• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Problemi çam” kërkon njohje të mirë dhe mirëkuptim

November 5, 2013 by dgreca

Nga: Sami Repishti/

Më datë 4 dhe 5 nandor,  Sh.T. Karolos Papoulias, President i Greqisë do të vizitojë Tiranën, kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Zyrtari i naltë grek shikohet si njani nga miqtë ma të mirë të Shqipërisë,  njeriu që ndihmoi ish-vendin tonë komunist me dalë nga vetizolimi i vetëkrijuem, simbas gazetës greke Kathimerini. Tue përshëndetë këtë iniciativë, gazeta greke shkruen: “Z.Papoulias gëzon nji influencë në opinionin publik shqiptar”.
Kemi besim se z.Papoulias do të gjejë në Shqipëri nji pritje të ngrohtë, si dhe nji dëshirë me zgjanue edhe ma shumë kufijtë ekzistues të marrëdhanjeve publike dhe private në mes të dy vendeve fqinje, Shqipëri dhe Greqi. Na urojmë me gjithë zemër që ky besim të plotësojë dëshirat e të dy palëve dhe të shpërndajë retë e dyshimeve të damshme, dhe mosbesimit të padëshirueshëm të skeptikëve. Megjithatë, subjekti delikat që krijon dyshime ashtë dhe mbetet “problemi çamërian”, akoma i pazgjidhur (preferoj termin “çamërian” gramatikisht korrekt dhe i përdorun në dokumentet diplomatike amerikane).
Le të mbetet në duert e “politikanëve” aspekti “politik” i këtij problemi. Ata jane ma të përgatitun se ne me e zgjidhë (ose me e ngatërrue edhe ma shumë!). Ketu do të përqendrohemi në “aspektin moral”, që për ne ashtë edhe thelbi i problemit.
* * *
Vështirësia që paraqitet në kuptimin e tragjedisë së popullit të Çamërisë rrjedh, në përqindje të madhe, nga paaftësia e jonë me bindë publikun të besojë “të pabesueshmen”. Gjanësia dhe dendësia e shtypjes, persekutimeve dhe metodave të “zgjidhjes përfundimtare” greke të problemit çamërian janë në të vërtetë “të pabesueshme”; ata tejkalojnë aftësinë tonë me kuptue plotësisht monstruozitetin e tyne. Prandej, ata mbeten akoma të pashpjegueshme plotësisht, të padënueme, dhe rrezikojnë anashkalimin e tyne nga ecja e pafalshme e kohës dhe nga nji njerëzim i lodhun prej ngjarjeve tragjike të ditëve tona.
Ndërsa masakrat nuk mund të justifikohen asnji herë, megjithatë nji lloj shpjegimi mund të gjindet në fenomenin e pafat të viteve gjatë Luftës II Botërore, shkatërrimin që ata prunë në kurrizin e popullsisë së viktimizueme të Greqisë dhe nga vitet e “Luftës civile” greke që zgjatën deri në verën e vitit 1949. Kjo “luftë” u shkaktue nga “lëvizja e rezistencës” me frymëzim komunist. Rezultati përfundimtar ka qenë ma shumë gjak dhe ma shumë lot. Ndjeshmënia normale e popullsisë vendëse u lëndue nga pamja e masakrave të përditshme. Ka qenë pikërisht në mes të këtyne ngjarjeve nga Ferri që çamërianët myslimanë, qytetarë grekë me kombësi shqiptare, u spastruen fizikisht ose u përzunë barbarisht nga Greqia për në Shqipëri, sidomos në vitet 1944 dhe 1945.
Çamërianët, viktima që i shpëtuen vdekjes, nuk e morën veten asnjiherë. Kriminelët grekë nuk pranuen asnjihërë përgjegjësinë për krimet e tyne, as që kërkuen falje. E aq ma pak me shpërblye sadopak viktimet e krimeve të tyne…! Ky qëndrim ashtë imoral. Sot, qeveritë e njimbasnjishme greke deklarojnë se nuk ka “nji problem çamërian”. Megjithatë, ka akoma dhjetëra-mijëra çamërianë të krishtenë që “u kursyen” nga masakrat e që jetojnë akoma në Greqi (Censusi i vitit 1951 tregon se 22.736 persona flasin shqip si gjuhë amtare). Meqenëse të gjitha të drejtat e minoriteteve kombëtare u janë mohue, ata i janë nënshtrue procesit të dhunshëm të asimilimit të plotë, sidomos nën presionin e randë të Kishës Orthodokse Greke.
Me luftue kundër nji gjendje kaq të randë e fatkeqe të çamërianëve, me shpërnda retë e paditunisë, mospërfilljes dhe harresës që i ka mbulue ata, ashtë e duhet të jetë përparësi e jonë kryesore!
Nga pikëpamja historike, kjo kërkon nga ne të zbulojmë dhe të mbledhim të gjithë evidencën që akoma ekziston pjesë për pjesë, çdo dokument të mundshëm që ka të bajë me tragjedinë çamëriane, me intervistue çdo dëshmitar dhe me publikue të gjitha për informimin e botës së gjanë. Le të hjedhim dritë mbi ata! Vetëm për arsyen e thjeshtë të qartësisë dhe justifikimit, na duhet të përfshijmë të gjitha në kontekstin e ditëve dhe viteve, kur këta ngjarje u zhvilluen ne Greqi. E gjithë kjo, në nji përpjekje të ndershme me zbulue të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
“E vërteta” sjell dritë; drita krijon nji botë të re që del nga errësina dhe kaosi i mashtrimit. Dhe në këtë botë të re e të ndritun, njerëzit vullnetmirë do të shohin për vete e do të gjykojnë. Edhe vetë qeveritë shpesh herë ndigjojnë zanet e arsyes dhe ndërmarrin dialogun, marrin rrugën e zgjidhjes së konfliktit dhe eventualisht arrijnë në pajtimin e dëshiruem.
Fryma e pajtimit ashtë ajo që viktimet e tragjedisë çamëriane kërkojnë dhe shpresojnë me arrijtë. Duhet rivendosë fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit!
Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, tragjedia çamëriane dhe mohimi i paturp i saj nga fajtorët ashtë ajo që profesoreshë Samantha Powers, e Universitetit Harvard, dhe sot ambasadore e SHBA në OKB, e quen “nji problem nga Ferri”. Tue folë për tragjedinë e Bosnjës (1991-95), ish-Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, shpjegon: “Ashtë me të vërtetë nji problem tragjik. Urrejtja në mes të grupeve (kombëtare dhe fetare) ashtë pothuejse e pabesueshme. Ashtë e tmerrshme dhe e vjetër, shekullore. Ky ashtë me të vertetë nji problem nga Ferri”.
I tillë ashtë edhe “problemi çamërian”! Politikanët në fuqi i dijshin të gjitha për krimet, kush i bani ata dhe përse, por mbajtën heshtjen. Ne e dijtëm për shumë kohë dhe mbajtëm heshtjen, dëshmitarë të turpshëm, ndërsa masakrat mohoheshin vazhdimisht. Nji arsye kryesore ashtë se “udhëheqsit tonë” nuk e shikuen asnjiherë tragjedinë çamëriane si nji përparësi politike në llogaritjet e tyne; ata nuk e shtruen problemin, nuk akuzuen fajtorët, nuk u përpoqën me thye heshtjen. Edhe ne, të gjithë ne, jemi fajtorë për mosveprim…! Akoma sot, Shqipëria nuk ka nji shoqëri civile të fortë dhe efektive për veprim!
Avokati jahudi, Raphael Lemkin, i cili kishte humbë 41 anëtarë të familjes gjatë viteve të Holokaustit, shkruen: “Ashtë krim të vrasësh nji njeri; por nuk ashtë krim kur nji shtypës vret nji milion njerëz. Kjo nuk i qëndron logjikës”. Në Shqipëri, nji qëndrim i këtillë ashtë përforcue fatkeqësisht edhe nga fakti se në vendin tonë nuk u publikue asnjiherë madhësia e plotë e marrëzisë së regjimit komunist – as edhe kësaj dite. Në Shqipëri, nga vitet e gjata të diktaturës staliniste në formën e saj ma të shëmtueme, populli u ba “lëkurë-trash” nga vuejtjet e mëdha që pësoi, pothuejse i pandjeshëm para gjakut e para lotëve mbas 45 viteve diktaturë. Për ma tepër, satrapi aziatik nxori çamërianët nga kampet e refugjatëve për të cilat kujdesohej organizata UNRRA, i shpërndau në të katër kandet e Shqipërisë, kolektivisht dhe arbitrarisht u hoqi atyne nënshtetësinë greke në vitin 1953, tue shkatërrue kështu shanset e kthimit në votrat e tyne stërgjyshore dhe mbas vitit 1959 filloi nji persekutim të pamëshirshëm të udhëheqësve të tyne dhe vrau mjaft nga ata.
Kur “Konventa për Gjenocidin” u adoptue nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 1946, shprehja “gjenocid” u përcaktue si “…mohimi i së drejtës së jetës për të gjithë pjesëtarët e nji grupi njerëzor…(që)…trondite ndërgjegjën e njerëzimit”. Vetëm dy vjet kishin kalue nga dita e katastrofës në Çamëri. Pothuejse askush nuk e tha nji fjalë, ngreu nji gisht, ose paraqiti këtë subjekt të dhimbshëm para qeverive të hueja, ose para OKB-së. Qeveria komuniste e Shqipërisë, në mënyrë të paturpshme ishte shumë e zanë me shpërndamjen e çamërianëve anekand vendit tonë, shumë e zanë me shfarosjen e “armiqve të popullit”, dhe shumë e zanë tue shërbye në mënyrë servile interesat e Jugosllavisë së Titos në nderhymjen e tij në Greqinë e shkatërrueme nga lufta, gjithashtu.
Neni 2 i Konventës për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (12 qershor  1948) përcakton termin “gjenocid” si “…akte të kryeme me qëllim shkatërrimi, tanësisht ose pjesërisht, të grupeve kombëtare etnike, racore ose fetare, siç janë
(a) vrasja e anëtarëve të grupit;
(b)damtime serioze të trupit ose të mendjes së anëtarëve të grupit; dhe
(c)me shkaktue, me qëllim, për grupin kondita qe damtojnë jetën e grupit, të llogarituna me sjellë asgjasimin e tij fizik, tanësisht ose pjesërisht…”
Të gjitha këto përcaktime i plotëson tragjedia çamëriane që u zhvillue në kondita ekstrajudiciare. Qëllimi? Shkatërrimi fizik –asgjasimi- i të gjithë popullsisë myslimane të Çamërisë.
Në Shqipëri, na jemi familjarë me këtë përvojë, sepse e kemi përjetue atë. Metoda të ngjashme, por mbrenda “nji kuadri falso gjyqësor” u aplikuen nga qeveria komuniste kundër disa grupeve fetare e kundërshtare politike të regjimit shtypës.
Shkatërrimi pothuejse i plotë i klerit katolik shqiptar ashtë nji shembull i pashembullt i pikësynimeve të nji qeverie me asgjasue fizikisht këtë grup. Në nji përqindje të madhe, ky fenomen i mbrapshtë u zbatue edhe me persekutimin e frikshëm të klasës së posalindun të intelektualëve shqiptarë të arsimuem në botën e Europës Perëndimore, kjo shpresë e parë dhe e vërtetë për transformimin demokratik të vendit tonë.
Çamërianët u masakruen nga forca të rregullta ushtarake greke, si dhe nga çeta të parregullta banditësh, kriminelë ordinerë, jo për atë “që kishin ba”, por për atë “qe ishin” “bashkekombas të padëshirueshëm” “çamërianë myslimanë të dënuem me zhdukje” (Në nji fare mase, kjo ashtë e vërtetë dhe për maqedonasit e Egjeut dhe jahudijtë e Greqisë).
Konventa e OKB-së quen përgjegjës qeveritë që sulmojnë anmiqt e “mbrendshëm” në “kohë paqe e në kohë lufte”. “Gjenocidi nuk mund të jetë kurr nji çështje e mbrendshme e cilitdo vend qoftë”, shkruente “The Washington Post” më datë 9 nandor 1946. Tue fole para Senatit te SHBA-së, senatori William Proxmire deklaroi solemnisht: “Përgjegjsia e jonë rritet pa masë me humbjen e jetës njerëzore të secilit”. Dhe na lajmëron: “Injoranca e mospërfillja janë dy nga anmiqt ma vdeksorë për të drejtat e njeriut, kudo qoftë në botë”. (S.Powers, ‘81).
Na, shqiptarët, me nji histori të gjatë pushtimesh nga jashtë dhe shtypjesh nga regjimet e mbrendshme, nuk duhet kurrë të lejojmë që “injoranca dhe mospërfillja” të rriten në mes nesh. Na duhet të punojmë, të studjojmë, të shpjegojmë dhe përfundimisht të kërkojmë drejtësi “deri sa edhe Ferri të bahet akull”, si thonë amerikanët; Na duhet të publikojmë të gjitha aktet e pabesueshme të terrorit zyrtar në Çamëri me evidencë të besueshme. Kjo kërkon angazhim dhe punë e përsëri punë!
Nji ndërmarrje e këtillë kërkon edhe nji mekanizëm, gjithashtu. Ashtu si mësova nga nji përvojë këto ditët e fundit në New York City, hapi i parë për zgjidhjen e nji problemi ashtë fillimi i nji dialogu në mes elementesh vullnetmira nga të dy palët. “Politikanet dhe masmedia” nuk janë të mirëseardhun. Në rastin e Çamërisë, pjesëmarrësit shqiptarë e grekë paraqesin narrativën e tyne si subjekt për diskutim. Kontradiktat dhe ndoshta edhe konfrontimet janë të paevitueshme. Përkundrazi, ata janë të mirë-se-ardhuna. Pasioni sjell energji. Disa nga tabutë, nga të dy anët rrëzohen, por mjaft fakte të pakundërshtueshme do të pranohen, shpjegohen, kuptohen dhe shërbejnë për nji pajtim mendimesh. Kjo ashtë nji praktikë që u ndoq në 1993 në Oslo, Norvegji, nga dy ekipe izraelite dhe palestineze, me nji sukses fillestar. Tani, nji praktikë e këtillë po ndiqet nga dy ekipe, turke dhe armene. Me gjithë pengesat e mëdha, bisedimet bahen të qeta dhe në frymë ndërtuese. Dy anmiq tradicionalë janë bashkëbisedues në nji dialog të qytetnuem. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: qarqet qeveritare janë të vështira në mirëkuptim.
Ngjarjet e fundit tregojnë se “problemi çamërian” ka fillue të ngrihet. Në zgjedhjet e qershorit 2013, në Shqipëri, partitë politike që përfaqësojnë interesa të çamërianëve në vend (sot ma shumë se 200.000), kanë fitue, për të parën herë, 5 vende në Parlamentin shqiptar. Përsëri, “problemi” mbetet akoma dhe kërkon nji zgjidhje para se të helmojë marrëdhanjet në mes të dy fqinjëve shekullorë, Shqipëri e Greqi.
Akoma ma keq: ai mund të helmojë mendjet dhe zemrat e brezenive të reja të të dy vendeve. Prandej ashtë imperativ inkurajimi i nji dialogu, larg nga duert e “politikës dhe të “mediave sensacionale” të dy vendeve.
*Autori ashtë aktivist për të drejtat e njeriut

Filed Under: Analiza Tagged With: njohje dhe mirekuptim, Problemi cam, Prof. Sami Repishti

ÇESHTJA ÇAME KERKON DREJTESI, PAPULIAS MENDO PER GJYKIMIN E ZOTIT

November 4, 2013 by dgreca

NGA SHPETIM IDRIZI/

Përpara qindra mbështetësve, shqiptarë të Çamërisë dhe të gjitha trevave të tjera kombëtare, Shoqata “Çamëria” dhe PDIU zhvilloi një tubim paqësor me parrullat “Hiqni ligjin e luftës”, “Zgjidhni çështjen çame”, etj. Gjatë aktivitetit folën kryetari i Shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana, ish kryetari Servet Mehmeti, deputeti Dashamir Tahiri dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. 
Fjala e plotë të z. Idrizi. 
Të dashur motra dhe vëllezër, 
Ne erdhëm në një shesh tjetër, sepse pala greke kishte frikë prej nesh. Por, ne jemi ata që kemi qenë gjithnjë, sepse gjaku nuk mohohet, etnia dhe kombi nuk mohohen. 
Ne jemi çamë, ne jemi shqiptarë kushdo qofshim, mysliman apo të krishterë, të rinj apo të vjetër. 
Protesta jonë në fakt nuk ishte kundër Papuliasit, por politikës greke, të cilën ai e ka përfaqësuar megjithëse me mënyra të buta. 
Protesta jonë është për të kujtuar se ne ekzistojmë, se çështja çame ekziston. Pala greke, që ka kërkuar largimin e protestës nga sheshi para Presidencës po bën si sturci. Ajo po fsheh kokën dhe duke future kokën në rërë, mendon se nuk sheh rritjen tonë, forcimin tonë. Protesta jonë është me drejtësi dhe vlerë, dinjitet dhe aspirat, humanitet dhe dlirësi, është për fqinjësinë e mirë, që vendoset vetëm mbi bazat e dinjitetit dhe reciprocitetit. 
Le të flasim pak për zotin Papulias: 
Është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmimtar i gjallë i genocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se, ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit. 
Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin Çamëria. 
Ai e di, sepse ka patur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin. 
Vallë pse miku i tij i fëmijërisë Fuat BoçI do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte genocid? Pse ju, pse ne do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varet e të parëve tanë? 
Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? 
Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? 
Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër genocidit? 
A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet 
Ju deklaroheni një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë? 
Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullësisë e shfarrosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër dua tí them z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin: Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu. 
Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhje historike. Nuk duhet të kalonte ylberin. 
Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të presidentit Papulias që ndihet grek. Do të duhet të shfuqizohet ligji i luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. 
Do duhej që ligji i vitit 1981 për refugjatët e luftës, të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jogreke. 
Kjo do na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë, apo të djathtë qofshin. Zoti Papulias, duhet të keni frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që mbajtët në parlament; këlyshët e Zervës ndaj të cilit luftuat në Luftën e Dytë Botërore dhe i mbajtët shumë gjatë në gji, dhe që tani doni t’I këpusni kokën. 
Komuniteti çam, ka përqafuar vlerat e demokracisë evropiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga ky vend, nga ky shesh, nga të gjithë sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëjmë një thirrje zotit Papulias: 
Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për detin, për kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh. 
Si mund të pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde? 
Nuk ka për ata as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. 
Zoti Papulias keni rastin historik t’iu bësh shërbimin më të madh dy kombeve të cilit i përket. Pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. 
Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. i kthehet të vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju të vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombasit e tu çame, fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është evropiane të mohohet genocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombasve të tu? 
Nuk e dimë nëse do të vish prapë zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të Mëshiroftë! 
Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me Batalionin “Çamëria”. 
Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe të vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë! 

Ndaj dua ti bëj thirrje presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të Opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’ju ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra. Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar! 

Rroftë Çamëria! 

Rroftë kombi shqiptar! 

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja came, Papulias, Shpetim Idrizi

Zoti Papulias, Çamëria pret zgjidhje!

November 3, 2013 by dgreca

Nga Tahir Muhedini/

Zoti Karolios Papulias, në një takim të viteve të para të tranzicionit, asokohe në postin e ministrit të jashtëm, duke iu referuar problemit çam, i tha homologut Alfred Serreqi se, “këto janë probleme që duhen ballafaquar pas 20 vjetësh, pasi sot ka ende plagë të hapura në shoqërinë greke”.

E pra, sot kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe çështje si ajo e çamëve, e pronave të shqiptarëve, duhen diskutuar dhe çuar drejt zgjidhjes përfundimtare. Edhe shqiptarët nuk janë më ata të vitit 1991: janë anëtarë të NATO-s dhe së shpejti do të bëhen edhe anëtarë të Bashkimit Europian.

Është momenti për reflektim

Kryediplomati grek, zoti Venizellos, gjatë vizitës në Tiranë dhe takimit me homologun shqiptar Bushati, ofroi një qasje jo të drejtë për Çështjen Çame, duke sugjeruar zgjidhjen e çështjes së pronave në mënyrë individuale, nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut. Së pari, Çështja Çame nuk është vetëm çështje pronash, ajo është pjesë e një kuadri tërësor të drejtash të dhunuara, përfshi dhe të drejtën e jetës, është çështje e të drejtave të njeriut, që kërkon një zgjidhje kolektive, pra jo vetëm njohje të të drejtave pasurore dhe dëmshpërblimit për pronën e grabitur me dhunë, por dhe riatdhesim të popullsisë së shpërngulur me gjenocid, në bazë të konventave ndërkombëtare. Nuk mund të jetë individuale çështja e dhjetëra mijëra qytetarëve të huaj në territorin e një shteti tjetër. Së dyti, ajo nuk duhet trajtuar vetëm në dimension juridik, sepse nuk është vetëm e tillë. Çështja Çame është çështje politike midis dy vendeve tona, Greqisë dhe Shqipërisë dhe duhet zgjidhur me dialog reciprok politik dhe largpamës, padyshim me praninë e përfaqësuesve të kësaj popullsie. Çështja Çame vjen si rezultat i një qëndrimi absurd të deritanishëm të qeverive greke, por edhe atyre shqiptare, për ta administruar dhe përballuar pa pasione e me realizëm koston politike të zgjidhjes së këtij problemi. Është momenti për reflektime të mëdha si nga shteti i sotëm grek, por dhe ai shqiptar. Është momenti që të merren vendime të guximshme dhe të flaket çdo paragjykim për t’u dhënë fund dilemave dhe përpëlitjeve shpirtërore të dy popujve tanë.

Sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë e ministrit Venizelos, vetëm një javë më vonë disa nga diplomatët grekë dhe autoritete të larta greke, në një letër dërguar Kryeministrit Samaras, vazhdojnë ta konsiderojnë si “pjesë të tyre” Jugun e Shqipërisë, që rëndom e cilësojnë “Vorio-Epir”. Ndërkohë që historia provon krejt të kundërtën. Me këto qëndrime shteti dhe qeveria greke po shkojnë më mbrapa akoma sesa paraardhësit e tyre, në fillim të shekullit të 20.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njohës i marrëdhënieve shqiptaro-greke, shpreh keqardhjen time për këto hapa të fundit që do t’i quaja të rrezikshme dhe, duke përfituar nga ky rast, i bëj thirrje z. Papulias të shohë dhe të gjykojë me realizëm Çështjen Çame dhe të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi, si kryetar i një shteti që mbahet si një vend i demokratizuar. Ajo që duhet të jetë konstante e pa zigzage dhe si tipar themelor i marrëdhënieve shqiptaro-greke është dialogu bilateral dhe bashkëpunimi për forcimin e vazhdueshëm të tyre. Në realitet, në sipërfaqe ato duken të mira dhe normale disa raste siç kemi dëgjuar të deklarohet nga disa edhe si të “shkëlqyera”. Nga një vëzhgim i kujdesshëm i historikut të këtyre marrëdhënieve do të konstatohet se këto marrëdhënie, për fat të keq të të dy popujve fqinjë, rezultojnë me zigzage të theksuara, me shumë mosbesim se sa të sinqerta, me skena dhe acarime primitive. Në thellësi ato janë me gropa dhe hone të rrezikshme e akoma të pambyllura, të cilat në momente të caktuara nxjerrin mbi sipërfaqe sulfurin e tyre helmues.

Filoshqiptar apo nacionalist grek?

Zoti Papulias, si personalitet me përvojë të gjatë diplomatike, ka dëshmuar se është nga më të emancipuarit grekë, që kërkon të forcojë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve. Madje, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm, ka dhënë shenja se ka vullnetin të shohë realitetin e ekzistencës së Çështjes Çame. Ai ka pasur fatin të vijë në këtë jetë në një nga fshatrat e Çamërisë. Në jetëshkrimin e tij thuhet se ka lindur më 1929 në fshatin Voshtina (sot quhet Pogoniani) pranë kufirit me Shqipërinë. Ky fshat ndodhet në krahinën e Çamërisë dhe dikur banohej nga popullsia shqiptare. (Siç dihet në vitet 1913 – 1945 qeveritë greke dëbuan me forcë popullsinë shqiptare nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, qindra bashkëfshatarë të presidentit të sotëm grek u përzunë me dhunë edhe nga fshati i lindjes së tij, Voshtina. Në Voshtinë sipas të dhënave shqiptarët kanë banuar që në shek.XVI, pas përzënies së shqiptarëve myslimanë, në këtë fshat u sollën vlleh dhe “grek” nga Azia e Vogël. Megjithatë, nuk mund të themi se z.Papulias është filoshqiptar. Ai është thjesht një nacionalist grek, që më shumë se pragmatizmin dhe realpolitikën, ka mbështetur deri në fanatizëm interesat greke, shpeshherë të ekzagjeruara dhe pa asnjë bazë historike dhe ligjore. Shpresojmë që në këtë vizitë në Tiranë Presidenti grek të mos jetë një bashkëbisedues i vështirë dhe të ofrojë një qasje dhe këndvështrim realist në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi, si dhe në çështje të mbetura pezull, siç është Çështja Çame e cila, siç ka deklaruar ministri ynë i Jashtëm zoti Bushati, tashmë është pjesë e dosjes diplomatike shqiptare.

Ballafaqimi i parë shqiptaro-grek në nivel ekspertësh

Karolos Papulias gjithnjë ka qenë çelësi i zhbllokimeve të marrëdhënieve të krizave të ngrira të politikës midis Greqisë dhe Shqipërisë. Atij i takon merita se ideoi në fillim të viteve 1980 heqjen e ligjit të gjendjes së Luftës me Shqipërinë, por ky ligj nuk u miratua nga Kuvendi i Greqisë. Tre vjet pas hapjes së Shqipërisë, më 3 maj 1994, në ”Hotelin Eden au Lac” në Zyrih të Zvicrës u zhvillua takimi Serreqi-Papulias, ku u rrok si temë bisedimi edhe Çështja Çame, çka do të shënonte atë që mund të cilësohet si uverturë e “ballafaqimit shqiptaro- grek me Çështjen Çame në nivel ekspertesh”.

Ministri i Jashtëm grek z. Papulias u shpreh se “Për problemin çam dua të bëj një vërejtje…Dua të bëj një diferencim historik. Populli shqiptar dhe minoriteti grek kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë kundër fashizmit dhe nazizmit. Kurse çamët bashkëpunuan me pushtuesit kundër çlirimit të Greqisë. Unë këtë e di mirë se kam qenë 14 vjeç dhe kam luftuar në ato anë. Ekziston problemi i pronave dhe besoj se e mbani mend se kam thënë që shërbimet e të dyja ministrive të Jashtme të studiojnë këtë problem”. Ministri i Jashtëm shqiptar, z. Serreqi, kundërshtoi këtë opinion që fyente çamët dhe e cilësoi si jo real atë, si një qëndrim që nuk bazohej në realitetin historik të së vërtetës së ngjarjeve. “Nuk e vë në dyshim se ashtu si në radhët e grekëve – replikoi z.Serreqi, …edhe midis çamëve, të cilët gjithashtu luftuan kundra okupatorëve, ka pasur bashkëpunëtorë. Dihet historia. Nga Greqia ikën ata që bashkëpunuan me italianët dhe ata që deshën të vendosnin komunizmin. Tani kanë kaluar të paktën dy gjenerata, është absurd të ngulësh këmbë në mënyrë të tillë, domethënë të përvetësosh teorinë e luftës së klasave të zhvilluar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Akuza nuk qëndron për të gjithë çamët, por edhe në kohë ajo s’mund të zbatohet. Qëndrimi që mban qeveria greke sot nuk mund të mbahet”.

(Këtu është vendi të bëhet një parantezë: deklaratat e vitit 2008 të historianëve grekë, prezantuar në Universitetin e Pantios në Athinë, me fakte të bazuara nga dokumentet dhe filmime të kohës, dëshmojnë falsitetin e qëndrimit zyrtar grek dhe hedhin dritë mbi pafajësinë e çamëve dhe pohojnë implikimet e minoritetit grek me pushtuesit kundër shqiptarëve).

Por një vit më vonë ndodhi një zhvillim tjetër, i papritur.

Papulias – Serreqi dhe Komisionet e Përbashkëta

Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, më 13-14 mars 1995, Zoti Papulias,  në takim me homologun e tij, z. Alfred Serreqi, pranoi ekzistencën e Çështjes Çame. Me insistim të ministrit shqiptar të Jashtëm, z.Papulias pranoi diskutimin e çështjes së pronave të çamëve në nivel ekspertësh, në kuadër të Komisionit dhe nënkomisioneve të përbashkëta shqiptaro-greke, për trajtimin e problemeve që ekzistonin midis dy vendeve. Nën udhëzimet e dy ministrave të Jashtëm u ngritën këto komisione dhe u realizua takimi i parë në Tiranë i nënkomisionit Juridik dhe Konsullor në nivel ekspertësh, ku u diskutuan pretendimet pasurore të të dyja palëve. Pala shqiptare trajtoi çështjen e zgjidhjes së pretendimeve pasurore të shtetasve shqiptarë të bllokuara nga i ashtuquajturi “ligji i luftës”, për të cilën pala greke pranoi se ka kthyer disa pasuri dhe do të shihte më konkretisht, rast pas rasti, pretendimin e dokumentuar nga ekspertët shqiptarë. Në lidhje me çështjen e pronave të çamëve, si çështje që nuk ka të bëjë aspak me “ligjin e luftës” e që u trajtua nga të dyja palët si pretendim i veçantë, pala greke fillimisht tentoi të acarojë artificialisht situatën, duke u shprehur në kundërshtim me direktivën e dhënë nga dy MJ, se “po të diskutohet për një çështje që nuk ekziston ne mund të tensionojmë marrëdhëniet përsëri”. Pala shqiptare, me gjakftohtësi, nuk ra pre e këtij provokacioni, por me maturi dhe me fakte e dokumente autentike greke e rrëzoi akuzën e përfaqësuesve grekë ndaj çamëve. Për herë të parë në këtë takim është deklaruar përfundimisht se çamët qëndrojnë në historinë e tyre të pafajshëm dhe ndaj tyre ka vetëm akuzë politike. Pasi palës greke iu paraqitën fakte kokëforta, iu kërkua miqësisht një pozicionim i qartë për kthimin e të drejtave pasurore të çamëve për çka u ra dakord për një takim të ardhshëm.

Mos u trembni nga shoqata “Çamëria”

Çuditërisht nuk ka pasur më pas një zhvillim të ri pozitiv në zgjidhjen e një problemi të pranuar nga të dyja palët si ekzistues, por siç dëshmohet edhe sot ka një kthim të rrezikshëm mbrapa në qëndrimin e injorimit dhe vazhdimit të mbulimit të problemit të të drejtave të njeriut me të gjitha përmasat humane të tij, hapa të cilat janë jo të sinqerta dhe nuk ndihmojnë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe dy popujve. Për të sjellë në vëmendjen e opinionit është ngjarja e 1 nëntorit 2005, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar, Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të shoqatës “Çamëria” kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë. Zoti Papulias u detyrua të bëjë kështu një nga gjestet më të paprecedentë, aspak miqësor dhe diplomatik: atë të rikthimit në “mes të rrugës” nga një vizitë e cilësuar miqësore. Papulias ra në kurthin e asaj fryme dhe veprimi grek të njohura si “qarqe apo segmente shoviniste greke”, frymë që ka brejtur dhe po i bren vazhdimisht vlerat e vërteta civilizuese greke dhe ka dëmtuar rëndë miqësinë e vërtetë shqiptaro-greke. Pikërisht kjo frymë projektoi, masakroi dhe dëboi nga vatrat e veta, me dhunë e gjenocid të paparë, shqiptarët e Çamërisë, një nga popullsitë më të vjetra të atyre trojeve.

Nuk kishte asnjë shenjë dhe arsye që z.Papulias ta ndiente veten të pasigurt në Sarandë, ku e prisnin përveç autoriteteve më të larta shqiptare, edhe përfaqësuesit e një populli paqësor, nga më të vuajturit dhe më të diskriminuarit në Europë, çamëve martirë.

Por, siç u komentua nga të gjithë, ajo ishte një ngjarje e inskenuar, që u përdor si pretekst diplomatik, nga ku qarqet shoviniste morën shkas, për të ngritur dhe fajësuar çamët, të cilët propaganda greke menjëherë i cilësoi si ekstremistë.

Z.Papulias ende nuk ka sqaruar nëse ishte frika nga tubimi paqësor që e detyroi të kthehet nga rruga pa mbaruar punë, apo dëshmia e ekzistencës së problemit çam, për të cilin ndoshta në ato moment nuk ka qenë i përgatitur për të dhënë një përgjigje të prerë.

Filozofia çame në marrëdhëniet shqiptaro-greke

Epoka e nisur e integrimit europian, e miqësisë dhe e paqes çon vetvetiu në zgjidhjen e Çështjes Çame. Sa më shpejt që të pranohet kjo, aq më mirë do të jetë për Athinën Zyrtare, por edhe për të dy popujt me lidhje të vjetra historike. Historia ka dëshmuar se shqiptarët e Çamërisë, kanë qenë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në konsolidimin e një shteti grek. Ndaj marrëdhëniet shqiptaro-greke kërkojnë një trajtim tjetër nga ai i deritanishëm.

Tani që është në fuqi edhe një rezolutë për Çështjen Çame, është formësuar një qëndrim zyrtar në politikën e jashtme të shtetit në marrëdhënie me Greqinë, duke u përballuar me të gjitha elementet përbërëse të këtyre marrëdhënieve të trashëguara nga e kaluara e tyre.

Nga ministri ynë i Jashtëm, zoti Bushati, siç e pamë gjatë vizitës së zotit Venizelos, është vënë në dispozicion një formulim preciz dhe korrekt i trajtimit të Çështjes Çame mbi taktikën dhe strategjinë që duhet ndjekur deri në zgjidhjen përfundimtare e plotësuar kjo me dokumente të rëndësishme. Diplomacia shqiptare dalëngadalë po rikonturon dhe pozicionon vetveten për Çështjen Çame dhe po përgatitet seriozisht për ballafaqimin e madh.

Çamëria dhe banorët e saj të lashtë janë gur themeli i pazëvendësueshëm i këtyre marrëdhënieve mijëravjeçare dhe gur themeli që nuk injorohet dot. Koha do të dëshmojë se marrëdhëniet shqiptaro-greke kishin dhe kanë nevojë për ketë kontribut dhe këtë filozofi çame, si një tregues i shkallës së emancipimit të këtyre marrëdhënieve.

Ne 5 deputetët çamë të PDIU-së na pret padyshim një betejë e madhe politike e diplomatike, duke i kërkuar shtetit shqiptar dhe atij grek që përpara se të jenë partnerë në rrugën e integrimit europian, të plotësojnë detyrimin e tyre ndaj çështjes çame. Çamëria pret zgjidh

Filed Under: Analiza Tagged With: cameria pret zgjidhje, Tahir Muhedi, z. Papulias

MONOPOLI I VEPRIMTARISË PLURIPARTITISTE NË POLITIKËN PARAZGJEDHORE

November 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Isuf Bajrami/ Vend i Lekës/

Në Kosovë mund të flitet për pluripartitizëm, ndonëse kjo paraqet disa veçori që e dallojnë nga dukuritë e ngjashme në vende të tjera evropiane. Duke pasur parasysh veçoritë e çdo vendi, do të ishte e habitshme në fakt e kundërta, pra sikur pluripartitizmi politik të mos prezantohej alla kosovarçe.

Pluripartitizmi merr formë në çastin kur me çdo kusht tenton të realizohet dominimi i partitokracistëve në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Ky dominim nyjëzohet nëpërmjet pranisë dhe rrënjosjes masive të titistëve nëpër partitë e “mëdha” të vendit. Disa karakteristika që e dëshmojnë fare mirë këtë janë: programet fotokopje të partive politike; prirja për marrjen me çdo kusht e kompetencave institucionale; mungesa e lidhjes me bazën; ndarja e bazës elektorale mbi baza gjeografike,klanore e familjare; polarizimi i qëllimshëm i politikës. Një nga tiparet universale të pluripartitistëve është edhe monopoli i veprimtarisë së tyre në politikë. Në Kosovë, kjo mund të pohohet pa frikë, për sa kohë që sindikatat, shoqatat, fondacionet, në përgjithësi shoqëria civile, është ende në gjumë, për të mos thënë në komë, duke ua dorëzuar politikën tërësisht partive pluripartitiste. Partitë politike nuk janë të rrënjosura në shoqëri, as në territor, në kuptimin tradicional të përhapjes së organizatës partiake. Tërheqja e partive nga terreni ka pasoja të dyanshme; nga një anë partitë privohen nga funksioni i interpretimit të kërkesave sociale, duke filluar nga baza, çka do të thotë se partitë nuk janë në gjendje ta njohin realisht shoqërinë që duhet të përfaqësojnë; nga ana tjetër japin përshtypjen se nuk anojnë t’i uzurpojnë tërë hapësirat e jetës sociale. Partitokracistët,rezultojnë kështu,përderisa refuzojnë të rrënjoset në shoqëri, por në të njëjtën kohë mëtojnë se përfaqësojnë legjitimishtë të gjitha instancat shoqërore. Kapilarizimi i strukturave partiake në shoqëri më kujton epoka të kaluara, por njëkohësisht edhe vulën e padiskutueshme të partitokracisë së skajshme, si pushtet absolut i partisë mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Më duhet të them se nga pikëpamja e përfaqësimit, sistemi i partive u shndërrua në partitokraci në momentin kur partitë shprehin vetëm interesa madhore, të përgjithshme, përgjithësuese e centraliste, pra kur humbasin aftësinë e shprehjes së interesave të vogla, të diferencave, të veçorive. Reagensi i partitokracisë identifikohet fillimisht tekpaaftësia e partive për të interpretuar dëshirën për ndryshime rrënjësore, sepse inercia e partive dallohet edhe tek përpjekja për të ruajtur status quo-në e së kaluarës. Rrjedhimisht shtrohet pyetja, a i duhen qytetarëve partitë politike që nuk e luajnë siç duhet rolin e tyre në shoqëri ?!!! Këtu batuta për shkërdhatokracinë e famshme pluri-par–titiste vjen e natyrshme, si fill i kuq që potencialisht ose realisht i përshkon të gjitha qelizat e shoqërisë stalinisto-titiste .

Për të përqafuar me optimizëm pluralizmin demokratik, duhet në radhë të parë të sqarohemi nëse pluripartitokracia e sotme, e pjesshme ose tërësore, nuk është pjellë e kultit stalinisto-titistë, pra nëse nuk është produkt i praktikave socialiste-vetëqeverisëse-titiste në mënyrë shabllone.

Ka nga ata që e shohin shpëtimin e deformimeve partiake tek ndikimet e huaja, ndoshta edhe tek globalizimi, që shkon përtej logjikës së partive nacionale. Në këtë rast mund të thuhej se në “laboratorin Kosovë” po testohet një variant i ri i pluripartitokracisë post totalitare komuniste.

Kur partitë organizohen në mënyrë demokratike, brenda kornizave të demokracisë së mirëfilltë pluraliste, për të mirën e qytetarëve që përfaqësojnë ligjërisht, pa ambicie monopolizuese e totalitarizuese, luajnë rol të rëndësishëm për bashkësinë shoqërore. Në të kundërtën, shndërrohen në problem për vetë jetën e qytetarëve për të cilën pretendojnë ta përfaqësojnë me qëllim që ta “përmirësojnë”.

Thelbi i sistemit demokratik është qytetari dhe dialogu i qytetarit me të ngjashmit e tij,e jo pushteti e monologu. Dialogu është thelbi ekspozues i demokracisë, përkatësisht përmes tij konvertohet pushteti në autoritet dialogues, ku qytetarët realizojnë vetveten e tyre dhe të tjerët në komunitet. Derisa dialogu është pjesa thelbësore, jo çdo dialog dhe komunikim shtrohet si duhet. Reklama politike është njëra prej formave komunikuese dhe, në të njëjtën kohë, manipuluese masive e qytetarëve. Pushteti në demokraci ka një status të veçantë, është i definuar qartë, dhe sa më i kufizuar që është ai mundësia për të abuzuar me të është ma i vogël.

Dialogu është kushti nëpërmjet të cilit njerëzit e realizojnë esencën e tyre në demokraci. Kjo do të thotë që njerëzit nuk mund të qeverisen para se të debatojnë lirshëm lidhur me formatin dhe rregullat e lojës së qeverisjes. Ky dialog, pra ka të bëjë me justifikimin e aktivitetit politik dhe, në planin koheziv, lidhet me një kontekst më të gjerë. Pra, konteksti në fjalë siguron që politika në vetvete të mbart një infuzion demokratik dhe në mënyrë permanente të justifikohet para popullit,para një opinioni publik real, e jo fiktiv apo siç njihet ndryshe publik fantazmë i ardhur nga diku tjetër. Për të qenë e realizuar kjo në rrafshin horizontal e praktik, më tej, shtron nevojën e krijimit të një opinioni të edukuar që gjykon politikën dhe që është i aftë të dekodojë fjalorin politikë të së kaluarës,tashmes dhe të së ardhmes. Më saktësisht, kjo lidhet me domosdoshmërinë e një publiku aktiv që është barometri kryesor i legjitimitetit.

Demokracia do të duhej të siguronte disa kushte që vet konceptualizmi i saj të mos shtrembërohej. Një prej këtyre kushteve që demokracia do të duhej të siguronte, që shekullarizmi i politikës e bëri të mundur atë, është konvertimi i statusit të pushtetit. Pra,në demokraci pushteti del si një vend i zbrazët: atë s’mund ta mishëroj më asnjë individ, organ apo parti, askush s’mund të jetë bashkësubstancial me të. Pushteti,sipas kësaj pikëpamje shihet qartë se është një “tokë e askujt”. Pra, kjo nënkupton se demokracia nuk i jep askujt një pushtet premordial-hyjnor në aspektin kohor. Ata që janë aty, përkohësisht (pushtetarët), janë sepse i janë nënshtruar një procedure periodike, përndryshe nuk do të ishin ose nuk do të ishte vet demokracia. Kjo lidhet me atë që pushteti në politikë është si paraja në ekonomi, ata që e kanë pushtetin e kanë për një periodë të shkurtër dhe qëndrimi i tyre aty (posti) varet nga rezultatet e punës së tyre dhe vlerësimi që do t’u bëhet këtyre rezultateve nga zgjedhësit-populli. Sikurse ekonomistët që konkurrojnë dhe pushtojnë tregje për të fituar , ashtu edhe politikanët konkurrojnë për pushtet në “tregjet politike”apo të quajtura ndryshe zgjedhje periodike. Pra,qeverisja demokratike është e kufizuar në planin kohor nëpërmjet zgjedhjeve periodike demokratike dhe mundëson shpëtimin e pushtetit nga monopoli si në komunizëm.

Demokracia e shpreh ekzistencën e vet përmes arsyetimit të aktveprimeve politike.Arsyetimi i aktveprimeve politike në raport me qytetarin është përgjithshmërishtë i lidhur me legjitimitetin e atyre veprimeve. Ky legjitimitet ka të bëjë me kapacitetin e sistemit politik në fjalë për të prodhuar veprime,të cilat qytetarët do t’i konsideronin legjitime dhe të drejta. Premisa parësore është se, në demokraci e drejta është jashtë sferës së pushtetit të përjetshëm. Pra, në këtë proces kërkimi, akterët politikë të këtij sistemi (politikanët, partitë politike) kërkojnë legjitimitet përmes debatit, përkatësisht komunikimit. Fusha (hapësira) ku kërkohet ky legjitimitet është publiku, kurse koha më e përshtatshme për aktorët e skenës politike (telepolitikanët) në kërkim të këtij legjitimitetit është fushata parazgjedhore.

Megjithëse politikanët reduktojnë kërkimin e legjitimitetit në një akt elektoral. Legjitimiteti nuk duhet të shihet në këtë prizëm, si një akt, sepse edhe si i tillë nuk është. Legjitimiteti nuk paraqet një akt kërkim që e gjejmë njëherë e përgjithmonë. Ai duhet, dhe do të duhej të kërkohej vazhdimisht për faktin e thjeshtë se, veprimi politik (veçanërisht sot) është veprim i komunikuar, e për më tepër, i mediatizuar. Në këtë kontekst, pushteti (që është synim i akterëve politikë) për të qenë legjitim duhet ,ose do të duhej që vet pushteti të krijon parakushte,ku do të debatohej mbi legjitimen dhe jolegjitimen.

Për ta kuptuar komunikimin politik (gjuhën e pushtetit ose gjuhën e atyre që e synojnë atë), që është një komunikim veprimi dhe që lidhet drejtpërdrejt me atë që quhet politikë simbolike, duhet ta shqyrtojmë realitetin politik. Realiteti politik, është një realitet i dyfishtë. Pra, të gjitha veprimet politike ndahen në mes të dimensionit instrumental dhe dimensionit ekspresiv. Dimensioni instrumental (vlera nominale) i realitetit politik karakterizohet përmes efekteve të vërteta të veprimeve politike, kurse dimensioni ekspresiv-shprehës (vlera simbolike) karakterizohet me simbole që iu servohen publikut në mënyrë të fabrikuar. Pjesë e këtij komunikimi,që është karakteristikë e politikës së kaluar simbolike, janë p.sh: stemat partiake,himnet ,flamujt, karizma e politikanit, buzëqeshjet koinciduese, shtrëngimi i duarve, etj. Dimensioni ekspresiv i veprimit politik është i lidhur pazgjidhshmërisht me politikën simbolike dhe është për ta kuptuar komunikimin politik në rrethanat konkrete. Dhe, për më tepër, të dyja këto dimensione lidhen me mediat dhe rolin e tyre. Në këtë rast,qytetarët mund të pyesin: a është politika simbolike produkt i nënshtrimit mediatik, pra a bëhet fjalë për një politikë të “mediatizuar”, të nënshtruar nga mediat, që gjithnjë e më shumë po e humbë kuptimin e saj (sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku rregullat vendosen nga mediatorët)? Pra, politika simbolike ,së pari, është realitet i çdo shoqërie politike që nga fillimi i veprimit politik. Së dyti,politika simbolike bashkëkohore ka marrë një proporcionalitet të zhdrejtë në tërësinë e realitetit politik sot, pra ka një proporcionalitet të zhdrejtë në raport me dimensionin instrumental (veprimet konkrete politike) dhe, për më tepër, janë krijuar simbole të reja për shkak të veprimit të instrumenteve mediatike , që shpesh quhet edhe pushtet masmediatik.

Në realitetin faktik, simbolet përdoren për ndërmjetësimin politik ndërmjet akterëve politik (politikanëve,partive politike,etj.) dhe telepublikut përmes reklamave mediale. Këto reklama mund të pasqyrohen si manipuluese, ku qytetari mund të humbë aftësinë e tij dalluese në këtë konfuzion të mjegullt dhe, pse jo, manipulues në përcaktimin e nevojave të tij. Metaforën e reklamës e përdor edhe përfaqësues i demokracisë minimaliste, ku politikanët i vendos në të njëjtën paralele me tregtarët dhe, sipas tij, që të dy e përdorin reklamën për të prekur indin emocional , emotiv, impulsiv të qytetarit. Qytetari, posa hynë në fushën e politikës, për shkak të mungesës së informacionit burimor për nevojën e analizës së tij politike, gjykon në mënyrë adoleshente,fëmijërore. Pra, shikuar në këtë linjë diskursi mund të afirmohet se politika dhe telepolitikanët (pra, këtu bëhet fjalë për prezantuesit e politikës, jo politikbërësit) janë shumë të shkëputur nga realiteti esencial, duke substituar agjendat politike me inskenime mediatike (apo bashkërenduar ato), dhe duke krijuar imazhe të paqena dhe identitete fiktive,e që e tëra akordohet me një telepublik politikisht pasiv dhe që e kupton pakë apo aspak politikën. Pra, shikuar në tërësi, këto agjenda të bashkërenduara me inskenime politike ngjasojnë si një katalog, recetë, kod apo plan”hyjnor” që zbatohen ose synohet të zbatohen në tokë. Parë si tërësi këto agjenda premtimesh përmbajnë: fjalë, intelektualizma, simbole, fraza josubstanciale, premtime, supozime, dispozime për një botë tjetër.

Megjithëkëtë, mund të konkludohet se politika simbolike është e pashmangshme për çdo realitet politik, nëpërmjet së cilës telepolitikanët janë në gjendje të socializojnë dhe formojnë një vullnet politik. Akterët politikë me anë të kësaj politike simbolike reflektojnë emocionet e publikut, e që e tëra ngërthen atraktivitet, pse jo shpesh herë, edhe zbavitje, edhe pse nga politika kërkohet përgjegjësi, seriozitet, e jo zbavitje. Meqenëse politika është komplekse për shumicën e qytetarëve, pra një sistem me shumë të panjohura,prezantimi i politikës para opinionit publik bëhet në formë ritualesh, stereotipash, skemash, simbolesh që përgjithësisht janë të pranuara nga publiku. Përderisa politika simbolike paraqitet si politikë simbolesh, ritualesh, pak a shumë të kuptueshme, simbole që janë publikisht të pranuara nga realiteti publik, veprimi politik mbetet në terr prapa skenës së mediave.

Pra,demokracia e mirëfilltë është një teknikë politike që kërkon një tërësi kushtesh. Konvertimi i statusit të pushtetit, ose formula gjithë pushteti askujt, minon mundësinë për të abuzuar me pushtet, dhe është thembra e Akilit në një shoqëri politike parademokratike. Dialogu me qytetarin drejtpërsëdrejti, ekspozon kushtin thelbësor që ushqen demokracinë me legjitimitet, dhe fusha ku kërkohet ky i fundit është opinioni publik, kurse koha më e përshtatshme është fushata parazgjedhore.

Vend i Lekës 02 nëntor 2013

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Isuf Bajrami, Monopoli i veprimatrise, pluripartise, politika parazgjedhore

Zgjedhjet Lokale 2013 dhe Urbanizimi i vendbanimeve tona

November 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Ylber Vokshi-Ylli/Prishtine/

 Përfundoi fushata e konkurrences politike për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Nga të gjitha subjektet politike premtohen shumë çështje jo reale për funksionimin e një pushteti komunal,posaçërisht në fushën e Planifikimit hapësinor,Urbanizmit dhe Arkitekturës. Gjatë muajit elektoral kishte shumë provokime nga gazetarët dhe moderatorët,me pyetje të ndryshme drejtuar kandidatëve për Kryetar të Komunave. Ishin interesante përgjigjet jo të sakta,shpesh konfuze dhe jo reale të pretendentëve (kandidatëve),nëse komunat do të kishin dokumentet hapësinore të zbatueshme ne të gjitha zonat e tyre.

Janë të kota ato premtime të konkurrentëve komunal të cilat nuk janë të bazuara në plane hapësinore dhe urbane realiste,të punuara në mënyrë profesionale,pasi duke premtuar “ad hoc” projekte të ndryshme e duke u bazuar në premtimet joreale,vetëm krijojnë huti dhe pakënaqësi e madhe të banorët. Për atë është kërkuar,nga ata që e njohin këtë lami,që së pari të përpilohen Planet Zhvillimor Komunal e pastaj Planet Zhvillimor Urbane e Planet tjera Rregulluese Urbane ashtu si janë të definuar shumë mirë në Ligjin e Planifikimit Hapësinor.

Kualiteti i jetës urbane në komunat tona është shumë i varfër,nga mënyra e zhvillimit të qyteteve tona mundësit për një jetë normale janë minimale. Ka shumë deformime urbane nëpër vendbanimet tona ato vërehen dhe preken nga të gjithë ne. Banori i thjeshtë i komunës i ka kërkesat realiste të bazuara në mundësit e Komunave tona. Ai kërkon kushte normale të strehimit,për të jetuar. Është interesant se Komuna nuk investon mjete materiale për obligimet e banimit.

Komunarët shpesh ankohen në mungesën parave në buxhetet komunale për Planifikim hapësinor dhe Urbanizëm,janë këto qëndrime aspak të qëndrueshme pasi thelbi i problemit është menaxhimi (drejtimi) i Komunës. Në esencë është mungesa e përgjegjësisë profesionale dhe asaj ligjore. Kemi raste të shumta që mjetet buxhetore teprojnë (suficit) në fund të vitit,duke mos ditur se çka të bëjnë me mjetet tepricë.

Problematika urbane është e margjinalizuar,as që dihet dhe çmohet rëndësia dhe domosdoja e ekzistimit të këtyre dokumenteve hapësinore,kryesore për funksionimin e një Komune. Edhe atje ku janë punuar ato dokumente as qe ka pasur vullnet dhe interesim politik dhe profesional për t’i zbatuar ato,pasi nuk çmohet rëndësia e tyre nga veprimet e profesionistëve (urbanistëve).Ndryshe si të arsyetohen ndryshimet e planeve ende pa filluar zbatimi i tyre pas aprovimit,                             duke mos respektuar së paku procedurat aktuale ligjore.

Mendohet dhe përfolët se ato munden me qenë vetëm pengesë për vazhdimësinë e abuzimeve shumëvjeçare me hapësirën komunale çka nuk përket me të vërtetën. Interesat e përbashkëta as që trajtohen,vetëm interesat i individuale janë të rëndësishme. Janë bërë keqpërdorime të mëdha me tokën ndërtimore,ka uzurpime të tokës shtetërore e të huaj,ka ndryshime dhe përvetësime të pa imagjinueshme të pronës kadastrale,të gjitha këto janë delikte të rënda të cilat në të ardhmen duhet trajtuar nga organet kompetente shtetërore.

Planet Rregulluese urbane sipas ligjeve aktuale duhej të ishin bazë për dhënien e lejeve ndërtimore, por përpilimi i tyre,ne shumicën e rasteve,nuk është punuar sipas ligjit dhe akteve nënligjore dhe si të tilla nuk i kanë shërbye qëllimit për çka janë paguar para të mëdha.

Kryesorët janë profesionistët ata që kanë “detyruar” banorët e Kosovës të ndërtojnë dhe të blejnë objekte të ndërtuara pa kontroll profesional shtetëror,                        ashtu si veprohet në të gjitha shoqëritë e civilizuara pjesë e të cilës kemi menduar se jemi. Kush i ka ndaluar Komunat të punohet me ligjet e planifikimit dhe ndërtimit,përse nuk veprojnë ato ?. Cili profesionist do të lejonte ndërtim në një hapësirë ku do të dëmtohen edhe ata që janë lejuar të ndërtojnë pa leje. Ma të dëmtuari do të jenë banorët e vjetër të qyteteve tona, është e pa qartë kush do të jetoj në ato objekte pasi as ata nuk do të kenë rehati,që banimi kolektiv në një vendbanim kërkon.

Deri me tani në Kosovë janë “prodhuar” vetëm dokumente hapësinore dhe urbane qe janë pluhurosur në raftet komunale,pasi nuk ishin realiste dhe nuk janë realizuar,si është duke ngjarë me disa plane rregulluese të cilët kanë kushtuar shumë KOHË të humbur,ngjashëm si ka ngjarë më pare gjatë planifikimit centralist – konvencional. Mos respektimi i kohës është shkaktari kryesor i tërë katrahurës urbane në Kosovë,ku interesat individuale janë si duket ende dhe do të jenë më të rëndësishme se ato të përbashkëta.

Në kohen kur në tërë botën preferohet SHKARKIMI i qyteteve si e vetmja mundësi e mbetur për tejkalimin e kaosit urbanistik që i kanoset gati të gjitha metropoleve botërore. Në Kosovë janë propozuar disa koncepte të tejkaluara që vetëm sjellin pasoja të pa riparueshme urbane,si modele plotësisht të tejkaluara,                               si zonat industriale në afërsi të zonave të banimit duke i harruar parqet industriale si njëra prej formave ma të sigurta për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të qyteteve tona.

Është domosdoshmëri të respektohet zhvillimi POLICENTRIK i qyteteve si një prej principeve themelore në planifikimin aktual hapësinor dhe urban në tërë rruzullin tokësor. Kjo nënkupton shkarkimin e qyteteve,por kështu nuk është duke u vepruar. Këto sugjerime nuk merren seriozisht as nga”ekspertët”e planifikimit edhe se ato ishin direktiva ndërkombëtare (ESDP-1999) që duhet respektuar nëse pretendojmë të jemi të barabartë me qytetet tjera Evropiane.

Më duhet theksuar se ajo çka është duke ngjarë në Kosovë nuk ka lidhje me Planifikimin Hapësinor,Urbanizmin dhe Arkitekturën,pasi kjo veprimtari esenciale për një komunë duhet vënë nën kontroll shtetëror e jo të veprohet si deri me tani. Duhen intervenime urbane,legalizime shumë të  dhimbshme,                                                përpilime dhe aprovime të dokumenteve hapësinore si një domosdoshmëri e cila sado-kudo do të kanalizoi problematikën esenciale për funksionimin e një komune.

Jo të ndërtojmë pa kontroll shtetërore,ku elementi i SIGURISË duhej të ishte esencial e jo mos të kemi,qasje te ekipeve shpëtimtare në raste emergjente të zjarreve,vërshimeve,rrëshqitje të dheut apo erërave si ka ngjarë në vitet e fundit. Të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë të bijën shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike.

Qëllimi i komunës duhej të ishte që të gjithë të interesuarit të ndërtojnë me rregulla dhe ligje. Që moti ka kaluar koha kur banorët janë refuzuar me arsyetime banale se “nuk kemi plane”, atëherë ata janë detyruar të ndërtojnë pa leje në shekullin XXI. Metodat e vjetra të planifikimit konvencional me ndalesa janë të tejkaluara,sot bota preferon Planifikimin Hapësinor dhe Urban STRATEGJIK me respektimin e ligjeve në fuqi. Askush nuk ka të drejtë morale që tërë një shoqëri të dërgoi në greminën e një humnere të pa imagjinueshme,duke shikuar vetëm interesat e veta apo të një grupi të caktuar për një kohë të caktuar të cilët për përfitime personale marrin pjesë në këto procese jetike për një shtet.

Prishtinë    arch. Ylber Vokshi-Ylli/arkitekt i pavarur

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Kosove, urbanizimi i vendbanimeve, Ylber Vokshi, Ylber Vokshi-Ylli, zgjedhjet lokale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 936
  • 937
  • 938
  • 939
  • 940
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT