• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“FAIK KONICA-DRITEHIJET E NJE DIPLOMATI” PROMOVOHET NE TIRANE

December 20, 2016 by dgreca

-Libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali, q u promovua në Bbliotekën Kombëtare në Tiranë, fitoi cmimin”KONICA” në Konkursin e shpallë nga VATRA dhe Gazeta Dielli” në kuadër të “VATRA-2016-VITI I KONICES”/

1-faik-vesh1-faik-konica15540902_1839769512973712_684485596968429002_o15541036_1839769319640398_2432971400796957589_o15626090_1839769216307075_8453414090028240482_o

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të përmbylljes së vitit kulturor “Faik Konica”, shpallë nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, u promovua ditën e Premte, 16 dhjetor, vepra studimore “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali, me pjesëmarrjen e veçantë të Prof. Aleks Luarasi, Prof. Pëllumb Xhufit, ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe studies të shquar nga vendi dhe Kosova. Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha e BKSH-së, Prof. Dr. Persida Asllani u shpreh se “kjo vepër studimore risjell në vëmendje një prej figurave më të shquara të kulturës dhe diplomacisë shqiptare, Faik Konica”.

Studimi “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i Agron Alibalit, i mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivin e Legatës Shqiptare në SHBA, trajton gjerësisht rolin e Vatrës si “qeveri në mërgim”, marrëdhëniet komplekse midis dy “shokëve të armëve”, Konicës e Nolit; raportet e Konicës me koloninë shqiptare në SHBA etj., ku dalin në pah sidomos edhe “dritëhijet” e tij. Në libër shfaqet figura e Konicës si përfaqësuesi informal diplomatik i Kosovës në SHBA, roli i tij thelbësor për shqipen juridike e diplomatike etj. Rëndësi të veçantë në libër paraqet botëkuptimi shtetformues e kushtetues i Faik Konicës, çka paraqet vlera të posaçme aktuale. Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist. Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog. Në pjesë e tij të fundit trajtohet edhe çështja e bibliotekës së tij të famshme, deri vonë të konsideruar të humbur, si dhe punën për gjurmimin dhe kthimin e kësaj pasurie të çmuar pranë Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, sikurse e pat lënë amanet vetë Konica.
Pak kohë më parë rreth 270 libra të kësaj biblioteke janë bërë pjesë e fondit të vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, një pjesë e të cilave u ekspozuan për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.

Filed Under: Featured Tagged With: agron alibali, Faik Konica, libri, Tirane, Vatra

Donald Trump, zyrtarisht president

December 19, 2016 by dgreca


1-trump

Miliarderi Donald Trump u zgjodh të hënën zyrtarisht president i i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas konfirmimit nga Kolegji Elektoral. Ai do të bëjë betimin më 20 janar.Në SHBA, zgjedhjet presidenciale nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultatet në votimin në secilin prej të 50 shteteve si dhe në kryeqytetin Uashington.

Fituesi i votës popullore në çdo shtet normalisht merr të gjitha votat e Kolegjit Elektoral të atij shteti, të cilat janë të ndara në proporcion me popullsinë e shtetit. Anëtarët e kolegjit elektoral hodhën votat e tyre të hënën në kryeqytetet e shteteve përkatëse.
Kandidatja demokrate, ish-sekretare amerikane e shtetit Hillary Clinton, mundi zotin Trump me rreth 2.9 milion vota më shumë në votën popullore. Por republikani Donald Trump fitoi në ato gara që kanë më shumë rëndësi duke marë 302 vota të Kolegjit Elektoral kundrej 232 votave që mori zonja Klinton.
Hillari Klinton fitoi shumicën e votave në Kaliforni dhe Nju Jork që i dhanë asaj një avantazh në votën popullore në shkallë vendi, ndërsa Donald Trump fitoi shtetet e mjaftueshme për të siguruar avantazh në Kolegjin Elektoral dhe një mandat katër-vjeçar si president i vendit. Kjo është hera e pestë në historinë e SHBA-së, dhe e dyta në 16 vitet e fundit, që fituesi i votës popullore nuk fiton votën e Kolegjit Elektoral.
Në shumicën e rasteve, votimi në Kolegjin Elektoral është një formalitet. Por ndryshe ishte këtë vit. Për shkak të garës tepër të kontestuar dhe kundërshtimit të vazhdueshëm të fitores së zotit Trump nga shumë përkrahës të zonjës Klinton, mijëra amerikanë u kërkuan 306 elektorëve republikanë të Kolegjit që ta refuzonin zotin Trump, qoftë duke votuar për zonjën Klinton apo për një tjetër republikan më të pranueshëm.Nëse votimi do të përfundonte në barazim 269 – 269, atëherë çështja do të kalonte në Dhomën e Përfaqësuesve e cila do të zgjidhte presidentin.Shumica e anëtarëve të Kolegjit Elektoral janë të detyruar me ligj të votojnë për kandidatin që fitoi votat e shtetit. Rastet që vota t’i jepet dikujt tjetër nuk janë të padëgjuara në politikën amerikane, por janë të rralla, që kur Kolegji Elektoral filloi të përdorej për herë të parë në vitin 1789.

Filed Under: Featured Tagged With: Donald Trump, zyrtarisht president

Las Vegas: NJE DITE PER STILISTEN SHQIPTARE

December 19, 2016 by dgreca

Promovohet libri i Ermelinda Manos “Lost in Las Vegas”/1-luftari2-manajBashkia e Las Vegasit Shpalli 7 Dhjetorin 2016 “Ermelinda Manos Day”/4-pasarelaNga Teuta Mulaj/1-ok-ermelindaKëto ditë, në Galerinë Metropolitane të Muzeut të Artit në downtown Las Vegas, u organizua promovimi i librit të Ermelinda Manos “Lost in Las Vegas”.Merrnin pjesë njerëz të artit e kulturës, historianë të qytetit, përfaqësues të bizneseve lokale, stilistë, miq të Ermelindës dhe të familjes së saj të nderuar në komunitetin shqiptar të Las Vegasit dhe përtej.Veprimtaria e konceptuar si një mbrëmje koktei, u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë krijuese, me momente kulmore shumë të bukura dhe emocionuese. Libri në fjalë është fryt i një pune dyvjeçare studiuese, hulumtuese dhe krijuese të Manos, ku historia e zhvillimit të Las Vegasit, momentet më të rëndësishme të njohura dhe jo shumë të njohura ndërthuren me artin e ditarin krijues të stilistes tashmë të konsoliduar.

Në fjalën emocionuese, Ermelinda foli mbi punën e saj për studimin, hulumtimin dhe përzgjedhjen e 24 momenteve dhe pikave historike, të cilat në këtë libër vijnë të shoqëruara me veshtjet e krijuara dhe të realizuara prej saj, në përshtatje me historinë e qytetit. Ishte shumë e rëndësishme për mua, tha ajo, të kisha një staff të realizimit të librit me më të mirët në këtë fushë, njerëz që jetojnë dhe e duan Las Vegasin po aq sa edhe unë.

Redaktori i anës historike të librit është editori i famshëm, historiani i mirënjohur i Las Vegasit, Geoff Schumacher, kurse për anën grafike, artisti i talentuar Carlos Larios. Fotografi Anthony Mair dhe asistenti Jon Estrada kanë bërë një punë të lavdërueshme në fotografimin e pikave historike dhe modeleve të veshjeve që shkojnë përkrah tyre; të gjitha të prezantuara nga Alicia Hall, ish -Victoria Secret dhe Sport Ilustrated model. Make-up artist është Maile Bello, hair stilist Sylvia J. Stankowski, pa lënë pa përmendur asistentët Tiffany Weekes dhe Kelly Goetz.

Ermelinda Manos tha se ia dedikon këtë libër emigrantëve të rinj si një mesazh që gjithçka mund të arrihet, pavarësisht nga vështirësitë, mjafton të ndjekës çdo ditë ëndrrën tënde. Ajo foli edhe për vështirësitë e procesit të saj të emigrimit, ndonëse e ndihmuar fuqishëm nga avokatja Francy Johnson, e cila fluturoi 20 orë nga Kuvajt për të festuar me Ermelindën.

Mbrëmja u monitorua nga Sancho Van Ryan, personalitet i mirënjohur në jetën artistike, ndërkohë që DJ Douglas Gibbs, krijoi një sfond muzikor që i dha shumë bukuri dhe ngrohtësi tërë ambjentit. Por padyshim, momenti më i bukur, ishte kur Manos iu dorëzua një certifikatë me të cilën Z. Carolyn Goodman, Mayor e qytetit, dekreton 7 Dhjetorin 2016 si “Dita e Ermelinda Manos” duke nderuar kontributin e saj përmes fashion dhe art.

Ermelinda Manos, që erdhi në Las Vegas bashkë me prindërit dhe tre vëllezërit e saj, është rritur nga ajo çupëzë e vogël, me sy që shkëlqenin nga një ëndërr e madhe, që u tregonte miqve që vinin në shtëpinë mikpritëse të tyre skicat e saj, në këtë vajzë të bukur si yll, të talentuar dhe të suksesshme, që tashmë ka linjën e saj të veshjeve “Ermelinda Manos Designs”. Ajo është e ftuar në çdo sezon të “Fashion Week” në Los Angeles, me koleksionet e veshjeve të saj.

Të pranishmit në këtë mbrëmje patën kënaqësinë të ndjekin një sfilatë mode, ku për to bënë një kalim të bukur 24 vajza modele me 24 veshjet e paraqitura në libër dhe u larguan me besimin se do të shohin gjëra edhe më të bukura prej saj.

Ermelinda Manos është padyshim krenaria dhe gëzimi i familjes së saj dhe pse jo, edhe i komunitetit shqiptar të Las Vegasit e përtej.

Filed Under: Featured Tagged With: Ermelinda Manaj, las vegas, nje dite, PER STILISTEN SHQIPTARE

Vritet Ambasador rus në Ankra, Andrei Karlov

December 19, 2016 by dgreca

Russian ambassador to Turkey killed in Ankara shooting/

1-mbasadori-rusMinistria e jashtme ruse e ka konfirmuar se ambasadori i Rusisë në kryeqytetin turk është vrarë gjatë një sulmi që u bë sonte në një galeri arti në Ankara. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova e ka konfirmuar se ambasadori Andrei Kralov ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.“Sot në Ankara, si rezultat i një sulmi, ambasadori i Federatës ruse në Turqi, Andrei Gennadyevich Karlov, ka marrë një plagë, prej të cilës ka vdekur”, ka thënë Zakharova.Mediat turke më herët kanë raportuar se ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është “plagosur rëndë”, si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Faqja e internetit e gazetës, Hurriyet, versioni në anglisht, ka thënë se ambasadori Karlov është plagosur derisa mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.Agjencia turke e lajmeve, Anadolu, raporton se personi i armatosur në këtë sulm është “neutralizuar” pa dhënë ndonjë detaj tjetër.Një fotograf i Associated Press, që ka qenë në audiencë në vendin e ngjarjes, ka thënë se sulmuesi i dyshuar kishte veshur kostum, ndërsa ka thirrur “Allahu Akbar” derisa ka shtënë tetë herë.NTV raporton se edhe tre persona të tjerë janë plagosur.Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për sulmin. Ndërsa në Uashington, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se SHBA-ja e dënon sulmin. Sulmi është dënuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara

Russian ambassador to Turkey killed in Ankara shooting

1-atentaori

The Russian ambassador to Ankara has been killed in a gun attack at an art gallery in the Turkish capital, the Russian news agency RIA Novosti reported.

Reports said Andrei Karlov was attending the opening of an exhibit at a contemporary arts centre when he was attacked. Karlov was several minutes into a speech at the exhibit when a man shouted “Allahu Akbar” and fired at least eight shots, according to an AP photographer who was present.The attacker also smashed some of the photographs, AP reported. A source told RIA that Karlov had died at the scene.Turkey’s NTV reported that the gunman had been killed by police.Turkish officials said the gunman had entered the building claiming he was a police officer. Other bystanders alleged he shouted “Aleppo” when he shot Karlov, but the claims could not be immediately confirmed.The attacker was said to have first shot Karlov in the back, before ordering people to leave the room. He then reportedly fired a second time as Karlov lay on the floor.The Russian foreign ministry said it was in contact with Ankara over the events, RIA Novosti reported. President Vladimir Putin called an urgent meeting with the foreign minister, Sergei Lavrov, and the heads of the security services.

The ambassador had been part of discussions between Turkey that led to an evacuation of east Aleppo getting under way late last week. He had also been a central conduit to the Turkish government’s rapproachment with Moscow in April.The Turkish foreign minister, Mevlüt Çavuşoğlu, was due to travel to Moscow on Tuesday for talks with Russian and Iranian counterparts.Russia and Turkey have recently gone some way towards mending ties after a freeze in relations after Turkey shot down a Russian fighter plane in November 2015.Fatih Öke, the press attache of Turkey’s embassy in Washington DC, tweeted: “The bullet to Ambassador Karlov is not only aims him. It aims also Turkish Russian relation.”Karlov was a career diplomat who had previously served as ambassador to North Korea.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadori rus, Karlov, ne Ankara, vritet

Prag Krishtlindjesh, Kongresisti Engel- pritje tradicionale

December 19, 2016 by dgreca

1-engel-m-e-mulsom2-agim-me-fam-engel1-salle2-edhe-ebqiri-em-engel1-tav-me-engel1-agimi-me-engel
Nga Beqir SINA /
YONKERS – NEW YORK : Edhe, këtë sezion të festave të fundvitit, anembanë SHBA-es, po zhvillohen bankete të organizuara nga kongresmen, senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë, si dhe biznesmenët e suksesshëm, kompanitë, amerikane dhe shqiptare me rastin festave të fund-vitit, Krishtëlindjen dhe Vitin e Ri. Këto pritje festive, bëhen çdo fund viti me gjasë për të shprehur një mirenjohje dhe respekt të thellë, ndaj të gjithë miqëve dhe të afërmeve , mbështetësve të tyre, për punën dhe përkrahjen.Si ç’do vjet në këtë kohë, në lokalin tepër luksoz “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, ftoi në një drek festive, më shumë se dyqindë veta, mes tyre dhe miqt e pandarë shqiptarë.
Në mes e mysafirve të tij më të preferuar kongresmeni Eliot Engel, pëshendeti mikun e ngusht të tij, zotin Harry Bajraktari, i cili për arsye familjare, nuk mundi të marrë pjesë, mbasi sot ai dhe Rrustem Gecaj, hapi të pamen në mesdrekë, në Royal Regency – Yonkers NY, për Nanën e tij Ziza Gecaj Bajraktari.
Në pritjene zotit Engel, në mesditë, ishte edhe nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, zoti Agim Rexhaj, me bashkëshorten zonjën Laura Rexhaj, si dhe disa veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë.Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, i rrethuar nga bashkëshortia Patricia Ennis, vajza Julia Engel, dy djemtë Jonathan dhe Philip Engel, anëtarët e stafit, tha se ai ka zgjedhur këtë ditë prag-festash, për t’ua uruar, miqve, kolegëve dhe mbështetësve të tij, një përshëndetje të veçantë festat e fundvitit, respekt dhe mirënjohje. 
“Kjo pritje, tha Engel, është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë, të dashur miqt e mi, ju që më keni mbështetur, në çdo fushatë, për në Dhomën e Përfaqësueseve, Distrikti 16të, zgjedhjet e 8 nëntorit 2016″.Zoti Engel ju drejtua më pasë me mesazhin tradicional të urimit, duke u shprehur të pranishmeve, urimet më të përzemërta, me dëshirat më të mira për lumturinë e të gjithëve. Në shenjë respekti ai permendi emrat e miqve më të afërt, dhe personaliteteve të veçanta, nga New Yorku.
“Në prag të Krishtëlindjeve, Hanukan, dhe Vitit të Ri, tha zoti Engel kur të gjithë jemi përfshirë në gëzimin e këtyre festave, Ju shpreh urimet e mia, të bashkëshortes time Peti (Patricia Ennis Engel), vajzës Julia, djemëve Jonathan dhe Philip, urime të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.”
Miku i njohur i shqiptarëve, kongresiti amerikan, demokrati i New Yorkut, Eliot Engel, i njohur ndryshe edhe si miku ynë, por edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill, bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, në Washington, rezervoi nga një takim të veçantë, me mysafirët e preferuar, dhe miqt e tij shqiptarë.
Në fund në shenjë kujtimi ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, dhe zonja Patricia Ennis Engel bënë një fotografi të përbashkët, me grupin e shqiptarëve, si dhe me nënkryetarin i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, zotin Agim Rexhaj, me bashkëshorten zonjën Laura Rexhaj.Eliot Engel, është Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin e 16-të të kongresit të Nju Jorkut. Ai është një anëtar i Partisë Demokratike. Ai përfaqësoi Qarkun 19 në vitet 1989-1993 dhe Distriktin 17 në vitet 1993-2013. Qarku 17 përbëhej nga pjesa veriore e Bronxit (përfshirë lagjet si Riverdale, Woodlawn, Norwood, Williamsbridge, Van Cortlandt valley, dhe Wakefield), pjesën e Westchester County , përfshirë të gjitha pjesët dhe Mount Vernon e Yonkers, Irvington, Dobbs Ferry, Hastings -on-Hudson, dhe Tarraytown dhe një pjesë të Rockland County, duke përfshirë qytetet e Ramapo dhe Orangetown dhe pjesën jugore të Clarkstown. Rrethi i tij i ri, eshte Qarku 16, i cili përmban Yonkers, Mt. Vernon, New Rochelle.

Filed Under: Featured Tagged With: Kongresisti Enge, l- pritje tradicionale, Prag Krishtlindjesh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 552
  • 553
  • 554
  • 555
  • 556
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pedagoge Paola Rrapaj Kraja: “European Piano Academy” një mundësi për fëmijët shqiptarë që duan të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë
  • “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • Paradoksi i Samitit të Diasporës së Shqipërisë
  • ZËRI QË NUK SHUHET: NË KUJTIM TË LAHUTARIT TË MADH TË MALËSISË SË MADHE, JONUZ DELAJ
  • Po Itaka ime sa larg është?
  • Samiti dhe koha e diasporës si aktor e faktor jo vetëm si dekor…
  • Nga “city upon a hill” tek “America First”: reflektime mbi një kthesë që po trondit botën
  • KOL TROMARA – DREJTUES I FEDERATËS “VATRA”, VEPRIMTAR I DIASPORËS SHQIPTARE DHE FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE
  • Letërsia si dëshmitare e kohës dhe pafuqisë për ta ndryshuar atë…
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT