• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

71 VJET NGA MASAKRA E VALMIRIT

August 17, 2020 by dgreca

-Në masakrën e Valmirit, u ekzekutuan 10 burra dhe 4 u varën në litar. U burgosën 500 burra, u internuan 300 familje…

NGA SIMON MIRAKAJ*-

 Te nderuar familjar ,të nderuar pjesmarrës ju ftojë që në nderim të kujtimit të katërmbdhjet martirve të mbajmë një minut heshtje.Të nderuar familjarë,pjesëmarrës ,jemi mbledhur sot në këtë ceremoni përkujtimore të 71 vjetorit të Masakrës Valmirit ku u ekzekutuan dhjetë burra e katër u varën në litarë .Kjo masakër u krye mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm,nuk kishin as një lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës, i vetmi “faj”ishte se rridhnin nga familje patriotike që kishin luftuar kundër çdo pushtuesi,ishin burra që kishin influencë në zonat e tyre,ishin familje anti-komuniste,familje që besonin në Zot,që donin Atdheun- Shqipërinë më shumë se veten.Jo si disa dritëshkurtër e sakatë nga mendja, që deklarojnë se dua partinë më shumë se Shqipërinë.Ideatori i kësaj masakre e shumë të tjerave të ngjashme ishte diktatori Enver Hoxha, i cili kishte dalë me parullën:o me ne o kundra nesh!

Të vriten Veriorët se ata janë kundërshtarët tanë ,ata nuk mendojnë si ne.Kjo masakër ,kjo tragjedi nuk mori fund me ekzekutimi e këtyre katërmbëdhjetë burrave por ajo vazhdojë me burgosjen e 500 burravve ,duke internuar 300 familje.Masakra u përcoll me lot nga familjarët,të afërmit.Ekzekutimi i ketyre njerëzve krejtësisht të pafajshëm rebeloi Qiellin, që shpërtheu në shkrepëtima e vetëtima duke derdhë atë ditë të nxehtë Gushti shi ,breshër ,stuhi e borë për një orë.Populli Mirditës, martirët i vajtoi me kangë:

N’Qafë t’Valmirit të Mirditës

,Fort po vriten krah’t e Shqipes!

Shkallës madhe kush po zbret?

T’lidh me tela vajmedet.

Jo ma pak se katërmdhetë…
Shtat ditë burg e jo ma shumë
Ditën e tetë n’litar e n’plumb….


Komunistët thonë:”Trumbetojnë me të madhe se ne ishim në kahun e duhur” ,ndërsa koha vërtetojë të kundërtën ,se në kahun e duhur ishin antikomunistët ishin ata që luftuan kundra instalimit të diktaturës komuniste ,kauza e tyre triumfoi…triumfoi duke i kthyer popullit Lirinë,Liri të cilën diktatura komuniste e kishte marrë peng për pesëdhjet vjet.

Ne atë çfar kemi humbë nuk e kthejme dot ,por kemi detyrim moral që dëshmorët e lirisë ,martirët ti kujtojmë e të përulemi me respekt ndajë kujtimit tyre.Ti kujtojmë duke ngritur muze,duke ngritur një memorial a një obelisk.Kjo është domosdoshmëri se janë këto objekte që do flasin për tragjedinë që shkaktojë diktatura komuniste në Shqipëri.Po aq e domosdoshme është njoftja e të kaluarës tonë tragjike ,sepse duke njoftë të kalumen tonë do të mund të ndërtojmë të ardhmen,do kemi një demokraci të konsolidume.Janë këto objekte që do flasin nesër ,që do ju tregojë brezit të ri që do marri stafetën se çfar ishte diktatura komuniste e cila për pesëdhjet vjet e ktheu Shqipërinë në një shtet burg edhe pse Zoti i kishte dhënë bukuri ,bukuri së cilës i kushtoje vargje i madhi at Gjergj Fishta “se rreth e rreth kësaj rrokullije si Shqipnia vend nuk ka”ajo diktaturë mbolli veç përçarje e varfëri.Sot ne duhet të jemi të vetëdijshëm në respektimin e bindjeve të njer -tjetrit.Mos të harrojmë fjalët e Nënës Terezë; se ne i përkasim njeri -tjetrit.Duke respektuar e vlerësuar njeri-tjetrin do na vlersojnë e respektojnë më shumë dhe të tjerët.I përjetshëm kujtimi i martirëve i dëshmorve të Lirisë e Demokracisë.Pushofshin në paqë!

*-Fjala përshëndetëse në 71 vjetorin e Masakrës së Valmirit-

Filed Under: ESSE Tagged With: 71 vjet, Masakra e Valmirit, Simon Mirakaj

Çfarë ndodhi?

August 15, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-
Çfarë ndodhi me pasardhësit e Aleksandrit të Madh? Asgjë e mirë.Në vitin 323 pes, kur vdiq, Aleksandri kishte dy gra; Statirën, një nga vajzat e perandorit të mundur persian, Dari; dhe Roksanën, princeshë Sogdiane (Azia qendrore). Të dyja gratë ishin shtatëzanë. Aleksandri nuk kishte lënë asnjë plan se kush do ta zevendësonte nëse vdiste. Në çastet e fundit, kur gjeneralë u përpoqën ta detyronin të tregonte se kush do ta pasojë, ai vetëm tha, “kraterios” (më i forti). Më vonë disa thanë se ai kishte pasur në mendje Krateros, një nga gjeneralët e tij më të vjetër – por dëmi u bë.Gjërat u ndërlikuan nga prania e vëllait me aftësi të kufizuara mendore të Aleksandrit, Filip Arrhidaeus – shumica e gjeneralëve donin që në krye të vihej një person i aftë e i fortë, por kishte një fraksion që donte Arrhidaeus në fron.Roksana lindi një djalë, Aleksandrin IV. Kjo ndihmoi për të krijuar një kompromis me përkrahësit e Arrhidaeus: një lloj froni të dyfishtë për mbretin dhe trashëgimtarin. Por mundësia e një trashëgimtari rival ishte kompromis i brishtë. Kështu, Statira u vra së bashku me fëmijën tjetër të palindur të Aleksandrit. Zërat qysh atëherë kanë fajësuar Roksanën dhe Perdikas, regjentin e ri, për këtë vrasje.Tensionet mes gjeneralëve maqedonas filluan të shoqërohen me komplote dhe kundër komplote. Brenda një viti lufta u bë e hapur. Trupi i Aleksandrit – dhe arkivoli i artë që e mbante atë – u rrëmbye në rrugën për në Maqedoni dhe u tërhoq në Egjipt. Pas një beteje të ashpër në Egjipt, Perdikas u vra.Tani, Roksana dhe Aleksandri i ri ishin subjekt i një tjetër përleshje politike. Ata u vendosën në Maqedoni nën një regjent të ri, Antipaterin e moshuar. Brenda një viti Antipater vdiq dhe fronin e zuri Poliperchon. Djali i Antipaterit, Kassandër mendoi se ai duhej të ishte emëruar si regjent; intrigoi me gruan e Arrhidaeus, Eurydice dhe fitoi kontrollin e një mbretërie fatkeqe.Në 317–316 pes., fraksionet rivale secili kishte degën e vet të linjës mbretërore. Nëna e Aleksandrit, Olimpia – e kthyer në Epir – ngriti një ushtri dhe u bashkua me Poliperchon. Ajo zuri rob Arrhidaeus dhe Eurydicen dhe i vrau duke lënë kështu vetëm një pretendues legjitim në fron – dhe veten si fuqinë pas fronit. Fatkeqësisht, temperamenti i saj i nxehtë bëri miq të paktë; Kasander e sulmoi, ushtria e saj u shpërnda dhe ajo vetë u kap dhe u vra.Kasander tani kontrollonte Roxanën dhe Aleksandrin e ri. Më në fund, në 309, Kassander urdhëroi helmimin e tyre. Aleksandri ishte 14 vjeç. Në varret mbretërore në Vergina është gjetur një vazo që besohet të jetë urnë për hirin e Aleksandrit IV, djalit që kurrë nuk u bë mbret.Polyperchon paraqiti një trashëgimtar tjetër të mundshëm: Heracles, një fëmijë i paligjshëm i Aleksandrit të Madh dhe Barsinës, një fisnike persiane. Polyperchon u përpoq të organizonte një rebelim në emër të këtij trashëgimtari por kandidati i ri nuk zgjoi mbështetjen e shpresuar. Polyperchon bëri një marrëveshje me Kassandrin dhe vrau të fundin e fëmijëve të Aleksandrit së bashku me nënën e tij. Vija e Aleksandrit u shua plotësisht, 14 vjet pas vdekjes së tij.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Çfarë ndodhi?

Përtej durimit

August 12, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI-Lumi i kohës ka ngecur. Nën të asgjë nuk shihet. Është nxirrë, kapur nga fosile; nga ata që për pak popullin e çkombtarizuan. E mbajtën në errësirë edhe ditën, e verbuan. E ndanë nga bota. Gjëra të tmerrshme bënë. Burgosën e vranë vetëm se njerëzit donin të mendonin të kishin ëndrra. Çfarëdo ëndrre. I mbyllën në vetvete. I ngurtësuan, i imunizian ndaj goditjeve që kur të zbuteshin të bëheshin thërrime. I mësuan të mos i besonin askujt. Jetën e bënë të pavlefshme. Njeriu mund të jetë i kujdesshëm, por pak besim duhet t’i japë tjetrit, pasi nuk mund ta dish nëse është i keq ose jo.Shumica e njerëzve janë të mirë. Ata kanë familje. Dhe duan të jetojnë më të mirën që munden. Gjithmonë do të ketë njerëz të këqinj dhe do t’i njihni kur t’i takoni. Ndonjëherë nuk është kështu. Por nuk mund të lejoni që kjo t’ju ndalojë të bëni jetën tuaj të plotë e të lirshme dhe miq të zini dhe të shihni të mirën në njerëz. Sepse, nëse nuk e bëni, nuk do të gjeni kurrë lumturi. Ju që keni jetuar në një vend burg dhe e mbani mend. Jeta e brendshme ka një botë jashtë, megjithatë është botë e rrezikshme që e lini t’iu prekë. Ndonjëherë nuk ka asgjë që mund të bësh. Njerëzit e duan dhunën. Ata ngadalësojnë shpejtësinë kur shohin në anë të rrugës një makinë të përmbysur për të parë viktimat. Të njëjtët njerëz pretendojnë se e duan boksin, pa e kuptuar se çfarë është. Boksi ka të bëjë me respektin; fitore për vete dhe marrjen e saj nga tjetri. Boksi është një veprim jo natyral. Gjithçka në boks varet nga të ecurit prapa. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dhënë një grusht është të bësh hap prapa. Hap prapa shumë larg dhe nuk ke asgjë të godasësh. Disa njerëz do të thoshin se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një luftëtar është zemra. Por më trego një luftëtar me asgjë tjetër përveç zemrës dhe unë do t’ju tregoj një njeri me shpresë që pret të humbasë. Magjia është të luftosh përtej durimit kur të tjerëve u është sosur. Është magjia e rrezikimit të gjithçkaje për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje. Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të hapin sytë dhe në terr humbasin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Përtej durimit

Botë e trashëgimi

August 7, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI- Njeriu i uritur gërmon në fushën e plehrave për të gjerur diçka me vlerë për ta këmbyer pastaj me diçka tjetër për të mbijetuar. Një historian a arkeolog bën të njëjtën gjë duke gërmuar edhe ai për të siguruar mbijetesën e kombit të vet, duke nxjerrë ato që të tjerët i kanë hedhur pasi i kane shtrudhur, ose që janë mbuluar nga koha. Shumë gjëra zbulohen dhe po aq të tjera harrohen; sapo zbulohen, mbulohen me pluhur e dikush tjetër e rizbulon. Hedhurinat e njërit, janë thesar i tjetrit. Kështu bota hynë në procesin e kompleksitetit. Njeriu mbetet gjithmonë në kërkim të identitetit, ushqimit për të shuar urinë, ose për të gjetur trashëgiminë e tij. Një vend i ri nuk ka asgjë të vjetër, sepse e kaluara është ajo që mbetet nga konsumimi i sotëm, dhe 100 vjet me kohën tonë, janë sa një minutë në historinë e Botës. Marrim për shembull Napoleon Bonopartin, arbëresh me prejardhje, themi ne (kemi ndonjë shtatore për t’a nderuar?), por francez i përkushtuar vdiq, thotë bota. Dhe është Franca që e nderon.Në 1805, Napoleoni përdori lumin Seine si bazë për adresat e rrugëve të Parisit, një sistem që është ende sot. Numrat fillojnë në pikën më të afërt me lumin dhe rriten ndërsa largohen – numrat çift në të djathtë, numra tek në të majtë. Për rrugët paralel me lumin, numrat bëhen më të lartë ndërsa ndjekin rrjedhën perëndimore. Pavarësisht nëse janë të vetëdijshëm për të apo jo, parizianët ende përdorin lumin si udhëzues në qytet. Seina është busulla e tyre. Ata e dinë se ku shkojnë ose nuk shkojnë, falë Seines. Nëse ndjekin lumin, nuk humbasin kurrë.Pas tërheqjes nga Rusia, Napoleoni fitoi një nga betejat e tij të fundit në 1814 aty ku lumi Yonne derdhet në Seine. Një statujë bronzi e Napoleonit mbi kalë qëndron në pikën ku dy lumenjtë takohen, dhe janë gdhendur këto fjalë: “Mos u shqetësoni, miqtë e mi. Plumbi që do të më vrasë nuk është derdhur ende”.Britanikët e pushtuan Parisin disa javë më vonë, dhe Napoleoni u detyrua të nënshkruajë Traktatin e Fontainebleau, duke i dhënë fund sundimit si perandor i Francës.Me humbjen në Waterloo në 1815 pas një kthimi të shkurtër në pushtet, Napoleoni u tërhoq në Chateau de Malmaison, vendbanimi i tij i fundit në Francë, afër Seines, para mërgimit në ishullin e Shën Helenës, në Atlantikun Jugor. Gjashtë vjet më vonë, ndërsa ishte duke vdekur, ai shtoi një paragraf në testamentin e  tij duke thënë se donte të varrosej pranë lumit Seine. Britanikët ia mohuan kërkesën, dhe Napoleoni u varros më shumë se 5 mijē km larg, në ishillin Shën Helenë. Erërat politike ndryshuan dhe në vitin 1840, dhe eshtrat e Napoleonit u dërguan në Paris përgjatë Seines. Trupi i tij u vendos për homazhe në një sarkofag të kuq në Les Invalides, ku janë gdhendur këto fjalë: “Dëshiroj që trupi im të pushojë në brigjet e Seine midis popullit të Francës, të cilin e desha aq shumë.” (15 gusht 1769 – 5 maj 1821)

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Botë e trashëgimi

KUR NËNË TEREZA, ME FËMIJËT NDËR DUAR, KËRKONTE PUSHIMIN E LUFTËS NË LIBAN

August 6, 2020 by dgreca

Bejruti, Nënë Tereza, pushimi i luftës dhe një dramë–

Nga Prend BUZHALA –

Bejruti pësoi një tragjedi të rëndë, me humbjen e rreth 100 jetëve, me plagosjen e lëndimet e mijëra të tjerëve nga shpërthimet e fuqishme që ndodhën ditën e djeshme. Ngjarje e dhimbshme. Njerëzit vullnetmirë ndiejnë me viktimat e kësaj tragjedie.

1.Libani na e kujton Pashko Vasën si guvernator të tij, kur gjatë shekullit XIX aty kishin shpërthyer protesta e kryengritjet antiturke dhe Fuqitë e Mëdha në marrëveshje me Turqinë otomane e emërojnë guvernator, meqë ky shtet përbëhet nga disa religjione e etni (mysliman, të krishterë, hebrenj, etj). Pas vitit 1948, dmth pas Luftës arabo-izraelite, Libani bëhet vendstrehim i 110 mijë refugjatëve palestinezë, e këtyre pastaj iu shtohen edhe të tjerë pas konfliktit të vitit 1967.

2.Por me Bejrutin e Libanit ndërlidhet edhe një ngjarje, në dukje e parëndësishme, por tejet domethënës. Është fjala për vizitën e Nënës Tereze në Bejrut. Por në çafër kohe po bëhej kjo vizitë dhe me çfarë qëllimi? Meqenëse pas Luftës së Dytë Botërore përjetoi një zhvillim e përparim, ky zhvillim u ndërpre gjatë viteve 1975-1990, kur shpërtheu lufta civile, ku merrnin pjesë edhe fraksione myslimane e të krishtera, pastaj forcat e armatosura palestineze që u vendosën në Liban (Hezbolah etj), e ku ato ndihmoheshin nga Izraeli e Siria. Me një fjalë, të gjithë kundër të gjithëve. Më 1982 Nëna Tereze, në një gjendje të kaosit të tillë të një luftë të pashembullt, arrin në Bejrut përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, për t’i shpëtuar fëmijët hendikapatë, me nevoja të veçanta, nga një spital i shëndetit mental në Kampin e refugjatëve në Sabra. Shtypi i kohës e përshkruan këtë ngjarje:

“Fytyra e saj e rrudhur u përhap me një bujë të madhe, kur hyri në Spitalin Mendor Dar al-Ajaza al-Islamia dhe filloi të përqafojë fëmijët, të grumbulluar në një grup në dysheme.”

Tashmë e afirmuar me Çmimin Nobel për Paqe, më 1979, ajo po kryente një vepër të guximshme. Jo thjesht vetëm për tërheqjen e atyre fëmijëve nga vatrat e luftës, sa edhe për një veprim tejet domethënës: PALËT NDËRLUFTUESE I PUSHOJNË LUFTIMET, SA QËNDROI ATY NËNA TEREZE!

Armët pushojnë, fëmijët tërhiqen.

Se me çfarë përpjekjesh e kontaktesh ajo kishte arritur të hynte e ta kryente veprën e saj, kjo është një tjetër histori më vete! Një shkrimtar libanez (nga radhët e druzëve), dëshmitar i asaj ngjarjeje, thotë se ajo, përmes besimit dhe lutjes, arriti ta fitonte armëpushim për t’i evakuuar fëmijët e të gjitha religjioneve etnive: “Nënë Tereza foli me një prift dhe një oficer, në një vend që mund të jetë një manastir ose një zyrë, për atë që duhet të ndodhë të nesërmen. ‘Unë mendoj se Kisha duhet të jetë e pranishme në këtë kohë,’ u thotë Nënë Tereza dy burrave të ulur para saj. ‘sepse ne nuk merremi me politikë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të pranishëm.’

Ishte kjo një logjikë e shenjtë, natyrisht.

Prifti: ‘Kjo është një ide e mirë, por ju duhet t’i kuptoni rrethanat, Nënë.. Dy javë më parë, një prift u vra. Është kaos atje. Rreziku është shumë i madh.’

Nënë Tereza: ‘Por Ati, nuk është ide. Unë besoj se është detyra jonë. Ne duhet të shkojmë dhe t’i marrim fëmijët një nga një. Rrezikimi i jetës sonë është sipas rregullit të gjërave. Të gjitha për Jezusin. Të gjitha për Jezusin. Ju shikoni, unë kam parë gjithmonë gjëra në këtë dritë. Një kohë të gjatë, kur zgjodha personin e parë (nga një rrugë në Kalkuta), nëse nuk do ta kisha bërë atë herën e parë, nuk do të kisha marr 42,000 pas kjo. Një nga një, unë mendoj … ‘ “ (shënon ai autor që quhet Amal Makarem).

Ishte ky një veprim që u quajt vizitë heroike.

Nga shtypi i kohës: “E pyetur për përshtypjet e saj, Nënë Tereza tha: ” Unë kurrë nuk kam qenë në luftë, por kam parë uri dhe vdekje. Po pyesja veten time, çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë. Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bij të Perëndisë. Pse ata e bëjnë atë, unë nuk e kuptoj. ”

Ky autor përshkruan situatat apokaliptike si të rrathëve danteskë të ferrit të atij gushti 1982. Izraelitët bombardonin pandërprerë nga ajri e nga toka: “Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit ishte i mbyllur, kishte rreth 500 të vdekur, kryesisht civilë, dhe po aq të plagosur. Në kryeqytetin e rrethuar, furnizimet me ujë dhe ushqime po mbaronin. Shumë lagje ishin pa energji elektrike…. ishin njëqind fëmijë myslimanë spastikë dhe me lëndime mendore, ishin braktisur nga stafi i një jetimoreje të vendosur në pjesën perëndimore të Bejrutit, ishin pa ushqim, pa përkujdesje, pa higjienë. Disa ishin duke vdekur.”

Kontaktet e kësaj Nëne me përfaqësues ambasadash (amerikane etj), përfaqësues libanezë etj. ishin të ethshme, të pandërprera për disa ditë. “Armëpushimi i negociuar nga Philip Habib, por i arritur me anë të besimit, ishte i vërtetë. Një Beirut relativisht i qetë. I gjithë shtypi ndërkombëtar ishte në katin e parë të ndërtesës së KNKK-së….

Një kafe, një gotë ujë, pak sanduiç, Nëna Tereze nuk pranoi gjithçka, tha Amal Makarem. Nuk kishte kohë për të humbur. Konvoji i ICRC me një autobus dhe një xhip të Kryqit të Kuq të Libanit u nis për në jetimoren islamike. Një nga një, siç është bërë gjithmonë me Nënën Tereze, 36 fëmijë spastikë, krejtësisht të dobët, u morën dhe u futën në makina. Disa thonë se ishin 60 fëmijë. Sidoqoftë, sipas një zyrtari të KNKK-së, ‘stafi i infermierisë i kishte braktisur ata. Spitali vetë ishte goditur nga predhat, dhe kishte vdekje. Fëmijët kishin mbetur pa kujdes, pa ushqim. Deri në ardhjen e Nënës Tereze, askush nuk kishte menduar me të vërtetë të merrte përsipër përgjegjësinë për ta”.

Dëshmitari që u përmend më lart, Amal Makarem, thotë: “Çfarëdo gjëje që mund të quhet magjike, e mrekullueshme kjo ishte e mundshme me Nënën Tereze,” i cili ishte dëshmitar i evakuimit me dy faza. “Ajo ishte një forcë e vërtetë e natyrës. Ishte e mjaftueshme që ajo kaloi natën nga lindja në perëndim. Në të kundërt, nuk mund t’i përshkruaj fëmijët që ajo i shpëtoi. Ata ishin me aftësi të kufizuara mendore, por ajo që është e tmerrshme, ishte se ne gjetëm edhe fëmijë normalë në atë grup e që, përmes mimikës, silleshin si fëmijë me mendje të kufizuar. Nëna Tereza i mori në krahë… e ata papritmas u bënë të hareshëm në krahët e saj si lulet, u bënë të tjera qenie, si kur dikush që i jep pak ujë një luleje.”

Kronikat e kohës shënojnë: “Më 21 gusht, u nënshkrua një armëpushim përfundimtar, nën të cilin, pas bisedimeve të mundimshme të mbikëqyrura nga Philip Habib, PLO u largua nga Bejrut. Mjerisht, do të pasonin episodet e përgjakshme, si vrasja e Presidentit të zgjedhur Bashir Gemayel dhe masakrat e Sabra dhe Shatila.”

3.Shpesh miqve ua kam përmendur një dorëshkrim timin me këtë tematikë. E përmenda këtë fakt edhe për një arsye personale: gjatë viteve ’90, në vlugun e lëvizjeve të mëdha të kohës, shpesh, i strukur me libra e dorëshkrime pranë makinës së shkrimit, kisha nisur ta bëja një dorëshkrim për Nënën Tereze me këtë tematikë: për fuqinë e saj për t’i fashitur armët e urrejtjes dhe luftën! Dorëshkrimi u shndërrua në një vepër dramaturgjike, me copëza ende të pa ngjitura. Ishte, mbase, një sugjestion artistik: a mund të ndërhyhej që të shpëtonte Kosova nga katastrofa e masakrat që po e pritnin?! Aso kohe ne ishim në dijeni për interesimet e saj që të shpëtohet Kosova. Dinim për interesimet e saj drejtuar administratës amerikane e Papa Gjon Palit II për shpëtimin e Kosovës. Por lufta shpërtheu, kurse Nëna Tereze kishte vdekur disa muaj përpara! Me rastin e sulmit mbi Jasharët, nga Klina dërguam një apel Papës Gjon Pali II që të shpëtohet populli i Drencisë e të ndërhyjnë ata që e kanë forcën në dorë. Apeli, i nënshkruar nga Pal Canaj dhe unë, i bërë në emër të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” të Klinës, iu dërgua “Rilindjes”/”Bujkut” dhe Radio Vatikani e radiot tjera e lexuan një javë ditë rresht! Mirëpo, vetë Bill Clinton dëshmon se e kishte mbajtur amanetin e saj për shpëtimin e Kosovës!

(Intermeco: Muaji gusht 1982 personalisht ndërlidhet me një ngjarje timen personale: gjatë atij muaji (ishte i gjashti muaj në izolim total keqtrajtues në burgun politik të Pejës), kisha filluar të pështyja gjak!, për shkak të sulmit në mushkëri. Pasi më morën në seancë intervistomi në ora dy të natës, një inspektor sigurimi, që pretendonte të sillej mirë me mua, më pyet se si jam: “Ja, po pështyj gjak”, i them. Më dërguan te një mjek serb e ai tha: “Nema nishta” (“S’ka kurrgjë”)! Më dërguan te mjeku shqiptar. Kur më pa, ai tha: “Unë nuk e marr në dorë, se shikoni çka i keni bërë!” Ngjarjet rrodhën si rrodhën, histori më vete kjo, por kur u lirova nga burgu, mu desh 10 muaj të qëndroja në spital në vjeshtë 1982. Po atë vjeshtë, pas Bejrutit, Nëna Tereze vjen në Kosovë. E viziton Prishtinën, Zllakuqanin e Klinës, Pejën e për të cilat vizita kam shkruar disa herë… Unë, nga spitali, as që kisha mundësi të lëvizja!).

Se a do të arrij personalisht ta mbaj fjalën; që ato copa dorëshkrimesh të kësaj drame letrare (të ndërthurur Liban- Kosovë), “të kompozohen” në një tërësi” (disa pjesë humbën gjatë luftës) e të botohen, – mbetet të shihet. Për hir të kësaj shenjtërie mbi shenjtërinë – që shpirti e besimi i saj ndikonte edhe në ndalimin e luftës edhe në shpëtimin e jetës së njerëzve…/drita.info 

(Gusht 1982 – gusht 2020)

*Fotografia në ballinë: Nënë Tereza me fëmijë në Bejrut

Filed Under: ESSE Tagged With: Bejrut, Nene Tereza, Prend Buzhala

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • 230
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT