• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR FAIK KONICA PRITEJ ME 15 TË SHTËNA TOPI NË ÇIKAGO

August 31, 2021 by s p

Faik Konica

NGA DALIP GRECA

Nuk është ngjarje e stisur, kronikat sjellin dëshmitë  nga shekulli i shkuar. Ishte Vjeshta e dytë e vitit 1934, kur në Çikago u organizua një panair i madh botëror me të arriturat më të spikatura të shekujve, si në shkencë, ashtu dhe në ekonomi, ndërsa në rrugët e qytetit u organizuan parada, ku kombet kishin ditën e tyre,siç e patën dhe shqiptarët e çekosllovakët, dy nga kombet që ranë të parët nën okupimin e pushtusëve nazistë e fashistë në Luftën e Dytë Botërore.Faik Konica, Ministri i Mbretërisë shqiptare në Washington, i shoqëruar nga Gjenerali Horton, u pritën me ceremoni zyrtare; me nderime ushtarake dhe u shoqëruan me të shtëna topi.

DITA SHQIPTARE NË ÇIKAGO

Organizimi i Ditës Shqiptare në Panairin e Përbotshëm i takon kohës kur dega e Vatrës në Çikago drejtohej nga Chriss A. Lepon, i cili ka meritën kryesore të suksesit.Duke qenë personalitet publik i njohur në rrethet shoqërore dhe politike të Çikagos, Lepon që ishte diplomuar për shkencë në Depaul University, Çikago dhe kishte shërbyer në Forcat Navale amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore, kontaktoi me komisionin organizator dhe siguroi një ftesë zyrtare për Ministrin e Mbretërisë Shqiptare në Washington, shkëlqesinë e Tij Faik Konica dhe shoqëruesit e tij. Shpenzimet e Faikut i mori përsipër Christo Lepon me komisionin. Panairi kishte tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve jo vetëm në Amerikë, por edhe në kontinentet e tjerë.Në të do të ekspozoheshin kulturat, traditat, të arriturat e shkencës së përbotshme, jo vetëm të kohës kur organizohej kjo ekspozitë madhështore me përmasat e një panairi botëror.

Gjenerali Horton ok
Christ Lepon
Bordi drejtues Michigan 1949
Nelo Drizari

      Për të kuptuar esencën e atij panairi të përbotshëm, do të mjaftonte të shfletonim gazetën Dielli, që përcillte kronikat e atij eventi.Dielli- Kronikë: Ekspozita e organizuar në “Transportation Building” i tregon njeriut se si nisi zhvillimi dhe përsosja nga duart e njeriut, që në kohën e epokës së gurit, të cilin(gurin) e përdorte si thikë e sëpatë, dhe se si më vonë u zhvillua duke nisur të zbulohej hekuri, dhe dalëngadalë të tjera sende, tregon se si njeriu vuri në shërbim të vet sendet dhe kafshët, dhe se si sot, shërbëtori më i madh i tij është hekuri, avulli dhe elektriku.…Në “Hall of Science”… tregohet se vetëm në një pikë uji rrojnë me mijëra gjallesa, të cilat lëvrijnë dhe ne i shohim përmes mikroskopit… Në departmentin”Eugenie” vizitorit i tregohet gjithçka. Përshembull tregohet se ç’ndodh me vezët nga dita që i shtrohen pulës e deri në ditën e 21-të…..Gjithashtu tregohet edhe se si zhvillohet një foshnje, që në ngjizje deri në Lindje…Në departamentin e Mathematikës dhe Fizikës tregohen çpikje të kohës së re dhe ato të kohës së vjetër…Historia e erës dhe e furrave elektrike,është një jetë më vete.Po në këtë departament janë manifestuar e materializuar “The Fourth Demension” të teorisë së Einstein-it. Në “Court of States” tregohen pamjet natyrale si dhe zhvillimet industriale e kulturale.Në “sallën e Feve” ekspozohen artet dhe besimet e ndryshme. Kronika e Diellit ishte e gjatë dhe përcillte informocion të gjithanshëm e plot detaje për çdo seksion të panairit…

 SI ISHTE KONCEPTUAR DITA SHQIPTARE ?

           Shqiptarët kishin krijuar komisionin e tyre që udhëhiqej nga kryetari Christ Lepon dhe sekretar Ahmet Ramo.Përgatitjet kishin nisë 3 muaj para organizimit të panairit dhe paradës. Dita shqiptare ishte përcaktuar nga organizatorët të ishte me 14 tetor 1934.Qëllimi ishte që shqiptarët të mos mbeteshin pas kombeve të tjerë, por të paraqiteshin me dinjitet. Shqiptarët e Çikagos nuk kishin mbetur të vetmuar në përballimin e organizimit të Ditës Shqiptare, ndryshe do ta kishin të vështirë sepse shpenzimet ishin të mëdha. Ata përmes gazetës Dielli u kishin bërë apel degëve të Vatrës dhe shqiptarëve nëpër koloni të shteteve të ndryshme të Amerikës të bëheshin pjesë e kontributeve.Disa nga degët u treguan të gatshme.Dalloheshin shqiptarët dhe vatranët e Whiting-ut, ata të Gary-t-Indiana, të Argo-s-Illinois, të Milwaukee-t, St. Louis-it, Cleveland-it,Wisconsit,  dhe Detroitit.Një koloni kishte përgatitë dy autobuzë të stolisur me ngjyra kombetarë kuq e zi, për t’u bërë pjesë të Ditës shqiptare. Shqiptarët synonin të prezantoheshin me veshje kombëtare nga të gjitha trevat, të Veriut dhe të Jugut; të ekspozonin para amerikanëve muzikë e këngë shqiptare, me flamuj kuq e zi e flamuj amerikan.

ARRITJA E FAIK KONICËS DHE GJENERALIT HORTON, PËRSHËNDETJA ME 15 TË SHTËNA TOPI

Ekselenca e Tij Faik Konica arriti në Çikago të shtunën me 13 tetor 1934.

Të Dielën me 14 tetor shqiptarët u mblodhën në 14th St.-Gate të World’s Fair-it dhe marshuan me bandën muzikore të ekspozitës drejt “Court of States”. Përveç Ministrit Faik Konica, Gjeneralit William Horton dhe Nelo Drizari ishin ftuar edhe shumë nga zyrtarët e lartë të shtetit aty.

Detajet i sjell Gazeta Dielli(Vol XXVI, 26th Years): … Kronikani shkruan: në orën 11 përpara drekës, dy automobila të ekspozitës, erdhën në hotelin ku ishin Ministri Konica dhe Gjenerali Horton, dhe së bashku me Komisionin e përgatitjes së Ditës Shqiptare, burra dhe gra e fëmijë, u drejtuan drejt Ekspozitës, ku do të bëhej parada shqiptare.

 Kronikanit nuk i ka shpëtuar detaji i pritjes së Konicës: Në 14th St. Gate, ku ndodhej vendi i pritjeve të diplomatëve, ishte radhitur ushtria. Sapo zbriti Ministri Konica, e priti me ngrohtësi ish Ministri i parë Amerikan në Shqipëri, zoti U. Grand -Smith. Më pas u paraqit njëri prej oficerëve drejtues që i uroi mirëseardhjen, ndërkohë buçitën topat, në nder të Ministrit Shqiptar u dëgjuan 15 të shtëna… Më pas Konica prezantohet para ushtrisë dhe publikut dhe vazhduan ceremonitë.

       Pasi ushtria përfundoi parakalimin para Konicës dhe vijoi ecjen me hap ushtarak, Ministri Konica u ftua në zyrën e Kryetarit të Ekspozitës së Përbotshme, zotit Rufus C. Dawes, ku u prit me protokoll zyrtar nga kryetari dhe të tjerë zyrtarë. Aty u mbajtën fjalime.

Nderimet vijuan me një shëtitje nëpër qytet, ku Konicës dhe Gjeneralit Horton, iu vunë në dispozicion automobilat e ekspozitës.Në nder të tyre u shtrua një drekë.

Kryetari i Panairit z. Rufus C. Dawes, i drejtoi një përshëndetje të veçantë Ministrit Shqiptar,duke e cilësuar nder të veçantë pjesmarrjen e tij. Ai foli me simpati për popullin shqiptar, për historinë e Kombit shqiptar me histori mbi 2 mijë vjeçare, i cili ka treguar në shekuj shpirt lirie, ka luftuar me trimëri, është një komb i lashtë me qytetrim të hershëm. Z. Rufus lëvdoi edhe shqiptarët e Çikagos për pjesmarrjen e tyre aktive në panairin e përbotshëm.Ai tha se dita Shqiptare shënonte një sukses të madh dhe i bënte mirë Shqipërisë,e bënë atë të njohur pasi atë ditë në panair ndodheshin më shumë se 250 mijë pjesmarrës.

Më pas përshëndeti ish Ministri i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri zoti U. Grand-Smith, i cili pasi falenderoi Ministrin Konica, tregoi ngjarje kur ai vetë shërbente në Tiranë. Shërbimi i tij diplomatik ishte në kohë të turbullta, ku shteti shqiptar nuk kishte stabilitet, dhe ai i shoqëroi rrëfimet edhe me ngjarje që mbartnin humor.

Tek paraqiti Ministrin Konica, Z.Smith tha fjalë shumë të zgjedhura reth cilësive të tij. Konica, tek e mori fjalën, falenderoi z. Dawes dhe Grand-Smith, përshkroi me zotësi të rrallë bukuritë e Ekspozitës së përbotshme, që paraqeste çudirat e kohës dhe shtoi se”Kjo Ekspozitë ka mundur t’i mbledhë aq mirë arritjet dhe çudirat e kohës sa syri i njeriut mund t’i shikojë në pak kohë….është një vepër kjo e qytetit të Cikagos që prezanton një panair të tillë.Është një mësim për çdo Komb dhe lus Zotin që të shikoj dhe një tjetër si kjo në të ardhmen…”

MBI 2500 SHQIPTARË NË DITËN E PARADËS

-Në Ditën Shqiptare në Panairin e Përbotshëm ndodheshin 250 mijë pjesmarrës-

Kronikat e Diellit të nënshkruara nga Ahmet Ramo informojnë se pjesmarrësit në Ditën Shqiptare ishin më shumë se 2500 bashkatdhetarë dhe mbi 250 mijë pjesmarrës. Festimi nisi në orën 3 pasdreke, dhe vazhdoi deri më pesë.Komisioni kishte treguar kujdes që përfaqësuesit e kombit shqiptar në atë ekspozitë të paraqiteshin me dinjitet dhe të prezantonin veshjet kombëtare të Veriut dhe të Jugut, muzikën tradicioanle dhe këngët nga krahinat e Shqipërisë. Grupi përbëhej prej12 burrave, prej të cilëve 6 ishin veshur me kostume kombëtare të Gegërisë dhe 6 të Toskërisë, po aq ishte dhe numri i grave, 12,- prej tyre 6 ishin stolisur me kostume gege dhe 6 toske; ndërkohë që ishin përzgjedhur edhe 12 djem dha vajza të moshës së vogël të veshur në të njëjtën mënyrë, gegë dhe toskë.Në krye të komisionit të kolonisë shqiptare ishte vënë James Koburi, ndërsa Chairman i Ditës Shqiptare z. Christ Lepon.

Siç shkruanin gazetat e Çikagos, shqiptarët ishin prezantuar bukur dhe hijshëm. Madje ata e kishin vazhduar parakalimin dinjitoz edhe në Indiana me 15 tetor, ku kishin ftuar ekselencën e Tij Ministrin e mbretërisë z. Faik Konica dhe Gjeneralin Horton, në nder të të cilëve kishin shtruar edhe një darkë ceremoniale. Shqiptarët parakaluan në rrugët e qytetit të udhëhequr nga banda muzikore e Kolegjit të qytetit. Mayori i qytetit Whiting e ka pritur me Nderime Faik Konicën dhe Gjeneralin Horton.

      Korrespondenti shkruante se dita shqiptare, krahasuar me Ditën e Kombeve të tjerë, shkëlqente si drita e Diellit,ishte unike, si në veshjet e mrekullueshme, të shumëllojshme, plot ngjyra e shkëlqim, ashtu edhe me vallet e bukura, që shpalosën koloritin dhe shpirtin shpërthyes të arbërit; valltarët dridheshin në ajër dhe duartrokiteshin papushim; por dhe këngët e mrekullueshme ngrohën shpirtrat e mërgimtarve shqiptarë që kishin mbushur sheshet dhe rrugët e qytetit.

Shqiptarët ishin entuziastë.Fjalët e Ministrit Konica, ua kishin ngrohur zemrat shqiptarëve:”Për një Shqipëri të vogël dhe shqiptarë të pakët të Amerikës, vepra juaj e bukur është e meritushme”, i kishte lëvduar Ai.

ZGJIMI I SHPIRTIT ARBËROR

Vizita e Faik Konicës zgjoi shpirtin Kombëtar të mërgimtarëve në Çikago, Indiana, Wisconsi etj. Shqiptarët e Çikagos me rrethina, ata të Whiting-ut, Gary-t, Ind, Argo-s-Ill, morën përhirimet e vatranëve dhe të lexuesëve të Diellit, që për një kohë të gjatë shkruanin për suksesin e Ditës Shqiptare. Qëllimi i Ditës shqiptare nuk ishte reklamim biznesi, siç ishte për shumë prej kombeve pjesmarrës, por kishte një mision të shenjtë: Të prezantonin me dinjitet Kombin Shqiptar, kulturën kombëtare. Dhe ia arritën qëllimit.

Një vatran nga Whitng-u i shkruante Diellit se jehona e Ditës Shqiptare në Çikago, i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarë edhe në shtetet e tjerë përreth. Eshtë zgjuar shpirti i Arbërit.Vatrani kishte mbyllë në zarf një copëz gazetë të atij qyteti, ku shkruhej për mrekullinë shqiptare.Në gazetën e qytetit përshkruhej me detaje çudia shqiptare në Çikago dhe parakalimi në qytetin e Whiting-ut. Gazeta e përshkruan si privilegj të qytetit vizitën e Ministrit Konica,ndër më të shquarit diplomatë në Washington D.C.Në kronikë jepen detaje rreth darkës që u shtrua në nderim të Ministrit dhe Gjeneralit Horton, një darkë madhështore me protokoll zyrtar. Aty përshkruhet edhe parada e shqiptarëve të Whiting-ut në rrugët e qytetit, duke patur në krye bandën muzikore të Shkollës së Lartë të atij qyteti. Gazeta shënon se Mayor-i i qytetit,z. Thomas S. Boyle, i shoqëruar nga Prokurori Harry E. Pawers, Gjykatësi Perel, si dhe shumë zyrtarë të tjerë, e kanë pritur me protokoll zyrtar Ministrin Shqiptar. Gjatë darkës u shpalos historia shqiptare dhe kultura e lashtë arbërore.  Ministri Faik Konica u jepte shumë rëndësi rasteve kur i jepej mundësia të ekspozonte lashtësinë e Kombit shqiptar, historinë e tij, kulturën dhe trashëgiminë e rrallë…Në vizitën e tij në Whiting, Konica shoqërohej nga Gjenerali Horton, zonja Cushing, zonja Evanthi Prifti, zonja Theofana Stefan me të bijën Olga, Nelo Drizari,Christ Lepon,Hysen Haxhi, Ahmed Mezhgorani, Ahmet Ramo dhe Sofokli Stefan.

Me 16 tetor, në nder të të Ministrit shqiptar, u dha një drekë nga avokati i njohur amerikan në Cikago z.Louis  Mack, ku morën pjesë dhe personalitete të shquara të Cikagos. Veprimtaritë u mbyllën me një drekë të shtruar nga Ministri Faik Konica me 17 tetor 1934.

CILËT ISHIN BASHKATDHETARËT QË I DHANË FRYMË SHQIPTARIE PARADËS NË ÇIKAGO ?….

“Dita Shqiptare” pas 3 muaj përgatitje i dha frytet e saj. I vetmi shqetësim i shqiptarëve kishte qenë dilema nëse do të ishte ditë me diell, me qëllim që të mos krijoheshin vështirësi për valltarët e këngëtarët dhe të kishte shumë pjesmarrës, apo do të ndodhte e kundërta. Zoti e bëri diell atë ditë dhe grupin përgatitor nuk e mbante vendi nga gëzimi. Grumbullimi i shqiptarëve kishte nisë që në orën 12 të mesditës të së Dielës, 14 tetor. Deri në orën 2 pasdite, vendgrumbullimi në 14th St ishte mbushur plot, aq sa organizatorët nuk po u besonin syve- një komunitet i vogël kishte sfiduar komunitetet e shteteve të mëdha.Kishin ardhë nga shtete e qarqe të ndryshme më shumë se 2500 shqiptarë, shënonin kronikat e gazetave dhe radiove lokale, ndërkohë që në panair ndodheshin rreth 250 mijë pjesmarrës që ndoqën bukurinë dhe madhështinë shqiptare. Kronikani i Diellit përmendëte emrat e vatranëve Muhamet Zagari dhe Shuap Duka me të bijën Asijen, që kishin ardhë nga Detroiti, por dhe shumë të tjerë nga Michigani, Indiana, Çikago, Milwaukee etj.

Në krye të kuadratit të madh shqiptar printe banda muzikore, pas saj ecte me hap të shtrirë marshalli shqiptar z. Ferit Ismaili, dhe dy flamurtarët që mbanin Flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe flamurin amerikan- Kristo Kolçe dhe Naqo Iskal. Pas tyre ecte Komisioni i paradës shqiptare, dhe pas komisionit Shoqëria e grave”Voisava” dhe shoqëritë Qytezare dhe Sinicare, shumica prej këtyre të fundit kishin ardhë nga Ohio.

Në orën 2 e 30 minuta parada u zhvendos në Court of States, një vend i posaçëm, enkas për ngjarje të tilla, në të cilin ishin vendosur më shumë se 4 mijë ulëse, por që nuk mjaftuan për të pranishmit, kështu që shumica qëndruan në këmbë. Skena ku ishin parakaluesit, këngëtarët dhe valltarët, shkëlqente nga kostument shumëngjyrshe, toskë e gegë. Të gjithë mbanin plisin gegë e qeleshen toske mbi krye. Sazexhinjtë luanin në instrumentet e tyre melodi nga veriu në Jugë, ndërkohë që valltarët e këngëtarët, tërhiqnin vëmendjen e publikut entuziast që i duartrokiste papushim. Binin në sy artistët amatorë Sotir Treslo, Koçi Karakosta, Alqiviadh Treslo, Koçi Sutter, James Miller, Kristo Kolçe dhe Naqo Iskal.

Zonjat shqiptare shkëlqenin si nga bukuria ashtu edhe nga kostumet e bukura të krahinave të Shqipërisë Gege e asaj Toske. Ato ishin: Evanthi Prifti,Theofana Stefan, Magdalini Anton, Evangjeli Baze, Limiadha Papas, Theofana Peters, Evanthi Dimashi, Urania Nikolla, Marigo Tromara.

Po ata që tërhoqën më shumë vëmendjen e fotoreporterëve ishintë vegjlit, që kishin krijuar minikuadrat brenda kuadratit të madh të shqiptarëve dhe që udhëhiqeshin nga zonjusha Viki Thoma-instruktorja që i kishte përgatitë. Ato lëviznin si valë deti dhe nën ritmin e valleve, vala ngrihej dhe ulej. Shkëlqenin: Sofi Shkurti, Olga Stefana, Trisa Peters, Julia Johns, Sofia Papas, Kristina Nikolla, Helen Iskali, Helenë Shkurti dhe djemtë: Piro Thoma, Gust Shomo,Ethel Shkurti, Krist Totoni,Anton Lazar,George Peters etj.

  Sjellim për kërshëri të lexuesit edhe pjesë nga programi artistik të këngëve dhe valleve, të cilin e morëm nga kronikat e Diellit dhe nga libri i Agron Alibalit”Dritëhijet e një diplomati” f 121: “Ç’u mbush Oda me bandillë”, “Në bahçen tënde këndon bilbili”, Valle burrash-Devolliçja, “Trëndafili”, Valle grash-beratçe, “e hequr” dhe “e qarë”, valle burrash-kasapçe, valle vajzash arbatka, kënga e burrave”Mahmudije”,valle fëmijësh, kënga”bilbili”. Gjatë programit folën Nelo Drizari, Julia Peters, që kishte fituar kurorën e Miss Albania në një konkurim vendas dhe Thelma Marek Cushing, muzikologe, që sapo ishet kthyer nga Shqipëria.

FOTOGRAFIA SI SHKAS

Ky shkrim pati si shkak një fotografi. Në një nga albumet në arkivin e Vatrës më tërhoqi vëmendje fotografia e Komisionit Drejtues të Degës 33 në Detroit, Michigan për vitet 1949-1950. I lexova me radhë emrat: nga e majta në të djathtë: Orhan Ali, Banush Chaush Qyteza,Suria Mehmet-sekretari i degës -Christ A. Lepon, Kryetari i degës : Jashar Petrusha, -arkëtar dhe Muhamet Zagari e Lame Hysen Slatina-Kontrollorë.

U ndala tek emri i kryetarit : Christ A. Lepon. Nuk kisha informacion rreth tij.Fillova investigimin, që nga Detroiti për të kaluar në Çikago. Pas dy vitesh gjeta të dhëna të mjaftushme për  kryetarin e degës nr. 33 në Detroit, që më parë kishte drejtuar degën e Vatrës nr 30 në Çikago?

Christ Anton Dhimitri Lepon, ishte lindë në fshatin Bradvicë në qarkun e Korçës me 23 Prill 1892. Ai  emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një grup bashkrahinarësh në Vjeshtën e Dytë të vitit 1907,ku nuk kishte mbushë ende 15 vjec. Krahas punës së përditshme, Lepon i kushtoi vëmendje arsimimit të tij. Me këmbëngulje dhe vullnet përfundoi arsimimin e mesëm dhe më pas studio në Depaul University, Çikago, Illinois. Është pikërisht Universiteti ku sot është hapur Katedra e Gjuhës, Kulturës dhe Letërsisë Shqipe, që mbanë emrin e filantropit shqiptar-Hidai Eddie Bregu, sponsor i saj.I ndjeri Hidai Bregu i mbante lidhjet me Vatrën përmes gazetës Dielli dhe ishte kontributor në 100 vjetorin e themelimit të Federatës VATRA, Prill 2012. Filantropi ndërroi jetë në gusht 2014. Emrin e tij mbanë Katedra që drejtohet nga Gazmend Kapllani, një bashkatdhetar i njohur në fushën e letrave por edhe në atë të mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Pikërisht në këtë universitet studio dhe mori Diplomën Bachellor Of Science Christ Lepon.

Në Luftën e Parë Botërore Lepon shërbeu në Forcat Navale ajrore të Amerikës. Rastësia e shpëtoi nga tragjedia: Me 30 Maj, 1918, ditën që arriti në Brest, Francë, vapori me të cilin udhëtonte, u silurua nga një nëndetse Gjermane, por lumturisht vapori nuk pësoi dëme, përkudnrazi Torpedot i mbytën dy nëndetset gjermane që e siluruan.

   Zoti Lepon ishte në kohën e tij i anëtarësuar dhe kontributor në disa prej shoqatave amerikane të kohës: American Legion, American Veterans of Foreign Wars, Disabled American veterans, si dhe në Shoqërinë Masonike.

Përpara se të shpërngulej në Michigan, Christ Lepon ishte ndër veprimtarët me emër në të gjithë shtetin e Illinoisit. Ai e drejtoi degën e Vatrës që nga viti 1930 deri në vitin 1934. Emri i tij doli në pah veçanërisht në organizmin e ekspozitës së përbotshme(Century of  Progress) që u organizua në Çikago në tetor të vitit 1934, ku Shqipëria kishte Ditën e saj të prezantimit me pavionin e saj. Ai mori përgëzimet e Ministrit të Mbretërisë shqiptare Z. Faik Konica, por edhe të Gjeneralit amerikan Horton, mik i shqiptarëve, një nga kryesuesit e Komisionit të Miqëve të Shqipërisë në Amerikë.

Z. Christ Lepon organizoi dhe shërbeu si Chairman i Albanian Liberation Committee, Çikago, me anë të të cilit protestuan kundër krimeve greke në Toskëri. Me këtë rast kishte marrë pjesë edhe zoti Charles Hart, Kryetari i Shoqërisë FRIENDS OF ALBANIA.

Christ Lepons ishte një humanist i spikatur, ai udhëhoqi dy fushata në Çikago për ndihmën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Po ashtu organizoi dhe shërbeu si kryetar i parë i “One Forty One Club of  Van Buren Post, American Legion, Çikago, IL”, ndërkohë që u zgjodh tre vjet me radhë chairman për Memorial Civil War Veterans Association of Cook County, Illinois.Jetëshkrimi dhe veprimtaria e tij u publikuan në librin për njerëz të njohur”Who’s Who in Illinois.”

Në biografinë e tij jetësore shënohet dhe një fakt tjetër: Zoti Christ Lepon shërbeu si Chairman i Shqiptarëve të Çikagos në fushatën e United States War Bonds, si dhe anëtar i komisionit të American Red Cross(kryqit të Kuq Amerikan), Çikago, IL.

CHRIST LEPON DHE SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË ÇIKAGO

Christ A. Lepon është trajtuar edhe në librin voluminoz”Dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali. Në 3 faqe e gjysëm të librit, nën titullin”A duhet busti i Skënderbeut në Çikago”, Alibali gjenë rastin të informojë edhe për Panairin Botëror të Çikagos. Shkas bëhen dy letra që Konica mori prej Christ A. Lepon, përgjigjen e të cilave e kthen me 28 Shkurt 1935. Lepon i kërkonte mendim Ministrit të Mbretit rreth vendosjes së statujës së bronztë të Skënderbeut në Çikago. Letër-përgjigja është interesante dhe ia vlen që ta risjellim në kontekst”:

Me 18 të Shkurtit 1935;

I dashur Zoti Lepon

Letrën Tuaj të Janarit 27 si dhe atë të Shkurtit 23 i mora.Më vjen keq që nuk munda t’ju përgjigjem më parë. Shkaku i vonimit është se as dëshiroj t’ju kundërshtoj as mund t’ju përkrah, dhe ashtu kam mbetur i pavendosur.

   Mendimi që t’i ngrihet Skënderbeut një shtat prej bronzi, veçan në daltë nga dora e një artisti me vlerë të vërtetë, është një mendim aq i lartë dhe i bukur, sa s’gjej dot fjalët e duhura që ta lëvdoj. Po pyetja që më pengon është kjo: Ç’punë ka Skënderbeu në Çikago? Amerikanët nuk interesohen në historinë e shkuar të kombeve të vegjël të Evropës, nga ana tjetër, në Çikago, rron një shumicë shqehësh(Sllavësh), që janë armiqtë e palodhur të Kombit shqiptar:Ashtu që plani juaj do të pengohet nga moskuptimi i Amerikanëve dhe nga fryma armike e shqehëve.

   Po të ish se nisjit një lëvizje që t’i ngreni Skënderbeut një shtat në një qytet të Shqipërisë: Në Tiranë, në Krujë, në Shkodër, në  Korçë, në Berat, në Gjirokastër, a kudo që në qoftë-puna do të ishte ndryshe.Ajo do të ishte një dhuratë fisnike Shqipërisë nga bijtë e saj të ndodhur jashtë, edhe në sytë të botës do të bënte më tepër bujë  se sa një shtat i ngritur në Çikago.

Këto janë mendimet e mia.”…

Studiuesi Alibali  shkruan se: Fati i Shtatores së Gjergj Kastriotit në Çikago ndofta përfundoi me këtë letër, mirëpo Christ Lepon nuk reshti së punuari për lidhjen e marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për shpëtimin e Shqipërisë. Pas pushtimit Italian ai u vu në krye të një grupi shqiptarësh e miqësh amerikanë dhe themeloi Komitetin e Çlirimit të Shqipërisë. Në vitin 1944 ai botoi, madje bleun”Shqipëria e Pamposhtur”, një përmbledhje me shkrime dhe ese prej veprimtarësh të ndryshëm e miq të Shqipërisë, ku përfshihet dhe një polemikë e fuqishme e ish-Ministrit Amerikan Charles Hart kundër pretendimeve greke ndaj Shqipërisë së Jugut dhe parashtrohet një interpretim korrekt i historisë dhe vizion i qartë i së ardhmes së Shqipërisë.

Christ A.Lepon u nda nga jeta në nëntor 1978, kishte lindë me 23 prill 1892.

Burimet:

1- Gazeta Dielli nr. 5371, 5372, 5373, 5374, 5375, 5376, 5377, 5378, 5379.

2-Boletini i Vatrës 1949-1950

3- Agron Alibali”Dritëhijet e një Diplomati”…

Filed Under: Histori Tagged With: Christ Lepon, dalip greca, Faik Konica, nelo drizari

Shqipëria e ka detyrim kohezionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar ndaj USA, NATO-s dhe UN

August 19, 2021 by s p

* Gjeneral Piro Ahmetaj

Sigurisht, i kam ndjekur me vëmendje shtesë zhvillimet, vlerësimet, skenarët e kërcënimeve, kundërshtitë dhe dakordësitë strategjike të institucioneve, aktorëve, instituteve, forumeve dhe ekspertëve në Washington DC, Bruksel, New York, e gjetkë mbi gjendjen dhe perspektivën e Afganistanit!

Bashkëlidhur po ndaj intervistën e fundit  të një mendje brilante në fushën e sigurisë globale, Admiral Stavridis, ish-Komandant Suprem i NATO-s,  për/me të cilin kam patur privilegj të punoj (2009-2013).

https://www.msnbc.com/the-sunday-show/watch/admiral-stavridis-speaks-on-kabul-collapsing-to-taliban-118745157591 ose e scriptuar:ttps://www.npr.org/2021/08/15/1027839849/former-supreme-allied-commander-at-nato-describes-military-events-in-kabul.

Lexuar këtë, e gjej pa vend fare që t’i  “ti mësoj babait arat“, për më tepër që për vendet e vogla dhe çështjet me impakte globale, “të dëgjuarit dhe heshtjen” i çmoj dhe këshilloj si arsye racionale zyrtare dhe individuale! Ndërkohē që bota mbarë po ndjek e shokuar, ore pas ore në 3D zhvillimet në Afganistan, e çmoj po ashtu si protagonizëm cinik për cilindo që “gjetën rastin të shfryjnë mllefin për humbjen dhe dështimet e turpshme të imperializmit Amerikan” apo të tjerë të gjithëditur, që japin mendje si duhet të sillen SHBA, NATO, UN, BE, Rusia, Kina,  veçmas ose së bashku për të ardhmen e sistemit global të sigurisë!

Si një ekpert modest për SK dhe NATO-n besoj edhe më fortë, se për rrethanat shtesë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për Shqipērinë zyrtare, përveçse të garantojë: “kohezion, solidaritet, mbështetje dhe kontribute të pakushtëzuara kur vjen puna te interesat gjeopolitike në raport me USA, NATO-n dhe UN”! Kështu, përveç protagonizmit politik të panevojshëm të Kryemistrit, përtej oshilacioneve të mavro-Kryetarit pa asnjë fitore të vetme në 8 vjet, apo sindromës së kamikazëve pas karrigeve të pushteteve: “vendimin e qeverisë Rama për mikpritjen e afganëve të kërcënuar nga talibanët, nuk e gjej as si gjest i fisnikërisë apo autolëvdata si këto, por vetëm në përmbushje të DETYRËS KOMBËTARE për të ndarë barrën dhe marrë përsipër përgjegjësitë në raport me SHBA, NATO-n  si dhe e gjej njē mundësi shumë e mirë që kjo detyrë shtëpie, korespondon si mesazh para uljes në karrigen e Këshillit të Sigurimit në UN !

Nga ana tjetër, në gjykimin tim, kur vjen fjala te sistemi, faktorët dhe aktorët e sigurisë globale: “USA, NATO, UN, BE, AU, etj nuk janë as organizma bamirësie as xhandarmëri ndërkombëtare por sinergji vlerash, rregullash, angazhimesh, kapacitetesh dhe detyrimesh për të reaguar në mënyrë kolektive ndaj kërcënimeve dhe interesave të përbashkëta! Thënë sa më lartë, si mesazh për kopenë e donkishotëve të sëmurë nga egocentrizmi i pushtetit, apo për  audiencë globale si dhe ushtrinë e listës së pagatorëve të gjithëditur, i lutem Zotit «të na mbyll gojën të mos flasim kur nuk kemi çfarë të themi…”!

Kthimi si 20 vjet më parë i regjimit të  Talibanëve, nën drejtimin e liderit suprem Akhundzada si dhe zëvendësit Yaqoob (djali i themeluesit të Talibanëve, Mulla Omar),  është këmban alarmi, që sigurisht do të krijojë një «Erë të Re» të standarteve të sigurisë jo vetëm në Afganistan dhe për rajonin e trazuar, por do t’i shkundi gjithë mekanizmat e sigurisë, pasi: ” Liria nuk dhurohet përgjithmonë,  por mbetet para se gjithash sfidë, mision dhe përgjegjësi Kombëtare”!

Në përmbledhje sa sipërpërmendur, shpresoj, uroj dhe lutem që populli Afgan të gjej dritën e arsyes si dhe në emër të Zotit të shmangë vëllavrasjen dhe të vendosi paqen në themelet e ardhmërisë së kombit të tyre të masakruar dhe martirizuar për interesa të të tjerëve, nga vetëvetja dhe jo vetëm. Shqipërisë po ashtu, do t’i duhet të përmirësojë më tej instrumentat dhe më posaçërisht aftësitë e kapaciteteve të Sigurisë Kombëtare si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj USA, Rajonit, NATO, BE dhe UN ! 

* Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Espert i Lartë SK & NATO;

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare– PD;

Këshilltar Ushtarak i President të R.Sh;

Zv.ShShP &Përfaqësues Kombëtar NATO;

Filed Under: Histori Tagged With: Afganistani, Piro Ahmetaj, Rikthimi i talebaneve

MISTERI I VERËS GREKE: SI VDIQ NË EGJÊ HEROI QË SFIDOI KOLONELËT?

August 18, 2021 by s p

Nga PAOLO VALENTINO

            Është kthyer në misterin e verës greke. Vdekja, në dukje aksidentale, e një ish ministri socialist, pak jashtë portit të Eretrias, n’ishullin e Eubesë, Negroponti i lashtë venedikas, është një mister I pazgjidhur që prej muajsh rrëmben dhe ndan Vendin. Pak ditë më parë, edhe vetë ish Kryeministri Jorgos Papandreu e ndjeu për detyrëtë ndërhynte në Parliament, përballë mospranimit të autoriteteve hetues për të filluar hulumtime të reja në të gjithë drejtimet, në vënd që të këmbëngulnin për të mbrojturtezën e pagjasë të një krize të papritur, të kundërshtuar nga shumë dëshmi.

            Sifis Valirakis, 77 vjeç, ishte nisur vetëm mbi një gomone të vogël për të peshkuar, në mesditën e një të djele të fundit të janarit. Trupi i tij u gjënd nga roja e bregut pak mbas orës tetë të mbrëmjes, dy kilometra larg varkës me motorrin ende të ndezur, mbasi që gruaja kishte dhënë alarmin, duke mos e parë që të kthehej. Kishte plagë të thella në fytyrë e në kokë. Një gisht i ishte prerë. Hamëndja e parë e besuar nga policia qe se Valirakis kishte patur një infarkt e kishte rënë n’ujë, ku ishte goditur nga elika. Autopsia përgënjeshtroi shpejt krizën e zemrës, duke përfunduar se ish ministri ishte mbytur si pasojë e plagëve. Si kishte rënë në det nuk u sqarua kurrë.

            Qe gruaja, piktorja e njohur Mina Papatheodorou, që drejtoi gishtin kundër një grupi peshkatarësh kundërvajtës që ishin gjendur me varka të ndryshme në zonën ku lundronte Valirakis në çastin e fatkeqësisë. E veja sillte dëshmira të njerëzve të bashkësisë së vogël të Eretrias, simbas të cilave,varka të ndryshme kishin rrethuar gomonen e tij, duke e kërcënuar e duke ngritur valë të larta për t’a detyruar të ikte. Ish ministri kishte humbur barazpeshimin , duke rënë në det pa u ndihmuar nga njeri. “Hipoteza e një vrasjeje me dashje është e sigurtë. Në të vërtetë Sifis është goditur edhe me një shtizë, siç ka thënë njëri prej dëshmitarëve. E kanë goditur” thotë në telefon nga Athina zonja Papatheodorou. Një tjetër dëshmitar ka thënë në një tv lokale se peshkatarët kanë patur një zënie të tërbuar me Valikaris para aksidentit. Por dëshmitë e tyre, të dhëna vetëm pak orë mbas faktit nuk kanë patur asnjë pasojë.

            Tetë muaj më vonë rasti Valirakis është në hava: “Nuk kanë dashur të bëjnë hetime serioze – thotë zonja Papatheodorou – kanë dëgjuar fajtorët vetëm javën e shkuar, por nuk i kanë paditur as në gjëndje të lirë. Ka qënë një veprim mbulimi nga ana e Rojes Bregdetare që ndihmon peshkatarët kundravajtës.Është shkandullore që nuk hidhet dritë mbi vdekjen e një heroi kombëtar si Sifis”.

            Në të vërtetë Sifis Valirakis nuk ishte vetëm një drejtues historik i Pasokut, lëvizja socialiste panhelenike e themeluar nga Andreas Papandreu, ku kishte hyrë fshehtas, pa mbushur ende tridhjetë vjeç, gjatë diktaturës ushtarake. Ishte një legjendë e vërtetë e qëndresës ndaj regjimit fashist të kolonelëve. Kishte qënë edhe stërvitur në një kamp të Organizatës për çlirimin e Palestinës dhe kishte marrë pjesë në shumë atentate eksplozive kundër regjimit, ku nuk pati kurrë viktima. Shok i Alekos Panagulis, poet e mik i Oriana Fallaçit, edhe ai i vdekur në një aksident të pa sqaruar kurrë, Valirakis u arrestua dhe u torturua më 1971, arriti të ikte nga qelia duke sharruar hekurat e dritares e duke shkaktua një prerje të korrentit, nëpërmjet një lidhjeje të shkurtër. U kap n’afërsi të kufirit me Jugosllavinë dhe u soll në një burg të Korfuzit, por iku përsëri, këtë herë nëpër det duke notuar për kilometra të tëra deri në brigjet shqiptare. Nuk qe me fat, sepse regjimi komunist i Tiranëse arrestoi si spiun, duke e dënuar me tre vjet punë të detyruar. Qe Andreas Papandreu, nëpërmjet një ndërmjetësimi të qeverisë kineze, që arriti të nxjerrë lirimin e tij.

            Kur më 1981, mbas kthimit të demokracisë, Papandreu arriti në pushtet, Valirakis që nga fillimi qe njëri ndër ministrat më të besuar: u muar me Trasportet, me Komunikacionet, me Sport deri në postin qëndror të Rendit Publik, përgjegjës edhe i shërbimeve të fshehta e të inteligjencës, detyrë që e mbajti deri në vitin 1996, kur u tërhoq për arsye shëndeti. Por mbeti deputet i Pasokut, i zgjedhur në ishullin e Kretës, deri më 2012.

            Në vitet e fundit, ish ministri, ishte tepër i angazhuar të padiste peshkimin ilegal dhe rrënimin mjedisor që po shkakton n’arqipelagun e Detit Egjé. Simbas një gazetari grek, Dimos Verykios, ai i Valirakisit mund të ketë qënë “krimi i parë me sfond ekologjik në Greqi”

            “Corriere della Sera”, 7 gusht 2021  Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Histori Tagged With: Eugjen Merlika, Koloneli, Misteri i Veres

Preng Shkurt Nikolli, në 72 vjetorin e masakrës së Valmirit në Mirditë

August 17, 2021 by s p

Nga Ana Ndoj (Nikolli)* – New York

Sot, 72 vite nga Masakra e Valmirit në Mirditë. Të përndjekurit politik të Shqipërisë përkujtojnë sot një nga masakrat e më të tmerrshme që shteti komunist kreu mbi popullsinë civile shqiptare, patriote dhe dyert e mëdha të familjeve antikomuniste në Shqipëri. Më 17 gusht të vitit 1949 krerët komunistë të Shqipërisë urdhëruan një masakër të tmerrshme mbi zonën e Mirditës. Me urdhër të gjakpirësit Mehmet Shehu dhe kasapit Enver Hoxha u pushkatuan dhe u varën në Mirditë 14 burra, u arrestuan rreth 500 persona dhe u internuan rreth 300 familje në kampet e përqëndrimit që kishte ndërtuar komunizmi për persekutimin e kundërshtarëve të tij. Vrasja e Bardhok Bibës u gjet si preteks prej komunistëve të Tiranës dhe u urdhërua një masakër e tmerrshme mbi shqiptarë patriotë e të pafajshëm.

Zona e Mirditës përgjatë regjimit komunist ka qenë një nga krahinat më të përndjekura prej komunistëve me shumë të vrarë, burgosur, internuar e përndjekur për gjysëm shekull. Komunizmi në Shqipëri ishte tipik Stalinist ku masakroi pa asnjë mëshirë njerëzit më intelektualë, më të formuar ne Perëndim dhe familjet më të njohura dhe nderuara anëkënd Shqipërisë. Nëpërmjet vrasjeve e toruturave ndaj civilëve të pafajshëm, komunistët përhapnin panik, tmerr, frikë e synonin nënshtrim të njerëzve. Zona e Mirditës për shkak të strukturës fetare, krahinore, organizimit të vjetër të pushtetit zonal, ishte një ndër krahinat më të fuqishme e antikomuniste, gjë të cilën komunistët në pushtet e urrenin emrin e nderuar, organizimin dhe familjet e mëdha të asaj zone. Një ndër Martirët e Masakrës së Qafë Valmirit në Mirditë është edhe gjyshi im Preng Shkurt Nikolli i dekoruar nga Presidenti Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me Dekoratën e Artë të Shqiponjës dhënë me Dekret nr.10492, datë 19.06 2017, dekoratë të cilën ia dorëzoi Ded Preng Nikollit djalit të Preng Shkurt Nikollit dhe familjarëve të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë. Presidenti i Republikës z.Nishani e ka dekoruar Preng Shkurt Nikollin pas vdekjes me motivacion: “Për vlerat dhe kontributin e veçantë dhënë në luftën kundër vendosjes së diktaturës së egër dhe gjakatare në Mirditë duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë jetën e tij, në mënyrë sublime duke u ekzekutuar me pushkatim nga regjimi famëkeq e i pa meshirshëm”. Gjyshi im Preng Shkurt Nikolli dhe bashkëpatriotët e tij u masakraun pa asnjë faj. Ata deshën atdheun më shumë se pushtetarët gjakatarë që vranë shqiptarët e pafajshëm për gati 50 vjet. Gjaku i të rënëve për liri janë themeli më i qëndrueshëm antikomunist në historinë e Shqipërisë. Patrioti dhe heroi antikomunist Preng Shkurt Nikolli u lind më 29. 12. 1906 në Grykë Orosh të Mirditës. Studioi në Internatin e Oroshit duke përfunduar me rezultate shumë të larta. Në vitet e Monarkisë shqiptare dhe gjatë pushtimit fashist ka qenë oficer me gradën nëntoger ku u dallua për shërbime të shkëlqyera, korrekt, zbatues i përpiktë i ligjit, patriot dhe njeri vizionar. Pas çlirimit të Shqipërisë prej nazi-fashistëve Preng Shkurt Nikolli iu bashkua grupeve të armatosura antikomuniste në zonën e Mirditës bashkë me dy vëllezërit e tij për shkak se nuk e donin regjimin komunist. Pas një amnistie shtetërore të vitit 1946 ai kthehet në shtëpinë e tij në vendlindje Orosh-Mirditë. Gjatë kohës kur në Mirditë u vra Bardhok Biba, Preng Shkurt Nikolli ishte në punë në rrethin e Tiranës dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. Komunistët, pas vrasjes së Bardhok Bibës, Preng Shkurt Nikollin e sollën nga Tirana në Mirditë me qëllim për ta vrarë. Komunistët e arrestuan dhe ia dorëzuan Gjykatës Ushtarake të Rrëshenit për ta dënuar në formë kapitale me pushkatim. Preng Shkurt Nikolli së bashku me të vrarët, të masakruarit në Qafë Valmir në Mirditë janë një shembull i gjallë i dashurisë për lirinë, atdheun dhe kundërshtinë deri në vdekje ndaj ideologjisë dhe sistemit diktatorial që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet. Lavdi përjetë martirëve dhe heronjve të kombit shqiptar.

TË VRARËT E MASARKËS SË VALMIRIT

Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar

Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar

Preng Ded Kola, Orosh, varet në litar.

Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar

Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet

Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet

Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën

Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj, pushkatohet

Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet

Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet

Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet

Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet

Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet

Ndoc Gjet Çupi, Blinisht, pushkatohet

*Autorja e shkrimit është mbesa e Preng Shkurt Nikollit.

Filed Under: Histori Tagged With: bujar nishani, Masakra e Valmirit, Preng Shkurt Nikolli

Ëndrrën e Demokracisë Amerikane të Branko Merxhanit për Shqipërinë e përjetuan vajzat e tij me familjet e tyre

August 15, 2021 by s p

Nga Pertefe Leka

Pjesa 2

Kur i thashë se Branko kishte mësuar gjuhën shqipe, kur erdhi në Shqipëri, ajo hezitoi ta vazhdonte temën. Denisa Xhoga, ishte studente në prag të doktoraturës. Kur mësova se ajo ishte mbesa e Dr.Milajt, i vura në dispozicion letren e Dr. Milajt, nr. tel dhe email të Afros. Ajo arriti të komunikonte me tel. me Afron, por përgjigjen e mori nga Alex. nipi i saj, pa marrë asnjë informacion për pyetjet që ajo kishte drejtuar. Kështu informacioni mbeti vetem me çfarë unë kisha publikuar. Interesante ishte me studentën Kosovare për sociologji në Stamboll, Merjem Gashi,e cila më kishte kërkuar nepërmjet Fondacionit Ivanaj, duke ju drejtuar Dritës Ivanaj, Presidente e Fondacionit.(I am Merjem Gashi, from Kosova, PhD candidate in Istanbul University in Sociology Department.I am researching thesis on some Albanian figures such as Branko Merxhani, Vangjel Koça,Mehdi Frashëri,etc.While I was searching on Merxhani I come to an article written by Mis Pertefe Leka on Merxhani’s life. Would you please give me her email -address? I really appreciate it.Thank you. Merjem) Në momentin, kur Merjem, një studente e shkelqyer, shumë kërkuese, të cilës ia dhashë gjithë informacionin e duhur, po përpiqej të lidhej me Afron, (16 Shkurt 2016 ) mësoi nepërmjet të FB, shkruar nga Alex Teplitzky, se me 15 Shkurt 2016, Afrodita kishte ndërruar jetë. (Alex,ishte stërnip i Brankos i cili kishte marrë emrin e tij, Aleksandër ) Alex, lajmëronte në FB për vdekjen e Afros që ishte tezja e nenës tij. Lajmërimin e shoqëronte me një shkrim të gjatë, duke treguar se çfarë thesari kishte zbuluar kur kishte hapur shtepinë e saj, “ishte nje muzeum “. Prej Alex-it mësuam se sa e kursyer kishte qenë Afro në përgjigje të pyetjeve të studenteve shqiptarë për B.Merxhani, njëkohësisht sqaronte , pse Afro nuk jepte informacion për të jatin. Ajo donte të ruante privatësinë familjare, por edhe që të mos keq interpretoheshin të dhënat e saj. Kështu, Alex i autorizuar prej Afros e kishte shkruar përgjigjen shkurt me email duke thënë se di shumë pak rreth stergjyshit …Një fragment nga shkrimi anglisht I Alex, që e trajtova më sipër : (“Her father was a famous Albanian writer who lived in Istanbul and wrote for the paper Milliyet, so she held on to this prestige.
 Last year, some PhD students contacted Afro through email to get some specific on the dates when he lived in some town.They were writing their thesis on him and thought it was a great discovery to have found the email of the long lost daughter of this writer, even though she had been there all along . Afro, by this time, was confined to her bed, but she still read and could respond to email, yet going through her iPad I noticed that it had been a few weeks she had not respond to this one .When I asked her about it, she was evasive. I couldn’t understand first of all why the PhD students about dates, when they could have asked her so much more; she, a scholar, herself, on her father, the writer, whom she had only met once. I also couldn’t understand why she didn’t tell them the dates. But as I asked her about it, it became clear to me that she wanted sole proprietorship of her father history He, who had abandoned her, her sister and mother in Albania to return to his writer lifestyle in Istanbul. Nonetheless ,she was proud of him and all that he meant to Albania, in his day, writing abroad about its troubled history and vague future. She didn’t want some PhD students, young perhaps, and not respecting of his legacy as she no doubt was , going and writing something that was untrue or dismissive. So I helped her craft a vague response that allowed her to answer the questions ,while showing she couldn’t cooperate any further. I wrote the email, and mentioned that I was CC’ing myself , in hopes that I could be of some assistance later, although I know very little about him, my great grandfather. She dictated the email, and I typed it onto iPad as I sat at her beside. I changed some of the phrasing because I knew it made her sound like that stereotypical writer’s daughter I imagined: elderly, cranky, uncooperative ,curmudgeon, and yet I knew she was much more than that. She was the intellectual aunt that I loved and respected. I didn’t want them to see her like that. I wanted them to see her as I did: strange still as smart as she ever was .I am who I am today because of she ) Më vonë Alex Teplitzky publikoi shkrimin duke analizuar veprat artistike të Afroditës : “Reflections on My Great Aunt, an Artist Who Painted for No One but Herself “ (My great Aunt Afrodita was the first artist I knew, and she profoundly affected my idea of art…..,my family called Afro for short and her sister Licia (my grandmother) Afro spent her time in California taking watercolour and oil painting classes. From local artists ….she loved painting wildflowers and still life …portraits of figures in Albania attire … Her house (outside of Washington )was a museum. Any object might in her house remind Afro of her childhood, her deceased husband, friends or family Or her homeland in Albania, so she didn’t want to throw them away …when I asked her about a photo …..she said, “Just beyond that ridge is the house where I was born “…) Alex, nipi I Lefterise, e thërriste,Licia, gjyshen e vet, ishte shumë i lidhur me Afron, e cila nuk pati fëmijë. Si artist  ai komentoi në shkrimin Refleksione….., rreth pikturave të Afroditës që edhe për ate ishin një zbulim, të cilat u shfaqen pas vdekjes saj.E vleresonte Afroditën si talent, por ajo asnjëherë nuk i kishte ekspozuar pikturat e saj, asnjëhere nuk kishte kontaktuar në ndonjë ekspozitë ose qendër televizive edhe pse i shoqi ishte shumë aktiv te Zëri Amerikës. Alex duke treguar rrugën e tij artistike theksonte se, ky që jam sot, jam prej teze Afros, prej se cilës kam mësuar shumë. Edhe unë,(P.L.) që munda të marr disa të dhëna prej saj ishte se ajo dhe Gaspri njihnin Dr.Agim Leka (kunati im) dhe besonte, për sa më kishte treguar, se do të mbeteshin ashtu siç i kishte thënë Ajo. Afro e ruante shumë privatësinë e familjes aqë më tepër që kishte qenë tërë jetën e saj larg të jatit. Ajo e vuante shumë këte ndarje, por nuk i dinte arsyet . Nëna i kishte folur shumë për të jatin dhe Afro kishte shkuar në Turqi për ta takuar babanë të cilin e respektonte me krenari. E theksonte se babai në Turqi njihej me emrin Baha Ôzler dhe me ate emër vazhdonte të shkruante, në shumë gazeta turke. Kete e pohonte edhe Albanologu turk, Necip Alpan, i cili shkruante: “Branko punoi në shumë organe shtypi të Stambollit, “Tan” (Agimi), “Yeni gazete” (Gazeta e Re ), “Gunaydin” (Mirëmengjes), “Hurriyet” (Liria)…kishte një aftesi te shkëlqyer analizimi.Ai bënte komente rreth Albanologjisë dhe Gjeopolitikës duke e trajtuar Shqipërinë në shumë artikuj siç ishte artikulli,”Shqipëria dhe përpjekjet e saj për zhvillimin ekonomik” botuar në “Yeni Gazete”Korrik 1970…N.Alpan . (për dijeni, besohet se Nexhip Alpan të ketë marrë prej Brankos nje kopje të Aktit të Pavarësisë te cilin Merxhani e kishte botuar, Janar 1938, te Revista “Përpjekja Shqiptare” me pak ndyshim nga botimi i mikut tij L.Nosi)
 Afrodita edhe pse e kursyer në informacion, shprehu shumë kënaqësi kur më tha se kishte udhëtuar dy herë për Shqipëri pas viteve 90-të. Ajo kishte qëndruar në Shkodër me Gasprin, në vendlindjen e tij.Kur komunikonim, Afro fliste shkurt dhe s’pata rast të merrja ndonjë përshtypje për njohjet, që ata kishin në Shkodër, (vend prej të cilit jam edhe vetë). Ishte shumë e interesuar të dinte për kulturën shqiptare, për veshjet tradicionale, siç shkruante Alex, i cili ekspozoi në F.B. një foto të saj në moshë të re, me një kostum mahnitës, veshje festive, nga Çamëria, ku dallohet bukuria fizike dhe eleganca e saj. Një bukuri të tillë për vashat Shqiptare të asaj zone e përshkruan Bajroni në letren që i dërgon nënës tij. (edhe Bajroni kostumin shqiptar me të cilin pozoi e kishte blerë në Prevezë, gjithashtu edhe Faik Konica e mbajti veshur me krenari fustanellen e Çamërisë). Në një portret gruaje të pikturuar prej Afroditës, duket një refleksion i një fshatareje nga Sopiku, me një fytyrë të bukur të sinqertë, me veshje të thjeshtë, të zakonshme të krahinës, me një shami të lidhur në kokë,
tipike nga Çamëria, kujtesë nga koha e kaluar e saj në ate vend.Besoj se shumë kritikë arti mund të komentojnë pikturat e Afros për aqë sa ka mundur të ekspozojë ,Alex. Kur doli “Gazeta Illyria” në NY, ajo e kishte mirëpritur me shumë interes. Kureshtja për të ditur më shumë nga vendlindja e saj e nxiti të mësonte, të lexonte dhe të kuptonte shkrimet në gjuhën shqipe, sepse nuk kishte frekuentuar asnjëherë një shkollë shqipe. Si greqishtfolëse në fëmiri ishte e dëshiruar të mësonte historira nga vendlindja e saj. Në të vërtetë, apartamenti i saj, siç e përshkruan Alex, kishte rreth e rrotull shumë fotografi dhe sende që i kujtonin vitet e hershme të jetës saj në Shqipëri….Afro ishte shumë e kulturuar, shkolla italiane i kishte hapur dritaren e diturisë, më vonë edhe shkollat artistike që ndoqi në SH.B.A. jeta bashkëshortore me një albanolog, siç ishte Gasper Kici dhe vetë studimet e saj e kishin kompletuar si një intelektuale me diapazon të gjerë, por Ajo nuk ishte shumë sociale, gjithë puna e saj ishte mbyllur brenda ‘Muzeut” familjar. Të gjitha punët artistike të saj u zbuluan pas vdekjes nga Alex,djali i Cristin-es (Branko kishte mbesë Cristin -en dt.1954, dhe nip Wllfrid dt.1958, nga Vajza Elefteri). Janë shumë gjëra për t’u zbuluar për Kollosin e Publicistikës Shqiptare. Ai kishte dy dhendurë universitarë të jurisprudencës, të cilët ishin edhe studiues – albanolog. Pasardhësit, vajzat,nipërit .. të gjithë ishin të shkolluar e të kulturuar. Alex, shkruante për stërgjyshin “Famous writer “, (shkrimtar I famshem) pa ia përmendur emrin, emrin e të cilit ai e trashëgonte. Si duket jeta e varfër e një publicisti të famshem, që edhe ato pak të ardhura i kishte vënë në funksion të idealit e kishin veçuar nga familja .Merxhani nuk ishte as i pari dhe as i fundit që u sakrifikua për progresin shoqëror, Ai e adhuronte, Nikollë Naçin, Petro Nini Luarasin …e shumë e shumë të tjerë, që u flijuan për të përhapur shkollimin në gjuhën shqipe, për te zgjuar ndërgjegjen kombëtare.Çdo gjë që shkruante e mendonte të ishte në funksion të edukimit dhe zhvillimit kulturor të rinisë. Këta janë vetëm disa therrime nga jeta e tij në Shqipëri, ku qëndroi në vitet 1926-39, ndërsa pas këtyre viteve qëndroi edhe 40 vjet në Turqi (1939-1981) ku nuk ka reshtur së shkruari sipas albanologut, Necip Allpan….Nuk është bërë asnjë studim dhe përmbledhje e shkrimeve të tij në Turqi siç bëri Dr. Aurel Plasari për botimin e veprës së Branko Merxhanit “Formula të Neo-Shqiptarizmës “dhe esesë “Kundërbota e Branko Merxhanit”.. që janë një vlerësim dhe nderim për këte figurë madhore si filozof e sociolog që iu përkushtua me vetëmohim kombit të tij. Madhështia e Merxhanit qëndron sepse kërkoi të ndriçojë bashkëkombësit e tij me idenë e evolucionit shoqëror drejtë ndryshimit nepërmjet kulturës dhe moralit.”Politikë s’ka! Vetëm Kulturë!”….Ndër të tjera theksonte : ”Të krijojmë jetë mendore …për një gjurmim shkencor, të vazhduar, për realizimin dhe spjegimin e vonesave historike dhe sociologjike të jetës kombëtare. Vetëm me një punë të tillë mund të mbështetet mendimi dhe sistemi i reformave. Dhe vetëm për një zbatim besnik të kësaj pune do të mundemi dhe ne të krijojmë një ditë në qarkun e popujve të qytetëruar. Shkruante te ”Neoshqiptarizma” 1930. Kanë kaluar 90 vjet nga këto studime sociologjike dhe qindra vjet nga themeluesit e Pozitivizmit që përcaktuan ligjet natyrale si universale dhe ligjet njerëzore si derivat i tyre, ndërsa ne akoma s’kemi arritur t’i zbatojmë detyrimisht ato, për të riparuar vonesat historike, për t’ju afruar zhvillimeve të shteteve të përparuara. Vepra e Z.Ndriçim Kulla “Bota Shqiptare e Branko Merxhanit”botim i vitit 1920 eshtë një dëshmi tjetër se duhen vazhduar hulumtimet për këte figurë, sepse idetë e tij evolucioniste vlejnë edhe per sot. Branko si demokrat idealist kishte zgjedhur studimet e tija nga filozofia pozitiviste franceze e A. Komte, nga pragmatizmi amerikan W.James e sidomos nga filozofia gjermane Niçe , Frojdi, Gëte, për t’ia përshtatur kushteve aktuale ekonomiko-shoqërore të Shqipërisë. Ndërsa, Afro, e bija, theksonte më shumë ndikimin e Dekarte,( filozof francez,  1596-1650 themelues i filozofisë moderne përendimore, I ashtuquajtur “Revolucion Shkencor”) Në qoftë se te artikulli “Pse nuk jam marksist” , Branko shpreh mendimin se socializmi në Shqipëri ishte një utopi ose, siç e quante vetë “një eksperiment pa të ardhme,” në botimin” Fjala e metodes” të Dekartit , botuar te “Përpjekja Shqiptare” , dallohet ndikimi i pozitivizmit …që lidhej me Neopozitivizmin që lindi rreth viteve 30-të të shek.XX. Një përpjekje që shkonte drejtë shkencores, ekzaktes, arsyes njerëzore të përshtatura prej Brankos te lëvizja kulturore’ “Neoshqiptarizma” si një filozofi optimiste. Ishte një idealist që tërë pasurinë mendore e vuri në dispozicion të një studimi sociologjik, të një levizje reformonjëse, të një sistemi të nevojave kombëtare, që të kishin vlerë historike, duke i dhënë prioritet fuqisë së arsyes njerëzore. Autoriteti i Brankos u dallua edhe si polemist, janë të njohura polemikat me T. Zavalanin,N. Çika, S. Shpuza…prej të cilave kërkonte zhvillim miqësor të pikëpamjeve, në mënyrë, që debati të ishte në funksion të ndertimit dhe jo të asgjësimit. (kur mendon  sot, si zhvillohen  në Shqipëri, polemikat në mes kundërshtarëve politikë, pa asnjë princip e moral, vetëm të asgjësojnë njeri tjetrin pa ndertuar asgjë) Kërkesa e Brankos për një lëvizje reformonjëse me vlerë historike, bazohej në zbatimin e një sistemi sociologjik mbi bazën e nevojave kombëtare, duke treguar respekt të thellë për fatin historik të së ardhmes të Atdheut. Para së gjithash, Merxhani, theksonte një thënie të Niçes “ Çdo njeri, çdo popull, që të rrojë dhe të tregojë veten, më parë nga të gjitha duhet të organizojë kaosin që gjendet brenda në “Unin” e tij. Si adhuronjës i Ataturkut (me origjinë shqiptare), Ai e dëshironte një udhëheqës të tillë edhe për Shqipërinë, që ligjet të formuluara nga të Urtët, të zbatohen rreptësisht duke I trajtuar të gjithë të barabartë para ligjit. Ligjet janë ligje e duhen zbatuar! Prandaj sot, të zgjedhurit e drejtësisë Shqiptare, nuk duhet të shkojnë derë më derë me letra nepër duar për të interpretuar ligjet për të cilët kanë studiuar dhe janë betuar.Atyre nuk iu mungon aftësia për të bërë analiza dhe interpretime të veprimeve sociale, që të përfshijnë realitete të shumta të shoqërisë, që të kuptohen nga njerëzit. Vetëm me një disiplinë shtetërore efikase, mund të rregullohet kaosi, që zotëron, sidomos në një vend me korrupsion të lartë. E Shqipëria sot i ka të domosdoshëm ideologët, juristët guximtarë, sociologët – patriot, jo vetëm për mendime, por edhe për veprime paqësore, që të bashkojnë shqiptarët si një njësi etnike, pavarësisht kufijëve shtetëror të cunguar; sigurisht duke pasë edhe mbështetjen e një force  madhore të sinqertë , siç kemi pasë deri tani Sh.B.A.-të.

Filed Under: Histori Tagged With: Branko Merxhani, endrra amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 220
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT