• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E ARDHMJA E SIGURTE KUR MBROHET LIRIA

March 8, 2018 by dgreca

Kryeministri Haradinaj:  Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurtë/

2 Oda1 a lule deshmor1 epoepeja koncert1 DJali Jasharajt.jpg1 Haradin Jasharet.jpg1 epopeja.jpg Nën kujdesin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit gjithëpopullor për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, u mbajt Akademi Përkujtimore, kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Për të përkujtuar sakrificën, luftën e lavdishme dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari, në këtë akademi ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe qytetarë të tjerë.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Ramush Haradinaj, kujtoi luftën dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari, duke theksuar se Familja Jashari janë sinonim i shqiptarëve.“Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët, na kanë mësuar këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!.”, tha kryeministri Haradinaj. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari. “Jemi sot në këtë Akademi Përkujtimore jo vetëm të Jasharëve, por të gjithë kombit shqiptarë, të gjithë atyre që ranë për liri”, tha ai, duke kujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.Për luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, foli edhe historiani Marenglen Verli.

                                 ***

Fjala e plotë Kryeministrit në Akademinë përkujtimore:Është diçka e mrekullueshme ta përjetosh, të shohësh brezin e ri, Ademin, Hamzën e ri, të shohësh Lulin e Bekimin, por me të qëndrua përballë baca Rifat. Zoti e ka thënë që kjo familje të jetojë, sepse është sinonim i shqiptarëve, e shqiptarët do të jetojnë gjithmonë.
Natyrshëm i madh e i vogël, shqiptarë kudo që jemi, sot jemi bashkë, jemi me një ndjenjë, ndjenjën e lirisë, por edhe me ndjenjën e dhimbjes së madhe të të gjithë njerëzve tanë më të mirë që i kishim që u flijuan për liri.
Ku ndodhi kthesa dhe kur e kuptuan se kush jemi dhe kush do të jemi, më nuk ka dilemë askush. Ndodhi në Prekaz, ndodhi në familjen Jashari, ndodhi te baca Shaban, te Ademi, te Hamza, te ata që i kujtojmë sot.
Me respekt do t’i kujtojmë gjithë jetën.
Të flasësh për Epopenë e UÇK-së, për marsin dhe Jasharët, natyrisht se është nder, por është edhe zotim, për përgjegjësi të shtuar se do ta mbrojmë lirinë e këtij vendi pa pyetur për çmimin, se do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe se do ta bëjmë një Kosovë prosperuese.

Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet.
Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët, na kanë mësuar këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!
Liria në shtetin modern nënkupton cilësi, mirëqenie, siguri dhe qetësi në jetë.
Ne lirinë tonë e përjetojmë dhe e ndjejmë në miqësi të përhershme me Amerikën, ne do t’ia dalim ta bëjmë një Kosovë çfarë e ëndërruan ata që u flijuan për të!

Këtë ua kemi borxh të rënëve për liri, këtë e bëjmë për brezat që vijnë.

Ne synojmë të jemi të barabartë me të gjithë, të anëtarësohemi në mekanizmat ndërkombëtarë, në OKB, në NATO, në Bashkimin Evropian, sepse jemi pjesë e pandashme e botës, sepse ishim dhe do të jemi gjithnjë pjesë e familjes së popujve të lirë dhe kjo falë të rënëve për liri, falë sakrificës së të gjithëve.

Sot edhe njëherë kthehemi aty ku e nisëm, në Prekazin legjendar, te familja legjendare e komandantin tonë legjendar Adem Jashari dhe u themi Lavdi e përjetshme!

***

Në nderim të “Epopesë së UÇK-së” ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Me rastin e manifestimit jubilar të 20 vjetorit  të “Epopesë së UÇK-së”, rezistencës heroike të familjes Jasharaj,  të luftëtarëve tjerë, si dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, sot ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz. Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Me këtë rast ministri Berisha para mediave deklaroi: “Ishim sot në vizitë në familjen Jasharaj, për të qenë pjesë e  kësaj ceremonie, pjesë e përballimit të këtyre kujtimeve të ditëve të vështira,  që i kanë pasur. Siç e dimë kanë qenë ditë të vështira për familjen Jasharaj dhe për të gjithë popullin  shqiptarë. Kemi pasur dëshirë të jemi pjesë e kësaj ceremonie, kjo është një frymëzim për të gjithë neve, që të vazhdojmë me punën tonë drejt forcimit të shtetit  tonë, institucioneve shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë. Unë mendojë se çdo herë e më shumë  do të vijmë me vlera raportuese, në çdo përvjetor dhe të njihen me to të gjithë qytetarët”.

Me respekt,                                                                                                                                   

 

Filed Under: Featured Tagged With: 20 Vjetori i UCK, Ramush Haradinaj

DIVERSITETI FETAR VLERË QYTETARIE NË BOTËN SHQIPTARE

March 8, 2018 by dgreca

1 kreret fetareAutor të huaj janë fascinuar me realitetin shqiptar që ka të bëjë me diversitetin fetar si asnjë popull tjetër në Europë.Ndonëse një konstatim i tillë na bën të veçantë duke shprehur në praktikë tolerancën fetare, një  diversitet i tillë është i pakonceptueshëm për popuj të tjerë, sidomos të fqinjët tanë grekë dhe sllavë, të cilët janë të njëjtësuar me konfesionin e tyre ortodoks. Diversiteti fetar ndër shqiptarë mbetet  model për popujt e tjerë të cilët vuajnë nga komplekset teokratike./

Nail_Draga

Shkruan: Dr.Nail Draga/

Studiues  profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë.Fjala është për  tolerancën fetare, qe lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek.XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione  dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t iu përshtatën rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsy politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik, pastaj ngjajshëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i  ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443. Rastet e tilla te asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.

Në këtë  vit kur shënojmë 550-vjetorin e vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu  si dhe  140-vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit  e tërë bota shqiptare në hapësirën e saj  etnogjeografike si dhe në diasporë më krenari kujton këto  ngjarje të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Sepse kemi të bëjmë me kohën e mbijetesës kombëtare duke marrë parasysh se shqiptarët përjetuan  dhunë, shpërngulje, asimilim dhe luftëra të ndryshme, por mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës dhe politikat ekspansioniste të fqinjëve tanë.

Diversiteti fetar pasuri kulturore e kombëtare

Ndonëse populli shqiptar trashëgon një divesistet të theksuar fetar, bashkëekzistenca, harmonia dhe toleranca fetare e kanë veçuar të kaluarën dhe të tashmën e shqiptarëve. Eshtë kjo një vlerë e çmuar historike që rrallë kush e ka nga popujt e tjerë në botë, andaj ne më kënaqësi iu ofrojmë popujve të tjerë të botës në luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit fetar.Toleranca fetare, nuk është dukuri e re e as e panjohur për shqiptarët, sepse ajo gjatë shekujve u bë vyrtyt specifik i popullit tonë. Nga Mesjeta  kur shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, u përhap islamizmi u ruajt toleranca fetare, sepse vazhduan të njëjtet faktorë si territori i përbashkët, gjuha, tradita dhe marrëdhëniet shpirtërore.

Në sajë te të dhënave që disponojmë del se ekzistimi i tre konfesioneve fetare të shqiptarët: katolicizmi, ortodoksizmi dhe islamizmi, iu ka bërë përshtypje edhe personaliteteve të huaja të cilët kanë vizituar viset shqiptare në të kaluarën.Vazhdimisht ka ekzistuar bashkëpunimi reciprok në mes komuniteteve të  tre besimeve të ndryshme, në rrethana të ndryshme shoqërore.Botimet e ndryshme të kësaj natyre janë dëshmi e një konstatimi të tillë praktik, si të asnjë popull tjetër.

Shqiptarët model për popujt e tjerë

Nëse analizojmë faktorët që patën ndikim të jashtëzakonshëm në kultivimin e tolerancës fetare të shqiptarët nuk ka dilemë se rolin dominant e kanë pasur ideologët e Rindjës Kombëtare Shqiptare. Ata ndikuan që politika e përçarjës fetare të dështoj, sepse ata me veprat e tyre kultivuan atdhedashurinë, se me vetdije vuan përpara kombin e më pas besimin. Ishte ky një veprim largëpamës, që dalloheshin nga fqinjët tanë të cilët më parë vendosnin besimin e më pas kombin. Ka mbetur nga ajo kohë thënia emblematike e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ishte ky një kushtrim për kohën por si i tillë vjen deri në ditët tona,  plot emocion dhe idealizëm. Dhe kështu të bashkuar me idealizëm, me rastin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntort 1912, toleranca fetare dëshmohet në praktikë nga përbërja e Qeverisë së parë shqiptare e cila përbëhëj nga përfaqësuesit e te tre konfesioneve fetare.

Kujtojmë më ketë rast priftin katolik atë Luigj Bumçi i cili në dhjetor të vitit 1919 shkoj të Papa në Vatikan, për të kërkuar mbeshtetje për çështjen shqiptare. Ai në mes tjerash  i dëshmoj Papës së ndonse  shumica e shqiptarëve janë të besimit islam, ata e kishin zgjedhur për kryetar të delegacionit të tyre.

Shëmbuj që mburremi me to

Ndërsa në takimin në Gjenevë me 17.12.1920 në Lidhjen e Kombeve, ku diskutohej për pranimin e Shqipërisë në ketë organizëm, Shqipëria përfaqësohej nga Fan S.Noli.Po ashtu edhe Mbreti i shqiptarëve Zogu I, në ditën që u inaugurua për mbret me 1 shtator 1928 e bëri betimin me njerën dorë në Kuran dhe tjetrën në Bibel, duke simbolizuar kështu unitetin kombëtar. Kjo çështje pas Luftës së Dytë Botërore, me instalimin e diktaturës komuniste në hapësirën shqiptare, mbeti e margjinalizuar në çdo aspekt, sepse çështja e besimit trajtohej si e rrezikshme e madje edhe e denushme. Ishte koha kur qasja ideologjike e partisë shtet eliminonte çdo  trajtim tjetër të çështjeve shoqërore, duke anashkaluar edhe përvojën pozitive  nga e kaluara, nga çështja  e besimit.Vetëm pas dështimit të monizmit dhe miratimit të pluralizmit ndryshuan rrethanat të cilat janë në favor të diversitetit të besimit dhe vlerave morale të tyre.

Ndihma reciproke dhe bashkëpunimi i  pjesëtarëve të komuniteteve fetare të popullit shqiptar edhe sot vazhdon në forma të ndryshme. Ne ketë aspekt kemi shembuj  qe janë për admirim dhe ne mburremi me to. Si e tillë harmonia dhe bashkëjetesa  fetare e shqiptarëve është rast unik në botë dhe shëmbull për popujt e tjerë. Nuk ka dilemë se ketë vlerë duhet mbrojtur dhe avancuar, sepse është vlerë civilizuese.

Shqiptarët si një nder popujt më të vjetër të Evropës do të vazhdojnë më ketë filozofi të veprimit, ndërsa kontributin e tyre do ta japim te gjithë aty ku jetojmë e veprojmë, sepse është obligim moral, profesional e kombëtar. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm në realizimin e aspiratave tona në  shek.XXI i cili cilësohet si shekulli i shqiptarëve, sepse shumë çka varet nga ne se si do ti  koordinojmë veprimet brenda vetës dhe me aleatët tanë në mënyrë qe të realizojmë aspiratat tona kombëtare.

 

(Mars 2018)

Filed Under: Featured Tagged With: DIVERSITETI FETAR, DR. NAIL DRAGA, VLERË QYTETARIE NË BOTËN SHQIPTARE

KËSHILLI DREJTUES TREGOI PJEKURINË E VATRËS 106 VJEÇARE

March 5, 2018 by dgreca

VATRA ANALIZOI ME PJEKURI E MATURI PROBLEMET AKTUALE DHE MIRATOI PLATFORMËN PËR VITALIZIMIN E SAJ. TAKIMI U MBYLL ME SHTËRNGIME DUARËSH MES KRYETARIT MISHTO DHE ISH KRYETARIT BUÇAJ-

1 Foto kryesore1 Dritan Gjon Zef1 gjoni doren1 dritani nflet 4

Në vijim të platformës për forcimin, gjallërimin dhe vitalizimin e saj, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA  mblodhi me 3 mars 2018 Këshillin Drejtues dhe analizoi me përgjegjshmëri situatën aktuale, debatet e pas Kuvendit, miratoi platformën e vitalizimit të saj etj.

Me pjekuri e urëtsi kryetari Dritan Mishto, toleroi zërat kundër, dëgjoi vërejtjet, kundërshtimet dhe pretendimet, dha spjegimet e tij dhe kërkoi që Këshilli të ruante pjekurinë karakteristike të Vatrës, e cila përherë ka ditur që të përballojë situata të vështira dhe ka mundur të mbijetoi për 106 vite, përkundër zërave dashakeqës se Vatra mbaroi, Vatra u shua, Vatra e kreu misionin etj…etj…

Këshilli i zhvilloi punimet sipas rendit të ditës, të paralajmërua publikisht, duke dëgjuar raportet përkatëse dhe platofrmën sipas seksioneve dhe drejtuesve sipas kësaj kronike:

– Prezantimi i punës së Vatra Foundation Inc-Raport nga dr. Nexhat Kaliqi.

– Prezantimi i Punës së Fondit të Studentëve-Raport nga Z. Mithat Gashi.

Raport i Kryetarit të Komisionit të Garancive të Kanunores z. Bashkim Musabelliu

–      Raport i financierit të Vatrës z. Marjan Cubi

–      Prezantimi i platformave të punës së:

–     Editores së faqeve anglisht të gazetës Dielli Znj. Rafaela Prifti

–     Këshilltarit për çështjet e kulturës z . Gezim Nika

–    Këshilltarit për Zhvillimin Ekonomik z. Elmi Berisha

–   Menaxherit të përgjithshëm të aktiviteteve z. Frederik Ndoci

Koordinatorit të medias  Dritan Haxhia.

Në pikën e rendit të ditës për shqetësimet e degës së Washingtonit dhe asaj të Usterit,që dërgoi një letër para fillimit të takimit,  u  diskutua në vijim. Ish kryetari dr. Gjon Buçaj paraqiti oponencën e  tij ndaj kryetarit Mishto, i cili dha përgjigjet e tij dhe kërkoi bashkëpunim për të zgjidhur çdo keqkuptim.

Nga ana e tij, anëtari i këshillit të të urtëve Zef  Përndocaj, paraqiti ankesat e tij për Kryetarin Mishto. Z. Mishto kërkoi mirëkuptim e  bashkëpunim.

Në fund të takimit u shtërnguan duart mes Kryetari Dritan Mishto dhe ish kryetarit Buçaj e Zef Përndocaj.

Gjithçka u zgjidh me mirëkuptim e pjekuri dhe Vatra doli më e fortë edhe nga ky ballfaqim. Për më shumë detaje do të lexoni në Gazetën Dielli të printuar. Fotografi me shume shihni ne facebook dielli vatra).

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dritan Mishto, Gjon Bucaj, Keshilli i Vatres, Shternguime duaresh

PREKAZI-LIRI, LEGJENDË SHQIPTARE

March 4, 2018 by dgreca

-Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jubileu i  20 vjetorit/

1 Ramushi varret1 Prekaz-16 02 2018OLYMPUS DIGITAL CAMERA2 shtepia boreOLYMPUS DIGITAL CAMERA

-Para 20 vitesh, në 5 mars 1998, raportoja:  Forca të mëdha serbe të blinduara kanë filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë. Prekazi po qëllohet edhe me topa të rëndë…/

1 Behluli ok kembkryq

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari*/

PRISHTINË, 4 Mars 2018/ Kosova në 10 vjetorin e Pavarësisë shënon edhe 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari në Prekaz.

Në jubileun e  20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari në Prekaz, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj në 5, 6 dhe 7 Mars 2018 organizon manifestimin gjithëpopullor  “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Programi i manifestimit ka fillur me 3 dhe 4 mars 2018 me vrapimin  “Shtegu i Shpresës”, me nisje në ora 13:00 nga Prekazi-liri e legjendë shqiptare, ndërsa gjatë tre ditëve të ardhëshme axhenda është kjo:

  1. Me  5 Mars 2018:

*          Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendar Adem Jashari  dhe Familjes Jashari të Prekazit.

*          Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca e cila do i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari të Prekazit dhe të gjithë të rënëve të tjerë për Liri.

*          Kuvendet komunale të Republikës së Kosovës  do të realizojnë seanca për nderë të kësaj ngjarje historike.

*          Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

*          Zbulimi i Mozaikut (me gëzhoja) të Komandantit Legjendar Adem Jashari  në Prekaz në ora 14:00.

*          Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë dëshmoreve e të rënëve për liri.

  1. Me  6 Mars 2018:

*     Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare” (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bën hapjen).

*     Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do u bëhen homazhe Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.

*     Nga ora 12:00  bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

*     Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari e Familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

*     Ora 19:00 – Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari të Prekazit në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.

  1. Me 7 Mars 2018:

*          Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

*          Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”,  ku fillimisht  në Kompleksin Memorial në Prekaz do të ndizen flakadanët  dhe me pas në Sheshin “Adem Jashari” do te mbahet një program kulturor-artistik.

*                            Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe këto aktivitete:

–   Turneu në Shah

–  Turneu në Volejboll

–   Turneu në Futsall

–   Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë

Këshilli Organizativ ka ftuar qytetarët që në mënyrë masovike t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderohet vepra heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari të Prekazit dhe të gjithë të rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Para 20 vitesh, në 5 mars 1998, raportoja për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lamjeve të Shqipërisë – ATSH se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.

Forcat serbe kishin zënë pozicione dhe ishin fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare. Prekazi po qëllohet edhe me topa të rëndë, dëshmonin burime nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.

Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 mars 1998, në një konferencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të huaj dhe vendas,  përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes. Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohet urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të merret urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake.

REPORTAZH

KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ 

-Nga Behlul JASHARI-Reportazh nga Prekazi, i shkruar në mbrëmjen e 31 janarit 2010, i botuar atëherë në 1 shkurt në Tiranë – Agjencinë shtetërore-zyrtare të lamjeve të Shqipërisë/

Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën.

Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare.

Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.

Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.

Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…

Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës.

“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz.

“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”.

Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve.

“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”.

Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit.

“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati.

Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë.

“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…”

Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”.

“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”.

Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja.

Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin.

“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai.

Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës.

Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina ePreshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura.

Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë.

Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006.

“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner.

“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial.

Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund.

Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund, po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”…

*-Reportazh i vitit 2010: Liri e përjetshme në Prekaz/

Filed Under: Featured

Në Kosovë, në këtë Jubile

March 4, 2018 by dgreca

NGA ELIDA & SKENDER BUÇPAPAJ/1 elida skender“Photos et © Pierre Virot”/

Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova është një vend që tash vonë ka dalë nga një luftë e përgjakshme dhe shkatërrimtare. Në mes këtyre dy paradigmave endet çdo vizitor, aq më tepër kur ai mbërrin nëpërmjet qiellit.

Kësaj përvoje nuk mund t’i shpëtojmë as ne, një grup i APES, Shoqatës së Gazetarëve të Huaj për Zvicër dhe Lihtenshtajn, Jean, Pierre, Ravi, Nefaili dhe ne të dy, në qëndrimin tonë të shkurtër, në prag të shënimit të 17 shkurtit, 10 vjetorit të zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Në Kosovë nuk ekziston asnjë gjurmë e luftës

Një mohore, që e gjejmë në nëntekstin e çdo bashkëbisedimi me vendësit dhe ndërkombëtarët: Kosova është ndërtuar nga zero. Lufta kishte shkatërruar qytete, qendra të banuara, objekte kulturore.

Nga zero janë krijuar institucionet shtetërore të Kosovës, nga baza në qendër, në gjithë shtrirjen dhe në gjithë hierarkinë e tyre, janë 116 njohjet ndërkombëtare, janë anëtarësimet në një mori organzatash ndërkombëtare.

Shembulli më i qëndrueshëm, më i prekshëm është vetë kryeqyteti, me përhapjen e tij të vrullshme e të pandalshme nëpër kodrat rreth e rrotull, është autostrada «Ibrahim Rugova», vazhdim i «Rrugës së Kombit» që lidh Durrësin me Prishtinën, autostrada në ndërtim drejt Shkupit e tjerë.

Është pasion për ndërtim, është etje për ndërtim, është garë për ndërtim, është vërsulje e shfrenuar për ndërtim. Në vetvete pothuaj secila ndërtesë është e bukur, solide, ndoshta edhe e dobishme, por në raportet mes tyre nuk ka harmoni, nuk ka rregull, nuk ka estetikë, sepse mungon vizioni urbanistik në kuadrin e vendit, në kuadrin e qyteteve, në kuadrin e qendrave të banuara. Është një «a concrete jungle” (një xhungël konkrete), një ndërtimtari e egër, nëse e themi shqip.

Na thonë se në një pjesë të madhe këto ndërtime të panumërta janë bosh, sepse nuk kanë gjetur treg. Pra, ka edhe një shpërpjesëtim të madh mes kërkesës së kufizuar dhe ofertës së tepëruar, të stërtepëruar, që nuk mund ta zgjidhin ndoshta as koniunkturat e çmimeve. E njëjta sëmundje si edhe në Tiranë. Ku për ndërtimet thuhet se janë investim i mafies.

A ka në Kosovë ndonjë gjurmë të luftës? Përgjigja është: Në Kosovë nuk ka asnjë gjurmë të luftës. Mund të jenë ruajtur pamje, filmime, objekte dhe ato të përbëjnë pavionë të cakuar të një muzeu të ardhshëm historik të Kosovës.

Kujtesa e luftës, gjithsesi, i lëndon bashkëkohësit, por është përmasa ndër më të domosdoshmet për brezat e ardhshëm të banorëve të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës, të të gjithë shqiptarëve, të të gjithë miqve të shqiptarëve, të të gjithë fqinjve të shqiptarëve, e tjerë.

Secili nga ne që vijmë këtu si gazetarë në këtë prag jubileu, kemi vizituar vende të dalë nga lufta dhe, ndër prezantimet e para që na kanë bërë, kanë qenë pasojat e luftës dhe trofetë e luftës. Këto i mungojnë Kosovës.

Kosova dhe trashëgimitë e ish-Jugosllavisë

Gjurmët e luftës së fundit mungojnë në Kosovë, por nuk mungojnë gjurmët e historisë së jetës, të luftërave, të sfidave të panumërta e të pashmebullta që ka kaluar Kosova, Dardania e moçme e famshme, një nga faqet më të ndritshme e më të lavdishme të historisë, kulturës dhe qytetërimit njerëzor.

Sapo avioni kalon shtresën e reve dhe na shfaqet Kosova, bien në sy vjellat e mëdha të tymit të dy termocentraleve që vendi i ka trashëguar nga ish-Jugosllavia, dy ndotësve gjigantë të ajrit të Kosovës. Ngado që të kalosh, nga jugu në veriun e vendit, do të shikosh fabrikat e mbetura nga paralufta, ende të padobishme për shtetin e ri dhe për qytetarët e saj.

Vlera e tyre shkon në gjashtëqind milionë euro. Por falë mungesës së vizionit politik për ekonominë e vendit dhe tundimit për uzurpimin e pronës shoqërore të ish Jugosllavisë, ato vazhdojnë të jenë të askujt. Albin Kurti na thotë se Vetëvendosje ka në programin e saj kalimin e këtyre vlerave, në formën e dividendeve, në formë aksionesh të pjesëtuara, në duart e Diasporës, «në këtë mënyrë, Diaspora do të jetë investuesja më masive në Kosovë dhe paratë e saj do të mbeten në Kosovë». Kurti thotë se remitancat e Diasporës, zyrtarisht një miliard euro, faktikisht janë shumë më tepër.  Por, mjerisht, paratë e diasporës, në formën e pingpongut, vijnë në Kosovë dhe dalin prej saj, nëpërmjet blerjes së mallrave të importit. «Raportet eksport-import në Kosovë janë 1 me 10 në favor të importit,” thekson Kurti dhe kjo shkon kryesisht në favor të importeve nga Serbia. Edhe ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet theksoi se kontributi i shqiptarëve me banim në Zvicër ndaj ekonomisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm. Ai thotë se në Zvicër banojnë rreth 200 mijë shtetas të Kosovës. «Në këtë numër, sqaron ai, nuk pëfshihen ata që kanë pasaportë zvicerane, sepse konsiderohen zviceranë.»

Një trashëgimi pozitive të ish Jugosllavisë bashkëbiseduesit tanë e konsiderojnë moscënimin e pronës private. Falë këtij realiteti, në Kosovë nuk ekzistojnë ngatërresa për pronën private. Dhe kjo ndihmon edhe që Kosova të mos ketë varfëri të ndjeshme ekstreme. Gjithkush, na thonë, ka një tokë të veten, një traktor, një lopë, disa dele, përgjithësisht kanë dikë që punon në emigracion. Ata që kanë qenë shpesh në Shqipëri na thonë se nuk ka të krahasuar me atje. Në Shqipëri, na thonë ata, mjerimi është gjerësisht i përhapur.

Veriu

Trashëgimitë më kundërthënëse të paraluftës, të luftës dhe pasluftës, ato që i rrinë lëmsh në fyt Kosovës, ato që i mbajnë peng proceset e Kosovës janë pikërisht në veriun e vendit. Pothuaj të gjithë bashkëbiseduesit tanë pajtohen se Serbia i mban peng zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën pikërisht nëpërmjet mbajtjes së veriut nën kontrollin e saj. Pyetjes sa do të zgjasë prania e Swisscoy në Kosovë, ambasadori zviceran i përgjigjet: Deri kur veriu të integrohet me pjesën tjetër të vendit. Z.Jean-Hubert Lebet nxjerr në pah se Kosova nuk rrezikohet nga destabiliteti, por mungesa e shtetit ligjor është një hendikap i madh për inverstitorët e huaj përfshi edhe ata zviceranë. “Po padyshim që ka investitorë zviceranë që kanë histori suksesi në Kosovë, por nuk ka kushte për investime të huaja masive.”

Serbia, kryesisht nëpërmjet veriut, arrin të pengojë proceset e Kosovës. Nëpërmjet pranisë së saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, Serbia ka arritur të mos e lejojë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata; nëpërmjet rolit të Rusisë në Këshilli  e Sigurimit, ka arritur të mos e lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.  Pyetjes kur do të shndërrohet FSK-ja në ushtri të Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, një ushtarak i dalë nga Akademia ushtarake e Zagrebit dhe luftëtar i UCK-së, i përgjigjet: Kur të integrohet veriu me pjesën tjetër të vendit. Edhe në selinë qendrore të Swisscoy-t na thonë se prania e KFOR-it, madhësia e tij, fundi i misionit të tij varen nga zhvillimet në veri.

Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje dhe lideri i opozitës, thotë se Kosova as rajoni dhe Evropa nuk e ka të nevojshme të ketë në veriun e vendit një Nikozia, një Mostar, një Jeruzalem të dytë, siç është sot Mitrovica. Qyteti që përbënte dimensionin kryesor të ekonomisë së Kosovës në kohën e Jugosllavisë, sot paralizon ekonominë e Kosovës dhe jetën e vendit. Mitrovica, thotë Kurti, është i vetmi qytet i Kosovës së pasluftës me zvogëlim të popullsisë – nga 106 mijë banorë, sot ka vetëm 80 mijë banorë. Kjo vjen kryesisht ngaqë prej veriut të qytetit prej 18 vjetësh janë larguar banorët shqiptarë, të cilët kanë atje shtëpitë e tyre, pronat e tyre, bizneset e tyre.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është optimist se Ura e Ibrit do të hapet plotësisht dhe qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e qytetit do të rifillojë pas 18 vitesh, se 15 mijë banorët shqiptarë të përzënë me dhunë do të kthehen atje pas 18 vitesh, se miniera e Trepçës dhe Kombinati Malurgjik i Trepçës do të fillojnë të funksionojnë. «Para luftës, thotë zotëri Bahtiri, në simbolin e ekonomisë së Kosovës, në gjigantin e ekonomisë së Jugosllavisë, në një prej më gjigantëve të Evropës së asaj kohe, punonin 22 000 vetë. Sot atje punojnë vetëm 2 000 veta, kryesisht në mirëmbajtjen e gjigantit.» Z. Bahtiri shpreson dhe beson se, së shpejti, Trepça do t’i rikthehet ekonomisë së Kosovës dhe do ta gjallërojë atë.”Nuk do të ketë vetëm industri nxjerrëse por edhe përpunuese, nënvizon Agim Bahtiri.”

Ura e Ibrit

Mbi Urën e Ibrit qëndruam në një ditë të zakonshme. Na shoqëronin një grup zyrtarësh të komunës të Mitrovicës së jugut, midis tyre Blerina, një ekonomiste dhe nënë e re me plot ëndërra dhe shpresa për të ardhmen. Asnjëri prej nesh nuk mund të besonte se kjo është një nga Urat me histori të trishtë ndarjesh, konflikti, me Roje Urash, me blloqe betoni, me blinda dhe kontrolle. Nuk ka mbetur asnjë shenjë nga e shkuara. Veç tek ata që kanë qenë të detyruar të braktisin banesat e tyre dhe presin që të kthehen.

Në pjesën veriore valviteshin flamujt e Serbisë, por Ura e Ibrit është tërësisht e rindërtuar dhe në prag të startimit.

Në Mitrovicë ishim pak kohë pas vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç. Nëse Oliver Ivanoviçi do të ishte gjallë grupi ynë i gazetarëve ndoshta do të ishte takuar me të. Vrasja e Ivanoviçit shërbeu si shkas që Beogradi të ndërpresë dialogun me Prishtinën në Bruksel, por të gjithë e kanë të qartë se Oliver Ivanoviçin nuk e kanë vrarë shqiptarët, ndërsa serbët deshën ta përdornin vrasjen e tij për qëllimet e tyre të vjetra. Ivanoviçin e vranë ata që duan ta mbajnë Urën e  Ibrit, si simbol i luftës dhe ndarjeve, ndërsa kjo urë duhet të kthehet si simbol i bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve.

Veriu është pikëpyetja më e madhe që i vihet së sotmes dhe së ardhmes së Kosovës, madje edhe të rajonit

Në çdo bashkëbisedim, u shtrua pyetja nëse do të ketë ndarje të Kosovës për hir të njohjes nga Serbia, nëse do të ketë shkëmbim territoresh, një version tjetër që riaktualizohet vazhdimisht. Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, një ushtarak i dalë nga Akademia ushtarake e Zagrebit dhe luftëtar i UCK-së është kategorikisht kundër për shkak të reaksionit zinxhir. Ambasadori zviceran na thotë se kjo do të çonte në ndryshimin e kufijve të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës, të njohur nga 116 shtete. Në Swisscoy na thonë se vetëm funksionimi i shtetit të Kosovës në kufijtë e saj kushtetues do ta stabilizojë gjendjen në Kosovë dhe në rajon. Albin Kurti thotë se çdo version jokushtetues është i papranueshëm. Edhe veriu i Kosovës, edhe Lugina e Preshevës (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) janë toka shqiptare. Në çdo version kjo do të çonte në zvogëlimin e mëtejshëm hapësirës së banuar me shqiptarë, e cila edhe ashtu është e përgjysmuar: Përpara rreth 100 vjetësh shqiptarët banonin një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë, sot ata banojnë një hapësirë prej 45 mijë kilometrash katrorë, përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, pjesën veriperëndimore të Maqedonisë e tjerë. “Serbia po bën një lojë shumë të rëndë me veriun e Kosovës, shton Kurti. Beogradi shpreson se një ditë Kosova dhe përkrahësit e saj perëndimorë do të lodhen dhe do të heqin dorë nga veriu i vendit.”

Kundër ndarjes dhe shkëmbimeve të territoreve shprehen edhe institucionet e Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti e tjerë.

Ulpiana

Askund si në Kosovë nuk ndërthuren trashëgimitë e historisë si në Kosovë. Në një nga daljet tona të para nga Prishtina ne shkojmë në Ulpianë. Ulpiana qytet antik i periudhës romake, themeluar në shekullin II nga Perandori romak Traian, njihet si kryeqyteti i Dardanisë, ose emri i lashtë i Prishtinës.

Ulpiana është një emër me histori në antikitet çka e bën një qendër të rëndësishme arkeologjike që vazhdon të mbetet një qytetërim gati i gjithi i nëntokshëm. Në shekulin VI të erës së re, në kohën e perandorit me origjinë dardane Justinian, Ulpiana ka arritur një kulm zhvillimi, kur u quajt edhe Iustiniana Secunda. Po ashtu edhe gjatë periudhës së krishtërimit Ulpiana ishte një qendër e rëndësishme ipeshkvnore. Në Ulpianë janë gjetur shumë vlera të çmuara për arkeologjinë, si monedha, qeramikë, stoli, mozaikë, varre.

Gërmimet kanë vazhduar pas luftës, por janë vetëm në fillimet e tyre. Qyteti iliro-romak shtrihet në 120 hektarë. Jean Musy, kolegu ynë, presiden i APES na thotë se është i pasionuar pas arkelogjisë sepse vajza e tij është arkeologe. «Tani qytete të tëra nëntokë mund të zbulohen nëpërmjet dronëve,» shpjegon ai, duke shtuar se sot arkeologjia bashkëpunon me fizikën e shkencat e tjera. Diçka që ne na e kujton menjëherë fantazinë e Lovecroftit për qytetet e nëndheshme. Ulpiana mbetet e gjitha për t’u zbuluar!

Graçanica

Ulpiana dhe Graçanica janë as një milje larg me njëra-tjetrën. Graçanica një enklavë serbe ndodhet në komunën e Prishtinës. Por shenja ndarje nuk duken askund.

Vizitojmë edhe Manastirin e Graçanicës, trashëgimi e kishës ortodokse serbe, një monument i trashëgimisë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO. Të njëjtin format duhet të ketë edhe Ulpiana!

Ciceroni serb me pasion na tregon historinë. Manastiri është ndërtuar në kohën e mbretit serb Stefan Milutin më 1321 mbi rrënojat e një kishe të shekullit 6-të. Manastiri është i mbushur me afreske dhe portrete shenjtorësh. Sa janë na pyet ? Seicili prej nesh e tha një numër. Janë 4 mijë portrete engjejsh dhe shenjtorësh në faqet e mureve, në kubetë e tavaneve, portrete që ngjajnë të freskët e të gjallë si në çastin kur u hodh boja në to para shumë shekujve. Mitet historike, religjioze, mitet e legjendave i vijnë në ndihmë njëra tjetrës. Ciceroni tregon portretin e Simonidës së famshme, gruas të mbretit Milutin. Na e tregon edhe vendin sekret, ku, e imtë ashtu si vetëm ajo, Simonida mënjanohej, dhe me sytë e saj të bukur, ngjitej nëpër disa shkallë të vogla në një korridor të ngushtë për të medituar kur e kapte mërzia dhe për të mos e parë kush. Ciceroni na tregon edhe portretin e Konstandinit të madh.Ka lindur në Nish na tha, një fakt që ne e dinim shumë mirë se Perandori romak Konstandini i madh që njihet si themelues i krishtërimit ishte me prejardhje ilire.

Me plot përshtypje si nga Ulpiana ashtu edhe nga manastiri i Graçanicës marrim rrugën për në Prizren.

Prizreni

Një pasdite deri në mbrëmje ia kushtojmë qytetit të Prizrenit. Një emocion i veçantë i pamasë brenda emocionit të jashëzakonshëm të vizitës në Kosovë. Djali ynë i madh, Prizreni, e mban emrin e këtij qyteti.

Arrijmë në qytet nga dreka. Por na merr kohë gjetja e selisë qendrore të Swisscoyt. Gabimisht përfundojmë tek KFOR-i gjerman. Aty lidhen me Swisscoyn dhe dikush vjen e na merr. Këtu na japin një pasqyrë të plotë me KFOR-in në tërësi dhe me Swisscoyn si pjesë përbërëse e tij. Nga 50 000 trupa sa ishin më 1999, tani janë 4800 trupa. Kontigjenti aktual i Swisscoy është 235 trupa. Si KFOR-I ashtu edhe Swisscoy është bërë një pjesë e natyrshme e Kosovës, në një bashkëjetesë të përditshme me qytetarët e tij. Për qytetarët e Kosovës KFOR dhe Swisscoy do të thotë siguri, NATO dhe BE. Në Swisscoy na tregojnë se incidentet me bazë ndëretnike tashmë janë rralluar tej mase, edhe ato pak incidente, janë raste të lehta.

Vazhdojmë vizitën në qytetin e Prizrenit. Do shënuar se Prizrenin nuk e ka dëmtuar lufta, ashtu si do shënuar se në këtë qytet bashkëjetojnë lashtësia me mesjetën, kohën e vona dhe bashkëkohësinë, bashkëjetojnë stilet antike romake, bizantine, osmane dhe ato autoktone. Duke dashur ta krahasojmë bukurinë e Prizrenit me qytetet e tjera shqiptare, ne arrijmë në bindjen se Pizreni i ka të gjitha bukuritë që i kanë të gjitha qytetet e tjera shqiptare së bashku.

U ndalëm pranë njërës nga urat e shumta mbi Lumbardh, lumin që e përshkon qytetin e Prizrenit. Pjesën më të madhe të rrugës deri tek Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kalojmë në këmbë, duke bërë foto, duke biseduar me qytetarët. Na bien në sy hotelet e bukur supermodernë. Dhe na mrekullon harmonia që kanë me stilet e mëhershme të ndërtimeve dhe të infrastrukturës qytetëse në tërësi. Këtu edhe diçka: Na thonë se këto hotele ishin shumë të populluara dhe qyteti i Prizrenit ishte shumë i parapëlqyer para se të ndërtohej autostrada “Ibrahim Rugova”. Deri atëherë rruga për në Shqipëri binte për në qytetin e Prizrenit. Pas ndërtimit të autostradës tregtia dhe jeta e qytetit në përgjithësi është vënë në kërkim të mundësive të reja. Kur dolën nga restauranti ku drekuam u gjendëm të rrethuar nga zëri i Ezanit. Kjo gjë u bëri përshtypje edhe kolegëve tanë të huaj. Ezani dhe xhamitë ishin si një përrallë në jetën dhe rrugët e Prizrenit të mbushur me rini të bukur!

Në koleksionin e fotove që bëri Prierre, duhet të jenë me qindra, rezultonte vetëm një grua e mbuluar, që ai e kishte futur në fokus, por ne nuk pamë asnjë ngado ku shkuam, në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Prishtina

Vizitën e pare në Kosovë e bëmë tek Ministria e FSK-së e Republikës së Kosovës. Na del për të na pritur Jashar Ramadani, vëllai i mikut tonë të shtrenjtë Agim Ramadani, Hero i Kosovës, Hero i Kombit. Flasim me lotë në sy për kujtimet tona me Agimin. Ndërtesa e Ministrisë është e bukur dhe madhështore. Në hollin qendror na pret ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Gjeneral Rrustem Berisha. Është një nga bashkëluftëtarët e afërt të Agim Ramadanit dhe është figurë e njohur për ne që në kohën e Betejës së Koshares, më të famshmes në historinë e betejave për çlirimin e Kosovës më 1999, kur gazetarët e «Bota sot», kolegët tanë në frontin e luftës, e portretizonin edhe komandant Rrustem Berishën.

Në zyrën e tij, ministri na flet për FSK-në dhe për të ardhmen e saj si ushtri e Kosovës. Gjenerali na thotë se FSK nga pikëpamja e kuadrit është e gatshme të shndërrohet në ushtri qysh në momentin kur të miratohet neni përkatës i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kuadrot tona ushtarake, thotë Gjenerali, janë shkolluar dhe kualifikuar gjatë këtyre gati njëzet viteve e po shkollohen me rezultate të shkëlqyera në akademitë ushtarake të vendeve të NATO-s, kryesisht në SHBA, në Britani, Gjermani, Itali, Austri e tjerë. FSK-ja ka marrë pjesë me sukses në dhjetëra stërvitje dhe operacione me anëtarë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe. Shndërrimi i FSK-së në ushtri për mbrojtjen e vendit, sqaron Gjenerali, kërkon miratimin e nenit përkatës në Kushtetutë. Dhe kjo Kushtetutë parashikon që ndryshimet në nenet e saj mund të bëhen vetëm me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës dhe me dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve shumicë. Beogradi, nëpërmjet deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, e pengon shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Kjo pengon edhe mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në NATO, një ëndërr e madhe e çdo ushtaraku të Kosovës dhe e vetë popullit të Kosovës.

Pasi ndahemi nga Gjenerali, ne vizitojmë qytezën ushtarake, ku ndodhen kazermat, mjediset kulturore e tjerë të shoqëruar nga ushtarakët Jashar Ramadani, Sejdi Elezi, Remzie Zeqiraj e tjerë. Së bashku me ushtarakët e kalojmë drekën në mencën e tyre.

Në Prishtinë është trafik i madh, diçka e përhershme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Detyrohemi të zbresim nga minibusi ynë dhe të ecim në këmbë deri tek qeveria e Kosovës.

Fytyra e parë e njohur që ne takojmë në Prishtinë është aktori Çun Lajçi. Ne i thërrasim dhe ai na përgjigjet po ashtu me zë të lartë. Takohemi dhe flasim të përmalluar. Është rrugës për në Tetovë, ku e presin për një veprimtari kulturore. Ishte një takim nga ato që i rregullon veç Zoti, Zoti kishte dasht me na taku me të madhin Çun Lajçi!

Takohemi me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. Zonja ministre na flet për sfidat e integrimeve dhe për vendosmërinë e Kosovës për integrimet evro-atlantike të vendit.

Dalim në Sheshin “Skënderbej”, pastaj në Sheshin “Ibrahim Rugova”, pastaj në sheshet “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”. Pasi vizitojmë katedralen e bukur dhe madhështore Nënë Tereza, me ashensor ne arrijmë në krye të saj, prej nga shikojmë Prishtinën anembanë. Prishtina po shtrihet në kodra, një konfiguracion më i bukur edhe se i Romës (Vite më parë, në një vizitë bashkë me djemtë tanë, ne  e kemi parë Romën nga pika më e lartë e Shën Pjetrit, në Vatikan). Shoqëruesit tanë na i tregojnë lagjet për të cilat ne pyesim dhe lagjet e shumta të reja të ndërtuara pas çlirimit. Në lëvizjet tona nëpër kryeqytet, ne e bëjmë zakon të kërkojmë nga shoqëruesit që të na tregojnë se ku po kalojmë. Dhe kështu shikojmë nga afër Rektoratin e Universitetit, Bibliotekën e Kosovës, Pallatin Rinia, Akademinë e Shkencave e tjerë, por edhe Stadiumin e ri të Futbollit të Kosovës në ndërtim e sipër, qiellgërvishtësen 42 katëshe, tashmë ende në katet e saj të para e plot ndërtime të të tjera të reja.

Natën para largimit nga Prishtina, ne të dy u takuam me mikun tonë të vjetër dhe kolegun Gani Mehmetaj. Pasi shetitëm qendrën e kryeqytetit në këmbë, në orët e vona të mbrëmjes kaluam me makinë nëpër lagjet e reja, sidomos zonat e mëdha të tregtisë, ku binin në sy komplekset e mëdha të supermerkateve shumëkatëshe. Ganiu na thotë se Presidenti Ibrahim Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e kryeqytetit. Madje nën kujdesin e tij u hartua një projekt për zgjerimin e qytetit, ku parashikohej që qyteti ekzistues të konservohej ashtu si ishte, ndërsa të gjitha ndërtimet e reja të bëheshin sipas një plani urbanistik të mirëfilltë. Projekti u miratua në Kuvendin e Kosovës. Por pas vdekjes së Presidentit, ndërtimet jashtë qytetit të vjetër nuk iu përmbajtën më asnjë projekti.

Kosova ndaj Shqipërisë

Nëpër Kosovë flamujt kombëtarë s’janë të rrallë. Edhe flamujt shtetërorë s’janë të rrallë. Në mjediset e brendshme, në veshjet e shqiptarëve kudo që shkuam flamujt kombëtarë dhe simbole të tjera kombëtare janë të pranishëm.

Na thonë se nga Prishtina çdo ditë nisen për në Shqipëri, për në qytetet e saj që nga Shëngjini në Sarandë tetë autobusë me udhëtarë. Nga çdo qytet i Kosovës përditë nisen për në qytetet e Shqipërisë plot autobusë me udhëtarë. Pa llogaritur veturat që mbushin papushim autostradën “Ibrahim Rugova” dhe “Rrugën e Kombit”. Qarkullimi i qytetarëve shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri është shumë i madh. Lufta dhe paslufta kanë krijuar lidhje të papërfytyruara më pare midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Janë lidhje familjare, miqësi individuale. Të rinj dhe të reja të Kosovës e shikojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë si hapësirë të mundshme të promovimit të talenteve të tyre artistike, kulturore dhe të gjithanshme. Lidhjet pa protokolle zyrtare janë ato që e bëjnë bashkimin e shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Populli i Kosovës, krahas popullit të Shqipërisë, do të jetë faktori vendimtar i këtij bashkimi. Udhëheqjet politikobiznesore në Prishtinë dhe Tiranë, në rivalitet kryesisht të heshtur, janë të frustruar nga komplekset e tyre të lavdisë dhe të përfitimeve prej saj.

Kolegët tanë të huaj ua shtruan të gjithë bashkëbiseduesve në institucionet dhe në politikën e Kosovës se a janë për bashkimin kombëtar, a janë për ndarjen e veriut të vendit, a janë për shkëmbimin e territoreve. Pranë presidentit aktual dhe kryeministrit aktual të Kosovës ka këshilltarë që, duke mos pasur asnjë vision, asnjë ide për krijimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e pështjellojnë atë me trumbetimet e krijimit të një identitet të ri kombëtar “Kosovar” sa më të ndryshëm nga identiteti kombëtar shqiptar. Ata shprehen me fjalë kundër ndarjes së veriut, por me veprime nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar.

Këtu ka çuar ujë deri tani edhe dialogu me Serbinë. Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti thekson se vazhdimin e dialogut Beogradi e ka shoqëruar me rritje të dukshme të agresvitetit ndaj Kosovës dhe proceseve të saj të brendshme e të jashtme, në të gjitha drejtimet.

Dihet tradita e ngulitur në Kosovë me dekada të tëra dhe e përtërirë edhe në këto vite të pasluftës për t’iu vënë fëmijëve emra të qyteteve, të krahinave, të lumenjve, të maleve të Shqipërisë. Këto kohë bëri bujë në media kur 45 vajza, nga qindra të tilla me emrin Saranda, organizuan vizitë të përbashkët në qytetin e Sarandës.

Në nivelin e qytetarëve të thjeshtë është kudo e dukshme dashuria e pakufishme për Shqipërinë.

Qarkullimi i shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë ende nuk është i madh, por nuk është as i vogël. Kosova është destinacion i shqiptarëve nga shteti amë.Një nga trashëgimitë pozitive të Jugosllavisë në Kosovë është turizmi dimëror. “Nuk e kuptojmë pse pushuesit në Shqipëri parapëlqejnë turizmin dimëror në Mal të Zi apo Maqedoni, kur turizmi dimëror në Kosovë është në nivel të lartë shërbimi dhe i leverdishëm sa iu përket çmimeve,” na thonë bashkëbisedues të ndryshëm.

Popull qytetës

“Ardhsh i bardhë si vera!” Kjo është përshëndetja tradicionale shqiptare që e pret çdo vizitor të Kosovës sapo del nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Çka na bëri ne përshtypje të veçantë që nga aeroporti dhe kudo që shkuam në Kosovë është se askund syri nuk gjen një letër, një mbeturinë, një papastërti të hedhur në rrugët apo anës rrugëve.

Në Prishtinë dhe në qytetet e qendrat e banuara ku qëndruam apo kaluam vihet re pothuaj në çdo orë të ditës dhe netëve deri shumë vonë lëvizja e madhe e njerëzve, sidomos të rinj e të reja. Askund nuk krijohet më e vogla zhurmë as më e vogla rrëmujë.

Syri i të huajve, sidomos perëndimorë, sapo merr takimin e pare me Kosovën, kërkon të kapë femra me shamija, shenja të orientalitetit në paraqitjen e jashtme dhe sjelljet e qytetarëve, sidomos të rinjve, por askund në Kosovë, asnjë shenjë e tillë nuk mund të gjendet.

Ne ishim në Prishtinë në lokalin “Kaffe Z”, një lokal në qendër, kryesisht plot me të rinj dhe të reja. Dhe e shpërndamë në facebook me telefon një pamje, duke iu kërkuar miqve se ku ndodhet ky lokal. Miqtë përgjigjeshin se ndodhet në Amerikë, në Angli, në Francë, në këtë apo atë metropol në botë. Njëri nga miqtë e jepte adresën e saktë “Jeni në Prishtinë, tek Kaffe Z, tek Tre sheshirat.” Dhe vërtet lokaleve në Kosovë nuk iu mungon asgjë perëndimore.

Kultura qytetëse është një përmasë sa e bashkëkohësisë, aq edhe e traditës në Kosovë. Kjo është e dukshme edhe në Prizren, qytetin që i kultivon të dyja njëkohshëm. Ne qëndruam në këtë qytet tek Ura e famshme e Dashurisë. Me mijëra dryna (dryrë), të kyçur në hekurat e anësoreve të saj, ku janë të shkruar emrat e çifteve të lidhur me betim të përjetshëm mes tyre. Në njërin skaj të urës presin të shiten dryna të gatshëm për ato çifte që duan të bëjnë ritualin. Gazmendi 12 vjeçar, që na shpjegon gjithçka, nuk pranon të identifikohet në fotot tona.

Aspekt i kulturës qytetëse në Kosovë, çka ne e ndeshëm veçanërisht në Prizren, janë vajtjet e organizuara në lokale. Një mrekulli që vështirë se e ndesh tjetërkund.

Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës ne bisedat me ne nuk e fshehin mungesën e perspektivës që ua krijon atyre gjendja aktuale e vendit, si dhe pamundësia për ta vizituar Evropën pa viza. Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet na thotë se numri i kërkesave për viza është tejet i madh, personeli konsullor është tejet i mbingarkuar paçka se procedura e aplikimit është lehtësuar. Kosova do të përfitojë liberalizimin e vizave pas përmbushjes së reformave, shton ambasadori zviceran.

Pengesë e deritashme konsiderohej mosmiratimi i Demarkacionit me Malin e Zi, kusht të cilin zyrtarët e Kosovës e quajnë të padrejtë. Arritja këto ditë, siç thuhet, e marrëveshjes midis Podgoricës dhe Prishtinës për demarkacionin, pritej të jepte dritën jeshile për liberalizimin e vizave. Kjo duket se nuk mjafton. Lista Serbe nuk e voton demarkacionin, nëse nuk miratohet edhe Asosacioni, një kurth tjetër që Prishtina ia ka ngritur popullit të Kosovës.

***
Asnjë bashkëbisedues, që nga qytetarët tek zyrtarët më të lartë apo edhe ndërkombëtarët, nuk i mohon arritjet e Kosovës në vitet e pasçlirimit, sidomos në vitet pas zyrtarizimit të pavarësisë, siç nuk mohon se këto arritje janë larg pritshmërive të qytetarëve të Kosovës, çka e shton pakënaqësinë në rritje tek populli i Kosovës.

Vendi me moshën më të re të Europës, vuan nga plaga e papunësisë e cila arrin mbi 60%. Viktimë e kësaj papunësie është rinia që nuk sheh në Kosovë asnjë perspektivë dhe mban qëndrim kritik ndaj qeverisjes të kallur në korrupsion.

Përveç kritikave për korrupsion dhe mungesë të shtetit të së drejtës, një befasi e padëshiruar për diplomatët e huaj në Kosovë ishte edhe kthesa e Hashim Thaçit ndaj Gjykatës Speciale si dhe falja që ai i kishte dhënë tre të dënuarve për vrasjen e një familje, mdis të cilëve ishin edhe tre fëmijë.

***
Në axhendën e APES ishin edhe takimet me Thaçin si president i vendit, Haradinajn si kryeministër i vendit, Pacollin si zëvendëskryeministër dhe minister i Jashtëm, por largimi i tyre për në Amerikë, çka nuk ishte parashikuar, e pamundësoi. Edhe kryeparlamentari Veseli në çastet e fundit para takimit, u largua për në Zagreb.

Pavarësisht kësaj, vizita jonë në Kosovë pak ditë para shënimit të jubileut të 10 vjetorit të pavarësisë, ishte tejet e suksesshme, një pasuri e vërtetë, e pazëvendësueshme, mbresash dhe jehonash për rikthim.

“Kosova më ka befasuar, me atë që lexojmë dhe shohim në disa media në Zvicër dhe Evropë, tha Jean Musy, presidenti i APES që drejtonte grupin tonë të gazetarëve. Jam befasuar nga kontaktet me njerëzit, me njerëz të rinj, bujarë dhe mikpritës. Kosova ndoshta vend pak i varfër, por e pasur në zemër. Këta të rinj nuk janë vetëm perspektivat e Kosovës, por edhe perspektiva e evropianëve “.

Në mbrëmjen para nisjes bëmë edhe një shëtitje nëpër Prishtinë, qytetin me mesatare moshe 28 vjeç. Kishte nisur ndërtimi i skeletit të skenës për kremtimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Aty do të performonte vetëm disa ditë me vonë Rita Ora, ikona e rinisë shqiptare! Axhenda e ngjeshur nuk na la mundësi të takohemi me miqtë tanë që i kemi në të gjithë Kosovën dhe u kërkojmë ndjesë. U ndjemë shume mirë kur vëllai i Agim Ramadanit, Jashar Ramadani, shef kabineti i Ministrisë së FSK, na tha se babai i tyre na donte fort paçka se nuk ishin takuar ndonjëherë. Me mendje u betuam se herën tjetër do të shkojmë patjetër në Zhegër!

Mëngjesin e nisjes aeroporti Adem Jashari ishte plot, dikush përqafohej, dikush përlotej, dikush rrinte në heshtje dhe priste.

Vetëm në mëngjes me destiancion Zvicrën prisnin tre avionë, njëri me destinacion Gjenevën, tjetri Zyrihun dhe i treti Bazelin.

Ndërsa linjë Tiranë Zvicër nuk ka!

Aty midis pamë një kioskë të vogël që shiste libra të shtëpisë botuese Koha. Blemë disa, midis tyre Këmbët e Gjarpërit të Veton Surroit, McMafia të Misha Glenit etj.

Kur avioni u ngrit në qiell ne nuk i shqisnim sytë nga relievi i Kosovës që sa vinte e zvogëlohej dhe na largohej, por largësia ishte vetëm një fiksion surreal!

 

“Photos et © Pierre Virot”

Tek Rugova

Swisscoy

Bashkia e Mitrovicës, me ne Blerina, ekonomistja e Bashkisë të Mitrovicës

 

 

 

Graçanicë

Tek selia e Vetvendosjes

 

Në takim me Z.Jean-Hubert Lebet, Ambasadorin e Zvcrës në  Kosovë, në selinë e Ambasadës në Prishtinë

Në pritjen e Ministres së Integrimit Europian, Dhurata Hoxha

Lumëbardhi, në Prizren

Agim bahtiri, kryetari i Bashkisë së Mitrovicës

Swisscoy zviceran

 

 

Me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: Elida & Skender Buçpapj, në këtë Jubile, ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 436
  • 437
  • 438
  • 439
  • 440
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT