• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LEF NOSI, NDERA E NACIONALIZMIT SHQIPTAR

October 31, 2015 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/*
Koha,tejet kryeneçe në verdiktin e saj,i ka gjykuar njerëzit kurdoherë dhe i gjykon,prej veprave të tyre.Fjalët,gjestet,simpatitë e vogla dhe mëritë e mëdha,shuhen nëpër muzgun e viteve.Ndërsa vepra mbetet.Ajo gjallon në vitet që vijnë pas,duke merrituar jo vetëm mbijetesën në kohë,por sidomos respektin e pamatë të kombit të vet.Vepra e atdhetarit Lef Nosi,ka lënë ç’prej deceniesh, gjurmët e saj,në historinë e trazuar tonën,në shekullin që lamë pas.
Lef Nosi ka lindur në Elbasan,në vjeshtën e largët të vitit 1876.Prej të atit mori një edukatë të vyer atdhetare,duke urryer abskurantizmin mesjetar të sundimit osaman.Në vitin 1884,ndjek një shkollë qytetëse në gjuhën turke dhe disa vite më vonë fillon mësimet në të parën shkollë shqipe të qytetit të Elbasanit.Vitet e mbrame të shekullit 19-të,do të linin gjurmët e tyre tek djaloshi qytetar,i cili do t’i ndiqte ngjarjet kurdoherë,me vëmendje të madhe për fatet e kombit të vet.Mbas mbarimit të shkollës qytetëse,niset për studime të mesme në qytetin e Athinës.Këtu do të theksoj se, Kisha Ortodokse e Elbasanit,bënte çmos që ortodoksët elbasnas të studjonin në qytetet greke,duke paramenduar në të pastajmen rekrutimin e tyre,në shërbim të ëndrrave shovene të Megaloidesë. Ndonës studioi në Athinë,faktet treguan se Lef Nosi,në çdo moment të jetës së vet,ishte dhe mbeti një shqiptar i madh dhe për interesat e kombit nuk mungoi të demaskojë sa planet shovene greke aq edhe ato serbosllavëve apo italainëve. Atdhedashuria ishte i vetmi fill që e mbante të lidhur ate me fatet njerzore të bashkëkombasve të vet.Në kryeqytetin helen,biri i Elbasanit njihet me vlerat e qytetërimit të lashtë Helen.Aty studion në fakulltetin e mjeksisë dhe përvetson mjaft mirë veç greqishtes edhe anglishten dhe frengjishten. Ndërkaq së bashku me disa studentë të tjerë shqiptarë,viret në dijeni të politikave djallëzore të grekërve me Stambollin,për ankesimin e trevave juglindore shqiptare.Në vitet 1906-1908,falë profesionit të mjekut farmacist,Lef Nosin e shohim të jetë i pranishëm në disa treva shqiptare.Në të vërtetë,ai pak interesohet për karierën e profesionit të vet.Në Manastir,më 1907 e shohim në shoqërinë e vëllezërve dhe motrave Qiriazi,por është mik edhe me Nijazi Resnjën e Bajo Topullin.Së bashku me këta,punon për të arritur një kuvend të abecesë shqiptare,i cili një vit më vonë u quajt Kongresi i Manastirit.Më 1908,fillon bashkëpunimin me gazetën “Liria” e cila dilte në Selanik prej atdhetarit tjetër të shquar Mid’hat Frashëri.Në një letër dërguar këtij,në nëdnorin e vitit 1908 i shkruan pos të tjerave ;”I ndershmi to ! Veprën tuej,me botimin e kësaj fletoreje kombëtare,nuk do të ketë shqiptar t’a harroje “.
Por është mik edhe me Fan Nolin,Josif Bagerin,Ibrahim Temon etj. Më 1908,kur Dervish Hima arrestohet në Shkodër dhë dënohet me vdekje prej gjykatores turke,ky i lutet Nolit në Boston,që të ndërhyjë një orë e ma parë,të ngrejë zërin në emër të kolonisë shqiptare,të lirohet Dervish Hima,ky patriot që ka bërë aq shumë për lëvizjen tonë kombëtare.Në përgjigjen që Noli i dërgon nga Bostoni,pos të tjerave shkruhet ; “I nderçim vella.I mora letrat tuaja prej londre si edhe një postale… Njeditezaj,ne të Bostonit bemë nje mbledhje per te derguar një delegat ne Stamboll dhe zgjodhëm zotin Peci.Protestuam edhe për serën e Dervish Himës që e zunë dhe e denuan me vdekje në Shkodër”.( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi ,Fan Noli , dosja 14 ).
Në fillim të vitit 1909,Lef Nosi i kushtohet tërësisht hapjes së shkollave në gjuhën shqipe,në Elbasan e rrethina.Ai përballet sidomos me klerin grek por edhe me hoxhallarët e qytetit,të cilët e patën mallkaur alfabetin latin të miratuar në Manastir.Me një dashuri të madhe për bashkëkombasit e vet,por edhe me shqiptarizmën e kulluar për levrimin e gjuhës shqipe Lef Nosi troket nëpër dyert e miqve të vet,duke kërkuar para dhe mjete për çeljen e një shkolle shqipe të mbrëmjes.Qëllimi i kësaj shkolle,ishte që jo vetëm nxënësit e vegjël,por edhe gjeneratat më të rritura të Elbasanit,të mësonin menjëherë gjuhën dhe historinë e kombit të tyre,për të parandaluar sa të mundnin asimilimin e shqiptarëve prej fqinjëve barbarë,dhe për të qenë në gjendje të kërkonin të drejtat elementare të tyre,përballë ndryshimeve të shpejta që shfaqeshin në Ballkanin e atyre viteve.E vërteta është se që në javët e para të çeljes së kësaj shkolle,ishin me dhjetra të rinjë elbasanas që mbushën bangat,duke dashur përparimin e tyre dhe krejt kombit.Lidhur me këtë,gazeta “Liria” që dilte në Selanik,do të shkruante:”U hap një mësonjtore nate dhe mësimet po jepen rregullisht.Mësimet e natës janë këto :mësim gjuhe,histori,dhe shkronjë,letërkëmbim e cila mësohet prej z.Lef Nosi… “.(Gazeta “Liria “ nr.23, datë 3 janar 1909 ).
Mandej veprimtaria e Nosit do të ishte tejet e dobishme edhe në Kongresin e Elbasanit për gjuhën shqipe.Në këtë kongres,biri i Elbasanit,do të provonte me argumenta se i vetmi alfabet i yni,vlente të ishte ai latin,ngase kështu mund të shkëputeshim me lehtësi prej ndikimeve të errëta të Patriarkanës greke,po aq edhe ndaj influencave turke.Emri i Lef Nosit,tanimë përcillej me respekt jo vetëm në Elbasan e rrethina por deri në Starovë;Manastir,Shkup e Kosovë.Në mesin e vitit 1910,kryesisht me financat e veta Lef Nosi,boton në Elbasan gazetën “Tomori”.Që në numrin e parë të kësaj gazete,Lef Nosi i bën me dije bashkëqytetarëve të vet se kjo gazetë do të ishte tribunë e mendimit të lirë dhe atdhetar duke u përballuar jo vetëm me politikat shtypëse të Turqve të Rinj,por edhe me ambicijet e shfaqura të grekërve,serbosllavëve dhe bullgarëve,për coptimin e trojeve shqiptare.Dhe në fund,”qëllimi i daljes së “Tomorrit” është mbrothësia e kombit tonë “,do të shkruhej me germa të mëdha.Shytpi i asaj kohe,duke përshëndetur këtë dallëndyshje të pranverës në Elbasan,pos të tjerve do të shkruante ; “Atdhetari i Elbasanit z.Lef Nosi,sot përmbushi një nga dëshirat e tij, e cila kaq kohë rrinte në zemrën e tij, e mbyllur.Ai po nxjerr gazetën shqip me emrin “Tomorri”, e cila sot për sot do të dali tri herë në muaj.Nga të thellet ezemrës i lutemi perparim e mbrothësi në përmbushjen e programit të tij patriotik”.( Gazeta “Korça “ – Korçë , më 18 mars 1910 ).
Por nuk do të mbetet pas në kumtimin e këtij lajmi,as gazeta “Liria” e Selanikut, e cila duke patur bashkëpuntorë të afërt Lef Nosin për dy vjet me radhë,nuk harron të shkruajë ;”z.Lef Nosi, i cili ka punuar prej shumë kohësh me mendime e po punon pa u prehur për mbrothësinë e gjuhës shqipe dhe për përhapjen e ndjenjave kombëtare,një lule që ka kohë që e ka mbjellë në zemrën e tij e rriti me shpejtësi edhe sot ky burrë pati fatmirësinë me këtë lule,fletën “Tomorri” të gëzojë të gjithë qytetin dhe mëmëdhenë tonë,Shqipërinë”.(gazeta “Liria”-Selanik,nr.20,datë 20 mars 1910).
Por “Tomorri” që në numrat e parë të saj,do të zgjonte armiqësinë e Portës së Lartë.Artikujt e botuar aty,jo vetëm që demaskonin regjimin diktatorial të turqve të rinj,por në mënyrë të hapur merrnin krahun e patriotëve shqiptarë që rrekeshin të ndërtonin një lëvizje autonomiste me përfaqsues dhe të shtrirë në krejt trojet shqiptare.Mandej “Tomorri” ish ndër të parat gazeta shqiptare të asaj kohe, e cila,paralajmëronte shqiptarët për rrezikun që ndodhej kombi.Duke përkrahur lëvizjet e para të armatosura në viset e Kosovës kreshnike,në të vërtetë,kjo gazetë u bënte thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkonin armët me vëllezërit e tyre të veriut,për të përballur edhe rrezikun serb edhe ate osman.Krejt kjo veprimtari,nuk mund të kalohej në heshtje prej autoriteteve turke të Elbasanit.Të shtyrë sidomos edhe nga disa klerikë myslimanë,zëdhënës të shpresave osmane në atë kohë,mytesarifi turk e thërret Lef Nosin dhe i kërkon të mbyllte gazetën.Biri i Elbasanit,nisur nga disa politika të ditës së Stambollit,argumenton se gazeta ka një program vetëm lokal,një pasqyrë e jetës elbasanase dhe nuk pretendon të marrë zgjidhjen e çështjeve të mëdha kombëtare.Sidoqoftë mytesarifi turk këmbëngul në kërkesën e tij,ngase e dinte fort mirë rolin e gazetës “Tomorri”.

Firmëtar i Pamvarsisë së Shqipërisë

Në janarin e vitit 1911,Lef Nosi thirret në Manastir nga atdhetarët shqiptarë të atjeshëm,për bashkërendimin e detyrave,në rrafsh të indipendencës shqiptare.Bedri Pejani,Bajram Curri,Sali Gjuka dhe Shahin Kolonja do të jenë paskëtej bashkëpuntorët e ngushtë të Nosit,me të cilët ai ndan shqetsimet e mëdha të lëvizjes kombëtare shqiptare.Por edhe këtu,bie në sy të autoriteteve turke të Manastirit,ku edhe arrestohet.Brenda 4-5 ditëve,gjyqi ushtarak i Manastirit e dënon me 7 vjet burgim dhe duke paraparë revoltën e atdhetarëve të Manastirit,Tetovës,Strugës e Shkupit,autoritetet turke e dërgojnë të vuaj dënimin në Bursë të Turqisë në një prej burgjeve famkeqe të këtij qyteti.Ka qenë më pas,ndërhyrja e deputetëve shqiptarë në parlamentin turk dhe sidomos vendosmëria e Ismail Qemalit,me ç’rast autoritetet e burgut të Bursës e lënë të lirë Lef Nosin.Lirimi nga burgu i këtij atdhetari u përcuall me emocione prej miqve të tij të pendës dhe të pushkës.Ata e pritën plot dashuri në Shkup,ndërsa shtypi i kohës do të shkruante ; “Nga Selaniku muarrëm një letër ku na thuhej se Zoti Lef Nosi,që qe dënuar e dërguar në Bursë,u lirua prej qeverisë dhe shkoi në Elbasan.Gëzohem tepër për këtë sihariq të mirë,që qeveria njohu pafajsinë e këtij mëmëdhetari të vërtetë”.(Gazeta “Liri e Shqipërisë “ nr.3, Sofje,31 mars 1911 ).
Dalja nga burgu,potencoi më tepër idenë e Nosit për lëvizjen kombëtare shqiptare.Ai mban lidhje të ngushta sidomos me Bedri Pejanin,Mid’hat Frashërin,Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin duke u shëndrruar në protagonist të ngjarjeve kulmore shqiptare në vitin 1912.Rrjedhat e lëvizjes autonomiste,nuk pengojnë sidoqoftë të nxjerrë në dritë,pas një pune plot sakrifica tekstin “Abetare për shkollat fillore meshkujsh e femrash” të shtypur në Manastir dhe të shpërndarë në mijëra kopje,fshehurazi,pothuaj në të gjitha trevat shqiptare prej Janine e deri në Preshevë.Krejt kjo veprimtari e Nosit,bëri që populli i Elbasanit,me entuziazëm të papërshkruar,t’a zgjidhte ate si përfaqsues të vetin,në kuvendin historik të ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 nëndorin e vitit 1912.
Në Vlorën heroike,Lef Nosi shkonte tanimë si burrë i pjekur e atdhetar i madh.Ai do të merrte pjesë në aktin madhor të ngritjes së flamurit kuqezi pas pesë shekujsh,me të drejtën që i jepte vepra e tij atdhetare, e cila prej kohe i pat kaluar kufijtë Elbasanit.Në mbledhjen e dytë të kuvendit historik të Vlorës të çelur në pasdreken e 30 nëndorit 1912,Ismail Qemali propozoi që të zgjidhet një pleqësi e përgjithshme prej dymbëdhjetë vetash, e cila do të ishte paracaktuese në marrjen e vendimeve për qeverinë e përkohshme.Të dymbëdhjetë antarët e kësaj pleqësie u votuan prej delegatëve,ndërsa vetë ata,zgjedhën kryetarin dhe nënkryetarin e tyre.Sipas burimeve arkivore,vendin e kryetarit në shumicë votash e meritoi Dibra,ndërsa ate të nënkryetarit,atdhetari Lef Nosi.Në mbledhjen e pestë të kuvendit të Vlorës,më 4 dhjetor 1912 ( e cila është shenuar si dita e krijimit të shtetit të parë shqiptar) votohet prej 63 përfaqsuesve të krejt trevave shqiptare,kabineti ministror i Qeverisë së Përkohshme shqiptare.Në këtë votim u vendos prej pjesmarrësve që do të merrnin pjesë në kabinet, ata burra që merrnin mbi 50 përqind të votave.Pas votimit të parë,këta ishin : Luigj Gurakuqi, Myfit bej Libohova,Mehmet pashë Deralla,Abdi bej Toptani dhe Mid’hat Frashëri.” Të dymbëdhjetë emrat që vazhdojnë pas këtyre,duke mos patur numërin e votave të domosdoshme,viren përseri në votim.Në këtë të dytin,zerat e ndanë kësisoj ;z.P.Poga fitoi 40 zera,Pandeli Cale 39,Lef Nosi 37…”
( Gazeta “Pelindja e Shqypnis “ viti II, numer 9-10 , Dt.11-14 shkurt 1914 ).
Me votat e këtij kuvendi,Lef Nosi zgjidhet ministër i post-telegrafeve në kabinetin e Ismail Qemalit.Në krye të këtij dikasteri,ai do të kontribojë deri në fund,duke vënë në shërbim jo vetëm aftësitë dhe njohuritë e veta,por sidomos shqiptarizmin,ate prush të pashuar nëpër decenie.Dihej varfëria dhe gjendja e mjerueshme e Shqipërisë në ato vite.Por burri dhe patrioti Lef Nosi,askurrë nuk u ligështua e për më tej,askurrë nuk e futi veten ndër vajtime.Kur me ndonjë makinë e ku me kalë,dhe me të shumtën e kohës në këmbë,Nosi ngarendi në të gjitha trevat shqiptare,për të vendosur sa të mundete,lidhje të fuqishme midis bashkëkombasve të vet.Në këto udhëtime të lodhshme,ai u përball jo vetëm me mungesën e theksuar të mjeteve financiare,por sidomos me pritat e ngritura në çdo rast prej serbosllavëve apo grekërve.Lef Nosi do të bashkohej në verën e vitit 1913,me ate plejadë të shkëlqyer burrash të viseve shqiptare,të cilat kundërshtuan me forcë vendimet e padrejta të Londrës,për coptimin e trojeve shqiptare.I njohur në qarqet ndërkombëtare, Nosi shkruajti vetë disa protesta duke dashur të sensibilizojë diplomacinë evropiane për padrejtësitë që i ishte bërë kombit të vet.Por thirrjet e atdhetarëve shqiptarë,ashtu sikundër provoi koha,ranë në veshin e shurdhër të kancelarive evropiane.Ndërkaq,në verën e vitit 1913,trazirat në Shqipëri erdhën duke u shtuar.Fqinjët tanë si ata serbosllav edhe ata grekë,nxituan të gjejnë përkrahës të tyre në Shqipëri,për të përligjur përpara Evropës,vendimet e marra në Londër dhe për të demaskuar shqiptarët me mashtrimin e madh të paaftësisë për qevreisje.Historikisht tashmë është bërë e qartë,se promotor i këtyre trazirave u kthye Esat pashë Toptani,ndonëse njeri me influencë në kabinetin e Ismail Qemalit.Është kjo arsyeja që në tetorin e vitit 1913,pas vëzhgimeve konkrete të ngjarjeve,Lef Nosi,i telegrafon urgjentisht Ismail Qemalit,duke e vënë në dijeni pos të tjerave se “Esat Pashë Toptani po behet gati me forcat e veta,te permbyse qeverinë e Vlorës”( arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë.Fondi 81, dosja 5, dokumenti 12158 ).
Pas rënies së kabinetit të Ismail Qemalit,Lef Nosi vazhdon të kontribojë në rrafsh të përpjekjeve të kombit shqiptar,për të përballuar sfidat e reja që buruan prej luftës ballkanike.Ai është pejsmarrës në qeverinë shqiptare të Durrësit më 1918 dhe më vonë merr pjesë dhe në Kongresin e Lushnjës.Anëtar i përhershëm i delegacionit shqiptar,pranë Konferencës së Paqës në Paris,në vitet 1919-1920,së bashku me Mid’hat Frashërin,Imzot Bumçin,Mehmet Konicën,Mehdi bej Frashërin, biri i Elbasanit,ngre lart zërin në mbrojtje të fateve të kombit të vet.Janë një varg fjalimesh të tij,në seanca të ndryshme të konferencës,ku bie në sy argumentimi i denjë që ai i bën historisë së largët dhe të afërt të shqiptarëve,duke i kumtuar kancelarive evropiane faktin emblematik se bashkëkombasit e vet, e meritojnë plotësisht lirinë.Krahas fjalimeve të tij tejet të kujdesshëm,Lef Nosi,në Paris,bashkëpunoi edhe me shtypin vendas.Në mjaft artikuj të botuar aty,por edhe në Gjenevë e Romë,Nosi kërkonte ndihmë prej intelektualëve perendimorë, jo thjeshtë mëshirë,por ata të shinin problemin shqiptar,në rrafsh të dhunimit të drejtave elementare të tyre.Veçmas në Paris,ranë në sy përpjekjet e Nosit për tu kundërvënë me fakte konkrete delegacionit grek,i cili në mënyrë krejt të paturpshëm,ngrinte zërin fort se gjoja Korça dhe Gjirokastra i përkisnin Athinës.Me zgjuarsi,elokuencë dhe plot argumente,Nosi,mundi të bindëte mjaft prej përfaqsuesve të tjerë evropian apo ballkanik,se pretendimet greke s’ishin veç propagandë demagogjike.

Në krye të Këshillit të Lartë Regjencës

Pas ngjarjeve të vitit 1924,Lef Nosi,në pamje të parë,duket se tërhiqet nga jeta politike.E vërteta është se Ahmet Zogu,i pat derguar dy-tri herë mesazhe për bashkëpunim,por mesaduket midis angazhimit politik dhe atij studimor,Lef Nosi ka zgjedhur këtë të dytin.Tashmë,ai ndërmerr ekspedita personale jo vetëm në Elbasan e rrethina por deri në skajet më të largëta,i interesuar të mbledhe çdo material si në fushë të historisë ashtu edhe të folklorit,entongrafisë etj.Ka një bashkëpunim të ngushtë në këto kohëra me studiuesin anglez znj.Hezlok, e cila vite më vonë,do të shërbente si zbuluese pranë misioneve ushtarake angleze në Luftën e Dytë Botërore.Në vitin 1925,pas kaq kohe studimesh,boton në Elbasan përmbledhjen “Dokumente Historike”,të përfshirë në 12 fletore.Parë sot,në harkun kohorë të tetë decenieve,mund të thuhet me plot gojën se kjo përmbledhje,është një gur i rëndë themeli në historiografinë shqiptare.Ngjarjet kulmore të historisë sonë,aty vendosen me harmoni të plotë me kohën dhe për më tepër,të parë me syrin e një atdhetari që askurrë nuk egzaltohet.Personazhe të shumtë vizatohen mrekullisht prej autorit ngase vetë ai,në mjaft prej këtyre ngjarjeve ka lujatur rolin e protagonistit.Të bën përshtypje në këtë përmbledhje se Lef Nosi manifeston kulturë të madhe për ate kohë.Ai përpiqet të sjell sa më shumë fakte nga historia e kombit të vet,pa dashur të bëjë “profesorin” duke dhënë opinione të ndryshme. Përkundrazi,përpjekjet e tij të admirueshme,hedhin dritë mbi data të mëdha,duke i skalitur ato me një realizëm të pazakontë.
Kësisoj për të ardhur deri në vitin 1943,atëherë kur Asambleja e Shqipërisë Etnike,i ftoi burrat e mëdhenjt të kombit të vet,të marrin në duar fatet e Shqipërisë.Për të mbrojtur pavarsinë si dhe për të luftuar sëmundjen e rrezikshe të komunizmit.Asambleja Kushtetuese e tetorit 1943,vendosi të ngrejë Këshillin e Naltë të Regjencës,si organ egzekutiv,i cili do të merrte në duar fatet e shqiptarëve në krejt viste etnike.Pikërisht kjo Asamble,pat vendosur me vota unanime që në këshillin e Naltë Regjencës,të ishin katër burra që deri atëherë nuk kishin shfaqur ndonjë simpati për partitë politike,përndryshe gëzonin reputacion në krejt trevat shqiptare.Lidhur pikërisht me këte ngjarje,gazeta “Kombi” që dilte në Tiranë më 28 tetor 1943,pos të tjerave shkruante ;
“Në rendin e ditës figuronte zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Naltë të Regjencës dhe u propozuan z.Mehdi Frashëri,Lef Nosi,Fuad Dibra dhe Pater Anton Harapi.Të gjithë këta e refuzuan nderin që u bëhej,të gjithë patën guximin të thonë “Jo”,si i thonë një fjale “il grand rifiuto”.Mbas bisedimesh të nxehta që u zhvilluan në këtë mbledhje,u ngrit z.Deva dhe propozoj që z.Mehdi Frashëri t’i imponohet pranimi si anëtar i Këshillit të Naltë dhe të ngarkohet vetë ay qe t’ua imponojë shokëve të tjerë.Zoti Mehdi Frashëri kërkoj fjalën dy herë por nuk iu dha dhe atëherë u zgjodhën ve Mehdi Frashërit edhe tre antarë të tjerë të Këshillit të Regjencës,personat e sipërtreguem,mes brohoritjeve të Asamblesë… E vërteta është ; Përfaqsuesit e kombit dhe askush nga jashtë,dëshiron zgjedhjen e zz.Mehdi Frashëri.Lef Nosi,Fuad Dibra dhe Pater Anton Harapi,si persona të ndershëm.. Anëtarët e Komitetit Egzekutiv,çfaqën thjesht mendimin e tyre,se askush nuk është aq i madh sa t’i shmanget vullnetit të kombit dhe vetëm kombi dikton në këto kohëra jashtëzakonisht dramatike “.
Në të vërtetë,veprimtaria e Këshillit të Naltë të Regjencës,është përfolur aq shumë prej historiografisë bollshevike shqiptare.Ka patur konkretisht kjo regjencë,një qëndrim konstant me gjermanët dhe tani pas 6 deceniesh,nëse analizon e gjykon këtë “bashkëpunimi” me gjakftohtësi,bindesh lehtësisht për largëpamësinë e aytrre burrave që ndofta pa vullnetin e tyre,u caktuan të drejtonin fatet e Shqipërisë.Dokumente të shumta të ushtrisë gjermane,na bëjnë me dije se kalimi i asaj ushtrie në territoret shqiptare,kish të bënte vetëm me stretegjinë e largët të RAIHUT dhe aspak me pushtimin e vendit,gjë që shumë lehtësisht mund këtë ta bënte në pranverën e vitit 1941,atëherë kur edhe sulmoi dhe pushtoi vendet e tjera të ballkanit.Por nëse supozohet se gjermanët po pushtoni Shqipërinë,a thua se mund të përballeshin të themi,20-40 mijë shqiptarë me pushkë,miliona ushtarë gjerman me super armatime ? Nëse Këshilli i Naltë i Regjencës arriti të gjejë frymë mirëkuptimti me forcat gjermane në Shqipëri,kjo sigurisht është meritë e atyre burrave që përbënin këtë Regjencë, e patriotizmit të skajshëm të tyre.Ka qenë ky “bashkëpunim”,falë të cilit shpëtuan jo vetëm mijëra shqiptarë,por edhe fshatra e qytete të tëra që nuk u dogjën dhe shkatëruan. Shumë urdhëra,shumë vendime,shumë udhëzime të Regjencës,mbajnë firmën e Lef Nosit,si kryetar i Këshillit të Naltë.Por une do të sjell në këto rreshta vetëm njerin prej tyre,ku shfaqet dukshëm atdhetarizmi i burrit të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë.“Vendim datë 22-10-1943. Neni 1. Vendimet e Asamblesë me 12 prill 1939,mbasi ajo nuk përfaqson vullnetin e lartë të popullit shqiptar,janë të rrezuem.Për pasojë bashkimi i Kunores se Shqiperisë,me të Mbretnis Italiane,në personin e Mbretit të Italis,Viktor Emanuel i III dhe trashigimtarëv të tij,mbetet pa fuqi…Neni 2. Të gjithë ligjet dekret ligjet,dekret dhe regulloret të prolungueme prej datës 7 prill 1939 deri më 14 shtator 1943,mbeten në fuqi,veç atyne që abrogohen ose nuk pajtohen me frymën e vendimeve të Kuvendit Kombëtar.Qeverija ngarkohet që brenda dy muejve,të shqyrtojë të gjitha ligjet,dekretligjet,dekretet dhe rregulloret qe permendëm ma nalt dhe t’abrogoje ata që nuk pajtohen me interesat e nalta të shtetit… Kryetari Lef Nosi “. ( Gazeta Zyrtare shqiptare, nr.106, datë 23 tetor 1943 ).
Eksperienca e vyer e Lef Nosit,në rrafsh të diplomacisë,u pa sidomos në përpjekjet e tij,për të drejtuar,ndihmuar dhe kontrolluar,administratën vendore jo vetëm në shtetin amë,por sidomos në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,me ç’rast i bënte me dije evropianët se pas mbarimit të luftës,duheshin rishikuar kufijtë shqiptarë të coptuar e nëpërkëmbur në vitin 1913.Kjo qe pikërisht edhe nga akuza më e egër ndaj Lef Nosit,iu bë në marsin e vitit 1945,prej klikës komuniste të Tiranës.I bindur se i kish shërbyer me besnikëri veç kombit,ai nuk largohet nga atdheu në nëndorin e vitit 1944.Më pas arrestohet dhe pas gjyqeve qesharake të montuara sipas orekseve sllave,dënohet me pushkatim 69 vjeçari Lef Nosi,duke shkuar drejt togës të pushkatimit i qetë,pse kish bërë ç’kish mundur për kombin dhe atdheun e vet.
Bern-Zvicër
Në Foto nga e Djathta në të majtë janë ; Eqrem Bej Vlora,Rexhep Mitrovica,Dervish bej Biçaku ,Hafiz Sherif Langu,Lef Nosi,Rauf Fico,Ali Asllani,Ferid Vokopola dhe Dhimitër Berati.

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Lef Nosi, Ndera e Nacionalizmit

Perkrenarja Ilire 500 vjet BC

October 31, 2015 by dgreca

NGA SERGIO BITICI-NEW YORK/
Nga vizitat e shumta ne muzeuume kam verejte tipe e modele artistike te shumellojeshme, te periudhes para Krishtit, duke filluar nga Muzeu Kombetar ne Tirane, Muzeu Apollonia ne Fier, qe Kane disa cope te ngjashme me kete Perkrenare mijevjecare.
Philadelphia Art Museum ka dy nga keto Perkrenare te ngjashme me kete. Edhe Worcester Art Museum ka nje te ketij stili, por jo bronz i gjelbert, sic eshte ky ne Londer.
Metropolitan Museum of Art ne departmentin Greko-Romak grinder nje perkrenare Ilire e shekullit Dy para Krishtit. Ketu ka nje seleksion perkrenaresh Helenike e Romake, por per mendimin tim versioni Ilir eshte me i bukur si stil e forme e persosur.
Si duket eshte prej celikut, qe gjate shekujsh demonstron bukurine e hijeshine e kesaj kryevepre te punuar nga nje dore e stervitur artistike.
Sa here qe vizitoj kete muze, shmangem per ta pa Edhe nje here kete objek Thesar, qe me Ben te ndjej knaqesi, kur shoh se tash trip dekada ende gjindet aty.
Kjo e Londres, qe kam ne plan ta vizitoj kete fundmuaji, ka forme shume atraktive dhe bronzi i vjetruem me boje jeshile i jep ngjyre terheqese per syrin.

Sergio Bitici
New York

Filed Under: Histori Tagged With: 500 vjet BC, Perkrenarja Ilire, SRGIO BITICI

Kosova jo në UNESCO thonë serbët , sepse ….

October 30, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
……..Zbulohet që : “Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ”Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. (http://ina-online.net/behgjet-pacolli-zbulon-tempullin-e-rralle-shqiptar-ne-dubrovnik/ )
Zbulohet që : “ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërritën n jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të Normanëve , Bizantinasve dhe Arabëve. Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Një pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërritën në tokat ( serbe fxh) tona në brigjet e Adriatikut ; dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male kurse serbët në rrafshira si bujq të mirë që ishin. … Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë” . ( Albanci lazni iliri -SANU- Beograd)
“Zbulohët” që: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “
Zbulohet që : Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “
Shkruhet se u zbulua sllavizmi – serbizmi në të kaluarën historike në këto toka në këto tri libra : “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.
Libri i fundit Vesna Peshiqit mbi etruskët ku flasin etruskologët Немировски, Пешић, Палотино, Билбија, Гавела, Орешкин. 
 Dhe ajo shkruan “ Isha dje në Romë , e vizitova Muzeun Etrusk. Dhe ja kë këtu jam para sarkogagut më të bukur ici e bën të pavdek shëm dashurinë
e truskut ( kushëririt të lashtë serb) dhe Rasianit ( serbit )( RIM, PREKJUCE, ETRURSKI MUZEJ. PRED NAJLEPSIM SARKOFAGOM IKADA KOJI OVEKOVECUJE BESMRTNU LJUBAV BRACNOG PARA ETRURACA/RASENA (NASIH ANTICKIH RODJAKA). PODSECAM DA SU VINCANSKO I ETRURSKO PISMO GOTOVO IDENTICNI! — atMuseo Nazionale Etrusco Di Villa Giulia. )
Cilët janë trashëgimtarët e vërtetë të etruskëve, shqiptarët apo serbët ?
Vazhdojmë me zbulimet serbe : ““Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova, për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës ,e bardha mbretërinë qiellore” ( prof.dr. Ranka Kuiq “Pod belim nebom crven zmaj” (2002).” “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”)
Serbët janë edhe Welsi : Kur isha studente në Wels ,studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikëpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia – zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve. Risan – keshtjella në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar , me vlerë,Tutin – i pastër. Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njef mirë gjegrafinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” – e përfundon e profesoresha e historisë Z. Kuiq.
Edhe kjo që është shumë interesante : Në takimin e Akademisë serbe ,në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike “ serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq ,thoshte se sa i përket Etruskëve ,e ëma e Napoleonit kur u zua pas një kryengritjete Korse kundër Francës,paska pas thënë :”Ne nuk jemi Italian edhepse kemi ardhur nga Italia ,ne nuk jemi francez por jemi Etruskë.”Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte serb”. Sipas serbëve Napoleon Bonaparta ishte pra me origjinë etruske. Kur dr, Jarqçeviqi , akademik, në kohën e tij paska pas dale me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë : Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb ,dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit paskan qenë etruske.!!!
Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj? E ne çka kërkojmë në këto anë ?
Po ne shqiptarët nuk e dimë që : “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq).
Si përfundim :E dini pse, serbët mund të shkruajnë se çfarë duan ?: “Populli ka dashur demokraci, por kurrë nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoi si anarki. Fajin e kanë intelektualët që shumë pak i kemi, ndërsa kemi shumë pseudointelektualë që janë bërë pseudopolitikanë. Kombin e kemi të mrekullueshëm, vetëm për faktin që nuk është shuar, por me gjithë okupimet mijëravjeçare ka mbijetuar! Kemi mjaft edhe shqipfolës i kemi edhe vjedullat e kombit që me erën e tyre të keqe i lënë gjurmët në vetëdijesimin e gabuar të brezave të rinj.

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, kosova, serbet, UNESKO

NJË KONFERENCË SHKENCORE PËR TIVARIN

October 29, 2015 by dgreca

Në datëat 24-25 tetor 2015 u organizua në qytetin e Tivarit një konferencë shkencore kombëtare me temën “Tivari me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve”, drejtuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë dhe Shoqata kulturore “Gjon Buzuku”në Mal të Zi, ku merrnin pjesë studius e historianë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora, të cilët mbajtën kumtesa të rëndësishme për historinë dhe kulturën e Tivaritnë shekuj:
Prof.Dr. Luan PERZHITA (Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, QSA, Tiranë): Të dhëna për qendra arkeologjike në rajonin Krajë-Tivar ; Prof.Dr. Jahja DRANÇOLLI, (Instituti i Historisë, Prishtinë): Tivari në shekujt XI-XIV; Prof.Dr. Shaban SINANI (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, QSA, Tiranë): Tivari në shekujt e humanizmit, sipas Statuteve të qytetit; Prof.Dr. Aurel PLASARI (Drejtor i Enciklopedisë Shqiptare, QSA, Tiranë): Për një rindërtim të historikut të Arkipeshkvisë së Tivarit ; Prof.Dr. Nevila NIKA (Universiteti Europian i Tiranës): Tivari e rrethinat e tij në shek.XVIII, sipas dokumenteve kishtare; Prof.As.Dr. Edmond MALAJ (Instituti i Historisë, QSA, Tiranë): Familje fisnike te Tivarit Mesjetar. Trashëgimia materiale dhe shpirtërore ; Akademik Kolec TOPALLI (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë): Buzuku dhe Shestani, paralele gjuhësore në një Fjalor Etimologjik; Prof.Dr. Zymer NEZIRI (Instituti Albanologjik i Prishtinës): Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në pesë shtete të Ballkanit ; Prof.Dr. Hamit XHAFERI (Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë): Elementi mitologjik në eposin e kreshnikëve në trevat e Ulqinit, Tivarit, Anës së Malit dhe Malësisë ; Dr. Dom Nikë UKGJINI (Instituti Filozofik dhe Teologjik, Shkodër): Karlo Pooten dhe çështja e shqiptarëve në shek. XIX 2. Prof.Dr. Gazmend RIZA (Universiteti i Prishtinës): Ekonomia e Tivarit dhe trevës nën administrimin osman (1865-1877), sipas dokumenteve angleze; Dr.Nail DRAGA (Qendra Kulturore Ulqin): Lufra për Tivarin(1877-78); Dr. Elena KOCAQI-LEVANTI (Universiteti i Durrësit): Fuqitë e Mëdha dhe çështja e Ulqinit dhe Tivarit në vitin 1878 e te tjera kumtesa, që prekën për herë të parë themelet e mjaft fushave të rëndësishme në jetën e Tivarit dhe trevave shqiptare: Arkelogjinë, historinë, traditat kulturore, gjuhësinë, eposin e Kreshnikëve etj.
Në këtë konferencë u referua edhe kumtesa e historianit Uran Butka me titull: “Një memorial për të rënët në Masakrën e Tivarit”, ku nëpërmes dokumenteve arkivorë u trajtua masakra e Tivarit e vitit 1945 dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar.
Po e japim të shkurtuar kumtesën e historianit Uran Butka.

NJË MEMORIAL PËR TË RËNËT NË MASAKRËN E TIVARIT
Më lejoni, që nëpërmes kësaj konference shkencore, të bëj homazh këtu në qytetin e Tivarit për të rënët e martirizuar të Masakrës së Tivarit dhe për familjet e tyre të lënduara e të përndjekuara.
Masakra e Tivarit është një nga plojat më të përgjakshme dhe më të pabesa ndaj shqiptarëve. Ajo u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav kundrejt popullit shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi në muajt mars-prill të vitit1945.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”
Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë “
Ky genocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZNA-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, si luftë kundër reaksionit të djathtë antikomunist në Kosovë e viset e tjera shqiptare, si luftë kundër “bashkëpuntorëve” të nazifashizmit etj. Por në fakt ishte luftë për ripushtimin e Kosovës e viseve shqiptare, nënshtrimin dhe spastrimin etnik të tyre.
Masakra e përgjakshme e Drenicës dhe zhbërja e plotë e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem dhe s’u kthye më, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Rekrutimi dhe grumbullimi i shqiptarëve nga 14 vjeç e lart prej të gjitha trevave shqiptare, për t’i zbrazuar ato nga forcat e gjalla kombëtare, u bë në Prizren, në kazermat e ushtrisë, ku fillimisht u vranë krerët kryesorë të rezistencës shqiptare, madje edhe oficerë shqiptarë të Ushrisë NÇ. Të mobilizuarit e tjerë i çarmatosën tërrësisht, madje edhe nga sendet personale, i keqtrajtuan dhe si robër lufte i nisën për në Frontin e Adriatikut. kinse për të luftuar kundër gjermanëve!? Edhe ky një mashtrimi radhës.
Sipas burimeve ushtarake jugosllave të Institutit të Historisë së Beogradit dhe të KQ të PKJ, cituara edhe në këtë studim, numri i rekrutëve shqiptarë, të mobilizuar dhe të dërguar dhunshëm të paarmatosur, të zhveshur, të uritur dhe të etur, sepse edhe ujë nuk i linin që të shuanin etjen dhe që komandanti serb Drleviç i fyente dhe i quante “frymë”, si të ishin shpirtra të vdekur, rezulton të ishte afërsisht 13.050 vetë, që u përkisnin afërsisht tri kolonave të nisura më 24, 26 dhe 27 mars 1945 me 7700 rekrutë dhe tri kolonave të nisura më 19, 20 dhe 24 prill 1945 me 5337 rekrutë.
Për shoqërimin, ruajtjen dhe eliminimin e tyre ishin caktuar nga Shtabi i Suprem i Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej edhe Brigada X malazeze, gjë që tregonte sesa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundonte në një kasaphanë të mirëprojektuar në Tivar.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945, citojmë:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.”
Siç duket qartë edhe nga ky dokument, por edhe nga të tjerë burime, ndjekja dhe vrasja e rekrutëve shqiptarë u bë në kordinim e bashkëpunim mes ushtrisë jugosllave dhe asaj të Shqipërisë.
Gjithnjë, sipas burimeve ushtarake kryesisht jugosllave, nga tri kolonat e muajit mars 1945 dhe tri kolonat e muajit prill 1945, , u asgjësuan gjithsej 2543 rekrutë shqiptarë, nga të cilët 1560 vetëm në Tivar. Pohuar me gojën e tyre dhe e konfirmuar nga disa burime.( shih botimin “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka)
Po tragjedia më e madhe ndodhi në mesditën e datës 31 marsit 1945 në qytetin e vogël të Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze e komanduar nga Gosha Markoviç, pikërisht këtu në Tivar, për pozicionin gjeografik, që kishte, dhe mundësinë e fshirjes së gjurmëve dhe fshehjes së krimit.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, në rrugën që të çon në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, arriti pikun e saj në oborrin dhe më pas në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit, mandej gjuetia e shtrigave pë rata që kishin shpëtuar nga ajo kasaphanë.
I mbijetuari i kësaj masakre, Azem Hajdini, në letrën e hapur që i dërgon qeverisë së Kosovës, korrik 2009, dëshmon:
“Rreth ndërtesës së Monopolit të Duhanit, oborrit dhe shkëmbinjve ishin kurdisur me kohë pesë punkte, prej nga shtihej si mbi egërsira, me mitraloz, mortaja, trombllona, topa dhe armë të tjera zjarri. Përveç armëve të zjarrit, ushtarët dhe qytetarët përdorën edhe armë të ftohta si bajoneta, thika, sëpata, këmesa, cfurqe etj. Nga detonimet, na dridhej toka nën këmbë. Bubullima e armëve shoqërohej me ulurimat e kriminelëve, që shtinin mbi ne, duke na sharë e duke na fyer. Nga çdo anë fluturonin copat e trupave: këmbë, duar dhe gjymtyrë të tjera. Qielli ishte errësuar plotësisht, dukej sikur ishte muzgu i mbrëmjes. Rrezet e diellit mezi depërtonin përmes pluhurit, tymit e flakës së barutit, ndërsa gjaku rridhte si uji pas shtrëngatës. Krahas sulmit në oborr, me armë të njëjta dhe me intensitet të tillë, na sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve, granatat dhe bombat, tavanet e ndërtesës filluan të bien mbi kokat e njerëzve, ndërsa dyshemeja mbushej në liqenj gjaku. Kësisoj, brenda dy orësh, nga turma e madhe e dendur e rekrutëve shqiptarë (mbi tre mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe në rrugë), asnjë nuk mbeti pa u qëlluar me armë apo pa u plagosur, kështu që ajo hapësirë u shndërrua në një lumë gjaku, që i përngjante një kataklizmi të vërtetë.”
Edhe nga kolonat e tjera të marsit dhe të prillit 1945, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar në Kosovë dhe viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, të njëjtin fat patën: u vranë, u helmuan në gazermat e Dubrovnikut të vjetër, u mbytën në Bunë, Drin apo në det, si në Trogil e gjetkë.
Disa nga ata që shpëtuan nga plumbat dhe mundën të arratiseshin individualisht dhe disa në grup, u kthyen për në Ulqin dhe Shkodër, por më të shumtit u kapën nga rojet ushtarake të brigadës së Mbrojtjes së Popullit dhe OZNA dhe iu dorëzuan autoriteteve ushtarake jugosllave..
Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, do ta kishim të pamundur, sepse një pjesë e tyre u ekzekutuan dhe u zhdukën rrugës së atij kalvari nga ushtarakët shoqërues serbo-malazezë, pa lënë gjurmë.
Po të hulumtosh parashtesat, botimet dhe dëshmitë për këtë masakër të Azem Hajdinit, Bajram Golës, Nazif Selimit, Xhaferr Vokshit , si edhe të ushtarakëve të Shqipërisë Shefqet Peçi, komandant i Korparmatës III dhe Zoi Themeli, komandant i forcave të Mbrojtjes së Popullit, dhe të dëshmitarëve që mbetën gjallë dhe i rrëfyen apo publikuan dëshmitë e tyre, rezulton që numri i viktimave gjatë marshimit dhe në plojën e Tivarit, të jetë edhe më i madh.
Qeveria komuniste shqiptare, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin, të kalonin e të goditeshin nëpër teritorin e Shqipërisë, jashtë çdo protokolli, kontrolli apo dhimbsunije dhe të vepronin si t’ua donte interesi dhe nuk u bë e gjallë e as protestoi për atë çka ndodhi në Shqipëri apo në Tivar me bashkëkombasit.
Sipas raportit të cituar prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Bedri Spahiut, dhe sipas informacionit të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ministri i brendshëm i qeverisë shqiptare kishte autorizuar oficerët jugosllave që të pushkatonin fshehtas dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm.
Në të gjithë rrugën e mundimshme nga Kukësi në Shkodër, vazhdoi dhuna, poshtërimi dhe asgjësimi i rekrutëve shqiptarë nga komandot ushtarake jugosllave, shpesh në bashkëpunim të hapur apo të heshtur me ushtrinë shqiptare. Vrasjet masive në Kukës , Fushë-Arrës, Pukë, Gomsiqe, Drin, Vau i Dejës, Bregu i Bunës, kazermat e Shkodrës, dalje e Shkodrës e të tjera, si edhe pushkatimet individuale apo në grup në gjithë territorin e Shqipërisë janë të dokumentuara. Sipas raportimeve të shtabeve të ushtrisë jugosllave rezultojnë 595 shqiptarë të vrarë apo të zhdukur nëpër Shqipëri.
Përfundimisht, numrit prej 2543 vetësh të masakruar, sipas burimeve jugosllave dhe kosovare, po t’i shtosh shifrën e shqiptarëve të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, rezulton shuma prej gjithsej 2947 – 3447 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur përgjatë rrugës Prizren-Kukës-Pukë -Shkodër- Tivar-Dubrovnik-Trogir-Biograd na More e më tutje.
Gjithsesi këto shifra nuk janë shterruese.
Përgjegjësinë e madhe për këtë masakër barbare e ka pushteti komunist jugosllav dhe ushtria jugosllave, veçanërisht Brigada X malazeze, që realizuan këtë masakër.
Por mua nuk më mungojnë argumentet dhe guximi qytetar prej studiusi, që të parashtroj e të denoncoj edhe përgjegjësinë e pushtetit komunist shqiptar dhe të ushtrisë shqiptare në këtë masakër.
Së pari, ishin Divizionet V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që ndodheshin në Kosovë në muajt mars-prill 1945 e më pas, të thirrura nga komanda e Ushtrisë NÇ J dhe të vënë nën urdhërat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. e cilat bënë thirrjen dhe mobilizimin vullnetar apo të dhunshëm të rekrutëve shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera nën Jugosllavi dhe këta të mobilizuar apo të vetëdorëzuar ia dorëzonin ushtrisë jugosllave, e cila i përdori si mish për top në Srem dhe në Tivar. Kemi në dorë listat e të rekrutuarve e të dorëzuarve, që i kam botuar në librin “Masakra e Tivarit”
Ja edhe radiogram i Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.
Së dyti, ekziston një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë për realizimin e masakrës, sidomos gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri. Edhe fakti i kalimit të kolonave të vdekjes nëpër Shqipëri ishte pjesë e marrëveshjes.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-ë . Në këto masakra të pashëmbullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koci Xoxes:
“Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin”
Historiani Zekeria Cana konstatonte: “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur Golgota e madhe Shqiptare”
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”
Për shkaktarët e kësaj masakre, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Veçanërisht, krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese, e ngulur thellë në ndërgjegjen e popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim, në një arsye më shumë për të qenë në mirëkuptim e bashkëpunim në rrugën e përbashkët mes popujve të Ballkanit drejt paqes dhe integrimit europian.

Filed Under: Histori Tagged With: NJË KONFERENCË SHKENCORE, PËR TIVARIN, Uran Butka

SPORTI NË ILIRI

October 28, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
1.
Pjesëmarrja e amantasve në lojërat olimpike, që zhvillohen në kohet e hershme në shtetin fqinj,tregon se amantit ishin njerëz me kulturë dhe sportistë të mirë, fakt që e tregon edhe stadiumi i saj. Me këtë të dhënë të rëndësishme gjejmë një çelës për të hyrë në një portë të madhe. Amantasit kane hyrë në Evropë atëherë, kur në truallin tonë, që i themi Ballkan fqinjët verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh në atë kohë kur ardhacakët të tjerë ishin diku në stepa a ose skanë ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë treguar shenja te larta civilizimi ata në fund të fundit kishin një stadium.
2.
Ky është stadiumi i vetëm dhe i rrallë në malet e Ballkanit dhe krejt Evropës.
Stadiumi ndodhet 100 m poshtë në jug lindje të fortesës kryesore. Ai eshte i gjate 55 m dhe i gjerë 12.5 m.Pika më e lartë e Amanties është 680m ndërsa stadiumi ndodhet te 580 m lartësi mbi det.Gërmimet kane nxjerr në pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Në bazë të mbishkrimeve të gjetura në stadium ndërtimi i tij është bërë në vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas Krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim të veçante dhe u ndërtuan vepra monumentale. Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjatë dhe 12.25 me të gjerë dhe ruhet shumë mirë. Ne njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjetër 8 radhe të ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Që nga koha kur Izomber tek itinerari i deshifruar i historisë së arkeologjisë së Orientit,një botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit antik në kodrën e fshatit Ploce.Thënia e Izamberit pikërisht në shekullin e 19,përbënë trokitjen e parë në dyer të këtij monumenti antik,kishte lënë gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir në lartësitë e kodrës së Plocës.
Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër 70-80 vjetësh nëpër luginën e Vjosës. Ata provuan se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithçka ndonëse mjegulla dhe largësitë kanë kapërcyer 1000 vjet nga ekzistenca e tij.
Arkeologët i gjetën rrënojat e stadiumit antik të Amantias tek vendi në hyrjen sotme të parkut arkeologjik toponimi :” Gropa e kovaçit”.
Informata e parë:Gjatë shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim.
Informata e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga pena e një kërkuese si zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose me qartazi me sportet. Një statujë që, përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të rritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier .Ja përshkrimi i N. Vlorës. ”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronzi te shek IV,pr. K. që përfaqëson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim:”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese. Vetëm në këtë mënyre arti e arrin bukurinë e përsosur…” Informatat e foto që sjell N.Vlora është”Amantia:pamja e përgjithshme e stadiumit të shk.I V para Krishtit .Një fakt një prej statujave gjendet si pjesë e arkivues së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para Kr,bëhet fjalë për një fitues janë:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks .Figura atletesh janë gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muzeun e Amantise i prishur pas ndërrimit të sistemeve, aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u zhduken dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i të cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në cilin shtet fqinj,zbukurojnë muzetë e tyre?
Stadiumi mund të kishte një kapacitet mbajtës nga 3000-4000 vende për tu ulur spektatoret. Gjë, që nuk dallon shume nga stadiumet e kohëve te sotme. Madje stadium është monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e këtij qytetërimi në kohët para fillimit të krishterimit.
3.
Kartela
Emri:stadium i lashtë Amantia.
Adresa: Plloçë, Vlorë, Shqipëri.
Gjeografike Koordinatat N / E: 40 ° 22 ‘/ 19 ° 40’.
Kodi i ‘IMK Arkivi: 1865.
Data: Shek.III pr Kr .
Kategoria: monument i kategorisë së parë.
Përdorimi aktuale për sport.
Prona : Shteti.
Shpallja: 1948
Bibliografia: Skënder Anamali “Iliria” II.
Nën akropolin e qytetit antik të Amantias, në lindje, jashtë mureve të saj, gjendet stadiumi,kohe ndërtimi në mes të shek tretë, u ndërtua Amantia, një monument i kulturës unike në territorin shqiptar. Mbi të, ajo tregon formën e shkronjës U me palët e gjatë (së bashku anën perëndimore është 54,50m dhe 46,50m lindore) . Qëndrimet e stadiumit janë zbuluar plotësisht deri pas gërmimeve te vitit 1956 nga arkeologu Skënder Anamali. Në pjesën perëndimore janë 147 rreshta me gurrë që qëndron në anën sipas shpatit natyrore, ndërsa në lindje ka vetëm 8 rreshta. Numri është i kufizuar për shkak të terrenit. Mbështetja ndërtuar depon artificiale në të gjithë gjatësinë e anës lindore, ndërtuar depon artificial një realitet që kjo mund të ndodhë nga fundosje e blloqeve prej guri në jug të kësaj anë. Përbëresit janë të konglomeratit gëlqeror nxjerrë nga fletët shkëmbore në afërsi të provincës së Plloçes. Cilësia e tyre është e dobët dhe ka shkaktuar humbjen e stabiliteti në disa blloqe. Ai është shumë i veçantë për ekzistencën e disa mbishkrime me emrat e njerëzve. Qendra e kontestit me nr 11 dhe 13 nga ana e perëndimit. Rreshti i parë ka një gjerësi prej 12,40m dhe një gjatësi prej rreth 58 m. Në fillim të pistës janë tre blloqe, prej guri të cilat kanë shërbyer si pozicionet e fillimit për atletët. që marrin pjesë në gara. Gjendja e ruajtja: Kërkon ndërhyrje urgjente restauruese.
*Autori ka drejtuar parkun kombëtar arkeologjik Amantia

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, SPORTI NË ILIRI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • 476
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT