





Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca






by dgreca







by dgreca
BY MARIZA SMAJLAJ/A rigid Marxist-Leninist, Hoxha at first found comfort in an alliance with the Soviet Union, but after Stalin’s death, relations deteriorated and Albania began looking towards the People’s Republic of China. Chinese-Albanian relations were short-lived too, after China started establishing ties with the United States. Hoxha believed that, after Nixon’s visit, China was sliding towards imperialism—abandoning its proletarian internationalist views in favor of revisionist accommodation with the capitalist world. Hoxha turned inward and completely isolated the country, believing himself to be the last true bearer of the Marxist-Leninist standard. The country continued its economic collapse for the next decade until Hoxha’s death in 1985. His successor, Ramiz Alia, struggled to hold on to a last redoubt of communism in Europe, but the tides of freedom across the continent were too strong to resist.
On December 11, 1990, citizens gathered in Tirana to demolish the statue of the former communist dictator Hoxha. Today, only the twisted metal footprints of the statue remain. After centuries of Ottoman rule and decades of isolation under communism, Albania is still in an uphill battle to true democracy.
While Albania no longer has a one-party communist dictatorship, the communist party did not disappear altogether. In fact, two of the three main contenders in the most recent Albanian elections—both the Socialist Party and, more indirectly, the Socialist Movement for Integration—have their roots in Hoxha’s Party of Labour of Albania, originally called the Communist Party of Albania. Despite coming a long way since 1990, Albania’s Socialist Party is still the legal successor of the communists.
Given this past, it is surprising for many to hear that the Socialist Party—the legal successor to Hoxha’s communist party—is currently in power in Albania. How could this happen in a country that has fought so long and hard to join the Western world? In fact, however, Albania is not unique among former Eastern Bloc states in having political parties descended from its old communist overlords. The Hungarian Socialist Party, Germany’s Die Linke (“The Left”), and the Czech Party of Democratic Socialism are all socialist remnants of former communist ruling parties.
Why is this? Are many Europeans, even today, convinced of the rightness of planned economies and socialist policies? Or do the socialist parties benefit from personal networks of power and influence cultivated during their communist predecessors’ heydays? It is difficult to understand why countries that have suffered so much under communism are still voting for their oppressors’ successors. Don’t Albanians care?
Perhaps, a recent survey suggests, they just don’t know about the horrors of the past. Luljeta Progni, a journalist who was persecuted by the communist regime, explains that “in the last 26 years there has never been a thorough process of de-communism. Young people in the schools don’t get any information about the atrocities of the communist regime.”
For evidence, look no further than a recent survey by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) conducted by IDRA. This revealed that nearly half of the Albanians surveyed thought that communism in Albania was a “good idea but poorly implemented.” Despite the fact that a shocking 80 percent of those surveyed experienced some type of persecution under communism, a full 50 percent believed that Enver Hoxha had a positive impact, or no impact at all, on Albanian history. Interestingly enough, 44 percent cited the lack of freedom under communism as its most negative feature. The sad fact is, however, that the lack of freedom under communism was not the result of poor implementation—it was exactly what communism was designed to effect.
It appears that although Albania suffered countless atrocities under Hoxha, his legacy is being forgotten. Citizens are poorly educated—who knows if they’re even aware that the party they’re voting for emerged from a former communist party? Albania is still in the process of de-communization. This includes opening former secret police files, revealing not only the names of the victims of communism, but their persecutors too. As Albania celebrates the twenty-sixth anniversary of the fall of communism, we should hope that these will be the first steps on the way to properly educating future generations and remembering those who suffered so terribly under the Hoxha regime.(Cortezi:blog.victimsifcommunism.org)
by dgreca
Papa Françesku mbushi 80 vjet! Vjet të shkrira për Krishtin e Kishën e tij, nga periferia – në periferi e deri në zemrën të krishterimit, në Romë, ku nga rregulltar jezuit e ipeshkëv i periferive, që ishte, u bë Papa i skajeve e skutave të mbarë dheut. Të flasësh për vitet e gjata të veprimtarisë së Jorge Mario Bergoglios, do të thotë të shkruash vëllime të tëra. Që edhe po shkruhen. Po ne sot duam të kujtojmë me mirënjohje të thellë vetëm ç’e lidh Françeskun me shqiptarët, duke nisur nga vizita në trojet tona, tek shenjtërimi i Nënë Terezës, lumnimi i martirëve të Kishës Katolike shqiptare, krijimi i kardinalit II të shqiptarëve….
I takoi Françeskut ta çonte deri në fund lartimin e Nënë Terezës në nderimet elterit, nisur nga Gjon Pali II i cili, më 20 dhjetor 2002, pati njohur virtytet heroike të Motrës imcake shqiptare, për ta Lumnuar më 19 tetor 2009. Ndërsa Françesku e shenjtëroi më 4 shtator 2016, duke hapur kështu, listën e shenjtorëve shqiptarë të kohëve moderne me emrin e Asaj, që ia kishte fituar prej kohe zemrën mbarë botës.
Dy ngjarje të mëdha, në një vit, për këto troje falë dashurisë së Françeskut për shqiptarët: menjëherë pas Shën Terezës, Papa Françesku miratoi një proces lumnimi, nisur që më 10.11.2002 në katedralen e Shkodrës e përfunduar lumnisht, në të njëjtën katedrale, më 5 nëntor 2016.
E pak para kësaj date, pikërisht më 9. 10. 2016 – ishte e diel – në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Françesku gjatë njoftimit lidhur me mbledhjen e koncistorit për krijimin e 13 kardinajve të rinj, të shtunën, më 19 nëntor, natën e mbylljes së Portës Shenjte të Mëshirës në Bazilikën e Shën Pjetrit, i çuditi përsëri shqiptarët. Lexoi emrat e trembëdhjetë kardinajve të rinj, të cilëve u shtoheshin edhe katër të tjerë, një kryeipeshkëv, dy ipeshkvij nderi dhe një meshtar… ishte shqiptar, dom Ernest Simoni, prift i kryedioqezës Shkodër–Pult.
Po kush ishte ky meshtar i shpëtuar nga masakra e madhe, pas burgimeve e persekutimeve të rënda? I vetmi i mbetur gjallë pas fortunës së martirizmit? Ishte një prift, që shërbeu gjithnjë ndër katunde, prej këndej, jo shumë i njohur edhe në gjirin e bashkësisë katolike shqiptare. U desh të vinte 21 shtatori i vitit 2014, që të bëhej i njohur jo vetëm nga të vetët, por nga gjithë bota, që i kishte sytë te Shqipëria, prej nga i fliste Papa Françesku. Pashë me sy martirizimin e martirët – pati thënë Papa – që me këtë vizitë i bënte një dhuratë të re shqiptarëve, duke i folur përsëri , pas Gjon Palit II, botës mbarë për martirizmin e madh të këtij populli të vogël. E duke lënë pas porosi, që kanë vlerë për sot e për ardhmërinë. Sepse ishte në Shqipëri pikërisht për të përforcuar në fe Kishën e për të inkurajuar vendin e vuajtur nga ideologjitë e së kaluarës.
Duke u takuar me Presidentin e Republikës dhe me Trupin Diplomatik, Françesku pati kujtuar:
“Respektimi i të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij, lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët”.
E pas porosisë, një përgëzim:
“Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje: e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme”.
Një Shqipërie, që ecën me hapa të pasigurta drejt një ardhmërie ende të paqartë, Papa i kujtoi se:
“Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e Shtetit, me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit, që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen”.
Ndërsa në takimin me bashkësinë katolike të martirizuar, Kryebariu nuk mund të mos e quante tokën shqiptare, tokë martirësh. Gjatë Meshës, kulm i vizitës së tij njëditore në Shqipëri, Françesku theksoi:
“Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të patrandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet, dhe, i prekur thellë në shpirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm. Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur më këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit (cfr Leximi I)”.
E në përfundim të këtyre radhëve, shkruar për t’i uruar Papës argjentinas 80-vjetorin e ditëlindjes, urimi që ai i la Shqipërisë, në prag të rikthimit në Romë…
“Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”.
.. dhe thirrja:
“Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes. Amen!”.
E tani, që është radha jonë, ne urojmë, Atë i Shenjtë, që dëshmia Juaj e ndritshme të na i mbështesë hapat në udhën e dashurisë për Krishtin, për Ju, që jeni mëkëmbësi i Tij, për lirinë, drejtësinë e paqen, që ju dëshironi t’i gëzojnë të gjithë popujt e botës, edhe populli i vogël shqiptar, që e vizituat të parin në Evropë, sepse i vogël në numër, por i madh në qëndresë për Krishtin e Selinë e Shën Pjetrit! Gëzuar!(kortezi:Radio Vatikani)
by dgreca
Protestuesit maqedonas përpara KSHZ me brohoritje anti-shqiptare/

Ne Foto: Tensione në Shkup pas përsëritjes së votimeve/
Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.“Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së.Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se pas gjuhës së shprehur të urrejtjes nga simpatizantët e partisë maqedonase VMRO DPMNE, kjo parti duhet të kërkojë falje publike, ndërkohë që organet e gjyqësisë duhet të nxjerrin përpara drejtësisë ata që nxisin gjuhë të urrejtjes.“Çdo parti politike shqiptare para se të fillojë bisedimet për çfarëdo lloj koalicioni të përbërjes qeveritare duhet të kërkojë nga VMRO DPMNE të kërkojë falje sepse gjatë tërë kohës ka bërë fushatë bazuar në albanofobi, gënjeshtra për shqiptarët dhe të gjitha këto janë bërë zyrtarisht”.“Ky është minimumi që duhet të bëjë VMRO DPMNE, është të detyrohet të kërkoj falje. Gjuha e shprehur e urrejtjes në Maqedoni paraqet vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ramadan Ramadani, aktivist për të drejtat e njeriut, drejtues i organizatës joqeveritare NISMA.
Masës së tubuar gjatë natës së kaluar para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i janë drejtuar edhe zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së të cilët janë kërcënuar me zemërimin e popullit nëse anëtarët e KSHZ-së siç janë shprehur “nuk e respektojnë fitoren e VMRO DPMNE-së”.“Nuk do të lejojmë që në tavolinë të gjelbër dikush t`ia vjedh fitoren VMRO DPMNE-së”, ka theksuar Ilia Dimoski zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së.
Temellko Ristevski, profesor universitar, konsideron se është parë qartë se protestat para KSHZ-së në formë të drejtpërdrejtë janë të drejtuara nga partia e Nikola Gruevskit, por ky veprim jo vetëm që krijon presion ndaj KSHZ-së, por do të dëmtojë në masë të madhe vetë partinë, tha ai.“Vlerësoj kështu sepse nëse i pamundësohet KSHZ-së që të marrë vendime në formë të pavarur dhe nëse konsiderohet se anëtarët e KSHZ-së kanë qenë të detyruar të marrin vendim që t’i hedhin poshtë të gjitha ankesat e parashtruara, atëherë Gjykata Administrative në bazë të kësaj të shfuqizojë të gjitha vendimet e KSHZ-së”, vlerëson Ristevski.Ndërkaq, dy partitë Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti këto që paraqitën ankesa në KSHZ, kanë bërë të ditur se ankesat në afatin e paraparë ligjor do t`i parashtrojnë edhe në Gjykatën Administrative.Siç thonë ata, ka patur “parregullsi gjatë ditës së votimit veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave dhe këtyre dy partive u janë hequr pa të drejtë së paku nga dy deputetë”. (REL)