• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MITHAT FRASHËRI DO TË PËRKUJTOHET NË VATËR

March 3, 2017 by dgreca

2 Mithat Frasheri

Me insiativën e ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, që përjetoi ferrin Spacit për më shumë se 11 vjet, autor poezish, essesh dhe i dokumtarëve historikë, si dhe një grupi nacionalistësh, grupim i Ballit Kombëtar, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” do të organizohet me 18 Mars 2017, në orën 11.AM në Sallën e Vatrës takimi përkujtimor kushtuar apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Frashëri.

2 Mithat Frasheri2Veprimtaria Përkujtimore organizohet me rastin e përvjetorit të Lindjes të Mithat Frashërit, 25 Mars 1880.

Përmes kumtesash të shkurtëra, do të zbardhen edhe disa nga misteriet e fundit të jetës së Mithat Frashërit, si dhe do të diskutohet edhe për abandonimin dhe harresën që i ka bërë shteti dhe klasa politike shqiptare kësaj figure kombëtare në 25 vjet tranzicion.

Për pjesmarrësit do të shfaqet filmi dokumentar me autor Pëllumb Lamaj” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT”. Një kopje do t’i dhurohet arkivit të Vatrës.

Hyrja e Lirë. Janë të ftuar të marrin pjesë adhuruesit e Mithat Frashërit. Për komunikim telefononi në Vatër: (718) 365-6852 ose (917) 254-61-03

ADRESA PËR PJESMARRËSIT

VATRA

2437 SOUTHERN BLVD

BRONX, NY 104581 Mithat Frasheri

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Mit'hat Frasheri, Pellumb Lamaj, Perkujtohet ne Vater

Ish-studenti i Arkitekturës në Prishtinë, në kompaninë amerikane “Architects Rule”

February 24, 2017 by dgreca

I diplomuari në UBT, i punësuar në kompaninë amerikane “Architects Rule”/

1 i punesuar amerikanet Ish-studenti i Arkitekturës në UBT, Ledri Mahmuti është duke punuar në kompaninë amerikane “Architects Rule”, me seli në New York, në të cilën ai është i angazhuar si arkitekt i ri, duke u inkuadruar në projekte të shumta ndërtimi.Duke treguar për planet e së ardhmes, Mahmuti tha se koha e kaluar në SHBA, ka qenë një përvojë e mrekullueshme për të.

“Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia të vazhdoj punën në New York, por pas marrjes së përvojës së nevojshme dhe përfundimit të studimeve master, planifikoj të kthehem në vendlindje, për të shfrytëzuar dhe për të transmetuar përvojën dhe njohuritë tek të tjerët”, thotë ai.Tutje, Mahmuti vlerësoi se UBT ka merita të mëdha për suksesin e arritur.“Programi bachelor i Arkitekturës në UBT, ka qenë i përbërë nga një staf shumë profesional në punën e tyre, ku prej tyre kam mësuar për bazat e dizajnit arkitektonik, jam përgatitur për punë, si dhe për avancim në karrierë”.Para se të shkonte në Amerikë, Mahmuti ka qenë i punësuar në firmën “Learch3D”, në Prishtinë, vend që sipas tij, i ka dhënë mundësinë e parë për të zbatuar në praktikë, njohuritë teorike të fituara në UBT.

Filed Under: Emigracion Tagged With: “Architects Rule”, Ledri Mahmuti është duke punuar në kompaninë amerikane

“Bijtë e Shqipes” në Filadelfia festuan 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 23, 2017 by dgreca

01Nga Sadik Elshani/4 folsiQë nga përvjetori i parë, shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, me dashuri e madhështi, gjithmonë e feston ngjarjen e madhe të historisë sonë kombëtare: Shpalljen e Pavarësisë së Kosovësë. Kështu ndodhi edhe të shtunën më 18 shkurt. Në godinën e Shoqatës u mblodhën shumë bashkatdhetarë për ta festuar këtë ditë të madhe për Kosovën dhe gjithë kombin tonë. Mjediset e shoqatës ishin zbukuruar për këtë festë të madhe, jehonte muzika e bukur shqiptare me motive atdhetare. Gëzimi e krenaria shprehej në fytyrat e qeshura të 0203të gjithë pjesëmarrësvene këtë veprimtari, nga të gjitha trojet tona etnike. Kemi për çka të gëzohemi, sepse pas vuajtjeve shekullore nën thundrën e Serbisë, pas përpjekjeve mbinjerëzore dhe një lufte të pandërprerë 100 vjeçare, shqiptarët e Kosovës ngadhnjyen, dolën fitimtarë dhe më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, shtet i njohur nga fuqitë më të mëdha dhe nga demokracitë më të përparuara të botës. Është ky një kurorëzim i suksesshëm i angazhimeve dhe luftërave të brezave të tërë të shqiptarëve, përpjekjeve dhe sakrificave të intelektualëve dhe të gjitha forcave përparimtare e atdhetare, luftës heroike të UÇK-së, punës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës dhe Europës dhe ndihmës vendimtare që na dhanë miqtë tanë, sidomos ShBA-të dhe aleanca e NATO-s – një bashkëveprim i bashkërenduar mirë i faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar.06Veprimtarinë e hapi kryetari i shoqatës, zoti Tajar Domi, icili u deshiroi të pranishmëve mirëseardhjen, duke iu uruar atyre këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – ngjarjen e dytë më të madhe të kombit shqiptar, pas shpalljes se pavarësisë  së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.  Pastaj ai vazhdoi me një pasqyrë të ngjarjeve dhe përpjekjeve të disa figurave qëndrore, duke filluar nga Periudha e Lidhjes së Prizrenit e gjer në ditët tona: Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Idriz Seferi, Shote dhe Azem Galica, Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Adem Jashari e shumë të tjerë. Në vazhdim ai ceku disa të arritura të Kosovës në fushën e sportit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë dhe shprehu dëshirën që udhëheqësit e Kosovës me punë të përkushtuar ta çojnë vendin përpara drejt integrimeve perëndimore, organizatave botërore, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB.07

Referatin kryesor të veprimtarisë me titull : “UÇK – Roli i saj ne çlirimin e Kosovës”  e mbajti zoti Petrit Zanaj, ish kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe ish pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Siç tregon edhe vetë tituli, ai kryesisht u përqëndrua në rolin e UÇK-se për çlirimin e Kosovës. “Që në fillim do të theksoja se për ushtarakët aktivë e profesionistë, pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Kosovës, UÇK-ja dhe roli i saj në Luftën Çlirimtare janë të shënjta, jo vetëm si simbol, por veçanërisht edhe si produkt në çështjen kombëtare në tërësi dhe atë kosovare në veçanti”, theksoi ai. Pastaj ai bëri një përshkrim të organizimit dhe taktikave ushtarake të UÇK-së si një organizim ushtarak, masovizimin e saj për një periudhë shumë të shkurtër kohore, dukuri e paparë gjer atëherë në hapësirat tona, madje edhe në botë. UÇK-ja kishte një përparësi, epërsi mbi forcat armike, sepse ajo po luftonte në vendin e saj, ata e njihnin mirë terrenin, prandaj, pjesëtarët e UÇK-së e kishin lart moralin luftarak, ishin më të motivuar për të luftuar për Kosovën dhe gëzonin përkrahjen, mbështetjen e popullit të Kosovës dhe figurave më të njohura intelektuale të kombit tonë. Edhe Petriti, duke analizuar faktorët dhe teoritë e ndryshme për çlirimin e Kosovës erdh në përfundim se: “Kosova u çlirua nëpërmjet veprimeve të bashkërenduara luftarake të forcave të NATO-s, kryesisht ato ajrore, me forcat e UÇK-së që luftonin në terren, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”Veprimtaria pastaj mori formen e nje bashkëbisedimi ku shume bashkatdhetarë shprehen ndjenjat dhe mendimet e tyre për këtë ngjarje të madhe kombëtare. Zoti Maliq Arifaj, veprimtar veteran i çështjes shqiptare dhe asaj kosovare në diasporën e Amerikës, foli me emocione për mbështetjen, solidarizimin, mikpritjen që populli shqiptar u ofroi vëllezërve te tyre nga Kosova. Lumni Shurdhiqi tregoi sesi i kishte përjetuar fillimin e bombardimeve të NATO-s dhe më vonë hyrjen e tyre në Kosovën e lirë. Ai vlerësoi figurën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si dy shtyllat kryesore të pavarësisë së Kosovës. Zonja Suzana Vangjeli përcolli mesazhin e madh të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Pastaj ajo recitoi disa vargje nga poema e fuqishme e Mitrush Kutelit, “Poem Kosovar”: “Jam shqiptar e kosovar…”. Zoti Abedin Teme theksoi përkrahjen e vëllezërve çamë për vëllezërit e tyre kosovarë, si dhe angazhimin e shqiptarëve të Çamërisë ne Lidhjen e Prizrenit. Ndërsa në luftën e fundit, shumë familje kosovare ishin vendosur në Vlorë, ku ai jetonte atëherë. Po ashtu, zoti Hamdi Gjana, nga Kukësi, foli për gjendjen e atyre ditëve në qytetin e Kukësit, ku me dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova ishin vendosur në atë qytet, për t’u shpërngulur më vonë në vendbanimet tjera në të katër anët e Shqipërisë. Madje edhe ai vetë kishte strehuar disa familje në apartamentin e tij të vogël. Zoti Bujar Çela foli për përvojën e tij si pjesëtar i Forcave të Armatosura te Shqipërisë, misionin e tij paqëruajtës ne Bosnje dhe kontaktet që kishte patur me kuadrot ushtarake të Kosovës, entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Kosovës. Ai kishte thurur edhe disa vargje për këtë rast, të cilët i lexoi para të pranishmëve. Sadik Elshani, ish kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes”, njeheresh edhe thurës i këtyre rreshtave, u kujtoi të pranishmëve se përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishin filluar qysh atë ditë kur fuqitë e mëdha me vendimet e Konferencës së Londrës, padrejtësisht e ndanë Kosovën dhe krahinat e tjera shqiptare nga Dheu Mëmë. Këto përpjekje ishin këmbëngulëse dhe të vazhdueshme, të pandërprera, duke shfrytëzuar të gjitha format dhe të gjitha mjetet kryengritëse. Pastaj ai përmendi edhe disa ngjarje të rëndësishme nga historia e Kosovës, sidomos periudhën pas vitit 1966, kur ministri famëkeq i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Aleksandër Rankoviq, u shporr nga skena politike. Pas vitit 1968 e këndej filloi një ringjallje kulturore, arsimore, atdhetare në Kosovë që kulmoi me themelimin e Universitetit të Prishtinës, hapjen e shumë shkollave të mesme, botimet e shumta, etj. Historia sado e lavdishme, është histori, tani duhet të përqëndrohemi që të ndërtojmë një shtet modern me institucione funkcionale demokratike. Dhe për këtë është i nevojshëm angazhimi i të gjithëvë, sidomos atyre që janë në pozita udhëheqëse, theksoi ai. Udhëheqësit e shtetit, organeve shtetërore dhe partive politike duhet të heqin dorë nga zënkat e ulëta, fyerjet, sharjet dhe akuzat e ndërsjella dhe t’u rreken me seriozitet e përkushtim çështjeve madhore të kombit tonë. Përvoja jonë historike me Serbinë dhe ngjarjet e kohëve të fundit janë dëshmi se provokimet, intrigat, kërcënimet, ëndrrat e tyre për Kosovën nuk pushojnë kurrë.Pas këtyre diskutimeve, veprimtaria vazhdoi me një program artistik të pasur, të përgatitur me disa video me recitime e muzikë të zgjedhur me tematikë, përmbajtje atdhetare që u pëlqyen nga të gjithë të pranishmit. Me këtë rast, sipas traditës së shoqatës sonë, u shtrua një koktej i pasur me pije e ushqime të shijshme – si për festë. Në kekun e stolisur me flamurin e Kosovës shkruhej: “Gëzuar 9 Vjetorin Kosovë”! Atmosfera ishte mjaft e gëzueshme, ngazëllyese, kënga dhe vallja vazhduan gjer në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë e kishin në mendje përvjetorin e ardhshëm, 10 vjetorin, dhe që tani kanë filluar përgatitjet për ta festuar këtë ngjarje ashtu si është më mirë e me madhështi. Në këtë ditë të shenjtë për Kosovën dhe gjithë kombin tonë, shtetit të dytë shqiptar i urojmë mbarësi e përjetësi. Gëzuar!

 

 

 

Filadelfia, 22 Shkurt, 2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, bijte e shqipes, në Filadelfia festuan, Sadik Elshani, se Kosoves

BILL CLINTON MOVED TO TEARS BY ALBANIAN IMMIGRANT: You Saved My Life

February 23, 2017 by dgreca

0218-clintons-13

Bill Clinton was moved to tears at a NYC restaurant after an immigrant waiter got down on his knees and credited Bill with saving his life.

The former Prez and First Lady were dining Friday night at Sea Fire Grill.  As they ate smoked salmon and Branzino, one of the servers — an Albanian immigrant — came to their table, dropped to his knees and told Bill, “Sir, I want to thank you. If not for you, I wouldn’t be alive today.”

The waiter told Bill and Hillary a harrowing tale … he was an Albanian immigrant who at 16 was living in Kosovo during the war and fled with nowhere to go.  He told the former President how his dad and other family members were tortured as they lived in the hills.

The 32-year-old waiter, who came to the U.S. in 1999, told Clinton the U.S. military efforts he authorized to drive Yugoslavian occupying forces out of Kosovo led to peace and almost certainly his survival.

President Clinton became emotional, grabbed the man’s hands and wept.

The waiter is fearful given the current climate on immigration and did not want his name used or his photo posted.

The majority of the restaurant staff is from Albania and the Clinton’s spent time after dinner shaking the hands of the waiters and others who worked there.(TMZ)

Filed Under: Emigracion Tagged With: BY ALBANIAN IMMIGRANT:, ILL CLINTON, MOVED TO TEARS, You Saved My Life

Vjenë-Dita Pavarësisë së Kosovës,në një Orë letrare festive

February 20, 2017 by dgreca

Dita e Pavarësisë_17.2.17 17-Shkurti, hap realizimi i idealeve të rilindësve tanë. S.Krasniqi: “Sakrificat heroike gjeneratave na detyrojnë në ndërtimin e shtetit ligjor e  demokratik” “Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar  Adem Jashari ishte kurorëzim i gjakut të derdhur për liri shekujve”. /

Shkruan:Hazir Mehmeti, Vjenë/

           Vjenë, 17 shkurt 2017 –Jo larg Operës së Vjenës, në hapësirat e veçanta për prezantimesh arti, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, mbajti orë letrare me rastin e 17 Shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nga Ministrinë e Diasporës ishin  Zv.ministri Sahit Krasniqi dhe  Arieta Alidema, zyrtare; Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo. Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Zana Rugova, sekretare e parë dhe  Imer Lladrovci, konsull.  Driton Smakaj, shkrimtar nga Budapesti. Aki Nuredini, biznesmen dhe veprimtar i dalluar.

Programi u drejtua me përgjegjësi nga Kaltrina Durmishi. Z. Hubert Thurnhoffer, menaxher i “Der Kunstraum“ përshëndeti të pranishmit: “Ju falënderoj për bashkëpunimin! Tani Kunstraum ka arritur të organizon shumë manifestime krijuesish kombesh te ndryshme nën mbështetjen e Qendrës Kulturore të Vjenës. Shpresoj në paraqitjet e juaj në vazhdimësi“

Në emër të  Ministrisë së  Diasporës fjalë rasti mbajti  Zv.min. Sahit Krasniqi: “Me kënaqësi e kemi pranuar ftesën tuaj për të qenë sonte në këtë program tuajin dhe tonin. Ne premtojmë se Ministria e Diasporës do jetë përkrahëse e juaja për aq sa ka mundësi. Sonte po festojmë nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilën e pritem shumë gjatë dhe është meritë e shumë gjeneratave në përpjekjet e tyre për liri. Është obligim për ne të plotësojmë amanetin e dëshmorëve në ndërtimin e shtetit ligjor, demokratik, një shtet që synon Bashkimin Evropian, aleancën me NATO dhe një miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju, në mbrëmjet e tilla arti i tregoni vlerat tuaja, tregoni se edhe shqiptarët janë pjesë e Evropës me vlera sikurse dhe popujt tjerë”. Roland Bimo, ambasador, në fjalën përshëndesë tha: “Për të arritur një ditë festive sikur kjo e pavarësisë së Kosovës, kombit tonë iu deshën rrugëtim sakrificash një shekull që nga viti 1912. Sot përulemi me respekt para veprës heroike të të gjithë dëshmorëve. Në këto nëntë vite janë arritur shumë rezultate. Kosova sot si shtet njihet në arenën ndërkombëtare përgjithësisht dhe do vazhdon njohja derisa të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lidhja e juaj, e krijuesve ka bërë punë të mëdha. Krijimtaria letrare në diasporë është diçka e jashtëzakonshme” Imer Lladrovci, konsull: “Në emër të Ambasadorit të  Republikës së Kosovës në Austri, ua përcjelli urimet më të mira për  17 Shkurtin- Ditën e pavarësisë së Kosovës. “17 shkurti i vitit 2008 është një ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar, një ngjarje që realizon një pjesë të idealeve të rilindësve tanë. Për këtë u deshtë që populli shqiptar të kalon nëpër shumë sfida përplot sakrifica duke përfshirë edhe diasporën pa të cilën nuk do kishim arritur këtu, andaj atyre u detyrohemi për respektin tonë…”

Mbrëmjes i dha shije feste veçanërisht loje e talentuar në violinë dhe çifteli nga Alban Spahiu. Prezantimin e Antologjisë me krijimet e viteve të fundit të anëtarëve të Lidhjes “Ilircum 2”e bëri Anton Marku. Është kjo antologjia e dyë e cila përmban krijime nga dymbëdhjetë autor anëtarë të Lidhjes dhe ka 128 faqe. Prej krijimeve të tyre lexuan Hazir Mehmeti nga përmbledhja e tregimeve “Kohëthyerja”, Gjin Morina  poezitë “Vdekja për së gjalli” dhe “Plisi”; Driton Smakaj lexoi dy poezi: “Ushtari i UÇK-së” dhe “Bisedë Hyjnore”. Helena Halilaj nga Durrësi lexoi prej libri i saj “Mos ma vetmo fjalën”, poezitë “Dy heshtje” dhe “Ftomë në vargje”. Leonita Tolaj nga Graci, lexoi prozën “Këndvështrimi prej të çmendure”. Nga Besim Xhelili u prezantua libri “Malli i pashtershëm” i Mair Isterfit.  Lidhja ndau mirënjohje sponsorëve Avni Hafuzi, Samed Vinca e Astrit  Polisi dhe  mysafires së rastit Helena Halilaj. . Në fund nga organizatori u dha një koktej rasti.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, orë Letra, pavaresia e Kosoves, Vjene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT