• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK

December 13, 2016 by dgreca

1-gjonaj-klain-fam1-mark-klain-benedeto1-diell-zef1-diell-salle-e-amrk1-diell-interv

Anëtari i Asamblesë për Shtetin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj shpalli para Medias dhe Komuniteve të Zonës Nr. 13, kandidaturën për Këshillin Bashkiak, mandat që deri tani e mbanë z.James Vacca./

1-diell-kjo-nene1-edhe-kjo-prind1-diell-plakat-per-mark1-diell-salle1-diell-vesh

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK/

Nga Dalip Greca/

Anëtari i Asaamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, bashkatdhetari Mark Gjonaj, njoftoi të Hënën me 12 Dhjetor 2016, para medias dhe para një auditori entuziast paraelktoral kandidaturën e tij për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.
Ditën e hënë, 12 dhjetor, në orën 12 të drekës, Asambelmeni Mark Gjonaj, në prani të medias dhe të komuniteteve, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. Konferenca e publikimit të kandidimit u organizua në Klubin e Demokratëve, Club Chippewa, që ndodhet në Sheshin Westchester, në Bronx. Kandidatura e z. Mark Gjonaj paraqitet në zonën elektorale nr. 13 për të zëvendësuar anëtarin e Këshillit Bashkiak aktual, mikun e shqiptarëve, sponsorizues i emëritmit të rrugicës “Nënë Tereza” në Lydig Avenue, në Bronx, James Vacca.
Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj ka pasur mbështetjen e thujase të gjithë komuniteteve, që mbështesin demokratët. I shoqëruar dhe i mbështetur nga senatori i shtetit Jeff Klein, Ansambëlmeni Michael Benedetto, udhëheqësit e komunitetit, familja, komuniteti i grave, mesueseve, dhe shumë kategorive të tjera, me një prani të konsiderueshem të komunitetit shqiptar, Gjonaj tha se duke vënë kandidaturën për në Këshillin Bashkiak, ai dëshiron që të jetë më afër qytetarëve dhe më në shërbim të tyre. Kjo është dhe arsyeja ka spjeguar ai, pse po kandidon për këtë pozicion, që është më i ulët, pavarësisht se ka gati dyfishin e pagesës vjetore, krahasuar me atë të asambëlmenit.Gjithësesi z. Gjonaj tha se nuk janë paratë, ato që e motivojnë për të kandiduar për në Këshillin bashkiak, por devocioni i tij për t’u shërbyer më mirë dhe në menyrë më të drejtëpërdrejtë zgjedhësve.
“Unë kam qenë shumë me fat për t’ju shërbyer juve në Ansamblenë e Shtetit dhe jam duke kërkuar për një mundësi tjetër për t’ju shërbyer më mire dhe për të qenë më afër jush, për të vazhduar që t’ju shërbej me të gjitha forcat e mia, tha z. Gjonaj.
Ai premtoi në fjalimin e tij prezantues se do të luftojë për t’u ofruar më shumë shërbime cilësore qytetarve, për t’i adresuar më mirë dhe më drejt fondet, për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve, për të adresuar më mirë cilësinë e jetës së banorëve në një shpërndarje më të drejtë të fondeve, në Staten Island, Pelham Bay, Throggs Naks, dhe Morris Park . Ai shtoi se në këshillin Bashkiak do të jetë në një pozitë më të mirë për të ndikuar që të krijohen më shumë vende pune, për të rritur nivelin e jetesës, për të rritur shërbimin policor, dhe për të luftuar më shumë për të pastrehët.
Gjatë katër viteve të fundit, ansambelmeni Gjonaj ka qenë një avokat mjaft i mirë për komunitetin dhe ka luftuar fort për strehim të përballueshëm dhe të moshuarit.(Për më shumë do të lexoni në Gazeten Dielli www.gazetadielli.com. Per fotografite, kush i perdor te citoje autorsine)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK, Mark Gjonaj, ne New York

$18,000.00 për t’i ardhur në ndihmë shqiptares në Tampa

December 12, 2016 by dgreca

*NGA ZAMIRA RUBJEKA/

*Familja Nurka banon prej kohesh në Florida, por vitet e fundit të dyja veshkat e zj. Xhina Nurka po dorëzohen edhe pas shumë seancave të dializës. Xhina, një grua shqiptare, punëtore, një nënë e shkëlqyer, një grua prej 25 vjetësh e bashkëshortit Lulëzim, artistit dhe piktorit nga Korça, një mike dhe një vatrane patriote, mundohet të mbajë gjithmonë një buzëqeshje edhe pse trupi i saj lufton në heshtje. … NDIHMO DHE TI SHQIPTAR, KUDO QE NDODHESH..FUSHATA VAZHDON/

1-ok-tampa-cek3-tamoa-cek-2KOMUNITETI SHQIPTAR IU BASHKUA THIRREJES SE VATRES NE TAMPA….VETËM TË BASHKUAR DHE PRANË NJËRI-TJETRIT MPOSHTET ÇDO DHIMBJE/

1-ok-cehk-zamira

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë u festua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga komuniteti shqiptar i Tampa Bay. Misioni i kësaj feste mori ngjyra humane, përveç asaj patriotike. Kur mësuam që familja Nurka nga Korça po luftonte me jetën, i gjithë komuniteti shqiptar i Tampa Bay u prek dhe iu bashkëngjit nismës së Vatra Tampa për të dhuruar të ardhurat e fituara nga Kremtimi i Festës së Pavarësisë. 1-zamiraFamilja Nurka banon prej kohesh në Florida, por vitet e fundit të dyja veshkat e zj. Xhina Nurka po dorëzohen edhe pas shumë seancave të dializës. Xhina, një grua shqiptare, punëtore, një nënë e shkëlqyer, një grua prej 25 vjetësh e bashkëshortit Lulëzim, artistit dhe piktorit nga Korça, një mike dhe një vatrane patriote, mundohet të mbajë gjithmonë një buzëqeshje edhe pse trupi i saj lufton në heshtje. 5-efste

Më në fund kjo vuajtje nuk mund të mbahej brenda mureve të shtëpisë. Tashmë miqtë dhe shokët e kësaj familje mësuan për dhimbjet e saj dhe vendosën të mos heshtin, por përkundrazi, të ndajnë hallin me miqtë e shokët. 6-festa

Xhina tani ka nevojë për një transplant veshke, por nuk ështëe lehtë të gjesh një veshkë, që t’i përshtatet. Në pamundësi për të gjetur veshkën nga donatorë dhe për të pritur në radhë,sepse do të ishte shumë vonë, burri i saj, Lulëzimi, është ivetmi donator. Kjo familje do të ketë dy operacione. Ky ështënjë vendim sa i vështirë aq edhe human i burrit për gruan e tij dhe nënën e djalit të tij të vetëm adoleshent Xhefrit. 7-anan-kohen

Në emigracion, kur pjesëtarët e familjes janë mijëra kilometra larg, miku, shoku bëhet familje. Duke u nisur nga kjo situatë, Vatra Tampa filloi fushatën e mbledhjes së fondeve për të ndihmuar dhe lehtësuar sadopak hallin e kësaj familje. 

Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kontribuuan nëmënyra të ndryshme, duke shpërndarë linkun e Gofund.com.,duke dhuruar financiarisht, duke u lutur për shërimin e Xhinës gjatë gjithë muajit nëntor, përpara dhe pas festës.

4-koncert

Deri tani në llogarinë e Gofundme.com janë mbledhur rreth $18000, ku mbi 90% të dhuruesve janë shqiptarë. Mbi 1500 shares janë bërë në Facebook, që kontribuoi në shpërndarjen e kësaj nisme. 

Sot Vatra Tampa organizoi ceremoninë e dhurimit të fondeve për familjen Nurka në shumën e mbledhur prej $6000 te Jessi’s restaurant me pronare familjen e nderuar shqiptare Sulisufay. 

Kjo u bë e mundur nga pjesëmarrja masive e komunitetit dhe kontributit vullnetar të anëtarëve të Vatrës dhe bordit të saj, qëdedikuan kohë dhe energji në kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. 

Sot u ndie dashuria për njëri-tjetrin si një familje e madhe nëdhé të huaj. Shqiptaret si gjithmonë e tregojnë bujarinë, shpirtin human dhe përkrahjen morale. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm miq amerikanë dhe disa familje nga Bosnjë-Hercegovina, që dhuruan dhe morën pjesë në këtë ngjarje. 

Zj. Xhina dhe z. Lulëzim falënderuan nga zemra të gjithëshqiptarët e pranishëm, por edhe ata që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të familjes së tyre kudo që ndodhën, përsolidaritetin dhe dashurinë e treguar. Z. Nurka tha: “Iu shpërblefsha vetëm për gëzime“. Z. Tasim Ruko, presidenti i Vatra Tampa falënderoi miqtë për pjesëmarrjen dhe donacionet. Ai theksoi se populli shqiptar edhe këtë radhë e tregoi zemërgjerësinë dhe shpirtin human. Këto fonde u bënë të mundura vetëm nga ky komunitet, i ciliu bashkua për t’i treguar që kurrë nuk do të jenë vetëm. 

Kompania “ShqipTv” dhuroi dy paketa televizive falas për këtë event. Vatra Tampa falënderon në emër të familjes Nurka të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay. Nevojat e komunitetit kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë prioriteti dhe misioni i Vatra Tampa.

Falënderojmë Jessi’s Restaurant për ushqimin special dhe Dj Jimmy (Genti Mucollari), që me muzikën e përzgjedhur krijoi një ambient të gëzuar dhe festiv dhe kengetaret nga Gjilani Besim Limani dhe Sadete Shkodra per kenget emocionuese dedikuar Xhines dhe Lulezimit. 

Vetëm të bashkuar dhe pranënjëri-tjetrit mposhtet çdo dhimbje. Zoti e bekoftë familjen Nurka. I urojmë shërim sa më të shpejtë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët në mërgim.

Filed Under: Featured Tagged With: Komuniteti, për t'i ardhur në ndihmë, shqiptares në Tampa, Tasim Ruko, Vatra, Zamira Rubjeka

VATRA NE JACKSONVILLE VIJON TRADITEN

December 8, 2016 by dgreca

Edhe sivjet, Festa e Pavarsise u kremtua nga Vatra ne Jacksonville, Florida/

img_9660img_9679img_9687unnamedimg_9694img_9663img_9684Nga Gjergj LACUKU/

Festa e Pavarsise mbetet gjithemone festa ma madheshtore e nji populli. Pavarsia asht kunora e arte e qe reflekton e rrezaton rrugetimin e gjate te nji kombi apo populli në udhen e shekeujve. Padyshim , per ne Shqiptaret e Diaspores kjo feste ka nji kuptim te veçante sepse jo vetem qe na ban te ndjehemi krenar por na bashkon te gjitheve duke kriju në vetvete nji Shqipni te vogel, nji pjese te Atdheut , kudo qe jemi.

 

img_9685img_9681img_9682img_9688img_9686img_9690

Tashme organizimi i aktivitetit te festes se Pavarsise nga dega e Federates VATRA ne Jacksonville, Florida,  po kthehet në nji tradite falë perkushtimit qe Vatra ka marre persiper per vazhdimesine e ruajtjes dhe kultivimit te vlerave tona. Edhe ky pervjetor s’ kishte si te ishte ndryshe. Mrembja e bukur festive , u parapri prej nji aktiviteti futbollistik, “Kupa Pavarsia,” qe u organizua per here te parë nen kujdesin e Vatres. Në ketë aktivitet moren pjese ekipe te moshave te ndryshme dhe kompleksi sportiv në Jacksonville , Florida , u kthye ne nje ambjent shqiponjash, me flamurin Kuq e Zi qe valevitej perkrah flamurit ma madheshtor në Botë, atë te Amerikes , simbolit te lirise  e demokracise. Muzika Shqiptare kumbonte  bukur në hapsine , tingujt e se ciles jehonin kandshem në qiellin ma te bukur te Botes, në Floriden plot diell, tek luheshin ndeshjet e Kupes se Pavarsise.

img_9659img_9656img_9658img_9655img_9665img_9662

Në kete turnament , kishte ardhe edhe nji ekip futbolli nga Komuniteti Shqiptar i Tampes e Clearwater, ku ishte prezent edhe ish-futbollisti i Kombetares Shqiptare, z. Daniel Xhafaj,te cilit ju dorezua edhe Kupa nga z.Adriatik Spahiut, per moshat mbi 40 vjeç dhe kupen per moshat kompetitive e fitoj “Eagles ” i Jacksonville. Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti kontribuan “Vatra”, dhe shume biznese te tjere . Në veçanti duhet falenderu ILIR Abeshi , i cili asht shume i perkushtuem per promovimin e futbollit te moshat e reja ne komunitetin tonë.Gjithashtu, na nderoj me prezencen e tij edhe ish-futbollisti i Kombetares tonë, z.Daniel Xhafaj.Veprimtaria futbollistike ja la vendin mbramje se bukur festive te 104-vjetorit te Pavarsise , ku salla madheshtore e Hotel “Marriott ”  fliste, kendonte e kercente Shqip. Grupit muzikor i paraprinte kangetarja e mirenjohun e Poni,  e cila na kujtoj edhe je here se kudo qe te jemi, duhet te flasim shqip se jemi Shqiptar. Në te njejten kohë,  ishin te pranishem edhe kangetaret Franc Palaj prej Shkodret , zonja Suela Mero, me banim në Kanada , kangetarja e kangeve  iluminuese te Naimit,dhe organistet Meti Shemshedini e Serafin Daka dhe në klarinete, i mirenjohuri , Fadil Hyskaj.

 

img_9692img_9693img_9690img_9687

 

Kryetari i Vatra Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, Permetari qe ecen ne gjurmet e Rilindasve te medhenj Frasheri, pershendeti te pranishmit duke i falenderue per pjesemarrjen por duke theksue randesine e bashkimit te te gjithe Shqiptarve në sherbim te çashtjes kombetare. Diaspora Shqiptare asht pasqyra ma e mire e Kombit tonë. Politikanet tane kane te mesojne shume prej nesh dhe sikur ato te ken te pakten 1% te vullnetit e te dashnise qe ka Diaspora per Kombin e vet, Shqipnija dhe Shqiptaret e te gjitha trevave do ishim shume ma mire, ma krenar e ma dinjitoze per te u rreshtu me popujt e tjere te qytetnuem te Europes.

Falenderojme sponsoret kryesore si Shoqata “Vatra” Jacksonville , “Village Bread Co.” me pronar Vinçens Jubani, “Albtrans ”  me pronar Andi Opari, “Eagle Rock II Apartments,”me pronar Ndoc Pepa, “Alpha Special T’s” me pronar Palok Dushi dhe First Coast Enterprises.

 

Filed Under: Featured Tagged With: pavaresia 104, thellon traditen, Vatra ne Jacksonville

NJË VIT PËR KONICËN-FITUESIT E KONKURSIT

December 8, 2016 by dgreca

Për një vit, nga Dhjetori i Vitit 2015 e deri në 26 Nëntor 2016, Federata Vatra, organizoi veprimtari kushtuar Faik Konicës. Finalja ishte të Shtunën me 26 Nëntor 2016 me tre veprimtari të përbashkëta: Simpozium kushtuar Veprës dhe Jetës së Konicës, Promovimi i romaneve të Faik Konicës “Martesa e Lejlës” e “Sotiri dhe Mitka”, si dhe Ekspozita për Faik Konicën.Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe disa prej tyre e ndoqën në këmbë në fund të sallës, madje dhe në korridor. Kishin ardhë edhe nga Florida, Michigani, Bostoni, Nju Xhersi, dhe Kënektikat.

Simpoziumin e ka hapë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe prezantoi moderatorin e veprimtarisë Profesorin Mithat Gashi, i cili ftoi  Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit, për të përcjellë Lutjen Fetare. Ishin te pranishëm edhe Imam Elez Osmani si dhe dom Fran Kola.

Simpoziumi kushtuar Faik Konicës solli kumtesa me nivel shkencor falë punës serioze të studiuesve: Ilir Ikonomi-gazetar në Zërin e Amerikës, autor i librave “Faik Konica- jeta në Washngton”, “Pavarësia-Udhëtimi i Paharruar i Ismail Qemalit” dhe libri i sapobotuar “Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”… Z. Ilir Ikonomi solli një kumtesë interesante për Faik Konicën- Diplomat(sa keq që nuk patën rast ta dëgjonin diplomatët tanë në Nju Jork a Washington!), Neka Doko,drejtoreshë e Bibliotekës Fan S Noli pranë Kryekishës së Shëngjergjit në Boston,  studiuese e “shkollës franceze”,-solli Kumtesën për Faikun në Harvard; studiuesi Fotaq Andrea,ardhur nga Franca, që solli në këtë vit të Konicës edhe dy librat e tij” Faik Konica-Përlindësi Modern”, një libër i ndërtuar me fletore Koniciane me 450 faqe, si dhe librin me dy romanet e panjohura të Faik Konicës, alias Gjoni i Krujës”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Milka”, sponsorizuar nga VATRA(fitues i cmimit “Konica”),u paraqit me kumtesën” Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane “.

– Anton Cefa, ish Editor i Diellit, studiues, kritik letrar, poet e publicist, autor  i librit fitues të cmimit Konica” Faik Konica:”Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, dhe shumë librave të tjerë,solli një kumtesë interesante, duke depërtuar në shpirtin konician, studiusja e bibliotekës”Luigj Gurakuqi” në Shkodër, doktorante,kritike letrare, autore librash Arjeta Ferlushkaj,-solli një kumtesë interesante për Albaninë e Faik Konicës, Studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zëri të Amerikës, dhe autor i shumë librave me studime historike,solli kumtesën”MERITA E FAIK KONICËS PËR PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR”, studiuesi Agron Alibali, autor i librit fitues të Konkursit të Vatrës” Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” solli kumtesën ” BIBLIOTEKA E FAIK KONICËS, që u lexua nga Asllan Bushati), studiuesi Thanas Gjika,autor librash e një mori studimesh, pjesmarrës në konkursin e Vatrës me librin”“Mosdënimi i krimit është krim i ri”, – solli kumtesën “DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.” e lexuar nga Fotaq Andrea) dhe Editori i Diellit, Dalip Greca solli Kumtesën”Faik Konica dhe Gazeta Dielli”. Studiesit sollën këndvështrime dhe interpretime të reja, fakte, dokumente, letërkëmbime, argumente dhe zbulime të reja rreth veprës dhe jetës së Faik Konicës.

Në seancën e dytë u bë promovimi i romaneve të Faik Konicës. Autori-përkthyes që i solli romanet nga frëngjishtja në shqip, Fotaq Andrea, tregoi me detaje se si ra në gjurmë të romave, këshillimet dhe bashkëbisedimet e gjata me ekspetrtë të historisë dhe të Letërsisë, dhe më pas përkthikmi dhe botimi i romaneve. Ekspertja Neka Doko, në fjalën e saj evidentoi vlerat e romaneve.

Vatrani nga Bostoni, Sotir Pani, i biri i ish kryetarit të Vatrës Vasil Pani, dhe i nipi i Josif Panit, nga pionierët e organizimit të Lëvizjes Kombëtare në SHBA, prezantoi librin”At e bir për mëmëdhenë”, libër që i kushtohet babait dhe gjyshit të tij, me botues Kolec Traboini. Edhe ky libër ishte paraqitë në konkursin për Faik Konicën.

***

Në emër të Jurisë të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi. Po ashtu iu ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.

Z.Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.

Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.

Çmimi Konica  iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.

Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.

Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”

***

Kolec Ndoja, Kryetar i degës së Vatrës në South Florida, pasi përshëndeti organizatorët, ligjërusit, vlerësoi figurën e Faik Konicës. Ai u zotua se do të merrte përsipër që me shpenzimet e veta do të vendosë një Bust të Faik Konicës në Shkodër, pranë Kolegjit, ku mësoi Faiku. Inisiativa e tij mori duartrokitjet e të pranishmëve.

Z.Ndoja u zotua se së shpejti do të jepte lajmin e blerjes së shtëpisë të Fan S. Nolit dhe kthimin e saj në shtëpi muze.

Ilir Ikonomi, i dhuroi Kryetarit të Vatrës me dedikim librin e tij më të fundit”Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”. Z. Ikonomi tërhoqi vëmendjen për shtëpinë e Faik Konicës në Konicë, të cilën ai e kishte vizituar dhe fotografuar në vitin 2010. Ikonomi kërkoi që Vatra të bëjë përpjeke, duke i kërkuar shtetit shqiptar, që kjo shtëpi në Konicë, së paku të ketë një pllakë ku të shkruhet se aty ka lindë Faik Konica. Autoritetet greke e ruajnë atë shtëpi thjesht si një ndërtesë muslimane për të tërheqë turistët, por nuk japin identitetin e saj.

Pas simpoziumit u shtrua një kokteijl në Bibliotekn e Vatrës.Në fund të veprimtarisë u vizitua Ekspoziat për Konicën.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, nje vit per Konicen, Vatra

U përcoll me nderime e ndjera Ziza Geci Bajraktari

December 7, 2016 by dgreca

Iu dha Lamtumira e fundit Ziza Geci Bajraktari/

 

unnamed-3341-rasim1011786unnamed-8

 

Me nderime të larta në varrezat qytetare “Washington Memorial Park” në Long Island, New York, u varros Ziza Geci Bajraktari/

12-13-14-15-1

Nga Beqir SINA/

FOTOT EKSKLUZIVE: DRITAN HAXHIA(Gazetari zyrtar i Gazetes Dielli)/Euro Photography & Video/

Long Island NY ( e Shtunë 3 Dhjetor, 2016) Qindra shqiptarë, anëtarë të familjes Bajraktari dhe Gecaj, miq, dashamirë, klerikë, veprimtarë, personalitete dhe njerëz të komunitetin tonë të ardhur gjithandej nga vendet e ndryshme të SHBA, të Shtunën më 3 Dhjetor, me një ceremoni, që rrallë mund të shihet, iu dha lamtumira e fundit një nëne, një fisnikje dhe motrës sonë, Ziza Gecaj Bajraktari, e cila u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. E ndjera Ziza Gecaj Bajraktari u varros në varrezat familjare “Washington Memorial Park” në Long Island, New York, aty ku pushon edhe bashkeshorti i saj, Metë Bajraktari.

Ajo u nda nga kjo jetë duke i lënë të përlotur djemtë: Harryn, Miftarin, vajzat Nurijen, Litafetin dhe Hatemen si dhe të vëllain Rrustem Gecaj, motrën Ajmanen, nipërit, mbesat dhe njerëzit e saj të farefisit.

“Ne jemi krenarë që patëm një nënë kaq të dashur dhe bujare, e cila na rriti, edukoi dhe tek ne mbolli dashuri të pakufishme për familjen, njeriun dhe atdheun. Të gjitha këto që ajo bëri ndaj nesh do t’ i jemi mirënjohës për jetë e mot”, tha djali i saj në hapjen e ceremonisë mortore, veprimtari dhe biznesmeni i njohur Harry Bajraktari.

Prej se u mor lajmi i hidhur në komunitetin shqiptaro-amerikan, i pafund ishte rreshti i bashkatdhetarëve që erdhën për t’i dhënë respekt, dhe ngushëlluar dy familjet, Bajraktari dhe Gecaj në funeralin, i cili u mbajt të Premten më 2 Dhjetor, 2016, në shtëpinë mortore “Coxe & Graziano Funeral Home” në Mamaroneck, të New York-ut.

Në funeral për të ngushëlluar familjet Bajraktari dhe Gecaj kishin ardhur edhe Kongresmeni Eliot Engel, kryebashkiaku i qytetit Yonkers z. Mike Spano, Asambleisti i New York-ut z. Mark Gjonaj, Konsullja e Kosovës në New York, ambasadorja Teuta Sahatçija, Sheriff Donald B. Smith, sherif në Putnam County, New York.

Dhjetra e qindra telegrame, mesazhe dhe email u drejtuan në familjet e Harry Bajraktarit dhe Rrustem Gecaj; Presidenti i Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, ish-Kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, figura të shquara, veprimtarë, senatorë dhe kongresmenë amerikanë, qytetarë nga Amerika, Kanadaja, Kosova dhe Shqipëria.

Ceremonia lamtumirëse nisi në orën 11:00 paradite në Chapel të varrezave, me një përshkrim të jetës së kësaj nënë fisnike, nga miku i familjes Bajraktari dhe familjes Gecaj, zoti Rasim Hasanaj.  Fjalimin lamtumirës e mbajti djali i saj Harry Bajraktari, i cili foli në emër të vëllait dhe motrave, nipërve e mbesave. Djali i Rustem Gecaj, Avni Gecaj, foli në emër të familjes Gecaj.

Kjo ceremoni vazhdoi me kujtime të përmallshme nga e mbesat, Mirlinda Bajraktari, Bukurije Osmani- Maxhuni, Diana Bajraktari dhe Merita Nezaj. Një fjalim prekës erdhi nga miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engel i cili ishte i pranishëm me gjithë familjen e tij; bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Pas lutjeve fetare dhe predikimit nga Imamët Elez Osmani, Edin Gjoni, dhe falja e xhenazes nga Llukman Geci, iu dha lamtumira e fundit me shumë respekt e dhimbje nënës dhe motrës fisnike Ziza Gecaj Bajraktarit.

Pas varrimit, familja Bajraktari dhe familja Gecaj për shpirtin e saj shtruan një drekë për të gjithë ata që morën pjesë në varrim.

Me lutjen “Dashtë Zoti, që çdo njërit tua kthejmë vetëm ne gëzime e të mira!”, përmbylli ceremoninë e varrimit të nënës së tij, Harry Bajraktari.

RASIM HASANAJ- Ish Kryetar i kulteve te Republikes te Shqiperise

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj ceremonie mortore,

-Të nderuar dashamirë të familjes Bajraktari dhe familjes Geci,

– Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe të gjithë ju që sot jeni të pranishëm në përcjelljen e fundit të nënës dhe motrës sonë, Ziza Gecaj Bajraktari.

Sot po ndahemi nga Ziza, një grua fisnike, humane e punëtore, e cila gjatë tërë jetës iu përkushtua me dinjitet familjes dhe atdheut, Kosovës së saj të dashur.

Ziza e jetoi jetën e saj në mënyrën më dinjitoze, duke i nxitur dhe fëmijët e saj të bënin të njejtën gjë. Ajo me cilësitë e saj që pak kush i zotëronte është një shembull që të frymëzon për të bërë vetëm gjëra të mira, një grua e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe kushdo do të dëshironte ta kishte si model për ta imituar.

Ziza ishte e gatshme të ndihmonte këdo që njihte, duke filluar nga familja e saj, të afërmit, miqtë dhe komunitetin. Zemra e saj ishte e hapur për të gjithë, ashtu si dhe shtëpia e saj ishte gjithmonë e hapur dhe e mbushur plot me miq. Ajo ishte një grua bujare, një grua që dinte të vinte të tjerët para  vetes, e papërkulur edhe në momente të vështira, pasi familja për të ishte gjithcka.

Ziza Gecaj Bajraktari u lind në Llukë të Ulët të komunës së Deçanit, nga prindët Arif dhe Time Gecaj. Babai i saj Arif Ademi-Gecaj dhe shtëpia e tij ishin të njohur në Dukagjin dhe më gjerë për aktivitetin atdhetar. Kjo traditë e kësaj shtëpie ka vazhduar  edhe me pjestarët e kësaj familje, vëllain e Zizës, Rrustem Gecaj, i cili është i njohur për kontribute të veçanta për çështjen kombëtare e në veçanti për lirinë e Kosovës. Eshtë vlerësuar nga shteti shqiptar dhe i Kosoves.

Në vitin 1955, Ziza martohet në Vranoc të Lugut të Baranit me Metë Bajraktarin, që i përkiste një familjeje të madhe e të njohur, si pjesëmarrëse në të gjitha proceset historike nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kuvendi i Junikut si dhe kundër pushtimit osman dhe pushtuesve serbë e malazezë.  Familja Bajraktari, djali isaj Harry, kanë pjesën e tyre të kontributit dhe siç thotë me modesti kongngresmeni Engel, Kosova na lidhi me Harry Bajraktarin, me të cilin vazhdojmë të punojmë çdo ditë per integrimin dhe ardhmërinë e Kosovës, Shqipërisë e trojeve të tjera shqipetare.

Metë e Zizë Bajraktari lindën pesë fëmijë: Harrin, Nurijen, Litafetin, Hatemen dhe Miftarin. Këta si prindër me vlera të veçanta rritën dhe edukuan fëmijët me gjithë traditat e mira të një familjeje shqiptare;  atdhedashurinë, bujarinë, mikpritjen dhe mirënjohjen ndaj të tjerëve.

Ziza pasi u martua, si pjesë e familjes së madhe të Bajraktarëve, u përball me krizën ekonomike. Kjo familje u izolua plotësisht nga regjimi komunist i Srbisë dhe i Jugosllavisë së athershme.  Ziza për ta mbështetur burrin e saj Metën për mbajtjen e familjes, punonte ditë e natë punë dore artizanale:  pëlhura për veshje, qilima, sexhade e tjera, të cilat Meta i shiste në tregun e Pejës. Kështu ata mbijetuan krizën ekonomike deri në vitin 1969, kur Meta me Zizën dhe fëmijët e tyre emigruan nga Kosova, në Itali dhe me vone në SHBA.

Meta dhe Ziza kanë qenë gjithmonë mirënjohës ndaj familjeve te Ali Mukit- Balidemaj dhe Ahmet Celajt nga rajoni i Plave Gucise te cilet priten familjen e tyre si imigrant me bujarine e zones.

Ne vitin 1970, Meta me Zizën dhe fëmijët emigrojnë në Amerikë. Këta u pritën nga pasardhësit e familjes së madhe të Binak Alisë: Can e Musli Mulosmanaj dhe pjestarë të tjerë të kësaj familje. Familja e Metës ka qenë gjithmonë mirnjohëse ndaj kësaj familje për mbështetjen fillestare ne kete vend te bekuar.

Ziza simbolizon gruan fisnike dhe të fortë shqiptare. Ajo pas ardhjes ne Amerike menjehere fillon pune në pastrime në ndërtesën Merine Middle Bank në ëall Street. Në këtë vend Ziza punoi plotë 16 vjet, duke mbajtur një peshë të madhe ne familje, e cila kur shkonte ne pune me tren orentohej me shenja per te gjetur vendin e punes . Eshte shumë domethënës fakti se puna e kësaj nëne shqiptare bëhet motiv frymëzues për mbështetjen e biznesit të djalit të saj Harry Bajraktarit dhe të vëllait Rrustem Gecajt, të cilët sot kanë krijuar biznese të fuqishme në SHBA dhe në Kosovë.

Metë dhe Zizë Bajraktari në shtëpinë e tyre kanë pritur me bujarinë e tyre shumë njerëz e bashkëatdhetarë dhe personalitete të veçanta nga Shqipëria, Kosova e treva te tjera shqipetare. Presidenti Rugova, Anton Çetta, Mark Krasniqi e tjerë kanë vlerësuar mikpritjen dhe gatimet tradicionale shqiptare nga duart e Zizës.

Zizë Bajraktari pati fatin të shoh suksesin e familjes së saj. Kjo familje u bë mbështetësja dhe kontribuesja e madhe për lirinë e Kosovës, ëndër e saj dhe e bashkëshortit Metë Bajraktarit. Ziza i kërkoi djalit të saj, Harry Bajraktarit t’ i vizitojë vendet e që kontribuan për lirinë e Kosovës: Jasharajt në Prekaz, Haradinajt në Gllogjan dhe te madhin presidentin Rugova në Prishtinë, e vendet tjera, duke plotësuar një dëshirë të madhe të burrit të saj, Metë Bajraktarit që nuk e pati këtë fat të shohë Kosovën e lirë.

Ne, kemi ardhur sot t’i japim lamtumirën e fundit, por edhe ta falenderojmë, për gjithçka që i dha familjes së saj, duke i edukuar fëmijët me dashuri për të afërmit dhe për Kosovën, kemi ardhur të nderojmë Zizë Gecaj Bajraktarin, një nënë shqiptare që diti të ruajë dhe promovojë vlerat e vërteta e traditës të gruas shqiptare që do të jetë frymëzim jo vetëm për fëmijët dhë të afërmit e saj, por edhe një shembull i mirë për të ardhmen.

Te dashur pjesëmarrës, nderimi qe ju po i bëni nanës dhe motrës Zizë si dhe mesazhet e ardhura familjes nga personalitetet më të larta nga Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera, flasin më së miri për vlerat e saj qe ju familjarët e saj, fëmijët, nipat, mbesat, dhe ne të gjithërve na bëjne krenarë.

Zoti e bekofte për vlerat e saj,

I përjetshëm qoftë kujtimi.

AVNI GECAJ

Thank you all for being here today. My name is Avni Gecaj.

I am honored to stand in front of you all to say a few words of remembrance in honor of my aunt Halla Ziza Gecaj Bajraktari, on behalf of my father Rrustem Gecaj and the entire Gecaj Family.

A woman with a personality, larger than life itself. Halla Ziz was born in Lluk E Ult, Decan and lived in the Gecaj’s kulla, an Albanian stone fortress. My grandparents Arif & Tima Gecaj instilled in her the best Albanian values: Wisdom, strength, nobility, hard work, pride, generosity, respect, family values, love for the family and so much more.

She always carried those traits with her wherever she traveled, whenever she was faced with life’s hardships, change and challenges.

Halla Ziz had the wisdom to make the best out of any circumstance. At the same time was willing to do whatever was necessary to get her point across. She was a visionary that put family first and had declared that February 24, 1970, the day her and her family came to the US, was the brightest day of her life. Even though she was against leaving Kosova and her family behind. We are eternally grateful for the decision she made, as today, my family and every Gecaj member, in the United States is here because of her. Although she left Kosova and her family behind she always turned her head back and had an inseparable connection to her country of origin, family and had an instinct of helping everyone out.

Since I was little kid, I always looked up to her. There was so much power in her attitude, meaning in her words and thoughtfulness in her decisions. I still can remember her strength in argument, when she would argue with my father, nobody else was able to speak to my father as she did. Growing up this really left an impact on me. Halla Ziz lived a full life; She has had a positive impact on so many peoples life’s and at the same time was surrounded by so much love.  I still have a picture of her face imbedded in my head the day that I told her I was going to name my daughter after my grandmother, her mother. Her face lit up with joy, excitement, pride, and happiness that overcame her. My entire family and I will always miss her and she will always remain in our hearts.

Today it is not only about farewells, today we also celebrate a woman larger than life, that is comparable to a character out of a fairy tale. Her legacy and story will always live on to be told and carried over. Thank You

MIRLINDA BAJRAKTARI

When I look around this room, I see how many lives my grandmother has touched. I feel the love and respect everyone has for her and I thank each and everyone one of you for being here- Nona always had the ability to bring everyone together.

Over the last few days, I’ve been reflecting on how much she’s influenced myself and the person I’ve become. I think you can ask just about anyone who knows me and knew her and they’ll tell you, she has more than rubbed off on me.

I’d like to share a memory with you. Not only because it’s a favorite but I really feel it showcases this point. A few years ago, I hosted a birthday party for my brother Florim. I was determined to do it all on my own. I was going to cook everything and set up the house, it was going to be great.

Well, little did I know- Nona found out and was determined to NOT let me do it alone. Once she had made up her mind up about something, there was no sense in trying to change it.

So she comes over, rolls up her sleeves and starts helping me prep for the event. We spent the entire afternoon cooking, laughing and singing around the kitchen. That afternoon was a reminder of how similar we were.

We were both stubborn, stuck in our own ways. Looking back; we never followed a recipe, God forbid we’d use a measuring cup.

We’ve always bonded over our love for food and cooking. So many memories of her are tied to food. I grew up with her always around, she’d have lunch waiting for me after school, we’d take weekend trips to the Arthur Ave markets.

Even when she moved to Yonkers, I’d spend every summer vacation, weekend and days off with her. We’d always take the same walks to the store for Haagen Dazs strawberry ice cream. I’d always wake up every morning to the same egg sandwich and sweet tea.

You see, Nona was more than a mother, sister, aunt or grandmother, she was home- she was my home. My home always smelled of Nivea lotion, wore a vest and headscarf, and was always warm and welcoming. It’s not going to be the same without her, but I’m lucky to have a lifetime of memories to keep that home close to me.

MERITA NEZAJ 

Writing a speech like this is much more difficult than it seems.  On Wednesday my mother mentioned to me the idea of saying a couple words and I was honored at the thought. I have so much to say, so much to tell. But when it came time to writing this, it was much more difficult to do. How could I express the memories, stories and wisdom that Nona instilled in me in just a few minutes.  I was making this piece so much more difficult than it needed to be, I needed to keep it simple.

In that process I thought about the influence Nona left me with, she had her pride, her respect and of course her culture. But when I think about it, Nona left us all with hope. Hope, the feeling of a certain thing to happen, a feeling of trust. Nona had a lot of hope throughout her lifetime, whether it was the years spent in Kosova, the life she worked for in America, and the future she had for her family. That feeling of hope is what carried her throughout all of these years, it’s hope that gave her the strength she possessed.

I hope Nona lived the life she wanted to live. I hope Nona saw the amount of lives she impacted. I hope her selflessness is something we can all learn from. I hope we are able to carry out the traditions she wanted us to continue. I hope we make her proud. I hope we are able continue the legacy that she and baba Met have left for us.  Our parents, aunts and uncles have been instilled with this idea, and carry this torch of hope on a daily basis.

The chapter on Nona’s legacy has ended, but that doesn’t mean the story ends, it just means a new chapter begins. A new chapter for us to take that hope and carry it on to the next generations. Take what Nona Zize embodied and always carry it with you.

Bukurije Osmani-Maxhuni 

Nana Zize was many things to many people – she was a daughter, a sister, a mother, a grandmother and even a great grandmother. But most importantly Nana Zize was an amazing woman.  She was strong and kind, stubborn but understanding, strict yet loving.  Each of which made her the wonderful person she was…

SHE WAS STRONG: Not many women would pick up her kids and move half way across the world with her husband, not knowing where they would end up or what they would find, in hopes for a better life.  And get a job cleaning office buildings at night so she can be with the kids during the day – All for a better future…

SHE WAS KIND:  Nana always looked to help out people. She always tried to help out those that needed it. She loved to do and buy things for relatives that had less than her.  I never knew why and always gave her a hard time about it. She would always say to me:  “Nanë xhynah e bajm sevap me ta”

SHE WAS STUBBORN: When Nana set her mind to something, Good Luck on getting her to change it.  She like to do what she wanted when she wanted regardless of what you wanted or if it was the time or place for it…

SHE WAS UNDERSTANDING: Even though she had a stubbornness about her, Nana Zize was a very understanding person.  She loved to joke with you about things but sometimes that was it, just a joke.  She understood that everyone had things going on in their lives making it hard to visit as much… For example: Within a few months I had graduated college, got a job and got married.  I now lived in NJ and worked 6/7days a week and crazy long hours. So of course, I wasn’t able to visit her as much and I guess my phone calls weren’t enough for her.  So one day she turned to me and goes, “Oj çika jeme je hup krejt. Te mori Beci krejt per veti.” And we both laughed.  I explained how hard the new job was and living so far made it even harder to come see her.  But she understood and said, “Une jam vetem ka mahitna me ty se Nana e din se je shum e zane.”

SHE WAS STRICT:  Boy could Nana be strict sometimes and wouldn’t budge when she was.  Nana always cared what people thought or what people would say if they saw you there.  This was really hard for me because I never cared what people said or thought about me.  One night all the older cousins were going to the movies and Daja Mike asked Gani and me if we wanted to go.  Of course we were excited and said yes. We went to let Nana know we were going with everyone to the movies. She turned around and explained “Ganija mundet me shkue e ti jo se pot e shofin njerzit e po folin per ty. Edhe Baba Metë nuk ka me te lane me shkue. Por unë po e veti baben.”  So Nana headed to the room where he was resting to ask him if it was ok. He told her it was fine and he had no problem. She then went on and on how it was inappropriate to let me go and what if someone saw me with all guys, what would they say about me. He then turned to her and told her to do whatever she wanted.  So Nana came back out of the room and said, “Baba ka thane mos me shkue se po të shofin njërzit.  E ke televizorin e mundesh me pa filma boll.”  I couldn’t believe it she wasn’t letting me go and wouldn’t budge at all no matter what I said.  And if that wasn’t bad enough, I couldn’t believe it that Daja Mike and Gani went anyway…

But most importantly:

SHE WAS LOVING: Nana Zize loved all of us.  She had a special place in her heart for each and every one of us.  She was proud to call us her children and her grandchildren.  And all of us were very proud to have had her as our mother and grandmother…

WE LOVE YOU NANA ZIZE…

DIANA BAJRAKTARI

Most people don’t have the opportunity to see their grandparents as often as they like, but I was fortunate enough to live with my grandmother for the past 19 years. Nona Zize was more than a grandmother to me; she was like a second mom, a best friend, and the greatest roommate ever. Nona and I have shared a lot of memories and time together and I am so grateful for each and every single moment. Some of the best being, chasing my brothers and I around the house with food when we were younger, making sure the pool water was warm enough for us to swim in, going to Carvel because that was her favorite ice cream, and being called Ziza Jr. because I would walk around the house in a shami as a toddler and child.

I never realized the imprint Nona was leaving on me all these years. The importance of respect, culture, and tradition was what Nona lived by. She always welcomed others with open arms and a beautiful smile. She was a well-rounded person who knew the importance of what it meant to be a good person with the right values, morals, and beliefs.

Respect, culture, and tradition, is not the only thing Nona left behind. She left 5 children, 18 grandchildren, and 10 great grandchildren with one on the way. She impacted each and every single one of our lives in one way or other. From her oldest grandchild to her youngest great grandchild, she left a mark in all of our hearts. A mark of love, hope, and strength. Love, for all of the times she was there during our good times and bad. Hope, for giving us something to look forward to, and strength, to show us how strong her last few years were while she was sick. She was the backbone of our family and left us with everything we know now to be the family she wanted to leave behind. The family that will continue to carry on her values, morals, and traditions.

As a baby, toddler, and child Nona was there to watch me, feed me, and care for me, but as time went on and Nona and I got both older, suddenly the roles changed. That’s just the cycle of life and how this world works. We leave this world the same way we came in, and I hope I was able to give Nona Zize the same attention, care, and love she gave me. I hope I was able to return back to her all of the good she did for me, and most importantly I hope she is finally at peace with herself.

I have had the pleasure of living with Nona Zize these past 19 years and the absolute honor of having the right to call her my grandmother. It is a privilege to call myself her granddaughter and I hope that one day I can be half the person she was. Nona, thank you for everything you have done for our family, thank you for the imprint you have left on us, and thank you for being you. May you rest in peace and always look over us, forever our Nona.

Kongresmeni Eliot Engel:

Para shumë vjetësh e kam njohur zonjën Ziza, familjen, fëmijët, nipat dhe mbesat e saj, dhe me shumë kënaqësi e miqësi të vëllain e saj Rrustem Gecaj. Trembëdhjetë vjet përpara duke njohur atë si grua shqiptare me virtyte të larta dhe një prej grave të hershme që kishte emigruar në këtë vend demokratik, për kontriutin e saj për Amerikën, e nderua me mirënjohje të kongresit amerikan.

Ajo emigroi nga një fshat i vogël i Kosovës në New York, duke sjellë katër fëmijët me frikën se si do t’ i rriste ata, pa e harruar vendin nga kishin emigruar. Duke sjellë familjen në këtë vend të lirë, siç janë SHBA, ajo gjeti një inspirim për të rritur fëmijë të edukuar dhe të suksesshëm, duke qenë model i një nëne shqiptare. Ajo ishte nënë e sakrificës për fëmijët e saj, për nipërit dhe mbesat. Takimet që kam pasur me të më kanë lënë përshtypje të paharueshme. Me këtë rast u shprehu ngushëllimet e mia dy djemve të saj: Harryt dhe Miftarit, vajzave, si dhe vëllait Rrustem Gecaj.

Albana Krasniqi :

Një prej kushërirave të Harry Bajraktarit në New York, i lexoi  telegramet dhe mesazhet e ngushëllimit, në emër të dy familjeve.

Para se t’i lexonte telegramet, ajo u shprehu ngushëllimet më të sinqerta djemve, vajzave, nipave e mbesave të Nonës Zizë, si dhe dajës Rrustemit dhe familjes së tij. Krenaria e saj ua  lehtësoftë dhimbjen! Nona Ziza pushofë në paqe!

Telegram ngushëllimi Harry Bajrakatarit dhe Rrustem Gecaj, përveç qindra qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, të Luginës së Preshevë dhe diasporës, i dërguan Presidenti i Republikes se Shqiperis z. Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ish kryeministri i Republikës së  Kosovës, z. Ramush Haradinaj, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, kryetari i Komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri, gjeneral Kadri Kastrati, deputeti  i Parlamentit të Kosovës Armend Zemaj,  Ambasadori Mal Berisha, Konsulli i përgjithshëm i Republikes se Kosovës ne Iowa z. Xhavit Gashi, z. Ekrem Lluka e shumë personalitete të tjera.

Në mbyllje të ceremonisë mortore Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj me familjet e tyre, falënderuan nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, dhe të gjithë ata mijëra veta që në pamundësi për të marrë pjesë, dërguan mezazhe ngushëllimi përmes rrjeteve sociale për të ndarë dhimbjen me ta.

Në pllakën e mermert të Ziza Gecaj Bajraktari shkruan: “Ne të dyja familjet Bajraktari dhe Gecaj, të dyja së bashku me ju sot të themi lamtumirë dhe  u prehesh në paqe, Nanë Ziza!”.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Percilelt per ne varreza, Ziza Bajraktari Gecaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 554
  • 555
  • 556
  • 557
  • 558
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pedagoge Paola Rrapaj Kraja: “European Piano Academy” një mundësi për fëmijët shqiptarë që duan të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë
  • “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • Paradoksi i Samitit të Diasporës së Shqipërisë
  • ZËRI QË NUK SHUHET: NË KUJTIM TË LAHUTARIT TË MADH TË MALËSISË SË MADHE, JONUZ DELAJ
  • Po Itaka ime sa larg është?
  • Samiti dhe koha e diasporës si aktor e faktor jo vetëm si dekor…
  • Nga “city upon a hill” tek “America First”: reflektime mbi një kthesë që po trondit botën
  • KOL TROMARA – DREJTUES I FEDERATËS “VATRA”, VEPRIMTAR I DIASPORËS SHQIPTARE DHE FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE
  • Letërsia si dëshmitare e kohës dhe pafuqisë për ta ndryshuar atë…
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT