• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËNGËTARI I NJOHUR YLLI BAKA, VIZITË NË VATËR

March 3, 2018 by dgreca

    Të Premten me 2 Mars 2018, këngëtari i njohur Ylli Baka, ishte mysafir në Vatër. Ai shoqërohej nga menaxheri i përgjithshëm i aktiviteteve artistike në Vatër, Mjeshtri i Madh, artisti Frederik Ndoci dhe koordinatori për mediat në Vatër Dritan Haxhia.

1 Baka Ylli1 Baka Grup1.JPG

Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i kryesisë së Vatrës, biznesmeni Zef Balaj.

Editori i Diellit i uroi mirëseardhjen artistit të shquar dhe e ka njohur atë me historikun e Vatrës dhe rrugëtimin e saj 106 vjecar.

Editori u ndal gjatë në traditën e vatranëve në fushën e kulturës, dhe përshkroi historinë e Bandës muzikore VATRA, e cila e pat zanfillën me 17 dhjetor 1916 në Uster dhe pati si arkitekt profesorn, muzikologun e shquar, profesorin e konservatorit te Bostonit, Thoma  Natsi, i cili atë kohë udhëhiqte edhe shoqërinë muzikore”Dodona”. Banda e Vatrës që mbante emrin”Mbretëresha Sofia” në nderim të mbretëreshës, gruas së Princ Vidit,  nuk ishte thjesht një bandë muzikore që përballonte veprimtaritë kulturore dhe historike, por edhe një Trupë artistike, e cila vuri në skenë edhe pjesë teatrore e drama. E tillë ishte psh venia në skenë e dramës”Vdekja e Pirros”. Banda muzikore kishte në radhët e saj 30 djem që luanin në instrumente. Kryetar i Bandës së Vatrës ishte patrioti Kosta Pando, ndërsa dirigjenti ishte i famshmi Thoma Natsi.

Banda e Vatrës së bashku me Trupat Vullnetare të Vatrës, e cila thirrej Garda Civile, në Shkurt 1920 morën urdhërin nga Qeveria shqiptare e kryesuar nga Sulejman Delvina, që Garda Civile dhe Banda Vatra, të nisej drejt Shqipërisë. Banda arriti në Shqipëri me 3 prill pas një kalvari të vështirë udhëtimi me vaporin”Canda” deri në Itali dhe me skafin “Baron Bruch” deri në Durrës.

Më pas editori u ndal në rrugëtimin e Bandës Muzikore nëpër Shqipëri dhe kontributin e  saj në Shqipëri. Koncertin e parë  Banda e dha me 4 prill në Sheshin e Lirisë në Durrës para autoriteteve të Bashkisë. Në koncert ka marrë pjesë dhe vetë z. Sulejman Delvina, që ka mbajtë fjalimin e mirëseradhjes.

Banda e Vatrës dhe Trupat Vullnetare marshuan në këmbë nga Tirana në Elbasan, ku arritën me 11 prill. Editori përshkoi rrugëtiminderi në Vlorë, ku Banda e Vatrës luajti Hymnin e Luftës së Vlorës me tekst të Ali Asllanit dhe muzikë të dirigjentit të saj Thoma Natsi. Banda e Vatrës përshkoi gati pjesën më të madhe të territorit shqiptar dhe ngriti moralin e popullit dhe zgjoi shpirtin patriotik. Ajo u bë themeli i Bandës së shtetit shqiptar.

Këngëtari i njohur Ylli Baka, tha se ndjehej i gëzuar që vizitonte Vatrën dhe prekte historinë e shquar të shqiptarëve të Amerikës, veçanerisht të Vatrës Shqiptare të Amerikvs, që luajti rolin e shtetit të munguar shqiptar.

***

 RRUGËTIMI ARTISTIK I KËNGËTARIT YLLI BAKA/

-Këngëtari i shquar, që ka provuar jetën e vështirë të emigrantit, e ka nisë karrierën me Albumi i pare “Fllad Jugu”.

-Në vitin 2004 këngëtari ka nxjerrë në treg albumin me titullin “Kenget e vendit tim” me te cilin dhe ai fillon te njihet.

-Në Prill 2013, Baka merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 me këngën “Rruget e Fatit”, ku shkëlqen.

– Në Nëntor 2013, ai merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “Hapma Deren”.

-Në vitin 2012, Baka publikon albumin “Rruget E Fatit”.

-Në vitin 2013, Ylli Baka publikon albumin “Live”.

-Më datë 10 Qershor 2014, Ylli Baka publikon videoklipin “Magji E Dashurise”. Me këtë këngë, Ylli Baka merr pjesë në Top Fest 11 në vitin 2014.

-Më datë 23 Mars 2016, Ylli Baka publikon videoklipin “Kur Kaloj Nga Korça”.

-Më datë 15 Shtator 2016, Ylli Baka publikon videoklipin “Ne Koke Te Beqareve”.

-Më datë 15 Nëntor 2016, Ylli Baka & Ilir Suku (Likja) publikojnë videoklipin “Vera E Bekuar”.

-Më datë 29 Janar 2017, Bes Kallaku & Ylli Baka publikojnë videoklipin “Gezuar Baftjar”. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Bes Kallaku.

-Më datë 13 Prill 2017, Ylli Baka publikon videoklipin “Shendeti Eshte I Pari”.

-Më datë 8 Korrik 2017, Ylli Baka publikon videoklipin “Baba Haxhiu”.

-Më datë 31 Korrik 2017, Ylli Baka publikon videoklipin “Po Kendon Bilbili”.

-Më datë 22 Dhjetor 2017, Ylli Baka publikon videoklipin “Per Shum Vjet Gezuar”, në bashkëpunim me Gent Hazizi. Muzika e këngës u punua nga Klodian Qafoku, teksti u shkrua nga Arben Duka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Klodian Qafoku.

-Më datë 25 Janar 2018, Ylli Baka publikon videoklipin “Xhan Ali”.

-Më datë 13 Shkurt 2018, Bes Kallaku & Yll Baka publikojnë videoklipin “Cohu Kerceni”.

* Këngëtari ka qenë disa herë i ftuar nga degët e Vatrës në Florida, në Tampa dhe Jacksonville.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, vizite ne Vater, Ylli Baka

Takim i vatranëve të Torontos

March 2, 2018 by dgreca

1 Vatra Toronto

 

Nga Arbana Tërthore/

Më 28 janar 2018, të dielen mbasdreke mbajti mbledhje dega e “Vatrës’ së  qarkut të Torontos, Kanada. Ky ishte takimi i parë i vatranëve të këtushëm për vitin 2018. Mbledhja u mbajt në odën e nënkryetarit të degës së këtushme z. Qamil S. Dardhankodra dhe u kryesue nga kryetari Tanush Kastrati i cili fillimisht e hapi mbledhjen. Ai në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe ua përcolli urimet për Vitin e Ri nga Kryesia e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, qendra e saj në Nju Jork për dëshirat më të mira dhe urimet për vitin që sapo filloi. Kryesia e paraqiti rendin e ditës i cili u pranue nga pjesëmarrësit. Fillimisht kryetari paraqiti një raport të shkurtër për punën e vjetme të “Vatrës” së Torontos. Përpos punëve dhe detyrave të suksesshme që i kreu “Vatra” vitin e shkuar ai tha se nuk ishte i kënaqur me arritjet, dhe u zotue se sivjet do te duhet të punojmë edhe më shumë sepse na presin detyra e punë më të mëdha dhe dega e vatres duhet te shtoje anetaresine, te bëhet më aktive në komunitet dhe të përgatitet edhe për zgjedhje.

Kryetari Kastrati u kujtoi vatraneve se ky eshte shpalle Vit i heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe ashtu siç ka vepruar Vatra në qendër apo ne Michigan, ku janë organizuar veprimtari akademike e kulturore, ashtu duhet të veprojë edhe dega jonë.

Kryetari z. Kastrati i njohu të pranishmit me përgatitjet që po bahen për ndërtimin e Kishës shqiptare në Toronto dhe se “Vatra” aty do t’i ketë zyret, në bazë të premtimeve të dhana, gja që e gëzoi kryesinë dhe të pranishmit.

Në fillim u zgjodhën dy mbikqyrës (zyrtarë) e këta janë Gëzim Artini dhe Agon Trëpeza.

Gjatë takimit diskutuan dhe shfaqën mendimet edhe anëtarët e tjerë. Sekretari i degës z. Lulzim Rrafshi foli për detyrat dhe për punën që i pret sivjet vatranët e Torontos. Ai nguli kambë për një punë më energjike të kryesisë, për afrimin e anëtarëve të rinj dhe për organizimin e veprimtarive cilësore në komunitet. Ai shfaqi mendime për të gjitha punët që i dalin përpara “Vatrës” dhe u angazhua për masivizimin e “Vatrës”, zgjerimin dhe pranimin e anëtarëve të ri, ndërsa nënkryetari z. Dardhankodra i dha përparësi takimit të zyrtarëve të “Vatrës” së këtushme me njerëzit e pushtetit lokal; këshilltarë, deputetë, kryetarë komunash, etj.

Vatra, tha ai, duhet të bëhet faktor në komunitet, ashtu sic ka qenë dikur, kur vatranët e Torontos kishin zë të fuqishëm jo vetëm në komunitetin shqiptar, por Redhe në institutioner vendase. Në këtë mbledhje u pranuen disa antarë të rinj. Në vazhdim e morën fjalën disa të pranishëm, antarë të “Vatrës” të cilët u zotuan për një punë edhe më kambëngulëse për punët dhe detyrat që i presin.

Filed Under: Featured Tagged With: Arbana Tërthore, i “Vatrës” së Torontos, Kuvend

KRIJOHET DEGA E VATRËS NË TEKSAS

March 2, 2018 by dgreca

1 Dritan Cim

Tashmë Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” ka degën e saj në Teksas. Inisiatori dhe kryetari i zgjedhur Shkëlqim Lepenica, informoi kryetari e Vatrës z. Mishto, dhe Kryesinë e Vatrës gjatë vizitës së tij të mërkurën me 28 Shkurt, në mbrëmje.

2 Grup Cim

Ai u prit nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv.Kryetari Agim Rexhaj,sekretarja  e Vatrës znj. Nazo Veliu, arkëtari dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Zef Balaj, editori i Diellit Dalip Greca.

Dega e re e Vatrës në Teksas ka 20 anëtarë dhe pritet që në të ardhmen anëtarësia të shtohet.

Në takim ishte i pranishëm edhe gazetari Shkëlqim Bylykbashi, i cili paraqiti një projekt për të përndjekurit politik.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dege e Re e Vtares, Teksas

Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

March 2, 2018 by dgreca

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se „vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

1 Jucker ballkan

Jean-Claude Juncker me kryeministrin bullgar Borissow – në sfond presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri malazez, Dusko Markovic dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për vendet aspirante dhe forcimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Juncker i shoqëruar në këtë tur edhe nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn u takua në Bojana me krerët e qeverive të vendeve aspirante e kandidate në BE dhe kreun e qeverisë bullgare, që mban presidencën e radhës në BE, Boiko Borissow. „Këto shtete e kanë vullnetin për të inicuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”, tha Juncker. Prandaj BE mbetet fort e angazhuar për perspektivën europiane të partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, theksoi Juncker në përfundim të udhëtimit të tij në gjashtë vende të Ballkanit. „Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.” Në një samit në  maj në Sofje synohet të zhvillohet një strategji se si do të përshpejtohet përfshirja e Ballkanit në BE dhe ndërtimi i një infrastrukture rajonale.

Asnjë vend nuk plotëson aktualisht kriteret e anëtarësimit

BE synon me prezantimin së fundmi të strategjisë për Ballkanin Perëndimor dhënien e impulseve të reja, por nuk do të bëjë lëshime në plotësimin e kushteve të anëtarësimit. Kjo u bë e qartë edhe nga Juncker, i cili pohoi në Sofje, se megjithë progresin e bërë asnjë nga këto vende për momentin nuk i plotëson kushtet e anëtarësimit. Kjo mund të „bëhet eventualisht në vitin 2025″, nëse përmbushen të gjitha kriteret. Juncker kërkoi që këto shtete të „zgjidhin konfliktet bilaterale territoriale para anëtarësimit.” Ndërsa kreu i qeverisë bullgare, Borissow u shpreh se „ajo që bëjmë ne nën drejtimin europian nuk është e drejtuar as kundër Rusisë dhe as kundër Turqisë.”

Bulgarien Juncker und Borissov in Sofia (Reuters/S. Nenov)

Për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor, BE pritet të investojë më shumë – vetëm në vitin 2018 janë planifikuar 1,07 miliardë euro të ashtuquajtura ndihma të përafrimit me BE, një shumë shtesë kjo e 9 miliardë eurove, që u vunë në dispozicion nga viti 2007-2017. Megjithatë vendet e Ballkanit janë ende larg jetësimit të reformave të kërkuara.

Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

Në një analizë të agjencisë së lajmeve dpa, pas turit ballkanik të kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, theksohet se Juncker e pati vetë mundësinë të shohë gjatë vizitës së tij, se në shumë nga këto vende ende punët çalojnë në gjëra shumë të rëndësishme. Në Shqipëri, nënvizon dpa, reforma në drejtësi nuk ecën përpara, po ashtu as lufta kundër kanabisit të përhapur. Në Kosovë po ashtu ka shumë probleme, „duket i gabuar modeli se ish-liderë rebelë mund të reformojnë vendin.” Në Kosovë, shkruan dpa, EULEX-i, misioni më i madh i BE jashtë, lufton vetë me probleme korrupsioni. Në Malin e Zi opozita bojkotoi parlamentin gjatë fjalimit të Junckerit në shenjë proteste kundër qeverisë. Gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale ende në këtë vend nuk një kandidat të qeverisë dhe opozitës për shkak të këtyre konflikteve. Në Bosnje-Hercegovinë rrezikon dështimi i zgjedhjeve parlamentare në tetor për shkak të grindjes për një ligj zgjedhor. Në Serbi parlamenti u dërgua për dy javë në pushim të detyruar, për të mos i ofruar platformë opozitës para zgjedhjeve të rëndësishme lokale në Beograd. Dpa citon një gazetë të njohur sllovene, e cila e përshkruan kështu gjendjen në Ballkan këtë javë të vizitës së Junckerit. „Vendet e Ballkanit bëjnë sikur ndërmarrin reforma, ndërsa BE bën sikur ua beson këtë.”

Filed Under: Featured Tagged With: Juncker, ku çalon Ballkani

Burrë-shteti i vërtetë Luigj Gurakuqi

March 1, 2018 by dgreca

Me rastin e 93 vjetorit të vrasjes/

2 Luigji Bari1 Luigji GazetaNoli Luigj Gurakuqi

Nga Fotaq Andrea/

Me shpalljen e pavarësisë dhe formimin e shtetit të ri shqiptar, Shqipërisë nuk do t’i mungonin njerëzit e mëdhenj, ata që do përkushtoheshin në veprën e shenjtë kombëtare dhe që e meritojnë katërçipërisht epitetin e lartë “burrë-shteti”. Sipas studiuesit Jean Serisé, “burrë-shteti” i vërtetë është ai që “nuk pasurohet falë pozitës së tij, përthith me shpejtësi realitetin e gjërave dhe i përshtatet rrethanave për t’u ngritur përtej ngjarjeve, në kërkim të përhershëm të së mirës së përbashkët”. Në këtë kuptim, një burrë shteti ka një të shkuar të pasur me veprimtari atdhetare, vepron aktivisht për të realizuar detyrën e lartë shtetërore të ngarkuar dhe përgatit të ardhmen e vendit, qoftë edhe duke “gërmuar varrin e vet”, sipas shprehjes së Serisé-së. Mes burrave të hershëm të shtetit shqiptar që nuk i kanë shpëtuar këtij fati tragjik dhe krimit të egër politik renditet edhe Luigj Gurakuqi, të cilit i njihen me të drejtë aftësi e cilësi të rralla: njeri i kulturës e i shkencës, politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhëtar, patriot i madh, bashkëthemelues i shtetit, liberator atdhetar, liberal-demokrat, e më në fund sipas shprehjes së Nolit “pionier i qytetërimit perëndimor në Shqipëri, shqiptar i flaktë që thithi me themele kulturën e Perëndimit, njeri që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellë farën e saj në Shqipëri”. Dhe jo vetëm kaq, por edhe më.

Në dhjetor 1921, Elise Aubry, gazetare, publiciste, veprimtare franceze mjaft aktive për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, që mbante lidhje të ngushta miqësore dhe bashkëpunimi me figura të shquara patriotike  të vendit, si Noli, Fishta, P. Evangjeli e Luigj Gurakuqi, i shkruante këtij të fundit pas pranimit të Shqipërisë në Shoqërinë e Kombeve: “Shqipëria u bë! Ja kryesorja pas tërë atyre luftërave dhe sprovave…  Do të ndjeja kënaqësi të madhe personale t’ju shihja Ministër. Sepse askush më mirë nga ju nuk është aq i kualifikuar për të drejtuar vendin tuaj në hapat e tij të parë… Natyra juaj aq e përzemërt dhe e buzëqeshur do t’i sillte menjëherë shumë miq vendit tuaj të dashur… Shqipëria u njoh. Por tani duhet mbështetur prestigji i saj europian, – duhet zhvilluar [nënvizuar nga autorja], duhet që ajo të zërë vendin e saj të vërtetë midis shteteve të tjera ballkanike”.

Dy tipare të veçanta këtu që dallon Elise Aubry te personaliteti i fuqishëm i Luigj Gurakuqit: i kualifikuar për të drejtuar vendin dhe natyra e përzemërt dhe e buzëqeshur. O Zot sa shumë nevojë kemi sot për një çikëz ngrohje zemre, kur politikarucë e palo shtetarë aktualë japin shembullin e egërsisë e të dhunës verbale e gjestikulare, shembullin e mashtrimit dhe korrupsionit, tek janë bërë ndotje vizive, mediatike e morale dhe shkelin me këmbë çdo normë, parim, ligj, tek vrasin natën dhe qajnë ditën.

Dihet që vrasja, në çdo kohë e kudo, e çdo ngjyre dhe natyre qoftë, ideologjike, politike, shoqërore, ekonomike, fetare, zakonore, etj., është thjesht krim, që asgjëson në thelb, njëherë e përgjithmonë  Njeriun-Shenjt, është akt i parikthyeshëm që meriton veç ndëshkim maksimal, pa kurrfarë përligjjeje. Dhe pikërisht, vrasja në Bari të Italisë, më 2 mars 1925, e Heroit të popullit Luigj Gurakuqi, disa herë ministër në kabinetet qeveritare shqiptare të viteve 20, do të ishte në qendër të vëmendjes edhe të shtypit perëndimor të kohës, duke e dhënë në formë lajmi e duke bërë publike emrin e vrasësit me pagesë, Baltion Stambolla. Madje, duke shkuar edhe më tej, kur shtypi italian e francez jepte që në titull edhe akuzën për pjesëmarrje në vrasje ndaj ish konsullit shqiptar në Bari Çatin Saraçit: “Vrasja e Z. Gurakuki. A është konsulli që e ka vrarë?” (Gazeta “Le Rappel”, 11 mars 1925). Por një gazetë italiane do bënte shumë më shumë se kaq: është fjala për organin “Illustrazione del popolo” të 15 marsit 1925 që do të ilustronte me ngjyra dhe në formatin e plotë të gazetës, që në faqen e parë, vetë skenën makabre të vrasjes së Luigj Gurakuqit.

Po botojmë në shtypin shqiptar për herë të parë këtë ilustrim që na ra në dorë kohët e fundit, dhe që e shfaq açik krejt skenën tronditëse, prekëse, emocionuese në shumë drejtime, që ngjall mbi të gjitha revoltë, përbuzje dhe urrejtje për vetë aktin e shëmtuar të vrasjes. Por edhe me një mësim të vyer: vrasja për motive politike ka gjithnjë haraçin e madh që jo vetëm të vë damkën e turpit të Historisë, për të përfunduar në kosh të saj, por sot, në shtetin ligjor, për të përfunduar përjetësisht prapa shtatë penxhereve gjirokastrite apo hekurave.

Ilustrimi ka për autor Alfredo Ortelli-n, piktor dhe ilustrator i shquar, nxënës i Akademisë së Arteve të Bukura të Venecies. Skena përmban tetë personazhe në mjedis urban, përpara hotel “Cavour” – Bari, në një atmosferë të zymtë e të trishtë, ku sundon habia më e madhe e vrasjes me dorë të shpenguar, nga afër, “mu para hundës” apo “a bruciapelo” siç thuhet në diçiturën e ilustrimit dhe konkretisht: “Në Bari, ish ministrit të financave të Shqipërisë, Gurakukit, iu afrua, teksa po dilte nga një restorant ku kish drekuar në shoqëri me disa bashkëpatriotë, një tregtar shqiptar Pietro Stamola, që e qëlloi nga afër me tre goditje revolveri, duke i shkaktuar vdekjen pothuaj të menjëhershme. Vrasësi u arrestua menjëherë”.

Me sa duket nga ilustrimi, vrasësi është duke dhënë goditjen e tretë fatale në gjoks, apo zemër, tek vërehet heroi Gurakuqi me një gjest të fundit që shpreh sa habi dhe dëshpërim (kur për më tepër vrasësi me pagesë Stambolla është djali i tezes së tij!) Heroi është në rënie e sipër në trotuar, me cilindriken që i është shkëputur nga koka dhe i mbajtur me vështirësi nga krahët e trupi nga dy vetë që të mos shembet në tokë. Krejt skena dhe personazhet plot psikologji shfaqin dëshpërimin dhe revoltën e fundit njerëzore në thirrjen: “Hej ti, kriminel, je në vete, çfarë po bën, po merr jetë Njeriu!” Dhe kjo thirrje dëshpërimi edhe sot e kësaj dite nuk po shqitet nga gjokset shqiptare të shamizezave dhe lotët përvëlues, si kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

Në faqet e brendshme të gazetës, një ilustrim i dytë jep një foto të Luigj Gurakuqit, fotografuar nga Studio Ficarelli. Po botojmë po ashtu edhe foton e njohur të Nolit me Gurakuqin dy muaj para vrasjes së këtij të fundit, por duke dhënë këtë radhë edhe autorin e fotografisë A. Bruni.

Më në fund, po japim për herë të parë të përkthyer nga frëngjishtja Fjalën e Luigj Gurakuqit në Seancën e pestë plenare të Shoqërisë së Kombeve, më 3 shtator 1924, ora 16 (sipas botimit “Société des Nations – Journal officiel,  Akte të Seancës së pestë plenare, 1924). Sikurse vihet re në fjalë e shkurtër të ish ministrit të Financave në qeverinë e Nolit, theksi vihet në varfërinë, mjerimin, urinë dhe fatkeqësitë natyrore që kishin pllakosur në atë kohë të vështirë në Shqipëri, ku megjithatë autori shpreh besimin se populli shqiptar aspiron dhe vepron për të qenë faktor i rëndësishëm rendi dhe progresi në Ballkan.

Fjala e Luigj Gurakuqit në Seancën V plenare

të Shoqërisë së Kombeve

 Z.Kryetar M. Motta: – Fjala i jepet Z. Gurakuqi, delegat i Shqipërisë.

  1. Gurakuqi (Shqipëri). – Zoti Kryetar, Zonja, Zotërinj,

Nuk kam aspak ndër mend të rishqyrtoj pikat e ndryshme të raportit mbi punën e kryer nga Këshilli i Shoqërisë së Kombeve gjatë periudhës së shkuar. Do ndalesha vetëm – dhe për një çast të shkurtër – në një prej pikave që kanë të bëjnë me ndihmat e dhëna për popullatat shqiptare të përvuajtura nga uria dhe sëmundjet.

Shqipëria, e shpallur e pavarur pas katër shekuj e gjysmë sundimi të huaj, që e kishte lënë vendin në gjendje të mëshirshme, u ndodh e braktisur në fatin e saj dhe duhej të luftonte krejt e vetme me vështirësitë e panumërta, sidomos të natyrës ekonomike e financiare.

Disa muaj pas çlirimit të saj, Lufta e Madhe i shtoi edhe më shumë tërë këto vështirësi dhe kur ajo mendonte se po ngrihej dhe po e merrte veten, ndodhën të tjera fatkeqësi që e penguan së tepërmi ecjen e saj drejt përparimit dhe qytetërimit.

Gjatë viteve të fundit, Shqipërisë iu desh të vuajë shumë nga uria që shkaktoi thatësira dhe përmbytjet, të cilat shkatërruan pjesën më të madhe të të lashtave. Sidomos popullatat e malit, të varfra e pa strehë, jetojnë sot në pasigurinë më të madhe.

Qeveria shqiptare ka bërë tërë përpjekjet e mundshme për t’u shkuar në ndihmë, por burimet e saj janë mjaft të kufizuara. Pa ndihmën bujare të Shoqërisë së Kombeve, fati i popullatave tona të mjera të malësive do të ishte nga më të llahtarshmit.

Përfitoj nga rasti që më jepet këtu për t’i paraqitur, në emër të Qeverisë shqiptare, Shoqërisë së Kombeve dhe shteteve të ndryshme që morën pjesë në veprën kontribuese për të ndihmuar Shqipërinë, falënderimet tona më të përzemërt dhe shprehjen e mirënjohjes sonë më të devotshme. Populli shqiptar është shumë i prekur nga kjo veprimtari humanitare dhe ndihmë vëllazërore pa interes në drejtim të tij. Ai do të bëjë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithë përpjekjet e mundshme për të merituar edhe në të ardhmen dashamirësinë e lartë të Shoqërisë së Kombeve duke vepruar si faktor rendi dhe përparimi në Ballkan. (Duartrokitje.)

Përktheu  Fotaq Andrea.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Burrë-shteti i vërtetë, Fotaq Andrea, Luigj Gurakuqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 437
  • 438
  • 439
  • 440
  • 441
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT