• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- Robert Elsie i deshi shqiptarët dhe tokën e tyre, gjuhën e historinë….

June 29, 2020 by dgreca

Robert Elsie dhe gjuha shqipe

KUJTESA- Nga Arkiva/

Robert Elsie i deshi shqiptarët dhe tokën e tyre, e deshi gjuhën e historinë e tyre, e deshi të shkruarën e të pashkruarën për ta, e deshi këngën e vajin e tyre, e deshi ndershmërinë e ashpërsinë e tyre. Për ta la pasuri të madhe e të paçmueshme kulturore, vlera e kuptimi i së cilës do të shumëfishohen nëpër kohë…

Prof. Shefkije Islamaj/

Prof. Shefkije Islamaj.

Ndonëse në një intervistë të zhvilluar më 2008, botuar në gazetën “Shqip” në pyetjen: “Shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një anglez si ju, të bëhej një nga përkthyesit më të njohur të shqipes”, Robert Elsie do të përgjigjej ”Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im”, ai qysh herët ia kishte mësyrë Shqipërisë, me kureshtjen e një të posadiplomuari të shkëlqyer, me dëshirën e një të riu për të vëzhguar e gjurmuar dhe me pasionin e një studiuesi që ngarend pas të panjohurës.

Kur  Robert Elsie erdhi për herë të parë në Shqipëri më 1978 për qëllime studimore, ai ishte 27 vjeçar dhe e dinte gjuhën shqipe – e kishte mësuar në mënyrë autodidakte. Ky vit mund të konsiderohet si vit i fillimit të lidhjes së tij të përjetshme me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me letërsinë, me historinë, me kulturën shqiptare. Ata që e kanë njohur asokohe thonë se që atëherë ai fliste shqip me një fjalor jo shumë të pasur, por i shqiptonte shumë saktë të gjitha zanoret dhe bashkëtingëlloret e gjuhës sonë dhe nuk mund ta dalloje se cila ishte gjuha e tij amtare Ai njihte mirë, pos gjuhës se tij amtare – gjermanishtes, edhe gjuhë të tjera si frëngjishten, keltishten, italishten, serbishten etj.

Nga ajo kohë e deri në tetor të këtij viti, kur Robert Elsie iku nga kjo jetë, janë mbushur 40 vjet. Këto 40 vjet Robert Elsie i ka mbushur me shumë përkushtim, zell, punë, pasion, mbi të gjitha me shumë dashuri për shqiptarët, për gjuhën e kulturën e tyre, për të shkuarën e të tashmen e tyre. Këtë më së miri e dëshmojnë veprat e tij të botuara në gjuhën shqipe, por më të shumtat në gjuhë të huaja, në anglishten; këtë e dëshmojnë numër i madh punimesh e artikujsh të botuar për çështje të ndryshme që lidhen me gjuhën shqipe, me letërsinë e shkruar e letërsinë gojore, me etnografinë, antropologjinë e mitologjinë, me figura e personalitete të botës shqiptare e të huaj, që janë marrë me gjuhën, me historinë dhe kulturën shqiptare; e dëshmojnë gjurmimet e zbulimet për të kaluarën e jetës shpirtërore e materiale të shqiptarëve. Gjuha shqipe e kultura shqiptare, e them me siguri të plotë, nuk kanë pasur misionar më të mirë për t’ia paraqitur ato botës me aq përkushtim e me aq vërtetësi.

Që nga botimi i Fjalorit të letërsisë shqipe (Dictionary of Albanian literature), më 1986, e deri te Alfabetet e shqipes: të huazuar dhe të krijuar, më 2017, vepra e tij e fundit, ai  botoi më  se 60 vepra, fushash të ndryshme filologjike, përkatësisht albanologjike. Ndër këto vepra, më të shumtat janë nga fusha e letërsisë, letërsisë gojore, antropologjisë, historisë e të kulturës shqiptar, por interesimi i tij nuk ka munguar as për gjuhën shqipe e dialektet e saj dhe as për historinë e të tashmen e saj. Edhe pse numri i shkrimeve të tij me karakter gjuhësor nuk është i madh, ato shquajnë si me temat e trajtuara ashtu edhe me shumësinë e të dhënave të reja që sjellin. Ato janë botuar kryesisht në periodikun shkencor në Londër, Nju Jork, Berlin, Mynih, Gëtingen, Birmingen, por edhe në Tiranë, Prishtinë e gjetiu.

U varros ne Theth sipas Testamentit te tij.

Mund të thuhet se në të shumtën e herës trajtesat e tij me tematikë gjuhësore kanë karakter kritik, zbulues, shpjegues dhe problematizues. Këto shkrime shquhen me veçanësinë dhe origjinalitetin e tyre dhe, sidomos, me argumentimin bindës, të saktë e të pasur me të dhëna të nevojshme dëshmuese. Shquajmë ndër to këto shkrime: Dorëshkrimi Elbasanas i ungjijve 1761 dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar; Letërsia shqipe në dorëshkrimet greke: tradita ortodokse në shekullin tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë në shkrimet shqipe; Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe kulturës shqiptare; Të dhëna të hershme të ekzistencës së gjuhës shqipe; Leksiku shqip i Evlija Çelebiut i vitit 1662 dhe ç’duhet të dijë dervishi shtegta[8], Fjalorthi i Arnold Von Harfit 149; Fati i Gjon Buzukut, etj.

Në kontekstin e asaj që u tha më sipër dhe duke marrë parasysh tematikën e këtyre trajtesave gjuhësore, karakterin dhe akribinë shkencore, mund të bëhet një përcaktim i përafërt se cili është kontributi i Robert Elsie-t në fushën studimeve gjuhësore. Ja çka krejt e përbën atë kontribut të tij studimor:

  1. zbulim dhe aktualizim i gjetjeve të tij të reja për të dokumentuar lashtësinë e gjuhës shqipe, historinë e shkrimit shqip dhe të alfabeteve të tij, gjithnjë të vështruara në raport me kontekstin kohor e hapësinor, natyrisht fryt ky i ngulmimit të tij për të gjurmuar nëpër arkivat e shteteve evropiane e më gjerë, sidomos në dosjet e albanologëve më të mëdhenj joshqiptarë, që janë marrë me shqipen dhe me historinë e saj;
  2. rivështrim, shpesh edhe plotësim dhe riinterpretim i studimeve të albanologëve vendës dhe të huaj për të dhëna e dukuri të shqipes. Jo rrallë Robert Elsie e ka zbuluar arsyen dhe qëllimin e shkrimeve këtyre shkrimeve të tij: “Mua më intrigon mënyra e saktë sesi të huajt e kanë studiuar Shqipërinë”[11].
  3. rimarrje e rivështrim i dokumenteve të para të gjuhës shqipe e i veprës së Buzukut dhe në këtë kontekst më e rëndësishmja që spikat është  përpjekja e tij për ta lëvizur kufirin më tej të shkrimit të shqipes, së paku tre shekuj para tyre, duke sjellë të dhëna të reja të shekujve 11, 13, 14, të cilat dëshmojnë se “kur hyjnë shqiptarët në skenë të historisë së shkruar pasklasike”; dhe
  4. . vështrime e vëzhgime mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj, si dhe klasifikim e regjistrim zanor i të folmeve shqipe nga një areal i gjerë gjeografik -gjuhësor.

Pavarësisht se në këto trajtesa për gjuhën shqipe mund të gjenden edhe çështje të diskutueshme nga ana shkencore, çështje të cilat nuk janë argumentuar mjaftueshëm, çështje për të cilat gjuhësia shqiptare tashmë ka dhënë përgjigje meritore shkencore ose, më fund, edhe mendime me të cilat ose pajtohemi vështirë ose nuk na pëlqejnë, ato janë kontribut i vlefshëm dhënë albanologjisë gjuhësore.

Në këtë vështrim të shkurtër rasti vlen të themi edhe pak fjalë lidhur me një shkrim të studiuesit Robert Elsie me karakter zbulues për gjuhën shqipe. Fjala është për shkrimin e titulluar Zëri i parë shqip – Mbi incizimin e parë të gjuhës shqipe nga Norbert Jokli, në të cilin ai na sjell zbulimin e tij të incizimit të parë të shqipes së folur. Ky zbulim është dëshmi e rëndësishme historike për albanologjinë. Incizimi i zbuluar konsiderohet deri tash më i vjetri, ruhet në Arkivin e Austrisë dhe mban datën 1914. Në këtë shkrim Robert Elsie jep të dhëna për motivet e realizimit të këtij incizimi nga ana e Norbert Joklit, për kontekstin e realizimit, subjektin folës dhe për dëshmi të tjera të rëndësishme rreth tij.

Po, kështu me këtë rast, e konsideroj të rëndësishëm vlerësimin për faqen e tij zyrtare të internetit, në të cilën Robert Elsie, derisa i ka mbyllur sytë, ka publikuar materiale të rëndësishme, të shumta e të larmishme, pos për letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, edhe për gjuhën shqipe, si: tekste, vështrime, kritika, intervista, referenca shkencore – të gjitha këto të paraqitura e të strukturuara në mënyrë shumë profesionale, në gjuhët shqipe, angleze dhe gjermane. E konsideroj më të çmueshmen në këtë platformë digjitale faqen kushtuar gjuhës shqipe, e cila është e ndarë në tri njësi: e para, Gjuha shqipe, në të cilën përshkruhet gjuha e sotme shqipe nga aspekti përmbajtjesor e strukturor, nga aspekti historik (prejardhja dhe zhvillimi i saj) e nga aspekti gjeografik (shtrirja e saj – ku flitet krejt ajo etj.); e dyta, Dialektet, në të cilën jepen të dhëna shkencore mbi dy dialektet e nëndialektet e shqipes, si dhe të folmet kalimtare; dhe brenda kësaj faqeje më i rëndësishmi mendoj se është projekti i tij i fundit – studimi për larmitë gjuhësore të gjuhës shqipe, përkatësisht për variantet e saj, me të cilin projekt dokumenton shqipen e folur të kohës sonë, të konkretizuar përmes përafërsisht 147 incizimeve zanore të realizuara: në Shqipëri 75 incizime zanore, në Kosovë 34, në Maqedoni 26 dhe në Mal të Zi 12 incizime, por edhe jashtë trojeve shqiptare, në shtete ku jetojnë shqiptarë, në Itali, Bullgari, Turqi, Greqi, Kroaci, Ukrainë etj., që publikohen në këtë uebsajt. Incizimet janë kryer në rrethin kohor 2008-2009, kurse subjektet folëse janë moshash të ndryshme.

Kjo lëndë gjuhësore e incizuar mund të shfrytëzohet me lehtësi në sajë të hartave të paraqitura për të gjitha trojet ku flitet shqip dhe nga ku janë marrë subjektet që mund të dëgjohen me një klikim në pikën gjuhësore që na intereson. Hartat shoqërohen edhe me të dhëna të plota për subjektet folëse, identitetin, moshën, zonën, dialektin, fenë e të dhëna të tjera. Si i tillë ky projekt, i shfrytëzueshëm prej gjithsecilit prej nesh në mënyrë lehtësisht, pa dyshim, se ka rëndësi të madhe jo vetëm për dialektologët, por edhe për studiues e të interesuar të tjerë për gjuhën shqipe. Ky projekt në të vërtetë dokumenton dhe përjetëson variantet dialektore të regjistruara nga Robert Elsie.

Kontributi i fundit dhënë gjuhës shqipe është vepra e tij Alfabetet shqipe: të huazuar dhe të krijuar, botuar së fundi, në të cilin jep historikun e alfabeteve të shqipes në periudhën 1750-1850. Sipas Robert Elsie-t, para Kongresit të Manastirit ku u vendos përfundimisht çështja e alfabetit të shqipes, gjuha shqipe është shkruar në më shumë se dhjetë alfabete, kryesisht alfabete të adaptuara nga ato latine, greke, arabe dhe cirilike. Sipas tij, kjo periudhë konsiderohet shumë e pasur e shkrimit të shqipes dhe shquhet me përpjekje të madhe të intelektualëve shqiptarë për një alfabet të përbashkët. Fryt i kësaj përpjekjeje janë edhe disa alfabete origjinale, ndër të cilët si më të njohurit përmend alfabetin me të cilën u shkrua “Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve”, alfabetin e Dhaskal Todrit dhe atë të Teodor Haxhifilipit nga Elbasanit dhe ndër më kryesorët atë të Naum Veqilharxhit. Kjo vepër e Robert Elsie-t është kontribut i dhënë drejtpërdrejt historikut të shkrimit të shqipes në një periudhë të ndriçuar pak.

Edhe në fushën e leksikografisë tematike, kontributi i Robert Elsie-it është i hetueshëm. Ai ka botuar fjalorët: Fjalor i fesë, mitologjisë dhe kulturës popullor , në anglishte dhe Leksiku i kulturës popullore , në gjuhën shqipe. Baza e këtyre dy fjalorëve tematikë, si e thotë vetë autori në Parathënien e tij, janë besimet, përfshirë këtu figurat e mitologjisë shqiptare, të besimeve fetare, të festave kalendarike, të ritualeve e të besëtytnive popullore, me doket e zakonet popullore, me etnografinë popullore, deri edhe me doket gjinore, me gjakmarrjen e institucionet e së drejtës dokesore shqiptare. Thënë shkurt në këta fjalorë paraqitet pasuri gjuhësore, etnografike, mitologjike, filozofike, folklorike e antropologjike. Sa i përket kësaj pasurie, për Elsie-n Shqipëria është “muze i gjallë i së kaluarës.

Robert Elsie jo me shumë dëshirë ka biseduar me gazetarë, prandaj nuk është i madh numri i intervistave të zhvilluara me ta. Në intervistat e tij, në të shumtën e rasteve të zhvilluara me shkas, nga gazetarët nuk janë shmangur edhe pyetje që lidhen me shqipen e sotme standarde, me vlefshmërinë e standardit të saj, me debatet kundërshtuese të zhvilluara në tre dhjetëvjetëshat e fundit në Kosovë e Shqipëri. Kurdoherë ai ka mbajtur qëndrimin që pritet gjithmonë prej një të huaji, që është dëshmuar me punën e tij si dashamirës i madh i pasurisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve. Kështu në një intervistë televizive të zhvilluar më 2014 në pyetjen e gazetares se ç’mendim kishte për përplasjet e mendimeve lidhur me rishikimin e Kongresit të Drejtshkrimit, ai do të përgjigjet: “Kjo është punë e shqiptarëve që të vendosin për gjuhën e tyre. Kuptoj që zhvillimi historik ka çuar që toskërishtja të sundonte pak më shumë në një kohë kur shumica ishin gegë dhe kjo krijon sot një problem, por gjithsesi gjuha standarde ekziston dhe duhet për një komunikim të përbashkët, por në fund është puna e shqiptarëve që të vendosin se si ta konkretizojnë këtë gjuhë.”

Po kështu, në një intervistë tjetër të zhvilluar më 2016, në një pyetje të ngjashme si ajo e sipërdhënë, ai do të përgjigjet njëjtë: “Më pyesin shpesh për këtë gjë, por unë s’kam mendim. Mendoj se është punë e shqiptarëve të vendosin për gjuhën e tyre.” Mendoj se ky mendim i tij, i shprehur aq herë sa është pyetur për këtë çështje, pa dyshim, i drejtë, asnjanës, tregon se ai ka qenë i ndërgjegjshëm se çështjet madhore siç është edhe ajo e një gjuhe të përbashkët për një popull historik siç janë shqiptarët është plotësisht çështje që u takon atyre. Dhe ata, pra shqiptarët, këtu e 45 vjet më parë e kanë thanë Po–në e tyre të madhe për një gjuhë të përbashkët për gjithë shqiptarët kudo janë. I kanë thënë Po – gjuhës standarde shqipe dhe të ardhmes së tyre gjuhësore dhe kombëtare.

Po e përmbyll këtë shkrim të shkurtër për kontributin e Robert Elsie-t dhënë gjuhës shqipe e ndërgjegjshme se me të nuk i dilet hakut autorit, sepse kontributi i tij është shume më i madh se kaq sa u tha.

Robert Elsie i deshi shqiptarët dhe tokën e tyre, e deshi gjuhën e historinë e tyre, e deshi të shkruarën e të pashkruarën për ta, e deshi këngën e vajin e tyre, e deshi ndershmërinë e ashpërsinë e tyre. Për ta la pasuri të madhe e të paçmueshme kulturore, vlera e kuptimi i së cilës do të shumëfishohen nëpër kohë.

Jam e bindur se ai ka marrë më vete edhe shumë nga ato që kish për të na i dhënë e për të na i thënë. Albanologjia është varfëruar pa një studiues të mençur, të ditur e të përkorë dhe pa një dashamirës fisnik e të rrallë të gjuhës shqipe e të folësve të saj.

President Nishani awards the Medal of Gratitude to the distinguished Albanologist Robert Elsie

May 15th, 2013- The President of the Republic, Bujar Nishani awarded the Medal of Gratitude to the distinguished Albanologist Robert Elsie with this citation: “One of the most distinguished Albanologist with an in depth and wide body of work who through a very passionate and professional labor spanning for more than thirty years has provided a precious contribution to the international promotion of the Albanians’ culture, language, literature and history.”

Considering the Canadian-German Albanologist “a good Albanian”, President Nishani expressed the gratitude for his colossal academic and scientific work benefiting the positive image of Albania throughout the world.

In this context, the Head of State stressed that the contributions provided in the service of our national cultural heritage are greatly valuable, and a nation no matter how old it is will always need them.

President Nishani emphasized that Albanians possess a rich culture but its heritage remains a great challenge.

Receiving the Medal of Gratitude, Robert Elsie while expressing the gratitude for the tribute and honor paid to his work, stressed that throughout these 35 years that he has regularly visited Albania, his wish has been that Albania and Kosova would be recognized in the world through a worthy presentation of the Albanian culture without denying the negative appearances and numerous problems experienced by their societies.

“Albania is no longer behind the Moon. It is a dynamic part of Europe, although there is much to do in the Albanology field where I hope to continue to provide a modest contribution regarding the presentation of the Albanian culture to the world.”, – Elsie stressed in his remarks.

The ceremony was attended by the Minister of Tourism, Culture, Youth and Sports, heads of the National Library, the Director of the Central State Archive and scholars.

***

Curriculum vitae

Robert Elsie was born in Vancouver (British Columbia), Canada, on29 June 1950. He studied at the University of British Columbia and graduated there in 1972 in Classics and Linguistics. With the help of a scholarship, he was able to pursue post-graduate research in Europe, and carried out research at the Free University of Berlin, the University of Paris IV, the EcolePratique des Hautes Etudes in Paris, the Dublin Institute for Advanced Studies in Ireland and the University of Bonn, where he finished a doctorate in Linguistics and Celtic Studies in 1978. At that time, the Linguistics Institute of the University of Bonn had rare and privileged contacts with the hermetic “People’s Socialist Republic of Albania” and, as such, he and other students were first able to visit the country for several years on end and get to know it. These annual trips to Albania in the late 1970s and early 1980s, and travel in neighbouring Kosovo awakened in him a passion for the exotic country and its little-known culture. After learning the Albanian language, he resolved to devote himself to Albanian Studies as an academic discipline and later became a leading expert in the field. He is now the author of over sixty books and countless articles, mostly devoted to Albanian Studies.In the mid 1980s, Robert Elsie worked for the German Ministry for Foreign Affairs in Bonn, where he served as a translator and interpreter. In the 1990s and the early years of the 21st century, Elsie was active as a freelance conference interpreter for Albanian and took part in many high-level negotiations (German government, European Union, United Nations, NATO, Council of Europe, etc.). Beginning in 2002, he worked primarily for ICTY(the International Tribunal for the Former Yugoslavia) in The Hague, wherehe was simultaneous interpreter for the trial of Slobodan Milosevic and other detainees. He has been active for this United Nations organization since that time.

Overview of his Scholarly Works

In his scholarly pursuits in the field of Albanian Studies, Elsie devoted himself initially to literature. Among his early publications were a Dictionary of Albanian Literature, Westport, Connecticut, 1986 and a two-volume History of Albanian Literature, Boulder, Colorado, 1995. This work appeared in Albanian as Histori e letërsisëshqiptare, Peja 1997, and in Polish as Zaryshistoriiliteraturyalbanskiej (Outline of the History of Albanian Literature), Torun 2004. He also published literary translations into English and German, such as the UNESCO volume An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry, London 1993; Albanian Folktales and Legends, Tirana 1994; the works of the northern Albanian poet Migjeni (1911-1938) translated into English as Free Verse, Tirana 1991, and into German as Freie Verse (Free Verse), Idstein 1987; a German-language anthology of Albanian verse as Einem Adler gleich: AnthologiealbanischerLyrikvom 16. JahrhundertbiszurGegenwart (Like anEagle: Anthology of Albanian Poetry from the 16th Century to the Present), Hildesheim 1988; and the works of the Kosovo Albanian poets Ali Podrimja (b. 1942) in Who Will Slay the Wolf: Selected Poetry, New York 2000; Flora Brovina (b. 1949) in Call Me by My Name: Poetry from Kosova, New York 2001; and EqremBasha (b. 1948) in Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova, New York 2003. These later translations were carried out in collaboration with Canadian writer Janice Mathie-Heck.His criticism of Albanian literature was compiled in the volume Studies in Modern Albanian Literature and Culture, Boulder, Colorado, 1996, that appeared in Albanian as Një fund dhenjëfillim (An End and a Beginning), Tirana &Prishtina 1995.In view of the explosive political situation in Kosovo, of which the outside world was still largely unaware at the time, he compiled the first major anthology of writings on the subject, the 600-page volume Kosovo: In the Heartof the Powder Keg, Boulder, Colorado, 1997. This was followed by a collectionof historical texts on the Kosovo crisis in Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth-Century Documents, Peja 2002.In the following years, Elsie’s interests turned increasingly to other spheres of Albanian Studies, in particular to folk culture and history. A major contribution to Albanian anthropology was his Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture, London 2001, that appeared in German as HandbuchzuralbanischenVolkskultur (Handbook of Albanian Folk Culture), Wiesbaden 2002, and Albanian as Leksiku ikulturëspopulloreshqiptare (Lexicon of Albanian Folk Culture), Tirana 2005. He also edited a German translation of the famed Albanian Kanun, Der Kanun: das albanischeGewohnheitsrechtnachdemsogenanntenKanun des LekëDukagjini (The Kanun: Albanian Customary Law According to the So-Called Kanun of LekëDukagjini), Peja 2001; and published (in collaboration with Antonia Young and Ann Christine Eek) a noted study of Kosovo village life by the late Norwegian anthropologist Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the AlbaniansofKosova, Peja 2003. He also published an early German-language study of Albanian peasant life in Macedonia by BajazidElmazDoda (ca. 1888-1933), AlbanischesBauernlebenimoberenRekatalbeiDibra, Makedonien (Albanian Peasant Life in the Upper Reka Valley near Dibra, Macedonia), Vienna 2007.In the field of history with which he was increasingly involved, Robert Elsie edited (in collaboration with Robert Dankoff) and translated from the Ottoman Turkish the Albania sections of the Seyahatname of the Ottoman traveller EvliyaÇelebi (1611-1683): EvliyaÇelebi in Albania and Adjacent Regions, Leiden 2000. This book was translated into Albanian as EvlijaÇelebiunëShqipëridhenëvisetfqinje, Tirana 2008. He discovered and published the manuscript of the first history of Albania, written by the French Lazarist priest, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (History of Albania), Peja 2001, a work translated into Albanian as Historia – më e vjetër – e Shqipërisë (The Oldest History of Albania), Tirana 2004. In addition, Elsie found and published the German-language manuscript of the Hungarian scholar Baron Franz Nopcsa (1877-1933), Reisen in den Balkan (Travels in the Balkans), Peja 2001. This book was translated into Albanian as UdhëtimenëpërBallkan (Travels through the Balkans), Tirana 2007. In collaboration with BejtullahDestani, he published the travel journals of noted British poet and painter Edward Lear (1812-1888) in the volume Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, London 2008, that was translated into Albanian as Edward Lear nëShqipëri: ditarudhëtimesh, 1848-1849, Tirana 2008. A collection of early historical texts on Albania, translated from various languages, was published under the title Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries, Wiesbaden 2003.Given that Albania and Kosovo continued to be badly known on the international scene, Elsie published the two major reference works on the countries: Historical Dictionary of Albania, Lanham, Maryland, 2004; and Historical Dictionary of Kosova, Lanham, Maryland, 2004, which, despite the titles, are volumes of a more general encyclopaedicnature.Returning to the field of literature, Elsie published a new and more streamlined survey of Albanian literature in Albanian Literature: A Short History, London 2005, that appeared in Albanian as Letërsiashqipe: njëhistori e shkurtër, Tirana 2006. He also made further literary translations from the Albanian, once again with Janice Mathie-Heck: selections from northern Albanian oral epics in Songs of the Frontier Warriors: KëngëKreshnikësh, Albanian Epic Verse, Wauconda, Illinois, 2004; prose translations of the northern Albanian writers Ernest Koliqi (1903-1975) and Migeni in Tales from Old Shkodra: Early Albanian Short Stories, Peja 2004; the collected works of the Albanian poet VisarZhiti (b. 1952) in The Condemned Apple, Los Angeles 2005; the first anthology of modern Albanian prose to appear in English, Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories, Evanston, Illinois, 2006; a novel by FatosKongoli (b. 1944) entitled The Loser, Bridgend, Wales, 2007; the works of the late Kosovo Albanian poet AzemShkreli (1938-1997) in Blood of the Quill: Selected Poetry from Kosovo, Los Angeles 2008; a full historical anthology of Albanian verse, Lightning from the Depths: An Anthology of Albanian Poetry, Evanston, Illinois 2008; a short novel by OrnelaVorpsi (b. 1968) entitled The Country Where No One Ever Dies, Champaign, Illinois, 2009; and more translations of Albanian oral verse in Anna Di Lellio’s volume The Battle of Kosovo, 1389: An Albanian Epic, London 2009.Probably his most ambitious literary publication was the English translation (with Janice Mathie-Heck) from Gheg dialect of the great literary epic of Father GjergjFishta (1871-1940), The Highland Lute: The Albanian National Epic, London 2005, a work in thirty cantos and 15,613 lines. The revival of this epic, long banned under the communist regime, was received with great enthusiasm, in particular in northern Albania.The world of early Albanian photography has also fascinated Robert Elsie. In this field he has published two major photo albums. Writing in Light: Early Photography of Albania and the Southwestern Balkans, Prishtina 2007, includes the earliest photos ever taken in Albania (fifty pictures by the Viennese photographer Josef Székely from 1863), and the photo collections of Baron Franz Nopcsa, BajazidElmazDoda, Austrian scholar Maximilian Lambertz (1882-1963), and the men of the Dutch Military Mission to Albania in 1913-1914. He also edited (in a trilingual, English, French and Albanian edition) the first colour photos ever taken in Albania and Kosovo, the autochromes of the Albert Kahn collection in Paris, under the title Albania and Kosova in Colour, 1913, Tirana 2010.Recent to appear are second updated and much expanded editions of the Historical Dictionary of Albania, Lanham, Maryland, 2010, in 660 pages, and Historical Dictionary of Kosovo, Lanham, Maryland, 2011, in 451 pages. These two books have also been translated into Albanian.Although Albanian Studies have been by far the primary focus of Robert Elsie’s research and publications, he has also published other works. Among them are: Dialect Relationships in Goidelic: A Study in Celtic Dialectology, Hamburg 1986; the poetry anthologies The Pied Poets: Contemporary Verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania, London 1990; and An Anthology of Sorbian Poetry from the 16th-20th Centuries, London 1990, as well as a German-language translation of the modern Greek poet Constantine Cavafy (1863-1933) as KonstantinosKavafis: Das Gesamtwerk, griechisch und deutsch (Constantine Cavafy: The Complete Works, Greek and German), Zürich 1997.Elsie’s presence as a leading figure of Albanian Studies has been accentuated since the 1990s by his ever-expanding websites that offer abundant cultural material on Albania and the Albanians. Robert Elsie just finished writing some books before his unexpected death on October 2, 2017. These works are published posthumously at his website: www.elsie.de. The books “Albania Bektashi” and “Kosovo book” will be also published in the near future by the Tauris Verlag in Londo.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Prof. Shefkije Islamaj, Robert Elsie i deshi shqiptarët

KADETËT, MYSAFIRË TË KRYETARIT TË VATRËS, Z. ELMI BERISHA

June 22, 2020 by dgreca

DY KADETËT SHQIPTARË TË AKADEMISË USHATRAKE NË WEST POINT-NEW YORK, MYSAFIRË TË KRYETARIT TË VATRËS, Z. ELMI BERISHA/

– Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha shtroi drekë në nderim dhe respekt për të sapodiplomuarit Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy Kadetët Shqiptarë të Akademisë Ushatrake West Point, NY-, më e vjetra dhe më e famshmja në botë -/

Nga Dalip Greca/

              Shqiptarët, kudo ku jetojnë, në trojet etnike apo në mërgim, e kanë përjetuar me krenari lajmin e gëzuar të diplomimit të dy kadetëve shqiptarë nga Kosova; Arelena Shala dhe Ylli Dalldaku, në Akademinë 218 vjeçare të West Point në New York.

          Akademia federale 4 vjeçare në West Point mbart një histori interesante.Fillimisht West Point, u konceptua si një fortesë strategjike natyrale, gjatë Luftës së Revolucionit Amerikan, me pamje mbi lumin Hudson, 50 milje në veri të New York City. Fillimisht ishte Gjenerali George Washington, që e konstatoi faktin se West Point, me syrin e strategut të luftës, ishte një pozicion dominat lufte dhe aty vendosi komandën e tij më 1779, dhe britanikët nuk arritën asnjëherë të bëheshin zot të saj.

        Akademia e ka zanafillën historike që në fillim të viteve 1801-1802, kur Presidenti Thomas Jefferson projektoi akademinë e ardhshme, duke nënshkruar legjislacionin e nevojshmë për themelimin e Akademisë(1802), që, edhe sot pas 218 vitesh, vazhdon të mbartë historinë dhe famën.

Kampusi i Akademisë me ndërtesat e stilit Norman, të ndërtuara me granit  gri dhe zi, është edhe një destinacion turistik, me qendrën e vizitorëve dhe me muzeun më të vjetër të Ushtrisë të shteteve të Bashkauar të Amerikës.

         Kandidatët që synojnë këtë akademi duhet të aplikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Akademi. Mësimet për kadetët financohen plotësisht nga Ushtria Amerikane, në këmbim të një detyrimi aktiv të shërbimit pas diplomimit. Rreth 1.300 kadetë hyjnë në Akademi çdo korrik, dhe arrijnë të diplomohen rreth 1000-1100.

Edhe pse sivjet momenti i diplomimit të 1100 kadetëve u krye në kushtet e Pandemisë,- parada në Parkun e kampusit, u krye me maska në fytyrë, por gjithsesi kadetët u ndjenë krenarë, aq më shumë se gëzimin e shtoi edhe Presidentit  Donald Trump.

…..Në drekën familjare që kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, shtroi në restorantin e tij PATSY’S, që ndodhet në Wappingers Falls,jo larg Akedemisë West Point, kishte ftuar edhe ambasadoren e Republikës së Kosvës në Washington Vlora Çitaku me zëvendësen e saj, biznesmenin e njohur Jim Xhema, një ndër kontributorët e mëdhenj të Çështjes së Kosovës në Washington, por edhe një dhurues i përhershëm në Komunitet,-kirurgun e njohur dr. Rifat Latifi dhe nga media: Halil Mula nga TV 21, Adem Belliu-TV Kultura Shqiptare dhe Kryeredaktorin e Gazetës “Diellit” Dalip Greca etj.

Dy kadetët, të shoqëruar nga roja të sigurisë prej akademisë, arritën në restorant rreth orës dy të pasdites të së premte, 19 qershor 2020. Ata u pritën sipas traditave shqiptare dhe u nderuan nga mikpritësit. Z. Elmi Berisha me djemtë ka dalë para restorantit dhe i ka shoqëruar, duke i prezantuar me të pranishmit. Me nga një gotë shampanjë u është uruar mirëseardhja, ndërkohë që tavolina është e mbushur sipas traditës shqiptare. Ishte fillimisht Ambasadorja Vlora Çitaku, që ka shprehur krenarinë e të gjithë shqiptarëve për diplomimin suksesshëm të dy kadeteve shqiptarë prej Kosove, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, të parët e racës shqiptare, që u diplomuan në këtë akademi të famshme.- Na keni nderuar!-iu tha ajo!

Përmes emocionesh, duke iu drejtuar të dy kadeve, ambasadorja Çitaku, tha se shpirtërisht ajo dhe ambasada, kishin qenë pranë tyre dhe me ta, gjatë të katër viteve, kur ata përgatiteshin në Akademinë  West Point dhe përballonin programet e vështira.Ne, tha ambasadorja, jemi ndjerë krenarë që në kohën kur ju e fituat konkurimin e vështirë për t’u bërë pjesë të kësaj akademie. Me aftësitë tuaja, me inteligjencën tuaj, ju arritët që ta përballonit konkurencën e ashpër dhe shumë rigoroze. Përfundimi me sukses i akademisë prej të dy studentëve shqiptarë(ata u përfshin në 5 përqindshin e kadeteve më të mirë, që arritën rezultate shkëlqyeshëm), i kalon kufijtë e gëzimit dhe të krenarisë. Të gjithë , tha ambasadorja, ndjehemi krenarë për ju! Paçit suksese në Jetë!

         Një urim të veçantë u ka drejtuar kadetëve edhe biznesmeni Jim Xhema, duke i përgëzuar ata për përfaqësimin dinjitoz që i bënë Kosovës dhe Kombit Shqiptar,në akademinë  West Point.

Dr. Rifat Latifi, i  uroi dhe i përgëzoi kadetët për rezultate e shkëlqyera që arritën gjatë studimeve në akdeminë ushtarake, më të mirën në Botë, dhe i këshilloi ata, që edhe në jetë ta mbajnë lartë emrin e akademisë, ku u shkolluan.Ju ishit të parë shqiptarë që u diplomuat aty dhe kjo ka shumë rëndësi, por edhe në jetë ju duhet të jeni përherë në lartësinë e akademisë ku u diplomuat. Ju do te jëni Elita e ushtrisë së Kosovës!

Kryetari i Vatërs, z. Elmi Berisha, duke i uruar kadetët, tha se ndjehej krenar, dhe shpirtngrohtë, që ata ishin mysafirët e tij. Ju, tha ai, na keni nderuar dhe ne ndjehemi krenarë për Kosovën dhe mqiësinë me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Pranimi juaj dhe diplomimi në Akademinë West Point, mbart shumë simbolika të lidhjeve të Kombit tonë me Popullin amerikan dhe këtë vend të bekuar. Ne shpresojmë shumë se diplomimi juaj në këtë akademi historike, do t’i shërbejë së ardhmes së Kosovës dhe forcimit të marrdhënieve të miqësisë së Kosovës me Amerikën. Kombi shqiptar përherë ka hedhur vështirimin drejt Amerikës për mbrojtje e ndihmë. Federata Vatra e ka bazuar luftën për mbrojtjen e Pavarërisë së Shqipërisë tek Washingtoni. Edhe presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, këtu e shihte shpëtimin e Kosovës….

Duke iu drejtuar Kadeteve, z. Berisha, u tha: Unë ju shoh, ju, si vazhdimësi të kontributit të djemve shqiptaro-amerikanëve, që nën emrin e Batalionit”Atlantiku” shkuan për të luftuar për lirinë e Kosovës. Madje edhe më larg në histori, ju shoh  ju, si vazhdimësi e djemëve të Vatrës që në uniforma ushtarake, të stërvitur për 4 vite në SHBA(1916-1920),në vitin 1920, lanë Amerikën dhe shkuan në Shqipëri, për të mbrojtë kufijtë jugorë nga fqinji, madje arritën deri në Luftën e Vlorës, së bashku me Bandën Kombëtare”VATRA”. Kjo është vazhdimësi historike…Ndjehemi sinqerisht krenarë për Ju!

Ju falenderoj shumë që sot na dhatë kënaqësinë që të ishit mysafirët tanë. Z. Berisha falenderoi ambasadoren Vlora Çitaku, z. Jim Xhema, Dr. Rifta Latifi, median, që ishin pjesë e kësaj dreke familjare.

Gjatë drekës u bisedua për të ardhmen e kadetëve në shërbim të Kosovës, për familjet e tyre, për rujatjen e miqësive të fituara gjatë katër viteve në Akademi, por edhe për një vizitë të mundshme të kadetëve në Vatër, nëse e lejojnë rrethat etj.

Arelena Shala e lindur në Prizren, ndjehej krenare jo vetëm pse ka pasë nderin të përfaqësojë Kosovën dhe Kombin shqiptar në akademinë presitigjioze, por edhe se është e para femër e racës shqiptare që diplomohet në Akademinë e famshme. Ajo u diplomua në fushën e inteligjencës gjeo-hapsinore. Ndërsa kadeti Ylli Dalladaku, i lindur në Ferizaj,u diplomua për inxhinieri dhe aeronautikë.

Në Akademinë West Point është duke studiuar dhe një tjetër kadet nga Shqipëria. Ai është Enea Hilaj, që u pranua në qershor 2018.

Urojmë që të tjerë studentë shqiptarë të konkurojnë dhe të fitojnë të drejtën për të studuar në akademinë  West Point në New York.

Filed Under: Emigracion, Featured Tagged With: Dr. Rifat Latifi, Dy kadetet, Elmi Berisha, Mysafire

THEMELOHET E PARA KATEDËR ALBANOLOGJIKE NË SHBA

June 20, 2020 by dgreca

HISTORIKE-THEMELOHET E PARA KATEDËR ALBANOLOGJIKE NË SHBA/

Shkruan: Frank Shkreli*/

Hapja e një Katedre për studime shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë një ëndërr e kahmotëshme në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përflitej shpesh, sidomos në qarqet intelektuale të komunitetit, si një dëshirë e parealizuar, nga akademikët e njohur të këtij komuniteti, si Prof. Arshi Pipa, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nick Pano, Prof. Sami Repishti, e shumë të tjerë.
Kjo nismë është me të vërtetë një moment i rëndësishëm në historinë e studimeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe i shumëpritur nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Ajo që nuk u arrit dot për më shumë se një shekull, aq sa është edhe historia e shqiptarëve në Amerikë, më në fund u bë realitet këtë vit. Në Universitetin DePaul të qytetit Çikago të shtetit Illinois, njëri ndër universitetet më të njohur amerikanë dhe universiteti më i vjetër katolik në Shtetet e Bashkuara, është themeluar Katedra për Albanologjinë për Studime Shqiptare, – “Katedra e re e Albanologjisë, Hidai Bregu në Universitetin DePaul”.
Katedra e parë e Albanologjisë në Amerikë është hapur falë një donacioni nga filantropi shqiptaro-amerikan, Z. Hidai Eddie Bregu, ndërsa Drejtori i parë i kësaj Katedre albanologjike në Universitetin DePaul, është emëruar Profesori Gazmend Kapllani, duke e bërë kështu këtë universitet, të parin në historinë e universiteteve amerikane, që i lartëson studimet shqiptare në nivel katedre dhe Profesorin Kapllani si drejtorin e parë të saj. Natyrisht, se merita e madhe i takon filantropit dhe patriotit të shquar shqiptaro-amerikan, Z. Hidai Eddie Bregu për fondet që ka dhuruar për themelimin e Katedrës Albanologjike. Profesor Kapllani, e ka cilësuar Z. Bregu një, “Njeri me një vizion të jashtëzakonshëm. Sa patriot aq edhe i lidhur me rrymat më bashkëkohore, aq edhe mendjehapur, aq edhe i lidhur me bashkësitë e ndryshme në Amerikë. Pra, për mua është model i patriotit bashkëkohor”, -ka vlerësuar Z. Kapllani, duke shtuar se, “ai vetë, ishte i nderuar të shërbejë si drejtori i parë i Katedrës,” dhe shtoi se, “do bëj ç’është e mundur që t’i shërbejë dhe ta nderojë emrin dhe vizionin Z. Bregu.”
Në një komunikim elektronik me mua, Drejtori i ri i Katedrës në Universitetin DePaul, Prof. Gazmend Kapllani u shpreh, për këtë artikull, se për momentin ai ka përqëndruar përpjekjet dhe planet e tij fillestare, që siç u shpreh ai, “Ta bëjmë Katedrën e Albanologjisë në DePaul, një pikë-takimi të akademikëve, artistëve dhe intelektualëve shqiptarë, që do sjellin mendimin krijues dhe do nxisin debate të frytshme mbi temat Shqiptare. Për këtë arsye vazhdojmë edhe këto kohë të pandemisë, eventet tona publike. Të shtunën do shfaqim, -tha ai,- “online, filmin “ZANA”, që do shoqërohet me një diskutim me regjisoren e filmit Antoneta Kastrati, dhe drejtoren e fotografisë, Sevdije Kastrati. “Zana” është emëruar si filmi pjesëmarrës i Kosovës në Oscar. Është një film i jashtëzakonshëm”, -shtoi Profesor Kapllani.
Në të njëjtin komunikim, Dr. Kapllani njofton gjithashtu, se në universitetin DePaul, është krijuar tashmë Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane, (Albanian American Cultural Alliance), themeluar dhe përberë nga studentë dhe të rinj nga DePaul dhe universitete të tjera. Një nga Projektet që kemi nisur të punojmë quhet “Speak Memory”. Projekti ka si synim të mbledhë historitë personale të Shqiptaro-Amerikanëve, fillimisht, në Çikago dhe mandej në gjithë Amerikën, gradualisht”. Sipas Prof. Kapllanit, ky është një projekt afatgjatë, synimi i të cilit është: “Krijimi i një Arkivi të Kujtesës së Komunitetit, (historitë do regjistrohen dhe do ruhen në Librarinë e Universitetit DePaul, bashkë me dëshmi të tjera që mund të na ofrojnë të intervistuarit, si kopje fotografish, ditare, karta postale, që lidhen me historinë e tyre personale dhe të komunitetit Shqiptaro-Amerikan). Sipas rezultateve që do kemi, historitë mund të bëhen libër, ekspozitë ose dokumentar, theksoi Dr. Kapllani. Sa u përket planeve të mëvonshme, Drejtori i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin De Paul të Çikagos, tha se, varësisht, nga kushtet ai do dëshironte që vitin e ardhshëm të organizojë një Konferencë për Holokaustin dhe shpëtimin e Hebrejve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në bashkëpunim me Muzeun e Holokaustit në Çikago, e cila Konferencë, sipas Profesor Kapllanit, do shoqërohet me botimin e një libri në anglisht, për këte temë.
Pritet që në shtator, që shënon gjithashtu edhe fillimin e vitit të ri akademik, Katedra e re e Albanalogjisë në Universitetin DePaul të Çikagos, të fillojë zyrtarisht punimet. Planet afatgjata të Katedrës, Profesor Kapllani i ka shpalosur, pjesërisht, në një intervistë me “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe, marsin që kaloi.
“Po punojmë për të krijuar platformën dhe nga momenti i krijimit të saj, brenda këtij viti, çdo student do të mundet të drejtohet tek ne dhe të regjistrohet. Do jetë anëtar si të thuash i diplomës që ne do japim, sepse ne duam që t’u japim diploma studentëve tanë. Dhe studenti do të mësojë nga një anë gjuhën shqipe, dhe nga ana tjetër, ato që i quajmë ne lëndë përmbajtjeje, pra lëndë që do të jenë në shqip dhe anglisht për tema dhe tematika të ndryshme të albanologjisë”, -i ka thënë ai “Zërit të Amerikës”.
Në intervistën me “VOA”-n, Dr. Kapllani ka thënë se, “Katedra e parë albanologjike në një universitet amerikan, do të ofrojë lëndë gjithëpërfshirëse nga të gjitha disiplinat, me qëllim për të tërhequr studentë shqiptarë dhe të huaj. Do kemi të gjitha disiplinat nga gjuha, letërsia, historia, arkeologjia, filozofia. Dhe duam që të krijojmë një kurrikulë sa më bashkëkohore, sepse Albanologjia, ka mundësi të jashtëzakonshme, sidomos kur lidhet me çështje që janë në qendër të diskutimeve globale sot, qoftë për letërsinë e diapsorës, qoftë për historinë dhe gjeostrategjinë, qoftë për fenë. Pra neve do të mundohemi të krijojmë një kurrikul sa më bashkëkohore që mos t’i flasë vetëm studentëve shqiptaro-amerikanë, të cilët janë qendra dhe publiku kryesor i yni, por t’i flasë çdo student, nga çdo lloj origjine apo nga çdo lloj baze etnike”, -ka theksuar Z. Kapllani. Nismë më të rëndësishme se themelimi i kësaj Katedre Albanologjike në Universitetin më të vjetër katolik DePaul në Shtetet e Bashkuara, me qendër në Çikago, për komunitetin dhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, nuk besoj të ketë pasur në këta 100-vjet. Do të jetë një qendër kulture arbërore në Shtetet e Bashkuara, në një vend që ka bërë aq shumë gjatë historisë për Kombin shqiptar, për ruajtjen e kulturës dhe të identitetit të shqiptarëve në trojet e veta. Jam i bindur se Katedra do të jetë një qendër ku do të mbizotërojë atmosfera e veçantë e Arbërit, aty ku, për shqiptaro-amerikanët dhe jo vetëm, kultura, gjuha dhe traditat tona do të përtërihen në një botë të huaj, por mike për shqiptarët, siç është Amerika. Si të mos e mirëpresim themelimin e një qendre akademike si kjo, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një katedër që do të merret me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën e trojeve tona, një qendër, e cila do të hapë shtigje të reja në fushën e hulumtimeve historike dhe në shtjellimin e tyre! Si të mos kënaqemi dhe të mos brohorasim e të duartrokasim themelimin e kësaj Katedre, në njërin prej universiteve më të njohura dhe më të vjetra amerikane, katedër e cila jam i sigurt, se do sjellë dritë mbi çështjet më të rëndësishme të historisë shqiptare të përdhosur nga historiografia komuniste, e për më tepër, do të luaj një rol të rëndësishëm në paraqitjen e shqiptarëve si një Komb i denjë dhe i paisur me vlera perëndimore, për të zënë vendin e tij, aty ku i takon, krahas kombeve të qytetëruara. Vetthemelimi i kësaj Katedre tregon fisnikërinë, jo vetëm të filantropistit, Z. Hidai Bregut, por edhe të vetvetes tonë, si një komunitet tashmë i pjekur e serioz në këtë vend, me kulturë e histori të veçantë dhe krenare. Gjëja për t’u dëshiruar është vetëm që themelimi i Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul të Çikagos, të jetë një shembull për t’u kopjuar edhe nga filantropë të tjerë shqiptaro-amerikanë si Hidai Bregu, dhe që kjo nismë, të jetë një frymëzim dhe fillim i një veprimtarie më aktive në themelimin e programeve të tilla në universitetet anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, nga individë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilëve Perëndia dhe Amerika, u ka dhënë mundësitë për të bërë një gjë të tillë.
Dekani i Universitetit DePaul, Dr. Guillermo Vasquez de Velasco, PhD, deklaron në faqen e internetit të Universitetit se: -“Ne u sigurojmë të gjithë studentëve tanë arsim që balancon studimin e thelluar, me një përvojë të madhe në disiplina të ndryshme, që formojnë thelbin e njohurive njerëzore. Të gjitha programet tona për dhënien e diplomave kërkojnë të rrisin njohuritë e studentëve dhe aftësitë e të menduarit kritik, që ata të ngrenë pyetje me vlerë dhe kuptim dhe t’i zhvillojnë ato si pjesë të pandara të zemrës dhe mendjes, të qenësishme në të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimit të mendimit të pavarur”.
Pjesë e këtyre “njohurive thelbësore” që ofron universiteti DePaul, duke filluar nga viti 2020, do të jetë edhe albanologjia, gjuha, letërsia, kultura dhe historia e shqiptarëve në njërin prej universiteteve më të njohura dhe më të vjetra të Amerikës, Universiteti DePaul në Çikago. Për këtë fakt, jo vetëm komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe të gjithë shqiptarët kudo qofshin, duhet të ndjehen krenarë për aktin fisnik të shqiptaro-amerikanit, Z. Hidai Bregut dhe t’i urojmë, njëkohësisht, këmbë të mbarë në detyrën e tij të re e fisnike edhe drejtorit të parë të Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul, Dr. Gazmend Kapllanit. Këta dy burra meritojnë nderimet tona dhe mirënjohjen e gjithë Shqiptarëve mendjendritur.

*Ish Drejtor i VOA-s për Euro Azinë

Filed Under: Emigracion Tagged With: Albanologjike ne SHBA, Dr. Gazmend Kapllani, Frank shkreli, Hidai Eddi bregu, Katedra e Pare

NJË TREGIM SUKSESI, DY KADETËT SHQIPTAR NË WEST POINT

June 15, 2020 by dgreca

DY KADETË SHQIPTARË NGA KOSOVA IA DOLËN ME FAQE TË BARDHË NË AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT/

NGA FRANK SHKRELI/

Gjatë një vizite në Washington, katër vjetë më parë, Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Z. Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama ishin takuar me gjeneral-lejtënantin amerikan Kenneth F. McKenzie, Drejtor për Politika dhe për Planifikimet Strategjike të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve. Pas atij takimi në prill, 2016 u njoftua lajmi i mirë nga gjenerali amerikan, McKenzie se dy kadetë shqiptarë nga Kosova ishin pranuar në Akademinë e njohur Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në West Point. Ai ka me atë rast se dy kadetët e rinjë shqiptarë të FSK-së, të pranuar në Akademinë ushtarake më të njohur në botë, ishin Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku. https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli- historike-kadetet-shqiptare-nga-kosova-pranohen-ne-akademine-ushtarake- amerikane-west-point/

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku bënë histori! Ata ishin studentët e parë nga Kosova që u shkolluan dhe u diplomuan këtë të djelë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara Amerikane, me famë botërore, West Point, në vitin 2016. Të pranohesh në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point nuk është kollaj, por është një nder i jashtzakonshëm që gjithmonë është rezervuar vetëm për studentët më të mirë dhe më të shquar të Amerikës, por edhe të botës, që pranohen në atë institucion. Për tu pranuar në Akademinë më prestigjioze amerikane, kadetët jo vetëm që duhet të jenë inteligjent, por duhet të jenë edhe fizikisht në gjëndje të mirë dhe individ që shquhen nga tiparet morale dhe të karakterit të shkëlqyeshëm njerëzor. Ata që përzgjidhen për tu pranuar në West Point sigurojnë një arsimim universitar që nuk e ka shoqin askund në botë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë të paguara nga Akademia Ushtarake Amerikane. Diploma nga Akademia Ushtarake Amerikane, gjatë gjithë jetës, do i dallojë të diplomuarit e West Point nga të tjerët për nga aftësitë, nga karakteri dhe për zotësitë udhëheqse që ata kultivojnë aty për katër vjetë, duke i bërë ata anëtarë të një grupi elitar ndërkombëtarë, të dalluar dhe shumë të respektuar. Sipas Akademisë, zhvillimi etik dhe moral është thelbi i përvojës dhe i edukatës prej 47-muajsh për kadetët në West Point. Karakteri personal thekësohet si një vlerë e pa zevëndsueshme në mbështetje të motos së Akademisë: “Detyra, Nderi, Atdheu”, si dhe idealet e shtatë vlerave të Ushtrisë: besnikëria, respekti, shërbimi i pa kusht,nderi, integriteti dhe guximi personal.

Janë këto vlera në bazë të cilave të rinjët nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku u pranuan katër vjetë më parë në Akademinë Ushtarake më prestigjoze në botë,– dhe janë këto vlera në bazë të cilave ata u diplomuan-bazuar krejtësisht në meritat e veta, si dhe falë përgatitjes së tyre personale, fizike dhe akademike. Katër vjetë, më parë në një shkrim modest, për të shënuar këtë ngjarje historike të pranimit të dy kadetëve shqiptarë nga Kosova në West Point, kisha uruar dy të rinjtë nga Kosova, që të dilnin me sukses dhe me faqe të bardhë në rrugëtimin e tyre, ashtuqë që të bëhen njëkohësisht edhe frymëzim për bashkmoshatarët e tyre shqiptarë. Suksesi i tyre është suksesi i të gjithë shqiptarëve, por veçanërisht i brezit të Yllit dhe Arelenës se megjithë mungesën së shumbujve të mirë aktualisht, me shembullin e tyre i treguan brezit të tyre se sukseset e vërteta në jetë arrihen edhe pa korrupsion e krime – shembuj për të cilëve vuan shumë bota shqiptare, përfshirë sidomos politikën. Këta dy të rinjë na rikthejnë përsëri shpresën e humbur se me me mund, djersë, moral e karakter, çdo gjë është e mundur në jetë.

Ja pra, këtu jemi sot, katër vite më vonë, dy të rinjë shqiptarë nga Republika e Kosovës, pas 12-vjet pavarësie të vendit të tyre dhe 21 vit pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovën e lirë – në Akademinë Ushtarake Amerikane u diplomuan Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, së bashku me rreth 1100 kadetë të tjerë, shumica amerikanë por edhe nga vende të tjera të botës. Në cereemoninë e diplomimit, të shtunën që kaloi, mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump i cilimbajti edhe një fjalim me këtë rast, para të diplomuarve.

Me rastin e diplpmomit të tyre nga Akademia Ushtarale Amerikane , West Point, Arilena dhe Ylli shprehën ndjenjat dhe emocionet e tyre për këtë ditë historike për ta, për prindërit e tyre, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët vullnetmirë. Para zhvillimit të ceremonisë së diplomimit, Arilena Shala tha për Zërin e Amerikës se,“Kjo (ditë) më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasi kur të përmendej emri im dhe i Yllit gjithashtu do të përmendet edhe emri i Kosovës. Më bën edhe më shumë krenare pasi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë dhe do të dijë se Kosova ishte e suksesshme në West Point”. Për arritjet e saja, ajo falënderoi prindërit e vet, të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, u shpreh ajo, duke thekësuar veçanërisht falënderimet e saja për ndihmën që ka marrë nga “Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe nga Shtetet eBashkuara të Amerikës, që më kanë ofruar të jem në West Point”, përfundoi Arelena Shala. Ndërsa edhe Ylli Dalladaku u shpreh se ishte krenarë që përfaqësoi Kosovën në West Point dhe për, “Mundësinë të jap kontributin tim, për të përforcuar imazhin e vendit tim në një vend siç është West Point, ku e dimë se përfaqësohen shumë shtete. Besoj se të gjitha aftësitë që kemi përfituar këtu në West Point, kanë qenë për mua një përvojë e veçantë. Ishte një përgjegjësi e madhe që përfaqësova Kosovën për herë të parë në West Point, por njëkohsisht ky ka qenë edhe motivimi im kryesor. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të përfaqsosh diçka që është më e madhe se vetja jote dhe mua kjo më ka shtyr të kujdesëm më shumë për të tjerët se sa për veten dhe të jem Besnik i atyre vlerave – fillimisht ato familjare, me të cilat jam mësuar por edhe ato të cilat i kam mësuar këtu në West Point”, tha Ylli Dalladaku.

Arelena dhe Ylli janë vërtetë një gtregim suksesi. Me sjelljet dhe me sukseset e shkëlqyeshme akademike dhe ushtarake që u ka dhënë Akademia Ushtarake në West Point, Arelena dhe Ylli nderojnë veten, familjen që i rriti dhe mbarë Kombin shqiptar të cilit i përkasin dhe i cili sot, në këët ditë gëzimi, është krenar për ta.

Duke marrë parasyshë zhvillimet aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare, ky lajm i mirë na bën të shpresojmë se e ardhmja e Kombit shqiptar do të njohë ditë më të mira kur të gjithë shqiptarët do të udhëhiqen nga gjenerata e Arelena Shalës dhe e Ylli Dalladaku, të brumosur në etikën dhe moralin, në nderin dhe në dashurinë për Atdheun që u ka ofruar disiplina, dhe edukata ushtarake dhe akademike në Akademinë Ushtarake Amerikane të West Point-it. Keni plot arsye të jeni kreanr. Sot, me arritjet tuaja, i zbardhët faqen vetes, familjeve tuaja dhe të gjithë shqiptarëve kudo! U lumtë dhe suksese gjithmonë në jetë. Lartë e më lartë në karieren tuaj!

Filed Under: Emigracion, Featured Tagged With: dy kadetet shqiptare, Frank shkreli, WEST POINT

DR. SKËNDER MURTEZANI- “VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT”- DHE KONTRIBUTI I TIJ NË BETEJËN ME KORONAVIRUSIN

May 25, 2020 by dgreca

  • DR. SKËNDER MURTEZANI KA REALIZUAR MBI 600 TESTE PËR IDENTIFIKIMIN E SARS COV 2 DHE KA ZBULUAR 105 TË IDENTIFIKUAR POZITIV… 
  • NË KLINIKËN E DR. MURTEZANIT, FALË PARANDALIMIT, TESTIMIT, MJEKIMIT, VDEKSHMËRIA E PACIENTËVE SHQIPTAR ËSHTË ZERO-

GAZETA ”DIELLI”: Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? 

DR. SKENDER MURTEZANI:  Faleminderit Dalip për interesimin. Gjendja jonë shëndetsore është  e shkëlqyshme, deri tani, si në atdhe edhe këtu në SHBA,  Më vjen mirë që “Vatra”- qendër dhe gazeta Dielli, në mënyrë formale interesohen për “ushtarin” e tyre që ka bërë afër 600 teste për identifikimin e virusit SARS COV 2. Më afër 105 të identifikuar si positive. Nuk ka asnjë internist solo praktikues në “tri state area” që ka bërë kaq teste me takim direkt me pacientin. 

DIELLI: U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me kreysinë e degës dhe me anëtarët e saj?

DR. MURTEZANI: Unë jam mjek Inernist me përvojë dhe  i mirënjohur me këtë profesion. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e Vatrës në Queens-New York, si dhe pacientët e komunitetit tonë janë trajtuar në mënyrën më profesionale. Të gjithë pacientët e klinikës tonë që kanë pasë nevojë,janë edukuar si të parapërgatiten dhe si të sillen në këtë kohë të pandemisë. Për Vatranët e tjere anë e mbanë SHBA’s ka vepruar faqja jonë në fb Vatra Queens-NY dhe faqja e re e krijuar në këtë pandemi SKENDER MURTEZANI MD PLLC me shumë vizitues shqipëtar. Aty janë edhe intervistat e kryetarit tonë Zotëri Elmi Berisha dhe intervistat e mia, nga mesi i marsit deri tani. Janë mbi dhjetë intervista, ku   çdonjera permban së paku një informatë të re. Intervistat janë dhënë për televizionet e Maqedonisë Shqipërisë dhe Kosovës dhe janë të përqëndruara në këshillat për mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia duke përdorur referencat Amerikane për kontrolin e pandemisë, por edhe të këshillat për eliminin e saj duke marrë shembullin e Zelandës së re.  Këto dy faqe të facebook-ut po edhe faqja ime personale me 5000 dashamires nga të cilët 90% shqiptar të të gjithë trojeve, kan pas mundësi të marrin dhe përcjellin  këshillat e duhura në kohë të duhur. Këto këshilla kanë qenë më vigjilente se ato të CDC dhe Departamenteve të shtetit të NYC në atë kohë. 

Interesant pas intervistës së parë për TV Klanin e Maqedonisë disa në Vatër ishin skeptikë për këshillat e mia dhe në mesin e marsit  më kanë thënë se unë krijoj panik me këshillat e mia për vetëmbrojtje…”paniku” i krijuar prej kërkesës që të zbatoheshin rregullat e distancimit prej 1.8m, po edhe trajtimin e Sars-it 2 si me qenë “AIRBORN”?. Që nga mesi i muajit mars, me intervistën në gazetën DIELLI, pastaj me 25 mars në KLAN-mk, kërkoja nga bashkatdhetarët kudo që jetojnë të përdorin distancimin dhe maskën mjeksore. Krahasoni numrin e të vdekurve në NYC prej 19 marsit, deri ne 1 prill kur CDC dhe presidenti per here te pare kerkuan perdorimin e maskave, sepse vetem distancimi nuk ndaloj vdekshmerine e tmerrshme.  

DIELLI: Duke qenë mjek dhe në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit si i keni përcjellë këshillat për vatranët?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Unë isha  dhe jam në frontin e pare te luftes, dhe këshillat e mia, vatranet i kane marre ose ne menyre direkte ne qoftese me kane zgjedhur si doktorin e tyre ose nepermjet faqes se deges dhe faqes time personale per mjeksi, por edhe me afer 15 intervista ne programet televizive ne trojet tona qe shihen edhe nga Vatranet edhe nga komunitetet tona ane e mbane Amerikes dhe Europes. Shumë e çuditshme qe programet televizive ne SHBA nuk ishin te interesuara per te me intervistuar, edhe pse isha me kredenciale me titull akademik me aktivitet te pandalshem ne lufte me koronen ne sherbim te komunitetit, nga keto me habit program VOA, që më thirri , çuditërisht pastaj anuloi intervisten. Nuk u ndjeva mirë që më iku rasti te komunikoj me komunitetin ne momentin kur kishin me shumë nevoje. Kjo interviste ne javen e dyte te marsit do te alarmonte organet dhe publikun ne shtimin e kontrollit per distancimin dhe perdorimin e maskave. Intervista ne VOA do te ishte shumë e dobishme. Definitivisht mendoj se do te ndryshonte statistiken e COVID- 19 ne NYC dhe me gjere. 

DIELLI: A ka pasë të prekur nga COVID-19 në degën Queensit, që ju drejtoni prej kohëthemelimit më 2013?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Po, ka pasë shumë anetarë te Vatres në Queens dhe te komunitetit Shqiptar ne Queens dhe me gjere të infektuar. I kam identifikuar në kohë si te prekur nga COVID- 19, disa i kane kryer testet ne qendrat e departmentit shtetror te shendetsise. Unë kam punuar me se paku 150 te testuar nga komuniteti yne me 21 te infektuar. Personalisht kam bere afer total 600 testime te covid 19. Me afer 105 te infektuar. 

DIELLI: Kishte nga ata që e kaluan me vështirësi sëmundjen, në shtëpi apo në spital?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka pasur pacientë shqiptar qe e kane kaluar me shumë veshtersi, neper shtepia po me kontakt te rregullt, ata i kam trajtuar me antibiotikë,me Tylenol me Ibuprofen doza te larta me tableta suplemente per perforcimin e sistemit imun  per mbrojtje dhe nje numer te vogel duke shtuar hydroxychloroquine vetem qe te parandaloj hospitalizimin. Vetem nje rast kritik, i shtruar ne spital ne njesine intensive per 23 dite, 18 dite me ventilim mekanik, fatmirësisht tani ne nje rehabilitim shumë te suksesshem, qe mundesoj te kem balancin ZERO, sa perket vdekshmerise te pacienteve Shqiptar ne kliniken tone.  

DIELLI: A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Me menyren electronike kam komunikuar me pacientet e Bellportit, ne kliniken tone me shume me telefon, face time  dhe fb. Jam interesuar pë rata, por edhe shumë vatranë jane interesuar per shendetin tim, duke qenë I ekspozuar në kontaktet në publik,  dhe kane ndjekur aktivitetin tim ne vijen e pare te frontit. Kam afruar testimin secilit Vatran, secilit shqiptar qe esht pacienti im. Ata qe nuk kane ardhur me siguri respektojne doktoret e tyre, qe esht nje akt shum i mire. Nuk kam ndonje informate se Qendra ka bere apel qe shqipetaret t’i drejtohen klinikes time., por unë jam i gatshëm dhe i pres.

DIELLI: Natyrisht ju keni qenë përherë i zënë, por a keni pasë kohë të lidheni me qendrën e Vatrës?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Më shumë nepermjet telefonit, por fatmiresisht shumica kane ndjekur intervistat e mia ne shqip, kam nje feeback te mire ku publiku shqipetar e ka kuptuar mesazhin dhe i ka pelqyer intervistat per afersisht ne gjysmen e tyre eshte permendur Vatra. 

DIELLI: Cila është gjendja e anëtrësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Nuk ka asnje te larguar, presin me padurim darken qe nuk e realizuam nga shkaku i pandemise. Si Vatranë te shkelqyeshem po presin me padurim riatdhesimin e At Nolit.  Shpresojme pas intervistave te mija dhe te kryetarit tone Z-ri Berisha qe u mirepritën dhe akoma vazhdojne.Numri i anetareve te rij ne degen tone do te shtohen edhe më shumë. Po ashtu unë verej se numri i pacienteve shqiptar po shtohet çdo ditë. 

Kjo esht nje kohe shumë e veshtire per mua për shkak se koha ime ka pesuar nje limitim te papare. Shumë vatranë qe respektojne Jonjeanshmerine time dhe, me njohin si mbrojtes i pakomromis të interesit Kombetar, ma kuptojne hallin ne kete kohe te pandemise. 

DIELLI: Le të kthehemi tek Koronavirusi: Si do të përshkruhej nga Dr. Skënderi beteja me COVID-19? Ç’përvojë fituat?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Nje pervoje të jashtzakonshme, të  papritur, mund te them edhe ekselante, por “fatkeqsisht” rezultova dy here negative ne kerkese te antitrupave, ashtu edhe bashkshortja ime dhe fëmejtë jane testuar para dy ditesh negative. 

Desha te jem pozitiv qe te perballoja më lehte rrezikun profesional, po siç duket kam qene i kujdesshem dhe do të vazhdoj te jem edhe në të ardhmen.S’ka rruge tjeter. Unë nuk u largohem pergjegjesive te mia. Mendoj se isha tani edhe me shumë i përgatitur ;

se pari ne trajtimin e pacienteve te mi pa simptomë, duke e perforcuar sistemin e tyre imun qe te mund te perballojne senmundjen;-

e dyta; pacientet me symptomet e para, sado qe te ishin të “buta”, ua  filloja kuren agresive, qe te mos shkonin deri te hospitalizimi. 

E treta; me e veshtira; te ndihmojsh pacientin me semundje kritike te hospitalizuar, duhet gjithmone te jesh ne komunikim te rregullt me spitalin, duhet te kerkosh llogari, të vëzhgosh se ç’ndodh me pacientin tend. Zakonisht ky komunikim eshtë i shkelqyshem dhe i dobishem per te dy palet, per stafin e spitalit dhe mjeku primar,  internist ne interes të pacientit. 

Dhe e katerta duhet pa nderpre te ndjekesh studimet klinike per virologjine e virusi, per autopsite dhe patologjine e saj, per studimet klinike te ilaçeve dhe per masat e mjeksise publike. 

DIELLI: Gjeni kohë të shlodheni?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Fatkeqsisht jo. Nuk ka kohe per ndonje aktivitet tjeter si p.sh. ping pong-u im, qe me mungon aq shumë. Sporti esht shumë me rendesi ne kohe te stresit.

DIELLI: A jeni gjendur përballë situatash të vështira? Mund ta përshkruani ndonjërën?… Ju keni pasë dhe miq që e kanë qenë të prekur rëndë nga infeksioni…dhe kanë vuajtur…

DR.SKËNDER MURTEZANI:  Natyrisht po. Nje dite fillova te marr telefonata nga nje pacienti im qe esht nurse/mjek/ne nje spital ne Mannhaten. Kishte punuar pa maske te pranuar nga OSHA me pacient te diagnostifikuar me COVID 19. Ishte i infektuar.

Ishte dite 8 e semundjes se tij dhe kishte dhimbje të forta gjoksi. Ishte me pneumoni, me moshe 40 vjeçare.Mjekohej  me antibiotik. Kishte lirine prej meje të me merrte ne telefon kur te donte. Një pasdite, aty nga ora 18:00 me kerkoi te ta dërgoja ne spital.Una mora vendimin t’i shtoj dozë maksimale te nje antiinflamatori josteroidal qe ta merrte çdo 6 ore. Farmacite ne NYC nuk kishin asnje ilaç tjeter si hydroxychloroquine ose remdesevir, ato ishin rezervuar fillimisht vetem ne disa nga spitalet e NYC. Fatmirsisht pas dozës së dyte, qe mori në mesnate, kishte permirsim dhe nga koha e drekes, diten e nesërme u permirsua. Shpetoj nga hospitalizimi.  Sot esht ne gjendje te mire dhe vazhdon punen, njekohesisht eshtë pozitiv per antitrupat e krijuara nga covid 19.   

Rasti me i veshtire ishte me nje pacient poashtu i komunitetit tone shqiptar, i moshes 63 vjeçare. Ai qe t’i shpetonte vdekjes duhej te intubohet dhe nenshtrohej ventilimit mekanik per 18 ditë. U trajtua me antibiotikë, me hydroxichloroquin pastaj edhe me remdesivir me heparin edhe pse kinezet me remdesevir nuk kishin patur shumë sukses, ne Amerikë hulumtimet klinike kane treguar rezultate shpresëdhënse. 

Si mjeku i tij primar kisha te drejte te komunikoja me spitalin per pacientin tim edhe pse nuk ishte spitali ku unë kam privilegje, por serish ishin te shkelqyshem; m’i referonin te gjitha masat ,qe mernin qe te fitonin betejën me vdekjen. Ne dy momente mjeket deshen ta ndalonin trajtimin, unë ju jepja shpresë, ju afroja fakte se kemi gjasa ta fitojme luften me semundjen me te veshtire ne historine e mjeksise moderne. Mrekullia ndodhi, pacienti shpetojë dhe sot i kujtojme ditet e renda, por edhe I gëzohemi sherimit.  

DIELLI: Çfarë mendoni dr. Murtezani: Përse Neë Yorku u kthye në qendër epidemie, me më shumë se 370 mijë të infektuar dhe me rreth 30 mijë të vdekur?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Po ta shihni shkallen e vdekshmerise te 10 vendeve ne bote jane 10 vendet me te zhvilluara, SHBA nga vendi i 9-të kaloi ne ne vendin e 10. Esht nje problem complex po i limituar ne vendet me te zhvilluara. A ka te bejë me industrializimin? Ushqimin? Numrin e makinave, fabrikave, me ndryshimet ne atmosfere nga efektet anesore te industrializimit, nuk e di, po nje gje është e qartë; shkenca i ka duart plot. 

E dyta; fakti qe CDC per kohe te gjate nuk e ndryshoj algoritmin per mbrojtjen e popullates, ate qe permenda me pare, maska erdhi ne shprehje me 1 prill nga Dr. Fauci dhe presidenti Trump. Si filloj disiplina e qytetareve ne perdorimin e maskave mjeksore (se distancimi ishte qe ne fillim te marsit po nuk respektohej sa duhej te respektohet po ne pergjithesi nuk ndihmoj ne ndalimin shum agresiv te rasteve te vdekjes nga covid 19), numri i te vdekurve KA RENE SHUMË, NYC KISHTE 2/3 e te vdekurve ne SHBA SOT KA VETEM 1/6 .

Gjate MUAJIT mars 2020 transporti publik ishte i ngjeshur, pa distancim te duhur, pa maska. Kete sjellje te pakontrolluar, NYC e pagoi shtrejt. Fajin pra e kanë ata qe drejtonin qytetin dhe shtetin e NY-kut bashk me këshilltaret e CDC.

DIELLI: -Ju keni qenë pjesë e fushatës së testimeve? Sa ndihmon kjo?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka protokoll me prioritetet se kush duhet te testohet. Pa testime te atyre qe jane te semure, qofte edhe me dyshimin me te vogel, ata qe kane qene ne kontakt me të semure ose te identifikuar me covid -19 ne shtepite e pleqeve, duhen testuar,  por jam kunder teorise teste… teste dhe vetem teste… esht çmenduri.  NUK MUND TE TESTOHEMI TE GJITHE. SHBA KA BERE 15 MILION TESTIME 1.6 MIL JANE IDENTIFIKUAR SI POSITIVE KEMI  97000  TE VDEKUR, PASI 98 PERQIND TE KAPURVE ME COVID 19 SHEROHEN ME DHE PA ILACE… TESTIMI I EGZAGJERUAR ESHT SHPENZIM I KOTE. SHBA SIÇ E SHIHNI KA TESTUAR 5% TE POPULLATES PER TE TREGUAR SE 0.5% JANE TE SEMURE!

         DIELLI: A qëndron mendimi se testet e antitrupave do të ndihmojnë? Dhe si?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Se pari mendoj se ata qe jane identifikuar se kane antitrpra do te jene pjese e popullates qe do te ndihmojne ata qe do kene nevoje per trajtim me antitrupra.

E dyta do te jete shumë praktike te kursejme në vaccine kunder covid 19, ai qe do kete nivelin e duhur te titrit te antitripave nuk do kete nevoje t’i nenshtrohet vakcinimit. 

Dhe e treta veç asaj qe i ndihmoje individit dhe Doktorit primar te dine se a  e ka kaluar personi semundjen covid 19 po ashtu do t’i ndihmoje mjeksise publike dhe hulumtimeve mjeksore tani dhe ne te ardhmen.

DIELLI-Ka mendime kontradiktore për efektivitetin e ilaçeve që rekomandohen aktualisht. Presidenti Trump përdori ilaçin anti malarje, që nuk dha rezultat në NY, ndërkohë që Instituti Kombëtar rekomandon Remdesivir. Çfarë ka treguar praktika Juaj.

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ne momentin kur ballafaqohesh me nje virus aq virulent dhe te panjohur ishte e pritur kjo luhatje ne vendimin se cili ilaç eshte me i mirë. Duhen vite qe nje ilaç ta shoh driten e pazarit farmaceutik.Padyshim eksperienca kineze ka ndihmuar shumë,studimet e pershpejtuara ne Kine kane ndihmuar shume per kahjen qe duhet marre ne perfundimin e algoritmit te trajtimit te covid 19. Unë edhe pse kam nje numer te vogel pacientesh, ku nuk mund te jepet nje mendim i prere per asnjeren nga ilaçet, po ne praktiken time ndoshta shkaku i balancit Zero te vdekur jam i kenaqur, kam mjekuar me te dy ilaçet e lartpermendura, sidomos me remdesevir.

DIELLI: Çfarë mendoni për Vaksinës. Kur e presim?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Vaccina kunder covid 19 eshtë shpetim per tere njerezimin, po e bere pa shpejtuar, nga shkenctaret me te mire qe kemi.Le të kemi durim të presim.

DIELLI: Falemnderit DR. Murtezani që gjetët kohë për gazetën e vatranëve DIELLI.

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me ët gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka ndriçuar…

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me të gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka analizuar, ka ndriçuar…

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dr. Skender Murtezani, Editori Dalip greca, Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT