• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gillman me shqiptarët e Amerikës, bashkë për Kosovën

December 19, 2016 by dgreca

–Kur shqiptarët e Amerikës, me mikun e tyre, Ben Gillman, bëheshin bashkë për Kosovën/
gilman_center4gilman_center61-gilman_benjamin1
-Benjamin Gilman, ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, nga ish Presidenti i Kosovës, i ndjeri I. Rugova, në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit 2004, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës, me Dekret të veçantë është dekoruar me “Medaljen e Artë të Lirisë” mes 14 personaliteteve të Amerikës, për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin në bashkësinë e kombeve të lira të botës/
nga Beqir SINA, New York, SHBA/
gilman_center7.jpggilman_center1gilman_centergilman_center3gilman_center8
Middletown New York: Në pjesën veriore të Nju Jorkut, lokalitetin e quajtur Orange County, 9 vjet më parë do të ndërtohej një librari e re, dedikuar ish kongresmenit republikan nga kjo anë Benjamin Gilman.
Ceremonia e inagurimit u zhvillua në qytetin Middletown – NY, në praninë e më se 500 vetatve, ngjitur me ndërtesën e kolegjit “Orange County Community College”, në pjesën perëndimore, me pjesmarrjen edhe të dhjetra shqiptarve, me mikun e tij të dëshmuar Xhozef J. DioGuardi dhe Shirli Cloyes DioGuardi.
Aty, nëntë vjet më parë ka hedhur të ashtuquajturën “Lopatën e Parë” ose “Gurë Themelin”, (2 gusht 2007), me fillimin e punimeve për ndërtimin e qëndrës, e cila, tani quhet: “Qendra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman“.
Libraria e re, e cila ka disa pavione atribute të jetës së këtij politikani, prej kur ai ishte pilot në Luftën e Dytë Botërore dhe deri sa shërbeu për 34 vjet në 17 ligjistatura në Kongresin Amerikan, përfshirë edhe Rezolutat e Kongresit për Kosovën, takimet e tij me grupet lobiste shqiptare, fjalimet e tij në demostratat e shqiptarve në Nju Jork dhe Uashington D.C.
Ndërtesa e librarisë, që përfundojë aty nga mesi i vitit 2008, llogaritet të ketë kushtuar me shumë se një milion dollarë.Ceremonia e hedhjes së “lopatës së parë” ne territorin e “Orange County Community College” Nju Jork, ishte e organizuar nga miku i vjetër shqiptarëve,- Ben Gilman, i cili pos një numëri të konsiderueshem të personalisteteve amerikane, kongresmen, senator,antarë qeverie, udhëheqës lokal, biznesmen, artistë, gazetarë, ftoi me këtë rastë edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, përkatësisht : Presidentin vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi, ish – kongresmeni republikan i Nju Jorkut, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, shkrimtarja amerikane Shirely Cloyes DioGuardi, dhe anëtari i bordit Aslan Çekaj, dhe miq të tjerë. Prezenca e tyre ishte dëshmi i qartë, se nëpërmjet pjesmarrjes së tyre, edhe këta përfaqësues shqiptarësh në këtë ceremoni, sollën një mesazh tepër të rëndësishëm: “Mirënjohjen dhe respektin e pakufishëm për mikun tonë të madh Benjamin Gillman”. Ata erdhën këtu që t’a shfrytëzojn mirë këtë miqësi dhe respekt të të gjithë shqiptarve, duke punuar vazhdimisht, që Kosova të bëhet e pavarur e sovrane.
Kosova të behet garantuese për paqen dhe sigurin në Ballkan, rajon e më gjerë.Vetë DioGuardi, në podiumin e ceremonisë kishte vlersuar lartë lidhjet e tija me ish-kongresmenin Ben Gillman, dhe kishte treguar se si ata të dy u lidhën me njeri-tjetrin dhe çështjen shqiptare.
DioGuardi, thoshte se kishte mësuar shumë nga përvoja dhe eksperienca e Gilmanit, në Capitol Hill, ku edhe ai vetë shërbeu në dy ligjistatura. Gillman, u ndie krenar dhe i emocionuar për pjesmarrjen e shqiptarëve, siç u shpreh ai edhe para medias amerikane dhe rreth 500 pjesmarrësve, miqve të tij.
Gilman, i cila ka qenë mik i shtypit shqiptarë në Capitol Hill, i tha atë ditë  gazetës së përditëshme kombëtare Bota Sot, korespondetit të saj në Amerikë, Beqir SINA, se: “Do të ishte një privilegj i veçantë që ai së shpejti të vizitonte Kosovën, dhe këtë do ta bënte në ditën më fatlume të Pavarësisë së plotë të Kosovës, dhe njohjen e saj nga bashkësia ndërkombëtare”.
 Duhet theksuar, se ish kongresmeni Gilman veç qendres, kishte ngritur edhe një program me një “projekt unikal” për gjithë SHBA, i cili quhet;”The Gilman International Scholarship Program”.
Eshtë, ky një program që do të bashkonte – studentët, që do të vinin në SHBA,  nga Europa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut në një vend të vetëm me ndihmën e Fondacionit Gillman .
I cili ishte për sigurimin e financave se bashku me Departamentin Amerikan i Shtetit, Departamenti i Arsimit dhe Kulturës, ku mund të llogariten edhe në ndihmat nga qyteti, qeveria amerikane.
Mirëpo, pjesën më të madhe e kan mbuluar donatorët privatë dhe vetë studentët. Edhe kontratat me studentët pjesëmarrës, të cilat, janë nga të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vijojnë studimet në The Gilman International Scholarship Program, me perjashtim të Kubës dhe atyre vendeve që qytetarët e tyre, nuk u lejohet të udhëtojnë me viza në SHBA-ës, nuk janë përfunduar akoma definitivisht.
“Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman”
Në hapësirën përpara kompleksit të ri, Libraria Gliman per ata qe e kan vizituar dhe ata qe deshirojne ta vizitojne, ka pavionet vetjakë me sallat e tyre të arkivave.
Kjo qendër – Librari, plotëson një hapësire të përbashkët kontaktesh. Kjo librari e cila mban emrin”Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman””, sipas iniciuesve, vlerësohet të jetë një realizim i përkryer dhe rrezatonë shumë nga jeta e këtij personaliteti të njohur publik.
“Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman” është pjesë e kolegjit të Studimeve Globale, dhe i atribohet krejtësisht vullnetit dhe interesimit të ish kongresmenit të kësaj zone elektorale Dsitrikit 19, Ben Gilman.
Ky Distrikt, është pikërishtë ai ku për 17 ligjistatura pra 34 vjetë, shërbeu kongresmeni i njohur, dhe mik i madh i shqiptarëve. Benjamin Gilman, duke u bërë kështu edhe figurë mjaft e njohur politike në këtë zonë, Capitol Hill, e arenën ndërkombëtare.
Kongresiti Gilman, ka qenë për disa dekada njeri shumë i afërt dhe me lidhje të ngushta me ish kongresmenin republikan të Nju Jorkut Joseph J.DioGuardi presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, për sa kohë, ai u angazhua në çështjet shqiptare edhe një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan , ku ai për shumë vjet edhe kryesojë dhe një pikë kyçe të këtij institucioni, atë të Komitetit të Marrëdhënjve Ndërkombëtare, në Kongresin Amerikan.
Benjamin Gilman, ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, nga ish Presidenti i Kosovës, i ndjeri I. Rugova, në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit 2004, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës, me Dekret të veçantë është dekoruar me “Medaljen e Artë të Lirisë” mes 14 personaliteteve të Amerikës, për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin në bashkësinë e kombeve të lira të botës.
Ai së bashku me kolegët e tij edhe ata miq të dëshmuar të shqiptarëve në kongresin amerikan, Dana Rohabacher, Henry Hyde, e Toma Lantosh, Eliot Engel, Bob Dole, Peter King, Sue Kelly, etj…. sponsorizuan disa rezoluta, peticone dhe Seanca Degjimore në Kongresin Amerikan.
Gilman, dhe kolegët e tij miq të shquar të çështjes shqiptare, udhëhoqën ose morën pjesë në protestat e demostratat e shqiptarve në Nju Jork, Detriot, Çikago, Dejton, e Ushington. Gilman dhe kolegët e tij u bënë si me thënë flamurtarët e çështjes shqiptare dhe mbrojtësit dhe përkrahsit e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, lirisë e të drejtatave të shqiptarve në Ballkan, dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: bashkë për Kosovën, Beqir Sina, Gillman, me shqiptarët e Amerikës

26 YEARS AND COUNTING: ALBANIA’S CONTINUED UPHILL BATTLE

December 18, 2016 by dgreca

1-albanian-battl-ejpgBY MARIZA SMAJLAJ/

Earlier this week, Albania celebrated the twenty-sixth anniversary of the fall of communism. Painful memories still remain for those who suffered under the dictatorship of 1946-1990: nearly one in every fifteen Albanians has a family member who was imprisoned or displacedby Enver Hoxha’s communist regime. Hoxha ruled the country through secret police terror from 1944 until his death in 1985 and carried out the harshest anti-religious policies in the communist bloc, even proclaiming Albania the first atheist state in the world.

A rigid Marxist-Leninist, Hoxha at first found comfort in an alliance with the Soviet Union, but after Stalin’s death, relations deteriorated and Albania began looking towards the People’s Republic of China. Chinese-Albanian relations were short-lived too, after China started establishing ties with the United States. Hoxha believed that, after Nixon’s visit, China was sliding towards imperialism—abandoning its proletarian internationalist views in favor of revisionist accommodation with the capitalist world. Hoxha turned inward and completely isolated the country, believing himself to be the last true bearer of the Marxist-Leninist standard. The country continued its economic collapse for the next decade until Hoxha’s death in 1985. His successor, Ramiz Alia, struggled to hold on to a last redoubt of communism in Europe, but the tides of freedom across the continent were too strong to resist.

On December 11, 1990, citizens gathered in Tirana to demolish the statue of the former communist dictator Hoxha. Today, only the twisted metal footprints of the statue remain. After centuries of Ottoman rule and decades of isolation under communism, Albania is still in an uphill battle to true democracy.

While Albania no longer has a one-party communist dictatorship, the communist party did not disappear altogether. In fact, two of the three main contenders in the most recent Albanian elections—both the Socialist Party and, more indirectly, the Socialist Movement for Integration—have their roots in Hoxha’s Party of Labour of Albania, originally called the Communist Party of Albania. Despite coming a long way since 1990, Albania’s Socialist Party is still the legal successor of the communists.

Given this past, it is surprising for many to hear that the Socialist Party—the legal successor to Hoxha’s communist party—is currently in power in Albania. How could this happen in a country that has fought so long and hard to join the Western world? In fact, however, Albania is not unique among former Eastern Bloc states in having political parties descended from its old communist overlords. The Hungarian Socialist Party, Germany’s Die Linke (“The Left”), and the Czech Party of Democratic Socialism are all socialist remnants of former communist ruling parties.

Why is this? Are many Europeans, even today, convinced of the rightness of planned economies and socialist policies? Or do the socialist parties benefit from personal networks of power and influence cultivated during their communist predecessors’ heydays? It is difficult to understand why countries that have suffered so much under communism are still voting for their oppressors’ successors. Don’t Albanians care?

Perhaps, a recent survey suggests, they just don’t know about the horrors of the past. Luljeta Progni, a journalist who was persecuted by the communist regime, explains that “in the last 26 years there has never been a thorough process of de-communism. Young people in the schools don’t get any information about the atrocities of the communist regime.”

For evidence, look no further than a recent survey by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) conducted by IDRA. This revealed that nearly half of the Albanians surveyed thought that communism in Albania was a “good idea but poorly implemented.” Despite the fact that a shocking 80 percent of those surveyed experienced some type of persecution under communism, a full 50 percent believed that Enver Hoxha had a positive impact, or no impact at all, on Albanian history. Interestingly enough, 44 percent cited the lack of freedom under communism as its most negative feature. The sad fact is, however, that the lack of freedom under communism was not the result of poor implementation—it was exactly what communism was designed to effect.

It appears that although Albania suffered countless atrocities under Hoxha, his legacy is being forgotten. Citizens are poorly educated—who knows if they’re even aware that the party they’re voting for emerged from a former communist party? Albania is still in the process of de-communization. This includes opening former secret police files, revealing not only the names of the victims of communism, but their persecutors too. As Albania celebrates the twenty-sixth anniversary of the fall of communism, we should hope that these will be the first steps on the way to properly educating future generations and remembering those who suffered so terribly under the Hoxha regime.(Cortezi:blog.victimsifcommunism.org)

Filed Under: Featured Tagged With: 26 YEARS AND COUNTING:, ALBANIA’S CONTINUED, Mariza Smajlaj, UPHILL BATTLE

Papa mbushi 80 vjeç

December 17, 2016 by dgreca

1-papaPapa Françesku mbushi 80 vjet! Vjet të shkrira për Krishtin e Kishën e tij, nga periferia – në periferi e deri në zemrën të krishterimit, në Romë, ku nga rregulltar jezuit e ipeshkëv i periferive, që ishte, u bë Papa i skajeve e skutave të mbarë dheut. Të flasësh për vitet e gjata të veprimtarisë së Jorge Mario Bergoglios, do të thotë të shkruash vëllime të tëra. Që edhe po shkruhen. Po ne sot duam të kujtojmë me mirënjohje të thellë vetëm ç’e lidh Françeskun me shqiptarët, duke nisur nga vizita në trojet tona, tek shenjtërimi i Nënë Terezës, lumnimi i martirëve të Kishës Katolike shqiptare, krijimi i kardinalit II të shqiptarëve….

I takoi Françeskut ta çonte deri në fund lartimin e Nënë Terezës në nderimet elterit, nisur nga Gjon Pali II i cili, më 20 dhjetor 2002, pati njohur virtytet heroike të Motrës imcake shqiptare, për ta Lumnuar më 19 tetor 2009. Ndërsa Françesku e shenjtëroi më 4 shtator 2016, duke hapur kështu, listën e shenjtorëve shqiptarë të kohëve moderne me emrin e Asaj, që ia kishte fituar prej kohe zemrën mbarë botës.

Dy ngjarje të mëdha, në një vit, për këto troje falë dashurisë së Françeskut për shqiptarët: menjëherë pas Shën Terezës, Papa Françesku miratoi një proces lumnimi, nisur që më 10.11.2002 në katedralen e Shkodrës e përfunduar lumnisht, në të njëjtën katedrale, më 5 nëntor 2016.

E pak para kësaj date, pikërisht më  9. 10. 2016 – ishte e diel – në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Françesku gjatë njoftimit lidhur me mbledhjen e koncistorit për krijimin e 13 kardinajve të rinj, të shtunën, më 19 nëntor, natën e mbylljes së Portës Shenjte të Mëshirës në Bazilikën e Shën Pjetrit, i çuditi përsëri shqiptarët. Lexoi emrat e trembëdhjetë kardinajve të rinj, të cilëve u shtoheshin edhe katër të tjerë, një kryeipeshkëv, dy ipeshkvij nderi dhe një meshtar… ishte shqiptar, dom Ernest Simoni, prift i kryedioqezës Shkodër–Pult.

Po kush ishte ky meshtar i shpëtuar nga masakra e madhe, pas burgimeve e persekutimeve të rënda? I vetmi i mbetur gjallë pas fortunës së martirizmit? Ishte një prift, që shërbeu gjithnjë ndër katunde, prej këndej, jo shumë i njohur edhe në gjirin e bashkësisë katolike shqiptare. U desh të vinte 21 shtatori i vitit 2014, që të bëhej i njohur jo vetëm nga të vetët, por nga gjithë bota, që i kishte sytë te Shqipëria, prej nga i fliste Papa Françesku. Pashë me sy martirizimin e martirët – pati thënë Papa – që me këtë vizitë i bënte një dhuratë të re shqiptarëve, duke  i folur përsëri , pas Gjon Palit II, botës mbarë për martirizmin e madh të këtij populli të vogël. E duke lënë pas porosi, që kanë vlerë për sot e për ardhmërinë. Sepse ishte  në Shqipëri pikërisht për të përforcuar në fe Kishën e për të inkurajuar vendin e vuajtur nga ideologjitë e së kaluarës.

Duke u takuar me Presidentin e Republikës dhe me Trupin Diplomatik, Françesku pati kujtuar:

“Respektimi i të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij, lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët”.

E pas porosisë, një përgëzim:

“Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje: e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme”.

Një Shqipërie, që ecën me hapa të pasigurta drejt një ardhmërie ende të paqartë, Papa i kujtoi se:

“Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e Shtetit, me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit, që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen”.

Ndërsa në takimin me bashkësinë katolike të martirizuar, Kryebariu nuk mund të mos e quante tokën shqiptare, tokë martirësh. Gjatë Meshës,  kulm i vizitës së tij njëditore në Shqipëri, Françesku theksoi:

“Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të patrandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet, dhe, i prekur thellë në shpirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm. Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur më këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit (cfr Leximi I)”.

E në përfundim të këtyre radhëve, shkruar për t’i uruar Papës argjentinas 80-vjetorin e ditëlindjes, urimi që ai i la Shqipërisë, në prag të rikthimit në Romë…

“Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”.

.. dhe thirrja:

“Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes. Amen!”.

E tani, që është radha jonë, ne  urojmë, Atë i Shenjtë, që dëshmia Juaj e ndritshme të na i mbështesë hapat në udhën e dashurisë për Krishtin, për Ju, që jeni mëkëmbësi i Tij, për lirinë, drejtësinë e paqen, që ju  dëshironi t’i gëzojnë të gjithë popujt e botës, edhe populli i vogël shqiptar, që e vizituat të parin në Evropë, sepse i vogël në numër, por i madh në qëndresë për Krishtin e Selinë e Shën Pjetrit! Gëzuar!(kortezi:Radio Vatikani)

Filed Under: Featured Tagged With: 60 vjec, Gazeta Dielli, Papa

SHPERTHEN ANTISHQIPTARIZMI MAQEDONAS

December 16, 2016 by dgreca

Protestuesit maqedonas përpara KSHZ me brohoritje anti-shqiptare/

1-demonstrata-antishqiptare

Ne Foto: Tensione në Shkup pas përsëritjes së votimeve/

Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.“Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së.Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se pas gjuhës së shprehur të urrejtjes nga simpatizantët e partisë maqedonase VMRO DPMNE, kjo parti duhet të kërkojë falje publike, ndërkohë që organet e gjyqësisë duhet të nxjerrin përpara drejtësisë ata që nxisin gjuhë të urrejtjes.“Çdo parti politike shqiptare para se të fillojë bisedimet për çfarëdo lloj koalicioni të përbërjes qeveritare duhet të kërkojë nga VMRO DPMNE të kërkojë falje sepse gjatë tërë kohës ka bërë fushatë bazuar në albanofobi, gënjeshtra për shqiptarët dhe të gjitha këto janë bërë zyrtarisht”.“Ky është minimumi që duhet të bëjë VMRO DPMNE, është të detyrohet të kërkoj falje. Gjuha e shprehur e urrejtjes në Maqedoni paraqet vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ramadan Ramadani, aktivist për të drejtat e njeriut, drejtues i organizatës joqeveritare NISMA.

Masës së tubuar gjatë natës së kaluar para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i janë drejtuar edhe zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së të cilët janë kërcënuar me zemërimin e popullit nëse anëtarët e KSHZ-së siç janë shprehur “nuk e respektojnë fitoren e VMRO DPMNE-së”.“Nuk do të lejojmë që në tavolinë të gjelbër dikush t`ia vjedh fitoren VMRO DPMNE-së”, ka theksuar Ilia Dimoski zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së.

Temellko Ristevski, profesor universitar, konsideron se është parë qartë se protestat para KSHZ-së në formë të drejtpërdrejtë janë të drejtuara nga partia e Nikola Gruevskit, por ky veprim jo vetëm që krijon presion ndaj KSHZ-së, por do të dëmtojë në masë të madhe vetë partinë, tha ai.“Vlerësoj kështu sepse nëse i pamundësohet KSHZ-së që të marrë vendime në formë të pavarur dhe nëse konsiderohet se anëtarët e KSHZ-së kanë qenë të detyruar të marrin vendim që t’i hedhin poshtë të gjitha ankesat e parashtruara, atëherë Gjykata Administrative në bazë të kësaj të shfuqizojë të gjitha vendimet e KSHZ-së”, vlerëson Ristevski.Ndërkaq, dy partitë Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti këto që paraqitën ankesa në KSHZ, kanë bërë të ditur se ankesat në afatin e paraparë ligjor do t`i parashtrojnë edhe në Gjykatën Administrative.Siç thonë ata, ka patur “parregullsi gjatë ditës së votimit veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave dhe këtyre dy partive u janë hequr pa të drejtë së paku nga dy deputetë”. (REL)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: anti-shqiptare, maqedonas përpara KSHZ me brohoritje, Protestuesit

ME 15 DHJETOR NDERROI JETE FAIK KONICA

December 15, 2016 by dgreca

1-faik-konica-6

Ne Foto: Faik Konica ne tetor 1909, i veshur me kostumin toske, me fustenelle, zbriti ne Boston…./

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar.

Marre nga: Ilir Ikonomi “Faik Konica, Jeta ne Uashington”

Filed Under: Featured Tagged With: Faik Konica, Ilir Ikonomi, ME 15 DHJETOR, nderroi jete, Si Sot

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 553
  • 554
  • 555
  • 556
  • 557
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare…
  • “Ora e maleve”
  • Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa
  • Njeriu-Mozaik
  • Samiti i Diasporës, njё skenë pa aktorë
  • Kosova përballë një prove historike shtetërore
  • YLLI MEÇAJ I VLORËS – ARTIST KOMBËTAR SHUMËPLANËSH
  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT