• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMBETARJA KUQ E ZI-NDERI I KOMBIT

October 11, 2015 by dgreca

Presidenti Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit”/
Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Filed Under: Featured Tagged With: Kuqezinjte, nder I Kombit

Problemi i Luginës së Preshevës trajtohet në Departamentit Amerikan të Shtetit!

October 10, 2015 by dgreca

Washington, DC-8 Tetor 2015/
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në SHBA, delegacioni i Luginës së Preshevës i kryesuar nga Kryetarët e Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, z. Ragmi Mustafa dhe z. Nagip Arifi, pati një sërë takimesh të rëndësishme.  Temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë çështja ende e pazgjidhur e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Delegacioni i Luginës, në përbërje të së cilit përveç kryetarëve të komunave shqiptare ne Luginë janë edhe z. Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me bashkëpunëtorët z. Xhevat Latifi, gazetar, dhe z. Sherif Sherifi, avokat, sot u prit në një takim të veçantë nga Drejtori i Byrosë për Evropën Qendrore dhe Lindore në Departamentin e Shtetit, z. Tom Yazdgerdi me bashkëpunëtorët e vet.
Ky takim në Departamentin e Shtetit shënon një kthesë historike për çështjen e Luginës së Preshevës, sepse e vendosë atë në agjendën e politikës së jashtme amerikane si pikë me rëndësi në Ballkan. Kryetari Mustafa dhe Kryetari Arifi shpalosën në mënyrë të argumentuar dhe faktike gjendjen e rendë me të cilën përballën shqiptarët në Luginë, duke përmendur dhe elaboruar çështjen e varfërisë dhe papunësisë së madhe, mungesën e zhvillimit ekonomik, mungesën e të drejtave dhe lirive bazike njerëzore (si atë të përdorimit të simboleve kombëtare, psh), diskriminimin etnik në punësim në institucionet shtetërore, etj. “Serbia tani po përdorë metoda moderne për të larguar sa më shumë shqiptarë nga Lugina,” ka thënë Mustafa. “Ne jemi të trajtuar si qytetarë të dorës së dyte,” ka shtuar Arifi, ndër të tjera.  Tutje, ata kanë elaboruar edhe problematiken me materialet shkollore të bllokuara në piken doganore tani e një muaj, si dhe kanë theksuar problematiken e standardeve të dyfishta që Serbia përdore ndaj shqiptareve në krahasim me minoritetet tjera në Serbi. Ndërkohë, aty u diskutua edhe për përballimin dinjitoz të krizës së refugjatëve sirianë nga ana e Komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit.
Si kundërpërgjigje politike ndaj diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror serb ndaj shqiptarëve në Luginë, delegacioni njoftoi z. Yazdgerdi me vendimin e asamblistëve shqiptarë të Luginës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi.
Nga ana e tij, z. Yazdgerdi ka shprehë përkrahjen e tij dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit për qasjen serioze dhe racionale të lidershipit shqiptar në Luginë, si dhe ka ndarë më delegacionin shqetësimin për problematikën në Luginë. Z. Yazdgeri ka theksuar se krijimi i një asociacioni ne bashkërendon veprimet ndërmjet autoriteteve lokale ne Lugine në suaza të kompetencave të tyre është veprim i pranueshëm. Ai ka shpreh gatishmërinë e administratës amerikane për të vazhduar involvimin diplomatik dhe zhvillimor në Luginë dhe në rajon në përgjithësi. Ai ka falënderuar sinqerisht delegacionin për vizitën e tyre si dhe ka kërkuar që ky komunikim direkt më Washingtonin të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Gjatë ditës, delegacioni për çështjen e Luginës, është pritur në takim edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, znj. Floreta Fader, me të cilën është diskutuar për problematikën shqiptare në Luginë.
Në ditët në vijim, delegacioni do të zhvillojë takime edhe në Kongresin e SHBA-ve, respektivisht me Komisionin Kongresional për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos”. Ky komision që ka  bashkudhëheqës nga dy kongresiste, një republikan dhe nje demokrat, mbanë emrin e përkrahësit më të madh të çështjes shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, z. Tom Lantos. / XLPress.tv/
8 Tetor, 2015: Washington, DC

Filed Under: Featured

Ndeshja Shqipëri- Serbi, trajneri Çurçiç: Mendojmë vetëm për lojën

October 7, 2015 by dgreca

TIRANË, 7 Tetor/Nga Gjergji Mima/ -Trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç dhe kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç,  mbajtën sot një konferencë për mediat në prag të sfidës së 8 tetorit ndaj Kombëtares shqiptare në “Elbasan Arena”, të vlefshme për elemiatoret e kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Konferencën e hapi zv/Presidenti i Federatës serbe, Savo Milosevic, i cili theksoi se gjatë rrugës për në Tiranë,  autobusi i Serbisë është goditur me gurë, por tha se autoritetet shqiptare reaguan menjëherë dhe situata u normalizua.

“Ndodhi një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk pati ndonjë problem. Reaguan autoritetet shqiptare dhe gjithçka është në rregull”, tha Milosevic.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (2)Ndërsa trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç u shpreh se, “do mundohemi të mos mendojmë për gjë tjetër në fushë, por vetëm lojën. Sa i përket formacionit të përfaqësueses së Serbisë, trajneri serb tha se, “formacionin do ta shihni nesër në fushë”.

Trajneri serb ka ripërsëritur se përfaqësuesja serbe mendon vetëm për futboll dhe për asgjë tjetër në këtë ndeshje. Sa për motivimime lojtarëve, ai tha se, “ka qenë shumë e lehtë t’i motivosh futbollistët për këtë ndeshje”.

Ai deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, megjithëse shtoi se Shqipëria ka një skaudër të konsoliduar. “Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (1)Lidhur me një shkarkim të tij nëse humbet nesër trajneri Çurçiç në tha se, “Çdo trajner e di që një ditë do të largohet, por unë nuk mendoj se do të iki pas kësaj ndeshjeje”.

Ndërsa kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç u shpreh se, “kjo ndeshje e kalon sportin por ne duam ta fitojmë”.

I pyetur për trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, Ivanoviç  tha se, “trajneri i Kombëtares shiqptare është një Italian dhe mendoj se ai ka bërë një përgatitje psikologjike si dinë vetëm ata”.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi impaktin e parë në Tiranë, Ivanoviç tha se, “E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje”. Kapiteni serb shtoi se, ky rast është rasti më i mirë për të ndryshuar mentalitetin mes dy popujve në Ballkan.

Filed Under: Featured Tagged With: flet Curic, konference Shtypi, ndeshja Shqiperi-Serbi

Fillon në Shkup Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë

October 3, 2015 by dgreca

SHKUP, 3 tetor / – Filloi të Premten me 2 tetor në Shkup Seminari IX  Ndërkombëtar i Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë ”Lokalja dhe universalja në kulturën shqiptare”.Sesionet shkencore, historike, etnokulturore dhe gjuhësore si “Maqedonia një problem historik dhe aktual”, “Kanunet shqiptare”, “Letërsia shqipe e krijuar në Maqedoni si pjesë integrale e letërsisë shqipe” si dhe “Prurjet leksikore, dialektore dhe krahinore në fushë të shqipes” të parashikuara për  prezantim dhe debat të japin të kuptosh që ky seminar tanimë ka fituar atributin e vërtetë shkencor, ndërsa Universiteti Shtetëror i Tetovës epitetin e studimit cilësor dhe sfidës ndaj argumenteve dhe fakteve shkencore.

”Seminari ka ndërtuar një traditë solide dhe është një institucion i qëndrueshëm, por për të vazhduar të mbetet i tillë, duhet investuar  më shumë”, deklaroi ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.

”Shkenca dhe kultura janë konceptualisht identitete të veçanta dhe të ndërthurura”, shtoi ai.

”Ndonëse studimet kronologjike dhe historike për shkencën dhe kulturën në botën shqiptare janë në një fazë empirike dhe jo shumë të zhvilluara, megjithatë, nga një vështrim i shpejtë  mund të konstatojmë se shkenca , kultura dhe gjuha në rrugëtimin shekullor të kombit shqiptar kanë qenë instrumente të domosdoshme dhe të patjetërsueshme të emancipimit kombëtar”, theksoi ai.

Për rektorin e USHT-së Vullnet Ahmeti takime të tilla konfirmojnë gatishmërinë e universitetit për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe aktiviteteve shkencore.

“Ky seminar trajton kontributin e albanologëve të huaj për të studiuar gjuhën shqipe, letërsinë dhe kulturën, marrëdhëniet e gjuhës dhe letërsisë shqipe me gjuhë të tjera, letërsitë dhe kulturat e Evropës dhe botës, historinë kombëtare shqiptare dhe marrëdhëniet me kombet fqinje dhe kulturat e tyre veçanërisht për kultivimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit. Rëndësia e këtij takimi shkencor është se ai kontribuon në masë të madhe për të shkëmbyer përvojat në mesin e studiuesve, pjesëmarrësve të seminarit, përmes komunikimit dhe debatit ku do të eliminohen mangësit e mundshme nga hulumtimet shkencore mbi këto çështje me një qëllim pozitiv që shkencat e albanologjisë të përparojnë paralelisht me shkencat e tjera në shumë fusha”, tha Ahmeti.

Seminari i Albanologjisë do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, të historisë, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë

Filed Under: Featured, Kulture Tagged With: Fillon në Shkup, i Albanologjisë, Seminari IX Ndërkombëtar

BASHA NE GJERMANI, MBESHTETJE NGA PARTIA E KANCELARES

October 2, 2015 by dgreca

Basha: Deputetët gjermanë inkurajuan miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin/

CDU e Kancelares Merkel i jep mbështetje të plotë dhe të gjithanshme Partisë Demokratike në aksionin e saj politik dhe në hartimin e programit qeverisës.Lajmin e bëri të ditur Kryetari Partisë Demokratike, Luzim Basha në faqen e tij Facebook.

“Me zyrtarët e lartë gjermanë, ndamë shqetësimet lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të cilat po shkojnë në drejtim të kundërt me parimet e vendeve demokratike dhe janë larg përmbushjes së standarteve europiane”, shkruan Basha,

“Kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet për partnerët gjermanë, dekriminalizimi i politikës shqiptare. Gjatë takimeve që zhvillova në Berlin, deputetët gjermanë vlerësuan propozimet e Partisë Demokratike dhe inkurajuan miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin”, vijoi ai.

“Një tjetër shqetësim i diskutuar në takimet me deputetët gjermanë ishte dhe procesi zgjedhore i 21 qershorit. Deputetët gjermanë dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, i kanë cilësuar tërësisht të papranueshme për një vend që aspiron të bëhet anëtarë i Bashkimit Europian, shkeljet e konstatuara në raportin e OSBE-ODIHR-i, për zgjedhjet”, bëri të ditur Kreu i PD.

Basha foli edhe për debatin politik të CEZ. “Mega afera CEZ, ishte po ashtu çështje e bisedës. Mora mbështetjen e plotë të partnerëve tanë gjermanë, për iniciativën e Partisë Demokratike, për të angazhuar hetues ndërkombëtarë për zbardhjen e kësaj afere si mënyra më e mirë për një hetim të plotë dhe të besueshëm”, shkruan Basha.

Ai bëri të ditur se, Partia Demokratike po bashkëpunon ngushtësisht me kristiandemokratët e Kancelares Angela Merkel për hartimin e alternativës së saj; programin qeverisës të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “CDU, po na jep ekspertizën e saj për ofertën tonë të zhvillimit të vendit dhe kthimit të shpresës qytetarëve tanë që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe jo të shohin si shpresë emigrimin”, përfundon postimin Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: Basha ne Gjermani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 621
  • 622
  • 623
  • 624
  • 625
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT