• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hetimet për korrupsion nxisin përplasje në FIFA

November 14, 2014 by dgreca

Hetuesi që është marrë me pretendimet për korrupsion në procesin që i ka dhënë të drejtë Rusisë dhe Katarit për të organizuar Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018 dhe 2022, ka thënë se gjetjet e tij janë duke u shtrembëruar nga Federata Botërore e Futbollit, FIFA.
Hetuesi i FIFA-s, Michael Garcia, thotë se përmbledhja prej 42 faqesh nga hetimet dy vjeçare, e publikuar më 13 nëntor nga gjykatësi i FIFA-s, Joachim Eckert, përmban disa gabime dhe “interpretime të shtrembëruara të fakteve dhe konkludimeve”.
Raporti i plotë i Garcias prej 430 faqesh do të mbetet i pazbuluar për publikun.
Gjykatësi Eckert thotë se hetimet e Garcias e kanë shfajësuar Rusinë dhe Katarin nga dyshimet për blerje votash të udhëheqësve të FIFA-s dhe se gjetjet e zotit Garcia nuk ndikojnë në integritetin e votimeve të Dhjetorit të vitit 2010 nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s.
Për Rusinë, gjykatësi Eckert thotë në përmbledhjen e tij se komiteti Rus ka bërë ofertën për të organizuar Botërorin 2018 me “një numër të kufizuar dokumentesh për shqyrtim”.
Por, sipas tij, rusët e kanë shpjeguar këtë kufizim “me faktin se kompjuterët prej nga janë dërguar dokumentet janë dhënë me qera dhe pastaj janë shkatërruar”.
Për Katarin, zoti Eckert thotë se “sipas raportit, sjellja e dy individëve në rolin e këshilltarëve për ofertën e Katarit ka ngritur shqetësime” dhe se angazhimi i tyre jashtë kornizave të komitetit zyrtar të Katarit ka pasqyruar vetëm “mungesë transparence nga ana e komitetit”.
Gjykatësi pranon se komiteti i Katarit “ka bërë disa pagesa të dyshimta”, të cilat nuk kanë qenë “të ndërlidhura me organizimin e Botërorit 2022”, por me procesin e “votimit të vitit 2011 për zgjedhjen e presidentit të FIFA-s”.
Zoti Garcia ndërkaq, hetuesi i FIFA-s, është duke bërë thirrje që hetimi i tij i plotë të publikohet.
Një thirrje e këtillë ka nxitur përplasje me presidentin e FIFA-s, Sep Blatter, i cili ka ndihmuar në mbrojtjen e privatësisë së kolegëve të tij, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me kërkimin e favoreve në këmbim të votave.
Garcia nga ana tjetër mund të përballet me pezullim nga funksioni që ka në FIFA nëse publikon detaje të këtij rasti dhe mund të shkarkohet fare nga ky institucion, gjatë takimit të 209 anëtarëve të FIFA-s më 29 maj të vitit të ardhshëm.
Pikërisht në këtë ditë, Blatter protet të fitojë mandatin e pestë si president i FIFA-s.a

Filed Under: Featured Tagged With: Hetimet për korrupsion, nxisin, përplasje në FIFA

Pushteti si inspirim filmash

November 13, 2014 by dgreca

Një fije peri e ndan tragjiken nga komikja. Në fund të fjalës ne mund të mësojmë ide nga filmat si pjesa më e ndjeshme dhe mbresëlënëse e arteve që trajtojnë problematikat shoqërore, njerëzore, por nuk mund të veprojmë si në filma./
Nga Kolec TRABOINI/
Dalja titullarit më të lartë të pushtetit ekzekutiv nga Kryeministria në bulevard për tu përballur me studentet universitarë të Fakultetit të Gjeologjisë që nuk duan që ndërtesa e tyre të bëhet seli gjykatash, a thjeshtë për t’u thënë se nuk keni asnjë shkak për të protestuar, se ende nuk ju kanë nxjerrë në rrugë, është sikur në mënyrë të përkundërt tu dilte kryeministri i asaj kohe e tu thoshte demonstruesve me 21 janar 2011, çfarë keni që thërrisni, këta i qëlluam por ende nuk kanë vdekur, po i çojmë tu bëjmë autopsinë në spital. Prisni të vdesin pastaj protestoni. Por shkon edhe më tej kjo pandehmë e zbritjes në bulevard, thjeshtë për tu thënë studenteve “Çfarë keni? Shkoni në auditore! Vazhdoni mësimet”. Kështu u thanë edhe në shkurt 1991: “Vazhdoni mësimet!”. Çfarë janë këto reminishenca historike?!
Nuk e dimë a është kjo një këshillë e keqe prej Mefistofeli e ndokujt që rri pas kuintash, duke i sugjeruar titullarit të lartë për tu përballur me situatën kësisoj. Gjithsësi qoftë më duket si inspirim filmash sepse gjithçka në ditën e 12 tetorit 2014 para kryeministrisë u faneps si një përsëritje e një sekuence dramatike filmike. Kushdo që ka jetuar vitet 1980 të shekullit të kaluar dhe ka parë filmin e regjisorit amerikan Elio Kazan, i kujtohet një skenë mbresëlënëse. Një përsëritje e një situate të njëjtë por të përmbysur. Emiliano Zapata kur ishte frymëzues i revoltës së fshatarëve meksikane u fut me një grup të revoltuarish në zyrën e presidentit meksikan Francisko Madero e ky e pyeti Emilianon për emrin, të cilin u ngut ta shënonte me një rreth të kuq. Çfarë në një mënyrë a një tjetër shprehte idenë se pushteti nuk është për të zgjidhur por për të lidhur. Erdhi koha që Emiliano Zapata të gjendej vetë kolltuk të presidentit (pushtet i marrë prej revoltës popullore), por protestat e fshatarëve të varfër për drejtësi vazhdonin edhe më tej sepse nuk mund të zgjidheshin me ndërrimin e një presidenti – në rastin tonë për analogji të kryeministrit. Fshatarëve që i vërshuan në zyrë me ankesa, sepse problemet nuk zgjidheshin me frymë e me fjalë, Emiliano Zapata, tashmë nga kolltukun hijerëndë i presidentit pyeti njërin nga fshatarët që dukej si udhëhëqes i grupit të revoltuarve se si e kishte emrin. Fshatari ju përgjigj. Emiliano Zapata atëherë mori lapsin dhe nisi të shënonte me rreth të kuq emrin e fshatarit, por një çast gjithçka në kujtesë çoi në kohën e tij si kryengritës, kur edhe atij ja kishin qarkuar emrin me rreth të kuq. Atëherë mori listat me emrat e kryengritësve, e beri shuk, e hodhi, u bashkua me ta dhe e braktisi zyrën e presidentit të Meksikës. Ndjehej më mirë pranë popullin të tij. Kjo me shkakun se në atë zyrë e ndjeu të tjetërsohej dhe nuk qe në gjendje të zgjidhte hallet e brengat e njerëzve me të cilët nisi revoltën dhe bëri revolucionin përmbysjen më të madhe në historinë e Meksikës. Vendin e presidentit e zuri kryengritësi tjetër Panço Vila por edhe ky do të dështonte. Kryengritësi Zapata e nisi udhën nga protesta e fshatarëve, vazhdoi në kolltukun e presidentit e pastaj sërish në fshatarët në vorbulla ngjarjesh ku dhe përfundoi tragjikisht. Janë proverbiale fjalët e tij “Më mirë të vdesësh në këmbë se të rrosh i gjunjëzuar”. Filmi i Elio Kazan është një mësim i madh historik për të gjitha ata që në emër të luftës për drejtësi organizojnë protesta, udhëheqin revoltat, vinë në pushtet dhe pak e nga pak tjetërsohen. Por jo thjeshtë për një veprim kalorësiak. Një fije peri e ndan tragjiken nga komikja. Në fund të fjalës ne mund të mësojmë ide nga filmat si pjesa më e ndjeshme dhe mbresëlënëse e arteve që trajtojnë problematikat shoqërore, njerëzore, por nuk mund të veprojmë si në filma.
Anipse ka ngjashmëri historike ngjarjesh, rrethanash, personazhesh, asnjëherë mënyrat e zgjidhjes nuk janë njësoj, ky është shkaku që koha i ve njerëzit në provë, qofshin ata qytetarë të thjeshtë apo dhe udhëheqës shtetesh.

Filed Under: Featured Tagged With: Kolec Traboini, Pushteti si inspirim filmash

Romela Begaj, kampione bote

November 13, 2014 by dgreca

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj ka triumfuar në garën e shkeputjes, duke u shpallur kampione bote në kampionatin botëror që po zhvillohet në Kazakistan. Ajo ka mundur të ngrejë 113 kilogramë, duke lënë pas garuesit e tjerë.
Në dygarësh, Begaj ka ngritur 245 kg, duke u renditur në vendin e 7-të.
Në provën e parë në shtytje tentoi të ngrinte 127 kg, por dështoi. Në provën e dytë 127 kg ia doli me sukses peshëngritësja kuqezi. Begaj ka shkelqyer edhe në provën e tretë, kur ka ngritur shtangën me peshën 132 kg.

Filed Under: Featured Tagged With: kampione bote, në shkëputje, Romela Begaj

Kush janë shkijet? Cili është shqau? (1)

November 12, 2014 by dgreca

Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje (1)
Nga Fahri XHARRA/
(Qëllimi i këtij shkrimi është të hedhë poshtë tezat e reja që mundohen t`i barazojnë shkijet me serbë, por në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë, është një mashtrim , është një tentim i përvetësimit të historisë së krijuesit të tyre, si dhe edhe barazimi i shkijeve me serbë është shumë i rrezikshëm për ne, fxh)
-Kush janë shkijet ? A janë të njëjtë si serbët?-A kanë ndryshim?-Ku është ndryshimi shka –serb?
-Si u krijuan shkijet ?
– A janë popull i ardhur , apo u krijuan më vonë?
– Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flitnin më herët?
– Pse shkijet u bënë armiq të shqiptarëve?
-Pse u favorizua dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqiptarëve?
Se shqiptarët janë “ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjigjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë
Shqiptarët ortodoksë të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije, falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe, por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoksë, të viseve të përmendura më lart) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip?Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje herët a vonë.
Shokut Skender Rizaj ! Nuk di a jeni të njohur me prejardhjen e dinastisë së Nemanjiqëve, e cila ka sunduar me shtetin mesjetar të Nemanjiqve, nga shekulli XII-XIV
Sipas një teorie greke dhe të shënimeve në Hillendar, ajo është me origjine shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanët njëherë ishin katolikë, pastaj ortodoksë, pas ndarjes së kishave dhe të skizmës më 1054. Më vonë, me ardhjen e turqve (osmanëve ) janë islamizuar.
E fillova me letrën e një prifti “serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvetësuar nga serbët.
….“Fisi Nimani është shkruar si “Nemane“ ( greq.), kurse Stefan Nemanea si “Stefan Nemane“ ( greq.) gjithashtu edhe në Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj në shqiptimin e mëvonshëm të shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e më herët është lexuar Nemane.
Me sllovenizimin e të lexuarit të fjalës Nemane, në mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes: Nemanaj.
Nga fisi Nimani kanë mbetur trashëgimtarët e Nimanasve të tanishëm, nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vet Prizren …..Kjo është për sa i përket etimologjisë Nemanjiqi, ç – iqi“.
“Nimanajt kanë sunduar sipas të drejtës kanunore deri më 1354.
Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare
Dushani e ka nxjerrë Kanunin e vet, i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare. Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të shqiptarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregullojë sipas shembullit bizantin, por më 1389 u përmbys shteti i Nemanajvek, kurse populli iu ka kthyer zakoneve, të cilat janë ruajtur sot e kësaj dite te serbët (skizmatikët shqiptare ) dhe shqiptarët në Kosovë, më saktë në Metohi (Dukagjin).
Kjo është dëshmia e dytë e cila vërteton se Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare. ”Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh, por është quajtur dorëzon – dëshmitar, i madh.
Kurse më vone në ndikimin e grekëve dhe sllavëve e ka marrë emërtimin – thirrjen e zhupanit të madh.
Si dorëzon i madh shprehje shqipe = sundimtar, sinonim i shprehjes sundia, e cila përdorej në mesjete, ka pasur kalorësi dhe njerëz të vet, të cilët ishin kalorësit e bujarët e tij, e nëpërmjet të cilëve ka sunduar. Kjo është dëshmia e 4 për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani në Serbinë mesjetare.
Unë të gjitha këto i di, sepse e zotëroj mirë gjuhen e vjetër greke dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet të jetë shqiptar skizmatik – shka dhe zakonet shqiptare. Për këtë arsye ju njoftoj që këtë element dhe fakt ta keni parasysh në punën tuaj të ardhme. Nëse këto gjer më tani nuk i keni të njohura. Ndërsa dëshmitë origjinale, për pikën 1 mund t’i gjeni në Hilendar, kurse të tjerat mund t’i gjeni në Metohi (Dukagjin ) sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit.
“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks, i cili thotë: Na falni që nuk mund të nënshkruhen nën këtë informatë, sepse si serb (shqiptar – skizmatik ) frikësohem“. (20.IX.1985)

Pra shqiptar-skizmatik. Pra shka-shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra, ata ishin shqiptarë.
(vijon neser )

Kush janë shkijet? Cili është shqau? (2)

Pyetje që kërkojnë përgjigje (2)
Ka shkije e shqiptarë me trung familjar të përbashkët
Shkruan: Fahri XHARRA
Ne i quajtëm shkije, se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra, ata ishin shqiptarë.
Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës, etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar, e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj, të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.
Proceset e asimilimit të popullatës shqiptare
Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojës kur u bë shkizma ndarja e kishës Perëndimore (Romake katolike) me Kishën Lindore (Ortodokse) në vitin 1054. Nga fjala shkizma ka dalë fjala shkij, shkja. Pra, është emërtim shqiptar që emërtoi të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike Perëndimore.
Edhe pse ishin shqiptarë, deri tash u është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve, sa nuk do të diskutojmë mbi çfarëdo gjëje të rilidhjes me ta dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me të dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare që, për fat të keq ka qenë plagë e rëndë, të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra, ka të bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes së kishës,sepse në një moment historik, gjatë kohës së ‘çlirimtarëve’ otomanë, popullata jonë ortodokse i ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse dhe të sllavizohet, ose të islamizohet, ‘turqizohet’ , që kinse të shpëtojë nga sllavizimi.
Andaj, shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e turkut që i ka bërë sllavëve nën presionin rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar.
Pra, si e thashë edhe më lart, nuk mbetej gjë tjetër për ne, ose sllav ose muhamedanë.
Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Madje, shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritjeje, i pari i Dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe, ku në vitin 1816 Vuk Karaxhiqi (shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe.
Shkijet ishin shqiptarë
Viti 1637për Gjakovën,sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike, të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët shqiptarë muslimanë dhe shqiptarë shkije ). Dhe mandej vazhdon: “Duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, në veriun e Gjakovës nëpër fshatra të gjithë fshatarët “shkizmatik”. Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra, frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” (‘molte ville di Scismatici’).
Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoksë është edhe ky, ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në lugine e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me shqiptarë.
Ka me mija dokumente për ekzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kaluar ose në myslimanë ose në serbë.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element i krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak shqiptarë katolikë.
“Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët janë me trung familjar të përbashkët. Janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës. Familjet serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve, akademiku serb i shtyrë nga politika pansllaviste pa të drejtë shkruan se korçajtë e Gmicës janë serbë që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serbë në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes vete dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë”. (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani).
Është interesant të theksohet se si në Serbi ashtu në Malin e Zi të sodit shkizmatikët nëse janë shndërruar në myslimanë dhe flasin serbisht i quajmë boshnjakë, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoksë dhe po ashtu flasin serbisht quhen serbë ose malazezë.
Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat historike aspak favorizuese për ne i shtynë që të bëhen armiq të vetvetes dhe tokave të tyre. Andaj, serbët e kanë të kotë të mburren me trashëgiminë e të tjerëve-shqiptarëve, dhe atë trashëgimi ta bëjnë si të veten.
Fund

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Kush janë shkijet? Cili është shqau?

Lazarati bujqësor …Tek droga e orientoi tjetërkush

November 11, 2014 by dgreca

Lazaratasit nuk vodhën, as shtetin, as personin … Nuk mohohet , që lazaratsit punuan , në shkelje të plotë të ligjit, por ata nuk ishin rritur si drogaxhi. Ata kanë qenë den babaden bujq dhe blegtorë të mirë. Këto janë profesionet, që u ka lënë babai dhe që i kanë bërë shumë mirë. Tek droga i orientoi tjetërkush/
NGA ILLO FOTO, New York/
Shkrimin për Lazaratin e kam konceptuar shpejt , por nuk besoja se do ta botoja.Doja një shtysë. Nuk më mjaftonte vetëm operacioni policor , kundër kanabisit . Kushtet për ta shkruar këtë shkrim, mu krijuan, kur vizitova një plantacion me sherbel,në Labovën e Zhapës, gjat kohës, që isha në Atdhe , në gjysmën e Tetorit 2014 .Nuk isha në Lazarat dhe pak bisedova , për të me miqtë e mi në Tiranë .
Ajo që pashë në shtyp , ditët e fundit , natyrisht ishte tjetër shtysë . Medjat pohuan se, nisma kundër vjedhësve të energjisë , është i ngjashëm me aksionin “Lazarati“. Unë gjykoj ndryshe . Lazaratasit nuk vodhën , as shtetin , as personin . Ata u mbështetën në energjitë e tyre. Punuan, duke bërë më të mirën , në drejtim të gabuar , por nuk mund t’u thuash hajdutë, kur nuk kanë vjedhur gjë, vec kush u ka borxh atyre , në kuptimin thjesht material.
Nuk mohohet , që lazaratsit punuan , në shkelje të plotë të ligjit,por ata nuk ishin rritur si drogaxhi . Ata kanë qenë den babaden bujq dhe blegtorë të mirë . Këto janë profesionet , që u ka lënë babai dhe që i kanë bërë shumë mirë . Tek droga i orjentoi tjetërkush. Ata as kishin degjuar per drogen dhe as i dini efektet e saj . Kultivimin e droges e bene me pasion te vecante. Ata jane mjeshter te kultivimit te duhanit dhe gjithe bimve te dobishme bujqesore. Ne anallogji , ndryshuan vetem kahjen e shpenzimit te energjive njerezore .
Lazarati historikisht eshte shquar si fshat me ekonomi bujqesore te perparuar, krahasuar me homologet fqinj.Jetesen e ka mbeshtetur teresisht ne prodhimin bujqesor dhe blegtoral,pa pasur ndikim, nga kurbeti , sic vazhdon te jete tendenca e fshataresise te Gjirokastres dhe , se fundi e gjithe Shqiperia.
Ne kete sprove te thjeshte , do te jap konsideratat e mia, per kete fshat, nami i te cilit u nderkombtarizua, per shkak te narkotrafikut , qe e zhvilloi ne permasa te pa imagjinushme, ne dekaden e fundit.Kam lexuar vetem dy shkrime paqesore per Lazaratin e shumperfolur, muajin , kur u realizua nderhyrja e policise , per te crrenjosur kultivimin e marijuanes , qe ishte bere metoda e vetme e jeteses , te fshatit rebel .Autoret e shkrimeve jane Hektor Peci dhe Trandafile Visha . Disa mendime te te cilave , do t’u referohem , ne shkrimin tim . Lumi tjeter i shkrimeve , ka denuar ashper dhe me te drejte , veprimtarine kriminale te lazaratasve.
Me 25 korrik 2014 , Lazarati eshte nje venbanim i zakonshem shqiptar , i cliruar nga kthetrat e droges dhe te krimit , qe e paten kacafytyr , per nje dekade te tere . Gjat kesaj dekade , ne Lazarat u luajt nje drame me aktore lazaratas dhe me regjizore jo lazaratas, rrenjet e tyre zgjaten ne te tere kontintet. Vendesit zhvilluan bujqesine e mariujanes ( Canabis sativa ) , duke perfeksionuar teknollogjine e kultivimit dhe te perpunimit , ne nivelet me te larta boterore , qe njifen nga laboratoret e sofistikuar . Canabis nga klasifikimi botanik , eshte bime nje vjecare barishtore , qe i pershtatet tokave te shkrifta dhe te fresketa , ne kushtet e kopshtarise te zakonshme . Me kete bime , kane punuar gjenetiste dhe seleksionere , duke ja ndryshuar krejt klasifikimin. Varitet e sotme te canabis , jane kthyer ne shkurre , qe konkurojne me druret e lisit . Ky varitet kultivohej ne Lazarat.
Lazaratsit nuk e kane njohur canabisin . Kete bime ua sollen dhe i mesuan si ta kultivojne , ta perpunojne dhe ta tregetojne . Historia e canabisit lazaratas eshte e re sic eshte i ri dhe krimi lazarratas . Lazaratsit ishin bujq tradicionale gjirokastite . Per kete do te flas ne kete shkrim.
Nuk kam punuar ne Lazarat dhe as kam qene ne fshatin rebel , por e kam njohur jeten bujqesore dhe njerzit e bujqesise te ketij fshati, si c’do segment bujqesor te rrethit dhe vendit tim. Karakteristikat gjeo historike , i kane pershkruar koleget Peci dhe Visha . Nisur nga shkrimet e tyre , Lazarati ka pjesen njerezore te historise se tij te kaluar . Pjesa kriminale e popullsise , ka qene ne nivelet , qe i ka c’do vendbanim afer normales, por i brishte .
Dr. Vasil Zhupa, ka punuar gjate ne rrethin e Gjirokastres , si Kryeveteriner i rrethit. Me orgjine ishte nga minoriteti grek , ishte personalitet shume i respektuar dhe nje ose dy legjislatura , ka qene deputet i popullit . Ndihmesi i tij ishte nga lazarati , teknik i mesem , kopetent per punen dhe i komunikushem me njerzit . Quhej Mahmut Aliko , ndoshta njeri i afert i Dashos se perfolur . Gjithe kohen Dr . Zhupa mbajti ndimes M. Alikon , qe mund te zgjthte specjalistin me te mire te rrethit, ndoshta dhe nje te afert te fisit , por kishte gjetur karar , me lazaratasin , i cili ishte korrekt dhe i ndenji besnik Doktorit , ne te tera etapat e jetes .Flasim , per nje kohe , kur Lazarati , me preajrdhje po thuaj krejtesisht balliste , bashkejetonte ne mjedisin partizan homogjen gjirokastrit . Lazarati bente jeten e tij te pa varur nga politika , kur ishte koha , qe kur nuk jetoje politikisht , duhet te jetoje i burgosor , por jo lazaratsi , qe kishte gjetur kendin e tij , per te marre diell. Kishin miqesi historike me lagjet periferike te qytetit dhe eshte shume real fakti , qe permend Hektor Peci , se kane qene tampon , qe kane izoluar qytetin , nga influenca greke, ne te gjitha kohrat .
Kam pasur miqesi me Mahmutin , per periudhen , kur kam sherbyer ne rrethin e Gjirokastres . Nga ai e njof Lazaratin . Ai tregonte se lazaratsit , jane leber te nje veshtrimi tjeter . Jane aq trima , besnike dhe bejne te tera perpjekjet , per te qene te pa varur . Gjat asaj periudhe , vetem Sadik Bocaj punonte ne organet e larta te Partise –shtet dhe ai mbante lidhje me fshatin e lindjes . Kishte pak nepunes te administrates shteterore te kohes dhe po kaq pak studente , qe vazhdonin arsimin e larte .
Historikisht kane qene vigjilente , per te menazhuar racionalisht mundesite produktive te mjedisit dhe pasurite , qe kane disponuar . Bujqesise i paten dhene drejtim blegtoral , me predominim te bagetive te imta . Ishin mjeshter te blegtorise tradicionale , gjysem nomade . Celniku Ndin Jano , barinjte lazaratas i cmonte me shume se barinjte vlleh .
Ne kete kohe punoja specjalist , ne sektorin Valare te Gjirokastres . Sektori mbareshtonte 200 lope ‘Gensej “ , te nivelit te larte prodhus , por nuk vinin puntoret t’u sherbenin , sepse stallat ishin disi larg venbanimit . Sekretari i Partise dhe Kryetari i Bashkimeve profesionele , mbronin tezen e puntorve , per te mos punuar ne ate distance. Ishte e pa zgjithshme . Muhameti , me keshilloi te punesoja disa djem lazaratas . Krijova nje konvikt , prane qendres se punes dhe punesova besoj 20 djem lazaratas , qe punoin me turne , gjysme jave pa nderprepreje dhe pjesen tjeter te kohes pushonin ne familje . Ishin puntore te shkelqyer , me nerv blegtori . Kishin solidaritet midis tyre dhe i besonin vetem punes se ndershme . Me djerse dhe pune te kujdshme , moren pare shume me mire se ne ish Kooperativen bujqesor , qe gjithsesi nuk ishte e prapambetur . Sektori Valarese , me te njejtat investime , por me puntore lazaratas , trefishoi prodhimin e qumushtit dhe krijoi nje tufe “Gensei “ , me te miren ne Republike . Besoj ka dokumente autentike . Nuk eshte vetem ky rrast .
Ish kooperativa Lazarat , e vecuar , kishte te ardhura te vogla , sepse nuk kishte toke dhe blegtori te mjaftushme. Fqinj me te vepronte kooperativa blegtorale “Asim Zeneli “ , me familje te ardhur nga Laberia e thelle . Kryetar i kesaj kooperative ishte , Enver Haxhiu , nje personalitet me mbeshtetje te gjere shoqerore dhe partiake . Enver Haxhiu , duke studjuar mire situtan e te dy ekonomive , realizoi bashkimin e tyre , deri ne shkrirje te plote . Ekonomija , qe drejtonte Enver Haxhiu , ishte nga me te mirat ne Gjirokastren e kohes . Kjo ekonomi , kishte ne perberje edhe Lazaratin .
Nga historia e afert mesojme , se lazaratsit jane njerez te punes . Eshte fare e qarte se baronet e droges , jane evidentuar sakte dhe ata nuk perfaqesojne lazaratin , por vetem qeleshen e tyre . Lazaratsit e tjere , jane qytetare normale te ketij vendi . Zanati real i tyre eshte bujqesia dhe blegtoria , qe kane dhene prova se dine ta bejne mire . Ka mbaruar pune ose jo policia , me Lazaratin , eshte puna e saj . Ministria e Bujqesise duhet te rrije me afer ketij fshati problematik , per momentin . Duhet ndihmuar , qe te nderroi autostraden e zhvillimit . Ne Lazarat duhet qe Ministria e bujqesise te marri pergjegjesite e saj , per t’i kthyer kesaj treve indin bujqesor , qe ja kane kalcifikuar dekaden e fundit .
Si e parafytyroj une kete situte te trazuar dhe me pergjegjesi? Ne bashkepunim me lazaratasit , duhet te hartohet nje strukture mbjellje , qe te krijoi mundesi , per te ardhura te larta, me pune te specjalizuar . Per zonen kodrinore , ku kultivohej kanabisi , te zevendesohet me kultivimin e sherbeles. A ka shembuj ? Gjat kohes , qe shetita , ne Atdhe , ne vjeshte te ketij viti , pashe ne fshatin Labove e Zhapes nje parcelle me sherbel , qe kishte pamjen e nje plantacioni te vertete . Ishte mikroplantacion . E kishte kultivuar nje djale , bizesmen labovit, qe jeton ne qyetin e Gjirokastres . Parcella , eshte pjese e masivit , me emrin Mursi ( theksi ne fund ) . Toka e pjerret , jo me pak se 40 grade . Teren krejt gurishtor . Bokerrimat e Lazaratit jane shume me te mira , se masivi Mursise .
Shoqerusi im , qe ishte njeri i afert i bizesmenit , me spjegoi se ara isht 4 Ha dhe ne doren e pare te korries , kishte siguruar 8oo leke te reja te ardhura . Kjo eshte njera ane e problemit . Ana tjeter , eshte fakti , se shkurria sherbel si bime shumevjecare , eshte antigrryerrjeve te tokes , gje qe e verifikova afer . Toka dhe rrenjet ishin bere nje bllok solid, qe nuk pranonte errozion . Lazaratsit ta shofin kete parcelle , qe e kane vetem 25 Km . larg dhe te mos mendojne dy here , por t’i futen punes , qe gjithe zonen malore , ta kthejne ne nje plantacion , qe ta kene zili te gjithe . Eshte plotesisht e mundshme dhe kerkon pak kohe . Per blegtorine , lazaratsit nuk duan shume keshilla , sepse jane mjeshter , sic e sqaruam me lart .Tregu i sherbeles eshte i uritur .
Lazaratsit duhet te zbresin dhe ne fushen e Drinos , qe ka mjaft probleme , qe lazaratsit kerkojne ndihmen direkte te Ministrise se bujqesise . Per kete domosdoshmeri , do te sqaroj disa probleme te bartura , per luginen e Drinos . Nuk kam te dhena , kur kjo lugine menazhohej nga bejleret karagjozate , por di me siguri , qe kete lugine e vleresuan italianet dhe investuan , duke krijuar nje nga fermat me te shquara te kohes , ku sollen dhe kolone italiane . Kjo ka ndodhur nga fundi i viteve 30 te shekullit te kaluar . Tradita fermere italiane u zhvillua me tej nga regjimi i Enverit , duke e zgjeruar fermen italiane dhe e pagezoi me emrin e deshmorit “ Muzafer Asqeri “ . Drejtori i pare i kesaj ferme ka qene minoritar Jani Malo , i cili , per pake kohe perfundoi ne pushkatim , nga regjimi , qe e beri drejtor.Doren e fundit te modernizimit , kesaj ferme ja dha ish Ministri Maqo Como , qe u dergua me denim , ne kete ferme dhe nga ku u interrnua , per te perfunduar si i ekzekutuar pa faj.
Gjat komunizmoit fusha e Drinos , qe gabimisht quhet fusha e Dropullit , u bonifikua dhe u krijua nje sistem ujites perfekt , ne kuadrin e ujmbledhesit te Doftise . Kete historik te shkurter te fushes se Drinos e theksova , per te treguar se italianet dhe Enveri , nuk investuan kot ne kete fushe , qe mund te quhej lugina me e bukur dhe me produktive e Shqiperise .
Infrastruktura bujqesore e basenit te Doftise u shkaterrua , pas vitit 1990 . Sot e 24 vite , tokat e mbrekullushme te ketij baseni , nuk punohen. Pjesa me e madhe e lugines i perket minoritit grek , qe Sali Berisha ua fali minoritarve , ne menyre euforike dhe e sanksinoi me ligjin 7501. Krimet nuk lahen me krime te tjera .
Ministria e bujqesise , me forcat e veta mund te reabilitoi pa problem stabilimentin e Doftise dhe rrjedhimisht lugina Drino, do te kthehet ne identitetin historik . Lazaratsit , si njerez te punes dhe patriote kane shume nevoje , per sinoret e tyre ne luginen e Drinos . Kete aset mund t’ua ktheje Ministria e bujqesise , ne bashkepunim me bizesment lazaratas dhe gjirokastrite .Po qe se ministria aktuale e bujqesise , nuk ja del te reabilitoi bujqesine e Lazaratit , krijon nje dificence te madhe ne programin qeverrises . Lazaratsit bujqesine dhe blegtorine , kane zanat , nuk mund te behen me zor industrialiste dhe muhaxhire .
A ka mundesi Ministria e bujqesise te reabilitoi stabilimentin bujqesor –ujor te Doftise? Une them se po . Fshatari nuk do lemoshe , por ndihme , per punet , qe nuk ben dot vete .
Ne shkrimin tim nuk kam zene ne goje Qeverrine , por vetem Ministrine . Une mendoj se Qeverria e ka bere punen e saj , deri sa me prioritet favorrizon bujqesine . Kaq mjafton , duke pare dhe rritjen progresive te fondeve buxhetore . Ministria ka metoden e saj , per te arritur t’i jape jete nje programi konkret per ta kthyer Lazaratin ne traditen bujqesore. Ne kete rrast Ministria ben punen e vet , asgje me shume . Lazarati eshte nje treve bujqesore , nga me specifiket ne Shqiperi . Atje , ka njerez patriote , puntore dhe te ndershem, sic ka dhe nje grup te kriminalizuar , me te cilet merret policia , por dhe ata nuk do t’i braktisim , sepse jane shqiptare . Kush presim t’i edukoi ata ?
Kam shkruar ne dy shkrime par ardhese se Ministria e bujqesise, nuk mund te reabilitoi Ultesiren bregdetare , qe eshte 200 mije Ha . Kjo Ministri ka mundesi , qe ne kohe rekord te reabilitoi Luginen e Drinos , ne kuadrin e basenit te Doftise.
Reabilitime kesaj lugine , duke ruajtur ligjet e pronesise , t’i dorzohet Lazaratit , Bulos dhe “Arshi Lengos “. Keta jane njerez, qe bejne bujqesi , por nuk mund te ribonifikojne fushat , qe dropullitet i abandonuan per 24 vite . Lazaratasit ndenjen ne gurin e te parve .Eshte i vetmi fshat ne Shqiperi , qe sot ka me shume banore se ne 1990 . Banore , te te gjitha moshave . Lindin femije dhe kopshtet e shkollat jane plot . Qofte dhe per vetem kaq , keta njerez duhet te respektohen . Fshati Luaras ka pasur 850 banore , sot ka vetem 30. Ky eshte patriotizmi modern, sipas te cilit , e dua vendlindjen ku nuk kam lindur .
Lazaratsit nuk kane ndenjur prane zjarrit te buxhakut . Kane qene kudo , ku eshte shkrepur pushke , per Memedhene , sipas ideollogjise te atyre , qe i kane udhehequr . Si partizanet dhe ballistet , kane luftuar per memedhene ; drejtusit e tyre kane pasur monopolin e ideollogjise . Lazarati ka nxjerre 6 deshmore te dekretuar , midis te cilve edhe Muhamet Gjollesha. Lazarati ka me se krenohet si per luften dhe per paqen . Kam besim se opinioni i shendoshe lazaratas i denon baronet e droges dhe pasusit aktive te tyre , por kjo nuk mund te hamendesohet , por te bisedohet gju me gju me vellezrit tane lazaratas , qe jane shqiptare me eshter dhe meritojne cdo ndihme , nga shteti i tyre .
Shkrimin tim , ja degova , per vrejtje Agronom Koco Moskos , qe gjithe veprimtarine agronomike e ka ushtruar ne Seksionin e bujqesise te rrethit Gjirokaster . Koco e miratoi shkrimin , duke bere keto shtesa ; “ Lazaratsit jane leber si te gjithe ne .Jane pasardhes te banorve te vendeve te lashtesise , Antigoneja , Pesjaku dhe Sopoti . Te gjitha Qeverrite, per 100 vite , i kane nenvleresuar hallet e lazaratsve , qe eshte fshat pa uje , pa dru dhe me toke te varfer. Ata kane kultivuar me kohe bimet etero-vajore , per te mbijetuar, si sherbelen , rigonin etj. E njohin mire kete teknike kultivimi dhe nuk eshte e nevojshme te vene fare ne Labove . Kam mendimin se ne Larazat mund te ngrihet nje qender grumbullimi produktesh dhe ndonje fabrike perpunimi. Mos ju duket cudi , qe per pak kohe do te zaptojne tregjet europjane dhe me gjere . “ ,- perfundon Koco vrejtjet dhe shtesat , per shkrimin tim.
Policia dhe shteti realizuan shkelqyshem eliminimin e Lazaratit nga harta boterore e prodhimit dhe tregetimit te droges . Per kete moren lavderimet e gjithe komunitetit nderkombetar dhe vendes . Lazaratin do ta ribejne lazaratasit , por jo pa ndihmen e shtetit dhe te shoqerise civile . Detyra e shtetit , per ta riingranuar Lazaratin ne punen tradicionale paqesore , eshte me e veshtire se sa mposhtja e Lazaratit te droges . Eshte ne nderin e kesaj Ministrie bujqesie te realizoi kete detyre sa madheshtore , aq dhe fisnike .
Personalisht me Lazaratin , me ndan vetem droga . Ne te tera pikpamjet e ndjej veten prane Lazaratit bujqesor, punetor dhe atdhetar .
* Illo Foto / Studiues, Autor libravesh bujqesore / Tirane , 10 Tetor -2014

Filed Under: Featured Tagged With: bujqesor, Illo Foto, Lazarati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 678
  • 679
  • 680
  • 681
  • 682
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT