• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity

December 26, 2025 by s p

By Ramiz Tafilaj

Houston, Texas/

On the eve of the parliamentary elections, Kosovo is experiencing one of the harshest, noisiest, and most disheartening campaigns of the postwar period. Three days before the vote, political discourse has sunk into a vortex of verbal violence, slander, blackmail, and empty promises, pushing citizens ever further away from the belief that politics is a tool for improving their lives.

Instead of a competition of ideas, programs, and concrete visions for economic development, social justice, and state-building, political parties have plunged into a witch hunt, where accusations of “treason,” “collaboration with Serbia,” and “espionage” have become electoral currency. Serbia remains at the center of the campaign not as a state challenge requiring wise strategy and political unity, but as a weapon for mutual blackmail, in the hope that fear mobilizes more effectively than reason.

Amid this controlled noise, citizens forget—or are deliberately pushed to forget—the fact that these same parties left Kosovo without a functional government for nearly ten months. And the risk that this scenario will be repeated is real.

The problem lies not only with the parties, but also with the electoral system. Kosovo, as a single electoral district, deprives citizens of genuine representation. Candidates unknown to entire communities secure mandates in areas with which they have no social, cultural, or economic ties. Deputies who come from modest backgrounds display staggering wealth within a few months, without any convincing transparency.

There are deputies who, after the elections, no longer visit their hometowns, but live between Pristina and European capitals, giving the impression that they are disconnected from the reality of the citizens who voted for them. This is not representation—this is the appropriation of power.

Past governments, without exception, have had officials accused of corruption. Ironically, each of them declared a war on corruption, while in practice it only deepened. The great hope that the Vetëvendosje Movement would bring stability and radical change quickly faded. Instead of deep reform, polarization increased, hate speech intensified, and an exclusionary culture emerged that treated criticism as hostility.

The PDK and the LDK, each in their respective periods, did not show sufficient courage to genuinely break away from corruption and clientelism. AAK and NISMA, although with less weight, failed to offer a convincing systemic alternative.

Nevertheless, it is important to state clearly: no party is monolithic. Within each there are honest, professional, and dedicated individuals who would deserve the citizens’ vote.

The problem is that the current system makes it impossible to freely vote for a preferred individual beyond party boundaries.

Another illness of our political scene is the extreme personalization of power. Movements that function more as projects of a single leader than as democratic institutions endanger parliamentary democracy itself. In functional states, the leader has limited importance; decisions are made in parliament through debate, compromise, and a free vote.

When a party becomes synonymous with a single name, dissent is suppressed and criticism is excluded. This is not reform—it is regression.

And yet, despite the failures of political parties, Kosovo does not fail. The state will continue to exist, because for the first time it clearly finds itself in the same hemisphere of interests as its strategic allies, especially the United States of America.

This is a historic opportunity that should not be squandered by small, day-to-day politics.

Elections should not be a victory for one party, but a victory for the citizens. The next government, whoever it may be, must be equal toward all municipalities and citizens, without partisan distinctions.

In the end, the greatest responsibility rests with voters in Kosovo and in the diaspora: to vote with a clear mind, not with fear, not with hatred, but with the hope that their vote will not be stolen or misused.

Democracy is not perfect, but it is stronger when citizens do not give up.

May the elections of 28 December 2025 be a step toward a fairer, more representative, and more dignified Kosovo—a democratic and functional state.

Filed Under: Ekonomi

BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE

December 24, 2025 by s p

Një zhvillim me rëndësi për komunitetin shqiptar në Amerikë vjen nga Balfin Real Estate, kompania lidere e pasurive të patundshme në Shqipëri, e cila ka hapur zyrën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në New York. Ky hap shënon një zgjerim domethënës të pranisë së kompanisë jashtë kufijve, duke i sjellë më afër shqiptarëve të diasporës mundësitë e shumta që ofron tregu i pasurive të patundshme në vendlindje.Kjo zyrëi bashkohet zyrave të hapura më heret në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Austri dhe Zvicrë.

Balfin Real Estate u themelua në vitin 2018 nga Grupi BALFIN, një prej grupeve më të mëdha dhe më të konsoliduara në rajon. Që nga fillimi, kompania ka ndjekur një vizion të qartë për të ngritur standardet e tregut shqiptar të real estate dhe për të sjellë një mënyrë të re të zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve. Që në vitin e parë të operimit, Balfin Real Estate trefishoi të ardhurat, ndërsa portofoli i projekteve u zgjerua ndjeshëm.

Gjatë pesë viteve të fundit, kompania ka kaluar një transformim të thellë dhe të qëndrueshëm. Nga pesë projekte në vitet e para, ajo menaxhonte njëzet projekte në vitin 2023 dhe sot administron 25 projekte të rëndësishme turistike dhe rezidenciale në zonat më të kërkuara të Shqipërisë. Portofoli i pronave me projekte si Green Coast, Vlora Marina, Next to Vala Mar Premium, Rolling Hills, Belvedere Korça etj ka arritur vlerën e 1.3 miliard eurove, ndërsa kompania ka krijuar një ekip profesional prej rreth njëqind punonjësish. Ky zgjerim është shoqëruar edhe me rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke përfshirë 37 partneritete me agjenci pasurish të patundshme në Evropë, SHBA dhe Kanada.

Tregu shqiptar i pasurive të patundshme ka njohur një zhvillim të ndjeshëm, veçanërisht në zonat bregdetare, ku rritja e vlerës së pronave ka ndjekur ritme të shpejta dhe të vazhdueshme. Kjo e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investitorët, sidomos për shqiptarët e diasporës të cilët kërkojnë të ruajnë lidhjen me vendlindjen përmes investimeve të qëndrueshme. Ndryshe nga tregjet e konsoliduara të Bashkimit Evropian, ku çmimet e pronave kanë mbetur të qëndrueshme për një kohë të gjatë, Shqipëria ofron potencial të lartë rritjeje dhe norma fitimi krahasuese me tregje globale, si Dubai.

Hapja e zyrës së Balfin Real Estate në New York vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së shtuar të shqiptarëve që jetojnë në SHBA për t’u informuar dhe për të investuar në tregun shqiptar. Kjo zyrë synon të shërbejë si një urë e drejtpërdrejtë komunikimi, duke u ofruar klientëve konsulencë profesionale në gjuhën shqipe, prezantim të projekteve më të reja dhe asistencë në çdo hap të procesit të investimit. Në këtë mënyrë, shqiptarët në Amerikë do të kenë mundësinë të marrin vendime të sigurta, pavarësisht distancës nga Shqipëria.

Balfin Real Estate shpreh angazhimin e saj për të qenë pranë diasporës, duke i ofruar komunitetit shqiptar në SHBA mundësinë për të investuar në projekte më të mira turistike në Shqipëri të cilat po zhvillohen me ritme të përshpejtuara. Ky hap i ri përfaqëson jo vetëm zgjerimin ndërkombëtar të kompanisë, por edhe dëshirën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Me rritjen e vazhdueshme të tregut dhe me standardet e larta të punës që e karakterizojnë, Balfin Real Estate synon të mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në pasuri të patundshme në Shqipëri. Hapja e zyrës në New York vjen si një dëshmi konkrete e këtij vizioni dhe një mundësi e re për diasporën shqiptare për të qenë pjesë e zhvillimit të tregut më premtues në rajon.

www.balfinrealestate.com

1151, Broadway, New York

+1 (347) 425-2033

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BALFIN REAL ESTATE

NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

December 21, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Miratimi dhe nënshkrimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) me një buxhet mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes, përbën jo vetëm një vendim financiar, por një dokument strategjik me peshë gjeopolitike globale. Përfshirja eksplicite e Kosovës në këtë ligj është sinjal i qartë politik dhe i sigurisë, me rëndësi të shumëfishtë për shtetin e Kosovës.

NDAA nuk është vetëm ligj thjesht buxhetor që ndan mjete financiare për ushtrinë amerikane por është një dokument strategjik, që përcakton prioritetet strategjike, aleancat, partneritetet dhe vijat e kuqe të politikës së sigurisë së SHBA-ve. Çdo vend i përmendur në këtë ligj trajtohet si pjesë e interesit strategjik amerikan. Në këtë kontekst, përfshirja e Kosovës e vendos atë qartë në hartën e interesave të sigurisë së SHBA-së.

Dispozitat e NDAA-së, riafirmojnë mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kundërshtimin e qartë të ndarjeve territoriale apo ndryshimit të kufijve, dhe refuzimin e çdo zgjidhjeje që cenon rendin kushtetues të Kosovës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur ide të rrezikshme për “korrigjime kufijsh” apo “zgjidhje kreative” rikthehen periodikisht në diskursin politik rajonal dhe çarqe të caktuara brenda kombëtare.

NDAA e pozicionon dialogun Kosovë-Serbi brenda një kornize të qartë amerikane, si

dialogim i bazuar në njohje reciproke, dhe jo në zgjidhje të përkohshme apo kompromis të njëanshëm në dëm të Kosovës. Kjo është një mesazh i drejtpërdrejtë edhe për Beogradin, por edhe për faktorë ndërkombëtarë që kanë toleruar paqartësi strategjike në proces.

Në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës, ky ligj përbën mesazh sigurie si, garanci politike dhe strategjike për Kosovës dhe sigurinë e sajë, paralajmërim për aktorët destabilizues dhe sponsorët e tyre, dhe sinjal se SHBA-të e shohin Kosovën si faktor stabiliteti dhe jo si problem sigurie.

Në një mjedis global të pasigurt, ku Ballkani Perëndimor mbetet zonë e ndjeshme për ndërhyrje hibride, ky pozicionim amerikan është faktor kyç parandalues. Riafirmimi i mbështetjes amerikane nuk është çek i bardhë por ërgjegjësi shtesë për institucionet e Kosovës. Ai vjen me pritshmëri të qarta, për konsolidim të shtetit ligjor, koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n, shmangie të veprimeve të njëanshme që dëmtojnë aleancën strategjike, dhe ndërtim serioz të kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Kosova duhet ta lexojë NDAA-në jo vetëm si mbështetje, por si udhërrëfyes strategjik. Me mbi 901 miliardë dollarë dhe përfshirjen e Kosovës në të, është një konfirmim i fuqishëm se Kosova mbetet projekt strategjik i SHBA-së në Ballkan. Ai e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, e mbron sovranitetin e saj dhe e lidh qartë të ardhmen e saj me arkitekturën euro-atlantike të sigurisë.

Në një kohë pasigurie globale, ky është një mesazh i qartë: Kosova nuk është e vetme, por duhet të sillet si aleate serioze dhe shtet i përgjegjshëm.

Filed Under: Ekonomi

Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?

December 20, 2025 by s p

Nga Cafo Boga/

Në çdo shtet ligjor, mënyra se si është ndërtuar dhe si funksionon sistemi juridik përbën themelin e besimit publik, stabilitetit institucional dhe zhvillimit demokratik. Shqipëria sot ka një arkitekturë juridike që, në letër, i ngjan sistemeve europiane, por në praktikë vazhdon të prodhojë vonesa, pasiguri dhe zhgënjim qytetar. Ky kontrast mes formës dhe realitetit ka krijuar një hendek të thellë mes pritshmërive të qytetarëve dhe përvojës së tyre konkrete me drejtësinë. Për ta kuptuar pse ndodh kjo, është e domosdoshme të shohim fillimisht hierarkinë e sistemit juridik shqiptar dhe më pas mënyrën se si ai funksionon realisht.

Hierarkia e sistemit juridik shqiptar

Në krye të sistemit juridik qëndron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, akti më i lartë normativ, ndaj të cilit duhet të përputhen të gjitha ligjet, vendimet dhe veprimet e institucioneve shtetërore. Kushtetuta përcakton ndarjen e pushteteve, garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve dhe sanksionon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk shqyrton fakte konkrete apo prova penale, por vlerëson nëse ligjet, aktet normative apo veprimet e institucioneve publike janë në përputhje me Kushtetutën. Vendimet e saj janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha organet e shtetit, duke e bërë atë gurin themelor të rendit kushtetues.

Nën këtë nivel funksionon sistemi gjyqësor i zakonshëm, i organizuar në tre shkallë. Gjykatat e Shkallës së Parë janë pika e nisjes së çdo çështjeje civile, penale apo administrative. Vendimet e tyre mund të ankimohen në Gjykatat e Apelit, të cilat shqyrtojnë si aspektet procedurale ashtu edhe, në raste të caktuara, thelbin e çështjes. Në krye të këtij sistemi qëndron Gjykata e Lartë, instanca më e lartë gjyqësore, me një rol kyç në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe interpretimin e ligjit në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë vendin.

Në krah të gjykatave qëndron Prokuroria, si organ i akuzës, me në krye Prokurorinë e Përgjithshme. Pas Reformës në Drejtësi u krijua edhe struktura e posaçme SPAK, e fokusuar në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Po ashtu, reformës iu shtuan institucionet e vettingut: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), ky i fundit me kompetencë përfundimtare dhe pa të drejtë ankimi.

Në letër, kjo hierarki përfaqëson një model europian të qartë dhe të strukturuar. Problemi lind kur kjo arkitekturë formale përballet me realitetin e zbatimit praktik.

Funksionimi real dhe problemet strukturore

Problemi kryesor i sistemit juridik shqiptar nuk është mungesa e ligjeve apo institucioneve, por mungesa e funksionalitetit real. Procesi i vettingut ishte i domosdoshëm për pastrimin e sistemit nga korrupsioni dhe abuzimet e akumuluara ndër vite. Megjithatë, mënyra dhe ritmi i zbatimit të tij krijuan vakume serioze në gjykata dhe prokurori, duke sjellë vonesa të gjata në gjykime dhe një mbingarkesë të madhe çështjesh të pazgjidhura.

Një problem tjetër i theksuar është formalizmi ekstrem. Vendimmarrja gjyqësore shpesh fokusohet më shumë në aspektet teknike dhe proceduriale sesa në thelbin e drejtësisë. Qytetari përballet me vendime të ndërlikuara, të vështira për t’u kuptuar dhe, jo rrallë, kontradiktore. Ndërkohë, roli unifikues i Gjykatës së Lartë mbetet i dobësuar, duke krijuar pasiguri juridike dhe mungesë koherence në zbatimin e ligjit.

Përqendrimi i fuqisë vendimmarrëse në disa institucione kyçe, veçanërisht në KPA dhe SPAK, ka ngritur shqetësime serioze për mungesë balancash institucionale. Vendime përfundimtare pa mekanizma korrigjues krijojnë rrezikun që gabimet të mbeten të pakthyeshme, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës dhe besimin publik te drejtësia.

Nga struktura institucionale te ndikimi i pushtetit politik

Në këtë kontekst lind natyrshëm pyetja nëse pushteti politik ka arritur të ndikojë mbi sistemin juridik. Në aspektin formal, institucionet e drejtësisë janë të pavarura dhe nuk ekzistojnë prova për ndërhyrje të drejtpërdrejta politike në vendimmarrje. Megjithatë, realiteti nuk është bardh e zi.

Ndikimi sot nuk ushtrohet përmes urdhrave apo telefonatave, por përmes strukturës së vetë sistemit. Përqendrimi i kompetencave, mungesa e ankimit dhe pesha e perceptimit publik krijojnë një klimë vetëcensure institucionale. Në një sistem ku gabimet nuk korrigjohen dhe vendimet janë përfundimtare, presioni nuk ka nevojë të shprehet hapur; ai vepron në mënyrë të heshtur, por efektive.

Kësaj klime i shtohet edhe presioni publik dhe mediatik, shpesh i politizuar. Çdo kritikë ndaj Reformës në Drejtësi apo institucioneve të saj etiketohet lehtësisht si sulm ndaj drejtësisë, duke kufizuar hapësirën për debat profesional dhe përmirësim të brendshëm të sistemit.

Drejtësia selektive dhe rasti Balluku

Ky realitet shpjegon edhe perceptimin e përhapur të drejtësisë selektive. Publiku sheh se gjyqtarë dhe prokurorë largohen nga sistemi për shkelje formale ose mospërputhje administrative, ndërsa figura të larta politike, pavarësisht akuzave dhe denoncimeve publike, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre.

Rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është ilustrues për këtë hendek. Ajo është përmendur dhe akuzuar publikisht për çështje korrupsioni në diskursin politik dhe mediatik, por nga pikëpamja juridike nuk ekziston një masë sigurie penale, një aktakuzë e konfirmuar apo një vendim gjyqësor që ta ndalojë ushtrimin e funksionit të saj. Sipas parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, hetimi apo denoncimi publik nuk barazohet me fajësi penale dhe, ligjërisht, vazhdimi i funksionit është i lejuar.

Problemi këtu nuk është domosdoshmërisht shkelja e ligjit, por hendeku midis përgjegjësisë penale dhe asaj politike. Në demokracitë e konsoliduara, dyshimi serioz prodhon pasoja politike, përfshirë dorëheqjen ose pezullimin e funksionit, edhe përpara një vendimi gjyqësor përfundimtar. Në Shqipëri, mungesa e kësaj kulture politike ushqen bindjen se ligji zbatohet me standarde të ndryshme për aktorë të ndryshëm. Një nga boshllëqet kryesore që thellon këtë konfuzion është mungesa e një mekanizmi ndërmjetës, transparent dhe institucional, që të përcaktojë ekzistencën e një baze të arsyeshme ligjore (probable cause) përpara se një zyrtar i lartë të përballet me akuza formale ose të vazhdojë ushtrimin e funksionit. Në sisteme si ai amerikan, procedura si Grand Jury ose Preliminary Hearing shërbejnë pikërisht për këtë filtër: ato mbrojnë individin nga politizimi i drejtësisë dhe njëkohësisht i japin publikut sigurinë se ekziston bazë reale juridike për ndjekje penale. Në mungesë të një mekanizmi të tillë në Shqipëri, akuzat mbeten në sferën e debatit publik pa një vlerësim institucional paraprak, duke ushqyer perceptimin e drejtësisë selektive dhe duke dëmtuar besimin publik në institucionet shtetërore.

Përfundim

Në fund, problemi i drejtësisë shqiptare sot nuk qëndron vetëm te pavarësia formale e institucioneve, por te mungesa e balancave, proporcionalitetit dhe ndarjes së qartë mes ligjit dhe etikës publike. Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të re spektakolare në drejtësi, por për një korrigjim të thellë të mënyrës se si ajo funksionon në praktikë.

Drejtësia nuk është thjesht një çështje institucionesh; ajo është kontrata morale mes shtetit dhe qytetarit. Pa e rikthyer këtë kontratë, as shteti ligjor dhe as demokracia nuk mund të funksionojnë plotësisht.

Filed Under: Ekonomi

Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët

December 17, 2025 by s p

Cafo Boga/

Iluzioni Monetar Pas Krizës Shqiptare

Po lexoja një artikull në Panorama, të shkruar nga një mik i imi dhe akademik i respektuar, Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili më ngjalli kuriozitet dhe reflektim. Në shkrimin e tij, Prof. Angjeli e trajton stabilitetin monetar dhe euroizimin e ekonomisë shqiptare si një mundësi strategjike, duke sugjeruar se Shqipëria mund të shndërrohet në një pol financiar rajonal përmes afrimit natyror me euron, zhvillimit të sektorit energjetik dhe forcimit të kapitalit njerëzor. Ky vizion, megjithatë, ngre një pyetje thelbësore që më shtyu të shkruaj këtë artikull: a pasqyron forca e lekut dhe ky stabilitet monetar një ekonomi reale prodhuese dhe institucione funksionale, apo mbështetet kryesisht në flukse të përkohshme eurosh që maskojnë dobësitë strukturore dhe nxisin emigracionin masiv?

Në shikim të parë, monedha shqiptare jep një përshtypje qetësuese. Leku ka mbetur relativisht i fortë dhe i qëndrueshëm kundrejt euros, edhe pse inflacioni është rritur dhe standardet e jetesës kanë ngecur. Për vëzhguesit e rastësishëm, kjo mund të duket si shenjë qëndrueshmërie ekonomike. Por për shumë shqiptarë, realiteti i përditshëm është shumë ndryshe: çmime të larta, paga të ulëta, mundësi të kufizuara dhe një largim i vazhdueshëm i njerëzve nga vendi.

Ky kontrast i dukshëm nuk është i rastësishëm. Ai është rezultat i një iluzioni monetar — një situatë në të cilën një monedhë duket e fortë për arsye që kanë pak lidhje me shëndetin real të ekonomisë.

Çfarë e Bën Normalisht një Monedhë të Fortë

Në një ekonomi të shëndetshme, një monedhë e fortë pasqyron produktivitet dhe besim. Vendet me eksporte të fuqishme, industri të diversifikuara, punësim të lartë dhe institucione të besueshme priren të tërheqin investime të huaja. Monedhat e tyre forcohen sepse tregjet globale besojnë në aftësinë e tyre për të krijuar vlerë në afatgjatë.

Shqipëria nuk i përmbush këto kritere. Baza e saj e eksporteve është e ngushtë, industria prodhuese është e dobët, bujqësia ka vështirësi të konkurrojë dhe institucionet mbeten të brishta. Nëse vetëm faktorët themelorë do të përcaktonin kursin e këmbimit, leku do të ishte nën presion.

Nga Vjen Valuta e Huaj

Forca e lekut nuk buron nga prodhimi, por nga flukse të mëdha dhe të vazhdueshme të valutës së huaj, veçanërisht euro. Këto flukse krijojnë kërkesë për lek, duke rritur vlerën e tij, edhe pse ekonomia vendase mbetet e pazhvilluar.

1. Remitancat – Shtylla Kryesore

Remitancat vjetore drejt Shqipërisë në vitet e fundit vlerësohen rreth 1.4–1.6 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 9–10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto fonde vijnë kryesisht nga shqiptarët që punojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të Bashkimit Europian si edhe ne Shtetet e Bashkuara.

Remitancat tejkalojnë investimet e huaja direkte në sektorë prodhues dhe janë të krahasueshme me eksportet totale të mallrave. Kur eurot konvertohen në lek për konsum familjar, ato forcojnë monedhën pa krijuar vende pune apo kapacitete industriale brenda vendit.

2. Ndërtimi dhe Pasuritë e Paluajtshme – I Paqartë, por i Fuqishëm

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme përfaqësojnë burimin e dytë kryesor të hyrjeve valutore, të vlerësuara rreth 1.2–1.8 miliardë euro në vit. Sot, ndërtimi përbën afërsisht 14–16 për qind të PBB-së.

Një pjesë e madhe e këtij kapitali hyn në ekonomi jashtë kanaleve tradicionale bankare. Pavarësisht origjinës, zhvilluesit konvertojnë euro në lek për të paguar tokën, lejet, fuqinë punëtore dhe materialet, duke krijuar presion të vazhdueshëm rritës mbi monedhën pa gjeneruar potencial eksportues.

3. Turizmi – Vëllim i Lartë, Produktivitet i Ulët

Të ardhurat nga turizmi arritën rreth 3.5–4.0 miliardë euro në vitin 2023, të nxitura nga mbi 10 milionë vizitorë. Ndërsa turizmi gjeneron hyrje valutore, ai është sezonal, i varur nga importet dhe me produktivitet të ulët për punonjës.

Turizmi e forcon lekun përkohësisht, por nuk ndërton qëndrueshmëri ekonomike afatgjatë.

4. Ndërhyrja e Bankës Qendrore

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në mënyrë aktive për të frenuar forcimin e tepruar të lekut, duke blerë qindra milionë euro në vitet e fundit. Kjo konfirmon se forca e monedhës nuk nxitet nga produktiviteti i tregut, por mbështetet artificialisht nga flukset valutore.

Shkalla e Hyrjeve Valutore dhe Pasojat Ekonomike

Në total, Shqipëria përfiton rreth 6.5–8.0 miliardë euro në vit nga hyrje të valutës së huaj — një shifër jashtëzakonisht e madhe për një ekonomi me rreth 20 miliardë euro Prodhim të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, shumica e këtyre fondeve ushqejnë konsumin, pasuritë e paluajtshme dhe importet, jo inovacionin apo kapacitetet eksportuese.

Pse Inflacioni Mbetet i Lartë

Inflacioni vazhdon sepse Shqipëria importon shumicën e mallrave bazë, konkurrenca e brendshme është e dobët, tregjet janë të përqendruara dhe joefikasiteti, së bashku me korrupsionin, shtojnë kosto të fshehura. Një monedhë e fortë nuk mund t’i korrigjojë këto probleme strukturore.

Kush Përfiton dhe Kush Humbet

Një lek i fortë përfiton importuesit, interesat e ndërtimit, mbajtësit e aseteve dhe elitat politike-ekonomike. Ai dëmton eksportuesit, fermerët, prodhuesit dhe punëmarrësit që paguhen në lek. Në thelb, ai funksionon si një taksë e fshehtë mbi prodhimin vendas.

Kurthi Emigracion–Monedhë

Emigracioni rrit remitancat, remitancat forcojnë lekun, dhe një lek i fortë dobëson prodhimin, duke nxitur emigracion të mëtejshëm. Ky është një cikël vetëpërforcues që e zbraz gradualisht ekonominë.

Mesazhi i Vërtetë i Lekut

Leku është i fortë sepse shqiptarët po largohen, jo sepse Shqipëria po prodhon. Kursi i këmbimit pasqyron hyrjet e kapitalit, jo forcën reale të kombit.

Derisa Shqipëria të ndërtojë një ekonomi të bazuar në produktivitet, inovacion dhe besim institucional, forca e lekut do të mbetet një iluzion.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT