Nga Fahri Xharra/
Ishin burra dhe gra të botës që vinin në anët tona ,të na shohin , të na përshkruajnë , të na studjojnë . Qëllimet ishin të ndryshme. Por mjeshtria e artit të mbijetesës së shqiptarit i bënta ata që të dashurohen në vendin ,tokën, malet dhe frymën tonë sa që ngelnin përherë tek ne , dhe nga ne , si të ishin më shumë se me gjak shqiptari lëshonin zërat e tyre nëpër botë duke shkruar e duke i treguar botës se kishin hasur në një popull me qëllim të keq të lënë anash, të injoruar , të përçmuar e të nënçmuar .!
Detyrat që ata dhe ato ishin të ngarkuar ishin nga më të ndryshmet ; por magnetizmi i një toke të etshme për liri ,për dashuri njerëzore dhe për dheun e tyre të parë i bënta ata të ngjiteshin si “miza në mjaltë “dhe të mos largoheshin kurrë nga ëmbëlsia e kësaj toke.
Margaret Masson Hardie Hasluck (18 .06. 1885 – 18 .10 .1948) ishte ndër ato që neve na e rriti “namin” në botën e kohës së saj , atëherë kur me të vërtetë nevojitej të fliste dikush mirë për ne..Zonja Hasluck e nisur me një detyrë dhe punë antropollogjike e vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë ; dhe mbati për 13 vjet në shtëpinë e saj në Elbasan , duke u bërë legjendë në mesin e shqiptarëve dhe duke publikuar artikuj të shumtë të shkruar për ne , në mesin e të cilëve ishte botimi i parë i English-Albanian grammar and reader. (Këndime Englisht-Shqip dhe garmatika)
Miqësinë shqiptare e njofti edhe me lidhjen romantike me shkollarin dhe politikanin shqiptar Lef Nosin , të cilit ia la në trashëgim një bibliotekë të pasur .
Kur Zonja Hasluck e fitoi grantin nga Universiteti i Aberdinit qe ne Shqiperi te mirret me hulumtime etnografike , ajo nuk e dinte qe do ta meson edhe gjuhen shqipe dje do ta dashuron aq shumë një popull të huaj per te.
Ishte në shenjestër të shërbimeve të mëshefta dhe kur Italia e pushtoi Shqipërinë më
1939 , u detyrua të largohet në Athinë.Kur pas pak kohësh edhe Athina bëhej e pa sigurtë për jetën e saj , me urdhër të Shërbimi Sekret Britanik u shpërngul në Stamboll dhe pastaj në Kairo.Me 1945 u gjet që ajo vuante nga Leukimia ,kështuqë shkoi në Dablin (Dublin)ku edhe vdiç
Ajo ishte gjeografe, gjuhëtare , epigrafe, arkeologe dhe shkollare skoceze e dashuruar në Shqipëri, Ishte pioniere e ekspertëve për Shqipërinë, e lindur me 1885 dhe u bë një nga ekspertet kryesore Perëndimore për popullin dhe kulturën shqiptare. Librat e saja të shkruara nga përvoja e saj e gjallë në mesin e shqiptarëve janë ende të të pathyeshme pë temen që e traatojnë. “Anglezka” e quanin shqiptarët nga dashuria për te.E lindur si skoceze , por në “ vendlindjen “ e saj të dytë u bë heroinë e kohës.
Vitet e saja të kaluara në Elbasan ishin plot fryte dhe kënaqësi.
Bota i dërgonte misionarët e ndershëm të saj që të thonë fjalën e vërtetë pë një popull të harruar por grabitur e plaçkitur pa mëshirë. Edhe Bernard Newman ishte nga ata udhëtarë të Europës që u takua edhe me Zonjën Hasluck(1936)
Shteti i kohës ia kishte dhënë një truproje , të cilin u desht kohë që ajo ta pranojë, e Newmani në kujtimet e tij e përmend atë që i kishte shërbyer verë qershijash
“Margaret Masson Hardie Hasluck (1885-1948)” nga Sharon R. Stockerështë libri ku në mënyrë të qartë e pa lakime e pasqyron jetën e saj prej shkencëtari në Shqipëri.
Është një bibliografi e gjerë e cila duhet të përkthehet dhe të lexohet që të kemi më të qartë se çka mendonte bota për ne së cilës nuk i jemi falmnderues . Europa është me ne , por ne duhet të ndërrojmë pak në mentalitetin tonë. ja se çka ka për t`u lexuar: “
The Shrine of Men Askaenos at Pisidian Antioch, 1912 ;Dionysos at Smyrna, 1912–1913
The Significance of Greek Personal Names, 1923 ;Christian Survivals among Certain Moslem Subjects of Greece, 1924 ;The Nonconformist Moslems of Albania, 1925
A Lucky Spell from a Greek Island, 1926;The Basil-Cake of the Greek New Year, 1927
An Unknown Turkish Shrine in Western Macedonia, 1929 ;Measurements of Macedonian Men, 1929;Këndime Englisht-Shqip or Albanian-English Reader: Sixteen Albanian Folk-Stories Collected and Translated, with Two Grammars and Vocabularies, Cambridge, 1932;Physiological Paternity and Belated Birth in Albania, 1932
Bride-Price in Albania: A Homeric Parallel, 1933;A Historical Sketch of the Fluctuations of Lake Ostrovo in West Macedonia, 1936;The Archaeological History of Lake Ostrovo in West Macedonia, 1936;Causes of the Fluctuations in the Level of Lake Ostrovo, West Macedonia, 1937 ;The Gypsies of Albania, 1938;Couvade in Albania, 1939 ;Oedipus Rex in Albania, 1949 ;The unwritten law in Albania, publ. 1954, ISBN 0-88355-910-2
DODONA KRYEQYTETI I PERANDORISЁ PELLAZGE
Nga Rasim Bebo*/
Homeri nё “Iliadё” shkruan : “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus. Ti qё nga larg nёn urdhra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290)…
Duke lexuar ketë fragment poeme, fare të qartë, përfytyroj bardin e verbër, por me sytë tepër të fuqishëm të mendjes së tij, i cili me lirë në dorë, u këndonte heroizmave pellazge të kohës së vet, dhe më kaplon trishtimi, si është e mundur të ketë ende pseudo-studiues që duan ta mbulojnë me mjegull të vërtetën e madhe pellazge?!…
“Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ёshtё ai nё Thesproti (Çamёri) i pellazgёve nё Dodonë. (M. Aref , “Mikenёt-pellazgёt” fq. 67)
Perandoria e pellazgёve, me epiqёndёr Dodonёn, ka luzmuar (lumturuar) nё rajonet ballkano-danubiane, nё pellgun e Mesdheut, nё Azinё e Vogel, nё gadishullin Apenin, nё gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinё etj.
Edëin Jasque citon:“ashtu si Homeri, Virgjili paraqiti protagonistёt e tragjedisё trojane jo si greke, por si pellazge”. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si te gjithë mbretёrit e tjerё Trojan. Enea gjithashtu ishte trojan dhe rrjedhimisht pellazg edhe forcat rrethuese ishin pellazge. Ndёrsa Ismail Kadare shkruan: “Ju e dini se pёrpara Trojёs atёherё, kali i drunjtё dhuratё e grekёve u shfaq. Ky kalё nё dy grupe i ndau Trojanёt”. Por unë them: Zoti Ismail Kadare, ju i sjellni grekёt nё luftёn e Trojёs kur ata kanё ardhur nё Ballkan mbas gjashtёqind viteve me emrin “semito-egjiptian”. (R. Angeli “Enigma”)
Le tё njohim dhe kulturёn e tempullit tё Dodonёs. Kjo kulturё erdhi nё ditёt tona ndёrmjet arkeologjisё dhe historisё, tё Shlimanit dhe tё Evansit si arkeollogё, por dhe tё Homerit tё madh, kёtij gjigandi tё letёrsisё botёrore dhe nga pasardhёsit e tij.
Nga Robert Tempre nё librin e tij “Netherëorld”(bota e tё vdekurve), botim i Londrёs 2002 ku ai thekson: “Jam angazhuar me vite tё tёra që tё gjej vendlindje origjinale tё orakullit tё Dodonёs dhe sё fundi ёshtё identifikuar nё rrezen e malit Tomare, nё perёndim tё Janinёs” (gazeta Illiria 9 shkurt 2006 f. 27)
Kёndi nuk fillon nga mali i Tomorrit nё Berat, por fillon nga mali Tomare, nё Çamёri dhe pёrfundon nё pikёn lindore, nё malin Ararat, (arka e Noes). Pastaj zbret poshtё nё jug, pёrshkon pingul Mesdheun e krijon njё kёnd tё drejtё nёntёdhjetё gradё, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit, që quhet Bendet dhe ka qёnё kryeqyteti i parё i Egjyptit. Dodona ёshtё saktёsisht tetё gradё nё veri tё Bendetit dhe prej këndej trekёndëshi takohet nё Dodonё. Pranohet se këtu ёshtё vendndodhja e Dodonёs.
Vendndodhja,theksohet edhe nё shkrimet e Erik Von Daniken: “ç’do kush mund tё vёrё re, se kemi trekёndёsha tё tillё qё krijojnё njё rrjet tё pёrbashkёt me qёndrat e kultit dhe kjo gjё nuk mund tё jetё rastesi, Ja një shёmbull, Dodona-Delphi-Sparta njё trekёndёsh! Distanca midis tyre ёshtё e barabartё. Njё tjetёr trekёndёsh formon Nikosia-Dodona-Knossos. “ Dhe po ti marrim tё gjitha sё bashku del se Dodona ёshtё nё relacion gjeometrik me Delfin etj.
Komunikimi “Njё tjetёr dukuri e rёndёsishme ёshtё komunikimi midis kёtyre qёndrave tё kultit. Ç’do gjё brёnda kёtij territori nё njё dimension krejt tё paimagjinueshёm pёr kohёn tonё, ёshtё ndёrtuar simbas njё masterplani, i cili me njohuritë dhe teknologjitё e sotme, ky masterplan ёshtё krejtёsisht i parealizueshёm”.
Robert Temple, vё nё dukje sistemin e komunikimit midis tempujve. Nё Netherëorld shkruan: “jam informuar se pёllumbat postierё ishin nё gjёndje tё fluturonin nga Teba e Egjiptit, deri nё Dodonё, brenda njё dite !” Nё kohёn e vjetёr profetёt e lidhur me Dodonёn, kosideroheshin tё aftё nё zbёrthimin e gjuhёs sё zogjve. Nё fakt “gjuha e zogjve” shkruhej nё njё letër, e cila i lidhej pёllumbit korier nё kёmbё.
Pёr fatin, sipas legjendёs sё transmetuar nga Dioniz Alikarnasi (II, 51, 1) apo tё vjershёruar nga Virgjili (Aen. 3, 239) “Enea zbriti nё Butrot, nё rrugё pёr nё Dodonё, ku mori nga orakulli miratimin pёr themelimin e Romёs”. Aleksandri i Mollosisё, ndёrmori njё fushatё ushtarake nё Italinё e jugut, ku dhe u vra ne vitin 331 p.e.s, pranё qytetit Pandosia dhe lumit Aheron. “Orakulli i Dodonёs e paralajmёroi se qyteti Pandosia dhe rryma e Aheronit janё pёr tё fatale” tregon Plutarku (XII, I, III, IV). Edhe ky lumё dhe qyteti ishin nё Epir, por Aleksandri nuk e dinte se nё Itali kishte njё qytet me njё lumë po me kёtё emёr.
Prof. Dr. Raymond Mooyd, i cili ёshtё autori i librit “Reunions” (ribashkimet) thotë: “Nё kohёt e lashta fetarët e Dodonёs kishin aftёsi qё tё vendosnin kontakte midis tё gjallёve dhe tё vdekurve. Ata ishin nё gjёndje tё shkrinin kufinjtё realё midis dy botёve dhe konsideroheshin mё tё zotёt nga gjithё orakujt e tjerë te marrë sëbashku. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tё gjitha anёt e botёs per tё bёre kontakte me tё dashurit e tyre, tё cilёt kishin vdekur.” (Nё aspektin e logjikёs sё sotme, njё ide e tillё ёshtё njё lajthitje e pastёr! Por, ne po flasim pёr njё kohё tepёr tё largёt dhe pёr eksperiencёn e njё civilizimi tё humbur.) “Aty gjendej njё enë jashtёzakonisht e gjёrё dhe plot me ujё, nёn kujdesin e orakullit, klienti instruktohej qё t’i mbante sytё nё sipërfaqen e ujit. Nё tё njёjtёn kohё fetari i kungonte ata me formula magjike. Dhe papritur, dalёngadalё fytyra e të gjallit shuhej nё pasqyrimin e ujit dhe po aq ngadalё tashmё vizatohej “i vdekuri”, i gjallё, tre dimensional me ngjyra natyrale, ndoshta edhe duke folur! Dhe kёtё rast parashikimi me ndërmjetësinё e veçantё të orakullit, dёgjohej drejtёpёrdrejtё nga goja e tё vdekurit!” Ky akt na ndodh edhe neve nё kushtet e gjumit, kur flasim me tё vdekurit në komunikime të pavullnetshme, nё ёndrrat tona. Nё kёtё mёnyrё qё klienti tё arrinte nё kёtё gjёndje psikologjike tё veçantё, nga ana e fetarëve pёrdoreshin edhe droga tё ndryshme, qё e stimulonin atё deri nё nivelin e halucinacionit”. Veçanёrisht, Plini, na thekson njё fakt tё tillё pёr njё bimё me emrin “Harbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjtё” qё kishte kualitet hipnotik dhe qё pёrdorej pёr ceremoni tё tilla.
Nё istitucionin e Dodonёs fetarët e saj njiheshin edhe pёr bёma të tjera. Enzo Gatti nё librin e tij “Gli Iliri” botuar nё 1981, nёnvizon faktin se fetarët e Dodonёs ishin astronomё ekspertё, ata ndёrtonin qendra ku vёzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e Hёnёs, ciklet menstruale tё grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat, dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”. “ata u tregonin bujqёve kohёn e tё mbjellave. Parashikonin orёn e datёn e saktё tё eklipseve. Me urdhёr tё fetarit, dielli humbiste dritёn e tij. Fetari sigurisht pёrfitonte nga eklipset dhe bёhej interpretuesi i paralajmёrimeve hynore, duke diktuar mësime”. Nga Enzo Gatti del se “besimtarët e Dodonës kishin njohuri universale”.
Prof. Dr. Lutfulla Peza dhe Liriana Peza shkruajn : “Ata njihnin mjaft mirё industrinё e prodhimit tё verёs, poçarinё, metalurgjinё, me perpunimin e bakrit, arit, argjendit dhe bronzit. Zbukurimet e tyre prej ari dhe argjendi, si dhe nё poçeri, edhe sot mahnitin këdo pёr nivelin e lartё artistik. Perënditё e para me Zeusin në qendër, u pёrkasin pellazgёve, gjё qё pranohet edhe nga studiuesit e shumte. Kryeqendra e Zeusit dhe e besimit, ka qenë Dodona, foltorja dhe faltorja mё e vjetёr nё Europё, qё ndodhet pranё Janinёs nё Çamёri”. (Lutfulla Peza-Liliana Peza “Dritё e re mbi pellazgёt dhe gjuhёn e tyre” bot. 2013 f. 5)
Dodona si kryeqytet i pellazgёve, shkёlqeu qё herët, mijёra vjet p.e.s. Sipas shumё dokumentave, Dodona, krahas funksionit shpirtёror, s’pushoi kurrё sё mbajturi lidhje tё ngushta, sidomos politike, jo vetёm me qytetet dhe treva tё tёra tё arealit tё qёmotshёm pellazg. “Ajo qё e dallon dhe e tregon Dodonёn si qёndёr e madhe e djepit tё kulturёs nё botё, është teatri mё i madh i kohёs nё Dodonё, ku mund të rrinё ulur tetёmbёdhjetё mijё spektatorё.” (Dhimitёr Pilika “Pellazgёt” f. 158-160)
Dodona njohu njё lulëzim dhjetëra shekullor, deri nё shekullin e trembёdhjetё p.e.s. Dhe vazhdoi deri nё rrafshimin e saj, në vitin 219 p.e.s, prej gjeneralit etolas Dyrrimahut. Kryeqytetin e shkatёrruar tё pellazgёve e rindёrtuan edhe njё herё madhёrishёm pasardhёsit e tyre, trashёgimtarёt e Pirros. Ai qёndroi e tillё, deri nё vitin 167 p.e.s, kur vёrshuan lukunite e Paul Emilit.
Sikur tё mos mjaftonte, pas kёtij grushti tepёr tё rёndё, tё bashkёrenduar me zjarr vdekjeprurёs, Dodona pellazge pёsoi edhe njё rrёnim mё 88-87 p.e.s, prej trakasve, aleatё tё Mitridatit.
Nё 435 e.s, perandori i Lindjes, Teodosi i II, urdhёroi shuarjen e pёrhershme tё Dodonёs pellazgjike, si zjarrishte pagane dhe shndёrrimin e saj nё njё nyjёz tё krishtёrimit gjer nё vitin 475, kur mё pas (551 e.s), vandalёt, Totila me barbarёt ostrogotё, tё pasuar nga saraçenёt bullgarёt e të tjerё, e fshinё pёr jetё te jetёs nga faqja e dheut kryeqendrёn evropiane tё pellazgёve, popullin mё tё lashtё tё kontinentit.
Ismail Qemali tregon, se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё mikut tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё, ku i’a tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin. Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e iniciativёs”, filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё, duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkeologjike me vlerё tё jashtёzakonshme. Karapanosi ia paraqiti rrezultatet e gёrmimeve tё tempullit tё Dodonёs, Akademisё Franceze, antarë tё sё cilёs, vetkuptohet, ishin Ëaddington e Gambeta. I pari ishte Kryeminister dhe Minister i Jashtem i Frances dhe i dyti Kryetari i Asamblese se Deputeteve te Frances pergjate periudhes se Kongresit te Berlinit. Keta u bene mbrojtesit me te zjarrte te pretendimeve greke ne kete forumin me te larte Europian.
Bllokadës dhe manipulimeve greke, pёr dymijё e pesëqind vjet me rradhё, kundër pellazgo-shqiptarёve, u erdhi fundi pёr tё zbuluar tё vёrtetёn, se c’do gjё “greke” ёshtё e sajuar. Kёtё e vёrteton dhe konferenca e sotme dhe dy konferencat e kaluara, nga viti 2011, qëkur ёshtё krijuar Shoqata me qendrën pellazgjike në Tiranё.
“Sot mendimi që jep Konda është vërtetuar plotësisht nga shkenca për idetë e tija mjaft përparimtare. S. Konda i’u nenshtrua diskriminimit dhe luftës çnjerëzore nga drejtuesit e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Qëllimi i tyre ishte të pengohej sa më shumë në punë dhe të mbyllej problemi pellazgjik dhe prejardhja e shqiptarëve prej tyre”. (L. Peza f. 20).
Vlen tё lavdërohen nismëtarët dhe studiuesit guximtarё të stёrnipёrve pellazgё, qё ndezën pishtarin e tretë të stafetës sonë kombëtare, nëpër rrugën e lashtësisë, ku duam të vendosim nё piedestal stёrgjyshin tonё tё madh PELLAZG.
*Kumtese e mbajtur ne Simpoziumin e Trete nderkombetar me 14 nentor 2014 -“10 mije vjet histori Pellazge” Rasim Bebo Tiranё, 15/10/2014
MUHARREM HUDENISHTI I POGRADECIT,MË 8 MAJ 1919,NË DOSJEN E KONFERENCËS TË PAQES NË PARIS
Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Xhydollarët e Pogradecit i njeh historia. Ata janë udënishtas. Derë Age. Bregliqenas. Rrënjas. Të përkushtuar e të sakrifikuar për kombin e vet. Të mendjes, të pushkës.
Një prej tyre është dhe Muharrem Hudënishti. Patriot i kohës. Luftëtar me merita. Burrë i zoti. I ditun, i fortë. Personalitet përfaqësues i Hudënishtit në periudhën e Pavarësisë deri kah pushtimi fashist i Shqipërisë. Me emën e vend ndër figurat e shquara të Pogradecit. Edhe në Qarkun e Korçës. Dhe në dy anët e liqenit të Ohrit e të Prespës. Dhe në gjithato qëndra e rrethina përgjatë Drinit të Zi, Shkumbinit e Vardarit.
Patriotit Muharrem Hudënishti i ka ecë emni e firma në kancelaritë e botës, tek Fuqitë e Mëdha. Ai është në Dosjen e Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920), përndryshe “Konferenca e Versajës”, e cila u mblodh në dy vite e nënshkroi pesë traktate: me Gjermaninë, me Austrinë, me Hungarinë, me Bullgarinë, me Turqinë. Aty, gjatë diskutimit plot debate të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915) dhe në kuadrin e “Çështjes së Adriatikut”, u trajtua dhe Çështja e Shqipërisë Londineze, e cila rrezikohej t’i merrnin territore fqinjtë e saj ballkanik e mesdhetarë si Greqia, Jugosllavia Versajiste (Serbia e Mali i Zi) e Italia. Aty, Shqipëria pati mbrojtjen Uillsoniane, pasi Greqia kërkonte Korçën e Gjirokastrën, ashtu sikurse Mali i Zi Shkodrën e Italia Vlorën, etj. Kjo Konferencë ishte një domosdoshmëri e kohës dhe mbetet një shembull i keq i botës për arsyenat se nuk u zbatuan parimi i kombësisë dhe i vetëvendosjes së popujve, nuk mori në konsideratë kërkesat e interesat kombëtare të Shqiptarëve për një shtet në kufijtë e vet natyral të 1878-tës, solli prapë copëtimin e Shqipërisë për të kënaqë shovinizmin e egër të fqinjve tanë, shërbeu si një “armëpushim” ndërmjet dy luftarëve botërore, përshpejtoi ardhjen e komunizmit bolshevik të Moskovit, etj. Kjo Konferencë, si edhe të tjerat më 1978 e 1912-’13, do të mbeten të mallkuara në shekuj nga varret e djepet shqiptare.
2.Luftëtari kombëtar Muharrem Hudënishti figuron në një dokument të dërguar nga “Të parët e krahinës së Pogradecit” për Konferencën e Paqës të Parisit. Ay dokument, i nënshkruar në Pogradec, mban datën 8 maj 1919. I bashkalidhet Notës XXII të dërgatës Shqiptare në kit’ Konferencë Ndërkombëtare. Është “Aneksi IV” i saj. Sigurisht, ky dokument ka pasë rolin e vet në atë kohë të vështirë diplomatike, politike, me luftna, aneksime territoresh, etj.
Emni i Muharrem Hudënishtit është i dhjeti nënshkrues në kit’ dokument me 26 firmtarë pogradecarë të 1919-tës. Janë burra të mëdhenj të trevës së tyne, në historinë e Pogradecit…Kjo madhështi iu duket edhe tek mbiemnat, që kanë emnat e viseve të tyne: Pogradeci, Starova, Hudënishti, Çërrava, Memëlishti, Trebinja, etj.
Njëzet ë gjashtë firmëtarët atdhetarë të këtij dokumenti të 8 majit 1919 janë emën ndritunit:
Istref Sulejman Starova,
Jashar Isuf Starova,
Hasan Demir Starova,
Dilaver M. Starova,
Zenel Shahin Zagoriçani,
Muharrem Abedin Zagoriçani,
Emin Reshit Vërdova,
Bahri Reshit, Vërdova,
Riza Rexhep Memëleshiti,
Muharrem Abedin Hudënishti,
Hysen Shemsejdin Vinçani,
Arsllan Demir Çaushlliu,
Adem Ymer Trebinja,
Rakip K. Pogradeci,
Hydriz D. Pogradeci,
Zia H. P. Pogradeci,
Koçi Tushi,
Tanas Kërxhali,
Pandi Pasko,
Arsllan Mehmeti,
Riza Xhaferri,
Muharrem Rushani,
Riza Rexhep Pretusha,
Dervish Karafil Shkoza,
Faik Pashë Çërrava,
Adem Selman Leshnica.
3-Konferenca e Paqes kishte katër muaj që ishte mbledh në Paris. Kësokohe mblidhen “Të parët e Pogradecit” e ia nisin kërkesën e tyne të 8 majit 1919.
Ata flasin si “përfaqësonjës të popullit të 140 fshatrave të Pogradecit”. Ata i denoncojnë e demoskojnë planet e intrigat e serbëve për t’u futun si pushtues e aneksues në anën tjetër të liqenit të Ohrit, në krahinën e madhe të Pogradecit.
Ky dokument nuk është thjeshtë një mbledhje e 26 firmëtarëve të tij. Jo. Ai hartohet pas një veprimtarie kombëtare të pogradecarëve, pasi “dje, më 7 maj, u mbajt një meeting 3.000 vetësh në fshatin Podgorije”. Pra, aty, është zëri i tyre. Demonstrohet fuqia e tyre. Janë kërkesat e tyre.
Vet ky dokument dijenon se “vendimet e mbledhjes së Podgorjes, të nënshkruara nga të gjithë përfaqësonjësit e fshatravet ua kemi dërguar Fuqive të Mëdhaja Beslidhuna e të Shoqëruara si dhe Konferencës së Paqës”.
Në atë Kërkësë për të Mëdhenjtë e Kohës e të Botës 26 firmëtarët e saj pogradecarë iu bajnë të ditun se “Në këtë mbledhje kemi treguar edhe një herë sheshit mendimin t’ënë që nuke duam kurrsesi t’i shtrohemi Serbisë, se jem e duam të mbetemi shqiptarë e se nukë munt të thyhen ato lidhje qi na bashkojnë me Atdhe”.
4.Konferenca e Paqës në Paris, vet kryetari i saj Georges Clemenceau– kryeministër i Francës, dhe përfaqësuesit e neltë të Fuqive të Mëdha: Woodrow Willson – president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Lloyd George – kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar i Britanisë së Madhe, Vittorio Orlando – kryeministër i Italisë, dhe stafet e tyre të atyshëm, u njohën dhe me Kërkesën e Pogradecit të nënshkruar nga 26 përfaqësues lokal të tij.
Kësokohe, ky vit i pas Luftës së Parë Botërore (1914-1918), ishte tejet i vështirë për Kombin Shqiptar, sikurse dhe për Pogradecin e krejt Qarkun e Korçës, ku ishin prezent dhe forca franceze. Nga njana anë Korça, si gjithnji, ishte në rrezik nga grekët. Nga ana tjetër Pogradeci, si gjithmonë, ishte në rrezik nga serbët. Ata iu flasin me sinqeritet e besë shqiptare Konnferencës së Paqes, gjithsecilit nga “Katër të Mëdhenjtë”: “Sot për sot jemi të çarmatosur, po gjendja e ushtrive frënge në vent ësht për ne garanti e mprojtje”.
Letër-Kërkesa e Pogradecit e mirtuar nga 3.000 pogradecarë dhe e nënshkruar nga 26 firmëtarë pogradecarë iu përcjell deklaratën e tyre: “E shofim për detyrë të dëftejmë edhe se jemi betuar për të mbajtur tërësin’ e tokës s’onë e se do t’u bëjmë garth me zembrat tona sulmevet t’armikut që kërkon të futet mbrënda”. Sigurisht, këta pogradecarë me “armik” kuptojnë e luftojnë si serbët dhe grekët e çdokush tjetër ngado që të vijnë në trojet e tyne etnike shqiptare.
Ata, në përmbyllje të lëtres së tyre, theksojnë se “Duke iu bërë të njohur vullnetin e popullit tënë” duan që nga Dërgata Shqiptare dhe në Konferencën e Paqes në Paris “të drejtat tona të mirren në kujdes”.
5.
Patrioti Muharrem Abedin Hudenishti, një ndër nënshkruesit e kësaj Kërkese për Konferencën e Paqes, ishte një ndër “Të parët e Pogradecit”, një trashëgimtar emblematik i Derës së Xhydollarëve të Hudenishtit.
Ai ishte një luftëtar kombëtar me kontribut në mbi tri dekada kohore, nga Shpallja e Pavarësisë e deri në vitin e pushtimit të Shqipërisë Londineze nga fashizmi italian. Ai është pjesmarrës e prijës si një figurë vendore në gjithato ngjarje lokale, krahinore e kombëtare, sidomos në vitet 1912, 1915, 1919, 1920, 1930 e 1939. Ai ishte dhe oficer i lartë i Kavalerisë Mbretërore në kohën e Zogut. Vinte nga një familje me gene, zemër e veprimtari monarkiste, legaliste. Edhe vet ishte i tillë.
Muharrem Hudënishti është kushëri i një gjaku, i një zjermi, i një dere, me Nanëmadhen Demire Xhydollari-Durollari, nanën e dr. Guri Durollarit i cili për Mbretin Leka e Familjen Mbretërore, për Monarkinë Shqiptare kreu akte, aksione e ngjarje politike e publike panshqiptare e ndërkombëtare.
Lidhja e Muharrem Hudenishtit me kusherinën e saj Demire dhe me familjen e Durollarëve u ba ma e afërt, pasi i shoqi i saj, Rrapush Durollari, e kishte mik të shumëfishtë: edhe të pragut, edhe të idealit, edhe ta armëve. Shkonin mirë sëbashku. Ishin kundërshtarë e qëndrestarë dhe të pushtimit fashist të 7 prillit 1939. Këta të dy, jo vetëm lindjen në një fshat, në Hudenisht të Pogradecit, po edhe vdekjen e patën në të njëtin vit, më 1939; nga i njëjti armik – pushtuesit fashist italianë.
Luftëtari i çështjes kombëtare shqiptare, Muharrem Hudënishti, ngaqë nuk e kishte pranue pushtimin e vendit, as bashkëpunimin e ofruar me të huajin, u burgos nga fashistët italianë në burgun e Tiranës. Pati një vdekje misterioze. E helmuan në burg në muajt e parë të pushtimit. Ia zhduken edhe trupin, Ai ende dhe sot ka mbet pa varr. Një humbje e madhe, tejet tragjike.
Miku e shoku i tij, Rrapush Durollari, e pati vdekjen nga italianët, në Prrenjas, në vitin 1939, duke e lanë Nanëmadhen Demire Durollari, e cila rrnoi 115 vjet, me tre fëmijë jetimë: Gurin, Shyqyrien e Lirien, të cilët në Amerikë kanë krijue një “brigadë shqiptare” me djemë e vajza, nipa e mbesa në disa breza vargni genetike e jetike.
Një nga nipat e sotëm të prijtarit lokal e luftëtarit kombëtar Muharrem Abedin Hudenishtit, që i shkroi sëbashku me 25 pogradecarë të tjerë Konferencës së Paqes në Paris më 1919, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E mban emrin e tij: Muharrem. E ka për nder kit’ emër. Ia mban lart emnin gjyshit të tij. Edhe kur për shpagim si familje monarkiste e legaliste ishte në burgun e egër të Spaçit për dhjetë vite gjatë komunizmit bolshevik. Edhe kur punonte në fshat e në miniera. Ai, Muharremi pasardhës ishte prapë i “prekur” në biografinë e tij, jo vetëm si mbretnorë, po edhe për faktin tjetër: ishte martue me Lirien, me motrën e poetit martir Vilson Blloshmi, të cilit diktatura ia mori jetën për me ia ndal lirinë e fjalës, vargun poetik, rrugëtimin perspektiv. Muharremi qëndroi dinjitar edhe kur pas Dhjetorit ’90 erdhi Demokracia në Shqipëri e punonte zyrtar i shtetit në Ministrinë e Rendit e Ministrinë e Drejtësisë. Ky, Muharremi i Xhydollarëve, i kishte të gjitha: edhe i fismë nga genet, me kontribute brezash në histori, me përvojë në jetë, i shkolluar me arsim të lartë në dekadat e fundit, po prapëseprapë, edhe një tjetër herë, socialistët e ardhun në pushtet me rebelemin e vitit ’97-tës, e hoqën nga puna, donin t’ia mbyllnin rrugët. Po ai iku në Amerikë. Po i përplot gati dy dekada atje, me nusen e tij e dy djemtë. Atje, ky “Muharremi i Dytë” ka shkrue edhe një libër me tregime. Kot nuk e thashë që kryerradhë se këta Xhydollarët e Hudënishtit janë edhe të pushkës, edhe të penës. E mbajnë lart emnin e të parëve të vet, si të Muharrem Abedin Hudenishtit, që luftoi deri në vetmohim për Çështjen Kombëtare Shqiptare, që i shkroi edhe Konferencës së Paqes në Paris.
Ambasadori i Hungarisë vendosi trëndafila të bardhë në kujtim të Mbretëreshës Geraldine
“Trendafili i Bardhë” i Budapestit,” – Mbretëresha Geraldinë – Mbretëreshë e Shqiptarve 1938 – 2002/
Beqir SINA, New York/
Tirane- “Në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore Shqiptare, sot u vendos një buqet me trandafila të bardhë nga Ambasadori i Hungarise, Sh.Tij. Antal Heizer në kujtim të Mbretëreshës Geraldine, e njohur si Trendafili i Bardhë i Budapestit,” shkruan në një postim të Tij, në rrjetin social facebook, Princi Leka.
Në fotografinë e postuar prej Tij – duket Ambasadori i Hungarise, Sh.Tij. Antal Heizer – L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka,
Në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore në Pallatin e Brigadave më vendimin e Qeverisë së Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 12 nëntor 2012 u varrosën eshtrat e Mbretit Zog – e Nënës Mbretëreshë, Sadije, Mbretëreshës Geraldine, Mbretit Leka, Mbretëreshës Susan dhe të anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore Shqiptare.
Mbretëresha Geraldinë – Mbretëreshë e Shqiptarve 1938 – 2002
Simbas Wikipedia – Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarve (lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së Saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002) ishte mbretëresha e shqiptarve dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut I.
Origjina
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina dhe pedigreja e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëravjeçare të Hungarisë, nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Apponyi të mos ketë luajtur rol tejet të rëndësishëm. Në periudhën e fundit të dinastisë Arpadine, në 1280, u shfaq emri Chevalier d’Apponyi për herë të parë, si zotërues i një ferme shumë të madhe, për të cilën konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin “Nagy Apponyi”, e që ishte dhe mbeti deri vonë pronë e kësaj familjeje. Të gjithë paraardhësit e Familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishëm fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj..
Kushriri i pare te Mbretëreshës Geraldinë, Konti Albert Appony, kryesoi delegacionin Hungarez në Konferencën e Paqes së Versajës dhe më pas përfaqësoi Hungarinë në Lidhjen e Kombeve. Ndërsa gjyshi i Saj, Konti Lajosh Appony, mbajti funksionet më të larta honorifike të Perandorisë Austriake: si Këshilltar intim dhe shambellan i perandorit Franc Jozef dhe Mareshal i Madh i Oborrit të Perandorit Franc Jozef. Gjyshja e Saj ishte një aristokrate prusiane dhe njëkohësisht edhe vajza e Kontit Herman Roger dë Seherr Tos, pasardhës i Princit Ernest – Joakim d’ Anhalt, prej të cilit kanë rrjedhur shumica e dinastive mbretërore evropiane, çka më pas u bë shkas për të marrë nofkën e merituar Babai i mbretërve”. Atdheu i tyre, Hungaria, u copëtua dhe në bazë të Traktatit të Trianonit të vitit 1919, një pjesë e madhe e territorit hungarez, krahas 3.5 milonë hungarezëve, mbetën jashtë kufijve shtetërorë dhe së bashku me to edhe pronat e familjes Apponyi, të cilët u përfshinë nën administrimin e Sllovakisë. Familja Appony ka lidhje gjaku me të gjitha mbretëritë e Europës. Gjyshi nga nëna i Mbretëreshës Geraldinë ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga një familje fisnikësh skocezë, të emigruar në SHBA në shekullin XVII, dhe ishte diplomat i suksesshëm. Ndërsa gjyshja e Saj nga nëna ishte pinjolle e Familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një shtetase amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit, babai i së cilës ka qenë emëruar si Konsull i Përgjithshëm i Amerikës në Hollandë. Përveç vajzës së madhe Geraldinë, çifti Appony kishte edhe një vajzë tjetër të quajtur Virxhinia, si dhe një djalë të quajtur Xhula.
Pas vdekjes së gjyshes së tyre, për Geraldinën dhe motrën e saj Virxhinia u kujdes e motra e babait të tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotëronte një nga kështjellat më të famshme dhe më te bukura të Hungarisë në Zebegeny. Vajzat që kalonin verën në kështjellën e Zebegeny-it, kishin marrë nga një emër luleje. Për shkak të bukurisë së Saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”. Geraldina tashmë e rritur, na shfaqet si një europiane autentike që kish trashëguar shumë virtyte dhe vlera morale nga jeta intensive e brendshme e Seher Tesëve, nga bujaria dhe kultura e rafinuar e Aponyve, nga dinamizmi i Stewartëve, nga sensi i përshtatjes dhe i kurajës përballë fatkeqësive prej Hardingëve.
Ceremonia martesore me Mbretin Zogu I në Tiranë
Edukimi
E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.. Një ndihmesë në edukimin e Saj jepte edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë.
Aktiviteti
Mbreti Zogu I me Mbretëreshën Geraldinë
Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre. MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria, mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitetin e parë shqiptar, në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana.
Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.
Mbretëresha Geraldinë – Mbretëreshë e Shqiptarve 1938 – 2002
Emri: Geraldinë
Mbiemri: Zogu, Apponyi de Nagyappony
Lindi më: 6 gusht 1916
Vendlindja: Gjenevë të Zvicrës
Vdiq më: 22 tetor 2002
Vdiq në: Tiranë, Shqipëri
1984.Vlore-KUR RIVARROSEJ AVNI RRUSTEMI
NGA GEZIM LLOJDIA/
1.Viti 1984. Qyteti historik në jug. Vlora përjetonte atë prag vere entuziazmin e kohës. Një ngjarje ngjalli kureshtje. Nëpër kafenetë dhe tryezat e vakta,llafi u përhap çmendurisht duke kapërcyer edhe shpejtësinë e erës.I kallur, por i patretur. Të fshehtë apo ndonjë formulë fetare as që bëhet fjalë se mund të ketë. Mistere dhe enigma të fshira u thanë për atë rast. Në qytetin e Flamurit bëri bujë, sepse nuk ishte tretur trupi i tij, ndonëse 60 vite e kishin përshkruar. Çfare imagjinate, që u thur, folën gojët, një lloj i purpurt ose mjegullina llafesh mbuluan ose pushëzuan njerëzinë mes-viteve ‘84, kohë diktature në vendin e shqiponjave. Kam bërë një poezi 5 vite të shkuara, që e botuan mjaftë gazeta letrare.’Te lugu i murrmë. Kam ndjerë shpirtra, që notojnë në erë. Flasin gojët: ato janë shpirtra. Shpirtra, që presin në vendroje.’
Pra trupit i kishte ikur pjesa më kryesore shpirti edhe sipas riteve fetare trupi kthehet andej nga ka ardhur nga bota e baltës dhe ujit. Pjesa inteligjente zhdukej dhe mbetej vetëm pjesa lëndore. Por a do ti besonte këto vet personazhi kur Eqrem Beu ka thënë se në fillim ai ka qenë ose ka besuar komunizmin dhe këta nuk besojnë në Zot a Perëndi,. Shtegtimi i shpirtrave nuk ka kufij ndërsa teposhtë njerëzia flinte gjumë. C’ndodhi në atë vit? Ndërkohë atje tek sheshi po goditej betoni. Po hapej vendvarrimi i Avni Rustemit. Që prej prill-it te 1924, në bulevardin e Vlorës gjendej varri i Avni Rustemit. Mirëpo strukturat e asaj kohe kishin studiuar për të vendosur një përmendore në kohë rreth vitit 1984, filluan hapjen e varrit. Memoriali ne bronx i punuar nga skulptori i Popullit Kristaq Rama.
2.Shkojmë pikërisht atje me I.C. Aty ku është sot busti i tij në lulishten përpara teatrit të qytetit, shikoni më thotë Ilia, do të gjeni një pllakë të kuqe origjinale me 4 doreza çeliku, që është ende te varri. Sipas projektit aty nga viti 84 filloi hapja e varrit. Erdhën punëtoret dhe filluan hapjen e varrit. Ne ndiqnim punimet. U hoq pllaka dhe u pa se sarkofagu ishte me një xham ndërsa llagëmi, që e mbante ka pasur vend ku vendosej në kohë të shkuara kandil për shpirtin e tij. Ishte një arkivol i punuar me dru. Kishte xham në pjesën e sipërme të tij.
Trupi ishte i patretur. Në pjesën e fytyrës sidomos dallohej nga mustaqet. Dhe kjo ishte shenja treguese ndonëse dihej nga të gjithë, vendi ku prehej Avni Rustemi. Ishte i patretur për një arsye gati të thjesht. Ishte balsamosur që në kryeqytet kur u soll me shtrat topi për tu varrosur në Vlorë. Ndonëse kishin rrjedhur vite nën sarkofagun e tij të kuq me germa u gjet trupi Kundërmonte një erë të rëndë morti, arkivoli. Arkivoli ishte i mbuluar me një kadife të kuqe me ca zbukurime.
3.Trupin e morën në spitalin e qytetit ku besohet është bërë autopsi . Kur na dorëzuan neve arkivolin xhami ishte i thyer në pjesën e sipërme. Kur e morën nuk kishte thyerje. Trupin e tij e varrosën te piedestali ku ngrihej busti. Arkivoli gjendet edhe sot e kësaj dite në Muzeun historik të qytetit. Por është tmerrues nja arkivol i hapur. Nga varri i Avni Rustemit sot ruhet vetëm pllaka e kuqe e vogël rreth 1m x 1.5m.
Poshtë saj është llagëmi i zbrazur i mbushur me ujë. Pati shumë kuriozë që erdhën për të parë Avniun, mirëpo ata nuk e dinin se ne dispononim vetëm sarkofagun e tij, që e mbështolli në largimin e tij nga kjo jetë. Në muzeun historik vinin shpesh për të fotografuar sarkofagun e tij. Kjo është e saktë si një histori pa ngjizje të tepërta,përse trupi nuk u tret,ndonëse ishte i balsamosur për ti rezistuar nëntokës gjatë.
Sot në kthesën që të shpie drejt bishtit të kalldrëmit përball ambulantes së qytetit, rreth 5 m bar Init dhe statujës e Avniut është një pllakë e kuqe mes plakave te trotuarit jo shumë e dallueshme nga te tjerat dhe nëse nuk e di nuk ke për të mësuar kurrë që ai vend ishte vendvarrimi i Avni Rustemit në prill të 24 në qytetin e Vlorës. Shumë vite më para ishte i dallueshëm mirëpo spostimi asfaltit të rrugës e fshehu ose humbi varrin deri kur filloi rikonstruksioni i rrugës dhe trotuarit.
Avni Rustemi u vra në 22 prill të vitit 1924, nga Isuf Reçi, Vrasja frymwzoi Revolucionin 10 qershor të vitit 1924. Trupi u transportua për në Vlorë, ku Avni Trupi i tij që u balsamos nga mjeku i njohur i asaj kohe, dr. Shezai Çomo, drejtori i parë i spitalit të Vlorës daja i Avni Rustemit, u varros në kryqëzim të rrugëve.
Ishte fund prilli rreht datws 30 prill 1924 behet varrimi madheshtor i Avni Rustemit,ku morrwn pjesw mbi 10 mije vetw.
Baba Aliu Tomorri më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit: “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi !… E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu : “Fli i qetë, Avni ! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”.
Halim Xhelo:
Ne kete minute qe ne qajme Avniun, vrasesiu i vertete i tij,Ahmet Zogolli rri ne pallat duke ferkuar duarte me gjakun e Avniut dhe pregatit plane te tjere per te shkaterruar Shqiperine.Pra Zogolli eshte gjykuar dhe denuar prej ndergjegjes kombetare me vdekje dhe si tradhetar i duhet vene litari.
Fjala e F.S.Nolit:
Vlora ka te drejte ta mbakje Avniun ne gjirin e saj,sepse kjo e kuptoi shume bukur se cfare rendesi te madhe ka pasur gjesti i Avniut ne Paris,nje gjest, i cili nderoi faqen e historise shqiptare.
Bajram Curri:
Po te kishte shpetuar i gjalle,prape Shqypnise do t’ia falte jeten,sepse pe r Shqipnine kishte le Avnia.Luigj Gurakuqi…ne 12 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise m2 2 8 nentor 1924…
Rustemit,qe sivjet po kremton diten e Flamurit prane plakut te arberoise ne gji te memes se lirise sone.
4.Lindi në Libohovë. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).1908 bashkua me çetën e Çerçiz Topullit, 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut.
1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës”. Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.
Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare” për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin.
- « Previous Page
- 1
- …
- 474
- 475
- 476
- 477
- 478
- …
- 608
- Next Page »