Nga Fadil LUSHI/
“Nyja Gordiane”, në mitologjinë greke ishte një lidhje e komplikuar dhe e bashkuar fortë prandaj i rezistoi çdo përpjekje për ta zbërthyer.., derisa nuk u zgjidh me shpatë nga ana e Aleksandrit të Madh! Shprehja në fjalë përdoret edhe në ditët tona, sidomos nga politikanët, gjithmonë si metaforë për çështje që nuk zgjidhen.
Ne që e shkruajmë këtë vështrim gazete, do të bëjmë përpjekje që sadopak të mënjanojmë apo përjashtojmë çdo paralelizëm a krahasim mes njerëzve që kanë jetuar dhe vepruar në periudha të caktuara kohore. Faik Konica, një njeri i cili në komunitetin intelektual shqiptar, konsiderohet si një ndër eruditët më të mëdhenj, kushedi sa herë kishte bërë përpjekje ta rrënojë atë kështjellën e inatit homerik të bashkëkohanikëve të tij. Nuk e bëri dot, sepse edhe ai “këmbë krye ishte pjesë e inateve në fjalë”. Të tilla inate kishte me Fan Stilijan Nolin, Shahin Kolonjën dhe me të gjithë kongresistët e Manastirit (hiq mënjanë Ndre Mjedën dhe At Gjergj Fishtën). Njohësit e mirëfilltë të biografisë së tij thonë, se ai pos që ishte një njeri mendjefemër, njëkohësisht konceptohej a njihej me “higjienën e tij cerebrale” skajshëm të zhvilluar, dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj nuk i duronte po edhe nuk i parapëlqente “retorikat spekulative” të njerëzve që i shkonin vërdallë. Për këtë dhe çështje tjera, Arshi Pipa në vitin 1944, shkroi këtë paragraf briliant “.., e sigurisht Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithë historis sonë letrare. Noli punoi shumë ma tepër e ma me fryt. Por Konica qe për cilsin. Të tjerë dhanë punën: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. Por ndodhi shpesh qi nuk e kuptuen. Aristokrat edhe kur shau, ashtu si vetëm ai dinte të shante! Kishte nji faj sidomos (faj tamam aristokrati!): nuk mund të shifte tjetër kënd sipër vehtes, bile as pranë vehtes. Por në të vërtetën cili mund t’i afrohej? Dhe në se gjejmë ma të madhin përfaqsues të gegnis te Fishta, ndeshim kulmin e faqes tjetër jo te Naimi, jo te Noli, por te Konica”.
Mbajmë mend vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, kur ne kalamanjtë e lagjës sonë, “hanim dajak” nga bashkëmoshanikët, dhe kur nuk na e mbante prapanica që t’ ua kthejmë me të njëjtën masë, fillimisht i shanim dhe më pastaj e lakonim atë fjalinë: “Do shihni kur do kaloni kah mëhalla e jonë?” Dhe ata nuk kalonin dot kah mëhalla jonë. Sot dhe si përherë, ka do gjëra që janë dhunti të Perëndisë, ca të tjera janë dhunti të natyrës, do të tjera pjellë të trashëgimisë familjare, politike dhe ca të tjera që me kohë kalojnë në vese negative. E ato mbase duhet të jenë sharjet (një herë në një opinion t’imin kisha shkruar se kjo “dynja e jona shqiptare u kurdis me të shara”). Tekefundit, sharjet tona ishin fëmijënore, ishin sharje të përditshme, mujore dhe “sharje sezonale, siç sot do të thotë doktori i lagjës sonë”. Po cilët ishin sharjet e të përzgjedhurve të popullit shqiptar!?.., rrahjet dhe sharjet mes deputetësh shqiptar, në institucionin ligjdhënës të Republikës së Maqedonisë (para ca ditësh), mos vallë ishin një “delikatesë politike” e zbehtë dhe e shëmtuar, a mos vallë ishte një “sihariq i madh”, një dijarizëm dhe diletantizëm i radhës apo një shfaqje rebelizmi i kurdisur, i sajuar dhe mbase edhe (mos dhashtë Zoti) i porositur!? Pavarësisht se të gjithë ishin me faj, pavarësisht se të gjithë kishin të drejtë, pavarësisht se të gjithë, sot e gjithë ditën vuajnë padrejtësitë e “pronarit të kazinos politike të Shkupit”, pavarësisht se të gjithëve u shteret durimi, megjithatë, atyre nuk mund t’u lejohet që kur do t’ua dojë qejfi e kur do u teket të hapin trastën e tyre të mbushur me: kushedi sa palë mend, me kushedi sa palë siklete, me kushedi sa palë qejfe e fodullëke, me kushedi sa mijë inate, me kushedi sa “furgona” të (mbi)ngarkuar me britma a ulërima, me kushedi sa fyerje që nuk janë në natyrën e burrërisë shqiptare, me kushedi sa e sa derte.., megji-thatë ata nuk kanë të drejtë të fyejnë nënën dhe motrën, ata nuk kanë të drejtë t’i bëjnë “zullum” të drejtës së çdo shqiptari për të qenë në pozitë a opozitë, nuk kanë të drejtë ta kontestojnë mendimin ndryshe.., nuk kanë të drejtë që në “emër të ca budallakive” të tyre që sakaq të nxisin e ndezin armiqësinë, grindjet dhe urrejtjet ndërmjet njëri-tjetri, ata nuk kanë të drejtë të krijojnë gënjeshtra dhe më pastaj tu besojnë verbërisht. Ju të nderuar, që lexoni këtë vështrim gazete, pa më kallxoni e më thoni, se ç’faj kanë nënat dhe motrat tona, ç’faj ka sovrani dhe vota e tij deliberative, e tjerë.
Në çdo profesion dhe në veçanti në kuadër të lëmisë së filozofisë së politikëbërjes, ka do gjëra e do finesa që mësohen në kohë të caktuar dhe, po nuk i mësove, përgjithmonë mbetesh i mangët, i painformuar dhe në instancë të fundit, mbetesh i paragjykuar. Psikiatrit thonë se ky çrregullim i sëmurë, vështirë kurohet. Që “forca e intelektëve të tyre” të mos konceptohet si ajo e kalamanjëve të vaktit tonë, do të ishte mirë që deputetët a të përzgjedhurit e popullit, refrenet e tyre paranojake t’i zëvendësojnë me ato të arsyes, me ato të aristokratit, me atë të butësisë dhe urtësisë së atdhetarit të mirëfilltë.., dhe, nëse këto nuk do t’i bëjnë, atëherë misioni i tyre politik (zyrtar) përgjithmonë do mbetet si ai mendimi i padrejtë, i paqartë, i paredaktuar dhe në instancë të fundit si ajo Puna e Sizifit.
Thonë, se fukaraja nuk ngopet me bukë, dikush me frymë, tjetri me inate, dikush me cinizëm, me gjëra të paqena, me veprime mashtruese, me sajime të rrezikshme, të kota dhe skajshëm të ulëta.., intelektuali nuk ngopet me perceptime a mendime të kualifikuara, ca të tjerë nuk ngopen me shtrembërimin a nëpërkëmbjen e gjenealogjive të familjeve të njohura, ca nuk ngopen me fjalët dhe buzëqeshjet cinike, ca të tjerë nuk ngopen me thashetheme, me fodullëke, me budallakina dhe të gjithë (toptan) edhe me paragjykime. Të gjitha këto (mos) ngopje nuk ua zgjidhin hallet dhe dertet e jetës qofshin ato materiale, morale, politike, atdhetare e tjerë halle. Askush nuk dialogon me arsye po as nuk merret me qetësi. Dhe kur nuk e bëjnë këtë, atëherë hallin e trashin dhe e shndërrojnë në “Nyjë gordiane”: gjegjësisht në një çështje shumë të ndërlikuar.
Nga kjo mesele e koklavitur që u “hetua” në hapësirat e kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjithsecili shqiptar i ndërgjegjshëm detyrimisht duhet të distancohet.., jo nga frika, jo nga hatëri, jo për hirë të përcaktimit partiak (politik), jo për interesat personale a edhe të dikujt.., por thjeshtë për hirë të vëmendjes dhe ndërgjegjës sonë kolektive.., thuaj për mirëqenien tonë materiale dhe kulturore.
ZËRI YT – SHI I SHPIRTIT TËND TË BARDHË
Proze Poetike nga Xhemail Peci/
Sa shumë bie shi në Zërin tënd! Sa shumë shi ka Zëri yt. Sa shumë pika shiu në Zërin tënd! Sa shumë ka rrugëtuar etja për të gjetur tingujt e Zërit tënd! Sa shumë është kredhur nata për t’u dehur në magjinë e Zërit tënd, në butësinë dhe në bardhësinë e tij, në meloditë që u ngjajnë rrëkeve të ujëvarave, në tingujt që u ngjajnë Himneve të Përjetshme të Parajsës. Sa shumë ka shtegtuar Hëna për të pushuar në muzikën e Zërit si një Paqe e Përjetshme, si një marrëveshje e nënshkruar në heshtje: në mes të artit dhe natyrës. Po vallë, bekimi i kujt qe, kur erdhi e ra mbi Zërin tënd? Vallë, kush e ka bekuar kaq shumë Shiun e Shpirtit? Sa shumë kanë rrugëtuar yjet për ta shtruar shtegun e dritës, e rrezja e diellit sa shumë është djegur për ta zënë shpejtësinë e Zërit. E Zanat me Shtojzovallet, sa shumë kanë ecur miteve dhe legjendave, për ta shtruar rrugën me qerpikët e syrit e me gjak të zemrës: andej nga vie ai Zë me forcë prej magjije! Sa shumë kanë folur kanarinat, derisa humbën fjalët në përgjërimin e tyre të pafund! Pastaj, nga dhembja: nuk folën më kurrë. Dhembjen me Zë e thonë, gjithmonë pa fjalë, në një muzikë që flet përmes tingujve, muzikë që i falet Zërit tënd. Sa shumë u dogj kënga e zogjve për dashurinë e plagosur, derisa u poq me Zërin tënd. Sa shumë shi ra në honet e shekujve, e sa shumë pika shiu shkruan kronikat e thërmuara nëpër gurë, në shtegtimin e tyre të lashtë sa dhembja, sa malli. Kronikat e tyre nëpër kalldrëmet e kujtimeve. E vetëtimat e mëndafshta rënë përmbi tufët e trëndafilave të freskët, këpusin dhembjen nëpër meloditë dhe magjitë e tingujve të Zërit. Parajsa u takon engjëjve. E Zemra jote – më e shenjta e kësaj bote – Parajsë e Zërit: nga thellësitë e pafundshme të stendave të muzeut të përjetësisë në krahanorin tënd, dalin si Himne të Zjarrta: Flatrat e Zërit. E Flatrat e Zërit shkëlqimin e Flatrave të Engjëjve e kanë. Sa shumë e duan Engjëjt Zërin tënd, sepse me Zërin tënd si një Bekim i Bardhë Perëndie, e heqin vallen e universit, dhe nga shpirti i luleve e shpirti i shiut, shpirtit të dritës i falin veç amshim. Sa shumë shi ka Zëri yt, sa shumë melodi dehëse, sa shumë hire dhe flatra sa shumë, sa shumë lenta ylberi në shkëlqimin e atij Zëri. Sa shumë shekuj rendën për të folur me Zërin tënd, sa shumë engjëj veshur me të bardha në qiellin e kaltërt: shpalosën mesazhe dashurie në ata tinguj melodie! Sa shumë ranë pikat e shiut – si ca copëza kristali përmbi kujtimet e netëve mbështjellura me vetminë e heshtjes! Për ku rendin ato pika shiu, në butësinë dhe në pafajësinë e tyre, për ku bien ata yje që thërmon nata me hënën e varur si një zemër-klithje e Zërit tënd, për ku digjen ata qirinj të vockël në qiellin blu – si qielli i pafund i syve tu?! Dhe prapë engjëjt, si ca shtegtarë të rrallë nëpër mijëvjeçarë, që nuk duken sheshit por që me fletët e tyre të bardha hije u bëjnë pikave të shiut – tej 77 perdeve të dritës: Përgjërimet e Parajsës si ca poema të përjetshme thurin nëpër pika shiu. Pastaj e shkruajnë emrin tënd të bardhë si një trëndafil në gotë, nëpër xhamat e dritares sate. Pikat e shiut rendin me ritmin e Zërit tënd, e Zëri yt rend me ritmin e Zemrës sate (Zemra jote – më e shenjta e kësaj bote!). E pikat e shiut puthin tingujt e Zërit. Bien në ca melodi gjithë dashuri përmbi fletët e luleve, përmbi krahët e shkruar të fluturave. Me butësinë e Zërit tënd bien. Gjuha e pikave të shiut është më e lashta. Më e lashtë se dhembja e gurit. Me ritmin e tyre, pikat e shiut i flasin gurit me gjuhën që veç shiu e di! Në rrugëtimin e gjatë sa shtegu i dritës, shiu zbret prej shkallëve të qiellit. Engjëjt ngjiten lart përmes bardhësisë së Shpirtit. Gjeniu i Paqes tha se një Gur Hënor që ndrinte në Zyrën Ovale, kishte një moshë prej 3. 6 miliardë vjetësh. Gjuha e shiut është shumë më e lashtë. Sa vetë dhembja, sa vetë malli, sa vetë dashuria. E Zëri yt – si Shpirti yt i Bardhë. Zëri me të cilin Krye-Engjët u flasin botëve: Zëri si margaritarë i rrallë. Të lutem, mos më thuaj se Zëri të takon vetëm ty! Gjuha e shiut u flet gjithmonë gurëve: Është çmendur zë i dhembjes! Më shumë se Zëri yt: Mëshirës Hyjnore, kush do t’i lutet për të treturit dhe të pagjeturit?! Kush e solli Doruntinën? Në netët me shi, kur pelerinë e natës shtrihej mbi Tokën e Arbërit: Kush e solli Doruntinën? Konstantini?! Fjala e dhënë, apo malli? Kush ra mbi muranën e zezë si honet e shekujve tinzarë? Lotët e motrës apo troku i kuajve me krifët e tyre të bardha, të bardha si dallgët e detit shkumbëzuar…Ka kohë që është çmendur zë i dhimbjes!…TË LUTEM MOS MË THUAJ SE ZËRI TË TAKON VETËM TY!…Në agimet e trëndafilta e në muzgjet e portokallta…Më thuaj: Kush u nda (si nëpër mitet dhe legjendat) për herë të fundit nga Poeti i Plisave të Dherit, i Vargut të Gjakut rënë sipër Pragut? Shami e kujt ra e bardhë si një mermer monumental, në qëndismën e fjalëve gjithë shkëlqim filigrani? Kush e paraljmëroi zgjimin e perëndive ilire? Në Tempullin e Dodonës, Elikonën ilire kush e ngjalli? Etlevën dardane kush e nxorri nga kryevepra e Poetit të Përjetësisë: Shenjtëresha duke lexuar?.. Shpresat, kreshta e bardhë e fjalës, lajmëtari i dritës apo ritmi i pikave të shiut në gjuhën me të cilën shiu i flet vetmisë kozmike?! Si lulet zemrën e si shiun shpirtin! Zëri është vetë Shiu. E Shiu është vetë Shpirti. Sa Shpirt i Bardhë! Shpirt i Luleve e Shpirt i Dritës! Shpirti si e Mirushës Ujëvarë. E Engjëjt i flasin Parajsës me gjuhën e pikave të shiut: SHPIRT I BARDHË!…
“MARRËZIA E MADHE” NJË PERLË LETRARE
nga Vjollca Tiku Pasku/
Romani ‘MARRËZIA E MADHE” e shkrimtarit Vullnet Mato është një rekuiem dashurie, në qiellin e vranët të vitit 1997. I gjithë subjekti i veprës shtrihet në dy linja. Linja e parë është ajo e dashurisë së flakët deri në marrëzi, siç e quan autori. Alma mësuese e letërsisë, një poeteshë e re, e bukur, e pastër moralisht, me një shpirt të ndjeshëm, e ardhur nga një martesë e nxituar shabllone, tani e ndarë, ruan qysh nga rinia shkollore ndjenjat për profesor Reitin, mësuesin e letërsisë, së fundi redaktor i shtëpisë botuese “Planet”. Pavarësisht nga efektet e kohës dhe të moshës, diskursi i Almës ishte i përcaktuar. Ajo e dashuronte fshehtësisht dhe me prezencën e saj dhe frazat e zjarrta zgjon ndjenjat e fjetura të indiferencës së ish profesorit të dikurshëm. Me krahët madhështorë të dashurisë, ajo krijon vendbanimin e sigurt në zemrën e Reitit. Ai ishte dashuria e parë në jetën e saj. Skenat panoramike të dashurisë, të formuara aq bukur nga autori, japin përherë stuhi të magnetizuara ndjenjash. Dashuria një etje e shpirtit, përpinë atë energji që krijon jetë, dhe jep atë energji që çliron emocione hyjnore. Shpirt, trup, zemër janë një. Zemrat vallëzojnë të njëjtin ritëm. Në atë muzg moshe për Reitin, Alma ishte si qëndrimi mbi supin e tij, i një fluture magjepsëse lulesh. Konvergjenca drejt Almës, ishte për Reitin si një eksitim i pranverës në prag dimri. Me qëndrimin e tij stoik, në fillim për të sprapsur, këtë cicërimë mëngjesore, ai kuptoi se ajo erdhi pikërisht për të mbushur atë qenësi boshe të trupit të vjetruar të gruas së tij. Erërat magnetizuese të dikurshme të bashkëshortes, tani ishin tharë. Ndoshta Alma u shfaq si një hyjni e vogël. Fati rezervon të papritura, ndjenja galoponte, të cilat asnjëri prej tyre nuk e di se si shfaqen. Koha të pagëzon me një rilindje burrërore atëherë kur nuk e pret. Dashuria nuk pyet për arsye, por thjesht dashuron. Dozat e mëdha të ëmbëlsisë së dashurisë, ai i adhuron, i pret, por përherë më një merak . Sa do zgjasin vallë…Panorama që i shfaqej para syve ishte gruaja e tij me dimrin në eshtra dhe nga ana tjetër kjo mbretëreshë pranverë. I dukej vetja si një vazo e vjetër, ku kishte mbirë papritmas një trëndafil i freskët dhe ai merrte shkëlqim nga kundërmimi i saj… Kjo do të thoshte se dashuria ishtë ndjenja më universal në të gjitha pjesët e jetës. Ndjente një keqardhje të madhe për gruan e tij, e cila kishte përherë kujdesin, pastërtinë, mikpritjen, çdo gjë, ndoshta në këtë moshë ajo ishte bërë si motër…Tani entuziast, ai e dinte se dashuria e Almës ishte pa kushte. Dhe ky ishte një komponent që e lartësonte Almën. Kjo dashuri erdhi pikërisht në kohën më të keqe. Megjithëse ishte mars, pranvera nuk dukej gjëkundi. Ishte viti 1997, viti i falimentimit të firmave piramidale. Njerëzit e zemëruar kërkonin dorëheqjen ne qeverisë. Çelësin e zemërimit të masave e shfrytëzonin politikat e ndryshme të vendit për ta bërë popullin më të mjerë se ç’ishte në të vërtetë… Atëherë indinjata e tyre shpërtheu depot e armatimeve. Në këtë situatë të ndërlikuar, lindën bandat famëkeqe. Vrasjet, përdhunimet, vjedhjet, ishin pjellat e kësaj situate…. Luftë, vetëm kjo fjalë e thënë pa dashje të tmerronte. Kjo luftë ishte pa armiq përballë, qëllohej lartë sikur qielli të ishte armiku i metaltë. Rikoshetat e plumbave binin, si kthetrat e padukshme të një përbindëshi jetëmarrës. Tensionet dhe derdhjet e gjakut, sillnin pasojë vdekjen. Ishte pranverë dhe flokët ajrore shpoheshin nga plumbat. Horizonti në perëndimin e ditëve, ishte gjithmonë i mjegullt, me nuancë të zezë nga tymi i armëve. Gjatë ditës të gjithë nxitonin në punë të kujdesshëm dhe gjatë natës frika strehohej në sytë ë e tyre. Njerëzit kishin mall të dëgjonin cicërimat e zogjve në vend të shtënave të armëve, të ndjenin aromat e pranverës në vend të barutit, të ndjenin tringëllimat e zemrave të dashuruara. Por mes fërfëllizës së breshërive, njëri nga plumbat godet profesor Reitin në kokë, rrugës kur po shkonte në shtëpi. Lufta në dukje sikur kishte mbaruar, sepse zërat e krismave ishin rralluar, dhe qeveria dha dorëheqjen. Fundi i marrëzisë madhe, hapi venat e dhimbjes në shpirtrat e gruas, vajzës, Almës , dhe të gjithë të njohurve që e respektonin. Kjo pranverë me hije të trishtuara, rrodhi lotët e trishtimit dhe të kobit në këto zemra. Goja e gropave nëntokësore hapej për të pritur jetën e këputur nga kafshimi i plumbit të zi të ardhur nga qielli. Gruaja e tij nuk mundi ta përballonte këtë humbje dhe kaloi në depresion. Alma e qau për shumë kohë Reitin, ajo pranverë mori lulëzimin e gjithë pranverave të saj. Autori shkruan: “ajo ngushëlloi veten me mendimin, se një muaj me dashuri të madhe , ishte më tepër se nga një jetë me disa dashuri të vogla”. Ajo përkëdhelte djalin e vogël, që ishte frutë i dashurisë së saj me Reitin, vogëlushin që gugatej si pëllumb me push verdhë, por “me vdekjen e Reitit, vdiq përgjithmonë edhe aftësia e Almës për të dashuruar sërish”.Ndjenjat e dashurisë u fishkën si gjethe vjeshte dhe u varrosën së bashku me trupin e të dashurit. Jeta vazhdon dhe autori e mbyll me mendimin, ” se ishte gjë e mirë për këdo që kuptonte më kryesoren, se asgjë nuk quhej e humbur, përderisa jetoje akoma”. Në retinat e agonisë së vendit shpresohej për një ditë pranverë. Mendimi në këtë vepër, udhëton gjerë, hyn në botën e mistershme të gruas , e cila përbën një veçori themelore të brendësisë së romanit, po ashtu edhe në psikologjinë e burrit, duke na dhënë shpirtin tipik të njeriut intelektual, të ndershëm, me ndjenja romantike, që s’i bën dot ballë tundimit të dashurisë së një vajze të re. E gjithë kjo vepër, gati poetike, është ndërtuar gur-gur të ngjitur fort, si në një kështjellë dhe herë pas here, hap një dritare për të parë kronikën e viteve 97. Vërtet në bulurimën e jetës, në ecurinë e kohës, jepen kronikat e luginës së dhimbjes dhe shtroja e fildishtë e dashurisë, ku gumëzhin bukuria me frikën, përleshet logjika me ndjenjat, e mira me të keqen. Gjuha në këtë roman rrjedh si burim i kristaltë, me frazat të bukura poetike dhe mesazhe filozofike. Syri i lexuesit shkon përtej leximit, duke përfytyruar të gjitha skenat në detaje, së bashku me nuancat ngjyruese të frazeologjisë së dialogut, duke formësuar një libër tërheqës, deri në rreshtin e fundit, sikur të ishin gjurma engjëjsh që shfletojnë fletët e një qielli të jetuar. I gjithë romani i shkrimtarit Vullnet Mato, i veshur fund e krye me kostum poetik, ngrihet në lartësinë e një perle në letërsinë shqipe.
BISEDA ME SHKAS PËR ASTRONOMINË, GALAKTIKËN, DASHURINË DHE PSIKOLOGJINË NË DHERMIUN MAGJEPËS
Nga Prof.Azbi SHEHU/ Nju Jork/
Bregdeti Jugor i Shqipërisë.Plazhi i Dhërmiut.Dita e parë e muajit Gusht. Dielli ndriçonte të gjithë plazhin. Qielli pa re.
Në rerën pranë buzës detit,fëmijët vraponin të gëzuar, duke ndjekur njeri tjetrin. Të rinjtë,djemë dhe vajza të rrokur prej dore ecnin gjatë bregut duke biseduar problemet e rinisë; njekohësisht shijonin dhe bukuritë e këtij vendi të mrekullueshëm.Brenda në ujin e detit,plazhistët notonin në përgjithësi të qetë me stilin e tyre vetjakë. Jo rrallë dallgët përplaseshin mbi trupat e tyre duke sjellë ,jo vetëm kënaqësin e freskimit,por dhe nje farë zhurme, që shkaktonte buzëqeshje midis pushuesve notarë?!
Specialistët fotograf nuk pushonin duke marre fotografi speciale për qeflinjtë e plazhit të Dhërmiut?!Aty këtu dukeshin gazetarë , por edhe ndonje kineast.
E gjithë kjo bukuri komplekse i dhuronte pushuesve,të lodhur nga puna vjetore,kënaqësi fizike dhe shpirtërore. Në këtë plazh vijnë minatorë nga minierat e kromit,malësorë nga Puka,Tropoja dhe viset e tjera ?!
Jo rrallë takon turistë nga bota, por më tepër dallohen Shqiptarë nga Kosova,Shkupi,Tetova,e tj.,që i ka marrë shumë malli për Atdheun memë!
Pushuesit nuk i tërheq vetëm bregu i detit dhe uji i kaltërt,por dhe madhështia e maleve,që ngrihen menjeher jo larg bregdetit?! nga këta male frynë era e freskët, që i mbush mushkeritë me ajrin e pastër.
Vendi ynë është plot me bukuri të tilla, por Dhërmiu ze nje vend të veçantë midis kësaj bukurie prrallore të Atdheut tonë të dashur!
Në mbremje pushuesit lëvizin të qetë,të qeshur dy nga dy të fejuar,të martuar;ose grupe familjare, të moshuar, që përkëdhelin niprit apo mbesat.Ata bisedojnë për problemet e jetës ,por njekohësiht duke shprehur dhe kënaqësinë,për këtë vend simpatik,romantik dhe plot shkëlqim?! Mbi trupat e tyre ndjehet ,jo vetëm kënaqësia e ajrit të ngrohtë; i ardhur nga ujët e detit,por dhe ai i rrymave të freskëta, të ajrit të pastër malor!
Qielli në mbremje,por sidomos natën paraqitet i kthjellët,i pastër, tërheqës deri ne magjepsje! Në këtë pafundësi Qiellore duken yjet e panumurt ,që xixillojnë bukur. Ata sikur kërkojnë të na pyesin:përse na veshtroni?!
Plazhistët hapin krahët dhe duken sikur duan t’i përqafojnë,por ata largohen e largohen…
Kështu gjatë 24 orëve d.m.th. nga mëngjezi i orës gjashtë dhe deri në mëngjezin tjetër i të njejtës orë e shprehur për gjithë stinat Verore Dhërmiu i dashur shpreh nje mrekulli të jetës dhe dhuron dashuri ;përqafime e vëllazërim për cilindo ,që kalon pushimet në këtë vend?!
Pikërisht në këtë vend të bukur dhe tërheqës u takuan rastësisht dy shokë të vjetër të shkollës mesme të qytetit të Korçës?!
-Sikur ta kishim kërkuar me qiri takimin tonë në këtë vend të mrekullueshëm?!U shpreh Andrea.
Rastësia është mbreti i fitores; U përgjigj shoku i tij Ismaili.
Na ka marrë malli shumë,jo vetëm për shoqërinë e papërsëritshme të rinisë shkollore,por dhe për tingullin e ziles,që sinjalizonte fillimin apo mbarimin e mësimit?!
A të kujtohet kujdestari i shkollës:Ahmeti?!i cili megjithë se ishte i sakatuar fizikisht detyrën e shkollës e kryente me korrektësi?!Foli Andrea.Me përpikni të çuditshme shtoi Ismaili.
Gjithshka ishte e bukur ,u shpreh andrea!Po e bukur!; si vet rinia ,ja ktheu Ismaili.
A të kujtohen vargjet:Rini thuaja kengës më të bukur,që ti di?-ngacmoi Andrea.
-A të kujtohet ndonje plagë zemëre nga jeta në gjimnaz?-Pyeti Ismaili Andrean.
Kush pyet u përgjigj Andrea:Ai që vërtitesh nga nje vajzë tek tjetra?
Andrea kishte përfunduar studimet e larta në universitetin e Chikagos;për astronomi.Ai me anë të nje studimi special me temën:”Gravitacioni i yjeve dhe planeteve në Univers”;fitoi gradën shkencore:Doktor i shkencave.Më vonë në saj të studimeve tematike të vazhdueshme dhe dhenies së leksioneve në universitet iu dha titulli:Profesor.
Ismaili kreu studimet e larta në Paris për psikologji.Ai fitoi gradën shkencore me temën:”A është njeriu qenia më e zhvilluar në Univers”.Më vonë ju dha titulli profesor për dhenien e leksioneve psikologjike në mënyrë të vazhdueshme dhe me cilësi të lartë në universitet.
Të dy shokët të shtrirë në rerën pranë bregdetit i prezantuan njeri tjetrit kohën nga mbarimi i shkollës mesme në Korçë e deri tani.
Biseduan për familjet;fëmijët dhe jetën e tyre.Kujtuan ngjarjet nga klasa duke vazhduar dhe me ngacmimet reciproke.
Në këto çaste pranë tyre u ulë nje i moshuar me mbesën dhe nipin.Ai ju drejtua të dy shokëve me shprehjen:Na falni po të dy fëmijët zgjodhën këtë vend me kembëngulje;unë si gjithë pleqtë nuk ja u prisha atyre,por kuptohet po ju shqetësoj juve?!
Jo u përgjigjën të dy shokët njeherazi.Po nga ju kemi?Unë jam vendas d.m.th. Dhërmiot;Këtu kam lindur unë dhe të parët e mi.
Po ju djema nga jeni?Pyeti i moshuari.
Nga Korça u përgjigjën të dy menjeher.
Si ju duket Dhërmiu?
Shumë i bukur ose më shkoqur na duket i mrekullueshëm.
Plaku u shpreh:Ndërmjet njerëzve ka dashuri dhe urrejtje;ndërsa ky vend dhuron vetëm dashuri.!Këtë dashuri ja ka dhuruar natyra,por duhet theksuar se ajo është trashëguar brez pas brezi .Eshtë amanet i lenë nga stërgjyshrit e këtij vendi.
Fëmijët po bërtisnin duke thirrur: gjysh hajde të ikim; se po na presin shokët.?!
Mua po më pëlqen të qendroj me ju ,por më falni se jam i detyruar të shoqëroj fëmijët.Ata ju përgjigjën:Ju falenderojmë për kohën që kaluat me ne.
Nga dy të rinj që po kalonin aty afër u dëgjua pyetja që po i benin njeri tjetrit: O Astrit a i beson ti ekzistencës të Alieneve?!
Të dy shokët e dëgjuan pyetjen e shprehur nga të rinjtë.
Andrea shumë fjalë janë përhapur për Alienët;a e keni diskutuar ju në universitetin tuaj këtë çeshtje pyeti Iasmaili Andrean?
I dashur Ismail unë propozoj të futemi në detë dhe mbas larjes e diskutojmë këtë problem; duke pirë kafe!?
Tëdy shokët u futën në ujë .Andrea ju drejtua Ismailit :Në liqenin e Pogradecit ti e fitonje gjithmon garën e notit;por tani unë kam përparuar shumë?!
Mirë ju përgjigj Ismaili, dota provojmë dhe vazhduan garën gjatë gjithë kohës e qendrimit në ujë.
Mbas nje farë kohe dualën nga uji dhe shkuan në kafenen më të afërt.Aty porositën dhe kafet.
Para se të ngrinte filxhanin e kafesë Andrea filloi diskutimin:
Studimet shkencore të kryera deri tani në universitetin tonë nuk kanë arritur të vërtetojnë ekzistencën e të ashtuquajturëve Alienëë[qenie të ardhur nga planetet ose yjet e tjerë;ose jashttoksor]; në planetin tonë.Për mua dhe astronomët e tjerë;kolege të universitetit për deri sa nuk kemi argumenta nuk e pranojmë praninë e tyre në tokën tonë?!
Ju nuk e keni vërtetuar u shpreh Ismaili,por duhet theksuar se studimet, ju i keni kryer sipas aftësive të shqisave të njeriut ekzistues?!Por kjo nuk do të thotë se ata nuk ekzistojnë?!
Aftësia kufizuese e shqisave tona le shteg,për mos mohimin e ekzistencës tyre?!
I dashur Andrea:Nje njeri që nuk sheh,nuk dëgjon,nuk ndjen,etj.mendon se vetëm ai ekziston dhe njerëz apo botë tjetër njerëzore nuk ka?!Kjo sepse ai me anë të shqisave të tij nuk e argumenton ekzistencën e njerëzve të tjerë?! Po kjo nuk do të thotë se ne nuk ekzistojmë?!
Ky arsyetim le shteg të mendojmë se dikur në tokën tonë kanë ardhur qenie shumë më të zhvilluara nga ne ?!Ata na kanë parë , studjuar analizuar situatën e jetës tonë dhe duke arritur në përfundim se jemi shumë të prapambetur kanë thenë: ti lemë tani për tani kështu siç janë dhe janë larguar?!
Me qenë se Fuqia e mbinatyrshme i ka venë nje kufi shqisave tona;ne nuk kemi të drejtë absolute të mohojmë ekzistencën e tyre?!Sepse ne nuk arrijmë ta kalojmë kufirin e njohjes e caktuar nga lartë.?!
Ismaili vazhdoi arsyetimin e tij duke thenë:Ne nuk po arrijmë të njohim vehten tonë dhe konkretisht fillimin e jetës njerzore;e jo të njohim sekretet e Universit; jasht kufirit të aftësis së shqisave tonë?!
Pra u shpreh Andrea si përfundim: Po aq të drejt kemi të themi se Alienët [jashttokësorët] ekzistojnë sa dhe me të njejtin arsyetim munt ta mohojmë ekzistencën e tyre.?!
Ju astronomët keni formuluar teorinë”Big Ban” pyeti Ismaili.
Ajo hipoteze ka renë; tani astronomët po pergatiten për të shkuar në planetin Mars?!
Pra shkenca astronomike sa më shumë zhvillohet dhe sa më shumë probleme zgjidh; aq më shumë shtohen sekretet e Universit.,sepse fundi i tyre është pambarim.?!U shpreh Ismaili.
Unë mendoj tha Andrea: po të pranojmë se alienët kanë qenë në planetin tonë,ose ndofta dhe vazhdojnë të qëndrojnë këtu;atëhere duhet pranuar; se ata janë shumë më të zhvilluar se ne;si në formë dhe në përmbajtje?!
Ata mbase na shohin,na analizojnë studjojnë dhe thonë:Leri këta budallenj të hanë kokën njeri me tjetrin,se qenkan shumë të pazhvilluar,të paedukuar dhe ju pëlqen vehtja se kanë nje egoizëm shumë të zhvilluar dhe të tepruar?!
Ne duhet ti ndihmojmë por ke të ndihmojmë dhe si ?!kur ata nuk kuptojnë se e mira sjellë të mirën dhe e keqja vret të tjerët dhe vehtëvehten?!
Me të mirë këtyre ju rriten veshët;mos vallë duhet përdorur tortura?! dhe mbase nga frika do të përulen dhe do të thonë:Aman na ndihmoni.!? Apo mos duhet ta përtërimë këtë popull?!
Akoma dhe ne nuk e kemi të qartë si të veprojmë me këtë milet?!
Mos vallë duhet të ikim ?! dhe ti lemë kështu siç janë?!
Apo të kërkojmë ndihmën e Fuqis së mbinatyrshme ,të mos i lemë rrugëve me që banojnë së bashku me ne në Univers?!
U lodhëm dhe u bë vonë u shpreh Ismaili;prandaj propozoj të shkojmë të flemë.?
Të nesërmen në mëngjes u takuan tek rera në buzë të detit.
Ismaili mbas përshëndetjes dhe përqafimit me shokun e tij Andrean u shpreh:Mbremë kam parë nje endërr interesante ,por shumë pikante!
Po mirë na i trego këtë bukuri të rrallë të kësaj ëndërre? U shpreh Andrea.
Më parë ulemi në nje nga këto karrike të plazhit; të porosis dhe kafetë,sepse e kam unë rradhën dhe pastaj fillojmë me ngjarjet e ëndërrës?!
Mbasi kamarieri pruri kafetë;e mori fjalën Ismaili:Unë isha duke pirë kafenë në turizmin e Korçës tonë të dashur,kur dëgjoj zera:rreth 3-4 m.larg meje duke u shprehur:
Gjatë gjithë kohës që ndodhemi këtu midis njerëzve të këtij planeti;vërejmë se kemi të bejmë me qënie të gjalla,që punojnë dhe vuajnë për bukën e gojës.?!Kjo jetesë e rendë me kushtet jo normale ,mungesa e ushqimit,etj.,i ka çuar ata në grindje midis tyre deri dhe në vrasje?!
Mua ;vazhdoi zeri më vjen keq,prandaj ju propozoj ti ndihmojmë?!
Të dashur kavaljerë dhe zemërmirë,nga sa kemi venë re: gjatë kohës që po jetojmë në këtë tokë duhet theksuar se,Fuqia e mbinatyrshme i ka dhuruar atyre gjithshka: Tokën pjellore,ujin[mbretin e jetës],malet,fudhat,gjelbërimin me të gjitha produktet ushqyese natyrale dhe bukurinë përkatëse.Lumenj ,liqene,dete dhe oqeane ,që përveç bukuris së tyre freskojnë dhe i lehtësojnë frymarrjen këtyre njerëzve?!Kudo vërejtëm vende dhe rajone të nxehta,të ftohta dhe me temperatyrë normale,duke i lenë mundësi atyre të zgjedhin vendin e përshtatshëm për të jetuar?!
Ata mund të vendosen në male,në fusha,në kasolle,pallate,pranë liqeneve,lumejve,pyjeve të gjelbëruara,etj.,pra kanë gjithshka për të jetuar si në parajs?!
Atëhere të dashur bashkëjetues; përse grinden dhe vriten këta njerëz; kur i kanë të gjitha të mirat .
Nje Alien apo shoku i tyre i ngushtë,që nuk kishte folur fare u shpreh:
Eshtë egoizmi që i pengon të jetojnë mirë dhe bukur me njeri tjetrin!Etja e tmerrshme për pasuri dhe poste nuk i lejon të bashkëjetojnë në harmoni.Sepse egoizmi ka lindur bashk me ta ;ka jetuar; jeton dhe do të jetoi me ta deri në mbarimin e jetës.?!Me vdekjen e tyre do të vdesi dhe egoizmi ?D.m.th. harmonia tek ata ka vdekur pa lindur?U shpreh nje zë tjetër.
Ata me anë të aftësis së shqisave të tyre kanë studjuar,analizuar dhe përcaktuar deri tani disa nga ligjet e gjithësisë;e kanë zhvilluar shumë shkencën e astronomisë.Kanë studjuar yjet ,planetet dhe po pregatiten për udhëtime në planetet e Universit.Janë zhvilluar në shumë degë të shkencës,kanë shpikur armë më moderne raketa të modeleve speciale,etj., për të vrarë njeri tjetrin.Vetëm në marrëdheniet me njeri tjetrin dhe në mirëkuptimin njerëzor;kanë ngelur prapa ?!
Gjendja e harmonis apo mirëkuptimi i tyre është tragjike?!
Atëhere; ne si më të zhvilluar dhe me që jetojmë bashk në Univers duhet ti ndihmojmë?!
Ata janë shumë fetar dhe besojnë tek vendet e shenjta si kishat,xhamitë,et.prandaj e vetmja mënyrë për ti futur në rrugën e drejtë dhe të mirëkuptimit me njeri tjetrin është besimi fetar!Ky është kyçi, për ti hapur dhe bashkuar zemërat e tyre.!?
Si rrjedhoj ne duhet të bisedojmë me drejtuesit e të gjitha feve,sepse ata kanë influencë absolute në njerëzit e kësaj toke.Detyra jonë është ,që para së gjithash duhet të bindim udhëheqësit e institucioneve fetare?!
Mendimi është shumë i drejtë u përgjigjën zerat e tjerë!Tani vazhdo ç’far ke tjetër për të thenë0/
Ti referohemi dokumentave të tyre fetare dhe konkretisht:Biblës,Kuranit,etj..Vepra të shkruara nga Profetët si: Krishti,Muhameti,et; që janë udhëheqësit shpirtërorë të grupeve përkatëse fetare.Ato shprehin qartë dhe me argumenta Vëllazërimin e njerëzimit! Në këto vepra shkruhet se njeriu duhet ta respektoi njeriun dhe jo ti shkaktoi dhimbje.?!
Në të gjitha veprat fetare shkruhet se sakatët,të paaftët,të varfërit e tj. duhen ndihmuar nga të pasurit?!Pra në to shkruhet gjithshka e pranueshme dhe e mirë për njerëzit.Ato libra nuk përdorin kurr fjalët grindje,vrasje,etj.
Zbatimi në jetë e shkrimeve të këtyre veprave do të jepte lumturi njerëzore?!
Të gjitha ato vepra voluminoze fetare në esencë shprehin harmonizimin në jetën e popullit të këtij planeti.!
Si metodë bindëse dhe me fakte do të ishte, që ti kërkojmë drejtuesve fetarë ti lexojnë këto vepra para syve tonë dhe ti analizojmë rrjesht për rrjesht të gjitha shprehjet deri sa ata të pranojnë se këtë punë bindëse do ta kryejnë me çdo besimtarë?!
Pikërisht me këtë platformë si program pune duhet shkuar në ç’do kult fetarë[kisha,xhami,etj]ti takojmë këta drejtues fetatarë.Por mos harrojmë se duhet të jemi gjakftohtë,të durueshëm deri sa ata ta marrin përsipër me dëshirë të plotë duke qenë të bindur vet;për ate që do ti thonë besimtarëve.?!
Më falni o bashkëbisedues, foli nje tjetër zë: nga sa kemi vërejtur deri më sot;nuk kam besim se ata do të veprojnë me dëshirë për këtë program pune,që për mua është i përsosur!,Ata nuk janë budallenj sepse e kuptojnë shumë mirë të mirën dhe të keqen ?!Faktet tregojnë se grindjet midis grupeve fetare kanë ardhur duke u shtuar në këtë planet?!Kjo ndodhe sepse egoizmi i detyron që njera fe të mbizotëroi mbi tjetrën.
Si përfundim ata nuk binden ,prandaj propozoj ti urdhërojmë të zbatojnë programin apo platformën tonë.
Jo! u shprehën menjeherë të gjithë të tjerët;propozimi tend është disfata ,paaftësia dhe dorëzimi ynë para vështirësive.?!
Me këto mendime që ke ti mos hajde të punosh me ne dhe largohu sa më parë?!
Ne duhet ta zbatojmë programin tonë qoftë dhe me sakrifica,sepse dhe njerëzit e këtij planeti ndodhen në të njejtin Univers ku jemi dhe ne,prandaj e kemi për detyrë ti ndihmojmë?!Por në platformën tonë duhet të theksojmë se është e domosdoshme krijimi i nje komiteti ose komisjoni drejtues fetarë me karakter ndërkombëtarë,që të përfaqësoi institucionet fetare, për të gjithë planetin tokësor.Ky komitet duke pasur në qendër të punës veprat e shenjta të Profetëve të të gjitha feve do ti vijë në ndihmë ,jo vetëm drejtuesve të institucioneve fetare ,por dhe njerëzve të thjeshtë besimtarë.?!
Ai duhet ti bindi drejtuesit e të gjitha institucioneve fetare se ekziston vetëm nje fuqi e mbinatyrshme[Nje Zot]për të gjithë!
Në se jeni dakort me platformën e paraqitur ngini duart për aprovim?
Të gjithë i ngritën duart dhe programi i punës u aprovua.
Po të vemë drejtuesit e feve në rrugë të drejtë do të bëhet kthesa, se ky milet është besimtarë dhe beson në fetë përkatëse.
Para mbylljes të këtij diskutimi u ngritë nje zë, që deri atëhere nuk kishte folur fare duke u shprehur:
Diskutimi që u zhvillua është ,jo vetëm i pëlqyeshëm dhe me qëllim human por i dobishëm dhe argumentues?!Mirë po si do të bisedojmë ,si do komunikojmë me ta kur ata nuk na shohin nuk na dëgjojnë , pra e kemi të pamundur të zbatojmë programin tonë?!
Alieni më i vjetër u shpreh:Eshtë më mirë për ne ,që nuk na shohin ,sepse me ato mjete moderne që kanë prodhuar dhe po prodhojnë do na detyronin të bëheshim shërbëtorët e tyre ose do na zhduknin apo do na vrinin siç po vrasin vehtëveten?!
Kjo mund të ndodhë ,sepse egoizmi i tyre do të kërkoi të zaptoi gjithë Universin?!
Atëhere mbetet vetëm nje rrugëdalje:ti ndihmoi fuqia embinatyrshme?!
I dashur Andrea! kaq ishte endra se unë u zgjova.
Endërr interesante tha Andrea.!Ajo shpreh endërrën e intelektualëve për nje harmoni njerëzore dhe dëshirën e tyre për të njohur misteret e Universit?!
Endra tende tregon jetën e vërtetë të njerëzimit të kësaj toke?!Por ka vende ku ekziston harmoni e plotë ose edhe e shkëlqyer mund të thuhet si vendi ynë Shqipëria.Ky mirëkuptim në këtë vend është trashëguar brez pas brezi.Nje vend për ta pasur zili?!Pikërisht për këtë mirëkuptim ndërmjet feve u shpreh dhe vet Papa i Romës duke e dhenë si shembull për të gjithë botën!
Eshtë interesante se në vendin fqinjë Konkretisht Greqi nuk të pranojnë të banosh apo të jetosh aty po nuk qe i Krishterë.Duhet të ndrosh fenë, që të lejojnë të jetosh në këtë vend.?!
Vetëm duhet theksuar se vendi ynë përbehet nga nje komb,nga shqiptarë.Kurse në shtetet e bashkuara të Amerikës ku jetojnë kombe nga gjithë bota po bëhet nje punë e shkëlqyer për harmonizimin e feve.!
Sheti Amerikan u ka dhenë liri të plotë të gjitha institucioneve fetare.Ai i ndihmon duke ja plotësuar kushtet dhe kërkesat e tyre të feve përkatëse dhe nuk ndërhynë në problemet e brendëshme fetare!? Gjithashtu nuk lejon grindjet dhe ofendimet,që acarojnë besimin fetar?!Të gjitha problemet që lindin i zgjidh me anë të bindjes!
Kjo metodë e përdorur nga shteti Amerikan ka dhenë frutet e saj,sepse po vihen re shenja të mirëkuptimit fetar ndërmjet njerëzve që jetojnë ose banojnë në këtë vend?!
Pra SH.B. A. është i vetmi vend, që ka pranuar dhe pranon njerëz të besimeve të ndryshme fetare nga të gjitha vendet e botës duke i dhenë të drejtat njerëzore dhe fetare!
Shteti Amerikan e ka berë dhe po e ben detyrën e tij,por duhet që dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve fetare të kryejnë detyrat e tyre humane në përputhje me veprat fetare të Profetëve të tyre?!Vihet re se njerëzit e thjeshtë kanë filluar të shprehin karakterin humanitar njerëzor?!
Se si do vazhdoi ky proçes humnitar fetar dhe njerëzor në të ardhmen do ta tregoi koha?!
Andrea;si e kaloni jetën atje në Chikago? Pyeti Ismaili.
Eshtë nga vendet më të zhvilluara të botës;ju përgjigj Andrea.
Atje ka kushte shumë të mira për të jetuar,por kur kujtoj vendëlindjen,njerëzit e dashur;mallëngjehem shumë?!Por e vetmja rrugë për të mos renë në pesimizëm është puna?!Jemi shumë të zenë me punë,nuk kemi kohë të lirë ?!Pleqëria këtu pa shoqëri është vdekje?!Sepse sejcili person shikon vetëm punën dhe merret me bashkombësit e tij?!
Nje fqinje i im ,që ka punuar gjithë kohën në Chikago dhe tani ndodhet në pension shprehet: Malli më gërryen për vendlindjen dhe njerëzit e mi atje?!
E pyeta: A shkoni shpesh në vendin tuaj të lindjes,që të çmalleni?
Po shkoj dhe e vizitoj vendlindjen; çmallem me njerëzit e dashur të atij vendi.Por kur kthehem malli më shtohet dhe kaloj shpesh në pesimizëm?!
Pra i dashur! emigrimi është nje thikë,që ja ke ngulur vehtes dhe torturon shpirtin?!
Fundin e jetës ç’do njeri e kërkon në vendëlindje?!
Po ti Ismail si ja kalon në Francë? Pyeti Andrea.
Edhe mua më merr shumë malli,por ne jemi më afër Shqipërisë dhe vimë më shpesh .Përveç kësaj; këtu në Francë ka shumë shqiptarë dhe sikur lehtësohesh pak, në krahasim me ju,që jeni në fund të botës[siç shpren pleqte në vendin tonë].Por sidoqoftë emigrimi është i rendë?!
I dashur Ismail!Akademia Franceze e ka diskutuar çeshtjen e Alieneve?
Po u përgjigj Ismaili dhe mbas diskutimeve të shumta dhe të gjata japin disa mendime apo supozime:
Ata në se ekzistojnë në planetin tonë nuk mund të jenë materie të ngurta,të lengëta,të gaztë,etj.,sepse ne do ti shihnim,do ti dëgjonim,do ti preknim dhe do të përplaseshim me ta?!
Në se ekzistojnë në tokën tonë; ata duhet të ndryshojne si në formë dhe në përmbajtje nga ne.Duhet të jenë në nje formë më të zhvilluar me përmasa gjigande në krahasim me ne ose mikro?!
Ndërsa si përmbajtje duhet të përbehen nga nje lloj materie speciale;që për shqisat dhe për trurin e njeriut të Tokës tonë janë të paperceptueshme?!
Njeriu me anë të shqisave të tij dhe të aftësis trunore ka vërtetuar se në Univers ekzistojnë të gjitha format e materies, që njihen deri sot?!Sigurisht, me kufirin e njohjes, që i ka dhuruar fuqia e mbinatyrshme qenies gjallë[konkretisht njeriut].?!
Në se ndodhen Aliene[qenie të panjohura nga njeriu]në tokën tonë?!Ato duhet të jenë, jo vetëm si formë por dhe si përmbajtje;shumë të zhvilluara dhe të edukuara,për deri sa nuk kanë vepruar mbi qeniet e gjalla të planetit tonë?!
Në tokën tonë alienët, nuk ekzistojnë në format e materies, që ne shohim,dëgjojmë dhe prekim[ndërsa theniet e disa njerëzve në popull,se kanë parë lemshinj të zjarrtë etj., janë përfytyrime të rastit dhe iluzione;sepse po të ekzistonin nuk do të shfaqeshin vetëm në disa raste?!]
Prania e qenieve të gjalla[njeri,kafshë,etj.] në planete apo yje në Univers deri tani nuk eshtë vërtetuar,por kjo i përket studimeve shkencore në vazhdim, pra i përket të ardhmes.Megjithëse fakte deri tani nuk ka dhe shenjat janë relativisht të dobta, shkencëtarët akademikë tek ne mendojnë dhe supozojnë se eshtë e pamundur,që në gjithë këtë Univers; qeniet e gjalla të ndodhen vetëm në planetin tonë?!
Duhet që diku në planetet ose yjet e Universit të ekzistojnë qenie të gjalla të njejtë me njeriun e tokës,më të zhvilluara ose me nje nivel më të ulët?![p.sh. të njeriut primitivë]?!
Truri eshtë nje substancë speciale.Ai nuk eshtë si pjesët e tjera të trupit?!Përse nje copë mishi e trupit nuk mendon,nuk gjykon,nuk drejton njeriun?!
Pra truri prodhon mendime,gjykon jep shjegime për problemet e njeriut.Kjo do të thotë se eshtë nje mish apo substancë e veçantë e dhuruar nga Fuqia e mbinatyrshme?!
Megjithëate truri si nje copë mishi po ta lesh jashtë guackës do të pësoi fatin e çdo pjese mishi;konkretisht do të kalbet.Në fakt kjo copë mishi mendon dhe drejton njeriun dhe botën brenda kufijve të aftësis tij të përcaktuar nga larte; Fuqia e mbinatyrshme, që e vendosi brenda guackës në kokën e njeriut.?!
Njeriu po zbërthen sekretet e Universit dhe do të vazhdoi të hyje në thellësi të tij.Truri ka arritur nje zhvillim të jashtëzakonshëm dhe do të vazhdoi më tej; për njohjen e botës jashtme,por nuk ka aftësi të njohi vehten :Si eshtë krijuar,çfar përberje ka truri i tij,si funksionon,si u formua njeriu i parë ,etj.?!
Ç’ mendon ti Andrea: Si mund të shpjegohet nje situatë e illë?Pyeti Ismaili.
Mua më duket se njeriun e tërheq më shumë bota jasht tij si: studimi i Universit,etj.,dhe mjetet ,që ai përdor në jetën e përditshme [ kompjuteri,celulari,etj e deri tek shpikja e armëve moderne],që janë biznes; se sa studimi për njohjen e vethvetes?!
Atje tek ne ka dhe shkencëtarë, që nuk besojnë fuqinë e mbinatyrshme,por në parim pranojnë,se aftësia njohëse e shqisave të njeriut ka kufi.?!Po tek ju Ismail?
Edhe në akademinë tonë shkencëtarët japin shpjegime sipas përceptimeve të tyre përkatëse; duke besuar se i afrohen më tepër realitetit.?!
Tani për tani u shpreh Andrea eshtë e vështirë për të mos thenë e pamundur,që të japësh me saktësi nje variant të vetëm.?!
Të nesërmen Andrea dhe Ismaili u nisën për në Korçë;vendlindjen e tyre ,për ti kaluar pesë ditët e fundit të pushimeve bashkë me të afërmit ,kushurinjtë , miqtë dhe shokët e fëminisë dhe të rinisë.
SHENJTORI I GJUHES SHQIPE, ILIA DILO SHEPERI
Ilia Dilo Sheperi (1872-1945)/
Shkruan: ENGJELL ZERDELIA/ Studiues/
Ne FOTO: Ulur nga e majta në të djathtë: I.D.Sheperi, Dh. Mborja , A. Xhuvani, A.Kondili, A.Paluca, G.Mikeli. Lart nga majta në të djathtë: Th. Papapano,M. Bellkameni, P. Pogoni, Z. Fekeçi, I. Anamali, K. Margjini, A. Gashi./
Personalitet i spikatur i arsimit kombëtar; gjuhëtar,edukator, filiolog e gojëtar, autor tekstesh shkollore, pedagog, përkthyes, erudit, botues i librit “Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe”, në Vlorë 1927 që u konsiderua libri i shenjtë, i të gjitha kohërave, përshtatës i shkëlqyer i librave didaktikë të Rilindësve tanë, Mësues i Popullit, inspektor dhe drejtor i arsimit në Gjirokastër.
U lind në Sheper të Zagorisë, më 27 nëntor 1872 dhe u rrit në një mjedis me ndjenja të larta atdhetare.
Mësimet e para i mori në vendlindje , pastaj në gjysmëgjimnazin e Manastirit të Nivanit dhe mandej përfundon gjimnazin e famshëm “Zasimea” të Janinës me medaljen e artë dhe me një notë të vetme në diplomë “Arista”, (Shkëlqyeshëm). Zosimea u bë vatër e diturisë dhe u kthye “në shtëpi kombëtare për djemtë e Shqipërisë”. Kthehet në vendlindje, në Shqipërinë e tij edhe pse iu kërkua me këmbëngulje të ndiqte studimet universitare, por nuk i vazhdon për arsye ekonomike. Për një kohë të gjatë merret me studimin e gjuhës shqipe si një studiues erudit dhe audidakt. Punon në Bënjë të Përmetit si mësues, ku edhe sot kam lexuar, në muzeun historik përmendet si “Dhaskali i Bënjës”. Punoi 15 vjet dhe kur vinte në Përmet flinte tek një dhomë e patriotit të flaktë Leksi Kristos, e pajisur edhe me orenditë më të mira të kohës, gjë që e ndihmuan dijetarin që të ecte pa u ndalur në shkencën e gjuhës në këtë periudhë mjaft të trazuar për Shqipërinë dhe gjuhën e saj. Është i njohur fakti kuptimplot që në vitin 1906 në shtëpinë e tij hap fshehtas shkollën e parë shqipe.
Ilia Dilo (Sheperi) që në moshë të re ishte i lidhur me lëvizjen për liri dhe pavarësi. Vazhdues i denjë i Rilindësve tanë të mëdhenj, duke ngritur flamurin e lirisë, të dritës e të përparimit brenda në Shqipëri me bindjen e sigurtë, se po vinte kështu një gur themeli në Shqipërinë që po lindte e në ndërtesën e kulturës në ngritje të vazhdueshme .
Në “Memorandumin” drejtuar Patriarkanës së Stambollit dhe të shtetit fqinj që e dënuan me vdekje, por që ai nuk u tremb kurrë, përkundrazi si një Ante përballon gjithcka, duke iu drejtuar me këto fjalë: “ Edhe po të më vrisni, edhe po të më therrni, në fytin tim do të lexoni alfabetin shqip”. E për rrjedhojë ai u bë zëdhënës i botës shqiptare, që kërkonte miqësi dhe respekt të ndërsjelltë midis popujve, ruajtjen e frymës së kanuneve të shenjta në dobi të zhvillimit të interesave kombëtare dhe ndarjes së fesë nga politika.
Në vitet e Luftës së Parë Botërore mori pjesë në veprimtaritë për mbrojtjen e tërësisë së vendit. Atdhetari dije shumë punoi me përkushtim të madh për tokën amtare si “fort pak të tjerë”.
Krijoi dhe udhëhoqi shoqërinë e fshehtë “Kandili” së bashku me Çerçiz Topullin e Petro H. Hariton. Në vitin 1917-1919 kthen në gjuhën shqipe shkollat e fshtrave të Zagorisë. Së bashku me z.Thoma Papapano themeluan shoqërinë “Vëllazëria” në Gjirokastër dhe vendi i sekretarit alternohej herë te njëri e herë te tjetri.
Më 1918 emërohet inspektor i arsimit në drejtorinë arsimore të Gjirokastrës dhe ndihmoi për përgatitjen e mësuesve të rinj për fshatrat jo vetëm të krahinës, por të gjithë Shqipërisë duke çelur dhe herë-herë duke drejtuar vetë kurse të njëpasnjëshme. Së bashku me zotin Kol Margjini, zotin Thoma Papapano , zotin Hysni Babameto e të tjerë ka meritën për çeljen dhe funksionimin e kurseve pedagogjike në Labovë të Zhapës.
Ishte pjesëmarrës aktiv në Kongreset Arsimore të Lushnjës ( gusht 1920) dhe të Tiranës ( 22 korrik 1922 dhe gusht 1824) që së bashku me Thoma Papapanon dhe Pertef Pogonin ishin përfaqësues të Gjirokastrës. Ndihmesa e Ilia Dilos në kongrese shfaqet dukshëm në problemin shkencor të gjuhës shqipe që shpreh konsideratat e veta për gjuhën tonë letrare, për rëndësinë dhe vlerën që ka studimi i strukturës gramatikore shqipe, për dialektet dhe të folurën tonë të ndryshme , njëjtësimit të shqipes, përnevojën e ngutshme të një fjalori të shqipes, për fonetikën, për morfologjinë, etimologjinë e sintaksën etj.
Viti 1920 pulson edhe për kumtesën që mbajti dishepulli i kohës, Ilia Dilo Sheperi për nder të Ditës së flamurit. Patetizmi i theksuar patriotik dhe atdhetar, elekuenca e një shënjtori të gjuhës shqipe u ngulitën dikur dje, sot dhe nëser në shpirtin dhe zemrën kombëtare.
“…Shqipëria Divine, Dheu klasik i trimërisë shqiptare kremton sot një nga më të shenjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes e të Pagëzimit në jetën e re të lirisë! Ditën e vënies në krye të kurorës së Indipendencës ! Pas 500 vjet jetë t’ashpërt të robërisë dhe në kohë tragjike, kur arushat e ballkanit u vërsulën ta shuajnë “pa mëshire” gjallërinë e kombit shqiptar, në horizontin e Shqipërisë Ndriti Ylli i Mëngjesit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepetiti Dielli i Lirisë!
U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! Ajo e drejtë e shenjtë q’u ka falur natyra kombeve të botës ju njajt edhe kombit tonë që ruan karakterin dhe traditat e ilirëve iu dha edhe popullit tonë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sininë Ballkanike dhe së fundi, për t’u shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve ka qënë shtrënguar të lerë Altarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nëpër gremina të huaja.
***
Në këtë vend legjendar : Shqipëria hyjnore që është shkretuar dendur nga kataklizmat e luftrave të pareshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pjesë e zjarrit legjoneve romake, vajtojnë sot e kësaj dite! Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedi kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojnë theroristë të pashembullt të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë dhe therorisë së brezit tonë të ri. Ja! Kjo është dita simbolike në të cilën kombi shqiptar hyn në radhët e popullit të lirë dhe zë vendin që iu përket historisë së tij. Traditat e mbetura nga Pellazgët e mitologjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit tanë, përmenden sot në kronologjinë e qyteterimit. Hymni i Indipendencës tonë këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj të lirë. Të Deumi i Paradisit të Fesë sonë meshohet nëpër kishërat e botës ideale! Na përshëndetin, na përgezojnë, na urojnë kombet e tjerë! Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrojnë një ditë të bardhë. Ideali që kanë ëndërruar strëgjyshërit , ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë sonë u realizua sot! Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u arrit, u krye!
Intrigat e huaja dhe komeditë e brendshme që u luajtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto 8 vjetët e para të jetës së re krijuan një situatë të rëndë edhe rrezikun të njëment tërësinë dhe Indipendencën e Atdheut. Gjatë këtyre kohëve të vështira duall në shesh apostuj të rremë duke predikuar ungjëllin magjik të një bese fatale. Një magavelizme që synon t’i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë dhe të çkëputte nga trup i shenjtë i Atdheut vendin më të shenjtë: Vlorën bujare që e ka falur natyra për të qënë vendi i pelegrinazhit të Shqiptarëve.
Forca ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen,gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun. Dita e 28 Nëntorit 1920 është e para që kremton sot plot entuziazëm Shqipëria irrdente, zbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trëndafila e dafinë! Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t’Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Snotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëve! Dhe lavdëroni këtë ditë madhështore! Gëzohuni o shqiptarë të arratisur në çdo anë të botës! Këndoni ju zogjtë e bukur që fluturoni në qielllin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju lumenjtë e dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shenjtë t’Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria irrredente!
Në vitin 1922-1924 mori drejtimin e shkollave në Delvinë. Riemërohet inspektor arsimi në Gjirokastër (1925), punoi si mësues i gjuhës shqipe në Vlorë, në Liceun e Gjirokastrës (1926-1927) në Normalen femërore të Korçës (1928-1932), kthehet përsëri në Liceun e Gjirokastrës (1932-1933).
Dha një ndihmesë të pallogaritur dhe të çmuar në problemet arsimore, në hartimin e programeve mësimore, zgjerimin e rrjetit të shkollave: botoi mjaft artikuj, kryesisht në shtypin pedagogjik, në revistat dhe gazetat e kohës… Së bashku me studiues shqiptarë dhe të huaj ka rrahur problemet e etimologjisë shqipe dhe të linguistikës comparative, duke krahasuar dhe studiuar veçanërisht fjalë e shprehje në shqipe me fjalët e greqishtes së vjetër e të re, të cilat i njihte thellë” Është autor i librit “ Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhës Shqipe” botuar në Vlorë në 1927, u ribotua në Romë 1972, Tiranë 2001. Kjo vepër është vlerësuar si “vepra më e arrirë”, ” libri më i shenjtë që i rezistoi kohës dhe i parapriu gjuhës së njëhësuar”. I. Dilo është cilësuar si “Babai i gjuhës shqipe”. Çuditërisht, kjo vepër që u ndërtua dhe u strukturua mbi baza të thella shkencore në kohën e dikaturës u la pa u përmendur dhe pse punohej vetëm me të.
*Tek gjuha dhe shkolla në gjuhën amtare gjen pasqyrim personaliteti i Ilia Dilo Sheperit,”si nxënës i ndritur i humanistëve klasike” (thotë Hasan Dosti),si pioner i arsimit tonë kombëtar dhe si një ndër themelvënësit e albanologjisë të lëvruar nga vetë shqiptarët.
* Me veshtrimin përtej kohe
Lulja e parë që molla çelte
I ndillte një zile shkolle…
Zbuluar të mbeti balli
Brezat që shohin në sy
Mbi Dhembel ,koha stërrallin
Po e pjek në bronz për ty.
Agim Shehu, ”Balade për Ilia Dilo Sheperin”, ”Dielli”, April-June 2000. Qarkore Nr, 2416, Tiranë, 28.X.1927
U njoftohet të gjithë mësuesve dhe veçanërisht atyre që merren me gjuhën, se z.Ilia Dilo Sheperi, mësues i Gjuhës shqipe në Liceun e Gjirokastrës, botoi librin “Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhës Shqipe, sidomos e Toskërishtes (për shkollat e mesme ) ”. Vepra e z.Ilia Dilo është shumë e dobishme dhe u rekomandohet arsmitarëve.
Ministria e Arsimit Xhafer Ypi *”Demokracia” 19 nëntor 1927, viti i 3-të, 1929
“Gramatika që kemi para sysh, është më e mbaruar dhe më e plota që kemi sot në shqipe… Na tërheq vërejtjen veçanërisht pjesa e tretë që bën fjalë mbi Etimologjinë. Është një tentativë serioze e cila duhet të pasohet me kujdes nga gramerienët shqiptarë… (Na pëlqen të ribotojmjë nja dy pjesë interesante) * Gaetano Petrotta “Popolo, lingua e letteratura Albanese, 2 tiratiro con aggiunte e correzione, Palermo 1932.
….Duke u bazuar në të dy dialektet; sepse vetëm kështu mund të studiohen të gjitha fenomenet gramtikore të shqipes për të arritur në gjuhën e përbashkët, që do të jetë gegërishtja e toskërizuar dhe toskërishtja e gegërizuar”
* Aleks Buda Historia e Shqipërisë, dispencë, tekst për universitet(1951,1956)
Kontribut origjinal ka dhënë Ilia Dilo Sheperi me Gramatikën e sintaksën e tij, Vlorë 1927
* Petër Elezi kurs gjuhësor me mësues, Tiranë qershor 1957 Ne kemi në shqip një xhevahir, po të futur në pus, thellë, prandaj rrezet e tij na vijnë mirë. Ky xhevahir është Gramatika e Ilia Dilo Sheperit. Gramatikat e sotme kanë marrë shumë prej saj.
Bënjë, Përmet
*Androkli Kastallari Ilia Dilo Sheperi zë një vend të veçantë e me rëndësi në historinë e gjuhës shqipe (1958)
*Andrea Varfi , Gramatika e sotme e gjuhës shqipe në shkollat tona duhet të jetë gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe e Ilia Dilo Sheperit.
*Jup Kastrati në Shqipëri, në periudhën 1945-1972 në studimin i tij (1972) që është e para analizë shkencore e gjërë që i është bërë veprës shkencore të Ilia Dilo Sheperit. Ky është një guxim qytetar dhe qëndrim objektiv i studiuesit shkodran (jam krenar për këtë fakt të jetuar, student, autori) në një periudhë kur botimi i veprës për asrye që dihen ishte i pamundur, për të mos thënë i ndaluar… jep gjykime dhe vlerësime për çdo kapitull.
* Shefik Osmani Fjalori Pedagogjik fq. 637-639 “Njohu mirë gjuhën shqipe, historinë dhe metodikën e mësimdhënies…I ndërtuar mbi kritere të rrepta shkencore, ky tekst ndikoi mjaft për të konsoliduar shumë pikëpamje” * Fjalori enciklopedik shqiptar 1985
* Fatmir Agalliu-Xhevet Lloshi. “Në këtë vepër paraqitet gjendja e gjuhës shqipe me tërë variantet, pa theksuar një qëndrim normativ. Vepra dëshmon për ndjenjën e hollë gjuhësore të autorit, ka vëzhgime të imta dhe mjaft ndihmesa vetiake dhe zgjidhje origjinale. Kjo gramatikë është ndër më të mirat që është hartuar para çlirimit.
* Enver Hysi Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë I. DiloSheperi atdhetari dhe gramatikani (Marrë nga “Zagoria, histori dhe tradita”, Ilia Laska). Dëshmia më e mirë e dashurisë së tij për gjuhën shqipe është vepra “Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe,sidomos toskërishtes ( për shkollat e mesme ) botuar në Vlorë më 1927… Një punë të tillë të admirueshme mund ta kryente vetëm një njeri që e donte me shpirt vendin e gjuhës së tij dhe që në të njëjtën kohë, kishte njohuri të thella për gjuhën shqipe, që kishte përgatitjen e një gjuhëtari të mirëfilltë.
*Dy djemtë e Ilia Dilo Sheperit, Jani dhe Oresti, që shikuan përtej politikës: ”Së bashku me babanë kanë formuar një treshe; të tre me librin e mësimit të gjuhës shqipe, që aq shumë e deshi babai dhe po aq shumë e dashurojnë dy djemtë.
Shefki Miraku
New York, N.Y
Dielli-Vol Nr.64-Nr.11
Wor çester, Mass. Monday, Dec .31-1973
Gramatika rregullon të folurën dhe të shkruarin e gjuhës nëpërmjet ligjeve të saj. Autori i mëshon fort idesë që gjithkush të përpiqet të studiojë të gjitha hollësitë e dy dialekteve me të cilët kombi ynë e flet gjuhën e tij. Thekson idenë e vlefshme ‘’gegërishtja e toskërizuar ose toskërishtja e gegërizuar”. Argumentohet në bazë të dy dialekteve me metodën krahasuese duke theksuar unë gjykoj me toskërishten të tjerëve u takon të flasin për gegërishten.
Në faqen 19, I.D.Sheperi citon se ndryshimet midis gegërishtes dhe toskërishtes janë shumë më të vogla nga ndryshimet që kanë dialektet e gjuhëve të tjera të botës. Dialektet kanë dhe nëndialektet e tyre, kështu fjala vjen toskërishtja ka nëndialektet: e Çamërisë, të Labërisë, të shqiptarëve të Greqisë , të shqiptarëve të Italisë.
*Zagoriti mëndjendritur e shpirtgjerë Ilia Dilo Sheperi
“Eh, o Ilia Dilo-sheperioti,
Ja, kështu ndodhka në jetë, jo rrallë;
Të përhumbet rubini kot së koti…
E prap të shkelqejë si më parë
Ilia Dilo është projektuesi dhe mësuesi ynë i parë i gjuhës së njëhsuar letrare shqipe. U ndal në ligjet historike të zhvillimit të shqipes: njëri dialekt do të derdhet te tjetri”, atë që nuk e ka njëri ta marrë prej tejtrit që e ka”. Studiues i palodhur, i fortë në karakter. Në jetën e tij gjejmë stoicizëm sokratik. Luftoi e punoi për atdhe, pa kërkuar gjë prej tij. Qe mbështëtje e fortë për bijtë dhe bijat e tij ; admirim e moral i lartë për Janin, që luftoi për shqiptarët e lirë në një Shqipëri të lirë. Në themel të të gjithë veprës qëndron ideali i lirisë dhe i së vërtetës.
Ndërron jetë në vendlindje më 14 tetor 1945 dhe u përcoll me shumë respekt e nderime
- « Previous Page
- 1
- …
- 554
- 555
- 556
- 557
- 558
- …
- 613
- Next Page »