• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqëria e dobët…

July 31, 2025 by s p

Fitim Zekthi/

Jemi në një kohë kur njerëzit janë tmerrësisht të dobët, karakteret e tyre shumë të dobëta, ata nuk kanë kapacitet të durojnë gati asgjë, ankohen vazhdimisht dhe për gjithçka. Sot është një ditë shumë e bukur, e freskët. Në rrugë dëgjova dy djem që po thonin: “shyqyr ra shi por ç’e do e nezi ma keq, po na përcëllon…”. Pra për atë pak diell apo atë fare pak nxehtë ata ankohen. Nuk është se po digjen por jetojnë në kulturën e të ankuarit, në kulturën e mospranimit të asgjëje që i prek sadopak. Njerëzit ankohen gjithë ditën jo nuk ka punë, jo nuk ka drejtësi, jo nuk ka pastërti, jo ka trafik, jo ka rrëmujë, jo ka varfëri, jo nuk ka meritokraci, jo nuk ka ndershmëri, jo vlon miku këtu e atje, jo nuk rrihet, jo nuk durohet, jo nuk rriten kalamajtë këtu, jo nuk ka shkollë, jo nuk jam mirë, jo më dhemb kjo e më dhemb ajo etj. Të rinjtë ankohen edhe për kohën, mungesën e internetit, plazhin (duan Rio në vend të Durrës), llojin e gjellëve, shfryjnë për çdo gjë.

Të duruarit është një nga vetitë më të nalta dhe domodoshme që duhet të ketë njeriu. Pa durim njeriu rrënohet, shkatërrohet, nuk bën dot asgjë, reduktohet në një qënie të lodhur, të plogësht, të dëshpëruar. Njeriu sido që të jetë do të sprovohet. Dikush do sprovohet me punë të rëndë, dikush me varfëri, dikush me sëmundje dhe dhimbje, dikush me luftë, dikush me rrahje, dikush me padrejtësi, dikush me pasuri, dikush me mungesën e dorës apo syrit etj. Gjatë gjithë historisë njerëzit kanë ditur të durojnë, kanë ditur të kuptojnë që gjërat, jeta, bota kanë një mister, që nuk ndodh gjë rastësisht, që gjithçka ndodh me vullnetin e Zotit, që të duruarit dhe të luftuarit (kundër të keqes dhe padrejtës) janë pjesë themelore e natyrës së qënies që e kupton qëllimin e të jetuarit. Byung Chul Han e quan shoqërinë e sotme si shoqëri paliative, shoqëri që nuk duron as dhimbjen më të vogël dhe që vazhdimisht ka fokus vetëm se si të shmangë dhimbjen. Nuk udhëhiqet nga asgjë tjetër, asnjë parim apo vlerë tjetër. Kështu vjen rrënimi.

Filed Under: ESSE

Republika teknologjike – e ardhmja e perëndimit

July 31, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Inteligjenca Artificiale e kuptuar në formë të thjeshtësuar si aftësia e makinerive për të asimiluar shprehitë njerëzore në një gamë shumë të gjerë qe nga te mësuarit tek të menduarit logjik dhe analitik me shpejtësi te rrufeshme si edhe shume e shume aplikime të tjera teknologjike nuk ka dyshim se e ka kapërcyer tashmë sferën e imagjinatës shkencore dhe është në kohën e shpërthimit të saj të pandalshëm dhe të pafrenuar. Zërat kritikë të daljes nga kontrolli të Inteligjencës Artificiale i kanë ngritur shqetësimet për rreziqet me abuzime dhe ju kanë rënë zileve të alarmit në seanca të posaçme në Kongres dhe në shumë forume të tjera të industrisë në vitet e fundit. Libri Republika Teknologjike (The Technological Republic – Hard Power, Soft Belief and the Future of the West) konsiderohet të jetë kritika më e fortë ndaj industrisë e cila ka braktisur idealet e dikurshme dhe është zhveshur nga parimet morale.

Kritikët e Inteligjencës Artificiale kane një veçanti të cilën mund ta vëresh lehtë. Ata nuk janë individë “të jashtëm” por vetë krijuesit dhe bashkë-krijuesit e programeve kompjuterike që përfshihen në fushën e IA. Një prej tyre Alexander Karp, Shef Ekzekutiv i gjigandit Palantir Technologies dhe Nicholas Zamiska, një nga Drejtuesit kryesor të korporatës janë autorët e librit Republika Teknologjike – një pamflet kritikues ndaj Silicon Valley, epiqendra e kompanive kompjuterike dhe teknologjisë kibernetike, ku “sektori privat derdh kaq shumë gjeni krijuese në produkte konsumi për lehtësimin e jetës së atyre që kanë të ardhura me tepricë.”

Karp dhe Zamiska kërkojnë nga industria e programeve kompjuterike “të rindërtojë raportet me qeverinë dhe ta drejtojë vëmendjen dhe fuqinë tek ndërtimi i teknologjisë që do ndihmonte me sfidat imediate të shoqërisë.” Në realitet, kompania Palantir është e angazhuar nga administrata e Trumpit për të krijuar ‘super-database” ku do mblidhen të dhënat nga të gjitha agjencitë federale dhe ngritjen e një platforme për ICE për të ndjekur emigrantët, që kanë shkaktuar kundërshtime të forta në shumë sfera.

Palantir ka punuar për 14 vjet me administrata amerikane si republikane ashtu edhe demokratike. Gjatë këtyre viteve është kritikuar për survejime të sofistikuara dhe mospërfilljen e të drejtave të fshehtësisë private të nënshtetasve amerikanë.

Bashkë me Peter Thiel, donator i Presidentit Trump në fushatën e parë dhe JD Vance në fushatën për senat, Karp krijoi Palantir, duke pasur një lloj “orientimi kombëtar”. Pikëpamjet e filozofisë libertariane të Thiel për lirinë e individit dhe ndërhyrje minimale nga shteti janë antiteza e projekteve si Palantir, i përkushtuar për projekte të interesit kombëtar. Palantir-i ka fituar kontratat nga DOGE për “sigurinë kombëtare” dhe sipas gjasave po krijon një republik survejimi në emër të sundimit të ligjit dhe rendit civil.

Në super kompanitë e sotme teknologjike kombinohen tri elementë: krahu i qeverisë, forca ushtarake dhe fuqia e biznesit. Autorët e librit mendojnë se Silicon Valley se bashku me kompanitë e tjera “e kanë për detyrë të artikulojnë një platformë ku përcaktohet se çfarë është e shenjtë për ne? çfarë janë idealet tona?” Dhe kryesorja thonë ata, “elita e sotme nuk e ka të qartë nëse vërtet beson tek diçka”.

Në vështrimin e tyre historik, atrofia mendore e Amerikës filloi në vitet ‘60 me lëvizjet për të drejtat e grave dhe homoseksualëve. Më tej, në dhjetëvjeçarin tjetër shpërthimi ekonomik i hapi derën tregtisë së lirë, dorëlëshimeve në rregullatorë, emigrimeve në masë, që ndodhën paralelisht me dobësimin e strukturës së organizuar fetare. Sipas kritikëve, “zotërit e universit në Silicon Valley tolerojnë çdo gjë dhe nuk besojnë në asgjë por në përgjithësi i rrinë larg politikës. Prania e miliarderëve të kompanive të mëdha teknologjike në inagurimin e dytë të Trumpit nuk shihet si pjesë e rolit aktiv në politikë por më shumë si përshtatje me ndërrimin e pushteteve.” Autorët kërkojnë nga ‘prijësit me virtyte” të firmave të pyesin së pari veten se kush janë sot dhe cilët duan të jenë nesër duhet qenë së pari të prirur drejt asaj se çfarë i nevojitet shoqërisë dhe jo vetëm ndaj asaj që mund të realizohet sot në sajë të arritjeve shkencore. “Me drejtues të virtytshëm,” autorët paraqesin idenë e “nacionalizmit të përkufizuar brenda një kombi-shtet që ka vetëm një mision të përbashkët.” Republika teknologjike do jetë e ngritur mbi avancimet e shkencës, partneriteti i sektorit privat publik dhe një sens i përbashkët identiteti.

Libri është kritikues ndaj prioriteteve aktuale të Silicon Valley dhe me idealizëm beson se milionerët mund ta vetë-instalojnë busullën e virtyteve të moralit, prej nga do vendosin të veprojnë në emër të interesit të përbashkët. Dhe thirrja për prijës të virtytshëm është e kuptueshme në kohën e sotme. Por është gjithmonë më e lehtë të identifikosh një çështje apo dobësi dhe shumë më e vështirë të gjesh rrugëzgjidhjen. Propozimi se konkurrenca në garën e armëve nëpërmjet IA do ruaj avantazhin që ka arritur Perëndimi deri më sot është problematik sado i mbështetur të jetë nga partneriteti me qeverinë dhe “platforma kombëtare” ngaqë aty, veç të tjerave, ekzistojnë tundimet e abuzimeve dhe rreziqe të tjera të fuqisë komerciale jashtë çdo kontrolli.

Filed Under: ESSE

Kujtesa kombëtare…

July 30, 2025 by s p

Prof. Skender Asani/

Kujtesa kombëtare është një arkiv i pashtershëm frymëzimi dhe dijeje, një burim i heshtur, por i fuqishëm që na flet për rrugën që kemi kaluar si popull me dhimbjet, krenarinë dhe qëndresën tonë. Ajo është zëri i të parëve që nuk duhet të shuhet kurrë, sepse aty rrah zemra e historisë sonë kolektive. Në këtë kujtesë gjejmë motivin për të ecur përpara, por edhe përgjegjësinë për të mos harruar.

Prandaj, kjo është edhe një thirrje e ndjerë për politikbërësit që ta dëgjojnë me kujdes këtë zë dhe, mbi bazën e tij, të ndërtojnë një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe me horizonte të hapura për brezat që do të vijnë. Në një kohë kur shoqëria jonë përballet me sfida të shumta dhe shpesh ngec në ngërçe që e paralizojnë ecjen përpara, uniteti kombëtar bëhet jo luks, por domosdoshmëri. Vetëm përmes forcimit të lidhjeve ndërmjet nesh dhe një përkushtimi të përbashkët ndaj vlerave të trashëguara, mund të kapërcejmë krizat dhe të ndërtojmë një të ardhme me dinjitet.

Filed Under: ESSE

Lëreni të qetë gjuhën shqipe…

July 26, 2025 by s p

Virgjil Kule/

Lëreni të qetë në punët e veta shekullore gjuhën shqipe. Ajo nuk ka nevojë për gjimnastika fonetike që rreken të vërtetojnë gjëra që nuk janë të nevojshme të vërtetohen. Ashtu e kemi gjetur, vibrante. Nuk e kemi shpikur ne. E kemi në përdorim, jo në pronësi personale. Lum ai që di ta përdorë saktë në komunikim me bashkëkohësit. Gjuha shqipe qëndron në majën e Olimpit dhe që atje ka mposhtur çdo rrebesh frenues dhe ka pështytur pa zhurmë çdo barbarizëm që i ka rrezikuar strukturën. Është vetëlëvruar me dhe pa alfabet, ka fuqi përthithese të njëjtë me fuqinë përjashtuese. Nuk pretendon të jetë mbi gjuhët e tjera të vjetra dhe as nuk i mohon ato. Është mbretëreshë absolute në territoret ku flitet. Ka potenciale të pashfrytëzuara përtej njohurive të sotme të shqipfolësve me kulturë mesatare.

Nëpërmjet saj mund të shprehësh çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo koncept. Me dy dialektet e saj kryesore, ashtu si shqiponja me dy krerë, ajo kontrollon çdo shkelje territori si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi. Çka i vyen e mban, kurse çka nuk i duhet ose ia rrezikon strukturën, e flak tutje. Magjia e saj qëndron pikërisht te mekanizmi i saj i brendshëm përthithës dhe përjashtues. Ky mekanizëm është vetëpërsosur në shekuj. Si funksionon ai? Si ka mundur që në sajë të këtij mekanizmi dhe pa asnjë përkrahje të mbijetojë në shekuj gjuha shqipe? Ja, kjo është enigma e vërtetë e gjuhës sonë të bukur. Lum kush e zbulon. Do t’ia dimë shumë për nder sepse në rrethanat e presioneve të sotme, do të na mësojë si ta ndihmojmë ecurinë e mëtejshme të gjuhës shqipe.

Filed Under: ESSE

Ekuacioni i vetmisë moderne

July 24, 2025 by s p

Anila Prifti/

Nuk është e lehtë të flasësh për vështirësitë që ke, edhe kur e di mirë se janë aty. Edhe unë, pas kaq shumë vitesh si gazetare, i kam mbajtur për vete shumë gjera. Nuk i kam ndarë as me miqtë, as me familjen. Ndoshta për të mos u dukur e dobët, ndoshta për të mos i ngarkuar të tjerët. Është një lloj mbrojtjeje që e krijon vetë, me vetëdije. Në punën time si gazetare, duke ndjekur historitë e të tjerëve, më ka rënë në sy një gjë që përsëritet: të gjithë kanë vështirësi, por shumë pak flasin për to. Shumica mësohen t’i përballojnë vetëm, pa zë, sepse njerëzit kanë frikë nga ngarkesa emocionale e tjetrit. Frika i bën të mbyllen, t’i shmangen atij që është në nevojë.

Por nuk është vetëm frikë, ka edhe shumë turp. Turpi për të treguar se nuk je mirë, se nuk po ia del, se po dobësohesh. Kur ke folur një herë dhe nuk të kanë kuptuar, më pas më mirë e mban për vete. Është më e thjeshtë të marrësh gjithçka mbi supe sesa të përballesh me keqkuptimin ose, edhe më keq, me indiferencën. Dhe kështu, dalë-ngadalë, tërhiqemi nga njëri-tjetri, dhe kjo shtyrje kthehet në mënyrë jetese. Vetmia më e rëndë është pikërisht kjo: të jesh mes njerëzve dhe të mos kesh asnjë që të afrohet me të vërtetë.

Jeta është e shkurtër; mbajtja për vete nuk të forcon. Në fund, nuk është vuajtja ajo që na lodh me shumë, por largësitë që krijojmë vetë, nga frika ose krenaria.

Mos harro kurrë: kjo është vetmia më e keqe që mund të njohë njeriu.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 605
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT