• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjendja politiko-ushtarake deri në krijimin e shtetit të parë modern shqiptar

November 13, 2025 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ/

Çeshtja kombëtare shqiptare, qysh nga lindja e saj, pati përballë jo vetëm pushtuesin shumë shekullor osman, por edhe shtetet e reja kufitare, ato helene, serbe, bullgare. Menjëherë apo paralel me krijimin e shteteve të tyre, në kushtet e së ashtuquajturës “Kriza Lindore”, me një përmbajtje të theksuar nacionaliste, ato përpunuan, që në vitin 1844, platformat apo programet famëkeqe të emërtuara “Megali Idhea” (Greqia), “Narçetania” (Serbia), si dhe Traktati i Shën Stefanit për (Bullgarinë). Thelbi i tyre qëndronte në përfshirjen, në përbërjen të shteteve greke, serbe dhe bullgare, të viseve të vendeve fqinje. Ambicje më të theksuara ato kishin për trojet shqiptare, ende të pushtuara nga Perandoria Osmane. Në mesin e shek. XIX, kur hartoheshin planet aneksioniste të fqinjëve, trojet me popullsi etnike shqiptare kishin një shtrirje të gjerë. Këto hapësira gjeografike me popullsi autoktone shqiptare shtriheshin:

-Në Veri deri në Nish, Leskovac dhe Vranjë;

-Në Lindje deri në Kumanovë, Perlep dhe Manastir;

-Në Jugë deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë, përkatësisht krahinat ekstreme. (Akademia e Shkencave e RSH, “Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare”, botim i vitit 1998, Tiranë, f. 6). Trojet me banim nga shqiptarë autoktonë, edhe pse në atë kohë, me emrin, Shqipëri, nuk njihej ndonjë ndarje administrative, ato emërtoheshin me emrat e katër vilajeteve, Kosova, Shkodra, Manastiri, dhe Janina dhe ishin ndarë nga qeveria osmane. Sipas disa studiuesve popullsia shqiptare shtrihej në një sipërfaqe prej 90.000 km. (Arben Puto, “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, Vëll. I, Tiranë 1985). Por, para Kongresi të Berlinit, që shënon edhe coptimin e madh të parë të trojeve shqiptare, i cili u shkëputi atyre rreth 25.000 km2 sipërfaqe, del se në vitin 1878, sipërfaqja me popullsi shqiptare shtrihej deri në rreth 105.000 km2.

Traktati i Shën Stefanit i 3 mars 1878, i njohur si traktati i paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, do ti shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Synimet hegjemoniste Ruse në Evropën Juglindore, do të realizoheshin kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome. Brutaliteti i politikës perandorake ruse dukej sidomos në trajtimin e problemit shqiptar. Shqiptarët nuk u trajtuan fare si kombësi më vete. Emri i tyre nuk zihej fare në gojë në Traktatin e Shën-Stefanit. Pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane trojet shqipëtare u copëtuan midis katër shteteve. Pjesa më e madhe e tyre mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane kurse një mori visesh periferike u jepeshin aleatëve sllavë të Rusisë. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, rrethet e Korçës, Pogradecit, Strugës, Dibrës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Kumanovës dhe Kaçanikut. Serbia do të aneksonte, viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi do të përfshinte brenda kufijve të tij, ndër të tjera krahinat shqiptare të Ulqinit, Krajës, Anamalit, Hotit, Grudës, Tuzit, Kelmendit, Gucisë, Plavës dhe Rugovës, pra edhe toka të cilat nuk i kishte pushtuar ushtarakisht gjatë luftës. Kufiri i ri do të kalonte përmes liqenit të Hotit, liqenit të Shkodrës dhe lumit të Bunës. Tani tokat shqiptare do të bënin pjesë jo në katër, por në tre vilajete pasi që Vilajeti i Manastirit do të kalonte krejtësisht nën administrimin bullgar. Shqiptarët e kuptuan përmbajtjen e Traktatit të Shën Stefanit në prill të vitit 1878, kur ai u shpall zyrtarisht. Ata u informuan për copëtimin e tokave të tyre dhe territoret që do t’i kalonin Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Sikurse shkruante Abdyl Frashëri, më 12 prill 1878, perandori nuk do të ndalej vetëm me këtë copëtim të trojeve shqiptare. Sipas tij, Traktati i Shën-Stefanit shënonte vetëm hapin e parë drejt asgjësimit të plotë të Shqipërisë. Një vlerësim të tillë të situates e bënte edhe Sami Frashëri. Pasi vinte në dukje tendencën e Rusisë për ta shtrirë Bullgarinë deri në brigjet e Adriatikut, ai shkruante disa muaj më vonë: -“Sikurse kuptohet nga harta e Traktatit të Shën-Stefanit, (Rusia) pasi ta ketë bullgarizuar mesin e Shqipërisë, pjesët që mbeten në veri të saj, domethënë sanxhaqet e Prishtinës, Prizrenit dhe Shkodrës, do t’ia falë Serbisë dhe Malit të Zi, kurse pjesën që mbetet në jug, domethënë sanxhaqet e Prevezës, Janinës dhe Gjirokastrës do t’ia japë përkohësisht Greqisë, duke e zhdukur Shqipërinë, bile duke e fshirë atë nga harta”. (Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranë 1997).

Në rrethanat e reja të ndërlikimit të situatës ndërkombëtare kur Rusia me aleatët e saj po përparonin, Greqia e ndjente të nevojshme vazhdimin e bisedimeve me shqiptarët. Abdyl Frashëri kishte kërkuar nga pala greke që ta tërhiqte nga delegacioni Mavromatin, sepse sipas tij ai ishte pengesë serioze për arritjen e ndonjë marrëveshje eventuale. Athina në vend të Mavromatit, dërgoi Stefanos Skuludhin i cili ishte deputet në parlamentin grek. Skuludhi arriti në Stamboli më 15 dhjetor 1877. Shumë patriotët shqiptar kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të Shqipërisë për të marrë pjesë në bashkimin në një organizate kombëtare e cila do të formohej në Stamboll. Kjo organizatë u formua më 18 dhjetor 1877 dhe u njoh me emrin “Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Edhe këto përpjekje për lidhjen e ndonjë marrëveshje shqiptaro-greke me interesa dypalëshe dështuan. Madje urdhri nga qeveria greke dërguar Skuludhit për t’u tërhequr nga bisedimet me shqiptarët më 25 dhjetor 1877 ishte sinjal i qartë se Greqia po përgatitej të pushtonte tokat shqiptare në Jug.

Kongresi i Berlinit i 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit, midis 6 Fuqive të Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark. Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha.  Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale. Shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomie. Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi. Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj, ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit që nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike, Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale.

Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, më 10 qershor 1878 do të hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë, kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110. Abdyl Frashëri në fjalen e tij do theksonte: -“Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. 

Në mars të vitit 1903 mijëra shqiptarë të armatosut u grumbulluan në rrethinat e Prizrenit e të Mitrovicës dhe zunë gjithë zonën midis Gjakovës e Pejës. Rreth 5000 kryengritës u mblodhën në Drenicë, ku nën drejtimin e udhëheqësve të tyre Ahmet Delia, Ukë Kamberi etj., mbajtën në fushë të Morinës kuvendin e tyre, në të cilin u kërkua nga qeveria turke të hiqte dorë nga reformat që rrezikonin tërësinë e Shqipërisë dhe të dëbohej konsulli rus nga Mitrovica. Karakter të ashpër morën ngjarjet në rrethet e Mitrovicës, ku në mars 1903 u përqëndruan 2000-3000 kryengritës, të cilët, ashtu si në Kuvendin e Drenicës, protestuan kundër “reformave që po dëmtonin interesat e atdheut”. 

Revolucioni xhonturk nuk solli lirinë e premtuar për shqiptarët dhe popujt tjerë që ishin nën sundimin e Perandoris Osmane, përkundrazi forcoi atë, duke e centralizuar edhe më shumë pushtetin qëndror. Lëvizja kombëtare me në krye Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, etj, gjatë viteve 1909-1911 organizuan kryengritje të armatosur në të gjitha viset etnike shqiptare, të cilat u shtypën me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke.
Më 12 janar 1912 në Stamboll u mbajt një mbledhje e krerëve të lëvizjes kombëtare, ku u vendos që në të 4 Vilajetet shqiptare të organizohet një kryengritje e përgjithshme. Kjo kryengritje të fillonte në Kosovë e pastaj të zgjerohet edhe në krahinat tjera të Shqipërisë. Hasan Prishtina u ngarkua, të organizonte kryengritjen e përgjithshme, ndërsa Ismail Qemali të siguronte armë dhe përkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane. Këto kryengritje i dhanë goditje të reja sundimit pesë shekullorë turk. Nga këto zhvillime, gjatë verës së vitit 1912 në Ballkan perandoris turke po i vinte fundi. Me çështjen shqiptare si gjithmon do të merreshin edhe fuqitë e mëdha. Austro-Hungaria, duke e parë Shqipërinë si një barrjer për zgjerimin e sllavëve në Ballkan, filloi t’i bëjë trysni Turqisë që të tregojë më tepër mirëkuptim për kërkesat e parashtruara nga shqiptarët. 


Ky propozim do të kundërshtohej me force nga Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllavo-ortodokse dhe për fat të keq në këtë drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë. Duke pare këto zhvillime Porta e Lartë reagoi duke deklaruar se çështja shqiptare është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë, përfaqësuesi turk, ndryshon rrënjësisht pikat e marrëveshjes të arritur me krerët shqiptar, më 18 gusht 1912 në Shkup. Këto i hapën rrugë aleances së shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Diplomacia ruse me në krye carin Nikollajin e II, ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Pas shumë takimesh midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 1912, Serbia lidhi një aleanc “Traktat miqësie” me Bullgarinë, ku synim parësor kishin kundërshtimin e formimit të çfarëdo shteti shqiptarë në Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë. Lëvizja kombëtare shqiptare e vetmuar dhe pa asnjë përkrahje politike nga shtetet e pavarura të Ballkanit dhe Fuqitë e Mëdha nuk kishte shumë mundësi për zgjedhje në veprimet e saj politike. Shtetet ballkanike me çdo kusht përpiqeshin të pengonin aktivitetet dhe luftën e shqiptarëve për çlirim kombëtar. Patriotët shqiptar edhe më tutje gjendeshin para një dileme e cila iu afronte dy mundësi: E para, të rreshtoheshin përkrah popujve të krishterë të Ballkanit të cilët e mohonin ekzistencën e popullit shqiptar dhe pretendonin ta copëtonin territorin e Shqipërisë dhe e dyta, të rreshtoheshin përkrah sulltanit dhe të mundoheshin të përfitonin disa nga kërkesat e tyre. (Georges Castellan, Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX), Tiranë 1991, f. 381).

Fillim viti 1912 nisi me probleme të vjetra të pazgjidhura në trojet shqiptare. Marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe qeverisë osmane jo vetëm që nuk kishin shënuar përmirësime, por ishin ndërlikuar edhe më tepër duke hyrë kështu në një rrugë njëdrejtimëshe pa mundësi reale për t’u riparuar. Vilajeti i Kosovës si zonë më e rëndësishme gjeostrategjike, për shkak të rrethanave të krijuara ishte në qendër të vëmendjes jo vetëm të shteteve ballkanikë, por edhe të Fuqive të Mëdha. Serbia për të formuar shtetin e vet vranë e masakruan si dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të Kosovës. Beogradi i Pashiçit synonte që “Serbia të bëhej shtet i pastër, thjesht serb, nacional”. Planet e shfarrosjes së shqiptarëve dallohen qartë kur gjeneralët serbë pranonin haptazi se “ne i linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ç’qenë shqiptarë”. Synimi i ushtrisë serbe ishte: “Të shfarosim shqiptarët!” dhe kudo shkelën serbët, në fshatrat e qytetet e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, ata mbollën vdekje e shkatërrime. Sekretari i Pashiçit shkruante: “në rrugën midis Prizrenit dhe Pejës kishte vetëm fshatra të djegura, ndërsa banorët e tyre ishin masakruar”. Vetëm në dy muajt e parë të luftës, në tetor-nëntor 1912, u vranë 25.000 shqiptarë. Vrasja e shqiptarëve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, që kishte urdhëruar “të mos lihej asnjë gjurmë shqiptare në ato vise”. Qytete të tëra, si Prishtina, Vuçiterna, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu nënshtruan shkatërrimeve. Në Pejë në tetor, nëntor 1912 vriteshin çdo ditë 25 shqiptarë. Pas pushtimit të Ferizajt, u vranë 1200 veta. Serbet pasi shtypën qëndresën e 2 000 lumjanëve në Kukës, në tetor 1912, masakruan 700 veta në Lumës, duke përfshirë pleqtë, gratë, fëmijët e madje edhe ata të sapo lindur që u therrën ose u dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre, dogjën e rrafshuan pothuajse të gjitha fshatrat e Lumës. Në shumë fshatra të Kosovës nuk mbeti i gjallë asnjë njeri. Në territorin midis Kumanovës e Shkupit, u vranë 3000 veta, nga të cilët 2000 në Shkup dhe rrethinat e itj, ku u arrestuan edhe krerë të lëvizjes shqiptare. Masakra të mëdha u bënë në Malin e Zi, ku u dogjën 29 fshatra shqiptare. Pushtimi u shoqërua me shpërngulje e 150.000 shqiptarëve vetëm gjatë Luftës së Parë Ballkanike. 

Në këto rrethana Lëvizja Kombëtare Shqiptare, duke parë qartë dobësimin e Perandorisë Osmane dhe rrezikun  që u kërcënohej trojeve shqiptare nga qarqet shoviniste fqinje, po përgatitej për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, si e vetmja rrugë për të detyruar qeverinë osmane tu njohë shqiptarëve të drejtat e tyre. Më 14 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti “Shpëtimi” që në popull njihej si “Komiteti i Shpëtimit Kombëtar” dhe organizata,“Shoqëria e Zezë për Shpëtim” mbajtën një Kuvend të jashtëzakonshëm. Kuvendi më 16 tetor 1912 në Shkup ia dorëzoi konsullatës austro-hungareze dhe gjermane një proklamatë, ku thuhet: ”…Serbia ,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur luftë me qëllim të zgjerimit tokësorë ose për përhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarët po rrokim armët për të mbrojtur tokën tonë. Përveç kësaj vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se nuk do të njohim emërtime të tilla si,“Stara Serbija” (Serbia e vjetër”dhe “Epir”, ose forma politike dhe administrative të posaçme lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë”. Ndërkohë edhe përfaqësuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianë u është dorëzuar një proklamatë me vulë të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim”, në të cilën thuhet: “Shqipnia i ka rrokur armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë në Ballkan, por për me i dalë zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipnisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajete veç se një formë politike e një formë sundimi, dmth një formë të vetme qeverisjeje”. Në këtë situate erdhi Kombi Shqipëtarë deri në diten e Pavarsisë.

Pamvarsisht kalvarit të gjatë shumë shekullorë, sot në këtë 113-vjetor të shpalljes së pavarsisë, më tepër se kurr duhet të kërkohet një unifikim Shqiptarë për çeshtjet kombëtare. Pozita gjeografike, dinamika etnografike dhe gjeopolitika e shndërrojnë faktorin shqiptar në një nyje qendrore drejt Europës, së bashku dhe si pjesë dinjitoze e Gadishullit Ballkanik. Sfida më e madhe është bashkëpunimi dhe integrimi i gjithanshëm ekonomik, kulturor, shkencor, financiar, në fushat prioritare energjetike, arsimore, lëvizjes së lirë, tregut të lirë e të hapur të përbashkët etj., mbi bazën e marrëdhënieve midis dy shteteve shqiptare, sovrane, të barabartë e në dobi të të gjithë shqiptarëve kudo në rajon, në frymën e parimeve ndërkombëtare e europiane dhe të prosperitetit kombëtar të shqiptarëve, në Ballkan, drejt të njëjtit objektiv; të integrimit në strukturat euroatlantike, pse jo ta themi hapur edhe si një komb i vetëm.  

Filed Under: Histori

Dita e Veteranëve, – Përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA

November 11, 2025 by s p

Nga Rafail Floqi

Çdo vit, më 11 nëntor, amerikanët ndalojnë për të nderuar burrat dhe gratë që kanë shërbyer në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara. Dita e Veteranëve është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë mbrojtur lirinë, kanë ruajtur paqen dhe kanë mbajtur gjallë idealet mbi të cilat është ndërtuar Amerika. Në historinë e saj, kjo ditë kujton sakrificat e miliona ushtarëve, oficerëve dhe punonjësve civilë, burra dhe gra nga të gjitha kombësitë që përbëjnë vendin. Sipas të dhënave të 14 prillit 2025, në SHBA ka 15.8 milionë veteranë, nga të cilët gratë përbëjnë 11.6 përqind. Gratë kanë shërbyer më shumë se dyqind vjet në ushtrinë amerikane, dhe të gjithë veteranët e Luftës dhe të Ushtrisë nderohen në këtë ditë, pa dallim kombësie apo gjinie.

Mes komuniteteve të ndryshme, shqiptarët e Amerikës mbajnë një vend të veçantë. Që nga fillimi i shekullit të kaluar, shqiptarët që u vendosën në SHBA treguan dashuri të thellë për atdheun e ri, duke dhënë jetën dhe shërbimin e tyre për mbrojtjen e tij. Një traditë e fortë patriotizmi u shfaq që me brezat e parë të emigrantëve. Rreth 80 vjet më parë, Fan Noli theksonte se shqiptarët i kishin një borxh të madh Amerikës për ndihmën e dhënë në sigurimin e Pavarësisë. Shumë shqiptarë u inkuadruan në ushtrinë amerikane dhe disa dhanë jetën për këtë vend. Historiani Viron Prodani ka dokumentuar emrat e 4,973 shqiptarëve që luftuan gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të 3,441 shqiptarëve që shërbyen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo tregon një angazhim të vazhdueshëm dhe të madh të komunitetit shqiptar për vendin që i pranoi.

Ndër shqiptarët që shërbyen me nder në ushtrinë amerikane, disa kanë lënë gjurmë të paharrueshme. Sotir Noke ishte ndoshta shqiptari i parë që u rekrutua dhe mori pjesë në Luftën e Parë Botërore në Francë. Van Sotir Christo ishte shkrimtar dhe oficer në Luftën e Dytë Botërore dhe më vonë u propozuar për ambasador në Shqipëri. Jorgji Josifi, pilot amerikan, u vra në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Spiro Kosta u dallua në këmbësorinë amerikane për guxim. Llambi Qiriazi luftoi në Evropë dhe u dekorua me medalje nderi, ndërsa koloneli Llazar Papen mori pjesë në beteja të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Shumë të tjerë, si Spiro Koço, James dhe George Pashko, Stevo Dhimitri, Pandeli Jovani dhe Paul Prifti, shërbyen në fronte të ndryshme dhe dalluan për trimëri dhe përkushtim.

Kontributi i shqiptarëve nuk kufizohet vetëm në luftime. Pilotë amerikanë të aviacionit aleat realizuan sulme kundër forcave gjermane në Shqipëri dhe siguruan furnizime për Luftën në vend. Një rast i veçantë ishte shpëtimi i 30 ushtarakëve amerikanë të mjekësisë, të cilët ranë aksidentalisht në Çestije të Elbasanit në nëntor 1943 dhe kaluan 68 ditë në Shqipëri para se të imbarkoheshin për në Bari. Këto ngjarje lidhin historinë shqiptare dhe atë amerikane në mënyrë të veçantë dhe tregojnë mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit shqiptar.

Disa veteranë amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri, si Agnes Jensen Marhgarich dhe Lloyd Smith, vizituan vendin në vitet 1995-1996, ku u pritën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vizituan vendet ku kishin shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Agnes Jensen, e cila atëherë kishte 83 vjet, e konsideronte Shqipërinë si atdheun e saj të dytë dhe më vonë botoi kujtimet për kohën e Luftës në Shqipëri. Ajo u nderua edhe në SHBA si veterane e Luftës, duke treguar lidhjen e fortë historike dhe emocionale midis dy vendeve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarë të rinj vazhduan traditën e shërbimit në ushtrinë amerikane. Gjatë Luftës në Vietnam, disa individë u dalluan për trimëri dhe sakrificë. Në dekadat e fundit, shqiptarë-amerikanë kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, duke përfaqësuar krenarinë e dy kombeve. Emra si Kolonel Edmond Dosti, Major Kreshnik Dedvukaj, Ervin Dervishi dhe Gentian Marku tregojnë guxim dhe sakrificë të lartë; Dervishi ishte shqiptari i parë që u vra në Irak në vitin 2004, ndërsa Marku humbi jetën gjithashtu në nëntor 2004 si pjesë e marinës amerikane. Këto shembuj tregojnë se kontributi i shqiptarëve në ushtrinë amerikane vazhdon edhe sot dhe krijon një trashëgimi të paharrueshme.

Marrëdhëniet midis popullit shqiptar dhe SHBA u forcuan më tej gjatë viteve ’90, kur Amerika luajti një rol vendimtar në ndalimin e tragjedisë humanitare në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s nën udhëheqjen amerikane në vitin 1999 shpëtoi mijëra jetë dhe përforcoi lidhjet midis komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ushtrisë amerikane. Sot, fëmijë shqiptarësh që mbërritën në Amerikë pas këtyre ngjarjeve vazhdojnë të shërbejnë në ushtrinë amerikane, duke ndjekur shembullin e brezave të mëparshëm.

Në çdo qytet me shqiptarë — nga Bronksi në Nju Jork, Detroit, Boston, Filadelfia, Çikago apo Arizona — Dita e Veteranëve shënohet me ceremoni dhe nderime. Familjet vendosin flamuj amerikanë pranë fotografive të veteranëve të tyre, ndërsa organizatat komunitare, si Federata “Vatra”, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shoqata lokale të veteranëve, mbajnë aktivitete përkujtimore, duke treguar historitë e brezave të shërbyer dhe duke ruajtur trashëgiminë për brezat e rinj.

Për komunitetin shqiptaro-amerikan, Dita e Veteranëve ka një kuptim të thellë shpirtëror. Ajo simbolizon mirënjohjen ndaj lirisë dhe nderimin për sakrificën. Shumë familje kanë ardhur në Amerikë duke ikur nga luftërat, diktaturat dhe persekutimet, dhe përjetojnë në mënyrë të veçantë çmimin e lirisë. Shërbimi në ushtri është për ta një mënyrë për të shprehur falënderim ndaj vendit që u dha strehë, dhe një deklaratë se komuniteti shqiptar është gati të mbrojë vlerat që dikur e shpëtuan.

Veteranët shqiptaro-amerikanë vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat e rinj, duke ndarë historitë e tyre në shkolla dhe aktivitete komunitare. Ata kujtojnë se liria nuk është dhuratë, por fiton përmes sakrificës dhe përkushtimit. Brezat e rinj ndjekin shembullin e tyre, duke ruajtur lidhjen mes identitetit shqiptar dhe përgjegjësisë qytetare amerikane. Guximi i tyre, përkushtimi ndaj detyrës dhe dashuria për lirinë janë shembuj të gjallë të asaj që do të thotë të jesh qytetar i denjë i Shteteve të Bashkuara.

Në këtë Ditë të Veteranëve, ndërsa Amerika përkulet me respekt para të gjithë atyre që kanë shërbyer, ne u kushtojmë një nder të veçantë shqiptarëve që kanë veshur uniformën e ushtrisë amerikane. Sot dhe çdo ditë, themi me krenari dhe mirënjohje: faleminderit të gjithë veteranëve — amerikanë dhe shqiptarë — për shërbimin, sakrificën dhe besnikërinë ndaj lirisë. Falënderime dhe nderime për të gjithë veteranët tanë!

Filed Under: Histori

Gëzuar festën e veteranëve të ushtrisë-Happy Veterans Day!

November 11, 2025 by s p

Gezuar festen gjithë kolegëve tanë në ushtrinë Amerikane dhe ne Forcat e Armatosura Shqiptare.

Pa marre parasysh faktin që jam larguar përkohësisht nga vendi, kam kënaqësinë dhe privilegjin që të mos shkëputem nga profesioni më i bukur dhe dinjitoz për 35 vite në ushtrinë shqiptare.

Pavarësisht një formati tjetër pak me ‘civil’, përsëri stërvitja e pjesëtarëve të agjensive të ligjit është një privilegj i madh qe jo çdo kush e ka jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, dëshiroj të uroj gjithë pjesëtarët e kontigjenteve të Forcave Speciale dhe Komando Shqiptare me të cilet pata privilegjin, kenaqesine dhe pergjegjesine te kontribojme ne interes te paqes globale, te luftojme krah per krah ushtrise me te forte ne bote ne terrenet me te rrezikshme te globit, duke shpalosur anet dhe cilesite me te mira te Kombit Shqiptar.

Nje pjese e tyre jane sot ne ROS, nje pjese kane dale ne lirim, nje pjese jane larguar padrejtesisht nga puna, por ka nga ata qe arriten deri ne majen e shtetit si President Republike, Ministra të Brendshem, Shef Shtabi te Pergjithshem, deputete perfaqesues te popullit ne Parlamentin Shqiptar por jo vetem duke pasqyruar anen me patriotike, profesionale dhe te pergjegjshme te ushtarakut Shqiptar.

Me këtë rast kujtojmë heronjtë tanë të cilët ranë në krye të detyrës. I paharruar qoftë kujtimi i tyre.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

Dr. Dritan Demiraj – “Nderi i Kombit”

Filed Under: Histori

Charles R. Crane dhe Shqipëria: Një Aleat i Haruar në Diplomacinë Wilsoniane

November 10, 2025 by s p

Studim nga Rafael Floqi 


Fillimi i shekullit të njëzetë shënoi shkatërrimin e perandorive, përmbysjen e kufijve dhe lindjen e shteteve të reja. Mes këtij riorganizimi global, u shfaq parimi i vetëvendosjes së popujve, i cili u konsolidua në ‘Katërmbëdhjetë Pikat’ e Presidentit Woodrow Wilson. Ndër figurat më pak të njohura që ndihmuan në formësimin e kësaj vizioni ishte Charles Richard Crane (1858–1939) — industrialist, filantrop dhe këshilltar politik. Ndërsa roli i Crane në Rusinë revolucionare, Lindjen e Mesme dhe Kinën ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme akademike, përfshirja e tij me Ballkanin, dhe veçanërisht me Shqipërinë, mbetet e pak e njohur. Megjithatë, simpatia e tij për çështjen shqiptare dhe ndikimi i tij brenda rrethit intelektual dhe diplomatik të Wilson-it zbulojnë shumë rreth bazave morale të ndërkombëtarizmit amerikan të hershëm.

Marrëdhënia e Charles R. Crane me Shqipërinë në dritën e bashkëpunimit të tij me Presidentin Wilson, duhet nxjerrë në pah se si idetë, diplomacia personale dhe avokatia për vetëvendosje e Crane kontribuan në formësimin e qëndrimeve amerikane ndaj çështjes shqiptare gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Duke e vendosur përfshirjen e Crane në kornizën më të gjerë të diplomacisë wilsoniane, kjo studim nxjerr në pah mënyrat në të cilat vlerat humanitare dhe vizionet strategjike bashkoheshin për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë në një moment historik vendimtar.

Charles R. Crane: Nga Industrialisti te Idealisti Ndërkombëtar

I lindur në një familje të pasur në Çikago, Charles R. Crane trashëgoi si pasuri ashtu edhe një frymë reformuese. Babai i tij, Richard T. Crane, themeloi Crane Company, një ndërmarrje industriale e rëndësishme, gjë që i lejoi të birit të ndiqte interesa intelektuale dhe filantropike në vend të një karriere biznesi klasike. Që në moshë të re, Crane zhvilloi një fascinim për kulturat sllave dhe lindore, i cili e çoi në udhëtime të shpeshta në Rusi dhe Ballkan. Ai krijoi lidhje të ngushta me reformatorë rusë, intelektualë arabë dhe avokatë të ringjalljes kombëtare në Evropën Lindore.

Pikëpamja e Crane u formësua thellësisht nga besimi i tij në diplomacinë morale — idenë se kombet, si individët, kishin përgjegjësi etike ndaj të tjerëve. 

Shumë para presidencës së Wilson-it, Crane kundërshtoi imperializmin dhe shfrytëzimin kolonial si të papajtueshëm me parimet kristiane dhe demokratike. Ky sentiment anti-imperialist formoi urën filozofike që më vonë do ta lidhte ngushtë me vizionin e jashtëm të Wilson-it (Leclair, 2017). Deri në momentin që Wilson mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë në 1913, Crane kishte fituar tashmë reputacionin e një reformatori kosmopolit dhe donatori bujar për institucione arsimore e kulturore. Pjesëmarrja e tij në Bordet Amerikane të Misioneve të Jashtme, mbështetja financiare për universitete në Lindjen e Afërt dhe sponsorizimi i studimeve ndërkulturore reflektonin një interes të qëndrueshëm për zgjuarsinë politike të kombeve më të vogla (Saul, 2012).

Lidhja Wilson–Crane: Diplomaci Morale dhe Vetëvendosje


Partneriteti mes Presidentit Wilson dhe Charles R. Crane-it bazohej në bindje morale dhe politike të përbashkëta. Të dy burrat kishin vizion për një rend ndërkombëtar të bazuar jo në pushtim apo ekuilibrin e fuqisë, por në drejtësi, demokraci dhe të drejtën e popujve për vetëqeverisje. Për Wilson-in, ky vizion u institucionalizua në ‘Katërmbëdhjetë Pikat’ e janarit 1918, të cilat artikuluan parimin e vetëvendosjes si gur themeli i paqes pasluftës.

Për Crane, i cili kishte kaluar vite duke vëzhguar përpjekjet e kombeve të vogla nën dominimin perandorak, kjo nuk ishte thjesht një politikë, por një imperativ moral. Afërsimi i Crane me Wilson-in shtrihej përtej nivelit këshillues. Ai kontribuoi në ambientin intelektual që formësoi politikën e jashtme të Wilson-it, duke ndihmuar në formulimin e një vokabulari humanitar që lidhte etikën protestante me reformizmin ndërkombëtar. Roli i Crane në misione hetimi, si Komisioni King–Crane i vitit 1919, dëshmon besimin që Wilson i ngarkoi në gjykimin dhe diskriminimin moral të tij .Megjithëse Komisioni trajtoi kryesisht çështje të Lindjes së Mesme, metodologjia e tij — theksimi në konsultimin lokal dhe shprehjen kombëtare — reflektonte ideale që Crane dhe Wilson i ndanin të dy.
Brenda kësaj kornize më të gjerë, interesi i Crane për Ballkanin — dhe veçanërisht për Shqipërinë — përputhej natyrshëm me doktrinën e Wilson-it. Për të dy, fragmentimi i Perandorisë Osmane ofronte një mundësi për të aplikuar diplomacinë morale në rajone prej kohësh të neglizhuara nga fuqitë evropiane. Empatia e Crane për Shqipërinë pra nuk përfaqësonte një shqetësim të izoluar, por një pjesë integrale të përpjekjes wilsoniane për të ri-definuar legjitimitetin global sipas parimeve etike.

Çështja Shqiptare në Epokën Wilsoniane


Çështja shqiptare u shfaq si një ndër problemet më të ndërlikuara të Evropës pas-osmane. Pas Luftërave Ballkanike (1912–13) dhe Konferencës së Londrës së vitit 1913, Shqipëria u njoh si një principatë e pavarur, megjithëse kufijtë e saj mbetën të paqartë dhe të kundërshtuar. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore destabilizoi më tej rajonin. Kërkesa konkurruese nga Italia, Serbia dhe Greqia rrezikonin ta fshinin Shqipërinë nga harta krejtësisht.

Në vitin 1918, ndërsa fitoreja aleate po vinte në horizont, Shqipëria u përball me përkujdesje të re. Traktati Sekret i Londrës (1915), negociuar pa pjesëmarrjen shqiptare, kishte premtuar pjesë të territorit shqiptar Italisë dhe aleatëve të tjerë si kompensim lufte. Për shqiptarët, Konferenca e Paqes në Paris (1919) përfaqësonte si shpresën e njohjes ndërkombëtare ashtu edhe rrezikun e ndarjes nën presionin e fuqive të mëdha (Encyclopaedia, n.d.). Në këtë kontekst të paqëndrueshëm, Charles R. Crane doli si një avokat informal, por influent i çështjes shqiptare brenda rrethit të Wilson-it. Njohuria e tij paraprake për politikat ballkanike, lidhjet personale me reformatorë rajonalë dhe opozita morale ndaj kompromisit territorial perandorak e bënin atë ndërmjetës të besueshëm midis delegatëve shqiptarë dhe delegacionit amerikan në Paris.

Korespondenca dhe memorandat e Crane-it, edhe pse jo dokumente zyrtare politike, shprehin bindjen e thellë të tij se vetëvendosja e popullit shqiptar duhej të mbrohej si rast provë për parimet e Wilson-it. 

Ai paralajmëroi kundër lejuarit të fuqive evropiane, veçanërisht Italisë, të subvertojnë pavarësinë shqiptare nën petkun e misionit ose mandati. Për Crane-in, tradhtimi i Shqipërisë ishte tradhti e boshtit moral të diplomacisë wilsoniane vetë.

          Charles Richard Crane dhe shqiptarët 

Por si u bë Charles Richard Crane (1858–1939), djali i një industrialisti amerikan në Chicago, i cili ndihmoi në zgjedhjen e Presidentit Wilson në fushatën e vitit 1912 mik me shqiptarët. Por si dhe nën çfarë rrethanash u krijua kjo lidhje midis këtyre amerikanëve të shquar dhe shqiptarëve? Në pranverën e vitit 1911, kur Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte ende duke vazhduar, Charles Richard Crane kishte bërë një udhëtim në qendër të Perandorisë Osmane. Ministria e Jashtme e Perandorisë, e shqetësuar për jetën e milionerit amerikan, i këshilloi të mos bënte atë udhëtim të rrezikshëm në provincat shqiptare, por kur pa këmbënguljen e amerikanit, e shoqëroi atë me një grup ushtarësh turq. Kur grupi hyri në territoret shqiptare, shqiptarë të armatosur, anëtarë të çetave patriotike, iu dolën në rrugë. Ata ndaluan karvanin dhe urdhëruan ushtarët turq të ktheheshin. Ishte një situatë e vështirë që mund të kishte përfunduar me luftime.

Milioneri amerikan nuk deshi të kthehej mbrapsht, kështu që shqiptarët morën përsipër ta shoqëronin atë në të gjithë tokat shqiptare nën besimin dhe mbrojtjen e tyre. Charles Richard Crane iu besoi atyre, dhe jo vetëm kaq, por shpejt u bë mik i këtyre burrave të guximshëm që e ruanin dhe ishin të gatshëm të bënin sakrificën më të madhe për ta mbrojtur. Kështu udhëtoi paqësisht nga Shqipëria Jugore në Shqipërinë Veriore, duke kaluar në territoret ku po zhvilloheshin luftime, në Malësinë e Madhe dhe deri në Podgoricë. Ishte një udhëtim që mund të konsiderohej me fat. 

Ai kurrë nuk do t’i harronte këta shqiptarë me cilësi të larta, guxim të pashoq dhe bujari. Në Podgoricë në atë kohë kishte mbi 20 mijë malësorë shqiptarë që kishin ikur nga shtëpitë e tyre nga ekspedita e egër e Shefqet Turgut Pashës. Është e qartë se interesi i amerikanëve për atë që po ndodhte në Shqipëri ishte i madh. “New York Times” publikoi raportime mbi luftën e kryengritësve shqiptarë kundër zgjedhës osmane. Ai aty u takua me Edit Durham.  Ishte fat për shqiptarët që ky vizitor, të cilin e strehuan dhe me të cilin u miqësuan, ishte anëtar dhe figurë e rëndësishme e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Ai njihte problemet e shqiptarëve dhe ambiciet ballkanike për shpërbërjen e shtetit shqiptar.

Pa dyshim, ai dha një kontribut të madh në bindjen e Presidentit Wilson që Shqipëria duhej mbrojtur me çdo kusht. Charles Richard Crane, që njihte patriotët shqiptarë, kishte edhe miq me ta, si Kristo Dako dhe Fan Noli dhe patriota të tjerë. Duhet të kujtohet se më 4 korrik 1918, kur bota ishte ende në Luftën e Parë Botërore, e cila kishte filluar më 28 korrik 1914, Fan Noli, në cilësinë e kryetarit të “Vatrës”, arriti të takohej me Presidentin Wilson në Mount Vernon. Ja si e kujton Noli këtë moment në një letër që i dërgoi Vatrës: “Udhëtimi im këtu ishte triumfues. Bisedova dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha…” dhe më tej: “Gjatë kthimit iu afrova atij si një lutës i përulur dhe i thashë të shpëtonte këtë racë heroike dhe të dëshpëruar dhe t’u kthente bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigja e tij fisnike ishte: “Do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe do ta përdor për të mirën e Shqipërisë”.” Studiuesi Peter R. Prifti ka shkruar: “I prekur thellë nga idealizmi i Wilsonit, Noli u bë mbështetës i zjarrtë i demokracisë Wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazëria njerëzore, dhembshuria për të dobëtit”.

Politika e Wilson-it ndaj Shqipërisë: Dimensioni Moral


Mbështetja e presidentit Wilson për sovranitetin e Shqipërisë gjatë Konferencës së Paqes përfaqësonte një nga rastet e rralla ku diplomacia morale amerikane ndikoi drejtpërdrejt në rezultatet territoriale evropiane. Kur negociatorët evropianë propozuan ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, Wilson ndërhyri vendosmërisht, duke deklaruar se Shqipëria duhej të mbetej e paprekur dhe sovrane (Encyclopaedia, n.d.). Historianët shpesh kanë atribuar këtë qëndrim të Wilson-it në përkushtimin e tij të përgjithshëm ndaj vetëvendosjes. Megjithatë, përforcimi intelektual dhe moral që ofruan figura si Charles R. Crane ishte po aq vendimtar. Avokatia e Crane ndihmoi të forcohej perceptimi që Shqipëria simbolizonte vuajtjet e kombeve të vegjël që luftonin për njohje mes politikës së fuqive të mëdha.

Përmes diskutimeve dhe kanaleve këshilluese, Crane i bëri të kuptohet Wilson-it se shqiptarët, edhe pse politikisht të fragmentuar, përfaqësonin një komunitet kombëtar të veçantë që meritoi pavarësi. Kundërshtimi i Wilson-it ndaj kërkesave italiane për Vlorën dhe propozimit të protektoratit nuk rrjedh nga kalkulime strategjike, por nga një përputhje morale që pasqyronte logjikën e Crane-it. Të dy burrat e panë rendin pas-luftës si një mundësi për të treguar se drejtësia mund të triumfonte mbi imperializmin. Në këtë kuptim, Shqipëria u bë një mikrokosmos moral i vizionit më të gjerë të Wilson-it për një rend ndërkombëtar të ri.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara në fund të fundit u tërhoqën nga pjesëmarrja aktive në Lidhjen e Kombeve, precedentët moralë të vendosur në Paris — mbrojtja e kombeve të vegjël si Shqipëria — rezatuan ndër dekada. Për Shqipërinë, mbështetja e Wilson-it, e përforcuar nga këshilla e Crane-it, siguroi legjitimitet diplomatik kryesor që ndihmoi në njohjen nga Lidhja e Kombeve në 1920. Deri sot, Wilson mbetet një ndër pak presidentët amerikanë që nderohet me monumente dhe rrugë emëruar në Shqipëri, dëshmi e asaj solidariteti historik.

Ndikimi më i Gjerë i Crane-it: Diplomacia Kulturore dhe Ballkani


Përtej diplomacisë, përfshirja e Crane-it me Shqipërinë pasqyronte përkushtimin e tij më të gjerë ndaj shkëmbimeve kulturore dhe arsimore si instrumente të diplomacisë morale. Ai financonte universitete, ekspedita arkeologjike dhe studime gjuhësore në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Afërt, i bindur se mirëkuptimi i ndërsjellë ishte thelbësor për paqe. Në Ballkan, Crane mbështeti iniciativa që synonin modernizimin e arsimit dhe promovimin e vetëdijes kombëtare midis popujve të vegjël që dilnin nga sundimi osman.

Admirimi i Crane-it për Shqipërinë rridhte pjesërisht nga ajo që ai e perceptonte si guxim dhe rezistencë e një populli prej kohësh pa agjenci politike. Letra e tij zbulon si një fascinim romantik ashtu edhe respekt pragmatik. Ndryshe nga shumë vëzhgues evropianë që shikonin Ballkanin nëpër prizmin orientalist, Crane e pranoi Shqipërinë si një shoqëri e aftë për modernizim pa dominim të jashtëm. Besimi i tij në të drejtën e shqiptarëve për të përcaktuar fatin e tyre pa domino të huaj pasqyronte simpatitë e tij të mëparshme për sllavët dhe arabët, duke e pozicionuar atë si një nga avokatët më të hershëm amerikanë të vetëqeverisjes indigjene.

Përmes rrjetit të tij filantropik, Crane inkurajoi gjithashtu kërkimin akademik mbi Ballkanin në institucionet amerikane, duke ndihmuar në mënyrë indirekte një kuptim më të nuancuar të Evropës juglindore në qarqet intelektuale të SHBA-së. Përpjekjet e tij paraprinë atë që më vonë do të bëhej fusha e “studimeve rajonale”, duke lidhur diplomacinë morale me prodhimin e njohurive.

Trashëgimia Crane–Wilson dhe rëndësia e saj


Partneriteti mes Wilson-it dhe Crane-it ilustron bashkimin e idealizmit moral dhe diplomacisë pragmatike, që karakterizoi politikën e jashtme amerikane të fillim-shekullit të njëzetë. Ndërsa Wilson shpesh është kritikuar për mungesë koherence në zbatimin e vetëvendosjes — veçanërisht në kontekste koloniale — ndikimi i këshilltarëve si Crane tregon se wilsonianizmi përmbante impulse morale të vërteta, të bazuara në bindje individuale dhe jo vetëm në kalkulime gjeopolitike (Leclair, 2017). Mbrojtja e Crane-it për Shqipërinë, një komb me pak vlerë strategjike për Shtetet e Bashkuara, përfaqëson këtë idealizëm në praktikë. Avokatia e tij riafirmoi idenë se dinjiteti i kombeve të vogla nuk ishte një zbukurim retorik, por një provë morale për rendin ndërkombëtar në krijim.

Megjithatë, kufijtë e diplomacisë morale u bënë gjithashtu të qartë. Refuzimi i Senatit amerikan për të ratifikuar Traktatin e Versajës dhe për t’u bashkuar me Lidhjen e Kombeve kufizoi aftësinë e Amerikës për të mbajtur udhëheqje morale. Për Shqipërinë, tërheqja e angazhimit amerikan do të thoshte se mbijetesa e saj si shtet i pavarur varej kryesisht nga politika e fuqive evropiane dhe rezistenca e brendshme. Megjithatë, mbështetja simbolike dhe morale e Wilson-it dhe Crane-it kishte lënë tashmë gjurmë të qëndrueshme.

Historiografia moderne shqiptare vazhdon të konsiderojë Wilson-in si “mik i Shqipërisë”, por pak e njohin që ndikuese në formësimin e asaj miqësie ishte Charles R. Crane. Përmes bindjes personale, ndikimit intelektual dhe diplomacisë joformale, Crane ndihmoi në përkthimin e idealeve wilsoniane në një politikë konkrete që ruajti integritetin kombëtar të Shqipërisë.


Charles R. Crane zë një vend unik në peizazhin intelektual dhe diplomatik të epokës wilsoniane. Avokatia e tij për Shqipërinë exemplifikon ndërthurjen e bindjes personale morale, filozofisë humanitare dhe diplomacisë së lartë. Duke mbrojtur çështjen shqiptare, Crane jo vetëm mbrojti të drejtën e një kombi të vogël për t’u bërë, por gjithashtu mbajti themelin etik të vizionit të Wilson-it për një rend ndërkombëtar të drejtë.

Ndërsa kontributet e Crane janë shpesh anashkaluar nga bashkëkohësit e tij, roli i tij në ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë zbulon dimensionin njerëzor të diplomacisë wilsoniane — një diplomaci e bazuar jo në fuqi, por në parim. Aleanca mes Wilson-it dhe Crane-it mbetet një dëshmi e përhershme se udhëheqja morale, edhe kur kufizohet nga realitetet politike, mund të formësojë fatin e kombeve. Në rastin e Shqipërisë, ajo bëri më shumë sesa kaq: siguroi që mes rrënojave të perandorive, një komb i vogël të gjenin jo vetëm sovranitetin e vet, por edhe një mik përtej Atlantikut që besonte, ashtu si Crane, se drejtësia dhe liria ishin të drejta universale, jo privilegje të të mëdhenjve.


Bibliography

Crane, Charles Richard. Memoirs of Charles R. Crane. Typescript. Box 3, Folder X, Bakhmeteff Archive, Rare Book and Manuscript Library, Columbia University. Finding Aids
Leclair, Zacharie. Charles R. Crane and Wilsonian Progressivism. Washington College Studies in Religion, Politics, and Culture 10. New York: Peter Lang, 2017. Peter Lang
Saul, Norman E. The Life and Times of Charles R. Crane, 1858-1939: American Businessman, Philanthropist, and a Founder of Russian Studies in America. Lanham, MD: Lexington Books, 2012. Nomos eLibrary+1
Smith, John (ed.). Wilson and the New Diplomacy: Ideals, Realities, and the Emerging World Order 1914-1924. Cambridge: Cambridge University Press, 2014.
United States Department of State. Papers Relating to the Foreign Relations of the United States, The Paris Peace Conference, 1919. Washington, DC: Government Printing Office, 1926.
“Charles R. Crane Papers 4077437.” Finding Aid. Rare Book and Manuscript Library, Columbia University. Accessed [Date]. Finding Aids
Huntington-Wilson, Francis Mairs. “Report on Charles R. Crane, April 8, 1910.” (Typewritten memo). In the Myrin Library Special Collections Department, Ursinus College. Digital Commons

Filed Under: Histori

Pasqyra e trashëgimisë arkeologjike në filatelinë e Kosovës

November 7, 2025 by s p

Besnik Fishta/

Arkeologjia dërgon një mesazh të qartë: “Ne jemi një popull me rrënjë të lashta, me kulturë që lidhet me fillimet e qytetërimit evropian.”

Në filatelinë botërore paraqitja e motiveve arkeologjike fillimisht u shfaq si pasqyrim i trashëgimisë kulturore të qytetërimeve të lashta. Pasi pullat e para postare përfshinin vetëm figura mbretërore dhe simbole shtetërore, me kalimin e kohës ato nisën të përfshijnë edhe motive kulturore, monumente, skulptura e tempuj antikë. Greqia, Egjipti, Italia dhe Iraku ishin ndër vendet e para që e shndërruan arkeologjinë në subjekt të filatelisë së tyre, duke e lidhur artin postar me trashëgiminë historike. Në Evropë, tematika arkeologjike u bë një pjesë e qëndrueshme e filatelisë. Shtete të ndryshme paraqitën në pulla figura mitologjike, monumente dhe objekte muzeale, duke i dhënë kështu një dimension edukues dhe kulturor këtij mediumi. Në Ballkan, Greqia dhe më pas vendet e tjera të rajonit pasqyruan në pulla trashëgiminë e tyre antike, si tempuj, skulptura dhe lokalitete të hershme arkeologjike. Në hapësirën shqiptare, filatelia u përdor për të promovuar trashëgiminë kulturore kombëtare. Në Shqipëri u realizuan seri të ndryshme kushtuar monumenteve arkeologjike të Butrintit, Apolonisë e qyteteve të tjera të lashta, duke e shndërruar pullën në një dokument vizual të historisë kombëtare. Në Kosovë, lidhja ndërmjet filatelisë dhe arkeologjisë ka marrë një kuptim të veçantë. Kjo marrëdhënie është shndërruar në një mjet për të dëshmuar vazhdimësinë historike dhe për të afirmuar identitetin e saj kulturor. Kosova përfaqëson një hapësirë të pasur arkeologjike, me dëshmi të jetës njerëzore që nga periudhat prehistorike deri në ato romake dhe bizantine. Ndër lokalitetet më të rëndësishme përmenden Ulpiana,Vlashnja etj që dëshmojnë për zhvillime të hershme urbane, kulturore e fetare. Këto pasuri janë bërë pjesë e serive filatelike të Postës së Kosovës, duke krijuar një ndërthurje mes shkencës arkeologjike dhe artit vizual të pullës postare. Shumë prej tyre shoqërohen me përshkrime dygjuhëshe dhe materiale shpjeguese, që synojnë të komunikojnë vlerat e trashëgimisë edhe përtej kufijve shtetërorë. Në aspektin simbolik, filatelia e Kosovës funksionon si instrument i kujtesës kombëtare dhe si mjet i diplomacisë kulturore. Përmes motiveve arkeologjike, vendi afirmon lashtësinë e pranisë së tij kulturore në hapësirën ballkanike dhe kontribuon në njohjen ndërkombëtare të trashëgimisë së vet. Pullat shndërrohen kështu në “artefakte të reja”, që bartin jo vetëm vlera estetike, por edhe njohuri historike. Ato mund të konsiderohen si një formë e arkeologjisë vizuale, ku imazhi lidh të kaluarën me identitetin bashkëkohor. Në planin krahasues, trashëgimia arkeologjike e Kosovës paraqet ngjashmëri të dukshme me atë të Shqipërisë, çka lidhet me përkatësinë e përbashkët etnike dhe historike të popullsisë shqiptare në të dy anët e kufirit. Kjo afërsi reflektohet edhe në motivet e përzgjedhura në filatelinë përkatëse: Shqipëria ka paraqitur në pulla monumente të Butrintit, Apolonisë, Bylisit, ndërsa Kosova ka vënë në qarkullim imazhe të Ulpianës e Vlashnjës, duke ndërtuar një narrativë të përbashkët kulturore. Të dyja vendet ilustrojnë mënyrën se si filatelia mund të shërbejë si mjet komunikimi për historinë e përbashkët dhe qytetërimin shqiptar ndër shekuj. Arkeologjia, në këtë kontekst, bëhet një urë bashkuese që forcon lidhjet kulturore dhe kombëtare. Pulla postare, përtej funksionit praktik nuk është vetëm një pasqyrë e trashëgimisë arkeologjike, por edhe një formë interpretimi të historisë kombëtare përmes imazhit, që ndihmon në afirmimin kulturor të shtetit dhe në ruajtjen e lidhjeve natyrore me hapësirën më të gjerë të kulturës shqiptare.                     

    Fig 1. 2005             

Në figurën 1 paraqitet emetimi i vitit 2005, periudhë kur Kosova ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut, dhe në imazhet e pullave ende nuk figuronte emërtimi “Republika e Kosovës”. Në këtë emision të parë paraqiten katër pulla postare me motive arkeologjike shqiptare.Në imazhin e pullës së parë paraqitet një objekt arkeologjik metalik (duket si fragment fibule ose mjet simbolik prej bronzi), që duhet t’i përkasë periudhës prehistorike ose asaj ilire të hershme.E dyta tregon figurinën e një atleti vrapues (statujë bronzi), të periudhës antike të qytetërimit iliro-helenistik, e cila përfaqëson forcën fizike dhe shpirtin sportiv të qytetërimeve të lashta në zonën e Epirit dhe të Ilirisë së Jugut.Pulla e tretë paraqet bustin e një gruaje (skulpturë guri, ndoshta hyjneshë ose figurë romake), që mund të jetë gjetur në një qytet antik ilir dhe tregon arsimimin, qytetërimin dhe artin e zhvilluar në periudhën romake.Pulla e fundit paraqet maskën funerare ose rituale prej bronzi (me brirë të vegjël dhe sy të theksuar), të periudhës prehistorike ose ilire, që simbolizon besimet dhe kultet shpirtërore të popullsive të lashta shqiptare.

     Fig 2.  2011                   

Në figurën 2, në emisionin e dytë të vitit 2011, paraqitet një seri pullash postare kushtuar “Ulpianës së Vjetër”, një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike të Kosovës dhe të gjithë Dardanisë së lashtë. Përdorimi i pullave si mjet komunikimi kulturor e bën këtë seri një mjet promovues të trashëgimisë historike dardane.Pulla e parë paraqet një pamje të varrezave antike në Ulpianën e Vjetër, ku duken sarkofagë guri të zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike. Kjo pullë tregon nivelin e zhvilluar të kulturës funerare në periudhën romake, që i përket periudhës së shekujve II–IV pas Krishtit. Në pullën e dytë përshkruhet një zonë tjetër e nekropolit me strukturë varresh dhe sarkofagë të hapur, qe thekson rëndësinë e arkeologjisë si dëshmi e jetës urbane dhe e ritualeve të lashta.Pulla e tretë paraqet një sarkofag monumental me reliev antropomorf, ndoshta figurë e personalizuar, portreti i të ndjerit. Ky lloj sarkofagu është tipik për periudhën romake të shekujve II–III p.K., kur Ulpiana ishte qytet i organizuar me status municipiumi.

                   Fig 3.   2015  Labirinti Smires        

Në figurën 3, emetimi i vitit 2015 paraqet “Labirintin rrethor të Smirës”, pjesë e serisë filatelike që trajton trashëgiminë arkeologjike të Kosovës. Imazhi paraqet një motiv shumë interesant dhe simbolik. Ky objekt është një mozaik ose simbol guri me formë rrethore dhe vijëzime gjeometrike të ndërthurura, që krijojnë modelin e një labirinti.Labirinti, si simbol, përfaqëson harmoninë, udhëtimin e njeriut drejt njohjes dhe përjetësisë. Ky motiv njihet në arkeologji si simbol i rrugëtimit shpirtëror dhe i jetës, i lidhur me kulturën antike mesdhetare.Labirinti në Smirë dëshmon praninë e ndikimeve helenistike dhe romake në Dardani, zhvillimin e artit dekorativ në strukturat arkitektonike të periudhës së antikitetit të vonë, si dhe nivelin e lartë kulturor e estetik të banorëve të asaj kohe. Kjo pullë është një homazh ndaj qytetërimit të lashtë dardan, që kishte lidhje me qendrat më të zhvilluara të Mesdheut.

                        Fig 4. 2016        

Në figurën 4, emetimi i vitit 2016 paraqet një pamje me temë arkeologjike, ku shfaqen figura antropomorfe të lashta, të punuara në terrakotë (argjilë e pjekur). Në pullë shfaqen dy figura të vogla arkeologjike, objekte të trashëgimisë prehistorike, me trupin e njeriut, por me tipare të thjeshtuara dhe të stilizuara. Janë figura femërore, gjë që nënvizohet nga forma e ijeve dhe qëndrimi me duar mbi supe ose mbi bel. Këto figura janë simbol i jetës, pjellorisë dhe krijimit. Siç njihet në kulturat e lashta të Ballkanit dhe të Mesdheut, figurat femërore prej terrakote (si “Venuset prehistorike”) përfaqësonin nënën Tokë burimin e jetës, fuqinë riprodhuese dhe mbrojtëse të natyrës, balancën midis njeriut dhe tokës, trupit dhe shpirtit.Forma e thjeshtë e trupit, pa detaje të fytyrës, sugjeron se nuk përfaqëson një person të veçantë, por parimin e përbotshëm të feminitetit, të qenies nënë, krijuese dhe ruajtëse të jetës.

       Fig 5. 2017  Pagezimorja e Ulpianes          

Në figurën 5 tregohet emisioni i vitit 2017 me titull “Pagëzimorja e Ulpianës”, e ndodhur afër fshatit Graçanicë, rreth 9 km në juglindje të Prishtinës, në territorin e Dardanisë antike, që gjatë shekujve V–VI pas Krishtit ishte pjesë e Perandorisë Bizantine.Ajo është pjesë e kompleksit të Bazilikës së Madhe Paleokristiane, një prej monumenteve më të rëndësishme të krishterimit të hershëm në Kosovë, e destinuar për kryerjen e ritit të pagëzimit.Pagëzimorja ka formë tetëkëndëshe (oktagonale), formë që në simbolikën e krishterë përfaqëson ringjalljen dhe fillimin e një jete të re shpirtërore. Në qendër ndodhet pishina pagëzimore, e cila përdorej për zhytjen e besimtarëve gjatë aktit të pagëzimit. Dyshemeja e saj është e zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive gjeometrike dhe bimore.Pagëzimorja e Ulpianës është një nga monumentet më të ruajtura të arkitekturës paleokristiane në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo përfaqëson një vlerë të veçantë të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore shqiptare, duke dëshmuar vazhdimësinë historike të qytetërimit në këtë trevë.

           Fig 6. 2022   Pikturimi Vlashnjes     

Në figurën 6 paraqitet emetimi i vitit 2022, i kushtuar trashëgimisë kulturore parahistorike të vendit, me titull “Pikturimi parahistorik i Vlashnjës”, që i referohet vizatimeve shkëmbore të zbuluara në shpellën e Vlashnjës, pranë Prizrenit,një nga dëshmitë më të hershme të artit në Ballkan.Këto vizatime shkëmbore paraqesin një nga dëshmitë më të lashta të shprehjes artistike në rajon. Në qendër shfaqen figura të stilizuara kafshësh (me gjasa drerë), të realizuara me ngjyrë të kuqërremtë, duke imituar pigmentet natyrore që përdornin njerëzit e epokës së gurit. Kjo përfaqëson mënyrën se si njeriu parahistorik dokumentonte jetën, gjuetinë dhe botën përreth përmes artit.

             Fig 7. 2023  Fibulat ilire      

Në figurën 7, emetimi i vitit 2023 paraqet një bashkësi sendesh që krijojnë temën “Fibulat ilire”, të cilat janë ndër artefaktet më të rëndësishme të zbuluara në lokalitete arkeologjike në Kosovë.Fibulat bëjnë pjesë në objektet më të përdorura të zbukurimit nga të gjitha fiset ilire. Në disa raste, përmes stolive është dëshmuar edhe përkatësia etnike ilire. Format dhe varietetet ishin të ndryshme: disa të thjeshta në formë harku, e disa të ndërlikuara, si fibula me dy spirale të ngjitura në mes.Forma të tjera që shfaqen në epokën e hershme të hekurit përfshijnë fibulat me hark, karficat në formë kafshe, karficat në formë gjarpri etj.Fibulat janë pjesë e trashëgimisë me vlera të veçanta për territorin e Kosovës, pasi dëshmojnë për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo të shtresave elitare në periudhën e neolitit dhe në kohën e vonë të hekurit.

           Fig 8.  2024  Cjapi bronzet   

Në figurën 8 paraqitet një emetim interesant, i titulluar “Cjapi i bronztë”. Kjo pullë, me motivin e saj, paraqet një gjetje arkeologjike të rrallë dhe të veçantë, figurën e bronztë të një cjapi të ulur, që i takon shekullit VI p.e.s. Sipas të dhënave, ajo është zbuluar rastësisht në vitin 1939, në Jaglenicë, një lagje periferike e Prizrenit.Figurina ka gjatësi 6,5 cm, gjerësi rreth 3 cm dhe peshon 380 gram. Aktualisht, kjo figurë e cjapit të ulur është e ekspozuar në Muzeun e Vranjës (në Serbinë jugore).

 Fig 9. 2025  Ulpiana 

Në figurën 9, pulla e parë paraqet imazhin e një mozaiku të zbuluar në Ulpianë. Në të shihet figura e një zogu, e realizuar me gurë mozaiku shumëngjyrësh, të vendosur mbi një sfond të ndritshëm. Motivi i zogut është mjaft i pranishëm në artin romak dhe bizantin, veçanërisht në mozaikët që zbukuronin dyshemetë e bazilikave, banesave dhe objekteve të kultit. Në kontekstin e Ulpianës paleokristiane, zogu zakonisht simbolizon shpirtin që ngjitet drejt qiellit, ringjalljen apo paqen shpirtërore. Përdorimi i ngjyrave neutrale dhe të errëta për trupin e zogut, në kontrast me sfondin e bardhë, dëshmon për një kompozim realist dhe dekorativ tipik të shekujve IV–VI pas Krishtit. Në pullën e dyte shihet një mbishkrim latin i gdhendur në gur, pjesërisht i dëmtuar nga koha. Pjesët e lexueshme përmbajnë fragmente fjalësh dhe emrash që i përkasin periudhës romake (rreth shek. II–III pas Krishtit).  Mbishkrime të tilla janë zakonisht dedikime zyrtare ose lapidarë përkujtimorë, që mund të lidhen me ndërtimin e një ndërtese publike (si tempull, banjë, apo rrugë); nderime ndaj perandorit ose një zyrtari romak apo përkujtim të një ngjarjeje fetare ose civile. Megjithëse Posta e Kosovës, me korrektësi të plotë, emetoi tematikën “Europa 2025”, që këtë vit kishte pikerisht temen e arkeologjise, ajo nuk mori pjesë në konkurimin për pullën më të bukur “Europa 2025”. Kjo ndodhi për shkak se filatelia e Kosovës ende nuk është anëtare e Unionit Postar Universal (UPU), një status që shpresojmë ta kete së shpejti. Për kureshtjen e lexuesit, tregojme se vendin e parë në këtë tematikë e fitoi Norvegjia, te dytin Holanda ndërsa të tretin Grecia.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT