• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONCERT ME “PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE” NE NJU JORK

December 28, 2016 by dgreca

1-sanije-mat-pianistja-teuta1-riad-sanije-piano2-laura-agimi-salle16-fatmir-zajmi4-salle-gjysem

Konsullatë e Përgjithshme e  Republikës së Kosvës në Nju Jork përherë e gjenë veten pranë Komunitetit shqiptar, në shërbim të tij, jo vetëm në veprimtarinë konsullore, por edhe në ato kulturore. Ambasadorja Teuta Sahatcija së bashku me stafin e saj gjendet në cdo veprimtari, herë si pjesmarrëse e herë si organizatore. Në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe organizatave të tjera të komunitetit, përherë pjesmarrës aktivë.

7-arjeta-marko1-marko-zef-lek-beq1-matoshi-sanije7-qeshindy-amerik5-laura-agimi-pema

Në mbrëmjen e së Martës, 27 Dhjetor, Konsullata e Kosovës , ishte nikoqirja e një koncerti të shkëlqyer të titulluar”Koncert me Perlat e Muzikës shqiptare”, koncert ky i organizuar në mjediset komode të Studios të mjeshtrit të Fotografisë, ambasadorit të  bukurisë dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë, Kosovës, dhe i gjithë Kombit Shqiptar, Fadil Berisha.

12-agimi-laura-salle16-fatmir-zajmi10-moza-amerikaniaimg_12858-haxhiu-zefi

Sopranoja Sanije Matoshi dhe tenori Riad Ymeri nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.

1-leka-perlleshi1-artistja-e-vogel5-amb-kryeziu-grup10-avniu-vere9-sfond-me-pije

U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Matoshi. E ftuara speciale ishte Isra Abazi.

Përballë një publiku elitarë, ku mbizotëronin artistët, të rinjët, interpretuesit janë shpërblyer me duartrokitje. Ambasadorja Teuta Sahatcija i ka falenderuar artistët interpretues dhe publikun e zjarrtë dhe u ka uruar gëzuar Festën e Vitit të Ri 2017!

Në koncert ka amrër pjesë edhe një grup nga Federata Vatar: Zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, Zef Balaj, Marko Kepi, Lek Përlleshi, editori i diellit, si dhe artisti haxhi Dauti, i anëtrësuar kohëte  fundit në Vatër.Në fund është shtruar një koktejl.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: koncert, ME "PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE", ne Nju Jork, Riad Ymeri, Sanije Matoshi, Teuta Sahatcija

URIMI I VATRES & GAZETES”DIELLI”

December 26, 2016 by dgreca

1-urimi-i-vatresFEDERATA”VATRA” NE SHBA DHE GAZETA DIELLI, U DERGOJNE URIMET ME TE PERZEMERTA PER KRISHTLINDJE E VITIN 2017, TE GJITHE SHQIPTAREVE, VATRANEVE DHE LEXUESEVE TE GAZETES DIELLI, NE SHBA E KANADA,NE TROJET AMTARE, NE EUROPE, AUSTRALI E ZELANDEN E RE, KUDO QE NDODHEN

Filed Under: Featured Tagged With: & GAZETES"DIELLI", dalip greca, URIMI I VATRES

Mijëra besmitarë katolikë shqiptarë në SHBA festuan Krishtlindjet

December 26, 2016 by dgreca

Nata e Shejtë e Festës së Krishtlindjes në Kishën Zoja e Shkodrës në New York/
   15698136_660185190827037_8568731517721055427_n 1-dom-pjetri2-mesha3-mesha5-dyshe
 Nga Beqir SINA/NEW YORK : Në të gjitha kishat katolike shqiptare në Amerikë dhe Kanada, është mbajtur mbrëmë në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve, dhe Mesha e së dielës, të cilat i udhëhoqën meshtarët e tyre, në Kishën Zoja Pajtore, Kishën e Shën Palit, Detroit, Kisha Katolike Shqiptare në Toronto -, dhe në Kishën Zoja e Shkodrës në New York .Më shumë se nji mijë besmitarë, u mbodhën mbrëmë sipas një video stream të trasmetuar në rrjetin social Facebook, ishin në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, për Christmas Eve Mass. Kisha ishte mbushur përplot me besimtarë aq sa ehde nuk kishte vend nga besmitarët të cilët erdhën për të festuar Meshën në natën e shenjtë.
“Krishtlindja, tha famullitari Dom Pjetër Popaj, është një ditë për të festuar lindjen e Jezusit, kështu që është shumë e rëndësishme për të marrë pjesë në këtë Meshës, sidomos për shkak se ajo është e tillë e shjetë, në një kohë të bukur të vitit të jemi së bashku këtu të presim në prehrin tonë lindjen e Krishtit”.
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, me famullinë e saj me gëzim të madh gjatë gjithë ditës, dje edhe sot ka hapur dyert e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që t’i bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit, një nga festat më të mëdha të kishës Katolike në mbarë njerëzimin.
Të shtunën, më  24 dhjetor 2016  u kremtua së pari procesioni ora në Vigjilja e Krishtlindjes . Një ceremoni, kjo, e cila u shoqërua me pritja solemne nga famullitari shembullor, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016. Afër mesante më pastaj u mbajt Mesha e Madhe, e cila nisi me një Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.Mesha solemne e Krishtlindjes në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, të cilën e udhëhoqi Meshatri Dom Pjetër Popaj – u ndoq nga më shumë se 1500 besimtarë katolikë shqiptarë, të cilët kremtuan së bashku gëzimin e Lindjes së Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit – Gloria in exelsis Deo!Ndërkohë, që sot e diele, 25 dhjetor 2016 – Dita e Krishtlindjes, nisë në ora 11:00: me Meshë në Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, mëpastaj festa ka vazhduar me gostit dhe vizitat e familjarve me tryezat e mbushura përplot me ushqime dhe me plot urime : Gëzuar e për shumë vjet Krishtlendjen .
 Radio Vatikani kujtojë sot se :” Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Shën Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë”. Më pas ajo tha se kur ne dëshirojmë të kremtojmë Krishtlindjen, ndoshta nuk kemi menduar që duhet ushqyer të uriturit dhe ti veshim të zhveshurit, duke pakësuar kështu ego-n për posedimin vetjak, të mirëpresim të padëshiruarit, të falim fajtoret dhe ti duam armiqtë tanë, për të rritur forcën e të qenurit njeri i lirë, dhe t’u bëjmë të tjerëve atë çka dëshirojmë të na bëjnë ata neve. Kështu mund të lëmë gjithherë fryte mbi tokë.Gjatë kohës së mrekullueshme të Krishtlindjes mund të shohim me sytë e një fëmije, sepse fëmijët më së miri e përjetojnë mrekullinë e dashurisë, fëmijët gëzojnë të gjithë atë që festa ofron dhe e jetojnë në plotësi tërë kohen. Kështu, Shën Nënë Tereza na fton të gjithëve, për të jetuar dhe uruar lavdinë e kësaj feste të mrekullueshme, që është Lindja e Jezu Krishtit.

Filed Under: Featured Tagged With: B Sina, besimatret Katolik, Dom pjeter Ppaj, Krishtlindjet, SHBA, Zonja e Shkodres

VECOJME: 2 FSHATRA MUSLIMANE DHE 2 KATOLIKE TE VAUT DEJES,FESTOJNE BASHKE

December 25, 2016 by dgreca

NGA AHMET ZANI/1-santa-me-2-femije4-me-kalin-e-babagjyshit3-santajpg
5-turma
E veçanta e festimeve në ditë e Kirshtilndjeve ndodh në katër fshatra të Shkodrës dhe pikërisht atë në Vau i Dejës. Janë dy fshatra të besimit musliman dhe dy të tjerë Katolik dhe e përbashkët është se harmonia fetare vijon të mbetet trashëgimi duke festuarnë mënyrë të përbashkët të gjitha fetat fetare. Dhe kjo nuk do t’i mungonte në ditën e Kirshtëlindjeve, madje në një mënyrë ndryshe nga të tjerët, jo vetëm nga atmosfera festive , por çka është e rëndësishme harmonia fetare. Të rinjtë nga katër fshatrat. Dejë, Shelqet,Mjedë dhe Spathar do të organizohem nga iniciativa e tyre në mënyrat e tyre festive me qëllim të përçojnë tek të gjithë familjet atmosferën festive, ndërsa babagjyshi Pashku Drini emocionon tërë komunitetin me ëmblëmen e tij tradicionale duke dhuruar për të vegjlit dhuratat e grumbulluara posaçërisht nga banorët apo dhe bizneset vendase. 1-rruga
 Të rinjtë e fashatrave të kësaj zone nisin rituatlin e marshimit drejt qendrës ku kanë përfunduar ritet fetare në mesditë, pjesë e cila harmonizon besimtarët në kryerjen e vizitave, atëherë mjeti i improvizuar i shoqëruar nga babagjyshi dhe shoqëruesit bashkohen grupit të banorëve, dhe më së shumti të vegjlit që presn dhuratat.
Mjaft inreresante është dhe tryeza e improvizuar pranë qendrës nga prodhimet dhe pijet vendase, ku festohet bashkarasiht me mjaft atmosferë Krishtlindje si dhe të gjitha festat ne katër fshatrat.
 Sheqet, Dejë, Mjedë dhe Spathar janë shembull pozitiv i harmonisë fetare, që duhet preferuar me urimin e përbashkët gezuar festat një risi për të gjithë shqiptarët.

Filed Under: Featured Tagged With: dy fshatrat, festojen bashke, Krishtlindjet, Vaut dejes

PAPA: Paqe për gjithë botën

December 25, 2016 by dgreca

*Paqe për gjithë botën: Mesazhi Urbi et Orbi i Papës Françesku/1-papa-krishtlindjet*Për Krishtlindje t’i lëmë të na flasin fëmijët në luftë e emigrantët/

Përmendet 20 herë fjala paqe, në mesazhin e sotëm Urbi et Orbi të Papës Françesku. Paqe për botën mbarë, duke u nisur nga Siria e Halebi, për të përshkuar Tokën Shenjte, Afrikën, Ukrainën, Kolumbinë, Mianmarin…; paqe për ata që vuajnë, që brengosen nga hallet e jetës, viktima të trafikut e të lakmisë së të pushtetshmëve e të zotit-para. Ky ishte mesazhi i Atit të Shenjtë në ditën e Krishtlindjes, në mesditë nga llozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, nga ku ritingëlloi sërish kumti profetik i lindjes së Foshnjës së Betlehemit, i Princit të Paqes.

“Pushteti i kësaj Foshnjeje, Bir i Zotit e i Marisë, – vuri në dukje Papa – nuk është pushtet i kësaj bote, bazuar mbi forcën e mbi pasurinë; është pushteti i dashurisë. Është pushteti, që krijoi qiellin e tokën, që i jep jetë çdo krijese: mineraleve(tokës), bimëve, kafshëve; është forca që tërheq burrin e gruan dhe i bën një trup të vetëm, një ekzistencë të vetme; është pushteti që lind jetën, që fal fajet, që pajton armiqtë, që e shndërron të keqen në të mirë. Është pushteti i Zotit. Ky pushtet i dashurisë e çoi Jezu Krishtin të zhvishet nga lavdia e Tij e të bëhet njeri; e drejtoi më pas të japë jetën në kryq e të ngjallet së vdekurish. Është pushteti i shërbimit, që vendos në botë themelet e mbretërisë së Hyjit, mbretëri drejtësie dhe paqeje”.

E së bashku me engjëjt, e përshkon krejt tokën e arrin tek të gjithë popujt, kënga e lavdit për Hyjin “në më të lartin qiell”, kënga që u uron paqen njerëzve vullnetmirë mbi tokë. E këtu, Papa Françesku fillon një sërë urimesh për paqen në të katër anët e botës, në një listë, që duket pa fund, aq shumë janë gjendjet e ndërlikuar e vendet pa paqe e pajtim:

   “Paqe, burrave e grave të Sirisë së martirizuar, ku është derdhur tepër gjak. Sidomos në qytetin e Halebit, teatër i njërës prej betejave më barbare gjatë javëve të fundit, është urgjente më shumë se kurrë t’i garantohet ndihmë dhe ngushëllim popullsisë civile të rraskapitur, duke respektuar të drejtën humanitare. Është koha të heshtin armët një herë e përgjithmonë e bashkësia ndërkombëtare të impenjohet aktivisht për arritjen e zgjidhjes me bisedime që të rivendoset bashkëjetesa civile në vend”.

Paqe, vijoi të kërkojë Papa Françesku, duke e hedhur vështrimin mbi Tokën Shenjte e duke u kërkuar izraelitëve e palestinezëve guximin dhe vendosmërinë për të shkruar një faqe të re në histori, në të cilën urrejtja dhe hakmarrja t’ia lënë vendin vullnetit për të ndërtuar së bashku një të ardhme në mirëkuptim e harmoni të ndërsjelltë. Po kështu, edhe për Irakun, Libinë dhe Jemenin, ku popullsitë vuajnë nga lufta dhe nga akte brutale terroriste. E më pas:

  “Paqe, burrave dhe grave të rajoneve të ndryshme të Afrikës, sidomos në Nigeri, ku terrorizmi fundamentalist shfrytëzon edhe fëmijët për të përhapur tmerr dhe vdekje. Paqe në Sudanin Jugor e në Republikën Demokratike të Kongos, që të kapërcehen ndarjet e të gjithë njerëzit vullnetmirë të punojnë për të nisur një udhë zhvillimi e bashkëpunimi, duke parapëlqyer kulturën e dialogut në vend të logjikës së ndeshjes”.

E Papa u uroi paqen burrave dhe grave, që edhe sot, vuajnë nga pasojat e konfliktit në Ukrainën lindore, por edhe popullit kolumbian, që synon të ndërmarrë një udhë të re e të guximshme dialogu e pajtimi. Ky guxim, nënvizoi, të nxisë edhe Venezuelën për t’u dhënë fund tensioneve aktuale. Ati i Shenjtë përmendi të gjitha ato zona, ku njerëzit vuajnë për shkak të rreziqeve e të padrejtësive; foli për Mianmarin, duke kërkuar të favorizojë bashkëjetesën paqësore; uroi që gadishulli korean të kapërcejë problemet e pastaj, vijoi:

“Paqe, kujt ka humbur njeriun e dashur, për shkak të akteve mizore të terrorizmit, që kanë mbjellë frikë e vdekje në zemër të shumë vendeve e qyteteve. Paqe – jo me fjalë, por me fakte konkrete – për vëllezërit e motrat tona të braktisura e të mënjanuara, për ata që kanë uri e për viktimat e dhunës. Paqe për azilkërkuesit, emigrantët e refugjatët, për ata, që janë objekte të trafikut të njerëzve. Paqe për popujt, që vuajnë nga ambiciet ekonomike të pak vetëve e nga lakmia e babëzitur e zotit-para, që sjell skllavëri. Paqe, të prekurve nga mjerimi shoqëror dhe ekonomik, të munduarve nga pasojat e tërmeteve, ose të fatkeqësive të tjera natyrore”.

Paqe fëmijëve, ngriti zërin Papa Françesku, në këtë ditë të veçantë, në të cilën Hyji bëhet fëmijë. Ati i Shenjtë nuk harroi të përmendë ata, që privohen nga gëzimet e fëmijërisë, për shkak të urisë, luftës dhe egoizmit të të rriturve. E as të gjithë njerëzit vullnetmirë, që çdo ditë punojnë, me maturi e durim, në familje e në shoqëri, për të ndërtuar një botë më njerëzore e më të drejtë, të mbështetur nga bindja se vetëm me paqen ekziston mundësia për një të ardhme më të begatë për të gjithë. E së fundi, duke cituar Isainë profet, iu drejtua të gjithëve:   ““Na lindi një foshnjë, fituam një djalë”: është “Princi i paqes”. Ta mirëpresim!”.Pas bekimit Urbi et Orbi, Romës dhe botës, Papa Françesku u bëri urimet e Krishtlindjes të pranishmëve të shumtë, që kishin mbushur plot Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, por edhe atyre, që në të gjithë botën, u lidhën përmes radios, televizionit dhe mjeteve të tjera të komunikimit. Përfundoi me fjalët:“Në këtë ditë gëzimi jemi të thirrur të gjithë të kundrojmë Jezusin Fëmijë, që i jep shpresë çdo njeriu mbi faqen e tokës. Me hirin e Tij, t’i japim zë e ta bëjmë të prekshme këtë shpresë, duke dëshmuar solidaritetin e paqen. Për shumë mot Krishtlindjen të gjithëve!”.

Papa: për Krishtlindje t’i lëmë të na flasin fëmijët në luftë e emigrantët/

Natën e Krishtlindjes, natë lumnie e drite, ta lëmë Foshnjën e grazhdit të na flasë nga kashta, por t’i lëmë të na flasin edhe fëmijët, që sot nuk tunden në djep, as nuk ledhatohen me dashuri nga nëna a nga babai, sepse dergjen në “grazhdet e dinjitetit” të nëpërkëmbur, në strehimet e nëndheshme, për të shpëtuar nga bombardimet, në trotuaret e qyteteve të mëdha, në fundet e barkave të mbingarkuara ne emigrantë. Kështu u shpreh Papa Françesku, duke kremtuar Meshën Shenjte të Natës së Krishtlindjes, në Bazilikën e Vatikanit. Papa bëri thirrje t’i braktisim iluzionet e kalimtares, për të shkuar tek themelorja, për të rigjetur thjeshtësinë e Zotit-Foshnjë të paqes, të gëzimit, të kuptimit të jetës.

Përballë mendësisë së botës, që  e  ka  marrë peng Krishtlindjen, ta lëmë të na flasë Foshnjën e grazhdit, që është gjithnjë shenja për ta gjetur Jezusin.  Kjo, nxitja e Papës në Meshën e Natës së Krishtlindjes, kremtuar në Shën Pjetër. E Françesku na fton të shkojmë edhe më përtej:

“Ta lëmë Foshnjën e grazhdit të na flasë nga kashta, por t’i lëmë të na flasin edhe fëmijët, që sot nuk tunden në djep, as nuk ledhatohen me dashuri nga nëna a nga babai, sepse dergjen në ‘grazhdet e dinjitetit’ të nëpërkëmbur, në strehimet e nëndheshme, për të shpëtuar nga bombardimet, në trotuaret e qyteteve të mëdha, në fundet e barkave të mbingarkuara ne emigrantë”.

Papa vijon të na kujtojë se nuk duhet të qëndrojmë indiferentë edhe përballë fëmijëve, që nuk lejohen as të dalin në dritë, përballë atyre që qajnë, sepse askush nuk ua shuan urinë, atyre që nuk kanë në duar lojëra, por armë! Nga ana tjetër – shpjegoi Papa – në Fëmijën, që na u dhurua, bëhet konkrete dashuria e Zotit për ne. Zoti nuk është i pranishëm ndërmjet të mëdhenjve, nuk duket në sallën e fisme të një pallati mbretëror, por në varfërinë e një stalle; nuk është ndër analet e dukjes, por në thjeshtësinë e jetës, nuk  është në pushtet, por në vogëlsi, që të mahnit: “E, për ta takuar, duhet të shkosh atje ku është, duhet të përkulesh, të ulesh, të bëhesh i vogël. Fëmija që lind, na flet, na kërkon mendimin tonë, nësa bën thirrje t’i braktisim iluzionet e kalimtares, për të shkuar tek themelorja, për të hequr dorë nga pretekstet tona të pangishme, për ta braktisur pakënaqësinë dhe  trishtimin për gjithçka që na mungon. Na bën mirë t’i lëmë mënjanë këto gjëra, për të rigjetur thjeshtësinë e Zotit-Foshnjë, paqen, gëzimin, kuptimin e ndritshëm të jetës”.

Misteri i Krishtlindjes është njëkohësisht shprese e trishtimi. Sjell me vete shijen e trishtimit, sepse – kujtoi Papa – dashuria nuk mirëpritet, jeta shikohet si hedhurinë. Kështu u ndodhi Jozefit e Marisë, që i gjetën portat e mbyllura dhe e vunë Jezusin në një grazhd, “mbasi për ta nuk kishte vend në bujtinë”:

“Jezusi lind i papranuar nga disa e i rrethuar nga indiferenca e shumicës. Edhe sot mund ta vërejmë të njëjtën indiferencë, kur Krishtlindja bëhet festë, në të cilën protagonistë jemi ne, në vend që të ishte Ai; kur dritat e tregtisë e flakin në errësirë dritën e Zotit; kur shqetësohemi për dhuratat e mbetemi fare të pandjeshëm përballë njeriut të lënë krejtësisht pas dore. Kjo mendësi e botës na e mori peng Krishtlindjen, duhet ta lirojmë!”.

Por Krishtlindja – vijoi Françesku – ka posaçërisht shijen e shpresës, sepse, pavarësisht nga terrinat tona, drita e Zotit shkëlqen. Drita e tij e fisme nuk të ngjall frikë; Zoti, i dashuruar me ne, na tërheq me njomësinë e vet, duke lindur i varfër e i brishtë mes nesh, si njëri nga ne:

“Lind në Betlehem, që do të thotë ‘shtëpia e bukës’. Duket, kështu, sikur dëshiron të na thotë se po lind si bukë për ne: se vjen në jetë, për të na dhënë jetën e Tij; vjen në botën tonë, për të na sjellë dashurinë e Tij. Nuk vjen të përlajë, as të komandojë, por të ushqejë e të shërbejë. Kështu është një fill i drejtpërdrejt, që lidh grazhdin  me kryqin, ku Jezusi do të jetë bukë e thyer; është filli, i cili e lidh drejtëpërdrejt dashurinë, që dhurohet me atë, që shëlbon, që i jep dritë jetës sonë e paqe zemrave tona”.

Këtë e kuptuan mirëfilli barinjtë, të  mënjanuarit e asaj kohe. Po në sytë e Zotit nuk mënjanohet askush, e prandaj qenë pikërisht ata, të ftuarit e Krishtlindjes. Kush ishte i sigurt në vetvete, kush ishte plot me vetveten, ishte në shtëpi, ndërmjet rraqeve të veta; ndërsa “barinjtë shkuan me nxitim”(Krh Lk 2,16). Ta lëmë edhe ne Jezusin të na flasë këtë natë, të shkojmë tek Ai me besim, duke u nisur nga kufizimet tona, duke u nisur nga mëkatet tona:

“Ta lëmë të na prekë me njomësinë, që shpëton. T’i afrohemi Zotit, që bëhet i afërt, të ndalemi e ta kundrojmë Shpellën e Betlehemit, ta përfytyrojmë lindjen e Jezusit: dritën e paqen, kulmin e varfërisë e të mospranimit. Të hyjmë në Krishtlindjen e vërtetë bashkë me barinjtë, t’i çojmë Jezusit gjithë çka jemi, mënjanimet tona, plagët tona të pambyllura, mëkatet tona”.

Kështu, në Jezusin, do të shijojmë shpirtin e vërtetë të Krishtlindjes: ta provojmë sa bukur është të ndjesh se të do vetë Zoti. Me Marinë e Jozefin të rrimë para grazhdit, para Jezusit, që lind si bukë për jetën tonë, timen. Ta kundrojmë dashurinë e Tij të përvujtë e të pafundme, t’i themi thjesht faleminderit; faleminderit që e bëre gjithë këtë për ne”, përfundoi Françesku para se ta vendoste Krishtin Fëmijë në Shpellën e Betlehemit  të Bazilikës, realizuar në njërën nga Kapelat anësore. Papa u nis me procesion drejt Shpellës, i shoqëruar nga 12 fëmijë nga mbarë bota, simbol i atyre të vegjëlve, të cilëve Françesku ia kushtoi mendimin e tij të Krishtlindjes.

 

Filed Under: Featured Tagged With: PAPA: Paqe, për gjithë botën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 550
  • 551
  • 552
  • 553
  • 554
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT