin si “një stuhi historike për bregun perëndimor të Floridës” që mund të rezultojë të jetë stuhia më e keqe që ka prekur Gjirin Tampa në më shumë se 100 vjet.

Florida, e përshkroi uraganin Milton si “stuhinë e shekullit”, zyrtarët e motit e cilesuan atë në një stuhi të kategorisë së pestë – me shpejtësi të erës deri në 165 mph (270 km/h).

Banorët kanë nisur evakuimin e zonës, me presidentin Biden që tha se bërja e kësaj ishte një “çështje jetë a vdekje”. Një banor i Tampës, Steve Crist, foli për BBC ndërsa hipte në dritaret e operacionit të tij dentist. “Të gjithë kanë ikur. Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq të qetë,” tha ai për komunitetin e tij.

Ata që qëndrojnë janë fotografuar duke marrë masat e nevojshme paraprake në shtëpi, me sinoptikanët që paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme – të cilat ndodhin kur uji lëviz në brendësi nga bregu – prej 10-15ft (3-4.5m) .

Milton do të arrijë në Florida të mërkurën mbrëma, më pak se dy javë pas mbërritjes shkatërruese të uraganit Helene, i cili vrau të paktën 225 njerëz në gjashtë shtete. Ne kemi skuadra në terren që do të na sjellin më të rejat gjatë nesër dhe të enjten.

Meteorologia e CBS News, Nikki Nolan tha se gjurma e fundit e parashikimit tregon Milton duke arritur në tokë mbi Sarasota, Florida, diku gjatë natës të së mërkurës dhe deri të enjten sepse është ngadalësuar. Floridianët në shtegun e mundshëm të uraganit i rreshtuan pronat me thasë rëre, hipën në dyer dhe dritare dhe lëvizën varkat e tyre përpara mbërritjes së stuhisë. DeSantis lëshoi ​​urdhra urgjence gjatë fundjavës që tani përfshijnë 51 qarqe, banorët e të cilëve, tha ai, duhet të përgatiten për ndërprerjet e energjisë, të grumbullojnë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për të zgjatur një javë dhe të jenë gati të largohen nga shtëpitë e tyre nëse është e nevojshme.

Sipas GasBuddy, që nga mbrëmja e së martës, pak më shumë se 17% e të gjitha stacioneve të karburantit në Florida ishin pa karburant, duke përfshirë më shumë se 46% në zonën e Gjirit Tampa.

Qendra e uraganit tha të martën në mbrëmje se Milton paraqiste “një situatë jashtëzakonisht kërcënuese për jetën” për ata në zonën e paralajmërimit të stuhisë në bregun perëndimor-qendror të Floridës, duke shtuar se “ju duhet të evakuoheni sot nëse urdhërohet nga zyrtarët lokalë. Ka të ngjarë. nuk ka kohë të mjaftueshme për të pritur për t’u larguar të mërkurën.”

Milton ishte një stuhi tropikale vetëm 24 orë para se të kalonte në një stuhi të kategorisë 5, renditja më e lartë në shkallën e erës së uraganit Saffir-Simpson, e cila vlerëson stuhitë bazuar në shpejtësinë e tyre të qëndrueshme të erës.

“Vlen të theksohet se kjo është një situatë shumë e rëndë”, tha qendra e uraganeve të martën në mëngjes. “Milton ka potencialin të jetë një nga uraganet më shkatërrues të regjistruar për Florida-në qendrore perëndimore.”

(Marrë nga shtypi amerikan)

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 872
  • 873
  • 874
  • 875
  • 876
  • …
  • 2940
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT