• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DRITAN ABAZOVIQI SI PËRFAQËSUES I BREZIT TË HUMBUR TË POLITIKANËVE SHQIPTARË

September 2, 2020 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI- Të djelën që kalojë, në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet për parliament të atij venid, të cilat përfunduan një rezultat tepër të ngushtë midis partive politike. Gara kryesore ishte midis Partisë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviqit – njërit prej kleptokratëve të Ballkanit që ka qeverisur për 30-vjet – dhe partive të koalicionit të opozitës serbe.  Por sipas lajmeve, asnjëra palë nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhëshme, pa ndonjë koalicion të dy tre partishë më të vogëla, siç është ajo e “E Zeza në të bardhë”, që udhëhiqet nga politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviq. Varësisht si shkojnë punët, ka mundësi që edhe tre muaj të mos dihet se kush dhe cilat koalicione do të formojnë qeverinë e Podgoricës, duke mos përjashtuar as mbatjen e zgjedhjeve të reja, si mundësi për të dalur nga qorrsokaku i kësaj situate, nëqoftse asnjë nga koalicionet që merren me mend tani – të mos jenë të afta të formojnë qeverinë e ardhëshme – duke detyruar kështu mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Prandaj, dua që modestësisht, të paralajmëroj të gjithë ata, sidomos disa media dhe analistë shqiptarë në Ulqin, në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilët me eufori kanë shpallur tanimë “shqiptarin” Dritan Abazoviq, si “kryeministrin” e ri të Malit të Zi.  Se si një kandidat i një partie që ka fituar katër vende në parlament mund të bëhet kryeministër i një vendi, unë nuk e di, por natyrisht në këtë rast Abazoviq duket se mund t’i bashkangjitet koaliciont të partive serbe, koalicionit të mbështetur nga kisha ortodokse serbe. 

Unë nuk dua ta paragjykojë se kush është Dritan Abazoviq, pasi të gjithë ne, si të drejtë të parë, kemi të drejtën e identifikimit, kush jemi, përkatësisë kombëtare e tjera.   Dritanin, dashtë e pa dashtë, ndoshta e përcakton emri i tij si një person me origjinë shqiptare, por kam lexuar në disa raste se ai e konsideron veten thjesht si një “qytetar”, duke mos thekësuar ndonjë identitet të veçantë kombëtar. Natyrisht, se është e drejtë e tija të identifikohet kombtarisht si të dojë vet, ose aspak dhe vetëm si qytetar, siç ka thekësuar, vazhdimisht.  

Por, ajo që nuk më pëlqen mua është fakti se Abazoviqi, në të vërtetë ka kaluar përtej kufijve të mohimit të identitetit të vet kombëtar si shqiptar, megjithëse flet shqip mirë dhe është me origjinë i tillë,  është hedhur në sulm kundër simboleve dhe personaliteteve më të dalluar të historisë së Kombit shqiptar – përfshir heroin Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin –Skenderbe.  Me qëndrimet e tija kundër personaliteteve të tilla historike shqiptare, Dritan Abazoviqi u bashkohet krijesave të tjera shqiptare, të “njeriut të ri” të komunizmit, brezit të humbur post-komunist, pa ide, pa kulturë, pa histori dhe pa identitet kombëtar. Megjithse kjo ideologji ka dhënë shpirt në pjesën më të madhe të botës, por jo ndër shqiptarë  — anë e mbanë trojeve shqiptare duke filluar nga Tirana e Prishtina, deri në Ulqin, Shkup e në Manastir. Sulmet kundër historisë, kulturës dhe personaliteteve të mëdha historike të shqiptarëve nga qendra jo miqësore shqiptare, kalojnë në heshtje dhe pa u kundërshtuar nga askush zyrtarisht, megjithëse shpesh vijnë nga kryeqytetet me synime, historikisht, jo miqësore ndaj shqiptarëve.   Mohimi dhe shpifjet ndaj figurave historike të Kombit shqiptar, nga vet shqiptarët, është e pa precedencë në historinë e kombeve. Duke filluar nga Skenderbeu e Nenë Tereza, mohimi i tyre si shqiptarë dhe paraqitja e tyre sikur të ishin me prejardhje sllave, ishte për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë një rast, si zbavitje e ditës në te(leh)vizionet shqiptare anë e mbanë trojeve — e deri tek kohët e fundit –përfshir debatin dhe baltosjen e shkrimtarëve Ernest Koliqi dhe Martin Camaj nga disa individë të caktuar të këtij brezi të humbur, e krijesave “të njeriut të ri” të komunizmit.    

Duket se në këtë grup të brezit të humbur politikanësh shqiptarë post-komunistë që heshtin përballë këtyre baltosjeve, ose që marrin vet pjesë në debate të tilla kundër identitteit të shqiptarëve, i përket edhe politikani i ri me emër “shqiptar” nga Ulqini nën Mal të Zi, Dritan Abazoviqi.  Këta, në të vërtetë, janë më të rrezikshëm se komunistët dikur, sepse ky lloj njerzish sot na paraqiten si mbështetës të lirisë dhe të demokracisë (me këmish të bardhë e kravate në qafër, thonte dikur Ronald Reagan), ndërsa me komunistët dihej se ku qëndronin.  Por, në të vërtetë, këta të sotmit janë të kundërt, bëjnë punën si komunistët, por në paraqiten si demokratë dhe mbështetës të fjalës së lirë.  Uroj që Dritan Abazoviqi, nëqoftse merr ndonjë rol udhëheqës në qeverinë e re të Malit të Zi, të mos përdoret kundër interesave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe të mos shërbejë si “kal troje” për interesat serbo-ruse në atë vend dhe më gjërë.  Historia shqiptare e shekullit të kaluar dhe e 500-vjetëve më parë është plot shembuj të tillë, fatkeqësisht. Shitja e interesave kombëtare të shqiptarëve po shiten çdo ditë, ditën për diell, ndërkohë që për sulmet e mbrendshme dhe të jashtme kundër identitetit kombëtar as kush nuk i jep pesë pare. 

Në një intervistë para nja një vit e gjysëm, Dritani “shqiptar”, në rolin e historianit, me këmbëngulje e shpallë babain dhe nenën e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si serbë.  Dhe thotë se përmendorja e Kastriotit   nuk ka vend në Ulqin. Është më mirë, deklaron ai në intervistën me një televizion serb, t’i ngrihet një përmendore Sevantesit (shkrimtarit spanjol që thuhet se ka banuar në Ulqin për një kohë të shkurtër), ose detarëve të atij qyteti, sipas Abazoviqit, pasi Ulqini është i njohur për detarët e tij.  Në të vërtetë, Abazoviqi këmbguli aq shumë, gjatë asaj intreviste me gazetarin serb,  se prejardhja e Skenderbeut është sllave, dhe se e ama e tij ishte serbe, sa që edhe intervistuesi serb e ndjeu veten të turpëruar, se “shqiptari” Dritan Abazoviqi po e tepronte me historinë e tij shpifëse ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve, sa i thotë, mjaft me historinë e Skenderbeut dhe ndërron subjektin e bisedës.  Mirë që dikush nuk ka propozuar ndërtimin e ndonjë ndonjë statuje të Nenë Terezës në Ulqin se do ishte tmeruar Dritani me shokë. Sepse permendoren e Gjergj Kastriotit Skenderbe në Ulqin, Dritan Abazoviqi e ka kundërshtuar bazuar, thjeshtë, në qendrimet e tij parimore dhe jo për arsye financiare, sepse diaspora e madhe e atyre anëve ka premtuar fondet, për një përmendore të tillë.

Dihej se ndërhyrja e e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare para zgjedhjeve në Mal të Zi, në mbështjetje të njerës ose tjetrës parti ose koalicion të shqiptarëve në Mal të Zi, vetëm dëm do të bënte. Ja ashtu edhe ndodhi, fatkeqësisht. Por jo vetëm dëm për shqiptarët në rajon, por kam drojë se ndërhyrjet pa kurrfarë ideje e strategjie nga Tirana dhe Prishtina, varësisht se cila qeveri do të formohet në Podgoricë, ka mundësi të ketë pasoja të mëdha gjeostrategjike, jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi,  por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë. 

Dritan Abazoviqi deklaroi mbrëmë se Mali i Zi nuk do të bëhet “Sparta serbe” dhe as një “Krahinë e Shqipërisë e së Madhe”.  Mos ki merak, Z. Abazoviq se për Serbinë e madhe ose Spartën serbe në Mal të Zi, siç po e quan ti, ka kush lufton se është Kisha Ortodokse Serbe, Beogradi zyrtar, përfshir Akademinë e Shkencave të Serbisë, të gjitha këto në bashkrendim me interesat e Rusisë në Ballkan, siç ka ndodhur gjithmonë, historikisht. Fatkeqësisht, për interesat dhe për identitetin e asaj që ti, siç duket me përbuzje e cilëson si “krahina e Shqipërisë së Madhe”, nuk ka kush kujdeset, as në Ulqin e Podgoricë, as në Tiranë e Prishtinë.  Nën periudhën e “artë” të komunizmit, shqiptarët preferonin të ishin “proletarë ndërkombëtarë” – “në anën e duhur të historisë”, sipas dissave. E sot, politikanët shqiptarë të brezit post komunist – që unë po e quaj me këtë rast, brezi i humbur shqiptarë, pasi të tillë duken me fjalë dhe me vepra — preferojnë të identifikohen thjeshtë, si “qytetarë” të Ballkanit dhe të botës, pa identitet, pa heronjë kombëtarë dhe pa figura historike.  Sipas këtij brezi politikanësh “shqiptarë”, është më mirë që, ashtu si edhe në trojet e tjera shqiptare ku janë ndërtuar përmendore për të huajt– turq, sllavë e grekë — në vend të Gjergj Kastriotit Skenderbe, edhe në Ulqin, të kujtohen detarët e Ulqinit dhe shkrimtari spanjoll Servantesit, i cili mos qofsha gabim e ka një statujë në Ulqin.

Shkrimtari malazias Andrej Nikolaidis, i cili thotë se nuk simpatizon as bllokun politik të Gjukanoviqit as koalicionin e opozitës pjesë e të cilës është Dritan Abazoviqi, për “Indeksin kroat”, shprehet shumë pesimist nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit në Mal të Zi. Ai madje thotë se Mali i Zi ka mbaruar. Unë nuk besoj se Mali i Zi ka mbaruar, por jam shumë i shqetësuar për ato që mund të ndodhin si përfundim i këtyre zgjedhjeve në atë vend. Jam i shqetësuar se një Mal i Zi pa stabilitet politik dhe pa paqë, i influencuar, ose Zot ruajna i qeverisur nga një koalicion politik i mbështetur nga Kisha Ortodokse serbe me përkrahje të Rusisë –do të ishte një zhvillim tragjik jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi, por edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe një goditje fatale ndaj përpjekjeve për integrimet eventuale evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Sidoqoftë, si një shqiptar, që për një gjysëm shekulli jetoj në Amerikë, por që kam lindur në rrethin e Ulqinit, uroj që paqa dhe stabiliteti të mbretërojnë në ato troje tona, sot më shumë se kurrë, sidomos për bashkvëllezërit tonë shqiptarë të atyre viseve, të cilët siç duket, as sot 30-vjet post-komunizëm nuk po gjejnë paqën e sigurinë për të kaluar një jetë normale. Por që vazhdojnë të largohen nga trojet autoktone shqiptare, kryesisht, për shkak të mohimit të drejtave të tyre bazë të njeriut, përfshir të drejtën e identifikimit kombëtar dhe të njohjes së simboleve dhe të heronjëve kombëtarë, siç është Gjergj Kastrioti Skenderbeu.  Nga udhëheqësit e ri politik shqiptarë, kudo qofshin ata, nuk pritet asgjë më pak as më shumë, se mbrojtja pa kompromis e vlerave dhe e identitetit historik të Kombit shqiptar, përfshir figurat më të njohura të historisë së tij.

https://gazetablic.com/dritan-abazoviq-ulqinit-nuk-i-nevojitet-permendore-e-skenderbeut-nena-dhe-babai-i-tij-kane-qene-serbe/

Filed Under: Histori Tagged With: Abazovic, Frank shkreli, politikan i brezit te humbur

40 vjet Solidarnosc: kur komunizmi mori fund

August 31, 2020 by dgreca

Dyzet vjet më parë u themelua në Poloni sindikata e pavarur Solidarnosc. Ajo hapi rrugën për kolapsin e komunizmit në Evropë. Por Polonia është e ndarë nëse Lech Walesa, udhëheqësi i saj, ishte hero apo tradhtar.-

Nga Monika Sieradzka-DW-

Më 31 gusht 1980, elektricisti i kantiereve Lech Walesa, i cili përfaqësonte punëtorët grevistë polakë, u ul në një tryezë me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Mieczyslaw Jagielski, për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët.

Koncesioni më i rëndësishëm i bërë nga qeveria pas grevave prej javësh në disa ndërmarrje polake ishte lejimi i formimit të një sindikate të lirë. Më 17 shtator, Solidarnosc (që do të thotë ‘Solidaritet’) u themelua zyrtarisht si sindikata e parë e pavarur pas Perdes së Hekurt.

Por në atë kohë, Walesa nuk e besonte vërtet premtimin e dhënë nga regjimi komunist. “Ata do ta shkatërrojnë; do të jenë të detyruar ta bëjnë, kjo është ajo që mendova atëherë,” i tha ai DW në një intervistë. Ai ende i kishte të freskëta kujtimet e protestave të mëparshme antikomuniste në Poloni në vitet 1956, 1970 dhe 1976, të cilat përfunduan në përplasje të përgjakshme me policinë.

Miliona kundër komunistëve

Walesa kishte punuar si elektricist në Kantierin detar Lenin

(sot Kantieri Gdansk) në Gdansk që nga viti 1967. Kantieri ndërtonte anije për tregun ndërkombëtar dhe sillte sasi të konsiderueshme valutash të huaja në shtetin komunist. Grevat në kantierin detar filluan në mes të gushtit 1980, por në korrik kishte pasur edhe më parë protesta më të vogla në ndërmarrje në pjesë të tjera të Polonisë.

Një fotografi e Papës Gjon Pali II u shfaq në kantierin e anijeve Lenin gjatë grevave në gusht 1980

Papa Gjon Pali i lindur në Poloni shërbeu si një burim irëndësishëm frymëzimi kur, gjatë një meshe në Varshavë në vitin 1979, ai shqiptoi fjalinë “Mos ki frikë”. Këto fjalë u bënë lajtmotiv për miliona polakë, të cilët qenë të zemëruar me mënyrën sesi pushtetarët komunistë të vendit u kishin siguruar privilegje vetes dhe e kishin lënë ekonominë të ecte drejt shkatërrimit gjatë 35 viteve të pushtetit të tyre. Brenda pak javësh, 10 milionë nga 35 milionë shtetas të Polonisë ishin bashkuar me lëvizjen Solidarnosc.

Fuqia e punëtoreve

“Ajo që e bëri të veçantë ishte se lëvizja drejtohej nga punëtorët. Kjo ia dha asaj impulsin dhe fuqinë,” thotë historiani gjerman Peter Oliver Loew, drejtori i Institutit Gjerman të Polonisë në qytetin e Darmstadt-it.

Peter Oliver Loew

“Kur dalin në rrugë disa intelektualë, kjo nuk kthehet në revolucion. Por kur hidhet në grevë një biznes, tek i cili shteti mbështetet për një pjesë e të ardhurave të tij, kjo e vë në dyshim një sistem komunist, që e legjitimon vetë duke pretenduar se përfaqëson proletariatin,” thotë Loew, i cili sheh shumë paralele midis Solidarnosc dhe valës së tanishme të protestave në Bjellorusi.

Walesa ishte vazhdimisht i vetëdijshëm për rrezikun që protestat mund të shtypeshin përsëri në mënyrë brutale. “Duhet të jesh plotësisht i vendosur; përndryshe nuk mund t’i udhëheqësh të tjerët. Duhet të mendosh: Nuk ka më familje, as vdekje, as para. Unë e dija që ata mund të më vrisnin në çdo kohë. Por mendova: Ata mund të më vrasin, por jo të më mposhtin”, tha ai.

Lufta për liri

Disidenti i Gjermanisë Lindore Joachim Gauck, i cili më vonë u bë president në Gjermaninë e ribashkuar, reagoi ndaj ngjarjeve në Poloni “me entuziazëm dhe skepticizëm”, thotë ai sot.

Ai i tha DW se njerëzit në ish-Gjermaninë Lindore komuniste kishin humbur çdo shpresë për ndryshim pas ngjarjeve të tilla si shtypja e protestës së 17 qershorit 1953 dhe ndërtimi i Murit të Berlinit, duke çuar në një ndjenjë pafuqie politike. Në të kundërt, tha ai, polakët kishin treguar për shekuj me radhë se ishin gati të luftonin për identitetin e tyre sa herë që ishte e mundur. Ai tregoi atë që kishte thënë dikur në një vizitë në Poloni se “gjuha e lirisë është polonishtja”.

Ish-Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck

Kur u shemb Muri i Berlinit në nëntor 1989, Polonia tashmë kishte kryeministrin e saj të parë jo komunist. Kishte pasur bisedime në “tryezën e rrumbullakët” midis qeverisë dhe Solidarnosc-it në pranverën e vitit 1989 dhe zgjedhjet e para gjysmë-demokratike pas Perdes së Hekurt në Poloni u zhvilluan në qershor.

Çmimi i lartë i lirisë

Por ky rol udhëheqës në luftën kundër komunizmit erdhi me një çmim të lartë. Më 13 dhjetor 1981, ëndrra e lirisë që kishin pasur polakët një vit më parë u shkatërrua. Qeveria vendosi ligjin ushtarak, një gjendje që vazhdoi deri në vitin 1983 dhe kufizoi në mënyrë dramatike liritë civile. Rreth 10.000 disidentë u arrestuan dhe dhjetra u vranë. Solidarnosc-i u detyrua të kalonte në ilegalitet dhe nuk u lejua të regjistrohej përsëri deri në vitin 1989.

Situata në Poloni në atë kohë shkaktoi reagime shumë të ndryshme në shtetet perëndimore. Kancelari i atëhershëm gjerman, Helmut Schmidt i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), e pa ligjin ushtarak në vendin fqinj si një faktor stabilizues. Por SHBA dhe Britania e dënuan imponimin e tij. Opozita anti-komuniste në Poloni mori një nxitje nga Norvegjia në vitin 1983, kur Walesa, që ndodhej në burg në atë kohë, mori Çmimin Nobel për Paqen.

Trashëgimia e Solidarnosc-it

Lëvizja e demokracisë e lidhur me sindikatën e pavarur Solidarnosc tani është bërë një mit themelues i Polonisë së sotme. Kur kryeministri Mateusz Morawiecki thotë se “Polonia e sotme është rritur nga Solidarnosci”, ai flet për të gjithë polakët, pavarësisht nga orientimi i tyre politik. Kjo për shkak se Solidarnosc-i mblodhi njerëz nga pjesë shumë të ndryshme të spektrit politik, nga e djathta në të majtë.

Dhe është pikërisht për shkak të kësaj, që ajo shpesh bëhet objekt grindjesj midis politikanëve të sotëm polakë. “Shumë njerëz kanë të drejtë ta shohin veten si duke vazhduar traditën e Solidarnosc, por ajo që shohim në Poloni për momentin është se përfaqësuesit e krahut të djathtë, qeveria e PiS (Ligji dhe Drejtësia), pretendojnë se janë vetëm ata të kualifikuar për të realizuar trashëgiminë e saj, “thotë Peter Oliver Loew.

Hero apo tradhtar?

Polen Solidarnosc | Lech Walesa 1980 (Getty Images/Keystone)

Në gati pesë vjetët që kur partia kombëtare-konservatore Ligji dhe Drejtësia është në pushtet, ata njerëz të Solidarnoscit që janë politikisht në përputhje me qeverinë, nderohen si heronj në ceremonitë zyrtare dhe ngjarjet kulturore. Walesa, e cila ishte presidenti i Polonisë nga 1990 deri në 1995, nuk është një prej tyre; ai shpesh ka kritikuar ashpër politikat antiberale të qeverisë së PiS.

Në tetor 1983 Walesa mori Çmimin Nobel për Paqen, para se të zgjidhej Presidenti i Polonisë në 1990

Walesa është një gjemb në mishin e PiS. Në mediat e afërta me qeverinë, ai është përshkruar më shumë si agjent i Shërbimit Komunist të Sigurisë, një polici sekrete dhe agjensi informative e ngjashme me Stasi-in e Gjermanisë Lindore dhe KGB-në Sovjetike.

Në vitin 2015, u gjetën dokumente që tregojnë për bashkëpunimin e tij me ish-policinë sekrete. Walesa thuhet se ishte shtyrë në këtë bashkëpunim në vitin 1970, kur e arrestuan me rreth 130 punëtorë të tjerë gjatë protestave antiqeveritare në Gdansk. Por në fund të viteve 1970, përpara se të bashkohej me lëvizjen e opozitës, kontaktet e tij me shërbimin sekret komunist ishin ndërprerë.

Debati a është hero apo tradhtar Walesa dhe nëse arritjet e tij të mëvonshme e eleminuan fajin e tij, e ndan ende Poloninë. Përkujtimet e këtij viti për themelimin e Solidarnosc-it do të përkulen nga mosmarrëveshja ashtu siç janë çdo vit.(Kortezi DW)

Filed Under: Histori Tagged With: 40 vjet Solidarnosc, Monika Sieradzka-DW

Botime të reja- “At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”

August 30, 2020 by dgreca

NJË LIBËR ME VLERË QË VË NË PAH KONTRIBUTIN SHUMËDIMENSIONAL TË SHTJEFËN GJEÇOVIT-

“At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”, Zym-Prizren, 2020– Përgatiti dhe redaktoi Nue Oroshi–

Libri ”At Shtjefën Gjeçovi shkëncëtar e atdhetar”, është një tjetër kontribut i Gjeçovologëve, i vënies në pah të kontributeve të Gjeçovit, në të gjitha fushat ku ai la gjurmë gjatë 54 viteve të jetës së tij, e cila i ndërpre dhunshëm më 14 tetor 1929

Shkruan: Besim Muhadri

Besim Muhadri ne VATER-

Sapo ka dalë nga shtypi libri ”At Shtjefën Gjeçovi shkëncëtar e atdhetar”, i cili është një libër i hartuar nga kumtesat e lexuara në Sesionin e IV shkencor, të mbajtur në Zym të Hasit, më 30 nëntor 2019, që iu kishtuar 90-vjetorit të shkuarjes në amshim të këtij kolosi të dijes e të kulturës sonë. I paraprirë nga fjala hyrëse e redaktorit dhe përgatitësit të librit, Nue Oroshi, libri përbëhet nga 29 kumtesa, në të cilat “shoshitet” mirë kontributi i Atë Shtjefnit, pothuajse në të gjitha lëmitë ku ai la gjurmë themeluese. Frrok Kristaj në kumtesën e tij “At Shtjefën Gjeçovi mësues i shkollës shqipe”, flet për kontributin e Gjeçovit dhënë shkollës shqipe dhe arsimit tonë kombëtar ku ai la vulën e themelimit. Me hapjen e 11 shkollave shqipe, Gjeçovi përveç që dha kontribut të jashtëzakonshëm, ai mbeti edhe hero. Madje edhe vrasja e tij nga regjimi serb, mund të ndërlidhet me aktivitetin e tij në hapjen e shkollave shqipe kudo që punoi. Në studimin e Kristajt Gjeçovin, përveç si mësues, e shohim edhe si hartues tekstesh mësimore, themelues bibliotekash shkollore, koleksionist etj. etj.

Kumtesa e Nue Oroshit “Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studuiesen gjermane Marie Amelie Frein Von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit” hedh dritë mbi një aspekt më pak të njohur deri më tani, siç është bashkëpunimi i Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Ammelie  Frein Godiun, e cila kulturës dhe historisë shqiptare nga vitet 1912-1956, të botuara në revistat më prestigjioze, siç tregon autori i shkrimit, i ka dhënë mbi njëzet vepra. Ky bashkëpunim i Gjeçovit ka të bëjë me njohjen dhe studimin e kulturës sonë ndër qarqet e studiuesve gjermanë, prandaj në këtë kontekst, vjen edhe përkthimi në gjermanisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Përkthimit të Kanunit në gjermanisht ( i bërë në vitet tridhjetë) i vjen radha e botimit  në në vitin 1953, përkatësisht në numrin 56, 57 dhe 58 të revistës “Zetschrift fur vergleichende Rechtswissenschaft einschlieslisch der ethnologischen Rechtsforschung”, që ishte botim i Shtëpisë Botuese “Ferdinant Enke Verlag Stuttgard”, prej faqes 1-46, me titull “Das Albanische Gewohnheitsrech” Marie Amelie Frein von Godin nga Munihu. Oroshi, po ashtu, njofton se autorja në fjalë, përveç kësaj  dhe shkrimeve të tjera, në vitin 1951 kishte botuar edhe një studim mbi jetën dhe veprën e Gjeçovit.

Studimi i radhës, pas Oroshit, është ai i Nexhat Çoçajt, i cili na ofron të dhëna në lidhje me aktivitetin kombëtar të Gjeçovit në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi, që sipas studiuesit ishte edhe njëri ndër shkaqet më të mundshme i  kurdisjes e më pas edhe i vrasjes së tij nga ana e pushtuesit serb.

Kumtesa e Kastriot Markut “At Shtjefën Gjeçovi në Laç të Kurbinit”, ka të bëjë me kontributin e Gjeçovit në hapjen e shkollës shqipe, bibliotekës së shkollës, organizimin e muzeut të fshatit e shumë e shumë aktiviteteve të tjera kombëtare e arsimore, në fillimet e tij si meshëtar.

Kumtesa e Ndue Kajtazit “Pse u vra Gjeçovi”, mëton të tregojë arsyet, por edhe rrethanat e vrasjes së këtij atdhetari të shquar. Ndërsa ai citon edhe shumë studiues e bashkëkohës të Gjeçovit në lidhje me martirizimin e tij, që mbi të gjitha ishte çështja shqiptare, që e bën këtë një nga personalitetet e dashura dhe martir i shqiptarzimës.

Të njëjtin mesazh ka edhe kumtesa e Besim Morinës me titull “At Shtjëfen Gjeçovi, meshëtari ynë i cili deri në frymën e fundit mbeti besnik i binomit për fe e atdhe”. Ndërkaq kumtesa e Tomë Mrijjat “Në Zllakuqan at Shtjefën Gjeçovi O.F. M gjeti etjen për dije dhe vatrën e ngrohtë kombëtare”, tregon përmasën e përkushtimit të Gjeçovit në fushën e përhapjes së dijes e të atdhetarisë.

Leonora Laçi me studimin “Veprimtaria e at Shtjefën Gjeçovit në Gomsiqe”, sjell kontributin e Gjeçovit në Gosmiqe, që është edhe vendi ku ai shërbeu për një kohë më të gjatë dhe ku zhvilloi një veprimtari të shumashme si mësues, folklorist, etgnograf, arkeolog, historian e shkrimtar.

Enver Sulaj në kumtesën e tij shpalos përmasën e rolit  dhe kontributit të Gjeçovit në ndriçimin e vrasjes së Luigj Palajt (1913), një tjetër martiri, ështrat e të cilit ai i zhvarrosi dhe i solli në Zym të Hasit më 1928.

Fatmir Minguli na sjell disa refleksione të reja mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kanë të bëjnë me botimin e tij, por edhe me ribotimin dhe përkthimin e tij në gjuhë të shumta të botës, si në gjermanisht, qoftë nga Merie Amelie (në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar) e  më pas edhe nga Robet Elsie (2001) dhe së fundi nga Bardhec Berisha dhe Prend Buzhala (2016). Po ashtu ai na njofton edhe me përkthime në gjuhë të tjera, si në spanjisht nga Dr. Erisa Ajazi, që në  titullin “El kanun de Lekë Dukagjini” u botua në vitin 2016 nga Botime EDEA, Tiranë.

Po ashtu autori në fjalë tregon për botimin anglisht në Nju Jork në vitin 1989 nga Gjonleka Pulishing dhe në përkthim të Leonard Fox. Minguli flet edhe për botime të tjera të Kanunit,e veçanërishtr për botimin e Botimeve Françaskene të variantit të përgatitur që nga viti 1944 nga At Bedekt Dema dhe Dr. Edmid Tedskini, që u realizua në vitin 2018.

Prend Buzhala në kumtesën e tij flet për antropologjinë dhe etosin nacional të Kuvendit dhe Pleqnisë në vëprën, por edhe në konceptin e Gjeçovit. Ndërkaq, Besim Muhadri, shpërfaq kontributin e studiuesit italian Xhuzepe Kastaleti në lidhje me studimet për Kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur e të kodifikuar nga Gjeçovi.

Xhemal Meçi kumtesën e tij e ka titulluar  “Atë Shtjefën Gjeçovi Kryeziu për “Kanu vigajsh” në të drejtën kanunore popullore shqiptare”,  kurse studiuesi Mark Palnikaj në kumtesën e tij i bën një vështrim kritike veprës së Gjeçovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”; Zog Çoçaj elaboron veprimtarinë kombëtare, fetare dhe arsimore të Gjeçovit në Zym të Hasit, ku edhe u vra.

Studiuesi Isuf B. Bajrami në kumtesën e tij përqëndrohet te kontributi i Gjeçovit në fushën e ilumizmit dhe atdhetarizmit, të cilat sipas tij ishin dhe mbeten tipare qenësore të jetës por edhe veprës dhe veprimtarisë së Gjeçovit, ndërtkaq, Rezehana Hysa, te shumëdimensionaliteti i figurës së Gjeçovit.

Nikollë Loka, fokusohet te raportet dhe bashkëpunimi i Gjeçovit, me krerët e lëvizjeve kombëtare dhe politike të kohës, në këtë rast në Mirditë me, princin mirditor, Preng Bibë Dodën. Autori, në kumtesën e tij, përveç të tjerash, flet edhe për respektin e ndërsjellë që kishin Gjeçovi dhe Prengë Bibdoda, me të cilin, përveç respektit, Gjeçovi kishte kundërshtime dhe mospajtime. Autori në punimin e tij na sjell edhe letërkëmbimin e Gjeçovit me princin e Mirditës Preng Bibë Dodën, që është mjaft me rëndësi për të njohur edhe këtë dimension të Gjeçovit.

Pal Canaj flet për Besën si vlerë autentike të etnopsikologjisë shqiptare: Si normë e hershme etike, si normë e kodifikuar në Kanun, si refleksion i bashkëkohësisë etj.

Mikel Gojani shpërfaq kontributin arsimor të Gjeçovit, në veçanti si themelues i shkollës shqipe në Zllakuqan, që nga viti i largët 1897, ku ai si 23 vjeçar kishte ardhur për të shërbyer si famullitar. Gojani flet për kontributin e Gjeçovit në ngritjen e vetëdijës kombëtare tek popullata e atëhershme, edhe pse shumë i ri, por tepër i formuar si në aspektin kombëtar, ashtu edhe human e intelektual.

Kristinë Oroshi në kumtesën e saj prezanton disa refleksione në lidhje me librin e Don Viktor Sopit “Gjeçovi-tradita dhe qyterërimi shqiptar”, ndërsa Rovena Vata për librin e Nexhat Çoçajt, “Të pathënat për Gjeçovin”, i promovuar në ditën e mbajtjes së sesionit shkencor në 90-vjetorin e vdekjes së Gjeçovit. Sipas studiueses Vata, Nexhat sjell të dhëna interesante për jetën dhe veprimtarinë e Gjeçovit, duke e ilustruar dhe ofruar shumë fakte shkencore, po edhe nga arkiva e kujtesës popullore, që e bëjnë këtë libër më interesant dhe tepër të veçantë.

Në kumtesën “At Shtjefën Gjeçovi famullitar dhe mësues i gjuhës shqipe”, Zeqir Kadriu flet për veprimtarinë kulturore dhe edukative të Shtjefën Gjeçovit në kolegjet françeskane. Kurse kumtesa e Murat Ajvazit, është një kontribut i autorit në ndriçimin e rolit dhe kontributit të Gjeçovit në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi si dhe të bashkëpunimit të Gjeçovit me shqiptarët e besimit islam në lidhje me këtë shqetësim kombëtar të kohës.

Ndue Dedaj, sjell një analizë të monografisë së Tonin Alisë  në lidhje me ndriçimin e rrënjëve historike të të parëve të tij, rrugëtimi nëpër gjenealogjinë e të parëve të vet, i cili do ta shpie natyrshëm te Gjeçovi, si njëri ndër bijtë e devotshëm të kësaj dere në zë në Pukë dhe në mbarë Shqipërinë e Veriut.

Tonin Alia në këtë libër na prezantohet edhe me vështrimin rreth librit të Gjeçovit “Agimi i Gjytenisë”, kurse Lekë Mrijaj në kumtesën e tij flet për kontributin e lugdrinasve për ndriçimin e  veprës së At Shtjefën Gjeçovit.

Libri “At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”, i përgatitur nga Nue Oroshi përmbyllet me shkrimin e Namik Selmanit “Mesha e pambaruar për Shtjefën Gjeçovin”, që është një ese për figurën madhore të Shtjefnit por edhe të Luigj Palajt, ku ai shpërfaq disa ekspresione në lidhje me këto dy figura markante të atdhetarisë e të meshëtarisë shqipe në Kosovë, të cilët u martirizuan për “Atme e fe”.

Padyshim se libri At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar është një kontribut i rëndësishëm i studiuesve të shumë, të cilët me kumtesat e tyre mëtojnë të shpalosindisa nga kontributet e pamohueshme të këtij kolosi të dijes, kulturës e të atdhetarisë. Me këtë libër, puna dhe kontributi i Gjeçovit sa vjen e bëhet më i ndritur dhe më e rrëfyeshme, por që mbetet për të bërë ende në ndriçimin e gjithë punës dhe veprimtarsië së tij të gjithanshme,derisa vepra të shumta të tij ende presin të shohin dritën e botimit.

Filed Under: Histori Tagged With: at Shtjefen Gjecovi, atdhetar, BEsim Muhadri, Nue Oroshi

KOSOVA NDERON ME NJË PLLAKË DHE STATUJË SENATORIN AMERIKAN ROBERT DOLE

August 29, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli-

Të djelën me 30 gusht, 2020, Republika e Kosovës do të zbulojë një pllakë dhe do të vendosë një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë.  Ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën– i pari,pasi u këthye nga ajo vizitë në Kosovë, për fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ.

Pas “shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin por edhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Kjo ishte, pikërisht, edhe periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i  cili megjithëse i vogël në numër, arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë — në qarqet e politikës amerikane – në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi.

Vendimi për ngritjen e statujës dhe të pllakës përkujtimore, për të shënuar këtë ngjarje tepër të rëndësishme, jo vetëm në historinë e Kosovës modern si shtet i pavarur, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, ishte marrë në fillim të këtij viti, siç mund të lexoni kronikën (historikun) e botuar me atë rast, me 28 shkurt, 2020:

KOSOVA NDERON SË SHPEJTI ME STATUJË ISH-SENATORIN AMERIKAN ROBERT DOLE –Nga Frank Shkreli

Disa ditë më parë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z. Filip Kosnett vizitoi ish-Senatorin amerikan, Z. Robert Dole në zyrën e tij në Washington.  Kryediplomati amerikan në Prishtinë njoftoi, në portalin e tij të internetit, qëllimin e takimit të tij me Z. Dole.  Ai ka shkruar se “Ishte kënaqësi për mua që t’i dorëzoja personalisht Senatorit Dole, fotografinë e statujës së tij që do të zbulohet së shpejti në Prishtinë, (punuar nga skulptori Luan Mulliqi) – për një burrë të shquar e plot merita”, është shprehur ambasadori Kosnett.  Senatori Dole, nga ana e tij, shfaqi kënaqësinë për vendosjen dhe zbulimin e shpejt të statujës së tij në Prishtinë ndërsa falënderoi përfaqsuesin e lartë diplomatik amerikan në Kosovë për vizitën, duke shënuar gjithashtu në portalin e tij se Ambasadori Kosnett, “Po bën një punë të mrekullueshme, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.”  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett duke i dorëzuar ish-Senatorit Robert Dole fotografinë e statujës së tij që, sipas ambasadorit amerikan, së shpejti do të zbulohet në Prishtinë.

Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri –protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedhja e rëndë serbe –njëri përcaktoi “vijën e kuqe”për Serbinë, tjetri mobilzoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana.  Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Dole, si njëri prej mbrojtëve më të shquar të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. 

Autoritetet e Republikës së Kosovës kishin marrë vendimin për të vendosur statujën e ish-Senatorit republikan Bob Dole në Prishtinë, në vitin 2018, me rastin e 95-vjetorit të lindjes të ligjvënsit amerikan, i njohur si njëri ndër politikanët më të dalluar amerikanë të fund shekullit të kaluar, për përpjekjet e tija në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës.

Statuja e Senatorit Dole do të vendoset në një kënd të Rrugës Bob Dole dhe Bulevardit Bill Clinton, që siç tha edhe ambasadori amerikan Kosnett, në inagurimin e vendit ku do vendoset statuja e Dolit, rrugë këto që janë emëruar pas dy kundërshtarëve politikë amerikanë nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat.  Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin.  Ata ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit ndaj të tjerëve, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin kurdoherë që ishte e mundur.  Ambasadori Kosnett është shprehur   duke shtuar se “Do bënim mirë të gjithë, nëqoftse do të përqafonim filozofinë e Senatorit Bob Dole — se në politikë kemi kundërshtarë, por jo armiqë”.

Senatori Robert Dole, një ish-veteran i Luftës së Dytë Botërore, Kongresmen dhe Senator nga shteti Kansas, udhëheqës i republikanëve në Senat dhe kandidat i Partisë Republikane për President, e kishte bërë çështjen e Kosovës kauzë të tijën, që në fillim të 90-atave të shekullit të kaluar.  Në një letër dërguar Dr. Ibrahim Rugovës, Senatori Dole, udhëheqës në atë kohë i republikanëve në Senat dhe kryetari i Komisionit të Senatit për punë të Jashtme, Senatorit demokrat, Claiborne Pell – dy ligjëvensit e lartë amerikanë — i shkruajnë presidentit të ardhshëm historik të Kosovës se, “Siç e dini ne jemi shumë të shqetësuar rreth gjendjes në Kosovë.  Për vite tani, popullësia shqiptare në Kosovë është subjekt shtypjesh dhe mohimesh të të drejtave të njeriut nga një regjim i egër komunist i Republikës së Serbisë…”  Senatorët amerikanë shprehen se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe e pa parashikueshme.  Ata ftojnë Dr. Ibrahim Rugovën që të vizitonte Washingtonin, sa më parë që të jetë e mundur, që sipas tyre, “Për t’u takuar me ta dhe me senatorë të tjerë të interesuar për gjëndjen në Kosovë, për tu këshilluar me ju, për hapat më të mirë që duhet të merren, individualisht dhe në bashkpunim me njëri tjetrin”, shkruanin ish-senatorët Claiborne Pell dhe Bob Dole, në letrën e tyre drejtuar Dr. Ibrahim Rugovës të dates 19 Shtator, 1991. Kështu filloi edhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës.

Fillimisht me sensibilizimin e popullit amerikan dhe të përfaqësuesve të tij në Kongres, siç ishte ish-Senatori Bob Dole, i cili me letrat e tija të shumta dërguar udhëheqësve të botës për t’i njoftuar për gjëndjen në Kosovë, sensibilizoi edhe opinionin ndërkombëtar në favor të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe të aspiratave të tyre demokratike për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Angazhimi dhe roli i tij, mbrenda dhe jashtë vendit në atë kohë, ishte kritik për zhvillimin e punëve në favor të Kosovës, sidomos gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, përpjekje këto që më në fund çuan në çlirimin dhe më vonë në pavarësinë e Kosovës.  Statuja e ish-Senatorit republikan Robert Dole në Prishtinë i bashkohet statujës së ish-presidentit amerikan demokrat Bill Klinton dhe bashkpuntores së tij, ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, në frymën e bashkpunimit të dy partive kryesore amerikane në mbështetje të aspiratave të Kosovës për liri e pavarësi.  Kjo frymë bashkpunimi midis dy partive amerikane republikane dhe demokrate – përsa i përket Kosovës, vazhdon edhe sot.

Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të poullit të Kosovës gjatë inagurimit, vitin që kaloi, të vendit ku do të zbulohet shpejt  statuja e Senatorit Dole, Ambasadori Kosnett e cilësoi, Z. Bob Dole si, “Një udhëheqës në promovimin e kauzës së lirisë anë e mbanë botës.  Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë.  Duhet thënë se në këtë frymë bashkpunimi është njohur dhe vlerësuar shumë prej popullit të Kosovës, ndihma e këtyre burrave dhe grave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave.

Siç është shprehur edhe Ibrahim Rugova, shpresojmë që më në fund, kjo frymë bashkpunimi, të sigurojë një miqësi të përhershme, jo vetëm, midis Shteteve të Bashkuara e Kosovës por edhe midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në përgjithësi.  Megjithë grindjet dhe mosmarrveshjet midis partive të ndryshme politike në Kosovë dhe në Shqipëri, duket se të pakën deri tani, kjo miqësi është e paprekshme dhe gjesti për vendosjen e statujës së ish-Senatorit Republikan Robert Dole në Prishtinë pasqyron një qëndrim të përbashkët mirënjohjeje të klasës politike shqiptare dhe popullit të Kosovës, karshi burrave të shtetit amerikan që kontribuan në themelimin e shtetit të pavarur e të lirë të Kosovës, që është sot.

Duke aluduar se edhe midis miqësh mund të ketë mosmarrveshje, ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett, me rastin e inaugurimit të vendit ku do të vendoset statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, është shprehur se,“Qeveritë tona nuk do të pajtohen gjithmonë për politikat e ndryshme dhe do të nevojitet punë serioze për të mbajtur qëndrimet tona në përputhje me njëra tjetrën, ndërsa rritet partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara.  Por, një gjë është e qartë: se miqësia e qendrueshme midis popullit të Kosovës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, nuk varet nga ndonjë parti politike ose nga ndonjë individ, në veçanti”, është shprehur me atë rast, ambasadori amerikan në Prishtinë, por janë lidhje ndërmjet dy popujve tanë.

Po e përfundoj këtë shkrim me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Z. Kosnett që shqiptoi në inaugurimin e vendit ku do të zbulohet së shpejti statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, duke shpresuar se rasti i zbulimit të statujës së Senatorit Amerikan Robert Dole në Prishtinë, të jetë një moment që të fokusohemi në historinë dhe në vlerat tona të përbashkta që kanë bashkuar popullin e Shteteve të Bashkuara dhe popullin e Kosovës.

“Le të frymëzojë ky monument i Bob Dolit, përpjekje të reja për të ndërtuar — për fëmijt e Kosovës një atdhe që ata e meritojnë — për një Kosovë në paqe me fqinjtë e saj, me drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim”, është shprehur ambasadori amerikanë në Kosovë, Filip Kosnett.  Shpresojmë që ashtu të jetë!

Me Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Shtator, 2005 –kur autori drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane.

*Shkrimi është botuar me 28 shkurt, 2020

Filed Under: Histori Tagged With: Bobe Dole, Frank shkreli

NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI” MITROVICË

August 28, 2020 by dgreca

GJIMNAZISTET E “ISMAIL QEMALIT” NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI”  MITROVICË –

C:\Users\HP\Downloads\79363630_2465566443755225_3110323175829798912_n.jpg

Maturante të gjimnazit “Frang Bardhi & maturante të gjimnazit “Ismail Qemali “

Ishte planifikuar  binjakzimi  i gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë me gjimnazin shqiptar “Frang Bardhi” në Mitrovicë.  Një grup maturantësh e mësuesish të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë në ditët e bukura  të  muajit Maj 2005 u nisën drejt Mitrovicës për të marrë pjesë në 50-vjetorin e  maturës së parë të gimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë..Autobuzi me maturantë e  mësues ecte me shpejtësi dhe kënga shqiptare nuk pushoi  gjatë gjithë rrugës. Në atë kohë nuk ishte ndërtuar Rruga e Kombit  dhe kalohej nga Mali Zi.  Nëpër luginën e ashpër të Alpeve të Malit të Zi, me kanionet e thella e tepër të thepisura, përshkruar nga tunele të shumta jehonin zërat e maturantve Ismailas, të shoqëruara nga emocione gëzimi që për herë të parë do të preknin tokën e dashur  shqiptare të Kosovës,të Dardanisë së lashtë Ilire..

     Në Mitrovicë mbërritëm me shumë vonesë pas mesnate duke u gdhirë dita e 10 e majit 2005, sepse shoferi nuk kaloi nga rruga e Pejës, por u orientua gabim nga tabela Mitrovicë me shigjetë drejt Serbisë dhe dogana serbe nuk na lejoji se duheshin viza. U kthyem përsëri duke kaluar nga qyteti Pejës.Atë natë Mitrovica nuk bëri gjumë.Ne mbritëm   rreth orës 6 duke u gdhirë  Mësues dhe maturantë  të gjimnazit “Frang Bardhi” kishin dalë duke pritur gjithë natën  jashtë   për të na uruar mirëserardhjen dhe strehuar në shtëpitë e tyre.  Na pritën me ngrohtësinë  e vëllzërve të përmalluar. Megjithëse ishte errësirë  e plotë dhe nuk dalloheshin fytyrat tona, dielli i zemrave shqiptare e ndriçojë gjithë mjedisin e Mitrovicës.

      Në orën 9.oo fillonte aktiviteti artistiko- sportiv në pallatin e sportit. 

 -“Do të bëni mirë të qetësoheni e të shplodheni pak”- na thotë profesori fizikës  Aziz Hasani  që së bashku me drejtorin e shkollës Fazlli Harizi ishin të prekupuar për lodhjen që na kishte sjellë udhëtimi i gjatë.  Por ne  nuk kishim lodhje dhe as gjumë.  Të gjithë shkuam në pallatin e sportit. Mijëra spektatorë të të gjitha moshave brohorisnin. Filluan ndeshjet sportive, këngët dhe recitimet. Në çdo cep të stadiumit na shoqëronin me dashuri vëllazrore, kush e kush më parë të përshëndetej e të bënim fotografi së bashku. 

   Në podium u ngjita  unë, për të përshendetur dhe mes brohoritjeve entuziaste thashë : 

“Gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë ju përshëndet !  

Brohoritjet gjithë gëzim të të pranishmve vazhduan gjatë. Dhe kur unë iu thashë – Jam mësues historie nga Vlora, ata  kur dëgjuan fjalën VLORA nuk pushuan nga ovacionet.,  më  dukej sikur duarttrokitjet e tyre sikur  nxirrnin flakë.  

      I emocionuar recitova :

     “ – Ah ! Kosovë, e kaluara nuk të la këngët e tua t’i këndoje.! T’i Kosovë, me fushat pa mbarim e me grurë e kalli plot , me livadhet drufrutore, me minierat e hapura qiellore e margaritare , u bëre objekt i botës ziliqare.. 

Por e tashmja më thotë: – Ti Kosovë sot po i këndon shumë mirë këngët e tua , sepse  ju nxënës e qytetarë të Mitrovicës, dhe  gjithë nxënësit  e shqiptarët e  Kosovës  keni fituar Lirinë dhe   jeni të gjithë në zemrën e atdheut mëmë!.

Në orën 12-oo bëhej takimi i brezit të parë të maturantëve në   Komunën e Mitrovicës. Në zyrën e kryetarit të komunës, brezi i parë i maturantëve ishin ulur në pritje për takimin e 50- të . Kryetari i komunës, me shumë respekt e thjeshtësi  tha : 

“ – E kam për nder dhe jam shumë i emocionuar që jam para jush, mësuesit e mi të nderuar, që jeni brezi i parë i maturës 1954-1955″. 

       Biseda u zhvillua me shumë humor, një komunikim tepër i mrekullueshëm. Bëhet apeli i ish-maturantëve të parë. Mungon Ajet Morina ! Nderohet kujtimi i maturantit të parë që ishte pushkatuar në 1999 nga forcat serbe. Të pranishmit dëgjuan me interes fjalën e ish-maturantit të parë Murat Bejta, profesor i gjuhes frënge në universitetin e Sorbonës Francë. 

Moment emocionues  ishte  kur përshendeti drejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali”  :

 – Ju përshendes si vëllezër , si motra , e  si nënë, jam shumë e gëzuar që ndodhem mes popullit shqiptar të Mitrovicës. Jemi gjithmonë me zemër pranë jush. Kemi besim në rrugën e konsolidimit të institucioneve në Kosovë. Ju jeni të mençur, të zgjuar, zgjidhjet e kujdesshme tuajat do ta integrojnë në mënyrë të sigurt Kosovën në rrugën e integrimit Europian “.. 

D:\Foto Kujtime me zile\10649688_348899385278751_3890155228185097180_n.jpg

                Me intektualët  e gjimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë

     Prej këtij takimi të paharruar, u larguam për të marrë pjesë në koncertin që do të bëhej në pallatin e kulturës “Rexhep Mitrovica” buzë lumit Ibro. Kur u afruam afër urës,  forcat ushtarake franceze  nuk na lejonin  të  shkonim tek pallati “Rexhep Mitrovica”, sepse ato ditë kishte pasur acarime konfliktesh etnike me Mitrovicën Veriore.  Në këto çaste  ne u indinjuam dhe të revoltuar mërmëritëm zemërimin tonë nëpër dhëmbë, por situatën e zgjidhi Prof. i Universitetit të Sorbonës, i cili  sapo iu drejtua në gjuhën e tyre, ata na lejuan.Salla ishte mbushur me breza maturantësh në vite. Koncerti u hap me himnin Kombëtar të Shqipërisë. 

Gjithë salla  pothuaj  pushoi frymëmarrjen duke respektuar zërin e fuqishëm të Atdheut.

       Nxënësit e shkollave Mitrovicë dhe gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë dhanë numura të zgjedhur artistik.Por ajo që la më shumë mbresa ishte poezia e maturantes mitrovicare që drithëroi sallën. Për 10 minuta ajo recitoi vargje që s’do t’i harrojmë kurrë. 

Emocioni ishte në ajër. Era e LIRISË  mbulonte Mitrovicën 

“  – Duam sa më shpejt të përfundoj rruga Durrës- Kukës-Morinë, që ne shqiptarët e Kosovës të vijmë për cdo të shtunë në tokën mëmë, më tha tërë mall Aziz Hasani, dhe si me shaka vazhdon, ne po plakemi, duhet t’i njohim fëmijët tanë me Shqiperinë mëmë, t’i miqësojmë ,  pse jo, edhe të martohen që lidhjet tona të forcohen më shumë.Natën e 11 majit e kaluam nëpër shtëpitë e Mitrovicës.   Bisedat nuk mbaronin.  

     Dëshira ishte e madhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Në mëngjesi i datës 12 maj hymë me emocione në  oborrin e gjimnazit  “Frang Bardhi”  që nuk do të harrohet kurrë., sepse  qindar   nxënës na rrethonin tërë dashuri e respekt. Kur u futën në mjediset e brendshm të gjimnazit , mësuam disa informacione e shënime karakteristike për gjimnazin e Motrovicës. Emri i shkollës  fillimisht ishte “progjimnazi shtetëror shqiptar 1946-1951, më vonë gjimnazi shtetëror 1951-1955 , dhe  gjimnazi i përzier 1955-1959.  Në vitin 1981 gjimnazi ishte vendosur në shënjestër nga regjimi serb. Dhuna dhe terrori shtetëror serb kulmoi në mars 1999,  ku u vranë profesorët Murat e Enver Halili, Latif Berisha, Rifat Mziu,  dhe nxënësit   Naim Tahiri e Bajram Musa.  U plagosën dhjetra nxënës, u burgosën qindra të tjerë.

    Një takim me shumë ngohtësi u bë në sallën e mësuesve, ku dejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”  i dhuron diçka simbolike drejtorit të gjimnazit “F.Bardhi.” .

Ishin çaste gëzimi që nuk përshkruhen me saktësi. Pas fotografive të çastit na u bë përcjellja për t’u larguar. Rreth autobusit tonë u grumbulluan qindra- nxënës , që me buzëqeshjet e tyre na thoshnin : 

 “- Ejani përësëri ! 

Dhe ne, me urimin më të mirë, duke i përshendetur me dashuri ju thoshnim  : 

– Mirë se të vini në Tiranë.! 

Dhe sapo mbritëm në Tiranë, një telefonatë më ndërpreu mendimet..

 “- Alo … jam Aziz Hasani nga Mitrovica, si mbritët në Tiranë ?.

Të gjithë shprehëm falnderimin që nuk harrohet kurrë , duke i ftuar dhe ata të vijnë sa më shpejt në Tiranë.

     Dhe nuk vonoi ardhja  në Tiranë e maturantëve e mësuesve të gjimnazit “Frang Bardhi”. Në oborrin e gjimnazit “Ismail Qemali “  u pritën me shumë dashuri atdhetare vëllezërit  shqiptar të Mitrovicës.Në sytë e të gjithë të pranishme rrezatohej dashuri dhe lotë gëzimi. Në mjediset e brendshme të gjimnazit “Ismail Qemali”  kishte shumë gjallëri.Edhe muret na dukeshin sikur buzëqeshnin për takimet që po bënin maturantët  e gjimnazit “Frang Bardhi”  me maturantët ismailas.Pas veprimtarive emocionuese në gjimnazin”Ismail Qemali” ,vizituam së bashku Muzeun Kombëtar dhe Pallatin e Kongreseve. Midis maturantve u fiksuan shumë foto me buzëqeshjet e tyre të bukura. Maturantët e gjimnazit “Frang Bardhi” në këto takime shumëfishuan lidhjet shpirtërore të gjakut të përbashkët Arbënor.

Qatip Mara

Nju Jork 19.08.2020

Filed Under: Histori Tagged With: Gjimnazi-Frang Bardhi, Ismail Qemali, Qatip Mara

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 272
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës
  • SKËNDERBEU DHE ALFONSI I ARAGONËS: KËNDVËSHRIME TË TJERA
  • Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë të parë letra e panjohur e vitit 1902
  • 8 nëntor 1462 – Dita e shkrimit të “Formulës së Pagëzimit” nga imzot Pal Engjëlli
  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT