– Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Timoty Orr, ka përshëndetur dhe uruar kadetët e rinj të FSK-së/ -Dy kadetë nga Shqipëria/
PRISHTINË, 18 Shtator2015/ Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e dhënies së betimit të kadetëve të rinj të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, brezi 2015, shënimi i 10 vjetorit të themelimit të Qendrës për Studime Universitare dhe përurimi i objektit të ri të saj.
“Dita e sotme është e një rëndësie të veçantë për Qendrën për Studimeve Universitare dhe për Forcën e Sigurisë të Kosovës”, tha ministri i FSK-së, Haki Demolli pasi përshëndeti pjesëmarrësit.
“E veçanta tjetër është edhe shkollimi i dy kadetëve nga Shqipëria, që do të jenë oficerë të ushtrisë shqiptare. Është ky fakt që e ka ngritë më lartë shkallën e bashkëpunimit të FSK-së, me ushtrinë e Shqipërisë. Një bashkëpunim të tillë ne e kemi zhvilluar edhe me vendet tjera. Ne kemi dërguar kadetët tanë për studime në akademitë ushtarake të Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë. Ky fakt na bën të ndihemi mirë dhe krenarë, për shkallën e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, në shkollimin e kadetëve nëpër akademitë e mbrojtjes, mbi parimet dhe standardet e NATO-s”, u shpreh ministri Demolli.Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Timoty Orr, ka përshëndetur dhe uruar kadetët e rinj të FSK-së. Pas përfundimit të ceremonisë, familjarët së bashku me kadetët, vizituan ambientet e QSU-së, ku u njoftuan me kushtet e kësaj qendre, në të cilën kadetët do të mësojnë dhe qëndrojnë për katër vjet gjatë studimeve./b.j/
URIMET ME TE MIRA PER KETA DJELMOSHE TE RINJ NE KARRIEREN E VESHTIRE DHE TE BUKUR TE OFICERIT.
JU KA HIJE UNIFORMA, RRESHTI, DESHIRA PER TJU BASHKUAR KOLEGEVE TE TYRE TE FSK, TE FARSH DHE TE NATO-S.
RESPEKT PER PERSONELIN PEDAGOGJIK DHE USHTARAK QE PERGATITI KETA FIDANE TE OFICEREVE SHQIPTARE!
Shefqet Kercelli
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
shefqet says
URIMET ME TE MIRA PER KETA DJELMOSHE TE RINJ NE KARRIEREN E VESHTIRE DHE TE BUKUR TE OFICERIT.
JU KA HIJE UNIFORMA, RRESHTI, DESHIRA PER TJU BASHKUAR KOLEGEVE TE TYRE TE FSK, TE FARSH DHE TE NATO-S.
RESPEKT PER PERSONELIN PEDAGOGJIK DHE USHTARAK QE PERGATITI KETA FIDANE TE OFICEREVE SHQIPTARE!
Shefqet Kercelli