• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fleksibiliteti financiar, ja si mund ta bëjë më të thjeshtë blerjen e një prone

September 17, 2026 by s p

9125c20b-c3db-41dc-ad2d-ea31f96e529c
f1f05f83-3c3d-4c75-becb-c49945c3f5cc

Kur flitet për investime në pasuri të paluajtshme, vëmendja përqendrohet kryesisht te vendndodhja, cilësia e zhvillimit, facilitetet dhe perspektiva afatgjatë e zonës. Megjithatë, një tjetër element që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në vendimmarrjen e investitorëve është fleksibiliteti i pagesës.

Ky faktor bëhet veçanërisht i rëndësishëm në projektet e mëdha që zhvillohen në disa faza, pasi mundësia për ta shpërndarë pagesën në kohë krijon më shumë hapësirë për planifikim dhe krijon lehtësira në procesin e investimit.

Në vend të një pagese të konsiderueshme që në fazat e para, struktura të tilla u mundësojnë investitorëve të sigurojnë pronën me një pagesë fillestare më të ulët, ndërsa pjesën e mbetur ta shlyejnë në një fazë të mëvonshme.

Këtë qasje po e aplikon edhe Vlora Marina, një prej zhvillimeve më të rëndësishme që po realizohet në qendër të qytetit të Vlorës.

Projekti ofron për një periudhë të limituar, deri në 31 tetor, mundësinë për të investuar në një apartament premium buzë detit ose në njësi komerciale, duke paguar 20% të vlerës në fillim dhe 80% në momentin e dorëzimit të pronës.

Kjo strukturë merr një rëndësi të veçantë në kontekstin e afatit të zhvillimit të projektit, me ndërtesat e para që parashikohet të dorëzohen brenda vitit 2028. Për investitorin, kjo do të thotë një angazhim fillestar më i ulët dhe më shumë kohë për të planifikuar kapitalin e mbetur deri në dorëzimin e pronës.

Vlera e këtij avantazhi përforcohet më tej nga destinacioni ku ndërtohet, cilësia e zhvillimit dhe stili i jetesës që Vlora Marina ofron.

Vlora, një destinacion në transformim

Vlora Marina po zhvillohet në zemër të Vlorës, në një moment kur qyteti po kalon një transformim të rëndësishëm urban dhe turistik.

Pozicionimi mes Adriatikut dhe Jonit, zhvillimi i infrastrukturës, rritja e ofertës turistike dhe interesi në rritje për Rivierën Shqiptare po forcojnë profilin e Vlorës si një destinacion jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar dhe investuar.

Gjithashtu investimet e vazhdueshme dhe numri gjithnjë e në rritje i vizitorëve i kanë dhënë Vlorës një dinamikë të re, duke e shndërruar në një qytet aktiv dhe të gjallë përgjatë gjithë vitit.

Vlora Marina një zhvillim modern buzë detit 

Vetë projekti është një zhvillim urban miks që ofron çdo gjë në një destinacion të vetëm, nga marina e parë e klasit botëror në vend me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte,deri tek një shëtitore buzë detit me të gjitha njësitë e shërbimit.

Vlora Marina është gjithashtu i vetmi projekt në qytetin e Vlorës me një qendër të dedikuar për argëtim, ndërsa nuk mungojmë këndet sportive, hapësirat e gjelbërta, dyqane, butik, bare dhe restorante me emër. Pjesë e projektit është gjithashtu  dhe hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, bashkë me apartamentet e branduara, një koncept që sjell shërbimet e hotelit me 5 yje në shtëpinë tuaj. 

Në këtë panoramë, fleksibiliteti financiar për të investuar në një shtëpi buzë detit apo në një njësi komerciale në një projekt si Vlora Marina, konsiderohet një element më shumë në favor për këdo që e konsideron Rivierën Shqiptare si një treg potencial investimi.  

Për më shumë informacion mund të na vizitoni në zyrën tonë në New York

Adresa: 1151, Broadway, New York

Kontakt: +1 (347) 425-2033

Filed Under: Ekonomi

Justice on Unequal Scales: The Price of Kosovo’s Compliance

September 16, 2026 by s p

Hektor Merko/

The recent ruling by the Kosovo Specialist Chambers, sentencing former leaders of the Kosovo Liberation Army (KLA) to 13 to 25 years in prison, is a bitter pill for the people of Kosovo to swallow. But beyond the shock of the verdicts lies a much deeper, systemic frustration: the unmistakable reality that for over two decades, Kosovo’s unwavering compliance with the international community has been rewarded with the short end of the stick.

This sentencing is the latest chapter in a long, troubling effort to artificially equate the crimes of the perpetrator with the defensive actions of the victim. It is a narrative that ignores history, defies logic, and ultimately makes a mockery of the concept of transitional justice.

A History of Unwavering Cooperation

To understand the depth of this betrayal, one must look at the track record of the Albanian resistance from the 1990s to the present day. When the international community intervened to halt a genocidal campaign, the KLA did not go rogue. They complied.

In 1999, the KLA agreed to disarm. They subsequently agreed to transform into the Kosovo Protection Corps, and ultimately, its leadership transitioned into the democratic, political sphere. At every turn, Kosovo’s leadership cooperated with international institutions. They opened their doors to UNMIK, EULEX, and the Hague. They did not hide their leaders; they surrendered them voluntarily to face the scrutiny of international courts. They did everything that was asked of them in the name of peace and state-building.

Diplomatic Pledges and Active Sabotage

Contrast this total compliance with the behavior of the Serbian state. Serbia has built a legacy of non-cooperation, actively shielding war criminals and refusing to fully comply with international mandates. While Belgrade sits at negotiation tables signing high-profile agreements like the 2023 Brussels Declaration on Missing Persons, its actions at home tell a sinister story.

Far from assisting in locating the missing, the Serbian state apparatus has shifted from passive obstruction to active sabotage. This was laid bare in July 2026 at a confirmed mass grave site in the village of Kalludër. When a local Kosovo Serb cooperated with authorities to provide information that helped locate the remains of war victims, Serbian security forces arrested him on charges of “espionage.” By framing humanitarian disclosure as high treason, Belgrade sent an unmistakable signal: if you speak the truth about hidden mass graves, you will be prosecuted.

While Kosovo’s leaders sit in detention for cooperating with the West, the architects and foot soldiers of ethnic cleansing roam freely, protected by a state that criminalizes the truth.

The Illusion of Parity and Proportionality

The disparity in the application of justice is staggering, not just in localized courts, but at the highest levels of international tribunals.

Consider the cases of Serbian officials like Nikola Šainović and Vlastimir Đorđević, who were convicted by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY) of orchestrating a state-sponsored campaign of crimes explicitly targeting the Albanian civilian population. Their sentences ranged from 15 to 22 years.

How can a justice system demand up to 25 years from the leadership of a liberation movement, while those who orchestrated systemic atrocities receive lighter sentences? Even at the localized level, in 2014, a Serbian war crimes court convicted paramilitary members for the massacre of over 100 ethnic Albanians, handing down sentences as low as two years. Meanwhile, in Kosovo, families are still unearthing mass graves.

The Collapse of the Original Mandate

It is vital to remember the premise upon which these Specialized Chambers were built. The court was established on the back of sensational, macabre allegations, specifically, the entirely unfounded claims of organ trafficking championed by Russian and Serbian politicians. Today, those allegations have evaporated due to a complete lack of evidence.

Furthermore, the September 16 judgment made a fundamental legal distinction: it explicitly rejected the prosecution’s most severe overarching charges. The court determined that while offenses took place, prosecutors could not demonstrate that these acts were part of a broad, coordinated campaign targeting civilians collectively. Instead, the court noted that victims were targeted on an individual basis, meaning the sentencing rests entirely on individual accountability rather than an organizational mandate.

This completely dismantles the narrative of an institutional or state-like apparatus of terror. What remains are localized convictions based on an incredibly selective, one-ethnic judicial mechanism that places the magnifying glass entirely on the oppressed while leaving the state apparatus that actually orchestrated the mass atrocities safely out of frame.

The European Union’s Dangerous Double Standard

When a state criminalizes the fulfillment of an agreement it signed, the diplomatic response cannot remain business as usual. Yet, the European Union has repeatedly opted for a maddening double standard, relying on false equivalencies.

This approach reaches a new low when Serbian political figures proudly claim they are proud of what they did in Kosovo, openly admitting their goal of genocide and declaring they would have exterminated all Albanians if they had the chance. The EU’s reflex to such undisguised endorsements of mass atrocities is to issue a boilerplate statement urging “both sides to tone down the rhetoric.” But what rhetoric, exactly, were Kosovar Albanians supposed to tone down? Equating the aggression of the perpetrator with the patience of the victims is not diplomacy; it is appeasement.

The Legitimacy of the Struggle and the Verdict of History

It is crucial not to adopt a narrative that this ruling invalidates the liberation movement or the independent state it helped create. The tribunal did not outlaw the pursuit of statehood, nor did it pass judgment on the legitimate existence of the resistance.

The fundamental righteousness of the struggle, a grassroots resistance against foreign occupation and a fight for self-determination, remains historically and morally unblemished. The convictions of specific persons do not equate to the indictment of the entire organization, nor do they erase the movement’s vital role in securing the nation’s freedom. The KLA was an existential response to a century of systemic oppression, apartheid, and ultimately, genocide. When survival is on the line, resistance is an absolute necessity.

Finally, this judgment is not final. The fight for justice now moves to the appellate level, where rigorous, rational legal analysis will be required to challenge these disproportionate sentences. The world cannot sentence the reason the resistance was born, nor can it erase the historical truth: when a homeland could no longer endure the bloodshed, it called for liberators.

Filed Under: Ekonomi

Filatelia, analizë sociologjike e një pasioni ndërbrezor

September 15, 2026 by s p

Besnik Fishta/

Filatelia, si arti dhe pasioni i koleksionimit të pullave postare, është një nga hobit më të vjetra në botë, por njëkohësisht mbetet edhe sot një aktivitet i gjallë, edukues dhe social. Edhe pse në kohën moderne komunikimi është bërë kryesisht digjital, pullat postare nuk e kanë humbur vlerën e tyre, sepse ato përfaqësojnë histori, kulturë dhe identitet kombëtar. Filatelia nuk është thjesht mbledhje objektesh të vogla, por një mënyrë për të njohur botën dhe për të zhvilluar mendjen dhe karakterin. Si një hobi i vjetër, filatelia ka lindur në shekullin XIX me daljen e pullave të para postare. Që atëherë, njerëzit filluan t’i mbledhin ato jo vetëm për kuriozitet, por edhe për vlerën e tyre artistike dhe historike. Me kalimin e kohës, ky pasion u shndërrua në një fushë të organizuar, me shoqata, ekspozita dhe koleksionistë të shumtë në të gjithë botën.

Shumë filatelistë të shquar shqiptarë dhe të huaj e kanë filluar këtë pasion që në moshë të vogël, shpesh rastësisht, duke marrë një letër me pulla të veçanta ose duke parë koleksionin e një familjari. Për shembull, koleksionistë të njohur evropianë kanë treguar se fillimisht kanë mbledhur pulla pa kuptuar vlerën e tyre, por me kalimin e kohës ky interes është kthyer në një pasion të thellë dhe një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Edhe në Shqipëri, filatelistë të njohur kanë ndërtuar koleksione të rëndësishme që pasqyrojnë historinë dhe kulturën kombëtare. Ky pasion i ka ndihmuar ata të zhvillojnë durim, vëmendje ndaj detajeve dhe një karakter të rregullt e të organizuar.

Filatelia ka një vlerë të veçantë në formimin e karakterit të individit. Ajo nuk është vetëm një aktivitet estetik apo historik, por edhe një shkollë e vërtetë edukimi. Koleksionisti mëson të jetë i duruar, i përqendruar dhe i disiplinuar. Çdo pullë kërkon vëmendje dhe kujdes, ndërsa ndërtimi i një koleksioni kërkon kohë dhe përkushtim. Këto cilësi ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e personalitetit, duke e bërë individin më të organizuar dhe më të përgjegjshëm.

Një aspekt i rëndësishëm i filatelisë është edhe ndikimi i saj pozitiv në shëndetin mendor, veçanërisht tek moshat e vjetra. Studime të ndryshme në fushën e psikologjisë dhe neuroshkencës kanë treguar se aktivitete si koleksionimi i pullave mund të shërbejnë si një formë terapie për sëmundje si Alzheimeri apo Parkinsoni. Aktiviteti i vazhdueshëm i trurit gjatë klasifikimit, kujtimit dhe analizimit të pullave ndihmon në mbajtjen aktive të kujtesës dhe përmirësimin e përqendrimit. Për më tepër, ky hobi sjell qetësi emocionale dhe ul stresin, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetës.

Është e rëndësishme të theksohet se filatelia nuk duhet parë si një aktivitet tregtar apo si mjet fitimi. Edhe pse disa pulla mund të kenë vlerë të lartë në treg, thelbi i këtij pasioni nuk është fitimi material, por kënaqësia, njohuria dhe dashuria për historinë dhe artin. Koleksionisti i vërtetë nuk e sheh pullën si mall për shitje, por si pjesë të një historie më të madhe që duhet ruajtur dhe vlerësuar.

Një tjetër vlerë e madhe e filatelisë është ndryshimi i përfitimeve sipas moshës. Tek nxënësit dhe të rinjtë, ky hobi ndihmon në zhvillimin e njohurive për historinë, gjeografinë dhe kulturat e ndryshme të botës. Ai rrit kuriozitetin dhe aftësinë për të mësuar në mënyrë të pavarur. Ndërsa tek moshat më të rritura, filatelia shërben më shumë si relaksim, ruajtje e kujtesës dhe aktivitet social që i mban të angazhuar mendërisht dhe emocionalisht.

Filatelia ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në forcimin e ndjenjës sociale dhe bashkëpunimit mes njerëzve. Koleksionistët shpesh komunikojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë pulla, ndajnë informacione dhe marrin pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo krijon ura lidhëse mes kulturave të ndryshme dhe forcon ndjenjën e bashkëpunimit global. Në këtë mënyrë, një pasion i thjeshtë individual shndërrohet në një aktivitet që bashkon njerëz nga vende të ndryshme të botës.

Në përfundim, filatelia është një pasion i veçantë që lidh të kaluarën me të tashmen dhe mbetet aktual edhe në botën moderne. Ajo nuk është vetëm një hobi i mbledhjes së pullave, por një mjet edukimi, formimi karakteri, zhvillimi mendor dhe social. Pavarësisht moshës, ky pasion sjell përfitime të shumta dhe mbetet një shembull i qartë se si një aktivitet i thjeshtë mund të ketë ndikim të thellë në jetën e njeriut.

Filed Under: Ekonomi

Si po e qëllon perëndimi krijesën e vet në Kosovë?

September 14, 2026 by s p

Altin Gjeta/

Ka njëlloj tabuje – të vetëkuptushme – në botën shqiptare kur diskutohet roli i perëndimit në Kosovë. Sipas narrativës dominuese, perëndimi u angazhua ushtarakisht, çliroi Kosovë, prandaj kritika në këtë drejtim nuk është e mirëpritur.

Kontributi i perëndimit, veçanërisht i Shteteve të Bashkura dhe Britanisë së Madhe ka qenë vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Por, të thuash se Kosova qëndron sot e pavarur vetëm sepse ndërhyri perëndimi, e redukton rolin e shqiptarëve në spektator. Kosova u çlirua dhe u pavarësua së pari për shkak të përpjekjeve njëshekullore të shqiptarëve. Ata sakrifikuan, luftuan dhe derdhën gjak për liri nën një shtet ku nuk u pyetën kurrë për fatin e tyre politik. Asnjë proces i tillë nuk ndodhi në 1913, as në 1945 dhe sigurisht kurrë më vonë.

Shqiptarët u aneksuan nga Serbia dhe Jugosllavia kundër vullnetit të tyre.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Këshilli Rajonal ku nga 140 antarë, vetëm 37 ishin shqiptarë vendosi qëndrimin nën Serbi. Historia mandej dihet: shqiptarët u trajtuan si popull i dorës së dytë. Në vitet 1960-70 edhe pse zyrtarisht Serbët dhe Malazezët përbënin 27% të popullsisë (me shumë gjasa shifër e fryrë sepse censusi organizohej nga Serbia), përsëri okuponin ma shumë se 50% të pozitave drejtuese në Kosovë. Këtu nuk po flas për dhunën që ushtrohej ndaj shqiptarëve për ta lëshuar Kosovën.

Megjithatë, shqiptarët rezistuan: organizuan protesta të fuqishme në vitet 1960, 1981, ndërtuan shtetin paralel dhe diplomacinë ndërkombëtare nën udhëheqjen e Rugovës dhe luftuan me armë kur çdo mjet tjetër dështoi. Pa këto përpjekje, perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë në Kosovë. Përpos kundër gjithë gjasave ndërhyri dhe u angazhua në një projekt ambicioz shtetndërtimi.

Por, pas luftës diçka ndryshoi. Mbështetja për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës u ofrua me një çmim të lartë; akomodimin e interesave të Serbisë. Pushteti në Kosovë praktikisht u nda me Serbët. Siç edhe një diplomat evropian thotë fill pas shpalljes së pavarësisë ‘shqiptarët morën diçka për të cilën nuk ishin krejt entuziast, ndërsa evropianët dhanë pikërisht atë çka donin, jo një zgjidhje përfundimtare dhe jo një Kosovë shqiptare.’

Të kompleksuar se Serbia duhej të kompensohej për humbjen Kosovës, perëndimi mesa duket nuk u mjaftua me ndarjen e pushtetit me Serbët në Kosovë.

Duket se shkoi një hap ma larg: me prokurorinë dhe gjykatën speciale kërkon të ndajë edhe krimet e luftës në Kosovë. Sepse me shumë gjasë javën që vjen, udhëheqja politike e UÇK do të dënohet për eksese në luftë dhe fill pas luftës, duke vendosur kështu në sytë e opinionit ndërkombëtar shenjën e barazisë mes kriminelit – Serbisë së Millosheviqit – dhe viktimës – Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK ka gjasa të dënohen dhe Kosova të damkoset në një proces i cili filloi me shtëpinë e verdhë dhe po përfundon me akuza krejt të tjera. EULEX hetoi për më shumë se katër vite akuzat e Dick Marty, dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova për trafik organesh, por me një lëvizje skandaloze ndryshoi objektin e hetimit. Mesa duket prokurorët ishin nisur me paramendim për të gjetur patjetër diçka.

Në bazë të raportit të EULEX-it, Kosovës iu imponuan Dhomat e Specilizuara monoetnike. Pra, për 13 mijë të vrarë në Kosovë, ku UÇK ishte forcë mbrojtëse do të gjykoheshin vetëm shqiptarët të akuzuar për disa dhjetra krime. E gjitha kjo histori ndodh në sfondin e dialogut me Serbinë ku BE dhe SHBA kërkojnë tërheqjen e Beogradit në orbitën Evropiane.

Sot, pas shumë vitesh është e qartë se kjo strategji ka dështuar. Dialogu nuk ka normalizuar asgjë; as Serbinë me Kosovën, as Serbinë me perëndimin dhe as Serbinë me të shkuarën e vet. Funerali i Radko Mlladiq në Beograd dëshmon se Serbia mbetet peng i shovinizmit të sëmurë. Dhe krimet që nuk dënohen, përsëriten.

Ironike, por ndërsa në Kosovë nuk janë gjetur akoma mbi 1000 trupa, dhe zbulohen varre masive, perëndimi u angazhua në një sipërmarrje politike me pasoja katastrofike. Treni i gjykatës speciale është nisur për të mbërritur në Beograd, dhe tash askush nuk e ndalon dot.

Kosova dhe udhëheqja e UÇK po paguan një çmim të rëndë për ëndrrallat e perendimit me Serbinë e Vuqiçit. Kjo është si të qëllosh krijesën tënde për të kënaqur epshet e komshiut sadist. Sepse në një konflik ku mbi 95% e viktimave janë shqiptarë në trojet e tyre, nuk mund të ketë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor.

Prandaj, shqiptarët dhe serbët nuk mund të ndajnë edhe krimet në Kosovë. Dhe tragjike është se epilogun katastrofik të Hagës nuk e kanë lexuar as në Prishtinë as në Tiranë. Të gjithë janë shëndeverë në lojrat e vogla politike.

Filed Under: Ekonomi

DY SHTETE SOVRANE, NJË VIZION I PËRBASHKËT BASHKËPUNIMI

September 11, 2026 by s p

Fuqizimi i Kosovës përmes diplomacisë aktive dhe partneritetit strategjik me Republikën e Shqipërisë

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete sovrane. Ky realitet juridik dhe politik duhet respektuar, mbrojtur dhe forcuar. Marrëdhëniet ndërmjet tyre nuk duhet të ndërtohen mbi idenë e zbehjes së sovranitetit të Kosovës apo të Shqipërisë, por mbi një koncept më modern dhe më funksional: dy shtete sovrane që krijojnë një hapësirë strategjike bashkëpunimi.

Historia, gjuha, kultura, kujtesa kolektive dhe lidhjet njerëzore krijojnë një afërsi të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Por në kushtet e sistemit bashkëkohor ndërkombëtar, kjo afërsi duhet të shndërrohet në kapacitet konkret shtetëror, ekonomik, diplomatik dhe strategjik.

Në këtë kuadër, një nga çështjet më të rëndësishme që kërkon vëmendje është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova është shtet dhe duhet të sillet, të veprojë dhe të perceptohet si shtet me strategji të qartë afatgjatë. Për këtë nuk mjafton vetëm ekzistenca formale e institucioneve diplomatike. Nevojitet një diplomaci aktive, profesionale, e koordinuar dhe e pranishme në mënyrë të vazhdueshme në qendrat ku merren vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në të ardhmen e Kosovës.

1. Sovraniteti i Kosovës duhet të jetë pikënisja e çdo bashkëpunimi

Marrëdhënia Kosovë–Shqipëri duhet të ndërtohet mbi respektimin e plotë të sovranitetit të të dyja shteteve. Kosova nuk ka nevojë për një marrëdhënie që e zëvendëson shtetësinë e saj, por për një marrëdhënie që e fuqizon atë.

Në këtë kuptim, bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të jetë instrument i fuqizimit të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi i Kosovës duhet të kontribuojë në forcimin e Shqipërisë. Interesi i përbashkët nuk qëndron në dobësimin e subjektivitetit të njërit shtet, por në krijimin e një partneriteti të barabartë.

Kosova duhet të ketë kapacitetin e saj diplomatik, ekonomik dhe politik për të komunikuar drejtpërdrejt me botën. Shqipëria mund të jetë një aleate dhe partnere e rëndësishme, por zëri i Kosovës duhet të jetë zëri i Kosovës.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një sistem ndërkombëtar ku shtetet vlerësohen jo vetëm nga ekzistenca e tyre juridike, por edhe nga aftësia për të ndërtuar marrëdhënie, për të krijuar aleanca, për të ndikuar në agjenda dhe për të mbrojtur interesat e tyre.

2. Problemi i Kosovës: diplomacia nuk mund të mbetet vetëm deklarative

Një nga dobësitë që duhet të trajtohet seriozisht është mungesa e një diplomacie mjaftueshëm aktive, të vazhdueshme dhe të orientuar strategjikisht.

Diplomacia nuk është vetëm pjesëmarrje në konferenca, takime protokollare, deklarata për media apo reagime pas zhvillimeve ndërkombëtare. Diplomacia moderne është një proces i përhershëm i ndërtimit të ndikimit.

Kosovës i nevojitet një diplomaci që nuk pret gjithmonë që zhvillimet të ndodhin për të reaguar, por që punon paraprakisht për të krijuar rrethanat politike në të cilat interesat e Kosovës kuptohen, pranohen dhe mbështeten.

Një shtet i vogël nuk mund ta kompensojë mungesën e madhësisë territoriale, ekonomike apo demografike vetëm me deklarata. Ai duhet ta kompensojë atë me organizim, profesionalizëm, ide, kontakte, koalicione dhe këmbëngulje diplomatike.

Për këtë arsye, diplomacia e Kosovës duhet të kalojë nga një diplomaci kryesisht reaktive dhe deklarative në një diplomaci proaktive, të planifikuar dhe të matshme.

Nuk mjafton të thuhet se Kosova është shtet demokratik, se ka institucione dhe se aspiron integrimin evropian. Këto duhet të shndërrohen në argumente të përditshme diplomatike, të paraqitura në mënyrë profesionale para qeverive, parlamenteve, organizatave ndërkombëtare, universiteteve, instituteve kërkimore, mediave dhe opinionit publik ndërkombëtar.

3. Diplomacia duhet të jetë e pranishme atje ku prodhohet vendimmarrja

Kosova duhet të kuptojë se diplomacia nuk zhvillohet vetëm në kryeqytetin e saj. Ajo zhvillohet në shumë qendra të fuqisë politike, ekonomike dhe institucionale.

Prandaj, diplomacia kosovare duhet të ketë një strategji të qartë për praninë dhe veprimin në qendrat kryesore ndërkombëtare. Përfaqësitë diplomatike nuk duhet të jenë vetëm zyra administrative, por qendra të veprimit strategjik.

Ambasadori dhe diplomati kosovar duhet të jenë jo vetëm përfaqësues ceremonialë, por njerëz që krijojnë marrëdhënie, identifikojnë mundësi, ndërtojnë koalicione, komunikojnë me vendimmarrësit dhe prodhojnë mbështetje konkrete për interesat e Kosovës.

Diplomacia duhet të matet me rezultate: sa marrëdhënie të reja janë krijuar, sa mbështetje është siguruar, sa pengesa janë kapërcyer, sa institucione janë informuar, sa partneritete janë ndërtuar dhe sa është rritur perceptimi pozitiv për Kosovën.

Kjo kërkon profesionalizëm dhe vazhdimësi. Ndryshimi i qeverive nuk duhet të nënkuptojë fillimin nga zero të politikës së jashtme.

4. Shqipëria si partner strategjik, jo si zëvendësim i Kosovës

Në këtë proces, Shqipëria mund të luajë një rol të rëndësishëm. Por ky rol duhet të konceptohet si partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve sovrane.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë mekanizma më të fuqishëm koordinimi për çështjet që lidhen me interesat e përbashkëta. Kjo mund të përfshijë diplomacinë, sigurinë, ekonominë, infrastrukturën, energjinë, arsimin, kulturën dhe integrimin evropian.

Megjithatë, koordinimi nuk duhet të shndërrohet në varësi.

Kosova duhet të ketë diplomacinë e saj, politikën e saj të jashtme dhe kapacitetin e saj për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare. Shqipëria duhet ta mbështesë këtë proces dhe jo ta zëvendësojë atë.

Një Kosovë më e fuqishme ndërkombëtarisht është në interes të Shqipërisë. Një Shqipëri më e fuqishme ekonomikisht dhe në aspektin diplomatik është në interes të Kosovës. Këto interesa nuk përjashtojnë njëri-tjetrin; ato mund të krijojnë një sinergji të rëndësishme rajonale.

5. Nga deklaratat në veprim

Kosovës i duhet një ndryshim i kulturës së veprimit diplomatik.

Në vend të deklaratës pas një ngjarjeje, duhet të ekzistojë përgatitja para ngjarjes. Në vend të reagimit pas një vendimi ndërkombëtar, duhet të ketë punë diplomatike përpara vendimit. Në vend të kontakteve sporadike, duhet të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme.

Diplomacia e suksesshme shpesh zhvillohet larg kamerave. Ajo kërkon takime të vazhdueshme, komunikim personal, analiza, argumentim, kompromis, lobim legjitim dhe ndërtim besimi.

Në këtë aspekt, Kosova duhet të investojë shumë më tepër në diplomaci profesionale dhe institucionale, duke përfshirë diplomatët karrierë, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, studiuesit, ekonomistët, komunikuesit strategjikë dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare.

6. Bashkëpunimi ekonomik si instrument diplomatik

Një hapësirë strategjike Kosovë–Shqipëri nuk mund të mbështetet vetëm në dimensionin politik.

Ekonomia duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të këtij partneriteti. Dy shtetet duhet të synojnë rritjen e tregtisë, investimeve, infrastrukturës së përbashkët dhe lidhjeve energjetike e teknologjike.

Një ekonomi më e integruar krijon jo vetëm përfitime financiare, por edhe ndikim politik. Shtetet që kanë marrëdhënie të dendura ekonomike krijojnë interesa të përbashkëta dhe rrisin qëndrueshmërinë e partneritetit.

Prandaj, rrugët, hekurudhat, energjia, teknologjia, turizmi, arsimi dhe tregtia duhet të shihen edhe si instrumente të politikës së jashtme.

7. Dimensioni kulturor dhe kombëtar

Lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të thella. Por edhe ky dimension duhet të modernizohet.

Kultura, universitetet, shkenca, letërsia, arti, mediat dhe diaspora mund të shërbejnë si mjete të fuqishme të diplomacisë publike.

Kosova dhe Shqipëria mund të krijojnë një hapësirë të përbashkët kulturore dhe akademike që e paraqet identitetin, historinë dhe potencialin e tyre në mënyrë profesionale para botës.

Kjo nuk duhet të bëhet përmes retorikës nacionaliste, por përmes argumentit kulturor, shkencor dhe historik. Bota bashkëkohore kërkon që identitetet të komunikohen me dije, profesionalizëm dhe standarde ndërkombëtare.

8. Një strategji e përbashkët për integrimin evropian

Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të rëndësishme në procesin e integrimit evropian. Prandaj, bashkëpunimi në këtë drejtim duhet të jetë më i strukturuar.

Shqipëria, duke qenë më përpara në procesin e integrimit, mund të ndajë përvojën institucionale me Kosovën. Kosova, ndërkohë, duhet të ndërtojë kapacitetet e veta dhe të mos mbetet vetëm në pozitën e një vendi që pret vendime nga të tjerët.

Integrimi evropian nuk është vetëm proces teknik. Ai është edhe proces politik dhe diplomatik.

Prandaj, Kosova duhet të jetë më aktive në shpjegimin e pozitës së saj, në ndërtimin e partneriteteve dhe në komunikimin e argumenteve të saj me institucionet dhe shtetet evropiane.

9. Kosova duhet ta ndërtojë vetë fuqinë e saj ndërkombëtareNjë gabim strategjik do të ishte të mendohej se fuqizimi i Kosovës mund të vijë vetëm nga aleatët.

Aleatët janë të domosdoshëm, por asnjë shtet nuk mund ta ndërtojë përgjithmonë politikën e tij të jashtme mbi pritjen që të tjerët të flasin në emër të tij.

Kosova duhet të ndërtojë kapacitetet e veta.Kjo nënkupton diplomatë të përgatitur, institucione të qëndrueshme, politika të jashtme afatgjata, ekspertizë juridike ndërkombëtare, diplomaci ekonomike, diplomaci publike dhe një sistem të koordinuar komunikimi ndërkombëtar.

Shteti që nuk e shpjegon vetveten, rrezikon që të tjerët ta shpjegojnë atë në mënyrën e tyre.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete sovrane dhe ky realitet duhet të jetë themeli i çdo marrëdhënieje të ardhshme. Por sovraniteti nuk duhet të nënkuptojë izolim. Përkundrazi, sovraniteti i fuqishëm mund të kombinohet me bashkëpunim të thellë dhe strategjik.

Prandaj, formula më e qëndrueshme është:

Dy shtete, dy sovranitete, një hapësirë strategjike bashkëpunimi.

Kosova ka nevojë veçanërisht për një diplomaci më aktive, më profesionale dhe më të orientuar drejt rezultateve. Ajo nuk mund të mbetet në nivel të deklaratave, reagimeve sporadike dhe aktiviteteve formale. Në arenën ndërkombëtare, mungesa e veprimit krijon boshllëk, ndërsa boshllëkun diplomatik e mbushin të tjerët.

Për këtë arsye, Kosova duhet të kalojë nga diplomacia e deklarimit në diplomacinë e veprimit; nga reagimi në parandalim; nga aktiviteti sporadik në strategji të vazhdueshme; nga përfaqësimi formal në ndikim konkret.

Shqipëria, në këtë proces, duhet të jetë një partner strategjik i Kosovës, ndërsa Kosova duhet të forcojë kapacitetin e saj për të vepruar si shtet sovran në marrëdhëniet ndërkombëtare.

E ardhmja nuk duhet të ndërtohet mbi dilemën Kosovë apo Shqipëri, por mbi një vizion më të gjerë:

Kosovë dhe Shqipëri – dy shtete sovrane, një partneritet strategjik dhe një hapësirë e përbashkët e fuqisë politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 255
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kinematografia e Kosovës shkëlqen në Nju Jork
  • NGA UNITETI I ALFABETIT TE UNITETI I VIZIONIT
  • “Dyqani i helmeve”, një parabolë groteske mbi zbrazëtinë ekzistenciale
  • Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi
  • LASGUSH PORADECI – POEZIA SI PIKTURË
  • Alfabeti dhe kokat e mendjes shqiptare
  • AT GJERGJ FISHTA DHE KONGRESI I ALFABETIT – KUR SHKRONJAT U BËNË BESË, GJUHË DHE BASHKIM KOMBËTAR
  • VOTUESIT AMERIKANË FOLËN — DEMOKRACIA KA NEVOJË PËR EKUILIBËR DHE KONTROLL TË PUSHTETEVE
  • PARIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR
  • Shkrimtari dhe ndjenja e detyrimit moral ndaj shoqërisë
  • Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për patriotin Jim Xhema, sponsori “Platinum” i Vatrës për festën e Flamurit Kombëtar më 27 Nëntor 2026 në New York
  • Kongresi i Manastirit
  • “MALLI I MËRGIMTARIT”, NJË URË KULTURORE MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Krimet serbe në Kosovë në dokumentet e Arkivit Presidencial të Bill Clintonit
  • Mbrojtja e krerëve të UÇK-së si çështje e së vërtetës historike, dinjitetit të luftës çlirimtare dhe interesit kombëtar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT