• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- Ambassador Kim, we urge you to initiate an investigation to the process of the destruction of the Charles Telford Erickson building in Golem…

July 20, 2020 by dgreca

New York ,July 20, 2020

The Honorable Yuri Kim

Ambassador of the United States of America

Tirana Albania

-Ambassador Kim, we urge you to initiate an investigation to the process of the destruction of the Charles Telford Erickson building in Golem, Kavaja. Doing this will bring some light over the reasons of such government vandalistic act aa it will also will ease our souls…

Dear Ambasador Kim,

On behalf of the Pan-Albanian Federation of America, VATRA-The Hearth, We are prompted to write this letter to share with you our concern and protest about the demolition of the former National College of Agricultural building, in Golem, Kavaja, Albania. This building, initially called the Albanian-American Institute Charles Telford Erickson, and later serving as an agricultural school, was built in 1925 and funded by the government of the United States of America.

To the Pan-Albanian federation Vatra and all pro-American Albanians, this building was a milestone of the bright relationship between Albania and the USA. We consider the act of its demolition as alegal, moral and constitutional crime.

This building has signifiedthe long history of the great efforts ofits founder,Charles Telford Erickson, who dedicated his life for Albania’s prosperity and educational endeavors. Erikson believed that Albanians, in order to succeed as a country and particularly as a democratic country, had to be educated.Erikson went to Albania as a missionary and found himself working  for the betterment of the Albanian nation as an educator, a politician, a diplomat, engineer, geologist,  a historian, a philosopher, and inspired the nation as if he, himself, was a native-Albanian patriot. Therefore, leaving a legacy as one of the most beloved man of Albania. After leaving Albania, Erickson did not forget about the Albanians. Rather as he traveled the world he continued preaching the plight of the Albanian people. 

Ambassador Kim, the destruction of this building addedanother sad day for cultural heritage of the country, as well as democratic governance and the rule of law. Along with this building, a symbol of American heritage inside Albania has collapsed. We believe that this act committed by the government is in violation of every law and order as it was done in complete silence withoutpublic attention. The secrecy behind it was in attempt to hind the interests of the corrupted construction companies that closely work with the government. We, publicly accuse the prime minister, Edi Rama, who continuously has been abusing his power by undertaking acts of in the destruction of Albanian cultural treasures.

Ambassador Kim, this is no longer about the demolition of Charles Telford Erickson building, but the actual undermining of democracy and freedom. Albania is gradually falling into a new camouflaged dictatorship regime. Rama and his cabinet represent for the most part, previous Communist Party descendants, who isolated Albania for 50 years. Prime Minister’ Rama in

accordance with his lineages, has been using vulgar language toward the US President Trump. I bring to your attention his characterization during the 2016 election when he stated:“Donald

Trump is really the shame of our civilization…I pray to God so that the American people would not elect him as president. Because if this were to happen, it would cause a great harm to the United States and it would be a serious threat to the US-Albanian relations.”

Ambassador Kim, we urge you to initiate an investigation to the process of the destruction of the Charles Telford Erickson building in Golem, Kavaja. Doing this will bring some light over the reasons of such government vandalistic act aa it will also will ease our souls.

Ambassador Kim, we remain grateful to you and your staff for your hard work toward the democratic process in Albania. At the same time, we would be happy to see some actions into clarifying the demolition act of Charles Telford Erickson building.

Respectfully,

Pan-Albanian Federation Vatra

Filed Under: Histori Tagged With: ambasador Kim, Charles Telford Erickson building in Golem, Vatra

Ndodh për herë të parë

July 16, 2020 by dgreca

  • Shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë-

Bazuar në të dhënat preliminare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare te dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, do të kenë 32 deputet. Kjo nuk ka ndodh që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani më së shumti që kanë mundur të nxjerrin deputet shqiptar ka qenë 29 edhe atë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. (KORTEZI- INA)

Filed Under: Histori Tagged With: 32 deputete, shqiptaret ne Maqedoni, Triumf

Ulqini dëshmi e shekujve

July 15, 2020 by dgreca

Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Ulqini, është ndër vendbanimet më të hershme të trevave ilire. Kjo dëshmohet që në periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin të ardhur nga Azia) kolkët si themeluesit e parë i Olcinium. I famshmi shkrimtar Tit Livi, e përmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, që mendohet se i përkasin fisit ilir të labeatëve, që gjendeshin rreth liqenit me të njëjtin emër në Shkodrën e sotme. Në shekujt në vijim, emri i qytetit të Ulqinit ka evoluar nga lashtësia e deri sot… 
Epoka e bronzit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë qendër të hershme historike. Kështu nga zbulimet arkeologjike, që janë berë në periudha të ndryshme nga arkeologët vendas dhe të huaj, është përcaktuar se në dyshemetë e dheut janë zbuluar gjurmë të hershme të jetës dhe zhvillimit në përputhje me kohën, duke filluar nga tombulat dhe veglat e punës, që natyrshëm kanë përdorur të parët e këtij vendbanimi.
Nga ekspertët paleohistorik, këto gjetje arkeologjike, kanë ruajtur vijimsinë e tyre përgjatë bregdetit adriatik ose ndryshe, bëjnë pjesë në të ashtëquajturen vegla të tipit shkodran – dalmatin.

Treva e pasur ilire, përbën padyshim edhe bazamentin në të cilin është zhvilluar historia mijëravjeçare e këtij qyteti të lashtë bregdetar. Në këtë truall të lashtë historik, janë përshkruar kultura të ndryshme civilizimesh gjatë shekujve. Gjithashtu, këtu kanë kaluar ose qëndruar në kohëzgjatje të ndryshme pushtues, të cilët, në një farë mase kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme në lëmin e arkeologjisë, përshkrimet historike, emrave të vendbanimeve, artit figurativ mural dhe tipeve të banesës të ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.
Mes Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruçit), thuhet se ka ekzistuar Ulqini i Vjetër. Megjithatë duhet pranuar për hir të së vërtetës ose dëshmive historike, se këtu nuk janë ndeshur gjurmë jete të periudhës së lashtësisë, sikurse natyrshëm mund ti gjemë në zonën e Kështjellës së Ulqinit. 
Sigurisht, këtu ka gjurmë të antikitetit dhe mesjeta. Për herë të parë Ulqini i Vjetër përmendet në vitin 1376. Afërsisht gjashtë shekull e gjysëm më parë, në qendrat e banimit, të favorizuar nga kushtet e pozitës gjeografike dhe kushteve të favorshme, mendohet se është zhvilluar jeta rurale, përmes vendbanimeve të mesjetës buzë brigjeve të detit Adriatik.
Nëse do të shohim me kujdes edhe ndërtesat e mesjetës, që i përkasin kësaj treve, bie në sy lashtësia e këtij qyteti në Kalanë e Ulqinit. Bedeni ilir, i zbuluar në shtresat e truallit në pjesën e sipërme të kështjellës, ka gjurmë karaktersitike të mureve qiklopikë, ndërtuar me blloqe të mëdha guri të mirëfilltë, çka përforcon edhe më shumë bindjen e vijimsisë së lashtë rurale të saj.
Nga ana e tjetër, duke parë hollësi ose detaje të gjurmëve të hershme arkeologjike, shohim se këtu ekzistojnë blloqe guri mbi gjirin dhe Molonë e Ulqinit, që pasqyrojnë në këtë mënyrë konturet e kulturës primitive e arkaike ose e thënë në gjuhë tjetër paraqet perendinë lokale të detit, Zotin mbrojtës të Ulqinit. Kjo është e shprehur edhe përgjatë bregdetit tjetër shqiptar ose më në jug të Adriatikut, përgjatë vijës bregdetare, ku kanë qenë ndërtuar qytetet e vjetra ilire, si Dyrrahu, Butrinti, Valova, dhe deri në brigjet e lashta mesdhetare helene etj.
Qyteti ilir i Ulqinit, ka pasur famë të madhe në kohëne  shtetit ilir. Zbulimet arkeologjike e dëshmojë dhe përforcojnë këtë argument, gjatë kohës së sundimit të mbretit të fundit ilir Genti në qytetin antik të Scoda (Shkodra). 
Natyrisht, duhet thënë se qyteti i Ulqinit, ruan origjinalitetin e vet, sepse është ndërtuar në përshtatjen sipas objekteve të terrenit që e rrethonte, ku, më sëshumti bie në sy pjesa ballore e jashtme e murit qiklopik e ngjashme kjo me ndërtimet pergam, që është përdorur në zgjerimin e mëtejshëm të qytetit në fjalë.
Lulëzimi i tregtisë dhe lundrimeve bregdetare në këtë trevë, kanë vijuar edhe pas përfundimit të luftës raskapitëse iliro – romake, kur dhe tjetërsohet mbretëria e Gentit. Gjatë kësaj periudhe deri në shek. XI, qyteti bregdetar, gëzonte një lloj pavarësie në formë e “republike”.
  Qysh nga lashtësia e sot në brigjet e adriatikut nga bregdeti dalmat e deri në atë jonian helen, kemi të ruajtur si dëshmi të historisë fragmente të civilizimit të hershëm në periudha të caktuara historike, por që për arsye të ndryshme, ato sot gjenden të braktisura rrënojat e qyteteve antike. Mirëpo ato shfaqen me rrënojat e tyre si muze natyralë ose pasaporta të autoktonisë së banorëve vendas, që brez mbas brezi i ruajtën, duke dëshmuar vijimësinë e jetës dhe qytetërimit prej epokës antike, mesjetë e deri sot. Në këto themele parahistorike bën pjesë edhe treva e Ulqinit.
Fortifikimet antike e mesjetare që përfshinë në periudha të ndryshme brigjet e e kaltra të Mesdheut, mbijetuan kundrejt fenomeneve apo dukurive gjeografike që përfshinë sipërfaqen e tyre. Edhe pse herë mbas here gjatë  u përfshi nga tërmetet dhe lëvizjet ngritëse e ulëse të truallit bregdetar, erozioni gërryes dhe vërshimet e ujit në brendësi të territoreve bregdetare,  në zona të caktuara përgjatë bregdetit dalmat e deri në atë jonian helen, u ruajtën ndër shekujt gjurmët e shkrimeve, themeleve të fortifikimeve etj. 
Edhe pse këto qendra të hershme banimi u braktisën, ato sërisht nuk e humbën origjinën e tyre, emrin e qytetit që nga antikiteti dhe mesjeta e hershme dhe e vonshme. Kështu me ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë, ajo perëndimore me qendër Romën dhe lindore me kryeqendren Konstandinapojen, Ulqini, u gjend në provincën Prevalitana të Perandorisë Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnë të shuhen ngadalë kultet e besimet pagane të popullsisë dhe në vend të saj fillon të përhapet feja e re e krishtërimit nga vetë apostujt… nga viti 1250 derinë fund të shek. XIV në zonën e kalasë së Ulqinit gjenden disa kisha si vijimësi e krishtërimit të hershëm në këto treva. 
Qyteti i Ulqinit, përballoi me stoicizëm sulmeve dhe lutrave të shumta të perandorit maqedon Samuilit në shekullin IX, sulmet e mongolëve në vitin 1242. Në qytet asokohe (1252), ka mbretëruar nipi i Nemanjës Gjorgji. Ndërsa në harkun kohor 1282 – 1309, ka sunduar vejusha Helena e Anzhuinëve, ndërsa prej vitit 1281, motra e saj Maria njihet si domina Ulcinii. Gjatë kësaj periudhe në vitin 1288, dy motrat Helena dhe Maria kontribuojnë në ndërtimin e Manastirit Françeskan.
Rëndësia politike, tregtare, detarisë, financiare dhe kulturore e qytetit zgjerohet dhe përjeton kohën e lulëzimit të plotë, mbas tjetërsimit të Rashës, në kohën që kurorën e sundimit e mbajnë princërit e dinastisë së familjes bujare Balshajve. Tashmë rruga e tregtisë ishte zgjeruar për vendasit jo vetëm përgjatë vijës bregdetare të Dubrovnikut, por edhe me Venedikasit, të cilët, kishin në qytetin e Ulqinit edhe konsullin e tyre. Për më tepër, vetë sunduesi Gjergj Stras Balshës (1385 – 1405), për aftësitë e tij ushtarake dhe administrative njihet si Princ i Ulqinit dhe kur mbyll sytë varroset në Ulqin. 
Vendasit dallohen për llojet e ndryshme të punëve të zejtarisë, duke spikatur më së shumti si skalitës ose mjeshtër të përpunimit artistik të drurit dhe ndërtimtarisë asokohe. Vetë princi Strazimiri, u interesua përmes një projekti të bëjë ndërtime të reja në qytet. 
Këto projekte arkitekturale, sikurse dëshmojnë burimet e shumta historike, i vijojnë me sukses edhe Ballasha III. Nga viti 1413 – 1421, kemi sërisht sundimin e dinastisë së familjes princore Balshaj. Me vdekjen e tij, shuhet edhe sundimi i princërve të mirë arbëror dhe gjurmët e tyre i ndeshim tashmë në toponimimet e ndryshme. Më e njohura është Kulla e Balshajve, e cila gjendet në pjesën e sipërme të qytetit e rindërtuar disa herë. 
Rritja dhe zgjerimi i sundimit venedikas bëhet kur pushon se ekzistuari dinastia arbërore e Balshajve. Ulqini, tashmë bie nën sundimit e Republikës së Venedikut në vitin 1423 –1571. Mbas 150 vjetve, sërisht qyteti bie nën sundimin e pushtuesve osmanë të Perandorisë Turke të Bosforit. Gjatë kësaj kohe në qytet, kemi në fillim futjen e elementeve dhe ndikimit të kulturës latine në fillim dhe më pas atyre lindore aziatike osmane, gjurmët e së cilës ndeshen deri në ditët tona.
Kultura dhe urbanizimi venedikas, shprehet në rindërtimin e ndërtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave latine e shesheve. Si klasike mund të përmendet si shembull hyrja veriore e Kalasë së Ulqinit, ku bien në sy tullat e kuqe të murosura. Këtu gjithashtu gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani Bolani, që mendohet se ishte restaurues e kapelan i Ulqinit dhe që vinte nga një familje princore e Venedikut. Ai i përket periudhës së mesit të shek. XV. Po ashtu e kësaj periudhe është edhe kisha e Renesancës që i përket vitit 1510.
Ulqinin e kanë vizituar dhe shkelur me këmbë dhe studiuar shumë tradita dhe zakone, disa nga figurat kryesore të botës kulturore, të sferës ushtarake, lundërtar, klerikë të lartë të krishterë nga disa shtete të Europës dhe më së shumti nga Italia.
Ndër figurat më të spikatura humaniste të kohës ishte franceskani At Marin Biçikemi, që arriti të bëhet edhe rektor i shkollave raguziane dhe më vonë shërbeu në Venedik, Mantove dhe Padovë, në të cilin e emëruan edhe si profesor i rregullt universitar.
Shembull tjetër është edhe kalorësi gjerman Arnold von Harff (1496), i cili, gjatë udhëtimit të tij ndaloi edhe në Ulqin. Për këtë fakt historik, na njofton studiuesi e historiani i njohur klerik françeskan nga Shkodra At Marin Sirdani O.F.M. (1885 – 1946), përmes një shkrimi botuar në vitin 1936 në revistën prestigjioze të kohës “Hylli i Dritës” (1913). Ai gjatë një vizite që bën në Ulqin në vitin 1904, boton përshtypjet e veta për qytetin bregdetar, në faqet e revistës në fjalë, një ndër me autoritativet në trojet enike shqiptare gjatë asaj kohe. 
Më vonë Ulqinin e vizituan udhëtarët e shkrimtarët francez Zheron e Zhan Taro, albanologu italian Dr. Antonio Baldacci, piktori e akademiku Paja Jovanoviq, shkrimtarja Isidora Sekuliqi, letrari kroat Petar Skoku, shkrimtari Kapllan Kallushi etj.
Këtu përshkruhen shumë detaje të jetës dhe ekonomisë vendase, zhvillimi i zejtarisë, lundrimit dhe traditat shqiptare. Ajo që spikat, është se autori thekson, se vendasit nuk kanë dëshirë të jetojnë të sunduar nga të huaj dhe janë dashamirës dhe përkrahës të përparimit. 
Me një tjetër pamje e fizionomi zhvillimi paraqitet Ulqini, gjatë kohës së sundit të Perandorisë Otomane, qysh prej vitit 1517, kur ky qytet bie në dorë të pushtuesve mizorë turq. Ajo që bie në sy, është se Ulqini pushtohet më vonë se disa qytete të tjera të trojeve etnike shqiptare, kjo me sa duket më së shumti lidhet më pozitën e saj strategjike, si dhe rëndësia që kishte për Venedikun vetë Ulqini. 
Qyteti sulmohet barbarisht dhe me të gjithë fuqitë ushtarake turke nga komandanti i ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, më në fund mundi të mposhtë qëndresën e hekurt antijeniçere të vendasve, që drejtoheshin me meritë nga kryekomandanti Serra Martinegro. Trimëria e vendasve tregohet edhe tek dhe dhjetë motra të një kuvendi françeskan (murgesha), të cilat, për të mos rënë në duart e barbarëve turq hidhen nga Kalaja e Ulqinit në det. Kjo të kujton historinë e grave suliote që hidhen nga shkëmbi për të mos rënë në duar të haremxhive otomanë. Dhe historia e vendasve, gjithnjë e më shumë është e mbushur me shembuj trimërie e luftrash të vendosura, kundër ekspeditave ndeshkuese turke. 
Qetësia dhe zhvillimi i gjithanshëm i qytetit shkatërrohen dhe qengji, që ishte simbol i paqes për ulqinasit zëvendësohet minare islame me yll e hënën turke të pushtuesve. Nga ana e tjetër, në Ulqin, filloi të rigjasllërohet kultura e piratërisë ose e grabitjes, që gjatë sundimit turk mori përpjestime alarmante. Nga kjo kohë, ulqinakët, fillojnë të dallohen si kusarë të famshëm, që sulmonin anije të ndryshme nëpër detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundër anijeve të krishtera të Republikës së Venedikut, të Bokës së Kotorrit dhe të vendeve të tjera të Dalmacisë. 
Kusaria e Ulqinit me anije piraterie, ka ekzistuar që nga koha ilire dhe gjatë kohës së ndërrimit të sunduesve të ndryshëm dhe sipas interesit për pasurim të shpejt të tyre herë është zvogëluar e herë është zgjeruar, duke qenë një problem serioz për të gjithë bregdetin dalmat dhe at adriatik e jonian. 
Vijimësia e jetës detare dhe lulëzimi i piraterisë (vjedhjeve dhe grabitjeve në det), tashmë u bë një pengesë serioze edhe për vetë turqit, që filluan të merren seriozisht me luftën kundër piraterisë detare. Kjo për faktin, se shumë nga anijet e tyre bëhen pre e grabitjeve të kusarëve ulqinakë. Piratët e detit, mendohet se deri në shekullin XVII kishin arritur të zotëronin një flotë detare deri në 170 anije, dhe që të gjitha ishin të ankoruar në brigjet e Ulqinit.
Hovi i madh që mori dejtaria dhe lulëzimi i piraterisë, krijoi kushte që qyteti të zgjerohet dhe të largohet ngadalë nga dyert e muret e Kalasë së Ulqnit,. Fillojnë kështu të krijohen lagje dhe qendra të reja banimi, sheshe, hamame, kroje, xhamia, teqe, që dallohen për karakterin oriental turk të tyre. Gjurmët e botës islame fillojnë të shihen më shpesh. Ata ishin ngritur mbi themelet e botës kristiane, që lulëzoi shumë shekuj më parë në këtë trevë. Islamizimi dhe kultura e saj e shpatës, filloi “lulëzimin” dhe të japë frytet e veta shkatërruese të vlerave autoktone iliro – abrërore dhe kristiane.
Por shumë nga vlerat e kulturës së lashtë kristiane mbijetojnë, falë qëndreses së hekurt të vendasve, të cilët gjithsesi rezistojnë me të gjitha mënyrat. Një pjesë e vendasve që kishin pasuri, për të mos i humbur ato i nënshtrohen islamizimit, duke vijuar të ruajnë sundimin e tyre, tashmë si shërbetor të Perandorisë Otomane të kohës. Të lëkundurit, me natyrën e tyre servile dhe telit të përdredhur u bënë vasal të pushtuesve, duke i shërbyer atyre në administratë, për nënshtrimin e pjesës tjetër ulqinake jo islame. 
Administrata e re turke për të bërë konvertimin e popullsisë së krishterë në islame, aplikon ligje të dhunshme shtypëse. Një ndër këta është edhe taksa e gjizes për të krishterët, gjë që e shpejtoi procesin e konvertimit në fenë islame. Në disa raste u shfaq edhe dukuria e përhapur askohe, që njihet me emrin laramanizimit, ku të krishterët ditën në rrugë dalin me emra muslimanë, kurse në shtëpi ushtrojnë ritet e besimit të ritit katolik. Por jo të pakët ishin edhe besimtarët katolikë, që me sakrifica e mbijetesë shembullore ruajtën gjuhën shqipe, kulturën, traditat e lashta shqiptare dhe sot janë shembull i shkëlqyer i vijimsisë së traditës së hershme kristiane e iliro – arbërore në trojet stërgjyshore shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe Ulqini, kishte një kantier detar, ku ndërtoheshin me material druri anije të tonazheve të ndryshme, që dallohen për shpejtësinë e tyre, në përshtatje me kohën. Anijet më të njohura ishin ato që njihen me emrin galeota. 
Për të mbijetuar dhe ruajtur tregtinë me produkte të ndryshme ushqimore dhe blegtorale, tregtarët ulqinakë shpesh nën maskën e flamurit të piraterisë bënin tregti me vendet e ndryshme, duke iu fshehur piratëve shumë të rrezikshëm, që jo vetëm u merrnin shpesh mallin por edhe krejt anijen ose e digjnin ne mes të detit. 
Në vitin 1718 u vendos paqja nga sulmet e furishme të anijeve pirate, që në histori ka hyrë me emrin Paqja e Pozharevcit. Më vonë shqiptarët e ulqinakë nuk zbatuan më vonë as Paqen e Beogradit (1739). Këtu u trajtua çështja delikate e piraterisë, që ndalohej sipas ligjeve të kohës dhe çështja e dytë ajo e Kalasë së Ulqinit. Ata që vijonin të grabisnin në det të hapur, ishte parashikuar që t’u merreshin galeotat (anijet) dhe nuk kishin liçencë (të drejtën e lejës), për të ndërtuar anije të tjera. Jo gjithçka që thuhet e shkruhet zbatohet. Marrëveshjen e Paqes së Pozharevcit, nuk e zbatuan as piratët shqiptarë ulqinakë, të cilët, vijuan zanatin e tyre të vjetër. Nga këto grabitje si gjithnjë vazhdonin ta pësonin anijet tregtare të Republikës së Venedikut, bregdetit dalmat dhe vetë ato të Perandorisë Otomane.
Në shekullin XVII, pirateria aq e përhapur në detin Adriatik fillon të shuhet dhe gradualisht filloi të vendoset jeta tregtare normale në limane dhe shkëmbimi i mallrave me anije tregtare në detet e hapura. Në Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi, kultivimi i ullishteve, bujqësia, blegtoria etj. Por sërisht kishte raste piraterie, por ato ishin të shkëputura dhe të rralla. Nga ana e tjetër, u bënë shumë përpjekje për të ndaluar tregtinë e skllevërve zezakë dhe se në Ulqin, mendohet se kanë jetuar 100 familje zezake. 
Nëse do të shohim gjithë këtë udhë të sukseshme dhe peripecish, që i është dashur të kalojë Ulqini, rezulton se qyteti, prej kohërave të lashta deri në ditët tona mbeti si simbol i qëndresës së orekseve grabiqare të pushtuesve të ndryshëm që kaluan në këtë trevë, duke mbijetuar dhe ruajtur kulturën e vet autoktone iliro – arbërore – shqiptare me origjinalitet, ndonëse shihen edhe gjurmë të ndikimit të kulturave të huaja në shumë lëme. Me gjithë tramvajet e jetës, qyteti nuk u kthyer në gërmadhë ose në një qytet të vdekur, sikurse rëndomë kanë ndodhur me shumë qytet bregdetare lindore të bregdetit Adriatik e Jon apo më tej në Mesdhe.
  Ulqini, mbeti simbol i vijimsisë së jetës ose i lulëzimit të detarisë, peshkimit, tregtisë, piraterisë për disa shekuj me radhë e zejeve të tjera etj., duke ruajtur veçantësinë e jetës autoktone. Nëse do të flasim për kohën e sotme, shohim se qyteti, i përshtatet shumë shpejt kushteve të ekonomisë së tregut. Këtu nis dhe lulëzon me përpjestime të shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve artistike antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike dhe ekonomike në të cilën gjendet asokohe ish – Jugosllavia. Në mesin e shekullit të kaluar (XX), shumë turistë nga Europa Perëndimore, bëhen frekuentues të rregullt sezonal, të ujërave të kaltra dhe të pastra, të klimës së shëndetshme bregdetare ulqinake dhe vizitor të kalasë së Ulqinit e vlerave të tjera historike të qytetit, duke u bërë shumë shpejt ndër më të njohurat në Europë. 

Filed Under: Histori Tagged With: deshmi e shekujve, Fran Gjon Ivezaj.Ulqini

NGA HERONJTE E LUFTES SE VLORES, TEK GJENERATA E PAQERUAJTESVE

July 14, 2020 by dgreca

MEHMET JAUP BEQAJ LUFTËTARI I LUFTËRAVE PËR LIRI/
Shkran:QATIP MARA/
Mehmet Jaup Beqaj lindi në Vranisht Vlorë,në vitin1885.Në hapat e para të jetës së tij, Mehmet Beqaj kishte rrënjosur dashurinë e madhe për Vranishtin e bukur, për gjuhën shqipe e atdheun e robëruar nga pushtimi i gjatë i turqve osmanllinj. Fëmijëria e tij në robëri, u pagëzua me krismat e luftës për çlirim kombëtar. Ende kur ishte fëmijë, kur sapo kishte mbushur gjashtë vjeç, dëgjonte thirrjet për zhvillimin e kuvendeve të burrave të Lumit të Vlorës, ku burrat e fisit Beqaj zinin një vend të nderuar, me fjalën e tyre të mençur. Ata ishin dalluar për besnikëri, ndershmëri, trimëri dhe ia kishin rritur peshën fisit Beqaj në tërë hapësirën e Labërisë. Babai i Mehmet Beqaj, Jaup Beqo Beqaj ishte luftëtar në betejat kundër ushtrisë osmane. Në formimin e Mehmet Beqaj, ndikuan fuqishëm ngjarjet e mëdha të fundit të shekullit XIX dhe fillimit shekullit XX, ku trimat e Vranishtit u shquan si luftëtarë të vendosur deri në fund për lirinë dhe sigurimin e tërësisë kombëtare e tokësore të popullit tonë. Ai hodhi shtat në mes të këtyre luftëtarëve të lirisë dhe pothuaj gdhihej e ngrysej në mes të çetave të tyre qëndrestae, të zonës së Labërisë. Në këto takime mbresëlënëse, Mehmet Beqaj nisi të kuptonte se liria për atdhe ishte një gjë tepër e çmuar.
Kërkesat për lirinë dhe truallin e parëve, ai, do t’i mbroj me guxim së bashku me dhjetëra luftëtarë vranishjotë të shquar, herë në njësite të vogla, ose edhe në mënyrë individuale. Me guxim labi, kishte kundërshtuar çdo formë nënshtrimi, duke u ngritur kundër administratës osmane. Kur po kapërcente moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, në fillmet e rinisë dhe të gjallërisë së një stine të bukur e fluidie, Mehmet Beqaj ishte një djalosh simpatik, me tipare të hequra, por fisnike, me një temparment sa të shtruar e të qetë, aq të zjarrtë e shpërthyes, plot impulse dhe hove shpirtërore, një shpirt të etur për liri dhe drejtësi.
Në vjeshtën e vitit 1908, kur patrioti madh Ismail Qemali shkoi për takim në Vranisht, trimi Mehmet Beqaj së bashku me vëllan e tij Meço Jaup Beqaj u betuan me burrat e Vranishtit se do të luftonin me armë për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane. Mehmet Jaup Beqaj ishte ndër të parët që e kundërshtoi regjimin turk, e për pasojë u arrestua dhe keqtrajtua ashpër në Bashaj të Smokthinës, së bashku me Murat Abazin, Murat Veizin e Hamzo Selamin.
Me vendosmëri, ai mori pjesë në krijimin çetës për “Lirinë e Shqipërisë” me komandant kryetrimin Sali Murati, të cilët ishin të vendosur për realizimin e programit kombëtar, që e kishin shpallur qysh në fillim të kryengritjes së përgjithshme anti osmane. Çeta për “Lirinë e Shqipërisë” ishte çeta e parë në Lumin e Vlorës si repart i organizuar dhe me objektiva të qarta.
Veprimtaria atdhetare e luftëtarit trim Mehmet Beqaj shtrihet në një hapësirë të gjerë kohore 15 vjeçare pa ndrëprerje si luftëtar i përhershëm .Së bashku me luftëtarët vranishotë kishte marrë pjesë në aksionet e Palohuarit të Shashicës, Bestrovës dhe Picarit. Në beteja Mehmet Jaup Beqaj kishte luftuar me trimëri. Ai kishte luftuar me heroizëm në disa aksione të çetës për “Lirinë e Shqipërisë”, jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me 1911 Mehmet Jaup Beqaj është pjesëmarrës në Mbledhjen e Drashovicës në përkrahje të kërkesave te Memorandumit të Gërçes.
Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut të Vlorës, më 24 gusht 1912, prej të cilit u liriuan gjithë të burgosurit, ngjarje qe pati jehonë në shtypin vendas dhe atë të huaj. Në prag të shpalljes së pavarësisë, Mehmet Beqaj me luftëtarët vranishotë iu drejtuan Delvinës, pasi bandat shoviniste greke kishin ndërmarrë veprime terrorizuese e kriminale ndaj popullsisë vendase.
Mehmet Beqaj, duke luftuar me trimëri arriti ditën historike të 28 Nëntorit 1912, kur kuvendi mbarëshqiptar, me në krye burrin e shquar Ismail Qemali, i mbledhur në Vlorë, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Vranishti, me çetën për ”Lirinë e Shqipërisë”, u bë simbol i qëndresës për Liri, duke shkruar me grykën e pushkës fjalën e ndritur “Pavarësi” . Mehmet Beqaj së bashku me luftëtarët: Azem Sulua, Hamzo Selmani, Sulo Murati, Tare Selmani, Imer Begua, Murat Myftari, Xhezo Balo, Selam Abazi etj., me në krye komanndatin e Çetës “Për Lirinë e Shqipërisë”,Sali Muratin, organizuan mbrojtjen e Qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, duke luftuar forcat armike
Me krijimin e qeverisë të Ismail Qemalit, Mehmet Beqaj inkuadrohet si luftëtarë në komandën e sigurimit publik, për mbrojtjen e qeverisë së parë kombëtare, me kryeministër Ismail Qemali. Përkrah komandantit kyetrim Sali Murat Vranishti, Mehmet Beqaj u angazhua me besnikëri për të mbrojtur Kuvendin Kombëtar të Vlorës nga 28 nëntori 1912 deri në 7 dhjetor 1912.
Në atë kohë të trazuar, kërkohej vazhdimësi veprimesh në mbrotje të “foshnjës të sapolindur”. Ngjarja më e madhe e Kombit rrezikohej prej planeve e veprimeve shoviniste,në ndihmë të të cilëve vepronin Esat Toptanët e Spiro Milot me sojët e tyre antishqiptarë. Dhe Mehmet Beqaj, besnik i idealit të tij, nuk e vari pushkën në “gozhdë”, por ndoqi me përkushtim rrugën e nisur. Merr pjesë në përballjet me armikun në Cakran, Ardenicë, ku plagoset i vëllai tij, Meçe Beqaj, në Himarë, Borshë e deri në Luftën e Vlorës
Në shtatë vjetorin e shpalles së pavarësisë më 28 nëntor 1919, në Vlorë Mehmet Jaup Beqaj mori pjesë aktive në protestën kundër pushtuesve italianë dhe u angazhua si atdhetar trim i maleve të Labërisë, duke luftuar kundër ushtrisë pushtuese italiane në vitin 1920. Ai u përfshi në Epopenë e madhe të luftës së viti 1920.
Shkrimtari Petro Marko në librin “Ultimatumi” përshkruan luftëtarin trim Mehmet Beqaj duke e cilësuar në faqet e këtij libri “Mehmet Fajkoi”, sepse si fajkua sulej në betejat kundër italianëve. Kishte trup lastar të gjatë, sytë kur fliste i xixëllonin shkëndija, ndërsa zëri i drithëronte dhe shponte si plumbi. Përkrah Heroit Sali Murati Vranishti ai u sul si rrufe në kalanë e Kaninës. Me jatagan e manxerë, ecte në këmbë duke luftuar. Luftëtarët trima më 3 shtator 1920 me grykën e pushkës dhe erën e barutit pagëzuan fjalën “Liri” të Vlorës. Atë ditë Vlora ishte në festë, si më 28 nëntor 1912. Mehmet Beqaj me luftëtarët grupe-grupe hidhnin valle labe dhe festonin fitoren
Poeti Xhevair Spahiu ishte i pranishëm me shkrimtarin Petro Marko në takimin që bënë me luftëtarin Mehmet Jaup Beqaj dhe në shkrimin “Kockëfortët e Vranishtit”, botuar në gazetën “HORA “ thekson:
“Ishim ulur në bar dhe bisedonim. Përkrah nesh tymosnin me çibukët që i shkundnin në pëllëmbët e tyre të ashpëra, si trungje lisi, dhjetë pleq vranishtiotë, pjesmarrës në luftën e Vlorës të 1920-ës. Në çetën e Vranishtit, ku kishte mbi 200 luftëtarë, bënin pjesë edhe këta pleq. Shumë kishin parë e shumë kishin dëgjuar ata në jetë,po kujtimet e ditëve të asaj vere të vitit 1920 i ruanin thellë në kujtesë. Në këtë fond kujtimesh hyjnë edhe plagët që u lanë predhat e pushtuesve italanë. Dikush kishte një gishtë të prerë,tjetri një plagë në kokë e një tjetër në kofshë.Të nesërmen, në mëngjes, shkuam në shtëpinë e një tjetër luftëtari të 1920-ës.Ka disa njerëz që e mbajnë zjarrin të ndezur gjer vonë. I tilllë ishte edhe Mehmet Bequa nga Vranishti. Kishte një trup të drejtë si lastar, fytyrë të mprehtë e qeleshen e bardhë në kokë.
Kur fliste, sikur lëshonte shkëndija. Sytë, herë i mbërthente në cep të qerpikëve, herë i lëvizte si zhivë.
-Keni qenë në luftë?
-Në cilën luftë” –tha.
E kuptova se pyetja ime s’ishte e saktë…
-Në luftën e 1920-ës?
-Po tha, Mehmet Beqaj. -Ne vranishjotët kishim në krye kapdean Salinë. Ishte trim, i donte njerëzit e mirë. Një dynym dhe (tokë) kishte kapedani. S’luftonte për pasuri, por për vatan.
Kish zakon e na thoshte: “Të hajë mish plumbi juaj!”
Mehmet Beqaj, 85 vjeçar, atje rrëzë maleve, dinte me saktësi të filozofëve, ngjarjet historike.
-Kishit dëgjuar ju për Leninin në vitin 1920?-pyetëm.
-Ne që ishim në male, e dinim nga ata që kishin këmbë e dilnin jashtë…
-Si ju shpërbleu parësia pas luftës?
-Nga një çikë rrush e nga një çikë bukë.e një feste të bardhë në kokë e hajt, udhë e mbarë ju qoftë!
Më tërhoqi vemendjen gishti tregues i dorës së tij të djathtë, ishte i prerë.”Nga ndonjë predhë”, mendova. Kur po iknim, iu afrova dhe e pyeta:
-Në ç’luftë e keni prerë?
-S’mbaj mend ,15 vjet nëpër luftëra kam qenë, -tha Mehmet Beqaj. -15 vjet gishtin në këmbëz…
Me siguri, mendova,gishti i ishte konsumuar nga të shkrehurit e shumta të armëve…”
Kur në vitin 1956, nisi të krijohej kooperativa, u mpak prona vetjake, mori vrull prona e përbashkët, Mehmet Beqaj thoshte: “Do të bëhemi kooperativë…se nuk shpëtojmë dot nga Lenini!”…
Megjithëse koha shënoi Utopi, ky ishte dështimi, që plaku Mehmet Beqaj e gjurmoi. Dhe sot e kësaj dite mendimet e tij të parashikuara i hodhën në letër deshifruesit e fakteve. Këta njerëz të heshtur, që të godisnin pas shpine, ia bënë “letrat”…Mehmet Beqaj i priti ato pasoja. Ata të qeverisë nuk e dënuan, por e lanë si peshku pa ujë…Nuk i dhanë pension Lufte Mehmet Beqos, këtij plaku që kërkonte të arrinte të 100-tat
Mehmet Beqaj la një Patriotizëm, një ndershmëri, një fisnikëri… Dhe krenarisë i kërkonte…vetëm një firmosje…për pesionin e “harruar” të Luftës?!
Në lotët e fundit të jetës, Mehmet Beqaj, kujton Xhevair Spahiun, (Kur ishte në shtëpinë e tij me Petro Markon), kur i qëndisi…”ULTIMATUMIN”… “A mund të lihet në harresë. Mehmet Beqaj?…Me ato faqe të shumta Historie, Krenarie! Kur edhe ky, brez i ri, kërkon më tëpër- Nostalgji…!?
Në epitafin e tij mund të shkruhet:
“Mehmet Beqaj, besnikërinë ndaj atdheut,
Ia la Krenarisë,
Patriotizmin.,Ndershmërinë dhe Fisnikërinë
Ia fali Lirisë…”
Me rastin e 50 vjetorit të Luftës së Vlorës Mehmet Jaup Beqaj u dekurua me medalje patriotike. Si luftëtar i vijës së parë, në të gjitha luftërat çlirimtare, i takonte pension , por organet qëndrore në Tiranë e penguan me absurdtitete,sepse kishte shprehur mendimin kritik kundër ideve leniniste për krijimin e kooperativës. Kërkesat e vazhdueshme të admistratës vendore Vranisht e Vlorë, e detyruan Tiranën shtetërore që të miratonte pesionin patriotik,të cilin ja dhanë vetëm një javë para vdekjes, në moshën 88 vjeçare.
Në gazetën “HORA”, muaji shkurt 2010, në kuadrin e 90 vjetorit të Luftës së Vlorës 1920, ish-ushtaraku vranishtiot, Lefeter Hasanaj ka botuar shkrimin: “Mehmet Beqaj-Luftëtar i Luftërave për Liri”, në të cilën shkruan: “…Kur nisa të bëjë jetëshkrimin e atdhetarit Mehmet Beqaj, në mend më erdhi thënia që historinë nuk e bëjnë delet e çala, por luanët që hidhen në zjarr. Se, Mehmet Beqaj ishte pjesë a atij brezi që nuk përzgjodhi qëndrimin pranë “hirit”, por “zjarrin e ndezur me dru-lisi”, duke u shndërruar në një zë të fuqishëm në grupimin popullor, që luftonte për çështjen e madhe të kohës.
Po,kush ishte Mehmet Beqaj, personazhi i gjallë e real,që ka zënë vend edhe në romanin historik “Ultimatum” të shkrimtarit Petro Marko? Pse ai dhe të tillë si ai kanë mbetur në kujtesën kolektive?
“Shumë vjet, nëpër lufta kam qenë…” Kjo ishte përgjigja që Mehmet Beqaj dha në bisedën me shkrimtarin Petro Marko dhe poetin Xhevair Spahiu,kur e kishin pyetur se në cilën luftë kishte marrë pjesë. Po bëhen shumë vjet nga ai takim i ngrohtë i njerzëve të letrave me “kockëforët” e Vranishtit, siç i quajti me respekt poeti Xhevair Spahiu luftëtarët e lirisë, por përgjigja e mësipërme i ka qëndruar kohës,duke u përcjellë gojë më gojë, si dëshmi reale e vlerave dhe kontributit vranishtiot në breza për liri e pavarësi.Burri i moshuar i Beqajve,atëhere 85-vjeçar, ndonëse shquhej për kujtesë të kthjellët, ishte mjaftuar me ato pak fjalë,si për t’u thënë se përgjigjen më të mirë e kishte dhënë kur kërkohej “gishti në këmbëz”…Se ai, bashkë me shokët, jo pak herë i ishin përgjigjur zërit të Shqipërisë së robëruar e më pas të rrezikuar nga shovinistët fqinj.Vetëm në Luftën e Vlorës ishin 200 vullnetarë luftëtarë vranishtiotë, që rrokën armët,u rreshtuan në repartet çlirimtare, u ndeshën fuqishëm me armikun dhe dolën fitimarë. Në gjirin e atyre luftëtarëve, që komuniteti ku lindën e u rritën, i kujton,si pasuri të çmuar, ka vendin e vet të merituar dhe Mehmet Jaup Beqaj.Mehmet Beqaj lindi në kohën kur Shqipëria ishte nën sundimin ottoman, por kur mjedisi shoqëror mbarëkombëtar ziente nga duhma e rezistencës për mëvetësi. Në hapësirat ku flitej shqip, liria e pavarësia nuk ishin më një deshirë e largët,por një realitet për zhvillime të reja e të vrullshme.”Pena” e rilindasve kishte filluar “shtrimin” e rrugës shumëplanëshme, ku doemos pushka do të kishte rolin e saj të pazvëndësueshëm.Në shumë krahina, çetat atdhetare kishin marrë formë e vepronin intesivisht në dobi të kauzës madhore të kohës. Mehmet Beqaj, i edukuar dhe i nxitur fillimisht në gjirin e familjes, sidomos nga i ati, Jaup Beqaj, i cili ishte luftëtar i Pesë Puseve të Janinës,do të rritej me frymën e dashurisë për vendin dhe të kundërshtimit ndaj regjimit të huaj. Vit pas viti, Mehmet Beqaj do të ndërgjegjësohej se në mjediset e luftëtarëve do të kishte “pjesë” edhe për të. Ishte koha që kërkonte atdhetarë, ndërsa mosha e tij gjurmonte modele.Kishte dëgjuar shpesh për Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Sulejman Vokshin, Ded Gjon Lulin, Isa Boletinin e Çerçiz Topullin dhe zemra e shtynte drejt tyre. Por, fati e desh që të mos ikte aq larg.
Zëri rilindas kishte ardhur deri aty, në Vranisht, ku vepronin luftëtarët e hershëm, Pasho Ramadani, Sali Murati e Azem Sulo me shokë.Nëpërmjet tyre, do të bindej se në atë “stinë-dimri”, zjarri jo vetëm duhej mbajtur ndezur, por duhej të fuqizohej. Parapëqeu malet, aty ku ishin “lisat”, me të cilët e lidhi vullentarizimi dhe përgjegjësia për t’i kontribuar lirisë. Mehmet Jaup Beqaj ka një biografi të pasur, që nuk të ”lodh” për të përzgjedhur çastet kulmore të jetës së tij. Emri i Mehmet Beqaj vjen në ditët tona i mbështjellë me vlerat e një luftëtari të vendosur, si pjesë e rëndësishme e çetës së Vranishtit. Se ai me të vëllanë, Meçen, ishin midis 11 pjestarëve të përhershëm të saj, që ditën e krijimit, në vjeshtën e vitit 1908. Mehmet Jaup Beqaj luftoi me armë në luftëra për liri 15 vite pandërprerje por shumë pak vetë e dinë se Mehmet Beqaj e përfitoi pensionin për merita të veçanta atdhetare,vetëm një javë,ndonëse jetoi 88 vjet.Jo rastësisht u njoha me dekretin e dekorimit të tij me medalen “Për veprimtari patriotike” dhe tre vendime të Këshillit të Ministrave që ndodhen në Arkivën e Shtetit. Duke lexuar vendimet që bëjnë fjalë për pensionin e tij, meson se dhe ai nuk i shpëton paradokseve absurde të kohës. Me vendimin e parë, që mban datën 2 shkurt 1973, nuk miratohet pensioni, ndonëse propozimi i organeve përkatëse në Vranisht dhe në Vlorë, ka qenë i argumentuar. Siç duket, zytrarë dritëshkurtër, të prirur për të gjetur “gjëlpërën në kashtë”, janë bërë pengesë me shpjegime absurde. Është dashur këmbëngulja e pushtetit vendor, që ta merrte atë që i takonte. Dhjetë muaj më pas, me vendimin nr.177 datë 24 tetor 1973,Këshilli Ministrave i akordon pensionin patriotik,të cilin e gëzoi vetëm një javë para vdekjes.”
Në të gjitha betejat e luftërave për liri e pavarësi, nga viti 1908 deri në vitin 1924 të dy vëllezërit Mehmet Beqaj e Meçe Beqaj, luftuan me trimëri, në vijën e parë të sulmit mbi armikun e huaj ku vëllai Meçe Beqaj plagoset, por nuk e ndërpret luftën për liri e pavarësi. Pa u ftohur mirë pushka prej Epopesë së madhe të Vlorës,vjen një tjetër thirrje . Në shtator të vitit 1920, kryeministri Sulejman Delvina kërkon domosdoshmërisht ndihmën e popullit,pasi forcat agresive kishin arritur deri afër Tiranës, duke rrezikuar seriozisht pavarësinë e vendit. Mehmet Beqaj së bashku me vullnetarë nga Vranishti nisen drejt Tiranës, bashkohen me forcat e tjera çlirimtare dhe sipas traditës drejtë e në fushën e betejës, me syrin në shënjestër. Luftimet do të zhvilloheshin të ashpëra deri në Qafën e Deshëve e Macukull, ku agresorët serbë do të mposhteshin dhe do të largoheshin nga ishin nisur. Katër vjet më vonë 50 luftëtarë vranishtiotë do të vinin përsëri në Tiranë. Për Mehmet Beqaj kjo do të kujtohej si beteja e fundit masive, por edhe për një arsye më shumë: Në këtë betejë do të ishin të katër vëllezërit Beqaj:Mehmet Jeup Beqaj, Meçe Jaup Beqaj, Isuf Jaup dhe Abaz Jaup Beqaj.
Në vargun e këtij gjerdani trimëror të luftëtarit të lufëtrave për liri e pavarësi Mehmet Jaup Beqaj, vazhdoi i biri, Reiz Mehmet Beqaj, i cili është pjesë e traditës patriotike të kësaj familjeje të madhe të Mehmet Jaup Beqaj. Reiz Mehmet Beqaj u edukua e u frymëzua nga shembulli i sakrificave të mëdha për mbrojtjen e aspiratave të lirisë dhe flamurit kombëtar, që babai shfaqi gjatë gjithë jetës, duke luftuar shumë vite për liri. Në gjurmët e atdhetarit Mehmet Jaup Beqaj, biri tij Reiz Mehmet Beqaj bëhet ushtarak i talentuar, i cili për nga idealizmi, këmbëngulja, sakrifica, potenca, energjia dhe vetëmohimi dallohet dhe përpiqet që të ecë në gjurmët e të atit. Në vitin 1959, i specializuar në artin ushtarak artileri bregdetare, filloi punën në ishullin e Sazanit. U shqua si oficer, me përgatitje të lartë ushtarake dhe për ndërgjegje të lartë atdhedashurie, duke kundërshtuar planet e komandatëve rus në çështjen e mbrojtjes së bregdetit shqiptar. U vlerësua dhe u gradua nga komanda e lartë ushtarake shqiptare.Shokët e tij, kuadro e njerëz të thjeshtë, flasin plot dashuri e respekt për ushtarakun e përkushtuar Reiz Mehmet Beqaj, si ushtarak të zotin e intelektual me vlera të spikatura, që diti të drejtojë me mençuri, guxim, shembull personal e ndershmëri në të gjitha reaptet ushtarake për mbrotjen e atdheut.
Shoqata Kulturore e Labërisë e ka nderuar me titullin “MIRËNJOHJA E LABËRISË”, me motivacionin: “Mbartës të vlerave e virtyteve më të mira Labe, duke u bërë shëmbull për të tjerët. Pjesmarrës aktiv e me ndihmesë në veprimtarit e degës Fier, mbartës e përcjelljes i frymës së mirëkuptimit e vëllazërimit”.

Mehmet Jaup Beqaj dhe Reiz Mehmet Beqaj

Në vazhdimësi të traditës atdhetare të Mehmet Jaup Beqaj, ecën sot, nipi tij, Adrian Reiz Beqaj, i cili ka shërbyer e shërben me devotshmëri në Forcat e armatosura të atdheut. Ka shkëlqyer në studimet ushtarake. Sot Adrian Reiz Beqaj është një ushtarak i talentuar, dituror dhe i përkushtuar, autor i librit udhëzues të (FA) në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, e cila është bërthama kryesore e dijes dhe arsimimit ushtarak në Shqipëri. Ka kryer me sukses kualifikime profesionale ushtarake jashtë shtetit.

Adrian Reiz Beqaj

Ushtaraku i talentuar Adrian Reiz Beqaj ka shërbyer me devotshmëri në misionet ndërkombëtare paqëruajtëse, duke shfaqur cilësitë më të mira prej ushtaraku të devotshëm. Me sakrifica larg familjes së tij të shtrenjtë, ai ka ngritur lart emrin e ushtarkut shqiptar në misionet paqëruatjëse të NATO-s

Adrian Reiz Beqaj, duke shërbyer me devotshmëri në forcat ndërkombëtare paqëruajtëse

Duke trashëguar traditat më të vyera të paraardhësve, ushtaraku Adrian Reiz Beqaj është i thjeshtë, modest, me kulturë qytetare, me aftësi intektuale. Ashtu siç thotë populli: “Tek ka rrjedhur, do pikojë, do vejë soja në sojë”…
Qatip Mara
Nju Jork 13 korrik 2020

Filed Under: Histori Tagged With: Heronjte e Luftes se Vlores, Qatip Mara

“Mysafiri” i largët

July 13, 2020 by dgreca

Nga cikli: “Zbulimi im i Amerikës”/

Dr. Andon Dede, Nju York/

Një moment tjetër që unë rashë në kontakt me Amerikën, pak më direkt, qe kur filluan të lejohen të vijnë për vizitë në Shqipëri, të mërguarit. Kurreshtja qe tepër e madhe; nuk e tepëroj po të them se ata ne na ngjanin jo sikur vinin nga një kontinent i largët i përtej oqeanit, por nga një planet tjetër. Propaganda kishte bërë efekt të madh, deri aty sa t’i parafytyronim ata edhe me pamje të ndryshme nga e jona. Hë, pra, si do të jenë ata? Ne sikur harronim se ardhja e tyre nuk qe tabu: unë e kam edhe më parë se ne kishim takuar e kishim biseduar edhe më parë me pleq që patën qënë në Amerikë e që na kishin foluar për atë vend e atë popull; por, mbase tani, kur në vendin tonë po ndërtohej socializmi, “sistemi më i përparuar në botë” e që njerëzit do të “hanin me lugë floriri”, siç u kishin premtuar partizanët gjatë Luftës, në këto kushte të reja,pra ku kishte hyrë tashmë Shqipëria, kishte ndryshuar dhe Amerika për së mbrapshti: qe bërë shumë e keqe,agresive dhe donte që të na pushtonte e të na shkatërronte të gjithëve. Atje punëtorët vuanin e të tjera si këto. Ja pra, pse qemë aq kurreshtarë t’ i shihnimdirekt njerëzit e ardhur prej andej.

Dhe ky rast nuk vonoi të vijë. Kur isha në konvikt e vazhdoja Shkollën Unike, siç quhej atëhere tetëvjeçarja e sotme, morëm vesh se kishte ardhur një shqiptar nga të Amerikës, në fshatin Qilarisht. Nga ai fshat ne kishim disa konviktorë dhe filluam t’i pyesim ata tërë kuriozitet. E ç’ mund të na thoshin ata të gjorë? Ku ta dinim ne se si kishin punuar organet e Partisë e të Sigurimit për t’i mbyllur gojën popullit e sidomos të afërmve: asnjë llaf dhecmë të tjerët për çfarë do të rrëfenin ata që vinin. Neise, kjo nuk na e largonte sadopak kurreshtjen për të parë atë “njeriun e çuditshëm” që kishte ardhur nga Amerika e largët. U mobilizuam e morëm masa që sapo të merrnim vesh se ai kishte zbritur nga fshati në qytet, të lajmëronim njeri tjetrin për ta parë. Koha kalonte me rrjedhën e saj të zakonshme dhe kjo mundësi nuk po na jepej. Pak nga pak gati po e harronim fare atë.

 Kur, një ditë, tek po bëheshim gati për të vajtur në shkollë, më thotë një nga qilarishtjotët e konviktit: “Sot ai do të iki; po deshe që ta shohësh, përpiqu të jesh kur të niset autobuzi i Tiranës…”.  Kaq desha unë. E vendosa: o do ta shoh atë o s’ ka! Po si t’ ia bëja shkollës? Duhej sajuar diçka për t’i bërë bisht orës së parë të mësimit dhe për t’ia arritur kësaj, nuk e pata të vështirë: u them shokëve që t’ i thonë mësuesit kujdestar si dhe atij që kishim orën e parë se mua më duhej të shkoja tek autobuzi për të nisur një letër me rëndësi për në Tiranë, me ndonjë të njohur apo dhe me shoferin, Fotin, që ishte nga fshati ynë. U tha e u bë.

Në atë kohë linjën Tiranë-Përmet e bënin disa autobuzë të vegjel italianë që ne iu thoshim “Sata”. Unë e dija se ku kishte qëndruar ai; nga do të vinte për të zënë vend atje, pranë konviktit, prej nga do të nisej për në rrugën e gjatë; unë po vrisja mendjen se nga mund të vinin ata nga Qilarishti, në mes të cilëve do të qe edhe ai “njeriu i çuditshëm” i ardhur nga Amerika e largët. Por ora e nisjes po afronte e autobuzi nuk po dukej. Si prita dhe ca, pyes një burrë,“se si qe puna”, duke e gënjyer se po prisja  për të takuar një të njohur që do të nisej për Tiranë. “A mor bir, do të presësh se autobuzi ka një difekt e vonohet!”, – më tha ai me shumë dashamirësi. Sa inat që më erdhi! Po më ikte dhe e vetmja mundësi për të parë një shqiptaro-amerikan(!). Më duhet të shkoja në shkollë se vetëm për një orë kisha marrë lejë. U nisa drejt saj por mëndjen e kisha përherë tek autobuzi e burri i çuditshëm. Hyj pa qejf në klasë. Por, krejt ndryshe nga ç’ kisha menduar të bëja, i dal përpara mësuesit tjetër e i them  jo vetëm se pse isha vonuar deri atëhere por edhe se akoma nuk kisha mbaruar punë se autobuzi do të vonohej, duke e gënjyer si dhe më parë. Mësuesi më pa si me dyshim, por edhe me një buzëqeshje dashamirëse dhe më lejoi. Aq doja unë për t’ u lëshuar me  vrap drejt vendnisjes së autobuzave. Rrugën pë atje e bëra me vrap. Por “Sata” kish vajtur në vend e, me sa dukej qe gati për nisje. Kjo më shqetësoi shumë dhe e rrita edhe më tej vrapin.

 Nuk e pata vështirë të merrja vesh se cilët qenë njerëzit që po përcillnin mysafirin e largët: disa burra e gra po qanin si të vegjël jashtë autobuzit; të tjerë, me sytë e skuqur nga lotët, bisedonin me njeri tjetrin pak më tej. Me sa dukej, udhëtari i largët qe futur brenda. Rëndësi kishte që autobuzi jo vetëm nuk qe nisur por as nuk qe ndezur akoma. Si u qetësova pak, me marifet që të mos bija në sy, hipa në autobuz. Për çudi nuk më tha njeri gjë, ndofta duke më pandehur si të afërm të atij që po kërkoja të shihja unë. Dhe ja ku e pashë. Ai qe ulur në një nga karriget e para. Një burrë mesatar, i shëndoshë, buçko, me një lëkurë krejt të ndryshme nga ajo e gjithë njerëzve të tjerë që kisha parë e po shihja unë: tepër e lëmuar, pa rrudha, si ajo e grave apo e fëmijve të vegjël, por aspak si e një burri të moshuar. Pranë tij qe ulur një plakë, e fishkur dhe e rrudhur, si tërë gjyshet tona. “Me siguri, e ëma”, – thashë unë me vete, por qeshë gabuar rëndë. Ajo rrinte e gjora aty, pa folur e pa lëvizur, madje edhe si e tronditur pak, si të kishte frikë se mos ndodhte ndonjë gjë. Më vonë mora vesh se ajo qe e shoqja e tij që ai e pat lënë të re e po e gjente si gjyshe. Pranë tyre qe ulur një burrë tjetër, me fytyrën tërë rudha e të rreshkur nga dielli që ngjante në mos më i vjetër të paktën në një moshë me të. Për mua qe një fytyrë e njohur se e kisha parë dhe herë tjetër nëpër rrugët e Përmetit. Qe i biri. I jati i kishte sjellë një pardesy të re që ai kishte disa javë që e vishte dhe që e dallonte nga gjithë të tjerët si kalin e kuq, që prej së largu, paçka se veshjen tjetër e kishte si gjithë të tjerët.

Ky qe për mua një tjetër zhgënjim i madh për Amerikën e amerikanët. Ai nuk m’u duk as i lig e as i varfër e për të ardhur keq, siç na thoshin ne; përkundrazi, mua më erdhi shumë keq për njerëzit e afërm të tij e sidomos për të shoqen që unë e mora për të jëmën.

Filed Under: Histori Tagged With: “Mysafiri” i largët, Andon Dede

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 231
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT