• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PASHKËT NDRYSHE

April 9, 2020 by dgreca

Dom Anton Kçira/

Në historinë e njerëzimit festa e Pashkëve asht festu me solemnitete të medha. Ringjallja e Krishtit festa ma e madhnueshmja në të gjitha festat që Kisha i feston gjatë vitit.

Gjatë historisë njerëzit i kanë festu Pashkët e zeza shumë herë.

Nuk po hy thellë në histori, por në mbarimin e shekullit njizet kosovarët i kanë festu Pashkët e zeza. Atë ditë asht desht me e marrë rrugën e shpërnguljes nga shtëpit e veta, ditën e Pashkëve, në vend që të shkojnë në kishë me e festu ringjalljen, atyne u asht desht të braktisin shtëpitë pa vé të ngjyrosuna, pa kurnji send, vetëm atë shka kane mujt me bajt në ndonji strajce edhe me hike se janë kercenu se do t’i vrasin.

Kështu u ndodhi të krishterve të Kosovës ditën e Pashkëve, me përjetu gjanat që nuk kishin ngja shpesh në këtë ditë, me i pa tuj jua vra mashkujt e shtëpisë siç janë  në fshtatrat; Guska, Korenica e Meja, me nga katër mashkuj e deri në  dymbëdhjetë antarë të familjes. 

Këto kanë qenë Pashkët e zeza të popullit tonë shqiptar në ditën e pashkëve.

Nëse e përcjellim Besëlidhjen e vjetër, kemi me pa që kurdoherë njerëzit ia kanë kthy shpinën Zotit. Zoti i ka ndëshku rëndë. Elia profet dhe priftërinjt Baalit në vitin e tretë të thatësirës. Fjala e Zotit, iu drejtue Elis me këto fjalë:” Shko paraqitu tek Akabi Mbret, sepse dua të lshoj shiun mbi sipërfaqen e tokës.” U nis Elia për tu taku me Akabin. Akabi po sa e pau Elini tha:- A këtu qenke, o Ogurziu i Izralites?! 

Elia i përgjigjet:- Unë nuk i sjell të keqen Izraelit, por ti e shtëpia e yte, që i keni lanë urdhnimet e Zotit dhe po i ndjek Baaliet! Tash bashkoji para meje mbarë Izraelin në malin Karmelit si edhe katërqind e pesëdhjet Profet të Baalit, por edhe ashtu katërqind Profetet e Aseres që ushqehen prej tryezës se Izabeles”.

Atëherë Elija vazhdoi:“I vetmi kam mbetë unë si Profet i Zotit, kurse Profetët e Balitjanë katërqind e pesëdhjetë. Le të na ipen dy qe, ata le ta vejnë mbi dru, por mos t’i  shtijnë zjarr, dhe unë do ta përgadis kaun tjetër do ta vej mbi dru, por s’do t’i shtij zjarr, thirreni në ndihmë emnin e Hyjit tuaj e unë do ta thrras emnin e Hyjit.

Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit asht hyji i vërtetë, mbarë populli i përgjegj:-Mirë e ke”!

Atëherë ata e zgidhen kaun, e vunë në turren e druve dhe fillaun me e thirrë Hyjin e tyre Baalin,  afatin e kishin deri në mesditë. Britmat e tyre ishin të kota edhe kur kaloi koha e tyre dhe nuk ra kurrëfarë zjarri nga qielli, pastaj vazhdoi Elia e përgaditi kaun e vuni  mbi drutë, Elia tha: “O Zot, Hyji i Abrahamit, i  Izakut dhe i Izraelit, dëftoje se ti je Hyji i Izraelit,  se unë jam shërbëtori i Yt, të gjitha këto i kam ba me urdhnin tand, më ndëgjo o Zot dhe e perpiu zjarmi flinë.

 Populli  sa e pau këtë gja,  ra përmbys me fytyrë per dhé dhe tha: “Zoti asht Hyji, Zoti asht hyji”! Elia tha:- “kapni profetët e Baalit dhe as nji mos të shpëtoi”. I vranë të gjithë profetnit e rrejshëm, me njiheri u errësue  qielli prej resh dhe ra shi i rand.

E kemi kohën e Jeremise,  profet i cili ka qënë në kohën ma të vështirë, kur izraelitet i lanë urdhnimet e Zotit në tanësi, ipen pas zotave të rrejshëm me fjalë të tjera largohen nga Zoti.

Zoti e porositi shka me ju thanë, por atyre nuk u pelqejshin lajmet që vijshin prej se nalti. Kudo që e shifshin ishin fjalë fyse për te, që po vjen ai ogurziu që dine me na sha, me na mallku, ta vrasim mos ta shofim ma. Fjalët e tija u plotësuan Mbreti i Babilonisë Nabukonozorie okupoi Jeruzalemin, jau shkatërroi tempullin ,vrau, dogji e   vodhi dhe në mbarim fëmijët dhe gratë i mori në robni për 78 vjet.

Në vitin 1917 asht lajmërue Zoja e Bekume në Portugali,  tre fëmijëve që ishin tuj i rujt kafshët,  këta ishin Françesko, Jacinta dhe Lucija,  e cila asht ba murgesh. Ajo i ka thirrë femijët që të lusin rruzaren për kthimin e mekatarve, nëse mekatarët nuk kthehen kah Zoti .

 Zoti do ta ndeshkoi botën, prej kësaj kohe njerëzit vazhdojnë jetën e tyre, siç kanë jetue ma parë, pa kurrfarë ndryshimeve. Zoja e Bekume i kishte porositë femijët se nëse bota nuk do të kthehet para se të fillojnë këto ndëshkime, Evropa ka me e pa nji dritë të madhe nji natë pa fillue këto ndëshkime. Ajo ngjau në vitin 1939 Evropa e pau nji dritë te madhe dhe të nesërmen filloi lufta, Hitleri sulmoi Polonin dhe pastaj filluan njena pas tjetrës, të gjithë e dijnë se ma se katerdhjetë milion banorë janë zhdukë. Mos të flasim për Rusinë sa kanë vra ata njerëzit e vet, sa vdekjet nëpër burgjet e Siberisë. Rastet që vetë Stalini i ka likuidu njërzit sipas deshirës. 

Mos të harrojmë Shqipërin tonë ku komunistat aziatik shkatërruen çdo gja që ishte e mirë në Shqipërinë tonë, tuj fillu prej kulturës, atdhetaret e vendit, eliten e kishës katolike, por nuk ishin vetëm komunistat aziatik, por edhe komunistat e Serbisë dhe malazijasit me greket që dijten me i mesu shka dhe si të veprojnë. Mos të harrojmë përsekutimet që u bënë nën Jugosllavi ndaj Kosovës, Kroacisë e Bosnjës, luftrat që u bënë në këto toka e sa njerëzit kanë vdek.

Me tonelata dokumenta te vjetër janë bajt e i janë dërgu Serbisë me i shkri e me i ba letra, e gjanat tjera. Sa intelektuali u vra vetëm se ishte Mesimi i ideologjisë komuniste se:” ku ka të mençur aty nuk ka bukë për budallen’. Sa martiri i fesë, jo vetëm këta 38 martirë, por sa njerëzit  kanë vdek në kampet e përqendrimit, sa i pafajshmi ka vdek nëpër burgjet e  tmerrshme të Shqipërisë.

Do të thotë se Zoja ia ka dhanë nji letër me ia dërgu Papa Piut te XII-të e ai e ka lexu por nuk ka dal me porosinat e saja. Papa Gjon Pali II i ka shpallë botëse shka ka me i ndodhë nëse nuk kthehet kah Zoti: luftërat civile, termetet, vershimet e ujrave dhe zjarmet, sidomis ky i mbrami në Australi, që i damtoi 500 milioni kafshë në atë vend. Mos të flasim për luftrat e Libanit, Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe pranvera Arabe. E shka të themi për këtë pandemi të kësaj kohe, e cila i ka fut friken krejt botës.  Edhe pse asht e rrezikshme, po i ka të mirat e veta, as nji fabrikë nuk asht në lëvizje që ishte te njollosunit e ajrit, pra asht paksue ndotja në atmosferë. Tash ajri ka fillu me u pastru e nuk asht në rrezik, mandej familja ka qenë nji han ku janë bashku antarët e familjes vetëm me hanger e me fjet, nuk e kane njoft njeni- tjetrin, gruaja nuk e ka njoft burrin, se çfarë burri të mirë paska, burrat nuk i kanë njoft gratë e veta sa te bukura qe qenkan, femijët nuk i kanë njoft prinderit sa te dashtun qenkan, e me rradhë të gjitha këto e kanë atë temirën e vet edhe të keqen e vet. 

Ne gjindemi në javen e Madhe të Pashkëve që i kremton krejt bota, por nuk guxojmë me shku se duket asht nji ndeshkim, e kemi harrue Zotin e kemi harrue dashurinë e tij që ka vdek në kryq për ne. A nuk asht edhe kjo nji ndeshkim i rand për njerëzit që ta shofin sa lerg qenkemi largu nga Zoti, nga familja, nga i afërmi.

Pra lusim Zotin që të na i fal fajet dhe mëkatet tona, në të ardhshmen e shpejt të vazhdojmë jeten me te dhe me dashnin e Zotit me njeni – tjetrin. 

Për shumë mot e me gëzime Pashket! 

Të gjithë njerëzve vullnet të mirë në botë!

Filed Under: ESSE Tagged With: Ndryshe

KUJTOJMË NJERIUN E MIRË, VATRANIN TEKI GJONZENELI

April 9, 2020 by dgreca

Me 9 Prill 2019, si sot, ka ndërruar Jetë Teki Gjonzeneli, patriot, vatran me shpirt, bir i një familje nacionaliste, që diktatura komuniste, e plasi honeve të Ferrit, duke mos ia kursyer as të parin e familjes,as bijtë.Tekiu u varros me me nderime me13 Prill. Atë ditë unë isha atje me gjithë miqtë e mi vatranë Zef Balaj dhe Asllan Bushati. E përcollëm si mik, si vatran. Në Dielli botova artikullin e mëposhtëm, që në shenjë kujtese, po e përcjell sërish së bashku me ngushëllimet drejtuar bashkshortes Finlanda, vajzës Monika, djalit Fatmir(Frank), vëllezërve Murat dhe Memisha, nipërve dhe mbesave, gjithë të dashurëve: Pusho në Paqë Njeriu i mirë Teki Gjonzeneli!

   ***

TEKI I DASHUR, SHPIRTI YT DO TË ENDET NË PËRJETËSI MES AMERIKËS DHE SHQIPËRISË 

Nga Dalip GRECA

Të Shtunën, 13 Prill 2019, i dhamë lamtumirën e fundit njeriut tonë të dashur, ish të përndjekurit politik Teki Gjonzeneli. Shpirtvrarë, me zemra të coptuara nga dhimbja; bashkshortja Filanda(Didi), djali (Fatmiri), vajza(Monika) mbesat dhe nipat, të afërmit, vëllezërit Murat dhe Memishau, ne miqtë e Tekiut, përmes lotëve tek hidhnim dheun në gropën e hapur, gëlltisnim dhimbjen.
Murati, që ka ardhë nga Arizona, tek i jep lamtumirën vëllait për të cilin ndjehet krenar, përpiqet të artikulojë fjalë zemre, por zeri sikur nuk i bindet; në vend të fjalëve dalin psherëtima dhimbjeje: “Me torba në krah nga kampi në kamp, nga burgu në burg, duke u endur pas meje…Kështu do të mbetesh për jetë në kujtesën time, edhe po qe se rrugët e jetës nuk do të na takojnë përsëri, i dashur vëlla.”… është bashkëbisedimi i dhimbshëm me pasvdekjen e vëllait.
E ka të vështirë Murati t’i lexojë ato pak rreshta që ka shkruar. Tekiu nuk ishte vetëm vëlla për atë dhe Memishaun, pasi ka qenë edhe prind, edhe mentor.
Në kalvarin e jetës së Muratit, Tekiu ka mbajtur familjen Gjonzeneli, që kur ishte 15 vjeçar: “Ngarkonte makina me gur dhe zhavor dhe motra e madhe i mjekonte duart e tij të brishta që kullonin gjak…”
I dridhet zeri dhe trupi, duart nuk i binden të mbajë fletët, por Murati gjenë forcë të shpreh ç’ka i thotë shpirti: Gjatë të gjithë jetës im vëlla, Tekiu, ka luftuar dhe ka fituar. Është rrëzuar por është ringritur përsëri më me forcë, më me kurajo, më me guxim.
Tekiu kishte shpirt njerëzor: I dashur me këdo. Në shpirtin e tij s’kishte kurrë urrejtje, ishte altruist, përherë i gatshëm për të dhënë gjithçka për këdo që ia kërkonte ndihmën. Shtëpia e tij në Nju Xhersi ishte përherë e hapur. Kush erdhi aty dhe nuk iu hap dera? Dhe Tekiu i priste me zemër të hapur e buajri. ..
Për t’i dhënë lamtumirën kanë ardhur edhe përfaqësues nga Federata VATRA, Zef Balaj dhe Asllan Bushati, që përcolli ngushëllimet në emër të Vatranëve. Bushati kujtoi lidhjet shpirtërore të Tekiut me Vatrën dhe Diellin, pjesë e të cilëve ishte që prej më shumë se 10 vitesh. Dhurimi i bibliotekës familjare , tregon respektin e tij për Federatën VATRA dhe vatranët, tha ndër të tjera Bushati.
Mbesa e Tekiut, vajza e Monikes, ndjehet krenare për gjyshin dhe shpreh dhimbjen që do t’i mungojë pas kësaj ndarjeje, por kurrë nuk do ta harrojë gjyshin e dashur. Monika, vajza e Tekiut, shtërngon pranë vetes nënën e dashur dhe qanë në heshtje dramën e saj. Didi, ëshët mpirë nga dhimbja, por qëndron me stoicizëm.
Djali i Tekiut, Fatmiri, arrin ta mposht ngërçin që i është mbledhur në grykë dhe përcjell krenarinë për babain e tij;Natyrisht e ka të vështirë të përcjellë në pak fjali ato çfarë ndjenë për të Atin dhe çfarë ishte jeta e pasur e plot ngjarje e babait të tij. Për të birin, Fatmirin, jeta e të Atit dhe e gjithë familjes Gjonzeneli, ishte e ngjajshme me personazhet e novelave të Dikensit, madje shkrimtari i madh as nuk mund ta imagjononte një jetë të atillë, që kaloi familja Gjonzeneli, ku shtylla e shtëpisë Muhameti, babai u burgos, ndërsa nëna Zonja, u rropat në punë të vështira për t’i mbajtë gjallë fëmijët. Tekiu ishte një nga shtatë fëmijët e mbijetuar në kushte tejet të tmerrshme të diktaturës komuniste të familjes Gjonzeneli dhe iu desh të punonte që në moshën 15 vjeçare. 
Fatmiri edhe pse erdhi fëmijë në SHBA, e ka brenda vetes dramën, që ka përjetuar familja e tij në Shqipërinë komuniste, por ai ndjehet krenar për të Atin, që e fitoi betejën me diktaturën. Jeta e të atit u bë më me kuptim pasi një ditë pati fat; u takua me një grua të bukur(nënën e Fatmirit dhe të Monikës), jeta e së cilës, ishte një paralele e jetës së Tekiut, por ndërsa babai i Tekiut kishte përfunduar në burg, babai i shoqes së jetës, Filandës, ishte pushkatuar! Por të dy ata e përballuan jetën duke sfiduar kushtet e ashpra.
Citoj Fatmirin: Jeta e Tekiut qe si e shumë njerëzëve të asaj gjenerate; qe e vuajtur, por edhe e pasur me dashuri. Tekiu u rrit me 6 motra e vëllezër në rrugët e Skelës në vitet 40-50. Me babain në burg politik, edhe nënën në punë të rënda, Gjonzenelajt u rritën si karakteret në novelat e Dikensit. U rritën rrugëve, edhe u doli nami në Skelë si të zotët për punë e mbijetesë.Dhuna komuniste nuk i linte ta nxjirrnin veten nga kjo gjendje e rëndë. Qamili, vëllaji i madh notoi deri në Korfuz për të përmisuar fatin e ti. Kurse tre vëllezërit e tjerë të gjithë i panë qelitë e hetuesisë dhe ferrin e burgjeve socialiste. Por këto vuajtje ushqyen lidhje të forta familjare që akoma vazhdojnë dhe nuk u çanë as nga persekutimi, as nga emigrimi…. Nje dite, Tekiu qe me fat; takoi nje vajze te bukur, e cila ishte nga rethanat jetësor me jete te ngjashme, si e tij. Ekuptoi menjehere qe kjo grua qe partnere e pershtatshme per te ngritur nje jete se bashku. E ngriten jeten bashke neper çdo vuajtje. Ata sakrifikuan per njeri tjetrin, edhe punuan fort, kudo. 
Me shume pune, zgjuarsi, edhe humor, ndërtuan një jetë të mirë për atë kohë. Por nga fundi i viteve ’80, vajzat po rriteshin edhe po bëheshin gra. Tekiu e dinte mirë çfar lloj fati i priste fëmijët e tij në Shqipëri, ndaj me Didin për dore, e çmontuan jetën edhe gjithë “pasurinë” që kishin bërë në Tragjas. Sakrifikuan pleqërinë, edhe rehatinë e tyre, për të ardhmen e fëmijve.
Si emigrantë të rinj e ndërtuan jetën prap nga e para. U munduan, punuan, edhe krijuan çdo oportunitet që mundeshin për fëmijët e tyre. Por edhe ndimuan emigrantë të tjerë kur mundeshin.
Vdekja e Tekiut, imitoi jetën e ti; qe plot me dhimbje, por edhe plot me dashuri. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme! Çdo ditë të vjedh mundësitë. Por Tekiu e përballoi me vullnet dhe humor. Një ditë, i lodhur e me dhimbje, e pyeti infermjeren: 
– “Kur do vdes?” 
Ajo ju përgjigj, “Zoti s’është gati për ty. Akoma është duke përgatitur dhomën për ty…”
Tekiu iu përgjigj: “Thuaj të fillojë me banjën të parën.”!

– Baba,- do të na marrë malli çdo ditë! Do na mungosh në momentet me gëzime dhe hidhërim që jeta ka. Dhe çdo herë që nipërit e mbesat e tu, arrijnë një lartësi të re jetësore; në do themi, “Oh sa qejf do të kishte babi ta shikonte!” Edhe sigurisht, lojërat e futbollit s’do jenë njësoj. Besoj se edhe Mesi “qanë” sot për Ty. 
Babi, doje të vdisje në ditë me diell, dhe në ditë me diell shkove. Shpresoj se çdo ditë të jetë me diell aty ku je!

Mos ki merak për ne. Ne kemi trashëguar ngulmimin, fisnikërinë, dhe dashurinë tënde. Këto janë gurët e fondacionit të jetëve tona.
Mirupafshim Toti. Të duam për JETË!!

***
I vëllai i Tekiut, Murat Gjonzeneli, gjatë fjalës së tij përcjellëse kujtoi: Kur ndërroi jetë nëna jonë iu ndodhën pranë vetëm 8 vetë, dy prej të cilëve ishin varrmihësit, por Tekiu e kishte funeralin plot të Enjten, me 11 prill, tek i dha lamtumirën familja dhe komuniteti. Atë natë ishin aty edhe bashkvuajtësit e tij,edhe pse fizikisht nuk mundën të kapërcenin Oqeanin. Ishte aty edhe ish Kryeminstri demokrat Aleksandër Meksi që gjeti mënyrën për t’i sjellë një buqetë me lule dhe një mesazh zemre në ndarjen me Tekiun që e pat mik; ishin aty me mesazhet dhe homazhet e tyre edhe ish të përndjekurit politikë. I sollën aty edhe kujtimet e Muratit dhe Memishaut: U kujtuan Reshat Kripa, vëllezërit Çoku, edhe Enver Memishaj, edhe Profesor Sami Repishti…Homazhet për Tekiun u kryen nga bashkatdhetarët në Shqipëri dhe në SHBA. Mjafton të shohësh shkrimet-homazhe të Reshat Kripës, Enver Memishaj, dr. Prenjo Imeraj, Prof. Sami Repishti, shkrimet e gazetes”Dielli”, mjafton të shohësh qindra mesazhe e komente ngushëlluse në rrjetet sociale dhe bindesh se ç’njeri i mirë ishte Teki Gjonzeneli.

                     ***
Lamtumirë i dashur Teki, do ta ndjej mungesën tënde!
Unë nuk arrita të mbaja fjalën time në përcjelljen tënde, edhe pse yt bir Fatmiri dhe vëllezërit e tu, Murati e Memishau, ma kërkuan këtë. Arsyen ti e merr me mend, nuk mund ta përballoja ngarkesën emocionale për shkak të problemeve kardiake, por ti e di, miku im se sa të doja e të respektoja. Isha me fat që një javë para se të ikje nga kjo botë, së bashku me Latifin, ne biseduam gjatë. 
Unë ish me fat që u njoha me ty dhe familjen tënde, i dashur Teki. Ne u bëmë miq që me takimin e parë, kur unë punoja tek Illyria dhe ti erdhe në New Yorker Hotel , ku ishin zyrat e gazetës dhe së bashku me Filandën më besove ditarin “sekret” të xhaxhait të Filandës, Reshat Agaj dhe unë e pranova pa kushte dhe pa shpërblim. Ato fletë të zverdhura, të lëna amanet nga “Vëllai i pengut” përmbanin të gjithë tragjedinë e Gjonzenelëve. Dhe ne arritëm që ditarin të kthenim në libër pasi ia prezantuam më parë lexuesit shqiptaro-amerikan në SHBA, duke e botuar në disa numra si Dossier. Libri u botua dhe ribotua disa herë. Ky libër- ditar na bëri miq. Shkuam në shtëpitë e njer-tjetrit. Po ti nuk u mjaftove me kaq, gjete dhe shtëpinë e prindërve të mi në Lushnje dhe çdo verë kur vizitoje Shqipërinë shkoje dhe i shihje dhe ata, nënën time të paralizuar dhe babanë e sëmur. Gjithmonë më sillje nga Shqipëria lajme nga familja dhe librat e rinj që botoheshin në Tiranë, i bleje në dy kopje. Ti miku im u bëre dhe pjesë e Vatrës dhe e gazetës DIELLI, ku denoncoje plot kurajo neokomunizmin shqiptar dhe mosndëshkimin e fajtorëve të diktaturës, që të dënuan pa faj familjen dhe veten tënde.
Ti miku im, do të jesh i pranishëm brenda qenies time si njeri i dashur dhe i respektuar. Unë do të jetoj me kujtimet e përbashkëta. Këtu, në zyrën e Vatrës, mbi kompjuterin e punës, kam vendosur një Flamur Vlore;punuar në tezgjah nga duar vlonjate, është dhurata që më ke sjellë ti. Sa herë që do të dua të bisedoj me ty do të zbres në bibliotekën e Vatrës, ku është këndi me librat e tua dhuruar Vatrës dhe do të diskutojmë për librat dhe për Shqipërinë. Do të shoh edhe Fotografinë e madhe të Ujit të Ftohtë. Është kujtimi yt!
Lamtumirë! Shpirti yt do të endet mes Amerikës dhe Shqipërisë. I doje të dyja, edhe pse, e dyta ishte treguar NJERKË me Ty!
Lamtumirë, vëlla TEKI!
Totowa, NJ, 13 Prill 2019(Botoi:Dielli, Prill 2019)

Biblioteka e Teki Gjonzenelit dhuruar Bibliotekes se Vatres…
Me kete tablo parasyve shkoi te pushoi pergjithmone Tekiu.Nje kopje e ruajme ne arkivin e Vatres. Ai na e pat bere dhurate.

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca

Çfarë fëmijësh po rrisim!!!

April 9, 2020 by dgreca

NGA NGA ALMA LIÇO/

Disa ditë më parë mbylli sytë një vogëlushe tetë vjeçare. Largimi nga jeta i një fëmijë përcillet me dhimbje nga të gjithë, të njohur e të panjohur. Historia e trishtë e jetës së asaj vocrrakeje  dhe familjes së saj, ishte bërë publike disa muaj më parë. Përmes lotësh, ajo i kërkonte Zotit shpjegim, pse ishin dënuar aq keq. Çfarë të keqe kishin bërë!!!

Ishte jetime nga i ati, që kish ndërruar jetë disa vite më parë nga një sëmundje e pashërueshme. Me një nënë pothuajse të verbër, dhe një vëlla gjithashtu të mitur, jeta e saj ishte skëterrë. Në varfëri totale, në një shtëpi te rrënuar…dhe një shtet indiferent dhe të pandjeshëm për të aplikuar politika sociale, aq të nevojshme për të garantuar një minimum jetik .

Nuk e di se çfarë sëmundje pati ajo vogëlushe. Por një gjë është e qartë. Atë e vrau indiferenca e institucioneve shëndetsore, që ajo të merrte në kohë ndihmën e duhur.

Kalon kufijtë e dhimbjes e gjithë kjo tragjedi për atë familje të pafat. Por ajo që më dëshpëroi jashtë çdo përfytyrimi ishin klithmat e vogëlushes për të qenit e mospranuar dhe e refuzuar nga moshatarët e saj. Ajo nuk kishte shoqe. Nuk mund të kishte. Fëmijët e shkollës e përbuznin për varfërinë, e tallnin se kishte nënën qorre, dhe se nuk kishte baba.

KEMBANA ALARMI…Çfarë fëmijësh po rrisim???…monstra të pandjeshme dhe barbarë…Si janë fëmijët sot, do jeta bota nesër. Dhe për këtë do jemi përgjegjës ne të rriturit, që nuk edukojmë tek fëmijët tanë dashurinë për tjetrin, empatinë për të ndihmuar ata që kanë nevoje, solidaritetin kundër fenomeneve të shëmtuara te jetës…dhe mund të vazhdoja pa mbarim.

Dhe kjo do të jetë një tragjedi pa kthim…

Filed Under: ESSE Tagged With: Alma LIÇO, rrisim

Lavdi dëshmoreve të 7 prillit 1939!

April 7, 2020 by dgreca

…në Durrës ranë gjatë luftimeve të mëngjezit nëntë dëshmorë: Mujo Ulqinaku, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi-Kallço, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reçi, Ramazan Velia, Hamit Veshko.

Nga Thanas L. Gjika/

Udhëheqja e Partisë Komuniste të Shqipërisë për ta paraqitur Luftën Antifashiste të popullit shqiptar si vepër të saj i minimizoi luftimet e ushrtisë mbretërore dhe të vullnetarëve të popullit të qyteteve Durrës, Vlorë, Sarandë, Shkodër, etj. Nga dëshmorët e asaj dite u përmend vetëm Mujo Ulqinaku, të cilit iu dha titulli Hero i Popullit, iu ndërtua një monument pranë portit të Durrësit dhe emri i tij u fut në tekstet e historisë së Shqipërisë.

Qeveritë e tranzicionit u përpoqën ta rivlerësonin Luftën Antifashiste të popullit tonë. Mbas vitit 1992 u njohën dhe shtatë dëshmorë të tjerë të Durrësit dhe emrat e tyre iu bashkuan emrit të Mujo Ulqinakut te plaka e re që u vu te pjedestali i monomentit. Gazetarë si Jozef Radi u interesuan dhe e plotësuan edhe më listën e të rënëve. 

Kështu sot dihet se në Durrës ranë gjatë luftimeve të mëngjezit nëntë dëshmorë: Mujo Ulqinaku, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi-Kallço, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reçi, Ramazan Velia, Hamit Veshko. Në mesditë një qytetar ortodoks durrsak dogji veten në shenjë proteste para trupave pushtues të rreshtuar në motorbicikleta para nisjes për Tiranë. Emri i këtij dëshmori të vetëflijuar nuk dihet ende.

Po ashtu dihet se në Shkodër ra dëshmor Tonç Toma, në Sarandë Mitro Dhimitiko dhe në Berat Zenel Bllana. Në luftimet që u zhvilluan në skelën e Vlorës ranë të paktën dy dëshmorë të tjerë, si i kanë dëshmuar Sami Repishtit në burgun e Burelit dy ish-pjesëmarrës të luftimeve. Emrat e tyre ende nuk janë verifikuar. Po Profesor Sami Repishti më ka njoftuar se familjarë të ish-kolonelit Sami Koka, ish-drejtor i përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare në shtator 1943 menjëherë pas kapitullimit të Italisë Fashiste, krijoi listën e emrave të 12-13 dëshmorëve të 7 prillit 1939 dhe u lidhi pension patriotik familjeve të tyre.

Qeveria e sotme e drejtuar prej Kryeministrit Edi Rama ka për detyrë të kërkojë e të gjejë emrat dhe eshtrat e të rënëve të tjerë. Këto eshtra është në nderin e saj që t’i vendosë te memoriali i Vorrezave të Luftës Antifashiste në Tiranë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Thanas L Gjika

5 PRILL, DITA E LINDJES E MBRETIT LEKA I

April 5, 2020 by dgreca

-Në kujtim dhe respekt të Mbretit Leka I/

Nga Shpetim Axhami – Kryetar i PLL./

-Për atdhetarët kollozët, që vënë mbi gjithçka kombin dhe intersin kombëtare, ka vetëm ditëlindje një prej tyre mbetet Mbret Leka I.

-Një jetë në shërbim të Kombit të Tij, ushtar i atdheut dhe simbol i unitetit! Paqe, Bashkim, Vëllazërim!

Pikërisht dy ditë para pushtimit fashist, lindi biri dhe trashëgimtari i NMT Zogu i Pare dhe i MS Mbretëreshës Geraldinë, Leka I.Lufta e dyte Botërore dhe vendosja e diktaturës komuniste ne Shqipëri bën qe ashtu si familje mbretërore dhe trashëgimtare te tjerë Evropian edhe Familja Mbretërore Shqiptare me trashëgimtarin e tyre Leka I i Pare te detyrohen te vendosen jashtë vendit te tyre. Pas Turqisë, Francës , Britanisë se Madhe ne mbarim te Luftës se Dyte Botërore me ftese te Mbretit Faruk ,Familja Mbretërore u vendos ne Egjipt , me vonë France Spanje Afrika e Jugut. Mbreti Leka filloi mësimet ne Aleksandri Viktoria Colage dhe British Boys school. Kur Familja Mbretërore gjendej ne Francë me 1955 Ai regjistrohet ne shkollën e shqiponjave Zvicër. Ne vitet 56-59 vazhdoj ne Akademinë Ushtarake Mbretërore ne Londër pas kësaj studioj për Shkenca Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France. Zotëroi 5 gjuhë te huaja , Anglisht, Frëngjisht, Italisht , Spanjisht, Arabisht. Me 5 prill te vitit 1957 kur Princi Leka I mbushi 18 vjeç, mbreti Zogu I e shpalli atë trashëgimtar te kurorës mbretërore, kjo ne prani te shumë figurave politike atdhetare ne mërgim.

Pas vdekjes se Mbretit Zog me 1961, vendin e Tij e zuri Mbreti Leka i Parë .
Duke bërë betimin para Asamblesë Shqiptare dhe Këshillit te Kurorës Mbretërore Shqiptare.
Ai shqipton: “ Unë Leka i Pare Mbreti i Shqiptareve , ne minutën qe hyp ne fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr ne dore pushtetin Mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplote se do te ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, gjithashtu do te ruaj statutin dhe do te veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve ne fuqi duke pasur parasysh gjithmonë te mirën e popullit. Perëndia na ndihmoftë”
Ceshtja kombëtare (Kosova, Cameria) Çlirimi i atdheut, bashkimi kombëtar ne një Shqipëri etnike ishin qëllimi i vetëm i Mbretit Leka i Pare. Ne fund te viteve 60 viziton SHBA-në ku takon shumë personalitete patriotike atdhetare politike shqiptare. Ne vitin1969 merr takime ne Australi dhe aty flet për çështjet kombëtare dhe kushtet qe gjendej Shqipëria.

Aktiviteti politik kulmon ne vitin 1972 ne Spanje ku thirret KonferencA e Madridit. Ne ketë konference morën pjesë te gjithë përfaqësuesit e diasporës nga e gjithë bota. Organizata politike ,OKLL, OBK, Shoqata te ndryshme patriotike kombëtare , grupe intelektualesh, nacionalistë, patriotë e atdhetarë.
Këtu u vendos krijimi i Frontit Nacionalist Antikomunist kundër regjimit te Tiranes. Aprovohet ideja qe te luftohet për një Shqipëri etnike.
NMT Mbreti Leka i Pare do te shprehej: Kushtet e rrezikshme ne te cilat ndodhet atdheu dhe kombi ynë kërkojnë qe i gjithë emigracioni shqiptare te plotësoj si duhet misionin historik ne mbrojtje të të drejtave tona, prandaj kërkohet bashkim.
Ne Qershor te vitit 1975 zhvillon punimet Konferenca e Helsinkit për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evropë. Mbreti Leka i dërgoi një memorandum konferencës ,se nuk do te njihnin asnjë vendim qe cenonte te drejtat e popullit shqiptar si dhe integritetin e Shqipërisë etnike.
Me 8 tetor 1975 Mbreti Leka u martua me Mbretëreshën Suzane. Ne ceremoninë e martesës morën pjesë përfaqësues nga te gjitha trojet etnike gjithashtu dhe përfaqësues te te gjitha besimeve fetare. Nga kjo martese vjen trashëgimtari i tyre Princi Leka i Dyte.
Me vone Leka I krijoi Këshillin për çlirimin e Shqipërisë etnike dhe ushtrinë për çlirimin e saj.
Ne Qershor te 1977 kur ne Beograd u mbajt konferenca për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evrope Mbreti reagon :
“ Nuk mund te ketë paqe, dorë-shtrëngim dhe mirëkuptim ne Ballkan po nuk u njoh integriteti territorial i Shqipërisë me Kosove dhe Çamëri”.
Konjukturat politike dashakeqëse te kohës ,i kërkuan te heqë dore nga platforma e Tij, duke mos pranuar, detyrohet te largohet ne 1969 ne Rhodezi dhe me vonë ne Afriken e Jugut..
Asnjë distance dhe vështirësi nuk do ta pengonte Mbretin ne aspiratën e Tij.
Ne gusht te 1981 i drejton letër sekretarit te OKB-se ku ne emër te popullit te Kosovës shprehet:
1.U bej apel anetarve te OKB-se qe te dënojnë gjenocidin ndaj popullit kosovar nga ushtria barbare Jugosllave.
2. Qeveria Jugosllave te ndërpresë gjenocidin, shqiptaret duhet te vetëvendosin
3. I bej thirrje përfaqësuesve shqiptarë ne OKB si vëllezër te një gjaku, pavarësisht bindjeve politike te dënojnë gjenocidin e qeverise jugosllave ne Kosove.
Zhvillimet e viteve 90 Mbreti Leka i ndoqi dhe i përcolli me maturi dhe interes ne te mire te popullit shqiptar.
Ai parashikoi manipulimin e zgjedhjeve te 31 marsit te 1991 nga PPSH.
Ne vitin 1993 pati një vizitë te shkurtër ne Tirane. Keqkuptimet e krijuara dhe zhvillimet e mëvonshme, për mendimin tone kane vetëm një emër, frike e marrjes se pushtetit prej atyre që u takonte ne te vërtete.

Ne zgjedhjet për referendumin e 1997 Mbreti Leka I beri një fushatë model ne te gjithë vendin. Referendum i deklaruar 34% nga KQZ ne fakt i fituar mbi 54%.
Ceshtja e referendumit për ndryshim sistemi është pranuar nga te gjithë se ngelet e hapur për vetë gjendjen e jashtëzakonshme kur ai u mbajt.
Megjithatë mbajtja e referendumit pati një rendësi sepse jo pak ndikoi ne qetësimin psikologjik te shoqërisë shqiptare e traumatizuar nga trazirat e 1997.
Ndryshimi i sistemit ishte e vetmja shpresë për rivendosjen e shpejt te rendit kushtetues dhe për vazhdimësi te qëndrueshme politike ekonomike te Shqipërisë.
Ne qershor te 2002 me kërkese te 76 deputeteve te kuvendit te Shqipërisë, Familja mbretërorë dhe Mbreti Leka I kthehet ne Atdhe. Me qindra mijëra vet i benë një pritje madhështore.
Ne vitin 2005 duke pasur parasysh se asgjë nuk po funksiononte ne Shqipëri dhe dy forcat kryesore politike te krijuara pas 90-s kishin dështuar ne qeverisjen e tyre Mbreti Leka I hodhi idenë e një koalicioni me intelektual , atdhetar, nacionalist bij te familjeve fisnike për te marre ne dore fatet e vendit. Pavarësisht minimit qe ju be lëvizjes nga brenda dhe jashtë saj nga elementë te futur me qellim, kurorëzimi i lëvizjes se 2005 do te kishte sjelle një shpresë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptaret dhe sot nuk do te kishim ketë aktualitet politik jo normal..
NMT Leka I ndërroi jete me 30 nëntor 2011 ne shtetin Ame te Tije.
Ne ketë dite zije kombëtare u zhvillua ceremonia mortore zyrtare ne sallën e parlamentit shqiptar.
Këto janë fare pak kundrejt gjithe veprimtarisë se Mbretit Leka I.
Lavdi këtij burri te kombit shqiptar qe gjithçka e vuri ne shërbim te kombit nen moton
PAQE, BASHKIM, VLLAZNIM

(Botuar për herë të parë me 5 Prill 2019 Tirane)

Filed Under: ESSE Tagged With: 5 prilli, Ditelindja e Leka Zogut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • 249
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT