• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

New York, “Trupa” e teatrit të familjes Uruci sfida në skenën amerikane

October 4, 2013 by dgreca

Babai dhe dy fëmijët ; 13 dhe 18 vjeç “tundin” skenën e New Yorkut, Uruci: shprehet se ai është duke punuar dhe duke planifikuar një xhirim të një filmi në tokën shqiptare./

Nga BEQIR SINA, New York/

STATEN ISLAND NY : Roland Uruci, aktori dhe producenti shqiptar në SHBA, me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili së bashku me familjen e tij emigroi qysh në moshën 3 vjeçe, sot tre dekada më pasë ai duket se i ka ngjitur rrugën e suksesit. Landi si i thërrasin shqiptarët, atij, së bashku me dy fëmijët e tij – Kastriotin dhe Dilonin, kan krijuar një “trup” teatrale në New York, e cila duket se po e “tund” skenën e teatrit njujorkez. Natyrisht që rruga drejt skenës për babain e dy fëmijëve nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë sfida për artin , pasionin dhe përkushtimin e këtij shqiptari në Amerikë, i cili sheh të ardhmen pikërisht tek fëmijët e tij – përmes rrugës së suksesit e cila vjen  nëpërmjet artit.    Ai pranonë vetë në fillim të kësaj bisede, qysh se kur kam ardhur me prindërit e mi në SHBA, isha tre vjeç, dhe prindërit më thonë se kamë qenë gjithmonë i interesuar dhe kisha prirje, natyrisht, si ato të fëmijëve për artin. Të cilat, natyrisht që me rritjen time dukej se do të vinte edhe një ditë, dhe të bëhesha aktor në një teatër apo ndonjë film. Mirëpo, në moshën 30 vejçare mund të them, shton ai se “më në fund ia arrita asaj ëndrrës time , “mora guximin për të provuar skenën – duke punuar në atë që nuk kisha punuar ndonjëherë”. Deshirojë të theksojë, se edhe dy bijtë e mi , të talentuar Kastrioti dhe Diloni , të dy që kan lindur këtu – duket se kanë marrë “virusin” e aktrimit dhe janë gjithashtu duke u përpjekur qysh tani  për të ndjekur hapa të parë si të vegjël – drejt skenës së “madhe”. Çka shihet se është edhe një përzierie e babait të tyre aktor e producent, pra një “gjë, rreth aktrimit dhe një përzierje e një  pune të vështirë dhe me shumë fat”, pohoi ai për gazetën tonë.  Zoti Uruci thotë se këtë fund muaji, pra në shtator kisha menduar për të iu kthyer në një kohë të mahnitshme për mua dhe familjen time, skenës së teatrit,  përsëri dhe këtë ia arrita me plot sukses së bashku me dy fëmijët e mi.
Ndërsa shton se : “Unë kam qenë me fat të mjaftueshm për të kërkuar, që prodhimi im artistik të jetë një prodhim njujorkez mes Desire Eugene O’Neill dhe Elms. Pasi, në këtë lojë artistike, unë shtroi “pyetjen nëse unë dhe aktorët e mi të vegjël janë të aftë për të luajtur rolin kryesor pra Eben, rol të cilin unë ia kam besuar birit tim, Kastriotit. Kjo do të ishte një sifid e madhe – para audicionit amerikan, nënvizoi Uruci .
Kështuqë,ai mori rolin me kënaqësi dhe menjëherë, është bërë i mahnitshm me rolin e tij të parë që prej diplomimit, në nji shkollë të mesme në Staten Island, ku ai do të inetpretoi për një prodhim artistik të babait të tij. Loja është shafaqur në nji skenë të Teatrit shtetor në ishullin e Staten Island për dy fundjavë . Shfaqje e cila kjo u ndoq edhe nga publiku shqiptarë, i cili thuhet se ka qenë i pranishëm për të inkurajuar edhe dy fëmijë – aktorë shqiptarë të talentuar këta.  Megjithatë, thotë Uruci unë jam duke punuar që fëmjët e mi të luajnë një “postim” për aktorët fëmijë, pra një lojë në off- Broadway në Manhattan . “Kam dërguar në Broadway birin tim , Dilon, për t’a “hedhur” si një nga lojtarët e atij “ansambëli” teatral. Megjithese, ai është në një listë të vogël ,  në ato 13 vjeç, ai është duke u “paguar” dhe punuar në një prodhim interesant. Loja e tij është ajo e Matt Charman që ishte bërë fillimisht i famshëm në Mançester në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo do të jetë hera e saj të parë e një shfaqje në SHBA . Djali i madh po kandidon për shfaqjet 18 deri 18 për armatorët në Park Avenue .
Ai pohon se në të vërtetë kjo nuk është hera  e parë që ne kemi punuar së bashku  . Ne në fillim së bashku kemi realizuar një film amerikan të metrazhit të shkurtër “Dreaming” titullohët, me producent  Lee Percy dhe ka marrë disa çmime nga e gjithë bota e skenës. Gjë që është e ndryshme këtu, për mendimin tim thotë ai është se edhe pse ne nuk jemi të gjithë në të njëjtën lojë, kjo është diçka që unë do të mbajë gjithmonë në mend  si një kujtim të mrekullueshëm, ku ne si familje” jemi duke luajtuar në skenën e Teatrit.

Ndërkohë, Uruci, shprehet se ai është duke punuar dhe duke planifikuar një xhirim të një filmi shqiptar në tokën shqiptare.   Tani për tani : “Dëshirojë të vë në skenë një shfaqje, thotë Uruci, që është i bazuar në përvojat e vërteta që një mikut tim Julian Biba, i cili ka shkuar në Greqi gjatë migrimit masiv të shqiptarëve në kërkim të një jetë më të mirë në vitet e 90-së . Me Julianin kam kaluar muaj duke punuar në këtë histori dhe jemi përpjekur për të sjellë diçka të veçantë në këtë histori mgrimi dhe të dhimshme të shqiptarve . Edhe pse ajo është në lidhje me jeten e shqiptarëve në Greqi, filmi ka një mesazh të madh të saj, për të gjith emigrantët shqiptarë anemban botës . Kjo është në lidhje me emigracionin dhe ata shqiptar që mundohen për të gjetur diçka më të mirë në nji vend jashtë apo edhe më keq se në vendin e tyre. Çfarë vetë aktori emigrant Julani e ka jetuar dhe më ka lëvizur mua në një mënyrë që unë ndjeva se tregimi i tij duhet të jetë i njohur dhe duhet të bëjë që njerëzit të mendojnë më shumë si ata  në vend të huaj  janë pothuajse “peng,  vetëm i demonizimit nga frika ”.
Uruci, sqaron për këtë shfaqje me “trupën artistike” të shqiptarëve në New York, se është duke punuar me drejtorin e fotografisë së shfaqjes, Albert Elmazovski. Me të cilin thotë ai ne kemi krijuar një “ansambel” të mahnitshm që na ndihmon tregojm pak histori , pa i treguar të gjitha nga larg por sa më afër ngjarjes .   Ne kemi xhiruar me Luan Bexhetin i cili është mik i madh , aktor dhe një person i cili është duke sjell gjithmonë përvojat e veta për të gjithë adhuruesit e skenës. Gent Basha, gjithashtu është në projekt dhe si një aktor fëmijë në gjuhën shqipe, ai asnjëherë nuk ka humbur pasionin e tij për artet . Kjo ishte një kënaqësi në drejtimin e tij dhe duke parë talentin e tij të rritet deri sa të dalë në sipërfaqe. Ne gjithashtu kemi Savina Alimani në këtë projekt . Ajo është një aktore fëmij shqiptar, talente e vertetë që vjenë si aktore nga Greqia – është vajza e krijuesit të respektuar të filmit shqiptar, producentit të njohur edhe në Amerikë tani, Bujar Alimani . Ndihma në prodhimin e ketij filmi është edhe Ariot Myrtaj, Gatollari Mustafa , Alban Merdani , Kreshnik Marke dhe Orges Bakalli .
Pra:” Të gjithë këta shqiptarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës e të tjerë, që kanë ardhur së bashku për të bërë diçka të madhe dhe kjo më sjell kënaqësi se ne artitët shqiptar ne Amerik, jo vetëm që mund të punojmë së bashku por jemi në gjendje edhe të krijojnë diçka të bukur dhe natyrishtë të veçantë “.  Mirëpo, diçka është shumë interesante me aktorin dhe producentin shqiptar ne New York, Roland Uruci, sepse ai i ka kushtuar kaq shumë në punën tij familjes Shqiptare, asaj në diasporë mbasi edhe vetë ai është pjesë e kësaj diaspore.”Unë jam gjithashtu vet një emigrant dhe kam disa nga frikat e mia personale të shkruara edhe një histori emigrimi’ tha ai .    Unë kam thënë gjithmonë, pohon ai se bijtë e mi do të jenë individë të mirë dhe kan për të gjetur diçka që ata duan për të bërë me artin dhe kam besim se kan për t’a bërë atë, mbasi ata” Nuk mendoj se e kan humbur veten në përzierjen të njerëzve të skenës apo nën një lloj të etiketës së të bërit artë”. Unë u kam thënë atyre për të bërë veten të veçantë, duhet punë , përkushtim, pasion dhe besim tek vetvetja
Gjithashtu, unë them se një ditë njerëzit do të thonë se jo vetëm ata janë të talentuar , por që ata janë shqiptarë si dhe ata duhet të krenohen kudo me këtë. Duke qenë shqiptar ata do të ruajnë rrënjët e tyre, familjen, çka do të tregojn edhe historinë dhe kulturën tonë, çfarë na bën të veçantë ne si shqiptarë në Amerikë dhe është një dhuratë që ne duhet të respektojmë, dhe jemi krenarë .
Mbasi edhe unë vetë kam mësuar shumë nga rrenjët e mija shqiptare – apo si dibran që jam edhe ata pra fëmijët e mi kan nevojë për të tërhequr miqtë tanë dhe familjen shqiptare . Për t’i mbajtur ata të lidhur sa më shumë me shqiptarët dhe të ndihmojnë ata kur të munden. Unë, vetë në skenë kam filluar duke punuar me artistët shqiptarë për rreth 4 vjet më parë në vënëjen në skenë të një drame në “Teatrin Shqiptarë” në off Broadway në New York, të vëllezërve Tollja, nga Peshkopia Alfred dhe Ernest Tollja.
Teatër ky që :”Sot për fatin ton të mirë por edhe të kombit në përgjithësi, artistët shqiptar në Nju Jork po krijonë dita ditës një profil të fort dhe pozitiv për kulturën shqiptare. Meritë të paçmuar për këtë ringjallje të kulturës shqiptare në Nju Jork kanë padyshim dy vëllezërit Tollja nga Lura: Fredi dhe Ernesti, te cilet gradualisht po e shndërrojne këtë institucion të rëndësishëm të lagjies të Brodueit: ‘Producers Club’ të Manhatanit në një qelizë jetike të kulturës shqiptare në Nju Jork. Këtu është një traditë ku lidhjet dhe ‘network’ midis artistëve shqipfolës janë aq të rëndësishëm sa edhe shumë shpesh Producers Club vë në dispozicion skenat, kinemat dhe dhomat e provave të tyre për teatrin, filmat apo shfaqjet e ndryshme artistike të artistëve shqiptar. Gjithë këto ndodhin vetëm disa hapa larg Majestic Theater që shfaq ‘Phantom of the Opera’ apo disa nga shfaqet më të rëndësishme të kulturës amerikane të Brodueit”.
Kastriot biri im, ka vendosur të ndjekë kolegjin. Ai aktualisht është regjistruar në Kolegjin e Staten Island dhe të vazhdoi studimet në atë të Arteve Dramatike dhe letërsi. Ai ka bërë disa filma të shkurtër që janë shfaqur në nivel të përgjithëshëm  dhe luan në turpën e parë të shkollës. Tani ai dëshiron të mësojë sa më shumë që ai mund për tu bërë një aktor i suksesshëm. Ai gjithashtu më ndihmon mua si asistent mbi çdo projekti filmik.
Kurse, Dilon është ende në shkollë të mesme , ai është 13 vjeç, dhe për moshën që ka, natryisht që ka bërë një sasi të mirë të kryerjes së punës në tre filmit të shkurtër, ku tregohet për një tregtar lokal në New Jersey dhe tani do të luajë në off Broadway . “Loja në skenë, thotë Uruci, për gazetën tonë,  me të vërtetë forcoi pasionin e tij për të vepruar dhe tani ai dëshiron të provoi vetveten në teatër, megjithëse ka më shumë “për zemër” filimin pra kinematografinë.  Ai ka në plan për vazhduar Shkollën e Lartë Wagner këtë vit se ka një departament shumë të mirë teatrit.
Në fund të kësaj bisede aktori dhe producenti shqiptar në New York, me origjinë nga qyteti i Dibrës së Madhe, thotë se :”Unë çdo gjë e shohë në emigrim tek familja ime dhe fëmijët e mi pra ve ardhmja e tyre,  të shoh të realizojë së bashku me fëmijët e mi të gjitha ëndrrat e miaj. Fëmijët e mi tashmë duke pasur këtë pasion brenda tyre  me kanë shtuar buzëqeshjen  -Të gjitha paratë në botë nuk do të më bëjnë më të lumtur, se sa të shohë fëmijët e mi të sukseshëm në jetë” .

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, familja Uruci, Trupa e Tetarit

Ndahet nga Jeta edhe një Dëshmitar i Çamërisë Shqiptare

October 4, 2013 by dgreca

Ne shtator u nda jeta  nderuari Rexhep Llaja nga Filati i Çamërisë Shqiptare, antar i Vatrës ne Degën e Jacksonville , Florida./

Nga Sali BOLLATI/

Z. Rexhep I lindur në familje atdhetare Filaqote,me nëne nga Sejkot dhe për ta forcuar atdhetarizmin martohet me z.Aferdita, vajzën e families se njohur per Atdhetarizem Plaku, nga ana e brendshme e Çamërisë Shqiptare që vetëm gjatë Mbretërisë se Mbretit të Shqiptarëve
A.Zogu, u mbajt me emrin N/Prefektura e Çamërisë, Konispol. Pra një lidhje familiare Atdhetare nga të dyja anët e Çamërisë Shqiptare; e mbajtur gjallë gjatë gjithë jetës me halle.
Përjashtim ishin vitet e fundit ketu ne Amerikë që I ndjeri Rexhep në çdo bisedë miqësore përsëriste me shpirt: ”GOD BLESS AMERICA“!!
Kur ishte vetëm 13 vjeç u burgos dhe u internua nga greket, bashkë me babain dhe me qindra burra te tjere Çamë, me të vetmin motiv se ishin Shqiptarë, natyrisht të pafajshëm. Edhe kur hynë në Shqipëri, familjet e tyre si edhe shume familje te tjera Atdhetare, burgosjet, internimet
dhe vuajtjet nuk ju ndanë. Nuk mjaftoi babai, Shuaipi qendroi I burgosur mi 10 vjetë, edhe vjehrri Rexho Plaku bashke me familien pothuajse gjithe jeten te burgosur dhe internuar, por duhej qe edhe Rexhepi vetë të kalonte 7 vjet në burgjet e Shqiperise, I denoncuar “për politikë e propagandë” duke lene femijet e vegjel për të vazhduar vuajtjet e tij e te zonjes Aferdita.
Shtepia e tyre te Rruga e Dibres ne Tirane, si edhe kjo ne Jacksonvile te Floridas, gjithemone ka qene plot me miq e dashamires. Nena e ndjere e Rexhepit, Hatixheja, ashtu edhe e shoqja Afërdita me embelsi e respekt per miqte, tamam si Zonja Çame te Verteta, kane pritur e
percjellur miqte e shumte. Vete Rexhepi, ashtu si I ati, Shuapi, kane qene gjithemone shume te vemendshem dhe mikeprites ndaj miqeve te shtepise. Me embelsine karakteristike gjat kuvendimit, Rexhepi tregonte me nje kujtese shume te madhe, ngjarjet e diteve te jetuar; e
vecanta e tije qendronte ne faktin se babai I tije e ka mbajtur gjitemone prane gjate bisedave me miqte e shtepise por edhe kur vizitonin e merte gjitemone me vehte.Per shume ndodhi te vjetra ne Çameri, e pyesja vazhdimisht ne telefon dhe ai pa pertese dhe me kenaqesi me tregonte ato qe dinte . Vetem per nje gje nuk me ka “degjuar”, qe ti shkruante kujtimet shume te vyera qe kishte jetuar, shumica jo te mira, por qe do ishin me vlere te mbeteshin te njohura
edhe per brezat e ardhem.
I ndjeri R.Llaja, ishte nje njeri shumë I veçantë, kishte kujtesë fenomenale, ishte si një kompjuter I gjallë. Mbante mend me emra dhe data të sakta ngjarjet dhe njerezit që kishte takuar dhe ndëgjuar.
Bisedonim shpesh herë për ndodhi të ndryshme për Çamërinë tonë të gjakosur, por të paharruar. Kur u mblodhem në ditët e para të Janarit 1991, z.Rexhep Llaja ishte ndër te parët që firmosëm krijimin e Shoqerise Atdhetare Politike Çamëria.
Diskutimet e tija ishin plotë zjarr respekt e dashuri per vendlidjen Çameri.Edhe ne Florida ishte nder te paret, bashke me Aferditen qe me kenaqesi te veçante firmosen antaresimin ne Vatren e Fan Nolit dhe te Konices.
Kur flasim e shkruajme për Çamërinë Shqiptare, me dhimbje të madhe përcjellim të tille Çam të nderuar që pavaresisht, jo për fajin e tyre, u shpërngulen nga trojet Etnike Shqiptare dhe si gur të rokullisur u shpërndamë nëpër botë.
Përsa kohë ende do mbeten gjallë, ata që deshmojnë për Genocidin Grek ndaj Shqiptareve të Çamërisë??!
I ndjeri Rexhep Llaja,krahas z. Afërdita, ka lën vajzën Alma dhe djalin Gent dhe për “fat”, megjithëse nuk u varos ne Filatin e
lindjes, po prape u varos ne toke Shqiptare, ne varezat e Tiranes ,prane babait, Shuaip.

S.Bollati. NY , Tetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Ndahet nga jeta, Rexhep Llaja, Sali bollati

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE FESTON ME YJET E KËNGËS

October 4, 2013 by dgreca

Të ftuar yjet e këngës: Irma Libohova dhe Petrit Lulo, nën shoqërimin e klarinetistit Nokja i Beratit dhe organistit Alban Hoxha/

Dega e Vatrës në Jacksonville Florida feston një vjetorin e krijimit të saj dhe 101 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë  ndaj ditën e Shtunë me 23 Nëntor 2013 i fton të gjithë shqiptarët e Floridës në festimin e këtyre dy festave nën moton:

“Le të Bashkohemi  e të Festojmë Sëbashku” !

Ky aktivitet organizohet në Marriott Hotel në adresën : 4670 Salisbury Road  Jacksonville, Florida 32256 USA

Marrin pjesë yjet e këngës popullore shqiptare enkas për këtë dite festive

Kengëtarja:  IRMA     LIBOHOVA

Këngëtari  :  PETRIT     LULO

Të shoqëruar nga Klarinisti i talentuar NOKJA i BERATIT dhe Organisti ALBAN HOXHA.

Do të ketë të ftuar personalite të ndryshëm nga Diaspora dhe Shqipëria.

Mos nguroni ejani dhe “Le të Bashkohemi e të Festojmë Sëbashku”

Cmimi i biletës për person është 70$ ku janë të përfshirë ushqimi dhe pijet.

Bëni rezevimet e biletave sa më parë duke kontaktuar në 904-520-2291.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Irma Libohova, Jacksonville feston, petrit Lulo

Shoqata e Shkrimtarëve”Papa Klementi XI Albani“ ne Suedi falenderon biznesmenin Qazim Hoti

October 4, 2013 by dgreca

Biznesmeni i suksesshem ne Suedi dhuroi 12 mije korona per shoqaten, do te dhuroje dhe 6 mije te tjera /

Nga Hysen Ibrahimi/Suedi/

Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“, kohëve të fundit është rritur me shumë anëtarë të rinj të cilët, duke pranuar Statutin e ShShAKShS-së, janë anëtarësuar në Shoqatë dhe kanë shprehur gatshmërinë që ta japin kontributin e tyre në veprimtarinë e ShShAKShS-së, duke sponsoruar me mjetet e tyre financiare. Kështu edhe anëtari ynë z. Qazim Hoti (një biznismen i suksesshëm në Suedi) me vullnetin e tij, ka paguar në konton e Shoqatës më 02-10-2013 në shumë prej 12.000 korona dhe mbetet që pas disa muajëve t`i paguaj edhe 6.000 korona (gjithsej 18.000 korona) mjete këto për pagesën e qirasë për Zyrën e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”. Ky gjest i z. Qazim Hotit, nënkupton se është përcaktuar që të veprojë në kuadër të  Shoqatës në shërbim të kombit dhe  atdheut këtu në Suedi, ku shqiptarët e ndiejnë veten të barabartë me të gjitha komunitetet dhe ku na mundësohet veprimtaria letrare, artistike dhe publicistike.

Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“ në këtë rast

          FALËNDERON

z. Qazim Hotin, për sponsorimin e tij, për qiranë e gjashtë muajve të Zyrës (muajt e parë të qirasë për një vit) të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”. Për këtë kontribut të çmuar Qazim Hotit do t`i ndahet Mirënjohje me shkrim gjatë mbajtjes së Sesionit të tretë shkencor, i cili do mbahet në Uddevalla të Suedisë, më 30 maj 2014.

 

Për Kryesinë e ShShAKShS-së,

Kryetari,

Hysen Ibrahimi

 

___________________________________________________________________________________________________________

Shoqata e Shkrimtarëve,        Nr. Organizativ :    E-Mail:                  Adresa:                                     Bankgiro:

Artistëve  dhe Krijuesve           802463-7921          hysenib@yahoo.com             c/o Hysen Ibrahimi                    161-3587

Shqiptarë në Suedi,                  +46 (o) 431-450817                hysenibrahimi@hotmail.se     Långagärdsvägen 29                  SWEDBANK

“Papa Klementi XI Albani”     +46 (0) 7 37663756                koli284@hotmail.com            269 73 Förslöv-Suedi               +46(0)739961480

Filed Under: Featured Tagged With: Ferit Hoti, Hysen Ibrahimi, Shoqata Papa Kelmenti, Suedi

DEGA E VATRËS E QUEENSIT PËRKUJTOI MIT’HAT FRASHËRIN NË HOTELIN LEXINTON

October 4, 2013 by dgreca

Mbrëmjen e 3 shtatorit, pikërisht në datën kur humbi jetën apostulli i shqiptarizmës, Mithat Frashëri, dega e Federatës Vatra  në Queens me kryetar dr, Skënder Murtezani, ka organizuar një takim përkujtimor. Inisiator i këtij organizmi  ishte  vetë dr. Skënder Murtezani, i cili kishte ftuar në këtë takim nderues edhe Shkrimtarin Naum Prifti, aktivistin e njohur  dhe sekretar i Shoqatës Camëria Sali Bollati, studiuesen  Julika Prifti, Bashkim Musabelliu, Uke Gjonbalaj, Bujar Golemi  dhe editorin e Diellit, Dalip Greca.

Në takim u sollën copëza nga jeta e Mithat Frashërit, jetë që e shkriu për Kombin. Po ashtu u sollën copëza nga momentet e fundit të jetës së tij si dëshmi të pesonave që iu ndodhën pranë në castet e fundit, ku mendja e ndritur e kombit mbylli sytë larg vendit për të cilin pat shkrirë jetën dhe pasurinë.

Gjatë takimit u propozua që për vitin e ardhshëm që është përvjetori i 65-të i vdekjes të organizohet një simpozium po në këtë hotel, i cili ka gjasa të jetë hoteli ku mbylli sytë mëmëdhetari mendjendritur më 3 tetor 1949. Hotel Lexinton ka ndryshuar disa herë emrin dhe kohët e fundit u rikthye sërish tek emri i vjetër. I ndërtuar që më 1925 ky hotel ka pritur dhe përcjellë personalitete të larta nga e gjithë Bota. Po aty ishte vendosur edhe presidenti i Republiëks së Shqipërisë dhe stafi i tij gjatë qëndrimit në New York.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dega e Vatres, Naum Prifti, Queens, Skedner Murtezani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 833
  • 834
  • 835
  • 836
  • 837
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT