• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A mundet Rama ta ndihmojë Kosovën duke qenë jokritik ndaj Vuçiqit?

June 22, 2022 by s p

Rruga nëpër të cilët lëviz narrativi i Ramës mbi Kosovën, ka pësuar kalbje të brendshme në mënyrën se si ai i qaset Vuçiçit, duke ia dhënë luksin atij të sillet si të dojë nëpër forume ndërkombëtare ku është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar. Jo njëherë ka ndodhur që në prani të Ramës është mohuar Kosova si shtet nga ana e krerëve serbë dhe mosreagimi do të quhej taktikë diplomatike, por kur mohohet edhe gjenocidi i kryer në Kosovë atëherë kufiri në mes të diplomacisë dhe shkurtpamësisë zhduket fare

Shkruan Emin AZEMI

Rama në Prishtinë erdhi pas vizitës që ia bëri familjes së Hashim Thaçit. Këtë vizitë ai ka mundur ta bëjë edhe më herët, por vetëm Rama e di arsyen se pse pikërisht një ditë para mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive atij i kujtohet të na tregojë se e “kishte marrë malli shumë për Hashimin”. Në anën tjetër ai u kujdes ta reahatoj Kurtin se ndaj tij nuk ka kurrfarë qëllimi komplotist për ta rrëzuar nga pushteti, siç kishin shkruar disa media në Prishtinë. Por, e kundërta e asaj çka deklaron Rama, është fryma e asaj që mbetet e pathënë zëshëm dhe sidomos mbetet hija e një lidhjeje të fuqishme me ish-pushtetarët e Kosovës, e cila herë herë eklipson marrëdhëniet aktuale me Albin Kurtin dhe  me Vjosa Osmanin.

Rama nuk është proserb, por mënyra si i qaset serbëve a bën atë më naiv se ç’është në të vërtetë. Ai ende nuk beson se “qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar”. Sipas Ramës edhe atëherë kur Serbia mohon gjenocin e kryer në Kosovë dhe kur Vuçiqi angazhohet që Kosova përgjithmonë të mbetet në kaudër të juridiksionit serb, qëllimi përfundimtar mbetet i padëmtuar.
“Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës, gjithë rajonit”, tha Rama para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.
Rrugët nëpër të cilët lëviz narrativi i Ramës mbi Kosovën, ka pësuar kalbje të brendshme  në mënyrën se si ai i qaset Vuçiçit, duke ia dhënë luksin atij të sillet si të dojë nëpër forume ndërkombëtare ku është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar. Jo njëherë ka ndodhur që në prani të Ramës është mohuar Kosova si shtet nga ana e krerëve serbë dhe mosreagimi do të quhej taktikë diplomatike, por kur mohohet edhe gjenocidi i kryer në Kosovë atëherë kufiri në mes të diplomacisë dhe shkurtpamësisë zhduket fare. Ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij mirëkuptimi të mëndafsht të Ramës ndaj serbëve të këqinj, ndërkohë që Vuçiçi kalon shumë më keq me disa kritikues në Beograd se sa me Ramën, sidomos kur është në pyetje qasja ndaj Kosovës.

Tani nuk jemi në periudhën e luftës së ftohtë, atëherë kur Tirana zyrtare nuk mund të impononte fuqinë e saj diplomatike në forumet ndërkombëtare për të dënuar terrorin serb në Kosovë, përfshi diktaturën ushtarake të vendosur në Drenicë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pastaj shpërnguljen e kosovarëve në shkretëtirat e Anadollit në vitet 50/60 su dhe aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve të viteve 50/60.
Por, tani jetojmë në një kohë tjetër, por Edi Rama si duket ende nuk e ka kuptuar se në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, pesëdhjetë për qind e problematikave burimin e kanë në Kosovë. Kur Rama mundohet t’i mohojë këto problematika dhe ta paraqet si minor problemin e diferencave që ka me Kurtin sa i përket raporteve me Serbinë, duke e trajtuar këtë si çështje debatesh akademike, me këtë ai harron rolin që ka Tirana në menaxhimin e temave që kapërcejnë kufinjtë adminitsrativë-shtetëror.

Askush nga Prishtina nuk ka kërkuar nga Rama që të ndërprejë marrëdhëniet me Beogradin, por është e pafalshme për kryeministrin shqiptar që idetë e bashkëpunimit rajonal fillimisht t’i diskutoj në Beograd, e pastaj t’i çoj selame Prishtinës për pjesëmarrje në darkën e ftohur të Ballkanit të hapur. Pra, Rama nuk bën ndonjë gabim të madh që dëshiron të afrohet me serbët, por kjo nuk guxon të ndodhë duke injoruar  faktin se Kosova ende trajtohet si problem i brendshëm i politikanëve serbë dhe ç’është më keq Serbia në sytë e Ramës shikohet si një fëmijë i pafajshëm që padrejtësisht e ngarkojnë me shejtanllëqe të pabëra.
  Në diskursin e Vuçiqi dhe të politikës zyrtare serbe, Kosova është pjesë integrale e Serbisë, prandaj çdo kapërcim në heshtje i këtij diskursi serb nga ana e Ramës, prodhon armiqësi brendashqiptare dhe miqësi pa kushte me serbët e këqinj. Këtu e ka burimin edhe refuzimi për të pranuar Ballkanin e Hapur, një iniciativë kjo që mbështete në raporte defektuoze e konfliktuoze të atyre që nuk e njohin madje e urrejnë njëri tjetrin. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Emin Azemi

QENDRESA  E  AT  PALIT

June 17, 2022 by s p

download

AT PAL DODAJ (1880 – 1951)

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Janjeva e At Shtjefen Gjeçovit nuk u mjaftue vetem me Atë dijetar, po i dha Trojeve tona edhe një prej Françeskanve nder ma të mëdhajt të Shek. XX, At Pal DODAJ, që asht le me 3 Shtator 1880 në Dioçezen e Shkupit, djalin e Sebastianit dhe Ana Paliqit, prind të njohun t’ atyne viseve me plot histori.

Pali ju kushtue rrugës së Troshanit per me mërrijtë tek qellimi Shpirtnor, per të cilin Ai punoi dhe sakrifikoi gjithë jeten e vet, një model i vertetë.

Mbasi mori mësimet e para në shkollen e Troshanit e në Shkoder, vazhdoi të naltat në Itali e i perfundoi në Austri. U Shugurue meshtar me 19 Janar 1902. Bije në sy aftësia e At Palit si Guardian, Definitor, dy herë asht kenë dhe Minister Provincial në vitet 1920 – 1926. Dhe per disa kohë ishte edhe Sekretar i Provinces, mbas nderpremjeve që u bane ata vite. Ishte nder ata organizatorë të perkushtuem të riorganizimit Serafik dhe, i palodhun per me ngritë në maksimum dijen dhe pergatitjen e Gjimnazit Françeskan, një arritje model që bashkpunimi me At Fishten e ban të papersëritshem ate. 

Ishte atdhetar i perkushtuem dhe gjithnjë famullitar, mësues, letrar, autor i sa librave, njeri i perkushtuem per kulturen Shqiptare dhe historian nder ma të saktit, që ka lanë gjurmë të pakundershtueshme në Trojet tona. 

At Pali ka lanë nder veprat e veta ndoshta, volume që janë edhe të sakta po, ata janë thesare të verteta të kulturës sonë kombtare të papersëritëshme.

At Pal Dodaj asht i pakrahasueshëm per një Ditar voluminoz, ku perfshihet një periudhë e gjatë kohet nga 1907 e deri në 1943, ku pershkruhen shumë edhe nga ngjarjet e pashkrueme të Luftës së Dytë Botnore. Dhe, per me kenë i saktë dhe i qetë gjatë atij punimi aq me vlerë, At Pali shkoi famullitar në Gomsiqe ku, e perfundoi me sukses të madh detyren që i vuni vetes. Kjo kohë i dha At Palit edhe titullin e madh të “diplomatit paemnuem”. 

Ishte viti 1916. At Pal Dodaj kishte shkue në Famullinë e Fretenve në Rubik. 

Forcat ushtarake t’ Austro – Hungarisë vendosin me hy në Shqipni. Kishin marrë vendim me interrnue Ahmet Zogun, që njihej aty si nip i Esad Pashë Toptanit, që ishte edhe armik i Austrisë. E ama e Ahmet Zogut i kerkon At Pal Dodës, që ishte edhe Superior i Françeskanve të Rubikut per me mujtë me i shpetue djalin e saj të vetem. At Pali niset në Burgajet ku njihet me atë djalë të rij, e merr në Peshkash tek frati At Buon Nikaj, e aty e veshin frat me veshjen e tyne. Nisen sëbashku per Rubik, dhe prej atje At Pali e nisi per studime Ahmet Zogun per Austri. Mbas Luftës së Parë Botnore, Ahmeti asht i pergatitun per politike në Shqipni, tue mërrijtë në 1928, deri vetshpalljen “Mbret i Shqipnisë”. Ndonse, ata i vazhduene kontaktet e rastit, po At Pali, shpesh persëriste: “Kurr nuk e kishe besue se do t’ ma shperblente kështu, ai të cilit i shpetova jeten!”. Në vitin 1925 At Pali bani edhe disa ditë burg… 

Nderhynë per lirimin e Tij e ama e Ahmet Zogut, e internojnë në Jug dhe, At Pali mergon në Itali. 

Në vitin 1944 At Pali asht 65 vjeç, sekretar i Provinces dhe, ka kenë një Visar shumë i çmueshem që po fillonte nga viti 1415, kur Kustodija Françeskane  e Shqipnisë, shkëputej nga ajo e Raguzës (Dubrovnikut). Ky Arkiv me aq shumë  vlerë të madhe u shpetue pa ra në doren e kriminelave komunistë. 

At Pal Dodaj gjithë jeten e vet, në të gjitha rrethanat ia kushtoi ashtusi edhe Françeskanët tjerë, mbrojtjes së të drejtave per “Fe e Atdhe”, deviza me aq vlerë e të gjitha kohëve, gjithmonë e pergjithëshme dhe e kudogjindun e të gjithë Atyne Françeskanëve besnik të Shen Françeskut t’ Asizit në Shqipni. 

Mbi këte parim triumfoi gjithnjë Ideali i Tyne dhe, nder të gjitha rrethanat edhe ma delikatet vrejmë rrugen plot suksese të Këtyne Klerikve Katolik dhe, arritjen e qellimeve të mëdha edhe në fushen e Pamvarsisë Kombtare. 

Duhet të ndalohemi per pak çaste tek veprimtaria Atdhetare Françeskane e At Gjergj Fishtës, që edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë Ai atje u prit si Poet Kombtar! 

Pamvarsisht, se Shqiptarët vazhdojnë si thotë sot një Mik i imi me “kullotë si delet”, studimi i At Fishtës, perditë e ma shumë sa vjen e bahet ma aktual dhe i domosdoshem per me u njoftë nga Rinia Shqiptare. Këte fakt sot e kemi edhe në letrat që asokohe Françeskanët komunikonin njenimetjetrin. 

Takimet e At Gjergj Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX tek na. 

Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. 

Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”. Në letren e At Gjergj Fishtës kemi edhe një shenim me vlerë të madhe, ku parashikimi i Tij të duket se asht shkrue sot!

At Gjergj Fishta porositë: “Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje.” (Po aty).

Se kush ishin Këta Burra Shqiptarë, me zhguna deri në fund të kambëve dhe me një konop perbel, edhe këte e gjejmë të percaktueme po aty. Asht një fat i madh që Këta Françeskanë: “Per Atdhe dhane edhe jeten e vet”!

Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Gjergj Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.  Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”. – E pra, Ky ishte Italian e, jo Shqiptar! 

E nuk duhet të shkëputemi as prej materialit që At Fishta në letren e Tij, ka komunikue me një tjeter Françeskan të madh, me At Pal Dodaj që asht Provinciali i të gjithë Françeskanve të Shqipnisë. Edhe Ky i pranguem nga Sigurimi i Ever Hoxhës së bylykbashit Gjinokastres, që vazhdon me sundue.

Atëherë kur mendohej se Sigurimi i shtetit kriminal sllavokomunist do të mbyllte perfundimisht “Historinë e Lavdishme të Françeskanve Shqiptarë”, dhe kishte sajue edhe “futjen e armëve nen Elterët e Kishës Françeskane të Shkodres”, tue arrestue të gjithë Prelatët e Klerit Katolik në Shqipni, tue u nisë nga Imzot Frano Gjini, Imz. Nikoll Deda, Provinciali i Françeskanve At Mati Prennushi, Rektori i Fretenve At Çiprian Nika, Sekretari i zyres së Argjipeshkvit të Shkodres Don Tom Lacaj, gjindet mundsia nga Sigurimi, që me daten 8 Janar 1946 me u arrestue edhe At Pal Dodaj, vetem si Frat nder ma të besueshmit e Provincialit At Mati Prennushi. Rezultati asht i dijtun! 

At Palit i rreshtohen kryesisht veprat e shkrueme prej Tij, një histori që asht jo vetem e saktë po, edhe e plotë me dokumenta që vetem perforcojnë qellimin e Françeskanve Shqiptarë, që ku vune kamben aty mbeten gjithnjë gjurmët e Tyne që ngritën nalt qellimin e Perjetshem: “Fe e Atdhe”! 

At Pali ka shkrue në 1913: “Shqypnia e kohës së Mesme”. Ka ruejt me kujdes “Dorëshkrimet e Pader Gjeçovit” 1936; dhe, nuk mungojnë as vargu i disa artikujve të shkruem në Revisten e famëshme “Hylli i Dritës”, që edhe sot që kanë kalue 100 vjetë që janë shkrue, mbeten thesar i kulturës sonë, edhe pse fatkeqsisht duhet theksue se“janë shkrue në gjuhen Gegënishte Shqipe” që, nuk i pershtatet “Akademisë Antishkencore dhe Antishqiptare”. E një nder veprat e rujtuna me kujdes nga At Pali ishte edhe vepra e Schiroit, që ka perkthye bashkë me At Palin: “Codice di Lekë Dukagjini” (Kanuni i Lekë Dukagjinit), edhe ky u botue nga Akademia Italiane në Romë. E po të shihen me kujdes punimet e At Palit, si dhe rreshtimi i tyne në Dosjen 1302, duhet thanë e verteta:“Nuk ka gja mangut ajo Dosje, per pushkatimin e At Palit!” 

Dhe, pikrisht kjo ishte edhe kerkesa e prokurorit “dënimi me vdekje i At Palit”, që kur u dhane vendimet me daten 8 Janar 1948, u kthye në “denim të perjetshem dhe punë të detyrueme.” Jetoi edhe 3 vjet në Burgun e madh të Shkodres, ku i rrethuem nga dashunia e Rinisë Shkodrane, mbylli jeten e Tij me 5 Shtator 1951, tue porositë deri në minutin e fundit: “Dueni pakufi Fenë e Atdheun! Qendroni besnikë deri në minutin e fundit të jetës s’ Uej!” 

E ndoshta, kanë ma shumë me tregue Ata që ishin të pranguem pranë Tij. 

At Pal Dodaj ishte Zamak i bardhë i Flamurit Kastriotit – Skenderbeut! 

  Melbourne, 17 Qershor 2022.                                          

Filed Under: Emigracion

BUTRINTI I ENEAS DHE SEULI ME NGAZELLIM KLOROFILE

June 2, 2022 by s p

Dr. Selman Meziu/

Meditim                       

Kërkoi të hedh urat e dijes me thjeshtësinë e ëmbëlsinë e fjalës. Dua të lidh ura miqësie, dëshirash, kohërash, breznish. Kërkoi që protagonistët e këtij shkrimi t’i adhuroi jo vetem unë. Kërkoi që kohën t’a lidh me fije qelizash klorofiliane. Kërkoi që Butrinti i Eneas të përqafoi ideta e Kongresit të XV në Seul dhe të ngjitem deri në majë malet kreshnike të Thethit. Kërkoi dhe dua të zbuloi çfare shkruhet ne Librin e arkeologut Luigji M. Ugolini, ‘’Shqipëria antike.,, Edhe çfarë shkruan hollandezi H. Heckman  në librin ‘’Bujtina me Patkua.,, Por edhe çfarë ka ‘’skalitur me ‘’daltën e shpirtit,, Pylltari Kristo Kauri te ‘’Magjia e natyrës.,,  Si buçiti zëri i djaloshit pylltar në foltoren e komgresit të  XV, të pyjeve, Petrit Imeraj. E po bluaj me vete të gjitha këto për të vënë në punë ‘’fotosintezën,, në trurin tim që edhe unë të mund të ngrej obelisket e gjelbërt, që rrezet si ylbera të dijes e pasionit të tyre të na shërbejn neve të ‘’pa gdhendurëve,, se si funksionojn ‘’turbinat,, e gjelbërta.

   Kërkon të shëroi kohën. Deshiron ti rrëmbejë asaj më të qënsishmen, më të dobishmen. Ndaj punon, shkruan, lexon, konkretizon. E dashuron shum njeriun e gjallë, vepruesin në çdo kohë. Mendimi i tij ka peshë se ai, Kristua i magjisë së gjelbërt është inxhinier pyjesh që kërkon, zbulon, krijon në hojet e diturisë së profesionit. Shkruajti për një projekt për butrintin, ku natyra dhe antikiteti e eneas janë ngjizur në kohë e hapsirë. Klorofila dhe muret e qytetërimeve, arti pellazg, ai romak, bizantin, venecian,  jetojn sëbashku në qindra vjeçarët.  Kuvendojn, tregojn, por kërkojn  edhe ndihmë dhe ja ajo arrin me trenin shigjeta e gjelbërt të arkitektit me shpirt pigment klorofilian:

    ‘’Me një material prej tetë faqesh, studimi mjedisor (përmbledhje S.M.), që m’u deshën mbi dy vjet që t’a realizoj, se duhet të komunikosh me mjedisin dhe natyrën.  Sigurisht unë si ekspert jap mendime konkrete, për përmirësimin e mjediseve të tjetërsuara nga veprimtaria shkatërruese e njeriut, rehabilitimin e 250 ha pyjeve, rehabilitimin e peisazheve të dëmtuara nga prerjet, nga djegjet, erozioni, jap mendime për rreziqet dhe kanosjet që sjellin ndertimet dhe fshatrat turistike, mendime dhe analiza për ndotjen serioze të detit, liqenit, zhdukjen e livadheve të posedonës, (livadhe nën ujore 2-28 metra thellësi. K.K.) ndikimi shkatërrues nga presioni i njerëzve,  presioni i biznesit etj.,,  Ndërsa ai mediton.  Krijon vlera për sotë dhe për nesër. Përpiqet të mbrojë atë qa ka rrënjëzuar thellë në shpirtin e tij prej më se gjysëm shekulli. Me atë që Kristua ka kaluar jetën duke i dashuruar deri në amshim.

   Ansambli natyrë, ndërtime,  afereske, skulptura, gëdhendje, kulla, kuvendojn,  dhe vetë janë ciceronët më të fuqishëm. Ato duan qetësinë, ato duan dijen e shpirtin nektar dijesh e të prakticienit të arkitekturës së gjelbert. 

  Mirë por dikush nga lart kërkon t’a përvetësoi, të kullufisë fitimet. Kërkon të ngrej krimin mbi arkitekturat e mureve të artit të gdhendjes dhe tërë gjallesave madhështore të së gjelbërtës. Sepse është paraja, ështe mendje madhësia e njëshit, janë fitimet kolosale në xhepat e oligarkëve të Tiranës. Kthetrat e gjakosura i duan t’i fusin thellë në mishin e gjakun e  butrintit. Në limfën  e saj që ka mrekulluar shekujt. Trashgimisë kulturore më madhështore. Ndërsa arkeologu Luigji M. Ugolini  zbuloi qytetërimin e lashtë të ndërtuar nga Enea i ardhur nga Troja Pellazge. Mbolli edhe rrapet e tij si dëshmi e kultures së lart  në arkeologji e natyrë.  Befasisht sot duan t’a japin me çira. Atyre që nuk dinë se çfarë fshihet në historinë e tijë, mijëra vjeçare. Sepse ato nuk janë rrjedhje e limfës së jetës së butrintit. Mundi me laps, penë, llogaritje e projekte, pa gjumësi, sakrefica të panumurta, duan me i shumëzue me zero. Krimi i pa përfytyrueshëm në kulturën e lasht, me natyrën e magjishme. Sjellje mafiozësh e kriminelësh më një pasuri mbarë shqiptare  në hullinë e mijëra vjeçarëve. Ku ta gjejë ilaçin e shërimit mrekullia e  kohërave?

   Kërkon të hedh hapat me ritmin e kohës. Kërkon të zbuloi e të dëgjoi tik taket e zanave në natyrën e alpeve.  Bashkë me ato udhëton për në kongresin e XV të pylltarisë në Seul të koresë. Ato vetë e kanë merituar me gjerdanin e gjelbërt të historisë së pyllëzimeve  duke zbukuruar vendin e prodhuar oksigjen, dru dhe mjedise për turizëm. Ndërsa inxhinieri ynë e meriton, se ka shkathtësinë, diturinë, zgjuarsinë, mënyrën elegantë të komunikimit. Shteti ynë, ah ai nuk bëzan, ai ka mbjellur heshtjen e zezë, pylltarinë e ka futur në jetimore.  Kurse inxhinier Petrit Imeraj e sfidoi atë. E theu perden e hekurt të izolimit.

    Atje takoi delegatë nga Kameruni. I varfëri shtet. I mjeri shtet. Përshpërisim ne pylltarët shqiptar. Por e vërteta na qenka ndryshe. Ai vend është i mbuluar me pyje në 60 % të sipërfaqes. Mos u çuditni pylltar, dhe ju biolog, se delegatia, zonja Cacila Ndjebet, ky kuvend i të gjelbërtëve e shpalli “Kampionia e Pyjeve” të vitit 2022. Çuditërisht nuk na shpallen neve  shqiptarëve varrmihësit e pyjeve. Ah harrova fare se ne as nuk kishim delegat.

    Dhe i vetëm trim në luftë, për të bërë të njohur pylltarinë shqiptare ishte inxhinier i ri, djaloshi i Nikaj Merturit, i cili edhe ligjeroi në foltoren e kongresit: “Qelizat e menaxhimit (administrimit, qeverisjes S.M.) të fatkeqësive  në zonat e gjeo-izoluara të Shqipërisë së veriut”  E dëgjuan me shumë vëmendje delegatët e njëqind vendeve të botës. Edhe pse shumë prej tyre nuk dinin pikën, kordinatat gjeografike ku ndodhej shqipëria. Ende në kamnimin e shekullit të njëzetë e një fatkeqësisht, marrëzisht, kemi mbetur ekucion gjeografik me dhjetra të pa njohura. Megjithatë një pylltar shqiptar ju bashkua polifonisë së gjelbert të mbara botës.

   Ai është vetë pylltari i përkushtuar. Ai ështe vete dhimshuria e ekosistemit pyjor. Ai është dashuria për natyrën pyllin profesionin. E kërkon t’a kryej misionin e tij duke shfrytëzuar çdo minut. Me plotë kulturë e mirësjellje,  bisedon me Ministrin Anglez që mbulon  Pyjet dhe Ambasadorin e këtij vendi në Korenë e Jugut. Pastaj i vëmendshëm, qetësisht, shkëmben mendime me Ministrin e Gjermanisë që mbulon pyjet,  sëbashku me Ministrin e Ekonomisë së Koresë Jugut dhe më pas Ministrin e Gjermanisë  të pyjeve dhe Ministërin e Timorit Lindor. Duke u përqëndruar te ekosistemi pyll si burim energjie, oksigjeni, e rregullator universal i klimës. Sa kaq ju kërkoj ndjes dhe hynë në debat me koleg dhe miq nga Australia e largët. Fatmirësisht shumë të afërt në qëllimin se zgjidhja kyqe e krizës klimatike gjithnjë në përkeqësim duhet bazuar në pasurinë pyjore e në natyrë.

   Mjedisi festiv mpleksur me takime e diskutime frymëzuese e mbresëlënse të Maria Helena Semedo, z/v Drejtoresha e Pergjithme e FAO    dhe  mbretëresha e Jordanisë Basma Bint Ali, por edhe buqeta më e kandshme emocionale dhe ngazëlluese e kongresit.   

  Ende kërkojm dhe besojm, se do të buças e vërteta, se botën do ta shikojm ashtu siç është, me kuptimin e vërtet të saj. Kuptohet kudo. Zoti Herrie Heckman, hollandezi i befasuar nga udhëtimi Selanik Sarajev, jo pak, por 90 vjet të shkuara shkruajti një libër, të cilin ia dhuroi Inxhimier Petritit brenda tij; ‘’ishin grimca nga jeta ime dhe e maleve tona, mu shfaq gjyshja ime nga Thethi Pale Lishja.,, 

     Nga akropoli i butrintit  në verën e vitit 1928 Luigji M. Ugolini  do t’a mbuyllte parathënjen e librit të tij të parë me frazën  ‘’Ja dhe  mrekullia e kërkimve arkeologjike,, Ndërsa inxhinieri i pyjeve Kristua do të shkruaj: ‘’Në pyll ka një kod të pa shkruar që përcakton misionin dhe detyrat e çdo individi. Kush nuk e zbaton e ka vështirë të jetoi.,,  Shqiptarët duhet e mund të jetojn duke ditur historinë, duke i shembëllyer asaj. Natyra duhet e mund të jete mikesha më bujare e saj.  Këto vërtetohen çdo dite muaj vite shkeuj.

Firence 18.05.2022                                              Dr. Selman Meziu   

Filed Under: Emigracion

Buzëqeshja në fytyrat e nxënësve dhe jehona e këngës shqipe “xhamadani vija-vija”

May 31, 2022 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Një imazh që përmban bar, person, i jashtëm, njerëz

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Më 28.05.2022, në parkun e lojërave „Voglsam“ në Schönau të Mynihut, në kuadër të aktiviteteve për vitin shkollor 2021-2022, të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) u realizua ekskursioni i nxënësve të Shkollës Shqipe në Bavari.

Në këtë ekskursion përpos nxënësve, mësimdhënësve, e pranishme ishte edhe kryesia e LAPSh-it me disa prindër, të cilët kishin për qellim përcjelljen e nxënësve. Në këtë eveniment morën pjesë 135 nxënës nga shkollat: e Mynih-ut, Holzkirchen, Starnberg-ut, Freising-ut, Mainburg-ut, Rosenheim-it, Deggendorf-it, Nürnberg-ut, Abensberg-ut, Landau-t, Fürstenfeldbruck dhe Dingolfing-ut.

Për organizimin e këtij ekskursioni u kujdes grupi për Kulturë i Këshillit të Arsimtarëve, në bashkëpunim me mësimdhënësit, kryesuesin e Këshillit të Prindërve dhe kryesin e LAPSH-it. Por, ajo që zgjoi një dashur të këndshme ishte udhëtimi me autobus i nxënësve, të cilët posa u ulën nëpër vendet e tyre filloi të buqas  kënga shqipe, tashmë këngë e preferuar “xhamadani vija-vija”.

Ekskursioni u realizua sipas  agjendës së grupit për kulturë, duke filluar  që nga  lojërat për fëmijë e deri te surprizat e shumta, që i bënin nxënësit e lumtur dhe të buzëqeshur. Përpos lojërave, nxënësit filluan shkëmbimin e bisedave mes tyre, diku të buzëqeshur, diku në lojëra e vrap së bashku. Por më në fund në një lendinë të parkut u shtrua sofra me përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptare nga nënat e nxënësve dhe mësimdhënëset. Duke filluar nga flija, pitja, djathi, byreku, ëmbëlsirat e etj.,  gjë që kjo i bashkoi nxënësit, mësimdhënësit dhe kryesin e LAPSh-it rreth sofrës së madhe të improvizuar. Pas mbarimit të drekës nuk mungoi as kafja në xhezve, biseda e mësimdhënëseve, hedhja e valles nga nxënësit, kënga që i dhanë një shkëlqim parkut, por ajo që i bëri më të kënaqur nxënësit ishin lojëra të ndryshme, që në kthim për në shtëpi të gjithë nxënësit e shprehnin me admirim këtë ekskursion.

Për mbarëvajtjen e ekskursionit u përkujdes grupi për kulturë, mësimdhënësit dhe kryesia e LAPSH-it, po ashtu kontribuuan: „Besa Foundation“ dhe „Sozialreferat München“ për mbështetjen financiare. Kompania e autobusëve „Polluzha Tours“, Xhamia e Nürnberg-ut, Firma „Tafa“ për pijet dhe ushqimin dhe prindërit që i shoqëruan fëmijët për gjatë tërë ditës.

Ekskursioni përfundoi me kënaqësinë, buzëqeshjen e nxënësve dhe me thirrjen e shokëve të tyre,  që t’ju bashkohen për ta vijuar shkollën shqipe!

Një imazh që përmban transport, portokall, trap, disa

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Filed Under: Emigracion Tagged With: Mustafe Krasniqi

Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur

May 25, 2022 by s p


Prishtinë, 25 maj 2022/

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Komisioni i Serbisë i ka ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Edhe pse delegacioni i Republikës së Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mosdhënia e informacioneve shtesë të kërkuara nga Komisioni i Republikës së Kosovës, përveç që tregon mosbashkëpunim të institucioneve të Serbisë, dëshmon edhe mosgatishmërinë dhe mungesën e angazhimit serioz e të sinqertë të palës serbe për të ndriçuar fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së viteve 1998 – 99 në Kosovë.

Gërmimet që kishin filluar më 10 maj nuk kanë rezultuar me gjetjen e vendvarrezës masive me mbetjet mortore të viktimave të luftës, andaj për shkak të specifikave të terrenit dhe lokacioneve të tilla të përdorura nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës për zhdukjen e kufomave, në përpjekjen e tyre për fshehjen e gjurmëve të krimit, mbetet krucial sigurimi i informatave plotësuese në veçanti nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë presim sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive, bazuar edhe në përvojat e mëparshme në dy lokacionet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si në rastin e Rudnicës dhe rastin e Kizhevakut.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT