• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin dhe robëronin Arbërinë

September 20, 2017 by dgreca

*Gjergj Kastrioti- Skënderbeu do t’i luftonte pushtuesit turq edhe po të ishin ortodoksë a Katolikë /

1-Skenderbeu-300x269

*Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë./

Nga Petro Dangëllia/

I ngacmuar nga biseda e zhvilluar nga moderatori  Ylli Rakipi   “Skënderbeu dhe Islami” them të shpreh nja dy mendime. Në këtë bisedë, ku shqiptarët tërë sy e veshë, po dëgjonin dhe mësonin nga të “Pa Ekspozuarit” që kishte thërritur në tavolinën e rrumbullakët Ylli, që me thënë të drejtën, duke përjashtuar Virgjil Kulen, të tjerët janë kaq të ekspozuar, saqë shqiptarët i njohin, po aq sa edhe sherxhinjtë e mëhallës. Po hajt mo, t’i lëmë hallexhinjtë në zanatin e tyre. Po të shikosh vetë koka e  tematikës së zgjedhur: Skënderbeu  në njërën  anë  dhe  Islami nga ana tjetër, ishte e gabuar. Është njësoj sikur të bëhej paraqitja me temën e bisedës, Skënderbeu dhe Krishtërimi, e cila po ashtu do të ishte shumë e gabuar. E vërteta, si gjithmonë, është shumë e thjeshtë, pa ndërlikime dhe stërhollime. E vërteta është si drita e diellit e qartë. Sofistët që përpiqen ta fshehin dhe maskojnë të vërtetën, i paraqitin faktet dhe ngjarjet të ndërlikuara dhe të modifikuara duke përhapur mjegull, pasi në mjegull gënjeshtrat e tyre bëhen më të pranueshme dhe më të besueshme.Kush është e vërteta do të pyesni ju? E vërteta është kjo: Skënderbeu nuk mbrojti krishtërimin dhe as nuk luftoi islamin. Por ҫfarë bëri do të thoni Ju? Përgjigja është e thjeshtë. Atë që mund të bëjë sot ҫdo shqiptar për atdheun e vet, ta mbrojë nga armiqtë, pavarësisht nga feja që ata kanë; ortodoks, musliman, budist, protestant  apo katolik.

Fenë e pushtuesit nuk e zgjodhi Skënderbeu. Por as fenë e atyre që e mbështetën nuk e zgjodhi Skënderbeu. Fenë e aleatëve dhe të kundërshtarëve, nuk e zgjodhi Skënderbeu. Atë e zgjodhi HISTORIA. Këto ja prunë në pjatë Skënderbeut ngjarjet historike. Nëqoftëse turqit, ose osmanët, do të ishin ortodoksë, apo katolikë, Skënderbeu do ti kishte luftuar njësoj dhe me të njëjtën forcë që luftoi osmanët muslimanë. Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin dhe robëronin Arbërinë, pavarësisht faktit që këta pushtues ishin të veshur me shallvare, apo me poture. Skënderbeu pa tek ata vetëm – armiqtë e Arbërisë.Vepra e Skënderbeut duhet ndarë një herë e mirë nga  feja. Ajo nuk ishte një vepër fetare, por një vepër  patriotike dhe atdhetare. Nëqoftëse veprën e tij, të dy palët, Perëndimi dhe Lindja, e shohin me syze fetare, kjo vjen thjesht nga obskurantizmi dhe fanatizmi i të dy palëve. Skënderbeu asnjëherë nuk ka qënë një “kryqtar”. Skënderbeu është thjeshtë, hero i popullit të vet; ashtu siҫ ishte Herakliu në lashtësi, një hero i grekërve.Pra Skënderbeu nuk zhvilloi një luftë fetare; ashtu si shqiptarët, që asnjëherë në histori nuk kanë zhvilluar ndonjë luftë fetare, ose me simbole fetare.

Popuj të tjerë kanë zhvilluar dhe duan të zhvillojnë luftëra fetare, me simbole fetare dhe nën nxitjen dhe drejtimin e klerikëve të tyre. Madje i kanë sulmuar shqiptarët dhe i sulmojnë sot e kësaj dite nëpërmjet falangave me “uniforma” dhe ngjyrime fetare.

Shqiptarët në historinë e tyre dallohen për një gjë dhe vetëm për një gjë, që ata asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë zhvilluar luftëra pushtuese dhe sidomos ndaj fqinjëve të tyre. Përkundrazi këta gjitonë të liq që na kanë rënë për pjesë, vazhdimisht na kanë sulmuar. Në kohët më të reja këto sulme kanë filluar me mbretërit bullgarë, kanë vazhduar me Stefan Nemanjen dhe pas tij me Stefan Dushanin. Sa i hoqëm qafe këta sllavë të hazdisur na u poftisën selxhukët dhe osmanët. Por nuk mjaftuan këto, këta fqinjë harbutë dhe të pacipë, kanë 150 vjet që me ndihmën e Fuqive të Mëdha, përfshirë edhe Rusinë Cariste, na kanë zaptuar territore të tëra nga Nishi, Shkupi deri në Prevezë. Por kjo është historia jonë fatkeqe. Mirë historia që na ka dhënë dhurata të tilla të këqia, por nuk na lënë rehat edhe mizat e kalit këtu brenda që zukatin plot menҫuri.

Sipas këtyre mizave mëndjeholla; shqiptarët nuk duhet të mbroheshin nga pushtuesit dhe nuk duhet të luftonin ndaj tyre, pasi kështu ata kishin ushtruar dhunë ndaj tyre dhe këtë nuk e lejon Këshilli i Europës!!! Ata i kishin vrarë ata që donin t’u pushtonin tokat, t’u vrisnin fëmijët dhe pleqtë, t’u dhunonin gratë.

Po ku qëndron gabimi i shqiptarëve sipas analistit mëndjendritur Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu)? Gabimi qëndron, se shqiptarët nuk i pyetën osmanët se ҫfarë feje kishin dhe me ta marrë vesh që ata ishin muslimanë, menjëherë duhej ta kishin ndërprerë luftën dhe tua jepnin të gjitha ato që kërkonin këta pushtues të ardhur nga humbëtirat e Azisë dhe të mos ushtronin dhunë ndaj tyre.

Por këtu gabimi më i madh është i vetë Gjergj Kastrotit. Ai duhej të kishte pritur sa të shikonte dritën e diellit sadrazemi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) dhe t’i merrte dorën këtij turkoshaku, pastaj të luftonte turqit. Shyqyr që arkadashi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) nuk lindi në kohën e Skënderbeut, pasi ai me një të rënë të shpatës, do ta kishte ndarë kokën e ndritur ( të mënҫuruar në Firence) nga qafa e trashë, këtij pashai turk të kohëve moderne.

Por avazit të Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu)  i mbajnë ison edhe dy analistë të tjerë mëndjendritur dhe të gjithëditur, Andi(viq) Bushat(ogllu) dhe Fatos(eviҫ) Lubonj(opullos) dhe ata kanë një kërkesë shumë të menҫur, meqënëse edhe zogu këndon me pare, këta i kërkojnë pare Skënderbeut që të flasin mirë për të, pasi këta janë nga ata zogj që nuk cicërijnë pa pare.

Kështu, o I madhi Skënderbe, ti ke bërë edhe një gabim tjetër të madh nuk u ke dhënë pare këtyre delenxhinjve, prandaj këta flasin keq për ty sot dhe të quajnë hajdut, vrasës dhe një njeri të dhunshëm. Dhe që të shpëtosh nga këta duaxhinj, merri leje Hadit dhe kthehu në botën tonë e jepu ca pare këtyre, që nuk lënë sahan palëpirë, vetëm që të marrin ndonjë lek.

Ndonjëri edhe mund të pyesë i ҫuditur: Po mirë ore, ҫ’punë u prish Skënderbeu këtyre zogjve cicëritës ortodokso-muslimanë? Skënderbeu ka 500 vjet që ka shkuar në atë botë. E po këtu fle lepuri. Shqiptarët nuk duhet të kenë heronj, se heronjtë e shqiptarëve duhet të jenë këta delenxhinj që na mbajnë me llogje televizor më televizor dhe gazetë më gazetë.

Ata që u japin ndonjë pare dhe u hedhin  nga pak ҫorbë në sahan që të hanë këta të babëzitur, kanë si qëllim që shqiptarët të mos kenë figura kombëtare, udhërëfyese; e për rrjedhojë shqiptarët të mos kenë as identitet kombëtar.

Corbëdhënësit dhe ҫorbëngrënësit e dinë shumë mirë që Gjergj  Kastrioti Skënderbeu është simbol i unitetit të shqiptarëve dhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Prandaj, shajeni, përbuzeni, bërtisni duke u jargavitur kundër tij, rrëzojeni, përmbyseni kokëposhtë dhe në vend të tij ngrini Haxhi Qamilin kokëtrashë, i cili  u puth me sërbët dhe andartët grekë, vrau patriotët shqiptarë dhe donte ta kthente Shqipërinë përsëri tek Turqia. Haxhi Qamili thoshte Dum Babën që të përdhunojë Nënën Shqipëri; ashtu siҫ thotë edhe dumbabisti i sotshëm Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu);  Ngrini Esad Pashën që e shiti Shqipërinë tek Sërbia, Greqia dhe Turqia. Pra, ngrini tradhëtarët, ata që e kanë shitur Shqipërinë për të mbushur xhepat e tyre me florinj.

Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë.

Jo, thone tri duaxhinjtë, ne jemi kundër miteve. Gjergj Kastrioti është kthyer në mit dhe ne do ta rrëzojmë mitin e tij. Por jua duaxhinj të dynjasë nuk keni kuptuar një gjë; që populli ynë i ka krijuar mitet nga njërzit e gjallë të tij, nga udhëheqësit e tij, pasi bëmat e tyre kanë qënë kaqë të mëdha, saqë ata janë kthyer në të pavdekshëm për popullin e tyre, janë kthyer në mbinjerëzorë dhe kjo jo për faj të tyre, por as për faj të popullit të tyre.

Kështu ka qënë historia e popullit tonë; Gjergj Kastrioti ktheu në mit Pirro Burrin. Në letrën që ai i shkruante princit Italian Xhovani Antonio Orsini më 31.10.1460, shkruan: “Ne jemi epirotë, të parët tanë qenë epirotë, prej tyre doli Pirroja, hovin e të cilit mezi mundën ta përballojnë romakët…”.

Përkrenarja e Skënderbeut zbukurohej nga një kokëdhie, po ashtu si përkrenarja e Pirro Burrit, që zbukurohej nga një kokëdhie. Kokëdhie ka mbajtur në helmet në mjaft raste edhe Aleksandri I Madh, por dhe i ati i tij, Filipi. Por historianët  tregojnë që Zeusi lejoi fëmijët e tij, Athinanë dhe Apollonin të mbajnë në përkrenare kokën e dhisë. Historianët tregojnë që, që të gjitha figurat historike kokëdhi kanë qënë të pavdekshëm, kanë qënë heronj, në daҫ për ju edhe MITE.

Vazhdojmë më tej. Skënderbeu kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Por edhe Pirro Burri kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Gjithashtu Aleksandri I Madh mbante për shënjë ogurmbarë shqiponjën. Por shqiponja ka qënë në rradhë të parë shënjë dhe emblemë e Zeusit pellazg të Dodonës. Kujtojmë këtu shqiponjën që i hante mëlcinë Prometheut në Kaukaz.

Tani na del një sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) që u propozon shqiptarëve që të heqin shënjën e shqiponjës nga flamuri i tyre dhe të vendosin “Gjethen e Fikut”. C’i kujton shqiptarët ti mor i paudhë, kokëtula?!!!

Vazhdojmë më tej. Dhimitër Pilika na tregon se ka zbuluar vulën sekrete të Skënderbeut, në të cilën ishtë gdhëndur bashkimi i Ledës me Zeusin, ky i fundit në formë mjellme. E dini kush doli nga ky bashkim, dolën dioskurët, Polideuku dhe Kastori. E kuptoni domethënien e këtij simboli? Pse Skënderbeu e zgjodhi atë?!! Cfarë e lidhte Skënderbeun me Zeusin, Ledën dhe dioskurët. A e dini që ne shqiptarët, në një farë mënyre, jemi edhe pasardhës të dioskurëve, djemve të Ledës dhe të Zeusit? Ashtu siҫ jemi edhe pasardhës të Herakliut,ose të illëve.

Nga a ana e tij Pirro Burri ndoqi shëmbëlltyrën e Akilit, pra ndoqi një mit. Po ashtu si edhe Aleksandri i Madh, që kur zbarkoi në Azi vajti dhe u fal tek kodërvarri, murana e Akilit. Këta janë që të gjithë mite o liliputë. I rrëzoni dot, rrëzojini!

Dëgjoni o duaxhinj; Kur Gjergj Kastrioti nuk u harrua në 500 vjet të pushtimit Osman; nuk ka për t’u haruar kurë në këtë pasnjëqindvjetësh e ca pavarësi të trungut mëmë dhe dhjetëvjetësh pavarësi të pjesës më të madhe të tij të ndarë nga trungu më 1913.

Këta duaxhinj thonë, që Skënderbeu ishte harruar nga shqiptarët, por ua kujtuan ata sojsëztë, austo-hungarezët. Po u tregoj në se shqiptarët e kishin harruar apo jo Skënderbeun në mesin e shekullit të XVIII.

Himariotët në vitin 1759, në një letër drejtuar careshës Elisabetë të Rusisë shprehen: “Jemi himariotë, flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnje (ndoshta e kanë fjalën për Novi Pazarin)…të mësuarit flasin edhe greqisht dhe familjet më të shquara flasin edhe italishten… Krahina që sot quhet Himarë, ose popuj himariotë (pasi përfshinte 50 fshatra të Labërisë) janë Epiri i Vjetër perëndimor që njihej me emrin Kaoni , e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve në luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre…Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie…”.

Pra kujtesa popullore e Labërisë dhe Himarës për Pirron dhe për Kaoninë, megjithëse kishin kaluar plot 2100 vjet, ishte e freskët o professor Olsi. Mbase atje në fshatin tënd, mbajnë mend vetëm dumbabën. Por në krahinat e tjera të Shqipërisë, kujtesa historike ishte e freskët dhe populli thjeshtë e njihte historinë më mire, se ata që janë doktoruar në Turqi dhe Firence sot.

Pra himariotët (lebërit) për Skënderbeun flisnin sikur të kishte vdekur dje, pasi shprehja “s’ka shumë kohë” përfshin plot 300 vjet nga epoka skënderbejane.  Pra shqiptarëve nuk ua kanë kujtuar austriakët Skënderbeun i dashur doctor Olsi, por ata asnjëherë nuk e kanë haruar heroin e tyre, pasi të gjitha kryengritjet e shqiptarëve gjatë gjithë 500 vjetëve, janë bërë nën emrin e Skënderbeut.

Po kush është Cerberi dhe  ҫ’punë ka ai këtu, do të pyesni Ju? Po ka dhe ka shumë, do të thosha unë. Sipas mitologjisë (të na falin ata që janë kundër miteve, por këto shejtan mite sepse na pliksen nëpër këmbë, nuk e di) Euristeu, mbreti i Mikenës, në një nga urdhërat e tij, i kishte kërkuar Herakliut, të ndeshej me Cerberin (qenin me tri koka, që ruante Hadin) dhe t’ia sillte mbretit. Herakliu shkoi tek lumi Akeront (që ndodhet ne territorin e Thesprotisë, Camërisë së sotme), pasi prej aty mund të futeshe në botën e nëndheshme tek Hadi (në xhehnem, që të jem i qartë për professor Olsin). Herakliu shkoi atje, u takua me Persefonën e bukur dhe burrin e saj , Hadin, byrazerin e Zeusit. Herakliu i kërkoi Hadit qenin e tij, Cerberin. Hadi i tha, mirë, merre, ja ku e ke. Por mos haro që ai është me tri kokë dhe do të të hajë. Po qe i zoti që të ndeshesh me të dhe ta mundësh, merre dhe ҫoja Euristeut. E që të mos e zgjasim, Herakliu e mundi Cerberin, i vuri hallkat në tri qafat e tij dhe ja ҫoi Euristeut. Por Cerberi, për t’u hakmarrë ndaj njërzve dhe Herakliut, gjatë rrugës për në Mikenë, nga të tri kokat e tij lëshontë jargë të helmatisur dhe aty ku binin jargët helmohej ҫdo gjë.

Që të kthehemi aty ku e lamë. Cerberi për ne shqiptarët janë antishqiptarët dhe tri kokat janë: Helenizimi, Sllavizimi dhe Otomanizimi. Cerberi për ne shqiptarët u shfaq pasi disa nga popujt e Ballkanit me ndihmën e Rusisë, Anglisë dhe Francës krijuan shtetet e tyre kombëtare, si Greqia, Sërbia, Mali I Zi dhe Bullgaria.

Por më fuqishëm ai u shfaq pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1874, ku kapitullimi i Turqisë pa kushte krijoi shtetet e pavarura sllave në Ballkan me Traktatin e Shën Stefanit, i cili realizoi copëtimin e trojeve shqiptare në favor të ortodoksëve të Ballkanit, përfshirë edhe Greqinë. Në këtë kohë shteti Osman nuk e njihte kombin shqiptar si etni, por të copëtuar sipas regjioneve fetare:

-Muslimanët shqiptarë i njihte si turq; as më shumë dhe as më pak, po ashtu siҫ i njeh sot sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu).

-ortodoksët i njihte si grek ose si sllav (sërbë, malazez dhe bullgarë).

Turqia, shtetet ortodokse të Ballkanit dhe fuqitë europiane këtë politikë e vazhdoi edhe pas rënies së Perandorisë Osmane. Ataturku në zbatim të marrëveshjes të Lozanës në vititn 1923, pranoi si shtetas turq; ҫamët muslimanë të Camërisë, muslimanët e Kosturit dhe muslimanët e Konicës.

Pas Luftës së dytë botërore Turqia, në vitin 1954, në marrëveshje me shtetin Jugosllav pranoi si turq me qindar mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga Kosova prej Jugosllavia Titiste.

Prova më e sigurtë që Turqia, si atëhëhere që ishtë perandori osmane dhe sot e kësaj dite që është Republikë Presidenciale, shqiptarët e turqisë i njeh si turq dhe jo si shqiptarë. Nëqoftëse Turqia do të njihte minoritetin etnik shqiptar, atëhere në Turqi do të evidentoheshin më shumë se 5 milion shqiptarë. Por  ka qënë kjo politikë antishqiptare e Turqisë për qindra vjet dhe sot e kësaj dite që cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, që nuk njeh minoritetin etnik shqiptar në Turqi,Turqia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian. Ashtu si dhe Greqia, për të njëjtën gjë, që nuk njeh shqiptarët arvanitas, shqipatrët e Konicës, Kosturit, Janinës dhe gjithë Camërisë si minoritet etnik shqiptar në Greqi, duhet të nxirret me “shqelma bythëve” nga Bashkimi Europian.

Por politikanët shqiptarë turqit i quajnë vëllezër. Vëllezër që nuk na njohin nënë dhe babën. Por shqiptarët nuk janë dobiҫa, as bira kurve.

Por ҫfarë t’i bësh që në Shqipëri që nga viti 1920 e këndej nuk ka dalë një kryeministër, mbret, sekretar i parë i K.Q, a ku di ҫfarë unë dhe presidenta që tunden pas viteve 90-të si kalandera dhe të parët e Shqipërisë; që t’i kërkojnë me forcë Greqisë, Turqisë, Sërbisë etj etj njohjen e minoriteteve etnike shqiptare përkatëse. Sot që flasim, të parët e Shqipërisë Trung dhe Kosovës nuk kanë guxim t’i kërkojnë Sërbisë njohjen e shqiptarëve të Sanxhakut,  por rinë si “pula” para Sërbisë dhe Europës, ndërsa para shqiptarëve fryhen si “gjela”.

Sepse Shqipëria nuk ka nxjerrë Burra Shteti që të mbrojnë interesat kombëtare të shqiptarëve, por deri më sot ka nxjerrë vetëm puthadorë. Se po të kishte nxjerrë të tillë, Jazexhiu, Bolonja dhe Bushati do t’i luftonin si mite.

Luftuan shumë Rilindasit kundër këtij Cerberi antishqiptar dhe fituan.

-Fituan në 1878, në Lidhjen e Prizrenit, kur u bënë bashkë muhamedanë dhe të krishterë dhe hodhën themelet e krijimit të shtetit shqiptar.

-Fituan në 1908, në Kongresin e Manastirit, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan Alfabetin e Gjuhës Shqipe, veprën gjigande të mbijetesës sonë si komb.

-Fituan edhe në 1912 në Vlorë, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe shpallën mëvetësinë e Shqipërisë në të katër vilajetet.

-Fituan edhe në 1920  në Lushnje, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan shtetin shqiptar.

Por Cerberi është shfaqur përsëri në mbyllje të shekullit të XX-të dhe fillim të XXI-it. Jargët e helmatisura të tij këtë ҫerekshekulli të mbrapshtë lëshohen si pa të keq në median e shkruar dhe televizive, në libra, në shoqata, e ku di unë ҫfarë.

Ti i dashur professor Olsi mbase e di, që shqiptarëve nën qeverisjen e ndritur të otomanëve, nuk u lejohej që të kishin shkolla në gjuhën shqipe. Shqiptarët mund t’i ndiqnin shkollat në turqisht, greqisht, bullgarisht dhe sërbisht, por jo në gjuhën e nënës, shqipen. Këtë mjaft bukur e shohim tek filmi “Mësonjëtorja”.

Nuk e dimë professor Olsi; Ju kur të krijoni partinë tuaj politike në kuadrin e islamit politik dhe, allahu na ruajt, të vini në pushtet e të bëheni sadrazem, do t’i lejoni shqiptarët të lëҫisin në gjuhën shqipe, apo jo?!!! Apo këtë do ta bëni në kuadrin e mësimit të shqiptarëve me gjuhët e huaja njëherë, që të kulturohen si puna e zotërisë suaj, se shqipen mund ta mësojnë edhe në shtëpi; ashtu siҫ thatë sindozot edhe në emission.

Mbeҫ me shëndet professor Olsi dhe të fala kumbarëve, nunëve dhe probatinëve.

Shkruar- Ditën e 20 të vjeshtës së parë të motit 2017.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Petro Dangellia, Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin. dhe robëronin Arbërinë

Kujtesë-18 vjet më parë- Fëmijët e refugjatëve shqiptarë në Fort Diks

September 18, 2017 by dgreca

NGA ALBANA M LIFSCHIN/

1 Children Of Kosova

Rrefime te femijeve refugjate te Kosoves, nga baza ushtarake e Fort Diksit , N.J. 1999 (USA)/

1 albana KlintonKoha që punova në Fort Diks, Nju Xhërsi, me refugjatët e Kosovës, për mua do të mbetet e paharruar. Jam e sigurtë se shumë prej atyre të cilëve i u dha kjo mundësi mund të thonë të njëjtën gjë. Gjithësesi, për mua ishte diçka e veçantë. Së pari, sepse mu besua që të përgatisja një program radiofonik të përnatshem për “miqtë”,(kështu ishim porositur t’i quanim refugjatët) gjë që më kujtonte profesionin tim në Shqipëri.

Së dyti, dëgjuesit e programit nuk ishin të zakonshëm. Ata ishin të etur për lajmet; ata nuk dëgjonin por përpinin çdo lajm për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, ku kishin mbetur pjestarë të familjeve të tyre, por edhe për gjithë Ballkanin. Prisnin me padurim të dëgjonin që forcat e Natos hyjnë në Kosovë. Më kujtohet një mbrëmje kur e hapa transmetimin me lajmin “ Kisha ortodokse serbe kërkon dorëheqjen e Millosheviçit, u dëgjua një thirrje gëzimi e menjëherëshme dhe e fuqishme. Zërat e tyre depërtuan përmes dritares në studion e transmetimit. U rëngjetha. E kam ndjekur reagimin e tyre në çdo transmetim që bëja. E dija kur gëzoheshin, e dija kur hidhëroheshin. Jetoja me ndjenjat e tyre. Ndonjëherë, ata nuk prisnin sa të vinte koha e transmetimit, por më pyesnin sa herë më shihnin jashtë studios: Ç’farë lajmesh kemi sot?
Për ditën e 4 korrikut, ditën e Indipendencës së Amerikës dhashë një program të veçantë në qendër të të cilit vura pjesë nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar idenë që në një shtet të vertetë demokratik , njerëzit kanë të drejtë të zevëndësojnë qeverinë që nuk i përmbush interesat e popullit…
Gjithësesi, atë ditë pjesa me interesante e programit tim ishin fëmijët. Ata e mbushën këtë program me këngë, vjersha, e biseda të sinqerta. Mjaft amerikanë që punuan në Fort Dix, kërkonin të dinin se çfarë thoshin këngët apo vjershat e kosovarëve të vegjël.
Vetë jeta e refugjatëve, e secilit prej tyre, kishte diçka tragjike. Por në këngët e vjersha të fëmijëve apo të rinjve e kuptoje që tragjikja qe trashëguar nga e kaluara. Këngët e lirisë, këngët e trimave ishin të parat këngë që mësuan fëmijët kosovarë. Ata mësuan të jetonin me dhimbjen si pjesë e pandarë e jetës. Mësuan të jetonin një jetë të jashtëzakonshme duke e marrë atë si të zakonëshme. Fëmijët nga 10- 14 vjeç, ishin fëmijë të lindur në kohën kur qeveria e Beogradit ua hoqi autonominë (1989) bashkë me të drejtën e gëzimit të jetës dhe u a zëvendësoi atë me ankthin e persekutimit. I mësoi fëmijëve eksperiencën e hidhur të luftës, kur dikush nga familja mund të mungojë në çdo kohë- mund të vritet , të persekutohet apo emigrojë. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin këngët e lojrat e fëmijërisë mësuan ato të mërgimit, lëngimit për liri e për atdhe, këngët e trimërisë.Ata kënduan për heronjtë e Kosovës, ata recituan për ata që u burgosën nga sërbi vetëm e vetëm sepse donin lirinë. Këngët e tyre ishin për emigrantët që u detyruan ta lenë vendin e tyre të bukur për shkak të pushtetit serb. Fëmijët e sollën këtë thesar në programin tim. Diçka që më beri përshtypje e që s’do ta harroj kurrë ishte fakti se askush prej tyre nuk këndoi as edhe një këngë fëmijësh, këngë lojrash të moshës së tyre, siç bëjnë fëmijët e lirë kudo në botë. Jo sepse atyre nuk u pëlqenin lojrat e moshës se tyre , por sepse ata u u lindën e u rritën gjatë persekucionit serb. Ajo qeveri u mbylli shkollat që ata të mos e mësonin kurrë historinë e tyre, kulturën e popullit të tyre. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin të emërtonin lodrat e tyre, mësuan fjalët “liri “,” burg” dhe “mërgim ». U mësuan të përballojnë diskriminin ashtu sikurse prindërit e tyre. Ata u bënë të fortë si prindërit e tyre. Per më tepër ata u bënë poetë të dhimbjes. Më kujtohet një mbrëmje dikush më solli në studio një vajzë të re me një një vështrim të menduar.
“Jam 14 vjeç,- tha, quhem Makbule Qerimi. Ajo recitoi një vjershë vargjet e të cilës po i citoj më poshtë.
Pse kështu?
Pse u larguam kështu?
Të jem në mërgim e përmalluar
Pse u largova nga foleja ime?
Të jetojë mërgim si jetime?
Mua më kishte vdekur nëna
Por prapë kisha një nënë
Kisha Kosovën me diell e me hënë
Ndodhem ne Amerikë
Në kazermat ushtarake
Për Kosoven time
Lotët më shkojnë për faqe..
Kur mbaroi, e pyeta se kush e kishte shkruar atë poezi. Mu përgjegj thjesht: Unë. Atë mbrëmje biseduam gjatë. Ishte jetime. Ishte e pjekur tej moshës së saj. E pyeta nëse dëshëronte të rrinte në Amerikë. Ajo ishte e talentuar, e zgjuar dhe Amerika do t’i jepte shumë mundësira. “Jo, më tha, Amerika ka plot njerëz të zgjuar e të talentuar. Amerika nuk ka nevojë për mua. Kosova ka nevojë”.
Nuk e di pse, por atë moment më erdhi ndër mend ai episod i bukur i përcjelle si mesazh i atdhedashurise brez pa brezi. E kam fjalen për zakonin e vjetër të arbëreshëve në brigjet e Italisë kur prindi e ngrinte lart fëmijën e porsalindur duke e kthyer atë me fytyrë nga Adriatiku për të mos harruar kurrë nga kishin ardhur.
Do të shtoja këtu disa fjalë për Alban Berishën 12 vjeçar dhe vëllain e tij Arlin. Albani ishte i pari fëmijë me të cilin u njoha në Fort Diks.
Ishte pasdite tek bisedoja me një grup fëmijësh. Doja të dija se çfarë dëshëronin te degjonin ne programin e tyre. Sigurisht isha përgatitur të dëgjoja kërkesa fëmijësh. Njeri nga fëmijët ngriti dorën duke kërkuar leje të fliste.
– Unë dua të dëgjoj që Kosova u çlirua nga serbët!.
-Si të quajnë? e pyeta
-Alban- mu përgjigj.
I thashë Albanit që edhe unë e prisja me padurim atë lajm dhe spjegoja që përveç lajmeve në programin e mbrëmjes do kishim edhe nje minutazh të caktuar vetëm për ata, fëmijët. E pyeta në se i pëlqenin vjershat.
-Po, më tha, dhe u ngrit duke marrë drejtqëndrim për të recituar. Ndër të tjera vjersha e tij thoshte: “ Më rrahën /më keqtrajtuan/ Më kërcënuan me burg e ferr. Por une s’friksohem /E çfryj zemrën e s’kam dert!
-A e di se kush shkruar këtë poezi, Alban? Djali nuk foli, por i vëllai i tij më i vogël, Arlini bëri me kokë nga ai:
-E ka shkruar vetë.
U mësova të mos habitem më kur dëgjoja që fëmijët e Kosovës i kishin shkruar vetë poezitë që recitonin apo në ndonje rast edhe këngët.
Ishte vështirë ta kërkoje fëmijërinë tek këta fëmijë. Ajo ishtë e përzierë me luftën.
Ata më treguan historitë e tyre, ashtu si e kanë përjetuar ata krimin serb të fundshekullit dhe ato une i perfshiva ne librin tim ne anglisht” Children of Kosova-stories of horror”
Albana Lifschin ,shtator 1999
—————.
Ne vazhdim,ketu po insert disa rrëfime të luftës nga fëmijët kosovarë, te cilat u perfshijne ne liber.
Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
Ushtarët serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën sërbisht:
-Dilni jashtë! Shpejt!
Ishin të gjithë të armatosur me automatikë.
-Dilni jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!
Pastaj shanin me fjalë të ndyra..
Ne dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me automatik nga të gjitha anët Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s’është e juaja, është e jona!”
Ushtarët serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara por nuk na tregonin se ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni…
Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.
Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Natoja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. “Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!” Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.
Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit (Vajza e kopertines se librit me flamurin kuq e zi ne gjoks)
Në familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim nga shtëpita jonë e nga Kosova të ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte nje kolonë e gjatë njerëzish para e pas nesh. Ne po udhëtonim me traktor. Mbi kokat tona fluturonte helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e babait tim po mbante në krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb goditi foshnjën, në kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke menduar që fëmija i vdiq në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd. Ajo quhej Nexhmije Azemi.
Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
Ishim mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim nëpër podrume. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata. E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani ndodhet në Stankovec.
Shkabjan Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
E para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdheruan të ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi reth e qark ishte kthyer në llucë.. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi pritë autobuzin që te na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S’kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte.Nuk e dinim se ku ishte. Vonë Kryqi i Kuq na njoftoi se ai kishte hyrë në Shqipëri.
( Libri “Children of Kosova-Stories of Horror” u vleresua nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut si tekst shkollor,per studimet sociale, kl.6-12.) Ky liber me dha privilegjin per t’u takuar me presidentin Bill Klinton e mora pergezimet e tij .

Filed Under: Histori Tagged With: Albana M. Lifschin, Fëmijët e refugjatëve, në Fort Diks, shqiptare

Vlora në vitet 1940-44

September 16, 2017 by dgreca

2 vlora2

 Nga Gëzim Llojdia*/

1.C’pamje kishin qytetet shqiptare  në vitet 1940-44?Afërmendsh më duhet të them se në dimensionet e kohës është një periudhë historike ,por e mbetur ende nën tisin e harresë,mbuluar mjerisht nga njëmjegullnajëe çuditshme.Në thelb, ky ishte gjëmimi i shekullit të XX,kumbimi i të cilit të copëtonte shpirtin. Kurrsesi, ky gjëmim,kjo rrapëllimë nuk mundej të kalonte pa i vrarë edhe veshin dhe syrin një krijuesi si Luan Cipi me profesion ekonomist,autor i 9 librave,”Mirënjohje e qytetit të  Vlorës”,ky autor sjell një histori të shkurtër të disa qyteteve jugore në periudhën e viteve 40-44,në një këndvështrim krejt ndryshe.Hija e qyteteve shqiptare në vitet” 40 përthyhej me tisin e errtë të kohës.

1 Vlora

2.Ndërtimet dhe arkitektura e Vlorës në vitet ’40.Luan Cipi në botimin” Rrëfenja dhe tregime” sjell nga kujtesa e një fëmije 6-7 vjecarë pasqyrën e qytetit të Flamurit në kohën e luftës së përbotshme. Nga Lagjja Karabash,thotë L.Cipi  ku banonim fillimisht me qira, në Muradie ku u mbartem me vonë, apo ne Vrenez, Varosh, Topana, kur shkonim në tëafërt e miq, apo kur shëtisnim me araba me kuaj gjate rruge se Skelës, apo kur me shëtiste babai me veturën e tij Fiat 22 me 7 vende, për deri ne Ujë te Ftohte, nga Qafa e Topit, Pusi Mezinit, ne Narte, apo Kanine. Një rrugë e shkurtër hekurudhore, me platforma tëtërhiqeshin me kuaj, ca kohe, qarkullonte nga Vlora ne Skele dhe zgjatime te tjera kalonin deri ne kripore te Nartës, ndërsa njëtjetër hekurudhe me vagonë dhe lokomotive, lidhte Vlorën me Selenicën, nga sillej bitum për deri ne Portin e Skelës…

Qyteti ipërshkruar nga L.Cipi edhe në foto historike të ruajtur  nga dëshmitarë  të kësaj periudhe tregojnë fytyrën  e qytetit, pak të njohur ,të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave( Qafës së Kociut,Msovunit,Budakut dhe Kuzumbabasë)shtiriej e banesave qytetare dhe ka njëarsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë.Deti ka qën sundimtar i mjaftë ha tokë.Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë,kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke . Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet  një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës ,me  një formë piramide .Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detitkështu konstrukti i qytetiut do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zëmërimit të detit.

Ndërkaq ata që kanë jetuar pranë detit ja njohin huqet atij.Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.

Autori tregon  urbanistikën e qytetit ,përbëhej nga banesa qytetare :”I mbaj mend shtepite 2-3 katesh,thotë autori, te qytetit te Vlorës, te vendosura si ne një grope, ne pllajënpërfund kodrave te “Qafes së Kociut”, “Mesovunit”, “Budakut” dhe “Kuzbabasë” nga njëra ane dhe detit, nga ana tjetër. Duke qene nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, qe me rënien e shirave te pare, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej ne një liqen te madh e te pafund te lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin…përmbytjet e qytetit nuk janë ndalua ndonëse një rrjet inxhinjerik kanalesh ka përshkruar qytetin.Treguesi i një urbanistike jo shumë funksionale.Të dhëna tëtilla u vijnë në ndihmë,edhe arkitektëve dhe urbanistëve të sotëm .

3.Si mund të shfaqej ndryshe një qytetet shqiptar në vitet’ 40?Po madhështia e kulteve në qytet, çfarë shprehte?Me një kthjelltësi gati të habitshme,moshë minore ai shquan nëhorizont,kambanat dhe minaret ,katër Xhami dhe dy Kisha Ortodokse e një Katolike si dhe një duzine godinash komode, të ngritura vitet e fundit kryesisht nga pasanike çifute,thotë autori.Nëse rilindasit kishin një arsye më shumë,që të kërkonin,që në ditët e Lidhjes së   Prizrenit, të luftohej ndarja fetare,ku propaganda e këtyre institucioneve,kishte krijuar një tis të hollë me kufij religjoz. Por, që në një farë mënyre u shërbenin atyre shteteve,nga ku drejtoheshin selitë e tyre. Kisha ortodokse e Greqise.Kisha katolike ,Italisë , ,xhamia ,turqëve ,xhonturqëve.Kjo në një farë mënyre kishte krijuar tek shqiptaret një dëshpërim.Përse Zoti nuk ishte me fatin e tyre? Përse i kishte dënuar? Braktisur,po përse? Prej kohësh,zemra,që tundeshin  pa  energjinë e shpirtit.Aso kohe duke mos gjetur dot,ndonjë formulë,u kërkua nga rilindësit,të kishin një besim. Ky përputhej me interesat e shqiptarëve.Të kundërmonte erë nga parfumosja hyjnore.Sidoqoftë, të posedonte frymën mistike.Por të ishte i tëri shqiptar,i prirë nga shenjtorë shqiptare.Por tharmi i tij ishte:të flisnin gjuhën e mëmësisë së tyre. Ëshët një fakt që në pavarësi klerikët kontribuuan për mëvetësin. Në ato pozicione, njëqind mote më larg në vendstrehimet e dikurshme janë sot,  ngrehinat religjioze të qytetit historik.Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës,por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetetarëve  në vitet ’40.

Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë . Autori më tej  si në një film pa zë ,shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm. Rruga Vlore – Skele ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale te hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë te tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusa…

Një album i arkitektit P.Stefa  për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe ,që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare tëkohës.Për banesat qytetare vlonjate,studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007,në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve,hapi një ekspozitë.Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture.Këto banesa ende i rezistojnë  kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë,fishkëllen era . Vargmali Shashicës  ,që përsëritet vazhdimisht çuditshëm.Qafa që çdo stinë ,ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje.Erëra jugore,që çdo stine përcjellin mërzinë.Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit ,çdo kohë varen  përmbi pikëllimin e detit.Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për  qytetin është si një dritare. Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit.Në listën  e trashëgimisë Grand hotel”Korca”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtët qytet.Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi,sa shtretër dispononte ai?Autori L.K.Cipi thotë se hoteli u ndërtua  në lagjen Muradie,afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit ,që nga lindja tëçonte drejt qafës së Kociut,hotel “Korca” u hap në vitin 1914 kishte 25shtretër,tre kate ,sallë dhe restorant,ishte pronë e I.Cipit ku emrin  e mori për shkakun  e përpjekjeje  patriotike të korçarëve në mbrojtje të republikës së Korcës,kundër aneksimit.Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë,burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotikesi:”Djalëria e Vlorës”,’Bashkimi’,”Opinga’,’Mësuesit e Labërisë’,”Labëria” etj.Luan Cipi sjell në kujtesë një histori që zgjati33 vjet por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin 47,dhe ju hoq emri i miratuar nga bashkia Vlorë në vitin 1914.

4.Zënia e luftërave të  përbotshme,lufta e parë ,lufta e dytë ,pra ishte më tepër se llaftari.Flamuj shtetesh pollën motet.Regjistrohen, malazezët, francezët, austro-hungarezi, greku, sërbi,italiani,gjermani.Pasqyra e pushtimeve:përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar,arkëmorte të rëndë.Fytyra e tyre, pasqyronte :ushtri që infektonin vdekjen.Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet do të klasifikoheshin,përveçse të egra,të përbindshme pushtime.Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues,por lihet në hije,vet tharmi i saj,vullneti i krijuesit tonë.Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë.Ndërkaq kjo nuk predispononte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë.Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia.Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë ?Ishim një popull i vuajtur në mes fqinjëve tinzar-pushtues.Nëse ky bekim nuk do të kishte ardhur asnjëherë,a do të kishte jetuar kombi ynë ?Nëse,  jetuam është edhe fryma shpirtërore dhe qëndresa e kahershme e jona.Kanë ardhur shumë kombe.Jetuan një pjesë,tek të tjerët zbriti nata. “Shumë kombe janë shuar, por shqiptarët kanë patur uratën e Zotit,që mbenë e kombi ynë,s`ka rënë poshtë.”thotë N.Frashëri. Në fytyrën e tokës shqiptare, shfaqet fryma e një bukurie ballkanase,por me fytyrë mesdhetare,brenda suazës së Europës.Ka  parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë,por si shfaqen ato në vitete trishta

Autori L.Cipi përshkruan Vlorën qytetin e pushtuar nga italianët.Qyteti imilitarizuarqendër e flotës dhe e aviacionit ushtarak italian u bë i pasigurt.Fillimi i luftës italo-greke është koha kur aviacioni anglez filloi të mitraloj qytetin.Në bregdetin e sotëm të gjiut të Vlorës ende janë gjurmët e një anije spitaliera, që gjendet e fundosur nga bombardimet e aviacionit anglez.Qyteti detar njëkohësisht historik filloi  të boshatisej, thotë autori nga popullata.Informatat, që sjell autori L.K.Cipi, shprehin interes.Bombardimet angleze janë përmendur pak si faktorë, që ndikuan për pakësimin e rezistencës pushtuese përmbi popullatën vendase.

1 VloraAutori Luan.K.Cipi si një historian i vërtetë,por dhe një krijuesi i këndshëm sjell bindshëm duke piktuar historinë e disa qyteteve  qyteteve të tjera,fqinje të afrim dhe tëlargët me qytetin e Flamurit në vitet ’40-‘44 si Fieri,Gjirokastra.Këndvështrimi është i thjeshtë.Një fëmijë i vogël i endur në tollovit e viteve ‘40 mes epidemisë së luftës dhe ngjarjeve, që koha sjell pandërprerë.Ndryshe nga fëmijët e tjerë bashkëmoshatarë të tij, autori ka një sy të mprehtë për të vëzhguar ngjarjet dhe për ti rrëfyer, 70 mote më vonënë formën artistike.Ndoshta detaje më të habitshme në lidhje me ngjarjet dhe ky angazhim i sinqertë në librin  tij, është për tu vlerësuar.Kadare është njësuar me Gjirokastrën ,pikërishtnga një roman si:“Kronikë në gurë” stili dhe sjella e jetës qytetare në vitet e luftës .Nëse themi: Gjirokastra, na shfaqen përshkrimet e qytetit të gurtë nga dora e një shkrimtarit, tëhuajt që nuk  ekanë parë kurrë e përfytyrojnë qytetin e gurtë ,sterrat e tij, banesat e ndërtuara ndryshe,urbanistikën  e tij të çuditshme ,përshtatur me terrenin.Luan.K.Cipi  ndjek këtë drejtim për të mërritur në destinacion.Ai rrëfen,çfarë ka parë, pornë të vërtetë ato janë fotografime historike,dëshmi autentike,ato  tregojnë jetën e një qyteti  në kohët e pa rrëfyera , ende të panjohura,sic janë vitet ’40 të shekullit të shkuar.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Vlora ne vitet '40

Kur partizanet dënonin me vdekje nacionalistë

September 15, 2017 by dgreca

Letër e Mehmet Shehut mbi denimin me vdekje te Zyber dhe Sherif Lita/

1 qerim Lita

Nga Qerim Lita/*

LETËR/

nga Mehmet Shehu, dërguar më 7 shtator 1944 deri te Shtabi i Korp-Armatës së I, në të cilën ndër të tjera thuhet se Zyber e Sherif Lita janë dënuar me vdekje pushkatim/

Peshkopi, 7 shtator 1944

shehu-sanxhaktari-popovic-

Ne Shtabin e Mehmet Shehut ishin dhe Jugosllavet, nxitesit e luftes vellavrasese/

SHTABIT TË KORP-ARMATËS SË PARË

Po ju përcjellim procesin dhe vendimin e Gjyqit Ushtarak mbi Zyber Litën dhe Sherif Litën. Siç do t’a shini nga procesi dhe vendimi i marrë që të dy këta reaksionarë kanë bërë faje të rënda dhe i kemi dënuar me vdekje. Vendimin e kemi dhënë për ekzekutimin e të dyve për arsyet që tregohen në proces dhe jemi plotsisht të bindur në rast pushkatojmë Zyber Litën (i cili duhet pushkatuar pa tjetër) dhe të lirojmë Sherif Litën, ky i fundit, me shpirtin hakmarrës që ka, me ndërgjegjen e kalbur që ka mund të hidhet në ekstremitet për hakmarrijen e Zyberit që e ka ungj[1]; në rast se do ta lëmë si partizan në repartin t’onë ai patjetër mund të tentojë mbi jetën e ndonjë përgjegjësi dhe në qoftë se do t’a lëmë të lirë ai nuk munt të shmanget nga gjaku i Zyberit e të mos bahet një kriminel e reaksionar i rrezikshëm. Jo vetëm kjo por ai është përgjegjës për sa e sa kosovarë e malazezë që janë vra nga intrigat dhe mashtrimet e tij e fajet e tij, sado në të kaluarën janë tepër të mëdha që të mos peshojnë për të zhdukun nga faqja e dheut. Përpara se të merrnim vendimin e kemi gjykuar çështjen nga çdo anë dhe me gjakftohtësi[2]. Presim aprovimin t’uaj për të zbatuar këtë vendim. Mundësisht përgjigja të na jepet menjëherë.

Brigada e XVIII-të ka marrë ndonja 20 partizanë nga Reçi e Dardha. Me autorizimin t’uaj, Reçi e Dardha si dhe katundet nga e djathta e Drinit do të mobilizohen për Divizionin e I-rë. Prandaj propozojmë që të urdhëroni Brigadën e XVIII-të që të na i dorëzojnë këta partizanë sa më parë, Gjith’ashtu ju vemë në dijeni se Shtabi i Divizionit nuk ka radio për të dëgjuar lajmet e jashtme mbasi ata që kishte u a ka dorëzue juve; nga ana tjetër informohemi se Brigada e XVIII-të ka tri radio. Propozojmë që t’urdhëroni Brigadën e XVIII-të që të na dorzojë njërën nga radiot që ka në dispozicion.

Një Kompani e Brigadës së V-të që kish qenë për mobilizim në krahinën e Zerqanit, u kthye sot në Peshkopi me 26 rekruta të pa armë. Duke qenë se Brigada e IV-të ka një efektiv të vogël në krahasim me Brigadat e tjera të Divizionit dhe se duhet t’a ballancojmë efektivin e çdo Brigade, ne i mbajtëm këta 26 rekruta për Brigadën e IV-të. Mobilizimi u krye pjesërisht në Lurë, Reç e Dardhë dhe jemi duke vazhduar mobilizimin edhe në qarkun e Peshkopis, këtej Drinit e mbrenda kufive të vjetra. 10 partizanë nga Reka që na erdhën sot, i drejtuam për në njësitë partizane të Maqedonisë.

Sot qe këtu i gjithë Këshilli i Lurës me të cilin biseduam gjërë e gjatë e nuk është e vërtetë se ekziston një përçarje në Lurë, janë vetëm disa vogëlsira të cilat i ndreqëm dhe partizanët që po na vinë do të ndahen nëpër skuadra të ndryshme e nuk do të formohen njësira në bazë të terrenit.

Xhelal Ndreu erdhi dhe biseduam gjerë e gjatë me te. Bëmë dakord që të shkojë si partizan i thjeshtë në Brigadën e I-rë por për disa ditë e dërguam në Reç e Dardhë për të përfituar nga influenca e tij me kryerjen e mobilizimit e pastaj menjëherë do të shkojë në Brigadë. Cen Elezi nuk është kthyer akoma. Na jepni udhëzime ç’masa të marrëm[3]. Në bashkëpunim me Këshillin provizor dhe komandën e qarkut jemi në ndjekje të disa t’arratisurve të cilët po t’i kapëm do t’i gjykojmë dhe vendimin do t’ja u përcjellim për aprovim. Zbuluam se Baba Faja në kokën e tij ka dënuar nja shtatë persona me vdekje dhe u a ka dhanë artilierëve t’anë për ekzekutim. Ekzekutimi është krye pa gjyq, vetëm me urdhëra personale të baba Fajës. Kjo formon një faj të rëndë në mos një krim. Ne nga ana jonë i hoqmë vrejtjen shumë rëndë Komisarit dhe Nënkomisarit të artilerisë dhe u dhamë urdhër kategorik që të mos përsëritin gjera të këtilla.

Inglizët akoma nuk kanë hedhur material. Ne po insistojmë por insistoni edhe ju. U kemi dhënë shokve të Pezës 400 Fr. A.për ushqimin e kafshëve.

Presim përgjigje të shpejtë.

Të fala

Për Shtabin e Div. I-rë Sulmues

Komandanti (Kol. Mehmet Shehu)

Peshkopi, me 7 Shtator 1944

AQSH. F. 202. V. 1944. D. 73. Fl. 3-4

[1] Axhë.

[2] Zyber Lita, i lindur në vitin 1911 në Kala të Dodës. Përndryshe ai ishte djali i njërit ndër krerët më të njohur të Lumës, Mustafa Lita. Kishte kryer shkollën e mesme të plotësimit në Tiranë. Një periudhë ka qenë i kyçur në Ushtrinë Shqiptare me gradën Aspirant. Në vitin 1942 Zyber Lita emërohet komandant i Detashmetit Shëtitës Luma, me qendër në Kukës, detyrë që e kreu deri në arrestimin e tij më 5 shtator 1944 nga Brigada e V-të komuniste shqiptare. Sherif Lita, lindi në vitin 1914 në Kala të Dodës. Në vitin 1936 kreu akademinë ushtarake në Modena të Italisë, duke fituar gradën toger. Nga viti 1937 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Shqiptare, fillimisht në Elbasan e më pas në Tiranë. Më vonë, përkatësisht me kapitullimin e Mbretërisë jugosllave, Sherifi një periudhë punoi si nëpunës i lartë në prefekturën e Prizrenit e më pas edhe të Pejës. Këtu bashkëpunoi ngushtë me disa krerë të njohur të Kosovës si: Rifat Begollin, Xhevat Begollin, Asllan Boletinin etj. Me kapitullimin e Italisë, Sherif Lita kthehet në vendlindje, përkatësisht në Kala të Dodës, ku mban lidhje të përhershme me Misionin Ushtarak Anglez. Që të dy, arrestohen nga Brigada e V-të më 5 shtator 1944, ndërsa siç shihet nga letra e mësipërme më 7 shtator, Mehmet Shehu, në cilësinë e kryetarit të Gjyqit Ushtarak i dënon me vdekje pushkatim.

[3] Cen Elezi, ishte djali i Elez Isuf Ndreut, përndryshe kushëriri i parë i Dali Ndreut, i cili në atë kohë ishte komandant i Korp-Armatës së Parë. Ndërkohë, Xhelal Ndreu ishte djali i Cen Elezit. Ai deri sa nuk qe dorëzuar, mbante postin e komandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në Elbasan.

  • Nxjerre nga “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, Vëllimi III (2016, shtepia botuese LOGOS A, Shkup).

Filed Under: Histori Tagged With: dënonin me vdekje, NACIONALISTE, partizanet, Qerim Lita

Osman Lita dhe dëshmorët në luftë kundër komunizmit

September 15, 2017 by dgreca

Shtylla e dëshmorëve – Osman Mustafa Lita me pjesëtarët e Familjes/

1 tahir.kolgjini.zyrtareNga Tahir Kolgjini/

Të ndiemin Osman Litën nga Kalisi i Lumës, qysh në datën 02.11.1912, e shofim në skenën e atdhetarís shqiptare. Në veprën “MBROJ­TJA E SHKODRES” –faqe 223, 224 -, të përpilueme prej gjeneralave turq dhe të botueme në 1933 me aprovimin e Kryesís së Shtatmadhorís, shofim kto fraza:-«Natën e datës 2-3 Nanduer, trupat, kaluen në katundet Shtarovicë, Reç, Shtrazimir dhe Brodeçan, tue qendrue nji pjesë përjashta. Në kët mbramje, dy vetë nga Kalisi, erdhën dhe treguen se popullsija asht përgatitun me marshue drejt Prizrenit. Prandej, kërkon qi, bashkë me te, të veproje edhe ushtrija. Pak ma vonë, erdhi dhe Orman Lita, i biri i Mustafa Litës, qi ishte prej krenëve të Lumës. Ky, n’emën të krenëve të Lumës dhe të Dibrës së poshtme, solli letra, me të cillat luteshin qi ushtrija, të ndalet e të qendroje me ta. Njana prej këtyne letrave, tekstualisht asht kështu:

«Zotnís së Tij Komandantit t’Ushtrís në Restelicë

Kemi marrun vesht se keni ardhun në Shtarovicë. Lajmohemi se ushtrija, s’ka ushqim. Jemi tue mbledhun ushqime në sasi të mjaftueshme për ushtrin, qi keni. Ju lutemi kini mirësín me e këthyem ushtrín e Juej këndej.

Nderime. Ushtrija anmike, ka kalue në Rekë.

  1. Parësín e Dibrës së Poshtme:

Sheh Shaduman

  1. Parësín e Lumës:              

Ali Daci

Osman Lita

Sheh Ramadani

Xhelaleddin

Elmas Kotarja

Shenim:

1.Xhelaleddin-i, âsht Xheladin Bresa nga Buzmadhja.

  1. Sheh Shaduman -i, në vend thirrej “Sheh Zumani”.
  2. Komandant’i ushtrís, Mahmud Hajret Pasha, mbassi forcat nuk ishin në gjendje kësaj thirrjeje i përgjegjet negativisht, tue shfaqun keqardhjen e vet dhe tue u falënderue.
  3. Marshimi drejt Prizrenit, shenon luftën e Lumës kundra ushtrís serbe, tue i pasë shterrun krejt nji divizion. Mbi kët luftë, revista “SHEJZAT” në (Luma dhe luftat e Saja), ka shpalitje.

***

Si dihet, Jugosllavija e krijuemembas luftës së parë botënore, në fillim, nuk i pat respektue kufijt e Shqipnís, qi ishin caktue në vjetin 1913. Ajo, lakmonte me mbajtun vendet t’ona deri në Drinin e Zi. Pat gjetun, në Lumë e në Dibër, disa mercenarë, të cillëve iu pat lidhun rroga keshe për të mbajtun qetesín e vendit. Dhe si përfundim pretendonte se e don populli. Në kët mënyrë, synonte me mbajtun në dorë gadi krejt Lumën dhe Dibrën e Poshtme.

Kjo situatë, vazhdoi deri në vjetin1920.

Në vjetin 1920, qeverija e Tiranës, disi u mbëkambë. E mbolli farën per nji kryengritje në Lumë e në Dibër për kundra Jugosllavís. Dibra e Poshtme e prime prej Suf Xhelilit dhe Nahija e Lumës e prime prej Osman Litës, i vunë pushkën ushtrís jugosllave dhe i asgjasuen disa njisina, tue ardhun deri në Lerat e Sorrës të katundit Lusën.

Mbi këtê, ushtrija jugosllave ia behi bjeshkëve me armë të randa. Thei popullsín kryengritëse dhe vendosi topat në Gjurrën e Kalisit. Dhe prej këndej, filloj me gjuejtun katundet dhe forcat shqiptare përtej Drinit të Zi.

Kjo ushtri e anmikut, qi ishte acarue për s’tepërmi, dogji Osman Litën dhe Nahijen; dogji shum katunde në Dibrën e Poshtme dhe grabiti e plaçkiti çdo gjâ, qi gjet në këto vende. I bani katundet rrafsh me tokë.

Ata, qi shpëtuen prej kësaj morekujeje, kaluen Drinin dhe morën udhën nepër Selitë për të shkue në Tiranë. Në Selitë, këtyne luftëtarëve dhe familjeve të tyne, iu doli përpara nji pjesë e popullit të vendit dhe iu vûni pushkën nepër gryka e karma të vështira, tue iu shkaktue shum të vramë në njerz dhe tu e iu plaçkitun kafshë, bagti e ç’do gjâ, qi patënme vehte.

Nji pasqyrë tragjike!… Në kët tragjedi përshkohet dhe Osman Lita me nji familje e pasuní të madhe.

Mbas kësaj kryengritjeje, Shqipnija, ankohet pranë Konferencës s’Ambasadorëve dhe pranë Lidhjes së Kombeve. E, si përfundimi kësaj ankese, Jugosllavija, shtërngohet me lëshue vendet e Lumës dhe të Dibrës, qi i kishte okupue barbarisht.

Luma dhe Dibra, në kët rasë, lirín e tyne e fituen me gjak.

Pra, ky ishte Osman Lita dhe kjo ishte familja e Litës në Lumë.

Qè pra, po ky Osman Litë, deklarohet tradhëtár prej partís komuniste gjoja shqiptare, e prime prej Dushanave e Miladinave; dhe, vritet me 01.08.1946 në vendine quejtun “Vorret e Shullânit” në Lumë.

Nga familja e Litës, përveç Osman Litës, pjesërisht në ndeshje e sipër dhe pjesërisht tue u pushkatue, kanë mbetun dëshmorë:

Sherif Osman Lita,          (i biri)

Vehap Osman Lita           ( i biri)

Rahim Osman Lita           (i biri)

Zyber Mustafa Lita          (i vëllai)

Zejnel Ali Lita                  (nip vëllai)

Rushit Ali Lita                 (nip vëllai)

Jahja Ali Lita                   (nip vëllai)

Hasan Zejnel Lita             (stërnip vëllai)

Shevqet Zejnel Lita          (stërnip vëllai)

Uk Myslim Lita               (Kushri)

Kadri Myslim Lita            (Kushri)

Mexhit Myslim Lita          (Kushri)

Emri Isuf Lita                  (Kushri)

Asht e udhës me shenue se, me nji pjesë të këtyne dëshmorëve, kanë ndodhun dhe Ali Veli Sufa e Xhemali Mërtini prej katundit Kalis.

***

Në kët mënyrë komunizmi i ashtuquejtun shqiptar, i ka nderue (!) personalitetet dhe familjet patriotike, të cillat, përherë, ishin shkri për pavaresín e Shqipnís.

Përulemi përpara dëshmorëve të Kombit!

Marrë nga Lajmtari i të Mërguemit, viti 7, nr. 12, korrik 1976

Filed Under: Histori Tagged With: dhe dëshmorët në luftë, kunder komunizmit, Osman Lita, Tahir Kolgjini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT