• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Punë të shkuara

May 3, 2020 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi/Jeta është imazh i ndarë në sekonda dhe ne përpiqemi t’a kapim. Ku e gjejmë veten? Zgjohemi dhe e gjejmë veten e shumë të tjera pa pamje. Gjumi zgjon gjithë jetën për sytë tanë, ndërsa natën rri pezull nëpër degët e ëndrrës. Të gjitha gjërat notojnë dhe shkëlqejnë, jeta nuk duket aq e mërzitshme. Ngjashëm si fantazmë, rrëshqasim nëpër natyrë dhe nuk e njohim më vendin kur kalojmë përsëri. Megjithëse kemi shëndet dhe arsye, prapë nuk kemi një shpirtit të tepërt për të krijuar një gjë të re ndryshe. Kemi mjaft për të jetuar, por jo një qindarkë për të dhënë ose për të shtuar. Jemi si mulli me ujë të shterur. Ndonjëri prej nesh e dinte se çfarë po bënte, ose ku po shkonte, atëherë kur mendonte se dinte më mirë. Ne nuk e dimë sot nëse jemi të zënë apo të papunë, nëse dimë më shumë a më pak. Në kohërat kur na thonin se nuk punonim, më pas zbuluam se shumë kemi arritur, shumë gjëra sot, me ne filluan. Të gjitha ditët duken kaq të padobishme sepse ato kalojnë, dhe kjo është mrekullia. Ku ose kur kemi marrë ndonjë gjë nga ato që quhen mençuri e virtyt? Kurrë nuk përfituam prej tyre, duhet të kenë qenë ngatërruar në ndonjë rrjetë diku tjetër.
Atëherë, cili është lajmi? Sikur të mos kishim qenë, sa individë do të kishte sot shoqëria? Sa veprime? Sa mendime?

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Pune te shkuara

Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation- Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

May 3, 2020 by dgreca

By name, Nikola Tesla was not a Serbian. His family was from Sanxhak inhabited by Albanians even today. His father was illiterate and one day became a Christian orthodox priest named Milutin. His mother’s name was Gjuka, an Albanian name.

Due to the Serbian expulsion against Albanians especially in the mid-19th century, his family relocated to the village of Smiljan in western Croatia. Nikola Tesla was born there on 10 July 1856.

The Albanian tongue was not publicly in use and the Albanian schools were prohibited in century XIX. Therefore, Nikola Tesla showed to know the Serbian and German languages taught in public schools.

His family had preserved the Albanian folk costume as a dear and sincere legacy of their origin. The costume that Nikola Tesla dressed is typical for Northern Albania or Dardania. He dressed that costume before he left for Prague in 1880, then to Budapest and Paris, and arriving in New York in 1884. 

            Nikola Tesla died on 7 January 1943 in New York, USA.

Saimir Lolja

Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

Nisur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. 

            Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.

            Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore. 

            Në këtë pamje të viti 1880 Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.

            Nikola Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të ShBA.

Saimir Lolja

Filed Under: ESSE Tagged With: a legacy of the Albanian nation, Nikola Tesla, Saimir Lolja

Shefqet Dibrani: LUSHNJEN SI E PASHË (3)

May 2, 2020 by dgreca

Para Muzeut të Qytetit në Lushnje, 21 dhjetor 1994, ora 16:27/

(Kujtime – Lushnje, 21 dhjetor 1994)/

Diku rreth orës 16:30, të mërkurës, së 21 dhjetorit 1994, ne mbërritëm në Lushnje. Përpara Muzeut të Qytetit, na priten shkrimtar, intelektual dhe të interesuar për të asistuar në atë pasdite letrare. Ata na uronin mirëseardhje, ndërsa nga prapa miku im Musa Hajredini, xhironte me kamerë. Musai, është nga Gjilani, por ka 35 vite, që jetojmë në të njëjtin qytet. Ne kishim udhëtuar bashkë për në Kukës. E pasi ai kishte marrë kamerën me vete ne u dakorduam për të filmuar, aq sa mundte edhe aktivitetin në fjalë.

Pasi ishim vonuar për më shumë se 30 minuta, pa hezitim u futëm menjëherë në sallën e Muzeut. Kishin ardhur shumë të interesuar, dukej se edhe ata kishin përjetuar ankth, për vonesën tonë. Atëherë nuk kishim celular e mjete teknologjike si të sotmet, për të ditur, ku jemi dhe sa do të vonoheshim. He nejse, pa vonuar shkrimtari Faslli Haliti, hapi diskutimin krijues, për të cilin ishin përgatitur intelektual e shkrimtar lokal, anëtarë të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të cilët në bashkëpunim me Bibliotekën dhe nxënësit e shkollave të qytetit Lushnje, kishin organizuar atë aktivitet të mrekullueshëm.

Qysh në fillim u pa se ishin bërë përpjekjet maksimale për të dal aktiviteti në nivel dhe sa më i realizuar, (pasi siç u zbulua më vonë), ishte hera e parë që prezantohej një autor nga Kosova në qytetin e Lushnjës.

Për librin “LARG PIKON HËNA”, kanë folur krijues, pedagog të gjimnazit, poet e shkrimtar lokal, anëtarë të Degës së Lidhjes në Lushnje, emra të njohur e krijues të profilizuar. Pastaj ishin të angazhuar fëmijë dhe nxënës të shkollimit fillor dhe të shkollave të mesme, të cilët lexuan dhe interpretuan poezi nga libri, disa nxënëse e nxënës kanë ekzekutuar pika artistike muzikore.

Legjenda: Muzeu i Qytetit në Lushnje, 21 dhjetor 1994. (Faslli Haliti, majtas, Shefqet Dibrani, në mes, Visra Zhiti, ngritur duke lexuar, Kadri Fishta, Dalip Greca ehe Elmaz Qerreti)…

Ia vlen për ta theksuar se në Lushnje, më 21 dhjetor 1994, ka ndodhur një ngjarje e mirë kulturore, ndoshta jo e atyre përmasave të ngjarjeve historike, por e rrallë, e papërsëritshme dhe ndikuese në karrierën time, andaj si ngjarje, si diskutim krijues, ka mbetur e paharruar duke më bërë, përjetësisht të lidhshëm me Lushnjën.

Pasi në vazhdim të këtyre kujtimeve, do t’i publikojmë, kuptohet për të parën herë, të gjitha diskutimet asaj dite, fillimisht po përshkruajmë rrjedhën e ditës me tërë atmosferën emocionale, kuptohet për aq sa kanë mbajtur në kujtesë. Më duket se për t’i ikur “mësyshit”, të atij entuziazmi disa herë u fikën dritat?! Shqipëria atyre viteve përballej edhe me krizën energjetike, por për fat të mirë nuk zgjatej aq, e në kuadër të emocioneve më duket se as që është vërejtur.

Vërtetë mbretëronte atmosferë impozante dhe e rrallë, për të mos thënë, edhe për lushnjaret, e papërsëritshme. Për mua, takimi me Faslli Halitin, Fatbardh Rustemi, Kadri Fishten, Dallëndyshe Çupa, Vasil Bozon, Flora Hajdarin, ishte ngjarje që ka mbetur në kujtesën time të asaj dite. Ndërsa me IlirLevonjen, tashmë sikur ishim familjarizuar, por mbaj mend se kishin ardhur edhe familjarët e Visar Zhitit, Eda Agaj, vëllai e ndonjë tjetër.

Pas diskutuesve rreth librit dhe pas ekzekutimeve të mrekullueshme nga nxënësit e shkollave të qytetit, i erdhi edhe fundi atij aktiviteti, ku pashmangshëm vinte edhe ndarja. Lamtumira. Por se ishte në nivel, do të përpiqemi ta dëshmojmë në këto kujtime e prezantime!

Gjendja sociale në Lushnje dhe përgjithësisht në Shqipëri ishte e shkretë, si të themi ishin ato vitet e tronditjeve të mëdha të pasdiktaturës komuniste. E lushnjarëve as 50 vjet diktaturë sistemi nuk ua kishte shkatërruar traditat e zakonet, për ta pritur e grishur mikun, në mënyrë të veçantë një poet që vinte nga Kosova, që për të parën herë prezantohej në Lushnje. Ishin këto zakone pse ata nuk dëshironin ne të iknim nga qyteti i tyre, të paktën pa na shtruar një gotë, një kafe a si themi ne në Kosovë, pa e pirë një gotë me ujë. Unë nuk isha vetëm, me mua ishte gruaja ime Fexhrija, vajza Donika, (atëherë dy vjeçare), Musa Hajredini, kameraman dhe mik imi, ndërsa karvanit tonë nga Tirana, përveç Visarit dhe Edës, iu bashkëngjit edhe redaktorja në gazetën “DARDANIA”, Jeta Gjika e ndonjë tjetër.

Pavarësisht nga kjo, ne ishim bashkë me lushnjarët, rreth 25 veta. U futem në një restorant aty afër. Ishte një dyqan rishtas i hapur. Një mesoburrë, me origjinë nga Tetova ose Gostivari, nuk mund ta them. Inventari ishte krejtësisht i ri, prandaj gjithçka shkëlqente. Kush ku mundi, e si mundi, zuri vend pranë tavolinave të shumta.

Siç thash më lart gjendja sociale në Shqipëri ishte një mizëri e llojit të vet, gjendje kjo që e kishte mbërthyer më shumë shtresën intelektuale, sidomos shkrimtarët dhe artistët, e cila është një kategori, më sociale kudo në botë. Artistët muzikor, piktorët e skulptorët e bashkë me shkrimtarët duhet të futen në kabinetet e tyre për të shkruar e krijuar vepra artistike, prandaj gjithkund e gjithherë janë shtresë me nevojë sociale të theksuar. Ata sikur ranë në hall, se kush do t’i bartte ato shpenzime?!…

Këtë rast po përpiqem ta shpjegojë, sa për të nxjerr në pah, atë gjendjen e shkatërruar ekonomike që përjetonte Lushnja dhe Shqipëria në përgjithësi, e në veçanti intelektualët. Kam vërejtur se u ndanë në disa grupe, secili për t’i paguar një a dy pije të tjerëve. O Zot sa shqetësuese për mua ka qenë ky rast. Jo, jo nuk ka mundësi të shpjegohen ato ndjenja trishtimi që më kapluan. Më duhej të mos lëndoja mikpritjen e bujarin e tyre, as nuk dëshiroja të krekosesha si gjel deti, prandaj deri sa unë bisedoja me mikun tim Musa Hajredinin, kameramani që më shoqëronte, për t’i bartur ne ato shpenzime, u dëgjua zëri i pronari, siç thash të atij mesoburrit rreth të dyzetave, i cili tha: O miqtë e mi lushnjarë, pasi Ju e keni nderuar këtë poetin e ardhur nga Kosova, unë dëshirojë t’ju nderoj juve, prandaj mos u shqetësoni fare, pasi shpenzimet i heq pronari i lokalit. Nuk ka mundësi të shpjegohet se si u çliruan të gjithë, natyrisht më shumë se ata për vete, edhe unë, sepse nuk dëshiroja të lëndoja sedrën e nikoqirit, të cenoja bujarinë e tyre, mikpritjen shembullore, e cila për mua, më kurrë nuk do të përsërit në përmasat dhe formatin e Lushnjës.

U ndamë bujarisht e burrërisht me të gjithë, por mbaj mend kur pronari më tha se sa herë të ktheja në Lushnje, të kisha parasysh mikpritjen e tij, edhe për të fjetur keni vend u shpreh ai, me një respekt e dashuri të rrallë.

Më pas ne vizituam edhe Lokën e Visarit, pasi babai i tij Hekuran Zhiti, dramaturg, autor dhe i përvuajtur, kishte disa vite që kishte ikur. Nëna dhe vëllai dhe të terët e familjes së Visar Zhiti, na priten në mënyrë engjëllore. Ndenjëm fare pak, se kishim për tu kthyer në Tiranë, pasi të nesërmen do të iknim për në Zvicër.

Eh si ishte ajo kohë, si kanë qenë ato rrethana tejet dramatike, me të cilat përballej Kosova, ndërsa autori i këtyre mbresave, pasi ishte i angazhuar në ato veprimtaritë që i bënin kudo shqiptarët e Kosovës, kurrë nuk arriti t’i nxjerr këto tekste për t’i publikuar gjatë atyre viteve. Përjashtohet vetëm diskutimi i Visar Zhitit, që kishte të bënte me librin e Ida A. Spahiut “Si ta shkruaj psherëtimën”. Prandaj ato diskutime që u thanë dhe u lexuan në atë mbrëmje të mrekullueshme, mbeten në arkivin tim, këtu e 26 vjet me radhë. Tamam një çerek shekulli, linçim demokratik! Natyrisht me rrezikun permanent që gjithçka të kishte përfunduar.

Është kjo një arsye e fort, pse them se thirrja engjëllore e Shpend Sollakut ishte mesazh i fortë për të më inspiruar që t’iu qasur këtij rrëfimi, fillimisht për t’i gjetur e sistemuar ato incizime, pastaj për t’i nxjerr nga shiriti, dhe për t’i kompletuar edhe më mirë me disa materiale të tjera, që i kisha të ruajtura në bibliotekën time.

Tash pas më shumë se një çerekshekulli po shpalosen ato emocione dhe ato diskutime profesionale të cilat padyshim përcaktuan edhe fatin e krijimtarisë sime.
Faleminderit Shpend, faleminderit Lushnje!…(vijon)

Filed Under: ESSE Tagged With: Shefqet Dibrani

Imagjinatë


May 1, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Çdo njeriu i ndodh të kërkojë në mendje për fjalë ose një emër, por më kot, ato janë përzierë e kthyer në të reja, janë harruar ose rikrijuar me tjetër emër. Mendja është një botë më vete, e pavarur nga shqisat e tjera, – shikim, erë, dëgjim, shije dhe prekje – ku njeriu endet, dhe shpesh përdor imaginatën për të sjellë në mendje emrin, vendin, punën, mjetet, fjalët e gjërat, lindjet e vdekjet – të gjitha janë kthyer në emblema. Sepse njeriu shprehet me simbole, si me partitë që pëgjithsojnë idetë e tyre. Duke qenë i zënë me përdorimet praktike të gjërave, njeriu harron se ato të gjitha janë imagjinatë a aftësi e mendjes për të krijuar. Poeti, p.sh., me një perceptim, u jep gjërave jetë, i kthen nga kohët e vjetra dhe harresa, vë sy dhe gjuhë në çdo objekt të heshtur dhe të pajetë. Edhe aI e sheh pavarësinë e mendimit si simbol, por nuk ndalet aty, ai prish status-quon, dhe e çliron mendimin; botën e percepton si një gotë të mbushur me shtresa në renditjen e duhur, qëndron më afër saj dhe sheh se mendimi është metamorfozë, shumëformësh; që brenda formës së çdo jete është një forcë që e detyron atë të ngjitet në një formë më të lartë; dhe duke ndjekur me sytë e tij jetën, i përdor format që shprehin atë jetë, dhe kështu fjala e tij rrjedh në një hap me rrjedhën e natyrës. Të gjitha këto faktet me të cilat njeriu ndeshet në jetë janë shenja, si postblloqe kufiri, ku përtej çdo kalimi gjendet një ndryshim në shkallë më të lartë. Ai përdor formën sipas jetës, dhe jo jetën sipas formës. Vetëm poeti shkruan e flet për çdo gjë, sepse ai nuk ndalet në fakte, por i përdor ato si pika-kalimi. Ai e di pse fusha pa fund e hapësirës u mbush me këto lule që ne i quajmë diell, hënë dhe yje; pse thellësia e madhe zbukurohet me kafshë, me njerëz dhe perëndi; sepse mbi fjalë hipën si të ishin kuaj mendimi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Imagjinate

Karantina dhe sensi i kohës

May 1, 2020 by dgreca

Esse nga Rafael Floqi/

Pandemia e koronavirusit dhe distancimi shoqëror që kërkon, po i prek të gjithë në mënyra të ndryshme. Disa njerëz e kanë gjetur veten me më shumë, dhe me tepër kohë nëpër duar se sa dinë dhe sa munden për ta menaxhuar atë. Të tjerët – përfshirë këtu edhe profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe ata që kujdesen për anëtarët e familjes së tyre të sëmurë edhe prindërit e fëmijëve të vegjël,- janë të mbingarkuar me kërkesa dhe punë të shumëllojshme gjatë gjithë ditës sa s’kanë kohë.

Por nëse ekziston një element universal në të gjitha përvojat tona të përjetimit karantinës së pandemisë, është ajo se po na deformon sensin tonë mbi kalimin e kohës.

 P.sh. muaji shkurt apo koncertet e 8 marsit, ndjehet sikur kanë ndodhur një dekadë më parë. E tani ditët po na mjegullohen së bashku, dhe orët alternative po fluturojnë tej e gjithnjë e më me ngadalë duke u zvarritur, në varësi të asaj se sa të shqetësuar, ose të mërzitur po e ndiejmë veten gjatë kësaj kohe dhe sa kujtime të reja po krijojmë ndërkohë.

Koha është bërë refreni i pandemisë së koronavirusit, një reflektim i asaj, se si të gjitha ditët na duken të turbullta dhe se kohët e fundit, ne nuk po vërejmë as detajet më të thjeshta. Të martat janë bërë të enjte, janë bërë dhe të mërkura, janë dhe të diela. Nuk ka më ditë javësh, as fundjave. Ka vetëm dje, sot dhe nesër.  

Tani së bashku me gjithë këto ndjenja çorientimi, mund të na duket, sikur është më e vështirë të përqendrohemi, dhe se na duhet më shumë kohë për të kryer punët e ndryshme, edhe na duket sikur truri ynë po punon më me ngadalë. Nëse edhe ju po ndjeni vërtet, sikur truri juaj po u tkurret, atëherë ju nuk jeni të vetmit. Ekspertët thonë se e gjitha kjo ka të bëjë me atë, se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin tonë, në aftësinë tonë për të menduar qartë, për të mësuar dhe për të mbajtur mend. 

Kjo shpjegohet me atë se këto ndërrime në perceptimin tonë të përkohshëm, ndodhin, kur ne humbasim pikat normale të referencës, që i ankorojnë dhe i lidhin e i endin ditët dhe javët tona në kalendarin e memories.  Unë mendoj, se ajo çka po ndodh, ose të paktën tek unë, sidomos me fëmijët në shtëpi, tregon se jam duke bërë më shumë gjëra gjatë kësaj kohe. Po merrem me ta. Po përgatis emisionet on-line për TV. Po punoj nga shtëpia. Unë jam duke përgatitur për disa gjëra të tjera, po shkruaj artikuj, ese si kjo dhe poezi dhe të eci duke ruajtur distancën (a)sociale në mëhallë. Nga ana tjetër, mua më duhet të merrem edhe me gjera praktike të ekzistencës. të sigurohem që të blej edhe sendet ushqimore për familjen, të punoj në kopsht të mbjell lulet, madje, edhe t’i korr barin dhe komshinjve të moshuar, etj. Kështu, këtu po flas për vete, unë jam duke bërë më shumë gjëra në një ditë të caktuar se sa bëj zakonisht. Dhe andaj ditët ndryshojnë më shpejt. E pas gjithë këtyre, unë mendoj se kështu mua duket sikur koha po më fluturon nga dritarja. Në fakt koha shpejton, nëse ju bëni më shumë gjëra gjatë ditës. Por kur të reflektoni në mbrëmje përsëri mbi kohën, atëherë ju gjithashtu mund të radhisni me mend gjithë atë listë të gjatë gjërash që keni bërë. Kështu që pastaj dita në retrospektivë, do të ndjehet e do të duket super e gjatë, sepse ju po ndjeheni të kënaqur, se keni arritur të bëni kaq shumë gjëra, edhe duke qenë mbyllur brenda në karantinë. Duke vepruar kështu çdo ditë si unë edhe ju do ta kemi kohën e zënë dhe kjo do të na bëjë të zbulojmë gjëra të reja më interesante. 

Por nëse nuk e jeni i zënë me disa punë brenda një dite, atëherë dita juaj do të bëhet si një nga ato ditët e plazhit, ku ju jeni mirë dhe i shtrirë në diell dhe shijoni plazhin. Por në fund të ditës, ju me të vërtetë, ju do të mendoni, se nuk keni bërë asgjë. Kjo mund të jetë e këndshme për disa ditë, por nëse keni shumë nga këto ditë, atëherë, e gjitha kjo shtrirje kohe, do të bëhej ndoshta mjaft e mërzitshme, madje, dhe sikur të reflektoni përsëri mbi të, do të thoni se s’ka ndodhur asgjë. 

Por çfarë po ndodh gjatë karantinës dhe çfarë mund të bëjmë për ta shmangur këtë situatë? Psikologët thonë duhet të ringjallim rutinën tonë të përditshme që është zhdukur. Por edhe kur nuk jemi duke bërë shumë gjëra, duke pasur një rutinë për çdo ditë, ndoshta s’e ndjejmë atë vërtet në moment, por në retrospektivë, do ta kuptojmë se dita do të kalojë më shpejt.

Pra, cila është mënyra që njerëzit, me shumë kohë në dorë, ta përdorin atë më me mençuri, pasi siç thotë populli ynë, ”koha është flori”?  

Sugjerimi im do të ishte: gjetja e gjërave të reja për të bërë. Përpiquni ta stërvitni veten me gjëra të reja, që do t’ju ndihmojnë për një punë, për një objektiv, ose në bërjen e gjëra që janë më shumë si hobi, për zbavitje të cilat keni dhe ndjeni kënaqësi për t’i bërë. Zbuloni një hobi të ri apo ngjallni një të harruar dhe dita juaj do të si një supermarket “ Hobby lobby”.  P.sh. vëllai im nga Tirana në Viber, më tregonte me kënaqësi, se si kishte bërë qofte vegjetariane për fëmijët e tij, pasi ata si pëlqenin zarzavatet e gjalla dhe kishin ngrënë me qejf qoftet me mish një ditë më  parë,  dhe më  thoshte që s’po e kuptonte se si i kishte ikur koha, pa u marrë me disa kurse që i duheshin për punën. Por ai kishte zbuluar tek gatimi një pasion të ri. 

Pra mos prisni, hidhuni, provoni eksperienca të reja! Nëse mund të stërviteni me diçka, apo të zbuloni aftësi të reja tek vetja. Unë vë bast, se kjo gjë do t’ju bëjë të ndjeheni të paktën, se keni bërë më shumë gjëra për të bërë brenda një dite, duke e copëzuar gjithë atë shtrirje kohore prej 16 orësh. Sepse kështu në fund të fundit, në fund asaj dite, ju do të ndjeheni, se vërtet keni bërë diçka, dhe se dëshironi të ndjeheni optimist dhe me fat, sikur keni realizuar vërtet diçka shumë me vlerë.

Është interesante, dhe unë e ndjej dhe e kuptoj atë që disa njerëz, nuk e ndjejnë sikur koha po u ikën kot, dhe u duket, sikur mendja e tyre po merret me gjëra të reja. Por ka shumë njerëz të tjerë, që, ndoshta realisht, nuk kanë mundësi për këto përvoja. Ata  janë ndoshta më të shqetësuar, ose janë në situata të tilla që ua bën të pamundur, si për shembull, ndodhen në linjat e para të luftës kundër pandemisë, si: mjekët, infermierët, punonjësit e ndihmës së shpejtë, si dhe ata të kujdesit shëndetësor, ashtu si edhe punëtorët e domosdoshëm të dyqaneve ushqimore e të shërbimeve të rendit, që duket se po përjetojnë një ndjesi të kundërt për kohën. 

Në fakt, ata po marrin kaq shumë informacione të reja, kaq shumë informacione kërcënuese edhe për jetën dhe ekzistencën, sa u duket se jeta e tyre nuk ka më marsh automatik, por vetëm manual, dhe se duhet të shqetësohen për gjërat që zakonisht ne i marrim për të mirëqena dhe i bëjmë pa menduar, në mënyrë automatike apo instiktive. Dhe këto veprime të vogla në dukje, bëhen më  të mëdha, duke pasur parasysh kërcënimin për jetën, pasi ata nuk mendojnë se koha po shpejton, po për ta ka ngecur. E kundërta është e vërtetë dhe duket se, pothuajse, sikur ata po bëjnë gjithçka me një lëvizje të tepër të ngadaltë, si me një “moviolë futbolli, para dhe mbrapsht, me “slow motion” për autokontroll, për të shmangur çdo gabim, që mund të ishte fatal për ta dhe për shëndetin. Këtë e ilustron më së miri përgjigja e infermieres nga Michigani, Riana Dragu, në një intervistë të kohëve të fundit për “Zërin e Amerikës” që më bëri përshtypje. 

“ Orari është 12 orë, tha ajo. Disa punojnë edhe 16 apo 18 orë. Fillimi është pak i rëndë, sepse kur përgatitesh për punë mendohesh 100 herë – a po vishem si duhet? A po kujdesem aq sa duhet? Mendohesh nëse duhet të blesh ndonjë gjë që nuk ma jep spitali. Sa herë e lëviz maskën mendohesh a mos e preka, ku nuk duhej? A i kam dorezat? Pra ndonjëherë është mendja që të lodh sesa vetë puna”.

Në fakt, siç e tregon ky rast,  kjo është një periudhë, kur të gjitha përvojat tona në lidhje me kohën janë kaq jashtëzakonisht të ndryshme. Të marrim një veprim të thjeshtë siç është në këto kohë blerja e ushqimeve. Ne fillojmë të mendojmë për gjëra që më  parë i quanin të mirëqena dhe automatike,  tani na duhet të mendojmë: a është mirë të shkoj në dyqan apo të ma sjellin në shtëpi, në ç’ orë duhet të shkoj që të ketë sa më pak njerëz në radhë, a është dyqani me hapësira të mëdha, a e kam maskën apo dorezat, a kam desinfektant, etj. Dhe pasi i sjellim ushqimet në shtëpi, a duhet t’i laj të gjitha, si të veproj?    

Por sidoqoftë, jetët e të gjithë njerëzve gjatë kësaj Pandemie po rrjedhin me kalimin e kohës dhe, pavarësisht se sa brutal mund të jetë ky moment, apo sa i mbushur me pikëllim, dhimbje apo frikë është, koha fizike po rrjedh, ora po ecën, dhe të gjitha jetët e njerëzve në mënyrë të barabartë po rrjedhin, edhe pse  përvojat nuk janë të njëjta. Sepse ashtu siç thoshte, filozofi i lashtë grek, Herakliti : “Askush nuk lahet kurrë në të njëjtin lumë dy herë, sepse nuk është i njëjti lumë dhe sepse ai vetë nuk është i njëjti njeri.”

Por të kthemi tani tek koha dhe rutina. “It’s a hard thing to leave any deeply routine life, even if you hate it.” shkruante romancieri i madh amerikan, John Steinbeck, në librin e tij  “East of Ede”. Që në shqip më vjen kështu: “Është e vështirë të largohesh nga jeta e thellë rutinore, edhe nëse e urren atë”.  Kështu që  tani ne, na duhet në vend të themi “shtëpi e ëmbla shtëpi“ do të duhet të themi “rutinë e ëmbla rutinë”, kjo se ndoshta jemi mërzitur me shtëpinë. Kështu duket pra.  tani pasi ne kemi humbur të gjithë rutinën e një jave tipike pune, dhe kjo do të thotë ta kesh fundjavën, si një sinor, si pushim ose si një ndarje, ose si diçka, një datë një ngjarje e caktuar, një ditëlindje, një festë si pashka, apo tani dita e nënave, të cilën shpresojmë ta festojmë vetëm në shtëpi. Dhe pasojë dhe ilustrim i këtij frustrimi janë dhe parullat e protestuesve, për hapjen dhe heqjen e bllokimit të karantinës ku shkruhet ” No Mothers day, No Flowers, No Family , No liberty”.  “ Jo ditë të nënës, Jo lule, Jo familje, jo liri!

Ndërkohë që tani edhe “weekend-i” pra fundjava, nuk është më me atë fjalën “fund”, që i kep kuptim dhe është  bërë “ never-ending story”, pasi është njësoj si një ditë e rëndomtë jave. Kjo për shkak se për shumë njerëz, puna është bërë shtëpi dhe shtëpia është bërë punë. Madje disa, ndër ta, edhe unë, siç thonë amerikanët si workaholic që jam, apo siç i thonë shqip “qen i punës”, (duket se ne shqipove që na ka dalë nami, se s’e kemi aq qejf dhe punën, por kur është puna “për të paguar billat” është tjetër gjë, paskemi gjetur një fjalë disi ofenduese dhe për atë që punon, pavarësisht se qeni është kafshë besnike dhe por na vjen keq, kur na thonë qen),  dhe pra ky “qen bir qeni” mund ta gjejnë veten, duke punuar me orë të gjata edhe gjatë fundjavave, nëse nuk do të ketë një rutinë të caktuar. 

Humbja e rutinës gjithashtu tregon se duhen shpenzuar më shumë energji mendore për të vendosur se çfarë do të bëjmë çdo ditë.  Këto ndryshime natyrisht shkaktojnë stres. Dhe fakti që të mos jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë dite është mund të jetë, një simptomë stresi. Pandemia është duke u bërë një burim i stresit kronik, duke pasur parasysh që po vazhdon me javë, apo edhe muaj për disa njerëz. Nivelet e larta të stresit dëmtojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë, dhe mund të ndikojnë edhe në kujtesën afatshkurtër, thonë psikologët.

Madje edhe një efekt tjetër i stresit, është se ai mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit. Shpesh nëse ndihemi të stresuar ose ndiheni në ankth, me mendime dhe ndjenja dhe makthe e bëjnë të vështirë të biem në gjumë. E kjo pagjumësi, nga ana tjetër, mund të na dëmtojë edhe më tej aftësinë, për t’u përqendruar dhe shkakton humbjen e kujtesës afatshkurtër. Shakespiri, i madh na e kujtonte këtë tek komedia “Ëndrra e një Nate Vere”, kur thekson se edhe në ëndrrat tona ne forcojmë kujtesën e kohës që shkoi:   

“Katër ditë shkasin vërtik drejt netësh;

 Katër net ëndërrojnë mbi kohën që shkoi.”

Që koha fizike objektive është relative, të gjithë e dimë që nga shkolla e që e ka vërtetuar Ajnshtajni me teorinë e tij dhe me paradokset e tij me binjakët, dhe kur vetë koha është relative, aq më tepër perceptimi subjektiv i kohës është krejtësisht relativ. Por atëherë, çfarë mund të bëjmë që ky perceptimi ynë relativ subjektiv e  i çorientuar të jetë sa më afër realitetit? 

Koha është në thelb një iluzion i krijuar nga mendja për të ndihmuar sensin tonë të pranisë së përkohshme në oqeanin e gjerë të hapësirës. Pa neuronet  tona që duhen për të krijuar një perceptim virtual të së kaluarës dhe të ardhmes bazuar në të gjitha përvojat tona, nuk ka ekzistencë aktuale, as të së kaluarës dhe as të ardhmes. Pra gjithçka që ekziston, është vetëm e tashmja.

Ndaj psikologët rekomandojnë që të përpiqemi të ruajmë një sens të strukturës së rutinave, në atë masë që është e mundshme, për të ruajtur margjinat e kohës. Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë, është një strategji efektive që mund të ndihmojë në këto kohë pandemie. Ata gjithashtu rekomandojnë që të bëjmë pushime të shpeshta, të ushtrohemi fizikisht dhe të hamë shëndetshëm.  Dhe nëse këto veprime ju bëjnë të ndjeheni mirë, edhe pse askush nuk do ta dijë saktë, se çfarë dite është pa parë kalendarin, punë e madhe, pasi koha është veç një iluzion.

“Unë e di shumë mirë këtë, shkruante autori britanik, Julian Barnes, në romanin e tij “ Sense of an Ending,  botuar më 2011, “se ka një kohë objektive, por edhe një kohë subjektive. Objektive është ajo që mbani në pjesën në kyçin e dorës, pranë pulsit. Dhe subjektive është koha personale, e cila është koha e vërtetë, është ajo që matet me marrëdhëniet tuaja me kujtesën mbi ngjarjet”. Vetëm duke bërë diçka me vlerë, ju mund ta kujtoni atë për mirë. Por fatkeqësisht ne si qenie kujtojmë më shumë zhgënjimet dhe fatkeqësitë.

Nga ana tjetër ç’të bëjmë në karantinë, pasi koha nuk ikën, ajo vazhdon…, apo siç e thotë ndryshe filozofia indiane “Koha nuk lëviz, vetëm ne ndryshojmë” sidomos kur jemi të kyçur brenda. 

Filed Under: ESSE Tagged With: esse, Karantina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 238
  • 239
  • 240
  • 241
  • 242
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT