Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij që do marrë drejtimin e qeverisë së re në shtator të mos provojë shqiptarët lidhur me trashëgiminë historike dhe figurën e Enver Hoxhës se do të përballet me zemërimin e tyre. Duke folur në një nga mbledhjet e tij të fundit si Kryeministër i vendit Berisha e ka shfrytrëzuar pothujase të gjithë minutazhin mediatik për analizimin e konferencës dy ditore të PS “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, të cilën nuk nguroi ta etiketojë si dramë e cila si mesazh të vetëm la dështimin.
“Dy ditët e shkuara në Tiranë ka pasur një ngjarje të veçantë. Një konferencë dyditore në të cilën ishte një dramë me dy akte. Dita e parë e kësaj drame u karakterizua nga fakti se kryeministri i ardhshëm, u dëshmoi shqiptarëve si preokupimin e tij madhor, e para të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit, në një kohë kur administrimi i territorit është atribut me Kushtetutë i qeverive vendore. Ky e din që mjalti i mjaltit është 20%, dhe tani ky 20% duhet të shtrohet në të gjithë vendin. Akt i frymëzuar nga periudha e tij si kryetar Bashkie, që e la Tiranën në situatën më dramatike. Kjo përpjekje ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese me vendim të saj në vitin 2006, e cila përcakton se territori është çështje e qeverive vendore. Pjesa më tragjike iste pasioni dhe adhurimi i zotit Rama për Enver Hoxhën. Për shqiptarët ai është një Hitler. Shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë në mënyrën më të fuqishme, ndaj çdo provokimi me njeriun më gjakësor. Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën sepse do të përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm. Ai ishte një armik i egër i botës së lirë. Unë i kërkoj të jetë shumë i kujdesshëm.”- tha Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë.
Një tjetër element i rëndësishëm në të cilin u ndal Kryeministri Berisha ishte çështja e territorit, ku sipas tij lidershipi i së majtës dëshmoi qartazi se objektivi kryesor i tij është të shtijë në dorë të gjithë territorin e vendit. Ai e konsideroi të parecedentë vendimin e Ramës për të prishur shtëpitë me leje.
“Revanshi i tij është evident, në këtë revansh ndaj territorit spikat deklarata e tij se do prishen ndërtimet pa leje dhe ne e përgezojmë. Unë personalisht kam pas të parashkikuar ngritjen e policive ndërtimore për prefekturat. Ligji duhet të zbatohet, por nëqoftës se inspektoriati u decentralizua, ne jemi të gatshëm të mbështesim cdo inspektoriat që konform rregullave të mund të imponojë ndërprerjen e ndërtimeve pa leje. Por ne do të kundërshtojmë prekjen e cdo objekti të ndërtuar me leje. Shtëpitë do të prishen sipas kriterit klasor, sipas urrejtjes që ka dyshja Rama- Kokëdhima. Pas kësaj fshihen planet urbanistike. Duhet të anullohet dhe plani i bregdetit, dyshja Rama- Kokëdhima kanë ngulur një kështjellë të tërë. Është detyra juaj si media të shkoni të verifikoni se kush po ndërton në rënë, në zonën ku nuk lejohet ndërtimi. Duhet bërë plani që të përfundojë kështjella” tha më tej ai.
Por ajo që është më shqetësuese sipas Berishës në gjithë këtë histori, është akti i dytë i dramës, diskutimi për ekonominë, që sipas Kryeministrit kabineti i ri qeveritar garanton direkt me injorancën dhe padijen e tij se do ta çojë vendin drejt recesionit.
“Akti i dytë ishte akti më tragjik, sepse aty luhet fati i shumicës së qytetarëve. Akti i dytë paralajmëronte se ky ekip do të zhysë vendin me shpejtësi në recesion, ky është oguri më i zi që sjell kjo qeveri. Ky nuk është Edi Rama, por Edi Drama. Ky reagim imi nuk ka të bëjë absolutisht me një qëndrim personal ndaj tij po me një hall të madh që do përballen shqiptarët me të. Ata rrëzuan gjithë programin e tyre për ekonominë. Ekspertët u thanë se detyra numër një është parandalimi i krizës. Ne edhe një javë do jemi, por u garantoj se një nga gjërat që më bën më krenar është se me këtë ekip ne arritëm të parandalojmë krizën, kjo sdo të thotë se parandaluam vështirësitë tuaja, por kriza, recesioni është i tmerrshëm. Nëse këto 2 muaj kemi bërë përpjekjet më serioze, qëllimi është ai që ka qenë edhe katër vjet më parë, që vendi të mos rrëshqasë në krizë. Piktori u jepte mësim si xhaxhai i tij. Në këto deklarata unë do citoj vetëm disa prej tyre. Shanset e dështimit të këtij ekipi janë të mëdha sepse këta mohojnë gjithcka. Në një kohë kur cdo dokument, ekspert i vërtetë i vendit dhe i huaj thotë se Shqipëria përmes reformave parandaloi krizën. Ku do e nisni, nga do e filloni? Kriza është ndëshkim shumë i madh po të kapë shqiptarët, unë i kuptoj pakënaqësitë e tryre po s’janë asgjë përpara recesionit. Një tjetër ekspert u dha dhe eksperiencën e vendit të tij, Suedisë. U tha rrisni ekonominë, jo taksat. Rritja e taksave i kundërvihjet rritjes së ekonomisë. E treta. Nuk do doja kurrë që qeveria e vendit tim të paraqitej në atë formë. Për investimet, u thanë mos i ulni. Ulje investimesh do të thotë shtyrje drejt krizës. Është e vërtetë që krijon borxhe. Por qeveri pa borxhe nuk ka sot në botë. Haptazi u thanë se duhen rritur investimet. Programi pësoi të njëjtin fat si me ekspertin bullgar që e sollën këtu, e sollën për taksën progresive dhe u tha të kundërtën” theksoi Kryeministri.
Ndërsa e cilësoi si qeverinë më të shtrenjtë që ka njohur vendi, Kryeministri Berisha ftoi edhe njëherë administratën që të vazhdojë punën, në mënyrë që të ruhet stabiliteti makroekonomik.
“Ministri i energjitikës tha se po ikin ekspertët në Kanada. Por ky nuk është problem, merri nga Kanadaja, paguaji. Në Shqipëri si në asnjë vend po ndërtohen hidrocentrale. Ekspertë e huaj bënë një paraqitje shumë të mirë të përparësive, ata që i takova u kërkova haptaz të ndihmojnë qeverinë pasi faturën e paguajnë qytetarët. Këta jo, përkundrazi kanë rroga binjake, u kushtojnë më shumë se të gjithë Ministrat që ka pasur vendi sepse janë binjakë. I jep mandatin atij tjetrit, tani parlamneti na bëhet me 160 deputetë sa i përket rrogave, kjo është matematika e piktorit. Problemi më madhor janë financat. U them shqiptarëve me vendosmërinë më të madhe se sistemi doganor dhe tatimor i vendit pavarësisht nga defektet ka merita shumë të mëdha. Këta kanë ndërmend të mbushin vetëm arkën e tyre dhe koha do ta faktojë më së miri. Këta Ministra do kenë dy rroga. I bëj thirrje adminsitratës të vazhdojë me konseguecë punën që të ruhet stabiliteti makroekonomik, treguesit janë pozitiv, madje më pozitiv se vjet” deklaroi Berisha.
Në përfundim të mbledhjes kryeministri Berisha njoftoi marrjen e një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me institucionet, disa proçedura prokurimesh, dhënien me koncesion të tre hidrocentraleve, projektligjin për urdhërat profesionale të propozuar nga Ministri i TIK.
“I ftoj socialistët ti kontrollojnë këto konsensione, po demostrojnë një qëndrim kundër cdo interesi kombëtar. Qeveria e tyre mund të kontrollojë çdo akt që mendon se është i parregullt, por sulmi frontal është shenjë e një babëzie që paralajmëron papunësi”.
“Ne s’do kalojmë asnjë dokument për reformën shëndetësore, do t’ia lëmë fushën e hapur për të instaluar shërbimin shëndetësor falas, e merr Beqja në dorë dhe s’dua që dokumentat tonë të bëhen pengesë, ne sjemi për shëndetësi falas. Cfarë qëndrimi do mbajë deri nesër, atë do ta studiojmë” përfundoi Kryeministri