Skënder Mulliqi/
Kryeministri i Shqipërisë, po krijon “terren” gjithnjë e më shumë marrdhënjeve të mira më Serbinë, e presidentit, Aleksander Vuqiqit. Ky i dyti është duke e shfrytëzuar mundësinë e idesë të Ballkanit të Hapur, të formojë një mini Jugosllavi. Duhet thënë së këtë ide të Open Ballkanit për çudi bukur shumë janë duke e përkrahë BE-ja dhe Amerika. Serbia, Ballkanin e Hapur po e shikon si mundësi që përmes dialogut më Kosovën, t’ia arrinë qëllimit të implementimit të Asociacionit më kompetenca ekzekutive. Ky është hapi i parë.Hapi i dytë i menduar nga Serbia është që edhe pse ka rënë qeveria proserbe e Dritan Abazoviqit, të sjellë në vjeshtë në pushtet një regjim proserb të ri në Mal të Zi. Serbët bukur shumë përmes Republika Serpska, kanë arritur shkallë të lartë të vetëvendosjës në Bosnje. Sigurisht që po vendosët një rend i ri botëror, më luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë, ku Rusia bëri invazion ushtarak atje. Duke e shfrytëzuar mirë përkrahjen e Edi Ramës më Ballkan të Hapur, serbët po përdorin gjeostrategji nën mengë për ti arritur qëllimet strategjike në rajon. Serbia po bënë përpjekje për të gjetur një formulë politike, më metoda te vjetra të veprimit për krijimin e një Unioni të Shteteve Ballkanike, këtu nuk hynë Kroacia dhe Sllovenia. Ky union e këtyre shteteve do të vendoste një regjim autoritar, më Serbinë në krye. Këto synime të Serbisë nuk është vështirë të kuptohen nga bashkësia ndërkombëtare, duke për ta hudhur poshtë idenë për Ballkan të Hapur, ku po fshihen mirë edhe bota serbe dhe bota ruse. Mini shengeni siq po e quajnë disa nuk fsheh idenë prap sipas disave për Shqipëri të Madhe, dhe Serbi të Madhe, po fsheh idenë e një Jugosallavie të re.Vuqiq ka shprehur haptazi apetitet për të qenë lider i Ballkanit. Kjo është nisma e Serbisë dhe të Shqipërisë, të Edi Ramës. Këto ide shoviniste serbe, nuk janë të tolerueshme për rajonin e veqmas për Kosovën. Nuk jemi pavarësuar më luftë, për të rënë në kushte të paqës, në një okupim të ri përmës idesë kamufluese të Ballkanit të Hapur. Me ide të tilla shoviniste dhe më kërcënime më luftë nga Serbia dhe Rusia, nuk arrihet paqja në Ballkan…