• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vangjush Ziko -Jetë, mbështjellur në butësi lirike

June 13, 2016 by dgreca

Esse-personazh rreth figurës të poetit, dramaturgut, prozatorit, esseist-it, studiuesit dhe përkthyesit brilant të lirikëve të mëdhenj rusë, Vangjush ZIKO./

 Shkruar nga Raimonda MOISIU/

 Letërsia, është dashuria për artin e fjalës në të  shprehur dhe  në të  shkruar, e cila  na jep mundësinë ta jetojmë jetën ndjeshëm e natyrshëm në një realitet krejt tjetër,  me integritetin e pasionit njerëzor, ambicjes dhe  sfidës, të cilat lindin  energjinë e psikikes dhe  shpirtërores, midis ëndrrës dhe realitetit, në jetën reale. Është lufta e talentit me vetëbesimin dhe vetë-ndërgjegjësimin, që  pasqyron frymëzimin nga motivet e  të dukëshmes e së padukëshmes, që dëshmohen përmes vetë-zbulimit; forcës e talentit dhe e inteligjencës, armë këto për  ndryshim, në  udhëtimin e trishtë e të lumtur të jetës, të  përjetimeve dhe casteve të saj, në të përditshmen njerëzore. Me intimitetin e sublimes e shpirtërores,  të ëndrrave dhe zhgënjimeve, historike e dokumentare,  social, politike dhe ekonomike të natyrës dhe  të shoqërisë, që përkojnë natyrshëm, të menduarit ndryshe për të  ecur me hapin e kohës dhe frymëzimin  me ndjenjën e bukur të dashurisë  në botën që na rrethon. Në  historinë moderne dhe bashkëkohore të letërsisë shqipe, shkrimtari dhe poeti lirik meditadiv e vizionar, Vangjush Ziko është një figurë unike njerëzore dhe historike, mendimtar i shquar, kreativ dhe erudit,  një zë i vecantë që i përket  periudhës së shtrirjes kombëtare në disa epoka; asaj të historisë moderne shqiptare, letërsisë së realizmit socialist, letërsisë post-komuniste dhe jashtë kufijve  të atdheut, në ekzil,  zë i   idealizmit dhe revolucionit të botës së modernizuar, me krijimtari metaforike dhe e motivuar ideo-artistikisht, filozofike dhe  letraro-artistike, thellësisht njerëzore. Letërsia shqiptare krenohet për shumë individëve historikë dhe kombëtarë, shkrimtarë dhe poetë, për trashëgiminë  e tyre të cmuar intelektuale, letraro-artistike, me  veprat e tyre mbresëlënëse dhe madhështore, por një nga krenaritë  që i ka rritur nderin dhe autoritetin vendlindjes, Korcës dhe  letrave shqipe, është edhe emri i poetit, dramaturgut, shkrimtarit, eseistit, përkthyesit brilant dhe studiuesit, prof.  Vangjush Ziko. Një emër gjithpërfshirës, një transformim krejt i natyrshëm dhe i motivuar ideo-artistikisht, që vazhdon të mbetet  gur prove i botës së civilizuar, në kërkim të identitetit krijues unik, është vizioni i ri i revolucionarizimit të  ndryshimeve esenciale dhe i ndërgjegjësimit të  artit bashkëkohor, kulturës shqiptare dhe njerëzimit progresiv, integritetit profesional të gërshetimit mes letërsisë artistike dhe asaj dokumentare.

Stili poetik i  poetit Vangjush Ziko-i mëkuar thellësisht me lirizëm.

 Vangjush Ziko, meriton vëmendjen dhe vlerësimin si një nga poetët lirikë më të shquar të vargjeve lirike shqiptare, poet që reflekton shqetësimet, dhimbjet e dashuritë, duke ruajtur individualitetin krijues të dallueshëm e të vecantë, individualitet rini -krijues, i mëkuar me lirizëm. Pikëtakimin e parë me vargëzimin e ka pasur në moshën fëminore, me këngët për motmotin që mbartnin ritmin e lodrave fëminore, të kënduara nga nëna e tij, dhe më pas në  abetare, kur nisi të mësontë të shkruante e të lexonte. Në moshën nëntë vjecare  librin e parë me vargje që lexoi, ka qenë poema në vargje e Naim Frashërit, dhe librat e parë që ka blerë me poezi, me kursimet e veta,  në vitet ’47-’48, kanë qenë “Vargjet e lira”, të Migjenit dhe një botim të ilustruar në rusisht i poezive të Majakovskit, të cilat jo vetëm e mëkuan me lirizmin e vargjeve të tyre, por i atribuan edhe prirjen për t’i recituar ato vargje lirike. Janë burimet e para “letrare”, që i nxitën pasionin idealist dhe e  lidhën pazgjidhshmërisht dhe përjetësisht me poezinë, duke filluar të shkruajë kështu, vargjet e para. Vargjet poetike të hershëme të Zikos, tregojnë se ai u ndikua edhe nga dashuria për natyrën, gjelbërore, shpezore dhe shpengimi i shpirtit, të cilat ai i pasqyroi në artin e tij poetik, duke botuar poezinë e parë, në gazetën “Zëri i Rinisë, nga fundi i vitit ’49-ë. Pasioni, dhe fuqia e vargjeve lirike me  potencialin e tyre dhe pjekurinë  artistike, të “Vargjeve të Lira”, të Migjenit dhe poetëve lirikë të shquar rusë, ndikuan  në rritjen dhe zhvillimin artistik të Zikos, në përpjekje për të zotëruar mjeshtërisht artin e të shkruarit poezi. Duke lexuar dhe absorbuar cdo gjë të shkruar prej tij, vemë re se Ziko sintetizon mjeshtërisht format lirike, meditative dhe klasike, në një epikë kontemporane  të përkryer bashkëkohore dhe me vetëdijen rivale me poetët lirikë bashkëkohorë shqiptarë e të huaj, për t’u shprehur lirshëm, përpos pasionit dhe  intimitetit të identitetit poetik, motivit e veprimit, të përjetuarit të këtyre vlerave dhe përmbajtjen e tyre ideo-artistike. Sensibiliteti dhe figuracioni poetik i Zikos,  ripërcakton traditën epike nga heroike në shpirtërore, nga lirike në elegjike me intensitet të fortë emocional,  që nënkupton marrëdhëniet e dashurisë njerëzore me ankthin e pritjes, ëndrrat dhe dëshirat, dhe se si funksionon bota njerëzore në akord me natyrën, me thellësinë e mendimit dhe meditimit të tij moral e shpirtëror, duke përcaktuar kështu,  madhështinë e vizionit të tij poetik.  Karakteristikë e pënës poetike të Zikos është respekti ndaj sublimes, dashurisë njerëzore. Me elegancën e mjeshtërisë artistike e filozofike, në zotërim të vetëkontrollit poetik dhe formave të ndryshme poetike, Ziko ka gjetur diatezën e maturuar për të realizuar  balancën mes psikikes e shpirtërores, komunikimit ndjesor meditativ, subjektit lirik të natyrshëm,  dhe ballafaqimit të thellë me botën e jashtëme.  Vëllimet poetike të botuara tashmë, “ Këngë për duart”, “Takim me malet”, “Këngët e Grurit”,  “Galeritë e Nëtokës”, “Magjia e Dashurisë”, “Ditari Kanadez”, “Monologu i Ajzbergut”, “Kulla ime e  Babelit”, “Këtu pranë Polit të Botës”, “Më zgjo Pëllumb i Noes”,  “Mbase nesër gdhin e diel”, mund të thuhet me plot bindje se që në titujt respektivë të tyre,  zë fill lirika moderne e  ballafaqimit simbolik , është intensiteti i saj për të nënshtruar të kundërtat nga të qënit e tyre në marrëdhënie të ngushtë me të bukurën e të vërtetën. Ziko depërton në synimet e tij poetike, interesante, ndjesore  dhe fabulore, poeti  eksploron vetëdijen dhe subjektivitetin nëpërmjet përdorimit të imazheve,  jo vetëm  në gjetjen e frazava të duhura me figura artistike e filozofike, por ai qëllimisht konfronton me finesë  mishërimmin simbolik të emocioneve dhe dukurive të jetës, agonisë së aktit të intimitetit  në ngjizjen e impulsit jetik, përmes bashkëveprimit mes imagjinatës dhe njëjtësimit sensual, thënë ndryshe romantizmit.

“Enigmë është e do të mbetet,/E përjetojmë dhe se ndajmë dot,/Na lidhin zemrat apo epshet,/një pikëz gjak apo një pikëz lot,/Asgjë nuk janë luftërat e tërmetet,/as ankthi në mes djepit dhe qivurit./Sa plaga e padukëshme që na mbetet,/në cipëzën e zemrës a të trurit,/Sa gjembi apo lule trëndafili,/Që mbin lëndinës sonë të shpirtit.” Poezia “Dashuria”, nga  vëllimi poetik “Monologu i Ajzbergut”, një poezie e herëshme e Zikos.  

Natyra dhe vetëdija për poetin lirik Vangjush Ziko, janë njëjtësime ndjesore  e romantike  në riciklimin e jetës. Poeti përpiqet të jetë vetvetja nën aureolën e atributeve njerëzore,  bashkimi unik individual i poetit mes dhimbjeve të lindjes, dashurisë për jetën dhe heshtjes së përjetëshme,  marrëdhënie kjo e krijuar me  kompleksitetin e tyre përmes kontrastit mes vetvetes dhe  të qenit ndryshe, të përkohshmes dhe së përjetshmes: “Na lidhin zemrat apo epshet,/një pikëz gjak apo një pikëz lot.”. Poeti  na tregon  epërsinë që ka individi ndaj sekretit, aluzionit të klithmës shpirtërore dhe ndjeshmërisë, kosto njerëzore që ndikon mjeshtërisht nëpërmjet vargut, për t’i lehtësuar dhimbjet, mallin, trishtimin, vuajtjet njerëzore dhe shprehur dashurinë: “Sa plaga e padukëshme që na mbetet,/në cipëzën e zemrës a të trurit.”  Ziko shfaq  simbole të tilla metaforike sikundër; “enigmë, pikëz gjak, pikëz lot, djepi, qivuri, cipëzën, truri, zemra, gjembi, trëndafili, lëndina, etj., që të sjellin ndërmend pafundësinë e meditimit që janë po aq të ndjeshme sa edhe të maturuara poetikisht, intensitet thellësisht i mendimit artistik e filozofik, që nënkupton kontrastet mes melankolisë dhe bukurisë së dashurisë njerëzore.

Ja një poezi rishtas, e para ca ditëve e Zikos, e titulluar “Këmbana e Yjeve”:“Natë,as zgjuar, as në ëndërr,/një ninananë zëëmbël,/një zë i ngjirur dhe i vrazhdët,/më kumbon,/në dhé u tretën nën’ e babë,/u bënë dhé e bar,/nëna një lule e mëllagës,/babai zëmbak krenar,/qielli porsi këmbanë,/që gjuhëzë nuk ka,/kumbon mistershëm,/dhe më këndon,/dhe më qorton,/vibrojnë yjet tranzistorë,/qielli i tërë një vibrim,/edhe i lumtur,/edhe i gjorë,/besoj se s’ ka harrim,/jeta jonë një teatër,/në tokë luhet,/ në qiell jehon,/këmban ‘ e yjeve/ me bronx e larë,/zërat tanë inçizon.”

Te kjo poezi, Ziko demonstron mjeshtërisht zërin e tij poetik, përpiqet të komunikojë emocionalisht  ndjenjën e dashurisë dhe ta bëjë atë epike  nëpërmjet imazheve: “ as zgjuar as në ëndër”,- jo vetëm në gjetjen e fjalëve të duhura, ritmin, rrjedhën e vargut, me figura artistike e mendim filozofik, ku metamorfoza e jetës mbetet unike: “në dhé u tretën nën’ e babë,/u bënë dhé e bar,/”, – e vetmja epikë e dashurisë kjo: “nëna një lule e mëllagës,/babai zëmbak krenar”,- një shëmbull i transformimit artistik në vetvete dhe përballja me ndryshimet jetësore, tregojnë fuqinë dhe forcën  e imagjinatës për të riformuar botën, nëpërmjet  emocioneve dhe  dukurive të jetës.  Stili poetik i Zikos në të dyja poezitë, atë të hershmen dhe këtë rishtas, mbetet zë poetik unik, alegorik, meditativ dhe mediator mes të përkoshmes dhe së përjetshmes, psikikes e shpirtërores,  botës së brendëshme  dhe asaj të jashtëme, hyjnores e njerëzores, për të njohur shumëllojshmërinë e pafund të humanes dhe dashurisë, mëndje të gjallë e penë të shëndetshme, duke na ofruar kështu subjektin interesant, botëkuptimin inteligjent dhe filozofik, parë në këndvështrime interesante. Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike. Ky lloj alegorizmi vjen nga përkushtimi i poetit për të kapur momentin poetik, të cilin ai qëllimisht e paraqit si imazh dhe simbole përmes penës së tij poetike. Lulja është simboli i dashurisë,  vetmia dhe trishtimi janë lirike, sepse  nuk mund të ketë dashuri pa trishtimin, vetminë, gabimeve dhe dhimbjeve të bukura. Vargjet poetike të Zikos janë në traditën e post-modernizmit. Ato përcjellin realitetin, ku lumturia, si gjithmonë dashuria na japin dhimbje e mall, trishtim e gëzim, me butësinë dhe epërsinë e tyre,  monolog i brendëshëm, rilindjen dhe të prekëshmen, bujarinë dhe urtësinë, shndërrimin nga  realiteti në një realitet të interpretuar, në kuptimin simbolik të hyjnores e njerëzores. Duke i qëndruar traditës së post-modernizmit, e cila vihet re në vëllimin poetik, të botuar rishtas, i titulluar “Mbase nesër gdhin e diel”,  por edhe në poezi të tjera si poezia “Hallo Colombo”, publikuar në Facebook;  “ç’jam unë!/banori më i ri kësaj toke/në një apartament me qira,/dhe ëndrrën për një jetë më të mirë,/(ëndrrat që adhurojmë dhe mallkojmë),/asnjë ëndërr nuk kam parë në këtë vend/dhe as kam për të parë,/mbase as kur të më shushurisin panjat mbi kokë/dhe ketrat të më përmjerrin./nipi apo stërnipi,/do vijë të më zgjojë,/me gjuhën e përzier: hallo, colomb i jetës së re!  Përmes vërshimit të një ironie dhe autoironie, sarkazëm e satirë të mprehtë, ton qytetar e intelektual, ndaj heroit lirik (banori më i ri i kësaj toke) dhe realitetit, tipar i poezisë së  sotme post-moderniste, Ziko harmonizon  elementët  tradicionalë me të njëjtin intensitet dhe guxim, duke na dhënë poetikisht dramën e vecantë  të mërgimit dhe mallit të mërgimtarit. Duke u bazuar në realitetin e dhimbshëm të individit (mërgimtarit-alias- banori i ri)  në kontekstin historik, social, kulturor, politik, dhe ekonomik, Ziko eksploron  fuqinë dhe vlefshmërinë psikollogjike dhe sociale e spektrit të ndjenjave të peshës së mërgimit, me tendenca artistike e filozofike: “ëndrrat që adhurojmë dhe mallkojmë”- dhe nëpërmjet vargjeve intime e lirike, imponon konfliktet dhe dilemat morale, qytetare dhe intelektuale: “ngulur thellë në këtë tokë mes dy oqeanesh,/me kurorën e akujve rreth ballit”. Me energjinë e heroit  lirik në poezi,  Ziko “padit” kodet morale represive, dhe replikon me to nën efektet poetike, duke krijuar kështu një përzierje të traditës, gjuhës dhe kulturave, analizë sociale bashkëkohore që eksploron thellësisht temat e ndryshme  universale të dramës së brezit të parë të emigrantëve. Simboli i dashurisë njerëzore lind nga dhimbjet e lindjes dhe pjesa tjetër, përvec kujtimit mbetet entiteti i përjetësisë. Poeti Vangjush Ziko mjeshtërisht paraqet ndjeshëm e me talent në vargjet e tij kuptimin metaforik emocional e njerëzor të jetës, e cila natyrisht në vevtvete është  metaforë.

Vangjush Ziko mbetet  një nga poetët më të rëndësishëm dhe me emër në letërsinë shqiptare dhe artin bashkëkohor. Stili dhe konotacionet poetike të Zikos, janë  mishërimi i përkryer i vargjeve lirike shqiptare, artit si frymëzim shpirtëror dhe dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes dhe formimit fizik dhe intelektual,- një jetë, mbështjellur në butësi lirike.

 Prozator, dramaturg, studiues dhe esseist.

 Në prozë Vangjush  Ziko është më  i hapur, një  novator, -karakteristikë e vecantë  kjo e autorit. Në librat me tregime, skica  dhe prozë letraro-artistike dokumentare me një përvojë të pasur, Ziko zotëron traditën e pasur të trajtave  lirike dhe narrative, të cilat autori i respekton me seriozitetin  e marrëdhënieve mes botës emocionale dhe psikologjike të  temave  kryesisht nga rinia, kujtime,  mbresa, dhimbje e mall, ndjenjave fisnike,  për të konturuar karaktere të injektuara me dashurinë dhe romantikën e bukur të tyre, duke i transformuar ato me metoda e elementë moderniste dhe stil të drejtpërdrejtë të imazheve dhe shëmbëlltyrës së tyre. Tek libri me tregime dhe skica “Borëbardha flokëthinjur”,(Romancë kanadeze), Ziko shprehet që në krye të librit: “Romancë zakonisht, quhet një pjesë e vogël muzikore, që pasqyron një gjendje të caktuar shpirtërore. Pse të mos e quajmë kështu edhe një krijim letrar, që na flet për ndjenjat dhe meditimet e një personazhi, një vepër letrare, e cila ka në themel konfliktin apo intrigën, boshtin artistik……”. Duke jetuar e krijuar mes Torontos, (Kanada)  dhe vendlindjes Korcës ( Shqipëri),   Ziko ndjek sintezën romantike e psikollogjike mes Lindjes e Perëndimit, ndërmjet traditës, reformimit modern, rivitalizimit  dhe realitetit bashkëkohor. “ Borëbardha flokëthinjur”, është vepër letrare unike, subjektive me  efekte të jashtëzakonëshme psikollogjike, artistike dhe brendia e saj vëzhgon botën shpirtërore të trazuar bukurinë, dinjitetin, dualizmin e natyrës shqiptare me atë kanadeze (p.sh Ujëvarat apo pyjet, malet lumenjtë e Shqipërisë e të Kanadasë),  ndjenjat që prodhojnë ankth e frikë, nderim e përcmim, kënaqësi dhe mërzitje, nostalgji e mall, iluzione e zhgënjime, dëshira e shpresa, dashuri e dhimbje, një pafundësi ndjenjash dhe fuqi përtej kuptimit njerëzor. Përshtatja e fjalës “romancë”, për këtë vepër letrare,  është mëse pozitivisht e përshtatshme nga poeti dhe eseisti Vangjush Ziko, është mishërimi i sublimes, i frymës romantike të aventurës së emigrimit, sepse ai thekson individualizmin, pohon vlerat e përbashkëta të njeriut, me imagjinatën për vlerat e saj estetike dhe etike, pohimin optimist të metamorfozës të vështirë, që shoqëria bashkëkohore e quan integrim. Idetë dhe shpalosja e tyre në këtë vepër letrare janë ende të freskëta me stilin e mprehtë prozaik dhe vëzhgimin e tyre në brendësi janë psikollogjike, shpirtërore, artistike,  filozofike dhe bashkëkohore. Librat e tjerë në prozë janë; “Korca-Qyteti dhe Kujtime”,/ “Serenata -Himni i dashurisë”,/ “Dardha-Legjenda e Feniksit të Pyllit”, tregojnë që Ziko  ia ka arritur të vlerësojë konceptin e  shquar të përvojës njerëzore në prozë psikollogjike, por edhe të letërsisë dokumentare në to, baza e letërsisë së vërtetë dhe të vërtetës historike,  të diktuara nga dhuntitë,  dhe interesat e tij studimore, mitikes dhe legjendave, punës hulumtuese dhe bibliografive, kujtimeve e mbresave, nostalgjisë dhe mallit për Korcën, serenatës si himn i dashurisë njerëzore, duke përfshirë bukurinë mitike dhe antike, mondane dhe aromën e blireve të Korçës, punës gjurmuese,  por edhe profili i tij  si profesor i letërsisë, të gjitha këto, janë të bazuara në përvojat e  jetës, emocionale dhe psikollogjike, larg cdo subjektivizmi. Proza e Zikos zgjeron temat sociale, ekonomike, kulturore, historike   dhe psikologjike, sidomos për vendlindjen e tij, Korcën dhe Dardhën.  Përfaqësues i denjë i dy epokave, Vangjush Ziko  i përmbahet prozës psikollogjike, gjuhës dhe stilit lirik -narrativ, asaj dokumentare, koncizitetit dhe individualizmit të  karaktereve të idealizuara, aventurat fantastike realiste dhe vizionit simbolist të tyre, temën karakteristike të konfrontimit mes kulturave dhe shpesh “të korruptuar”, nën ndikimin e shoqërisë perëndimore, duke e zgjeruar traditën me mjeshtëri artistike  dhe filozofike. Si dramaturg, Ziko në dramat e tij; “Motra Katerinë”(inskenim e botim), “Rruga e Madhe”(inskenim, edhe libër), “Vëllai i Madh” (inskenim), “Prova”(inskenim), “Fronti”(inskenim), “Martesë pa dasmë” (inskenim), Ziko ka eksperimentuar monologjet e brendëshme, , stilin realist. Dramat e tij të sipërpërmendura, janë  të hershme, që inkludojnë “ copëza të jetës”, në lidhje me iluzionet dhe obsesionet e karaktereve të zakonshëm e modestë, të ndara nga idetë dhe vlerat e tyre të qëndrueshme, shëmbull i filozofisë të  transformimit shoqëror, ekonomik, politik e kulturor, duke eksploruar qartshëm aspektin filozofik dhe artistik, në lidhje me trendet e njeriut dhe progresit njerëzor. Dramaturgu Ziko na vë në dukje përpjekjet për të mbrujtur ëndrrat me të cilat ballafaqohet bota dhe dhimbjet e tyre,(të personazheve),  mënyra e të shprehurit emocional dhe veprimeve fizike të tyre, të vërtetën konkrete dhe të moralit të shoqërisë, në kohë e hapësirë, për një dramë bashkëkohore mes  realizmit e simbolizmit. Edhe pse dramat e tij, fillojnë me ekzaminimin e përvojave jetësore në aspektin social, psikollogjik  dhe kulturor në të përditshmen njerëzore, Ziko interkulon një penetrim më të detajuar  e një analizë sociale bashkëkohore, të casteve të jetës  social- ekonomike-kulturore të shoqërisë nga vjen e ku mendon të integrohesh, duke e zgjeruar traditën me elemente psikollogjike e filozofike,  dhe duke  kthyer vëmendjen e tij letraro-artistike, për shqetësimet e personazheve,  duke shfaqur  kështu një  vizion udhërrëfyes bashkëkohor. Për dramën dhe eseistiken, Vangjush Ziko, është në proces të botimeve; e një  vëllimi me tre dramat e tij më të mira, njëra e botuar dhe e vënë në skenë, ndërsa dy të tjerat janë krijime të reja, dhe e shikojnë dritën e botimit për herë të parë, dhe në fushën esseistike  të vëllimit të titulluar “Fletorja e Esseve”, me një tematikë të gjerë temash, autorë, probleme teorike dhe estetike, letrare, esse poetike,  profile krijuesish të traditës dhe aktuale. Skenari dhe librete operete janë gjini të tjera që Ziko ka lëvruar në udhëtimin e larmishën krijues; “Hapi i Parë (skenar filmi, ekranizuar), “Zambakët e Bardhë” (skenar filmi,ekranizuar), “Brigadierja” (libret operete, vënë në skenë), kjo falë talentit e pasionit për letërsinë, Ziko ia ka arrituar t’i realizojë me sukses këto vepra.

Përkthyesi brilant i më shumë se treqind poetëve të mëdhenj lirikë rusë.

 Më duhet të theksoj që në fillim se poeti lirik, Vangjush Ziko, arësimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes, Korcë, ndërsa studimet e larta i përformoi për letërsi në Institutin e Letërsisë, “M. Gorki”, në Moskë. Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, dhe pedagog i letërsisë e gjuhës ruse në Universitetin “ Fan Noli”, në Korcë.  Duke qenë kryesisht një poet lirik dhe njohës i shkëlqyer  i gjuhës dhe letërsisë ruse,  Ziko iu përkushtua edhe përkthimit të poezisë lirike ruse. Ka botuar përmbledhje të vecanta të poezive të A.S. Pushkinit, S. Eseninit, E. Eftushenkos si dhe Antologjinë e Lirikës Ruse (katër vëllime), ku ka përfshirë rreth pesëqind poezi të më shumë se treqind poetëve lirikë rusë, që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete, dhe  deri në fund të shekullit të njëzetë, dhe vazhdon me të njëjtin intensitet të përkthejë edhe në shekullin 21-ë.

“A. S. Pushkin, Drama”, /“A. S. Pushkin, Poezi të zgjedhura”,/ “S. Esenin –  Njëqind Lirika”, / “E. Eftushenko, Lirika”,  “Treqind Vjet Dashuri”, Antologji e Poezisë Ruse,/

 “Këmbana e Mbrëmjes”, Antologji e Poezisë Ruse, “Tokë e Dashur”, Antologji e Poezisë Ruse,/”, “Pegasi Rus”(Antologji e Poezisë Ruse), “Aleksis Parnis, -Ishulli i Afrditës”, Dramë, Vangji-Mihanj Sterjo – “Pikat e Harruara të Shiut, Poezi, –janë vëllime poetike dhe drama  të pëkthyera nga përkthyesi  brilant Vangjush Ziko.

Antologjitë e Poezisë ruse përmbajnë poezi të përzgjedhura nga lirika ruse, të përkthyera mjeshtërisht dhe që kanë në thelb vetëm temën e dashurisë nga poetë të shquar të mëdhenj lirikë  rusë si: “poeti i natyrës dhe shpirtit rus, Esenin, me paruken klasike të Lemonsovit, hijen e venitur sentimentale të Zhukovskit, kacurelat rebele të Pushkinit, zërin e kreshpëruar të Majakovskit, ballin tragjik të Lermontovit, me vellon mistike të Bllokut, trishtimin esenian apo capkën të Eftushenkos,” -shprehet Ziko në parathënjen e tyre. Në një intervistë të paradokohëshme me poetin lirik dhe përkthyesin Vangjush Ziko, pyetjes sime, se cfarë e bën të dallueshëm një krijim në  përkthimin original, mes të tjerave u shpreh: “Arti i përkthimit është mjeshtëri. Përkthimi i lirikëve të mëdhenj të poezisë ruse, ma ka asuruar, jo vetëm shpirtin tim, mjeshtërinë time poetike, por edhe dashurinë për poezinë në përgjithësi, dhe poezinë ruse në vecanti. Të përkthesh poezinë e një kombi tjetër, duhet ta njohësh me themel, jo vetëm poezinë e tij, por edhe gjuhën dhe konstitucionin shpirtëror, natyrën, zakonet, stilin e të jetuarit, dhe të menduarit, shpirtin e tij,  ta njohësh mirë veprën që përkthen”.

Mendimin e tij mbi mjeshtërinë e përkthimit, dhe që e ka udhëhequr, në përkthimin e poezisë lirike ruse, përkthyesi Ziko analizon një shqipërim-të mrekullueshëm të Nolit, dhe jo përkthim, nëpërmjet një esse-je, shkruar rishtas, e titulluar “PROBLEME TË PËRKTHIMIT”, (Mbi një shqipërim të Nolit), Ziko vlerëson ndjeshëm dhe me profesionalizëm, filozofinë noliane të përkthimit dhe shqipërimit. Ja cfarë shkruan Ziko:  “Noli e shikon mjeshtërinë e përkthyesit si mjet edukimi dhe emancipimi shoqëror edhe si shkollë të edukimit artistik dhe estetik. Noli zgjodhi  jo vetëm kryevepra të artit botëror, por midis tyre, ato që i përshtaten momentit historik e shoqëror të vendit, si edhe synimeve të luftës së vet politike. Mjeshtërinë e përkthyesit Noli e krahason me mjeshtërinë e kopshtarit. Për përkthimin Noli përdori dy terma: “kthim’” dhe “shqipërim”. Me të drejtë mund të pyesim se me ç’ kuptim i përdori Noli këto dy terma dhe a janë  të bara-barta në domethënien e tyre?

Në studimet e huaja termi “kthim” përdoret në rastet e kthimit të një vepre të prozës në vargje. Kurse te ne termi “përkthim”, rëndom, barazohet me termin “shqipërim”, gjë e cila nuk mund të pranohet si e bara-zvlefshme,-shkruan Ziko.

Emri dhe kontributi i larmishm, i poetit, dramaturgut, shkrimtarit, eseistit, përkthyesit dhe studiuesit Vangjush Ziko, është një emër gjithpërfshirës, është vizioni i ri i revolicionarizimit dhe ndryshimit të rëndësishëm i letërsisë dhe artit bashkëkohor në qarqet artistike, qytetare dhe intelektuale,  i vlerësuar me  Urdhërin “Naim Frasheri” i klasit të parë dhe “Kurora e Krijimtarisë 2006-ë””nga Klubi Letrar “Bota e Re”. Figura e vlera kombëtare  dhe historike të tilla si Vangjush Ziko, duhet të ruhen më krenari e dinjitet kombëtar, duhet të ruhen për artin dhe kulturën korcare, për letrat shqipe dhe brezat e ardhshëm. I mëncur, i matur,  rini krijues, aktiv dhe me një shpirt të madh, Vangjush Ziko vazhdon të na japë vepra brilante nga shpirti, talenti dhe pasioni i tij krijues, -një jetë, mbështjellur me lirizëm. Që prej  vitit 2004r,   jeton dhe krijon mes Kanadasë pranë fëmijëve të tij dhe vendlindjes, Korcës,- qytetit që vetëm buzëqesh me butësinë lirike të serenatave e blireve.

HARTFORD, CT USA

Fund Maj 2016

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Jete ne butesi lirike, Raimonda Moisiu, Vangjush Ziko

“ETJA PËR NJI DELIR TË BLERTË”

June 13, 2016 by dgreca

Nga Fatmir Terziu/

Kur në qiell të andrrës sime prek/

Me duer të brishta,/

Zgjohen vegime të ylberta mallesh./

 

Engjuj me brerore drite zbresin/

Mbi meloditë e dhimbjes/

Qi s’ ka të sosun./

E duer akordesh të çuditshme/

Ndalojnë flutrim’n e kohës./

 Etja më merr për nji delir të blertë./

Perceptimi gjeometrik i hapësirës së prodhuar si produkt i ndjesisë dhe recencës mendore, jo pak herë ka qenë dhe mbetet një postulat indjeshëm poetik. Në këtë perceptim gjeometrik frymëzimi i autorit Anton Çefa, shihet si një sferë më vete. Them kështu pasi mjaft krijime të tij ngjajnë me traditën e krijimtarisë poetike bashkëkohore, por që në thelb kanë gjuhën popullore dhe të folurën e thjeshtë. Poezi si grupi i poezive nën titullin “Tubëz lirike” natyrshëm flasin për një gërshetim të tillë dhe një frymëzim që autori gjen në këtë perceptim. Hapësira, pikëlidhja, trysnia përditësore, argumenti dhe koha janë elemëntë që vijnë si një bosht tematik në këtë perceptim gjeometrik.

Në larminë fakt-detaj, ku “etja për nji delir të blertë” vjen si një model në këtë perceptim, natyrshëm kalon në disa hapësira poetike të shkelura e të pashkelura më parë. Në pamje të parë, dhe pikërisht nga gjuha këto poezi ngjajnë me një ‘juctapozicion’ thurës dhe tematik të mbrusur nga krijimtaria e hershme shqiptare, sidomos tipikja e zonës ku autori ka jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë. Por në pamjen kryesore dhe në atë që vjen si shkak dytësor më pas, figuracioni është kryengritës dhe shënon diferencën ose tiparin vecues. Autori ka një lajtmotiv frymëzues të lidhur në mjedisin e aspekteve jetike, nëse na lejohet të shprehemi për figuracionin që ai e shkëput për të baraspeshuar ‘vegime të ylberta mallesh’ duke sfiduar ‘me duer të brishta’ pikërisht atë veprim që ne e shijojmë teksa ‘teksa engjuj me brerore drite zbresin’.

Në këtë perceptim unë e lexoj ngjashëm autorin. Poezinë e tij e shoh si një akt mitik dhe si një alteracion kohësh, vendesh dhe aspektesh të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Këtu kjo ndërlidhje gërshetohet edhe me sintaksën poetike që siglohet nën peshë fjalish poetike të sistemuara bukur. Poetika e Cefajt natyrshëm në këtë ndërlidhje funksionon si një etje, tamam sic edhe vetë autori poetikisht e shpreh: “Etja më merr për nji delir të blertë”.

Duke parë ndërlidhjen funksionuese në detaj, bie në sy edhe koloriti poetik. Ky kolorit shpeshherë merr pamjen e tij reale dhe shpesh ngjyrohet me nocione të përafërta. Përshembul ‘delir i blertë’ është një përdorim i tillë. Në anën tjetër koloriti poetik i autorit fsheh disi ngjyrimin real për të stigmuar me figuracion, si ‘mendimi n’ballë’, ‘fjala n’buzë’, ‘dritë që troket’ etj, ku ngjyra reale nuk është vënë në pah, por ngjyrimi figurative kryen rolin kryesor.

* Botuar ne librin e ri te Anton Cefes” Bardhesi me Zdritje Bore”

Filed Under: ESSE Tagged With: “ETJA, Fatmir Terziu, PËR NJI DELIR, TË BLERTË”

Asqeri Boçi dhe qytetërimi shqiptar – ballkanik

June 13, 2016 by dgreca

Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe/

Veçmas gjatë periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare, u vu re një lëvizje e gjerë dhe në gati gjithë fushat e dijes për ta evidentuar historinë e Shqipërisë si një histori e hershme ballkanike, si një histori e mëvetësishme, e cila, ndoshta më mirë dhe më vijueshmërisht se historia antike kishte pikëtakimet e saj, me kulturën, historinë, mentalitetin popullor, konstitucionin shpirtëror, ritet, doket, zakonet, mënyrën e jetesës, pra të gjithë strukturën sociale, ashtu siç e kishin qytetërimet e njohura rreth saj dhe më gjerë.

Ky zhvillim i rëndësishëm shqiptar, në kushtet e një Ballkani të trazuar dhe të mbarsur me një lloj kusarie vlerash dhe mohimesh, me tinëzi dhe vrasje pas shpine, me neps dhe passion nacional-shovinist, për ta copëtuar, gllabëruar dhe zhdukur plotësisht nga faqja e dheut racën e vjetër shqiptare, u kuptua shpejt dhe vuri në lëvizje një klasë intelektuale, dijetarë, historianë, enciklopedistë, poetë, gjuhëtarë shqiptarë, të cilët u vunë në shërbim të një çështjeje të shenjtë dhe gati hyjnore.

Jo se shqiptarëve u kishin munguar njerëzit e dijes, as vlerat dhe evidentimet e lashtësisë së tyre, përkundrazi ata kishin qenë në të kaluarën njëri nga popujt e rrallë që i kishin dhënë qytetërimit europian-perëndimor dhe lindor njerëz të kapaciteteve të dijes, strategë luftërash, guvernatorë dhe papë, kryeministra dhe perandorë të shndritshëm dhe të njohur.

Përkundër këtyre fakteve të rëndësishme, përmes të cilave merret dije dhe krenari për çdo shqiptar, njëra nga gjërat më të sigurta për të cilat ka folur e shkruar, do të flasë dhe do të shkruajë historia shqiptare, ajo ballkanike dhe europiane madje, është se shqiptarët janë bashkë-ndërtuesit, bashkëjetuesit, bashkudhëtarët dhe bashkë krijuesit e kulturës së lashtë ballkanike apo dhe më gjerë.

Interpretimet dhe apologjitë shkencore gjuhësore, arkeologjike, historike dhe burimet e autorëve antikë, mund të “ndjellin frikë” dhe xhelozi të paimagjinueshme, nëse faktet interpretohen drejtë, me ç’rast jo vetëm kufijtë ku jetuan të parët e shqiptarëve, por dhe kultura, qytetërimi, kodet njerëzore, statuset, madje dhe e drejta romake, gjuha dhe shkrimi, duket të jenë shumë dashamirë dhe shumë mirënjohës për të parët e shqiptarëve edhe shqiptarëve sot.

Siç u shënua dhe më lart, Rilindja jonë Kombëtare, njerëzit e dijes, që jetonin në vendet dhe në metropolet e kulturës së kohës, kur panë se njëri nga rreziqet më të mëdha që po i vinte vendit nga nacionalizmi i verbër dhe kulturor, i sollën kohës dhe kancelarive të kohës vëmendjen për të kaluarën e shkëlqyeshme dhe emblematike të shqiptarëve.

Në këtë argument të domosdoshëm, jo vetëm për të kaluarën, por dhe të sotmen shqiptare vijnë kontributet e njohura të albanologëve të shquar, kryesisht gjermanë dhe austriakë, qoftë dhe të ndonjë vendi tjetër, udhëtarë të shquar, libra të shkruar nga të huajt, gjuhëtarë dhe folkloristë, historianë dhe etnologë, kulturologë të sspikatur, të cilët dëshmojnë dhe interpretojnë materialisht, dokumentarisht të kaluarën shqiptare, si pjesë e qytetërimit dhe kulturës më të hershme të Perëndimit, në mos themelues të këtij qytetërimi, me të cilin krenohen jo pak popuj të tjerë.

Gjuha, mitologjia, qytetërimet shqiptare, besimi, folklori, kodet familjare dhe gjenetike, kulturat e mbartura, siç është ajo e arbëreshëve në Itali, Greqi dhe disa vende të tjera të Perëndimit, madje deri dhe në Ukrainë, pema gjenealogjike indoevropiane e gjuhëve, dëshmojnë dhe na japin guximin intelektual dhe shkencor për të mbrojtur hershmërinë dhe qytetërimin tonë të lashtë. Këtë bënë rilindasit e shquar, studiuesit e huaj dhe në vazhdim të gjithë kontributet shkencore shqiptare në Shqipëri dhe në botë.

E bëra gjithë këtë parashtresë apologjie mbi lashtësinë dhe qytetërimin shqiptar, për të motivuar dhe për të kërkuar vazhdimisht nga forcat tona krijuese, kontingjentet shkencore, arkeologjike, gjuhësore, etnologjike – folklorike, pra të gjithë fushave të dijes, për të kontribuar në këtë fushë, pasi nuk gabohet kurrë për atë që kërkojmë dhe na duhet. Të gjithë atë që lanë rilindasit dhe studiuesit e huaj, autorët e lashtësisë, se nuk gabojmë kurrë nëse do të vazhdojmë t’i tregojmë Ballkanit dhe botës se jemi një popull i lashtë, autokton që në kohët sinkretike, ku çdo gjë që shihte syri njerëzor kishte një zot.

Sprova që më ra në dorë “Shqipja përtej qytetërimeve” (Ese), me autor Asqeri Boçi, të cilin autori e ka titulluar mrekullisht kuptueshëm dhe simbolikisht me arsye patriotike- kulturore, më zgjoi ndjesinë dhe më motivoi të mbështes kontribute të tilla të mundimshme dhe të lodhshme, për shkak të gjurmimit, argumentit, analogjisë, konkluzionit, krahasimeve, hipotetizmit, analitizmit, induksionit dhe deduksionit shumësish që ato kërkojnë.

Që në fillim, sprova dëshmon një dashuri të veçantë, një lloj përkushtimi intelektual- njerëzor për një dedikim kushtuar vendit, kombit, trojeve, njerëzve dhe qytetërimit të tyre, madje përtej kufijve të njohur kohorë, që kur u evidentuan kombet dhe shtetet. Motivi i shqiponjës, që emblemon kërkimin dhe interpretimin e autorit është i bukur, i guximshëm dhe largpamës. Shqiponja është shpendi i lartësive, i qiejve të pastër, e cila sheh gjithçka nga lartësitë e mëdha dhe nuk zvarritet, ashtu siç zvarritet dhe zvarraniku më i rrezikshëm, gjarpri. Përkundrazi ajo e “ekzekuton” këtë zvarranik, falë natyrës së saj. Përthyer dhe lexuar ndryshe simboli i shqiponjës, i cili ndihmon në ndërtimin e metaforës mbi shqiptarët, unë kuptoj se autori ushqen një krenari të ligjshme, të cilën ia motivojnë kohët e hershme të njerëzve të tij, se shqiptarët janë populli që i kanë parë dhe duhet t’i shohin nga lart popujt e tjerë, që para qytetërimeve ballkaniko- europiane.

Ese-ja “Shqipja përtej qytetërimeve” është një kontribut intelektual, që mëton specifikisht të merret me një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, një çështje që fare pak gjuhëtarë apo shkencëtarë të dijes shqiptare dhe botërore, kanë guxuar të merren me të.Pavarësisht të qenët një zë i veçantë në një kohë guximesh të mëdha dhe ‘kaotizmit’ kulturologjik, unë mendoj se studimi është një përmendje e nevojshme për një çështje që duhet të zgjohet nga “gjumi” i thellë, apo të “shkundet” nga pluhuri historik me të cilin është mbuluar. Pavarësisht strukturës konceptuale, burimeve të mundshme që autori ka përdorur, unë mendoj se punimi në fjalë ka një tipar të dukshëm njerëzor dhe intelektual, për t’u përballur me vështirësitë e pafundme që shtron përpara dija shkencore dhe argumentuese, ka një kredo të qartë.

Autori shkruan ndër të tjera: “Se pa zbardhur saktë thëniet që gjejmë në shkrimet e lashta, nuk mund të kemi histori reale…”. Është një nga gjërat më të mira të kësaj ese-je, përmes të cilës kërkohet kontributi shkencor dhe angazhim studiuesish, për t’i dhënë vendin e duhur shqipes, si gjuha më e vjetër, jo vetëm në Ballkan, qytetërimit shqiptar, i cili është në themelet e antikitetit, kontuinitetit dhe vazhdimit kulturor shqiptar, pavarësisht korrektimeve dhe copëtimeve të përjetshme, që kur njerëzimi u “shpall” në tokë. Në studime të kësaj natyre, rëndësi të veçantë ka qasja, mekanizmi që përdor studiuesi në afrimin e ideve dhe atë që ai kërkon të vërtetojë. Mendoj se ese-ja ka një qasje të rëndësishme, e cila nuk duhet të kalojë në heshtje sepse:

– Duke u nisur nga praktikat njerëzore nëpër të gjithë veprimtarinë individuale, familjare, shoqërore e më vonë të bashkëveprimeve statusore apo kanunore (rregullit), kur njerëzit u bashkuan dhe iu bindën rregullit të pranuar, në të gjithë këtë rrugëtim mijëravjeçar, ata kanë udhëtuar përmes komunikimit me njëri – tjetrin.

– Është shumë e rëndësishme për studiuesin për ta kuptuar dhe vlerësuar këtë moment. Ata kanë komunikuar me njëri- tjetrin përmes fjalës, këtij “guri” të pa-zhbëshëm kurrsesi, pavarësisht latimit apo gdhendjes kohë pas kohe, d.m.th. përmes gjuhës. Dhe me të drejtë, që në argumentin e parë, përmes të cilit Asqeri Boçi ka kaluar mijëra tinguj, fonema, morfema, fjalë, sintagma, kumte, emërtesa, tekste etj, ai fillon me fjalinë: “Studimi që kemi para identifikon greqishten e vjetër si shqipe e vjetër…”.

– Autori i ese-së është i hapur, kërkues, debatues, i angazhuar dhe me një këmbëngulje të qartë në qasjen e tij. Të marrët kryesisht me lëndën gjuhësore, është një angazhim i vështirë, por i zgjuar, i qartë, pasi në njohjen njerëzore, në argumentet shkencore, në analogjitë, apologjitë, komentet e mënyrat e tjera të përdorura rëndom ka pasur hallka të këputura, ashtu siç është në të vërtetë historia njerëzore.

Më ka zgjuar kureshtje dhe interes studimi në fjalë për dy arsye:– Së pari, metoda dhe argumenti që autori përdor dhe ka vullnetin të ushtrojë me forcë, përmes gjuhës shqipe, një strukturë të lashtë dhe të njohur, pavarësisht honeve nëpër të cilat ka udhëtuar ajo, pavarësisht teksteve të saja të shkruara që nga Fon Harfi, Pal Engjëlli dhe “Meshari…” i 1555, asgjë nuk na pengon të shpjegojmë me shqipen tonë tekste dhe fjalë, që janë skalitur në qeramikë, në varre, në basorelieve, në përkrenare, në rrethana të tjera dhe fjalë të para 3000 vjetëve. Autori është i bindur se argumenti, shpjegimi përmes shqipes, i kalon barrierat e evidentimit të shkrimit shqip, që ne njohim sot. Shpjegimi përmes shqipes na dijëson se shqipja është më e para gjuhë në gadishull dhe të gjithë janë ushqyer prej saj.

– Së dyti, pavarësisht vërtetësisë, pasi koha duhet të na bindë dhe të verifikojë, autori nuk i është shmangur aspak mundimit shkencor, brenda kapaciteteve të tij, interpretimit të ndërtimit të strukturave të shqipes, krahasimisht me gjuhët e tjera dhe lënda interpretuese, që zë jo pak vend në këtë ese. Thuajse ajo është ngritur mbi këtë lëndë të interpretuar, duke verifikuar shqipen në rrënjën e gjuhës së vjetër greke. Tendenca për të (ri)-krijuar tinguj, zanore, bashkëtingëllore, fjalë, alfabet, struktura kuptimore, lëvizje theksash, kohë foljesh, forma gramatikore është dëshirë e mirë dhe një nderim i çmuar për të vërtetën dhe shqipen.

Në këto shënime të shkurtra mbi studimin, potencialisht për t’u ndjekur më vonë nga vetë autori apo të tjerët, nuk është vendi për të interpretuar argumente, por për të mbështetur punën e studiuesit.

Më ka bërë përshtypje gjithashtu inteligjenca me të cilën ai ka kërkuar të kapë kodet, veçmas në raport me gjuhën greke, kulturën greke, për shkakun e të qenit kulturë antike dhe “terren” me mundësi për të kapur argumentet.

Dy librat më të rëndësishëm të antikitetit “Iliada” dhe “Odiseja” janë dhe dy “objektet” lëndore, interpretuese, analitike dhe hamendësuese, në gjuhën e të cilëve studiuesi referon dhe shqipen, ku “identifikon greqishten e vjetër si shqipja e vjetër”. Logjikisht është vepruar drejt, pavarësisht se dy tekstet e vjetranga Fon Harfi, Pal Engjëlli dhe “Meshari…” i 1555, asgjë nuk na pengon të shpjegojmë me shqipen tonë tekste dhe fjalë, që janë skalitur në qeramikë, në varre, në basorelieve, në përkrenare, në rrethana të tjera dhe fjalë të para 3000 vjetëve. Autori është i bindur se argumenti, shpjegimi përmes shqipes, i kalon barrierat e evidentimit të shkrimit shqip, që ne njohim sot. Shpjegimi përmes shqipes na dijëson se shqipja është më e para gjuhë në gadishull dhe të gjithë janë ushqyer prej saj.

– Së dyti, pavarësisht vërtetësisë, pasi koha duhet të na bindë dhe të verifikojë, autori nuk i është shmangur aspak mundimit shkencor, brenda kapaciteteve të tij, interpretimit të ndërtimit të strukturave të shqipes, krahasimisht me gjuhët e tjera dhe lënda interpretuese, që zë jo pak vend në këtë ese. Thuajse ajo është ngritur mbi këtë lëndë të interpretuar, duke verifikuar shqipen në rrënjën e gjuhës së vjetër greke. Tendenca për të (ri)-krijuar tinguj, zanore, bashkëtingëllore, fjalë, alfabet, struktura kuptimore, lëvizje theksash, kohë foljesh, forma gramatikore është dëshirë e mirë dhe një nderim i çmuar për të vërtetën dhe shqipen.

Në këto shënime të shkurtra mbi studimin, potencialisht për t’u ndjekur më vonë nga vetë autori apo të tjerët, nuk është vendi për të interpretuar argumente, por për të mbështetur punën e studiuesit.

Më ka bërë përshtypje gjithashtu inteligjenca me të cilën ai ka kërkuar të kapë kodet, veçmas në raport me gjuhën greke, kulturën greke, për shkakun e të qenit kulturë antike dhe “terren” me mundësi për të kapur argumentet. Dy librat më të rëndësishëm të antikitetit “Iliada” dhe “Odiseja” janë dhe dy “objektet” lëndore, interpretuese, analitike dhe hamendësuese, në gjuhën e të cilëve studiuesi referon dhe shqipen, ku “identifikon greqishten e vjetër si shqipja e vjetër”.

Logjikisht është vepruar drejt, pavarësisht se dy tekstet e vjetra nga Fon Harfi, Pal Engjëlli dhe “Meshari…” i 1555, asgjë nuk na pengon të shpjegojmë me shqipen tonë tekste dhe fjalë, që janë skalitur në qeramikë, në varre, në basorelieve, në përkrenare, në rrethana të tjera dhe fjalë të para 3000 vjetëve. Autori është i bindur se argumenti, shpjegimi përmes shqipes, i kalon barrierat e evidentimit të shkrimit shqip, që ne njohim sot. Shpjegimi përmes shqipes na dijëson se shqipja është më e para gjuhë në gadishull dhe të gjithë janë ushqyer prej saj.

– Së dyti, pavarësisht vërtetësisë, pasi koha duhet të na bindë dhe të verifikojë, autori nuk i është shmangur aspak mundimit shkencor, brenda kapaciteteve të tij, interpretimit të ndërtimit të strukturave të shqipes, krahasimisht me gjuhët e tjera dhe lënda interpretuese, që zë jo pak vend në këtë ese. Thuajse ajo është ngritur mbi këtë lëndë të interpretuar, duke verifikuar shqipen në rrënjën e gjuhës së vjetër greke. Tendenca për të (ri)-krijuar tinguj, zanore, bashkëtingëllore, fjalë, alfabet, struktura kuptimore, lëvizje theksash, kohë foljesh, forma gramatikore është dëshirë e mirë dhe një nderim i çmuar për të vërtetën dhe shqipen.

Në këto shënime të shkurtra mbi studimin, potencialisht për t’u ndjekur më vonë nga vetë autori apo të tjerët, nuk është vendi për të interpretuar argumente, por për të mbështetur punën e studiuesit.

Më ka bërë përshtypje gjithashtu inteligjenca me të cilën ai ka kërkuar të kapë kodet, veçmas në raport me gjuhën greke, kulturën greke, për shkakun e të qenit kulturë antike dhe “terren” me mundësi për të kapur argumentet.

Dy librat më të rëndësishëm të antikitetit “Iliada” dhe “Odiseja” janë dhe dy “objektet” lëndore, interpretuese, analitike dhe hamendësuese, në gjuhën e të cilëve studiuesi referon dhe shqipen, ku “identifikon greqishten e vjetër si shqipja e vjetër”. Logjikisht është vepruar drejt, pavarësisht se dy tekstet e vjetra janë tekste të shkruara në kohën e Likurgut, siç na njofton

Plutarku në “Jetët paralele”. Gjithsesi mjedisi, “ekuivalenca” është e një mjedisi gjuhësor dhe kulturologjik. Dy tekstet janë shtyllat e gjuhës, kulturës, semantikës, semiotikës, etnokulturës dhe etno – qytetërimit antik.

Rëndësi në këtë qasje kanë jo vetëm ligjësoritë me të cilat ka punuar autori, por fjalët e evidentuara, të cilat duhet të zënë fondamentin kulturologjik, social, marrëdhëniet dhe komunikimin e gjerë nëpër gjithë rendet, d.m.th diakronikisht.

Gjithashtu, një qasje e tillë është dhe një moment i nevojshëm reflektimi mbi gjuhën shqipe në çështje jo pak të rëndësishme dhe themelore, pasi ajo është e aftë të “kryejë operacione” të rëndësishme me plotësinë e saj. Kjo është e rëndësishme në ese.

Mendoj se duhet vlerësuar qasja dhe këmbëngulja e autorit dhe për një rivlerësim tjetër të shqipes, të cilën ai e bën prezent dhe përmes interpretimit të fjalëve apo glosave, të cilat jo se në çdo rast kalojnë perms “filtrit’ dhe ligjësorive fonetike, pasi në gjuhësinë shqiptare ka “lëkundje” mbi “ekuacionet” fonetike, fleksionet e brendshme, por autori kupton mirë konsideratën shkencore dhe praktike të ligjeve të shqipes në përgjithësi, në një shtrirje të sadomundshme kohore.

Interpretimet fonetike, shtesat dhe rëniet e tingujve, mbartjet, huazimet dhe ndikimet si rezultate fqinjësore të zhvillimeve, janë të rëndësishme në punime të kësaj natyre, të cilat mbartin nevojën e një bagazhi të konsiderueshëm për të shtruar këto lloje interpretimesh.

Autori nuk është në një terren të pashkelur, pasi albanologë të njohur, studiues me autoritet të njohur si Hahn, Majer, ato shqiptarë, kanë njoftuar se shqipja “nyjëton” zhvillimet gjuhësore, jo vetëm të gadishullit ballkanik, por në rrethin e familjes indo-europiane.

Në këto kushte autori ka bërë një përpjekje të lavdërueshme, pasi ligjësoritë e interpretimit të fjalës, si një fenomen i rëndësishëm dhe “kampioni” më i besueshëm në të cilën shtresohet gjuha dhe koha, cilësitë e komunikimit të një populli, atij i është dashur të elementojë në disa raste fjalorë të konsiderueshëm, në të cilët determinon një logjikë e arsyeshme e zhvillimit gjuhësorë, rrjedhimisht dhe interpretues burimorë.

Ese-ja e autorit Asqeri Boçi ka dhe shumë elementë të tjerë, të cilët duhet studiuar, pasi ato përbëjnë një lloj reference të guximshme për studiuesit e kësaj fushe. Për të qenë i besueshëm studiuesi ka përdorur me shumë efikasitet referenca të besueshme, pasi emërtimet më të qëndrueshme dhe mundësia për t’i shformësuar apo devijuar me to ka qenë e vështirë, siç janë emrat e hyjnive, miteve, mbishkrimet e varreve në të gjithë vendin dhe guximi për të na sjellë një fjalorth të shqipes para 3000 vjetësh.

Zakonisht në punë dhe ndërmarrje të tilla, mundësia për të hedhur mendime është e madhe, por e rëndësishme në këtë rast është se tek autori janë bashkuar disa elementë të një studiuesi pasionant, me dijet e mira që ka, njohjen e gjuhës dhe ligjet e saj, aftësia për të interpretuar dhe krahasuar, përdorimi i mirë i analogjisë, guximi për të depërtuar në thellësinë e dukurive dhe fenomeneve dhe ajo që është po kaq e rëndësishme, dëshira e mirë me dashurinë e madhe për vendin dhe gjuhën tonë të vjetër.

 

Vlorë – Tiranë, 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Asqeri Boçi, dhe qytetërimi shqiptar – ballkanik, Prof. Dr. Bardhosh Gace

Ernest Perdoda: Profili letrar

June 9, 2016 by dgreca

Nuk mund të jetë i plotë portreti i  Ernestit pa thënë dy fjalë për profilin e tij poetik. Nuk arriti, për arsye financiare, të botojë lirikat origjinale dhe të përkthyera nga poeti Italian hermetik Giuseppe Ungaretti. Mbeti, gjithashtu, në dorëshkrim përkthimi në spanjisht i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, të cilin ia pati dërguar shumë kohë më parë Akademisë së Shkencave për botim. Nuk dihet fati i këtij dorëshkrimi.

Një cikël lirikash të Perdodës u botuan në revistën “Phoenix”, viti 1999 /nr.  2. Këtu është shkruar se poezitë i takojnë: “Këngëve të para”, “Elegjive” dhe “Monologjeve”. Nuk kuptohet që nën këto tituj, a bëhët fjalë për përmbledhje poetike apor për cikle poezish.

Poezia e tij, të cilën kam pasur fatin ta njoh që gjatë kohës së krijimit të saj, dallohet për një bukuri të rrallë, ndjeshmëri e shije të hollë, figuracion të pasur, një akustikë imitative, ku spikat paja e fonetikës së gjuhës sonë, jetësuar në një strukturë harmonike të realizuar, më së shumti, në pak vargje.

Veç motiveve të lirikës intime e të natyrës, poezia e Perdodës karakterizohet për dhuntinë e artë të shqetësimit intelektual për atë që po ndodhte me atdheun e popullin tonë, duke e pasqyruar atë në situata e detaje konkrete dhe duke njëmendësuar mesazhe fisnike të qarta, të cilat shpesh kalojnë në intonime revoltuese.

Intelektualëve shkodranë antikomunistë dhe sidomos dashamirëve të poezisë së vërtetë i bie detyra fisnike e mbledhjes dhe e botimit të poezive të  Ernesit, dhe ndoshta edhe të ndonjë dorëshkrimi të ndonjë natyre tjetër.

Po bie këtu poezitë e botuara në revistën “Phoenix”, që u botua në Shkodër në vitet 1997 – 2003, me drejtor Dom Ndoc Nogaj dhe kryeredaktor Dr. Romeo Gurakuqi dhe disa përkthime nga Ungaretti.

Nga kangët e para:

Mengjez

 U  dogjen andrrat

Në dritë të trendafiltë

Edhe njiherë po lidhi

Fillin e këputur t’mendimit.

Nji nyje tjetër nji tjetër ditë.

Erë

Furishem  shkon

N’per fletë

Fershllon

Fishkllon

E tretë.

 

Prelud

Këtë natë

(Ndërsa për rreth

Gjithkund m’pergjanë

Me flokun tand qi l’moj,)

Yjet e qiellit tim

Un pa u kujtue zbuloj

Kur ti çel e mbyll sytë.

Asgja pa dashuri

                        Nanës

N’kujtimin tand

Vadita lulet

Qi mbijetuen mbas teje :

Porse asnji prej tyne

Nuk çeli ma.

 

Ato kërkonin

Frymën e dashnisë

Që unë s’ua dhashë.

     Nga “Monologjet’

 Subkonsh

 Andrrat më rrokullisin

Nder kambë të Trogloditit

Që më shikon e m’perqesh.

(Atje ku nisem shtegun

E nepër shekuj rryeshem

Shtrijmë krah’t per t’rrokun yjet . . .

E diellin që na zgjon)

Por gazi i njeiut  t’shpellës

Ende m’ushton  ndër veshë

E më trondit.

Nga “Elegjitë”

 Brymë e gjak

(Dhjetor 1944)

Shumë  gjethe ranë  që  atë  vjeshtë

E prap po bien,

Porse kujtimin

Qoftë  edhe nji i vetem e pert’rinë

E bahet brymë  e gjak.

(Dhe ja ti vjen pers’ri

E ashtu si ban kjo erë,

Mbi gjurmët që la dhuna

Hedh prap nji dorë me gjethe

E qan mbi supin tim

Si bane at’herë.)

 

Ato nuk duken ma,

As edhe ti;

Kurse trishtimi

Prap endet në k’to rrugë,

Me mue

dhe gjethet

që bien.

(Pa titull)

 Me kot pergjon tashma nga kumbonaret

Tingujt që malli zgjon n’kujtesën tande

Kumbon’t gjimuen kur ranë per t’fundit herë

Mbi tokën e dhunuar.

 

Agimet zbardhin pa meloditë e ambla

Që joshnin nga qielli sytë e veshtrimin,

tash jetën tande veç heshtja rrethon.

(Variant)

 Me kot pergjon tashma nga kumbonaret

Tingujt që malli zgjon n’kujtesën tande

Kumbon’t gjimuen kur ranë per t’fundit herë

Mbi tokën e dhunuar.

Mengjezet zbardhin pa meloditë e ambla

Që joshnin nga qielli sytë e veshtrimin,

dhe muzgjet sjellin me vete trishtimin

e dit’ve tua pa t’ardhme.

tash jetën tande veç heshtja rrethon.

 

Flakët që sollën errësinën

(Prill 1946)

Ngado që shkoj, më ndjek me hije të saj

Kjo Kullë e gurtë që m’josh e më largon:

N’rrenojat e kujtesës.

Ende luhaten flakët;

Por kangët e Alkeut

(Që deshe ma teper se mue)

Nuk m’bien ndër mend tashma.

Me hijet e asaj nate,

Nji tjeter Omar Khattab*

Rendi mbas dit’ve tona

Të zymta,

Të ftohta

Si gurët e k’saj kulle,

Ku nga frengjitë

Ajo pak dritë që hyn

Veç larva mendimi sajon.

 

E dashtun

Ndoshta këtë mbramje Prilli

Krrokatja e korbit mbi Kullë

T’kujton dhe ty

Çka humbem pergjithmonë.

*Në vitin 640 Omar I (Abu Hafsa ibn al Khattab) dogji bibliotekën e Aleksandrisë, një nga ma të mëdhatë e asaj kohe. Trembëdhjetë shekuj ma vonë me urdhen të diktatorit E. Hoxha u grumbulluan tek “Kulla e Inglizit” (që për nji kohë të shkurtë sherbeu si sallë leximi), fondet e të gjitha bibliotekave të qytetit të Shkodrës, pësuan të njajtin fat.

Perkthime nga Giuseppe Ungaretti

 Këshndellat

 Nuk kam dëshirë

T’i futem

Lamshit

T’ udhve.

 

E ndjej

T’dermuem

Vetveten.

 

Më leni kshtu

Porsi një

Çakël

Të hedhun

M’një qoshe e

T’harrueme.

 

Këtu

Nuk u ndienka

Tjetër

Veç afshit të ngrohtë.

 

Kam

Ndejë bri votre

Me katër

Fjolla tym

Që laradashën.

 

(Napoli, 26 dhetuer 1916).

 

*

E ndihem i tretun

M’nji puthje

Që m’shkrinë

E më qetson.

Qiell i kthiellët

 Po tretë

Kjo mjergull

E një

Nga një

Ja ku po dalin

Hyjet.

 

Po thithi

Freskun

Që ma dikon

E kthillta ngjyrë

E qiellit

E shof që jam

Një qenje

Kalimtare

Rrëmbye m’një valle

T’perjetshme.

(Pylli i Kiuton, korrik 1918).

Shtëpia ime 

Çudi

Sa dashuninë

E ruejtkam prap per ty

E pra kujtova se e kam  shpuplue

Nëpër botë.

 

 Mall

At’herë

Kur nata biret

Teksa pa dalë pranvera

E rrallë

Ndokush kalon

Mbështillet mbi Parisin

Një ngjyrë e mbyllët

Vaji

Nga skaji

I urës

Kundroj

Të pakufishmen heshtje

T’njaj vajze

Së bjerrun.

Të kqijat

Tona

Shkrijnë

E si të tretun

Mbesim.

(Lokvica, 28. 09. 1916).

Agoni       

Me vdekë sikur laureshat e etuna

N’mirazhë

Apor si shkurtat

T’ kaluemen detin

Ndër t’parat çufrra

Kur ma s’i kande të fluturojë

Por mos të rrosh me ankime

Si ‘j gardalinë

Hyje

 Rishtas po digjen atje siper prrallat

Do t’bijnë me t’paren erë sikurse gjethet

Por t’vijë një tjetër frymë,

Një vezullim i ri ka per t’u kthye.

Ndeshkim

 I mbyllun mes sendesh së vdekshme

(Një ditë edhe hyjet do t’shuhen)

Pse digjen për Zotin?

(Mariano 29. VI. 1916).

Kotsi

 Papritmas

Naltohet

Përmbi gërmadhat

E pastërta

Habi

E pambarimit

 

E njeri

Germuçun

Mbi ujin

E ndritun

Nga dielli

Kujtohet

Se asht hije

Që l’kundet e

Thehet

Ngadalë.

(Valone, 19 gusht 1917)

Ushtarë

 Qëndrojmë

Si gjethet

Ndër pemt

E vjeshtës.

(Pylli Kurton, Korrik 1918).

Heshtje e hyllzueme

 E pemt e nata

Nuk po lëvizin ma

Përvecse çerdhesh.

(1932).

Ironi

Po ndiej pranverën ndër gemat e mërdhitun

N’ket orë mund t’endesh lirshëm, tue bredhë

Përmes shtëpive, i zhytun ndër mendime.

N’ket kohë janë mbyllë dritaret, por

Ky trishtim shëngjergjash ma treti gjumin.

N’ mëngjez, një tis i blerë do njomëzojë kso pemësh,

Q’ ende të thame qenë kur erdhi nata.

Zotynë nuk rrin pushue.

Vetëm në ket orë, ndoj andërrtari t’rrallë

I bjen me vuejt duke ia ndjehun veprën.

Sonte, ndonse asht prill, n’qytet bjen borë.

Asnjana dhunë s’ia dalka asaj që dan

E ftohtë

Dhe e heshtun.

Shpërfytyrim

Jam

P’shtetun për kapën

E barit të zverdhun

Një duhëm e athët

Livron e çlirohet

Prej brazdash pjellore

Kujtohem mirfilli

Q’u linda prej bujqësh.

 

E ndihem ndër sytë

(Që ndjekin të vemendshem

Ndryshimet e motit)

E njerit të rudhun

Si l’vorja e mandit që kinë.

E ndihem

Ndër f’tyra fmijnore

Si molla të kuqe

Si gjaku

Mes pem’ve cipllake

Si reja

Kullohem

Në diell

E ndihem i tretun

M’një puthje

Që m’shkrinë

E më qetëson.

*Perkthye nga Ernest Perdoda pa pretendime artistike, por qartë. (Shënim i Ernestit.)

Përgatiti për botim Anton Cefa

Ridgewood, New Jersey, 8 qershor 2016.

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE, LETERSI Tagged With: Anton Cefa, Ernest Perdoda, Profili letrar

Një javë në Parajsë

June 7, 2016 by dgreca

nga Andon Dede, Nju York/

Nga përrallat që më kujtohen nga fëmijëria, është dhe një që tregonte për parajsën. Mbase më ka ngjitur më shumë ajo se lidhej edhe me varfërinë tonë ekstreme. Ndofta dukuria ka në vetvete ndonjë shkak mitik. E dimë prej Mitologjisë se si mbijetojnë në ndërgjegjen e njeriut mitet origjinare që e kanë humbur pothuajse tërësisht kuptimin fillestar. Qysh nga zanafilla e vet njeriu ka ëndërruar dhe kërkuar një “ishull të lumturisë”, njëfarë parajse tokësore ku të jetë i çliruar prej gjithë sa i duket mjerane në jetën e vet të zakonshme. A thua se ka hequr dorë sot nga përjetime të tilla? Mendoj se jo. Apo, për të qënë më i saktë, varet nga individi, nga përvoja e formimi i secilit.

Unë e kam kaluar gati gjithë periudhën e shkollimit nëpër konvikte, me atë pjatën e gjellës dhe copën e bukës të racionuar. Më vjen si tani në mendje, në konviktin e Përmetit, kur kishim për mëngjes një gotë çaj dhe ndonj copë djathë apo një lugë marmelatë ose reçel. Sa për kurjozitet: copa e dhjathit, i bardhë apo kaçkavall, nuk qe më e madhe se një kokërr arre. Më tepër e lëpinim se e kafshonim. Dhe me fantazinë time, që sa po hidhte shtat, duke përsiatur, thosha me vete: “A do të vijë vallë ndonjë kohë që të pi çaj dhe të ha djathë, sidomos kaçkavall, sa të dua?!” Dhe përgjigjesha po vetë: “Absolutisht jo! Kurrë!”. Të them të drejtën, më dukej një ëndër e parealizueshme, se nuk do të vinte kurrë ajo kohë që të haje e të pije sa të dëshëronte e bardha zemër.

Në fshat, ku kalova fëmijërinë, bulmeti qe me bollëk akoma pa filluar marrëzitë e kooperativave e të tufëzimeve. Por, as nuk është momenti të zgjatem se sa kemi vuajtur, më pas, në ato vite, për një kile djathë, një shishe qumësht apo një pako gjalpë. Më zë tmerri kur kujtoj ngritjet në mesnatë për të zënë radhë; furnizimet me lista; lutjet deri në përunjësi për një copë mish më shumë e kështu me radhë…Por, siç thashë, nuk dua të merrem me këto. Gjetkë doja të dilja me atë përrallën që tregonte për parajsën. Më janë fiksuar në mendje detaje të tilla: ngado që shkoje,  në çdo rrugë e rrugicë, nëpër pemë e nëpër gardhe, në dyer e nëpër shkallë, kudo, vareshin sallamra, kremviçe, copëra djathrash nga më të mirët, karamale, llokume e lloj-lloj ëmbëlsirash të tjera. Ty nuk të mbetej gjë tjetër veç të zgjatje dorën e t’i merrje…Hajde fantazi, hajde!

Dhe ja tani, kalojmë nga ajo përralla me parajsë, tek një “parajsë” tjetër e vërtetë,  nëse për ta klasifikuar si të tillë një vend do të nisemi nga kriteri që përmëndëm më sipër, pra, që të kesh për të ngrënë e për të pirë ku të duash, sa të duash e çfar të duash, qysh kur çohesh në mëngjez e deri sa të të rëndohen sytë për gjumë pas mesnate. Dhe, mos pandehni se është fjala vetëm për të shkuar në sallën e restorantit apo të ndonjë lokali tjetër. Jo! E thashë edhe një  herë: kudo, edhe pa dalë nga dhoma e gjumit, tek ecën në rrugë , në rërë ndërsa shullëhesh në diell, madje edhe në ujë brenda tek po noton apo je shtrirë mbi ndonjë dyshek gome…Po e them pa e tepëruar se realiteti që provova për një javë në Punta Kana, një risort modern buzë detit në bregun lindor të Republikës Domenikane, ia kalonte dhe atyre përshkrimeve të përrallës që u tregova më lart. Po të mos e kisha përjetuar vetë atë mrekulli, si zor se do ta besoja po të ma tregonin të tjerët.

Jam i vetëdijshëm se dhe me këtë habi apo mbresa entusiaste që po shpreh, unë nuk po dal prapë nga vetja. E di se për shumë e shumë të tjerë, jo vetëm këtu në Amerikë por dhe në Shqipëri, resorte të tilla si ky që po rrëfej unë nuk janë të panjohur. Madje, në Shqipëri, një dorë e mirë politikanësh e biznesmenësh, mbase e kanë mënyrë jetese të zakonshme ngrënie-pirjen e pakufizuar, në kohë e hapësirë. (Nuk është fjala për në shtëpinë e tyre, se, shyqyr Zotit, dhe mua tashmë nuk më mungon gjë). Megjithatë, unë do të vazhdoj të tregoj për “parajsën” time, që e shijova, për fat të keq, vetëm një javë. Ma do mëndja se nuk jam i vetëm që mbrekullohem nga  “parajsa” të tilla tokësore.

Mbase nuk gaboj po të them se shpesh, shumë njerëz, kur planifikojnë pushimet, kanë parasysh, në mos motiv kryesor edhe kuzhinën, ushqimin, të ngrënët, atë që mund ta quajmë turizmi gastronomik. Jo rastësisht, në kanalin “Travel”, të SHBA-së, ka një rubrikë të posaçme për ushqimin e gatimin, në vende të ndryshme të botës. Sidoqoftë, unë këto mbresa personale i fokusova në këtë dimension, dhe jo pa qëllim. Të tjerat i gjen përmes një klikimi në Internet, me lehtësinë më të madhe ndaj dhem për të mos u zgjatur, nuk do ndalem në to.

 

  1. Udhëtimi i parë në “parajsën” tokësore: Resorti “Dream” ( Maj 2008 )

 

Ishim me pushime pra, në resortin “Dream”, në Punta Kana të Republikës Dominikane. Për resorte të tilla kisha lexuar e kisha parë jo vetëm reklama turistike por dhe episode filmash, ku “Daj Samët” amerikanë shkonin nëpër këto “republika të bananave” dhe jetonin si mbretër. Por, e përsëris: ndryshe ta lexosh në libër apo ta shikosh në ekran dhe ndryshe ta përjetosh apo ta shijosh vetë.

Në fillim u nisa thjesht për të njohur një vend të Amerikës Latine, apo të zonës së Karaibeve, ndonëse ata që ma sugjeruan më përgatitën shpirtërisht për shumë më tepër se kaq.

E veçanta filloi që në aeroportin e Punta Kanës me ndërtesat e mbuluara me kallam e me kashtë, si kasollet e Myzeqesë tek ne. Sapo hyje në aeroport, dy vajza të reja e të bukura, veshur me kostumet karakteristike të vendit, të uronin mirëseardhjen duke të buzëqeshur, ndërkohë që fotografi po shkrepte aparatin pak më tej.

Hyjmë në aeroport për procedurat e zakonshme që ndonjëherë të plasin shpirtin. Një grup muzikantësh me sombrerot e mëdha “alla meksikane”, këndonin e u binin veglave tërë pasion e, sikur të detyronin që të futje dorën në xhep e të hidhje diçka në kutinë që kishin vënë aty pranë, edhe sikur të mos e kishe fare në plan një gjë të tillë.

Nisemi për në resort. Akoma nuk po binte erë “parajsa” e premtuar.

Një parantezë e vogël: Para se të nisesha, e bisedova këtë udhëtim turistik me dy koleget e mija të punës që janë me orgjinë nga Republika Dominikane, me Mairën dhe Rosën.  Pas urimeve të zakonshme, për raste të tilla, që të dyja, duke ndryshuar në fytyrë, si me dhimbje, shtuan: “Ju do të kënaqeni në risorte, por jashtë tyre do të përballeni me një realitet tjetër, krejt të ndryshëm nga ai, me një kontrast të madh…”. Më theri në zemër pohimi i tyre…Lexuesi e kupton menjëherë sepse: m’u kujtua vendi im hallemadh…Por, le të vazhdojmë kronikën që nisëm.

Rruga nga aeroporti për tek risorti qe e asfaltuar, por tërë gropa sa që vetëm mjeshtëria e shkathësia e rrallë e shoferit, Karlos, që na mori, bëri që të mos na dilnin zorrët përjashta, për të thënë më të paktën e mundëshme. Përballemi apo edhe parakalojmë makina të llojeve e markave të ndryshme, të vjetra e të reja, por dhe me kafshë e qerre. Tromaksemi e sa s’na pushoi zemra kur shohim një çift në një motor, jo vetëm pa kaskat mbrojtëse, por, gruaja po mbante në duar një bebe të vogël. Mjaftonte një frenim apo një rrëshqitje sado e lehtë, që të ndodhte tragjedia…( Kujtoni Amerikën ku  fëmijët nuk  lejohen edhe në makinë brenda të pasiguruar me rrip apo me karrige të posaçme). Anash rrugëve, dyqane të vogla, me tabelat e shkruara keq, me hekura mbrojtës të shëmtuar…Besomëni se po të më merrnin sy mbyllur e të më çonin diku atje; të m’i hapnin sytë e të më pyesnin se ku ndodhesha, pa e vrarë mëndjen fare, do të përgjigjesha pa hezitim: “Diku midis Lushnjës e Fierit”. Jo vetëm nga rrugët e dyqanet por edhe nga gjithçka tjetër. Po ata njerëz si të tharë në tym, të parrojtur e të veshur keq; që presin kryqëzimeve për makina; që i luten shoferit për t’i marrë e që tepër të kënaqur kërcejnë sipër në karroceri…Unë mbase nuk jam i saktë kur bëj një analogji të tillë, se, me ç’më kanë thënë apo dhe nga sa jam informuar nga media, dhe në Shqipëri nuk është më ajo gjendje si dikur…Nga të dy anët e rrugëve janë ndërtuar vila të bukura që mund t’i kishte zili secili nga ne. Dhe këtu, tek jemi duke shkuar në risortin e Punta Kanës, krahas shtëpive pocaqi shohim herë pas here dhe vila madhështore që kontrastonin tmerrësisht me mjedisin përreth.

Ja dhe risorti i shumëpritur. Rrethuar me mure dhe me rojet tek porta, ai më la përshtypjen e një reparti ushtarak, të ndonjë baze amerikane, siç na i kishin paraqitur dikur në dokumentarët që “demaskonin” Imperializmin e përtej oqeanit. U hap një derë e madhe që u mbyll përsëri sapo hymë. Do të kalonin vetëm pak sekonda dhe përjetimi i një “detyrimi ushtarak” do të shuhej e vendin e tij do e zinte kënaqësia e pushimeve të jashtzaknshme: Një kamariere e re, simpatike, duke të buzëqeshur, nuk pret sa të regjistrohesh por të afron një tabaka me gota shampanje për të të uruar mirëseardhjen. Pikërisht, përmes asaj porte, ne kaluam njëkohësisht edhe nga “ferri” që lamë pas tek “parajsa” e shumëpritur.

Buzëqeshja e kamarieres qe një refren që do të përsërritej tek të gjithë punonjësit që do të na shërbenin aty: tepër të dashur e të gatshëm për çdo gjë. Edhe pse gjithçka përfshihej në pagesën që kishim bërë, për respekt, mirësjellje, pse jo dhe për keqardhje, ne iu jepnim ndonjë tip për çdo shërbim.

Kjo qe vizita e parë në Punta Kana që na hapi oreksin për tu rithyer aty përsëri.

 

  1. Udhëtimi i dytë: Resorti “Majestic Colonial” ( Prill 2012 )

 

Risortet atje nuk kanë shumë ndryshim nga njeri tjetri. E keqja e këtij udhëtimi të dytë qe se më mungonte partneri, im-dhëndër Tani, në të pirë e në të ngrënë. Duhet të luftoja në të dyja “frontet” me forcat e mija. Isha vetëm me time shoqe, Kostandinën, “armike” e të ngrënit me bollëk dhe sidomos e pijeve alkolike. Më duhet ta përballoja tërë atë mrekulli me një “opozitë” të fortë. Megjithatë, jeta na ka mësuar edhe hiletë e nevojshme për të përballuar situata të tilla. Por, për hir të së vërtetës duhet të pranoj se e pagova shtrenjt: u shëndosha aq shumë sa mezi lidhja e zgjidhja këpucët. “Jo, nuk do të vij më kurrë këtu! Edhe sikur të kem ndonjë ofertë falas!” u betova dhe nuk po bëj shaka. E pamundur t’i rezistosh tërë atyre ushqimeve e pijeve. Edhe në Bibël thuhet, në fund të lutjes së përditëshme: “:…dhe mos më shtjer në ngasje…”.Ndaj, për të mos rënë në ngasje, më mirë nuk po shkoj fare dhe pikë! ( “Vuajtje e tortura të tilla paç përherë!” mund të më uronte/mallkonte dikush, me apo pa të drejtë).

Por…kurrë mos thuaj kurrë. Kjo do të ndodhte dhe me Punta Kanën. Pa më pyetur mua, ime shoqe prenotoi një udhëtim tjetër në këtë vend të bekuar dhe nuk gjeta forca për ta kundërshtuar. Me ne u bashkuan dhe çifti Koila, Beni dhe Dafina.

 

 

  1. Udhëtimi i tretë: Resorti “Majestic Elegance” Maj 2016

 

Ka plot gjëra të përbashkëta me dy udhëtimet e mëparshme por dhe shumë ndryshime. Aeroporti nuk është më i mbuluar me gjethe palmash e i hapur, si dikur, por i stilit modern, njëlloj si aeroportet e tjera. Ka humbur apo ka fituar? Do të thosha : të dyja bashkë, modernia përherë e “vret” traditën, sado tërheqëse qoftë ajo. Edhe rrugët nuk janë më ato duke kapur standartet bashkëkohore. Shoferi ynë i mikrobuzit, Francesko, turret me shpejtësi drejt risortit, pa shqetësimet e dikurshme të Karlos.

Njerëzit janë po aq të dashur e të gatshëm për çdo shërbim, por…diçka ka ndryshuar edhe tek ata: tashmë janë familjarizuar me bakshishet dhe po të mos ua jepje, s’iu vinte mirë, ndjenin boshllëk. Madje një nga menaxheret që na dha sqarimet e rastit, si pa të keq, edhe na porositi se si e kur t’ua jepnim. Bota lëviz në çdo drejtim.

Ushqime e pije si përherë por, tani, “frenat” i përdorim përherë e më shpesh. Beni nuk ma prish, më shoqëron në çdo gotë që kthej, disa herë edhe kundër dëshirës së vet. “Sakrifikon” për mua dhe i jam mirënjohës edhe pse i uroj që të tilla “sakrifica” paçim gjithmonë për njeri tjetrin. Shpresoj që të tjera “parajsa” si këto do na i krijojnë mundësitë për ‘sakrifica” të reja në të ardhmen.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: And on Dede, Një javë në Parajsë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 364
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • …
  • 618
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT