• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në dialogun me Serbinë edhe për çështjen e të zhdukurve

July 14, 2020 by dgreca

Para takimit të së enjtes të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Kryeministri Hoti pret përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve/

PRISHTINË, 14 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/


Në vigjilje të takimit të së enjtes të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan Kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit, bën të ditur njoftimi dërguar nga Zyra e shtypit e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  edhe 1641 persona vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë të përfunduar para 21 viteve në Qershor 1999.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

Dialogun në Bruksel të ndërprerë para 20 muajsh Kosova dhe Serbia e rifilluan të dielën e 12 Korrikut përmes një videokonference dhe e vijojnë të enjten e 16 Korrikut 2020 kur pritet edhe takimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Para këtij zhvillimi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në konferencën virtuale – Samitin e Parisit, në 10 Korrik, të organizuar nga Presidenti Francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse Serbia nga Presidenti Aleksandar Vuçiç.

 Kryeministri i Kosovës, Hoti  në 7 Korrik në Paris takoi Presidentin e Francës Macron, i cili në 9 korrik takoi edhe Presidentin e Serbisë Vuçiç.

Filed Under: Komente Tagged With: kosova

Reagim ndaj intervistës në DIELLI të kandidates për Deputete Zelfina Sela

July 9, 2020 by dgreca

Populli shqiptar në hapësirën etnike në MV nuk është shtetformues/
(Lidhur me intërvistën e Zelfina Sela,kanditate për deputete të parlamentit të MV-së nga ,,Aleanca për Shqiptarët dhe Alernativa,,-përgatitur nga Kaze Kozeta Zyra,botuar në portalin e gazetës,,Dielli,,më datën 8 korrik 2020
Nu është hera e parë që shumë nga bota politike,universitare,gazetarë dhe tashti në fushatën zgjedhore parlamentare në hapësirën etnike në MV-së,sikur po ,,harrojnë,,apo nuk po u bjenë ndërmend se kur dalin para opnionit e thonë kutrrum,,populli shqiptar shtetformues,,(sic!)duke numëruar një varg projektësh (politike)në letër dhe asnnjëherë në jetën e përditshme shqiptare.
Po kështu,në intervistën për portalin e gazetës,,Dielli,,(intervista e realizuar nga Keze Kozeta Zyra)me zonjën Zelfina Sela,kanditate për deputete nga Dibra,ndër të tjera ajo numëroi nga projekti i saj si deputete e ardhshme e ,,Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa,,një varg detyrash aktuale për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike do të thosha dhe,krejt në frymën e fyshatës zgjedhore zonja Zelfina Sela kalon kodër e brigje duke harruar se është e pamundur realizimi i projektit të saj politik,ndonëse çështja shqiptare në MV nuk është shtetformues,por tash për tash,pozita kombëtare shqiptare sipas kodit më të lartë juridik të Kushtetutës,ata janë në pozitën e pakicës me pakicat tjera.Këtë,mbase,nuk e di zonja e nderuar Sela që me aq entuziazëm i parashtron pikat e programit politik(po i përmendi disa që më shumë janë anësore e të paralizueshme në MV për shqiptarët),ngaqë ata nuk janë shtetformues dhe as gjuha shqipe si gjuhë zyrare,që aq shumë është trumbetuar në këndin e fushatës zgjedhore të partive politike shqiptare(!).
Do të ishte mirë që kanditatët për deputetë të parlamentit në MV-së kur dalin për të dhënë intervista për opinionin (shqiptarë)sikundër doli e foli për programin e saj zonja Zelfina Sela,më parë do të duhej që para vetës të kenë aktin juridik të Kushtetutës së MV-së dhe mos të bëjnë gafe dhe deridikun edhe lëshime për ndonjë lojë të strucit(politik)sa për të marrë ndonjë pikë më shumë të votuesve shqiptarë në hapësirën etnike në MV.
Të gjitha pikat e programit të zonjës Sela,më shumë janë vetëm dëshira dhe tashmë ato janë bërë refrene politike për kanditatët dhe për fushatën e partive politike shqiptare,ndërkaq harrojnë të shpalojnë të vërtetën se populli shqiptar nuk është shtetformues,por pakicë me pakicat tjera në MV dhe përmes aktit më të lartë juridik shqiptarët i realizojnë të drejtat(lexo:pikat e programit të Zelfina Sela),,Shtet për të gjithë,,-,,Barazi për të gjithë qytetarët,,-,,Shteti i së drejtës,,-investimet ekonomike dhe ndarja e buxhetit,,etj tregojnë qartë se këto pika të programit të kandidatës për deputete nga Dibra,janë veçse dëshira në letër dhe sa për konsum politik për debate për votën e sovranit.
Skënder Karaçica

Filed Under: Komente Tagged With: Skender Karacica, Zelfina Sela

Vëllai mund të vritet atëherë kur bën (tradhëti) kombëtare…!

June 30, 2020 by dgreca

Kosova,Shqiptarët,Historia-  Kujtime nga profesor Anton Çetta/

Shkruan:Skender KARAÇICA-ÇIKAGO/

Në një takim në katundin Lupç të Llapit, në familjen e heroinës së Kosovës,Ylfete Humolli,që në udhën e dijes për në shkollë e kishin vrarë forcat ushtarako-policore-paramilitare të Serbisë, vetëm pse ishte shqiptare dhe kërkonte Liri, Demokraci, Pavarësi për Kosovën…!

Po në ketë takim në Lupçin e Ylfetes, ishte profesori dhe Plaku i urtë i Kosovës, Anton Çetta, i cili  në porosinë e motit të madh bëri pajtimin e kombit shqiptar dhe kurdisja e orës për krismat e pushkëve të djelmenisë së UÇK-së kundër regjimit me logjistikën ushtarake të gjenocidit të Serbisë së Millosheviçit.

Profesor Anton Çetta fliste me zërin e tij karaktersitik të ëmbël të akorduar në sintaksën e tij kombëtare,për për djeshmën dhe të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Në shtypin e kohës për heronin Ylfete Humolli dhe për moshatarët  nëpër udhët e rezistencës në Kosovë pata shkruar artikullin ,,Ylfete Humolli dhe shoqet e brezit e gjuanin hasmin me gurë…,,!(Fjala jonë, Prishtinë).

Biseda me profesor Anton   Çetta nuk kishte fund.Në odën e burrave , dikur, doli një zë burri duke e pyetur profesorin:

– Profesor, kur duhet të vritet vëllai…?- dhe në odën e burrave për një çast u shtangën të gjithë dhe, mezi prisnin se çfarë do të thoshte Njeriu i Udhës së Kombit Shqiptar…?

Për një çast profsor Çetta, tymosi ngadale cigarën dhe me shikimin e tij burrëror, nisi të përgjigjej për pyetjen, që,shumë prej nesh për herë të parë e dëgjonim…!

– Vëllai nëse e kërkon shtëpinë, jepjani…!

– Vëllai nëse e kërkon livadhin, jepjani…!

– Vëllai nëse e kërkon malin, jepjani…!

– Vëllai nëse kapërcen murin e turpit, faleni…!- thoshte në mes rreshtave të refrenit profesor Çetta në odën e Llapit.

Dhe, sërish e ndezi cigarën dhe përmes tymosjes nisi të flasë:

– Por, nëse vëllai ka bër tradhëti kombëtare, hane drekën e fundit dhe me një plumb të kryeni obligimin që kemi kur e kur vjen në pyetje Kombi, Atdheu, Kosova,-ishte fjala e profesor Anton Çetta në odën e burrave në Lupçin e Ylfete Humollit dhe bijes së Llapit të Adem Demaçi…!

Filed Under: Komente Tagged With: Anton Cetta, Kur vritet vellai, Skender Karacica

SHKELQIMI DHE RËNIA E Kongresistit Eliot ENGEL

June 25, 2020 by dgreca

Opinion nga Valentin Lumaj/

Gjithandej “mërzi dhe lot” ndër shqiptarët për humbjen e të preferuarit, mikut dhe mbështetesit, siç thonë, të çështjes shqiptare. Ndërsa unë, sikurse dëshiroj qe ti shoh gjërat nga një kënd tjetër i vështrimit, mendoj ndryshe dhe ndihem mire. Engel korri një fitore spektakolare, një fitore me të cilën nuk e di nëse e kishte kush me parë. Ai po e mbyll jetën e tij si kongresman prej 40 vitesh (qysh në 1989), si triumfator dhe jo si humbës. Nje jetë kongresman duhet të quhet fitore. Edhe shumica e popullsisë të Bronxit dhe ajo amerikane, fituan duke u çliruar prej tij.  Në qoftë se ka humbës, ata jane shqiptarët, të cilët nuk po munden të çlirohen nga kulti i individit Engel. Shqiptarët investuan në kongresmenin Engel për nje kohë shumë të gjatë, dhe në një farë mënyre ai ua ka shpërblyer me ndërhyrjet në Kongres apo Senat në favor të Shqiperisë dhe Kosovës. Engel ishte konsumuar dhe zvogëluar politikisht, ishte kthyer në një “dërrase e kalbur” nga rruga e gjatë në politikë, e cila i solli edhe humbjen. Shqiptarët u përqendruan vetëm në Engel, dhe harruan se Amerika ka spektër të gjerë politik, ka edhe President, me të cilin, në vend që t’i forconin lidhjet, nuk ngurruan që ta sulmojnë. Prandaj sot ndihen të vetmuar si “peshku në zall”.

Në qoftë se ka një humbje të vetme të Engel, ai humbi kundrejt Presidentit Trump, të cilin Engel votoi ta shkarkonte.  Trump është akoma President dhe me gjasa fiton prapë, ndërsa karrigen e Engel do ta zërë dikush tjetër. Kjo e dyfishon humbjen e shqiptarëve. 

Shqiptarët kanë natyrë tjetër me amerikanët. Për shembull në raste vdekjesh, shqiptaret qajnë dhe pikëllohen kur vdes nje i vjetër, ndërsa amerikanët celebrojnë jetën e të vdekurit. Çështje mentaliteti kjo. Në të vërtetë trupi i Engel do te vuaj sa të jetë gjallë mungesën e drekave dhe darkave me shqiptarët, por shpirti i tij pushon në paqe në mberritje me sukses te vijës së finishit të rrugës se tij maratonomake në politikë.

Michigan, 25 Qershor 2020

Filed Under: Komente Tagged With: E Engel, renia e Kongresistit, Shkelqimi, Valentin Lumaj

Dy Tugjarë në Diplomacinë e Kosovës…

June 25, 2020 by dgreca

Dy tugjarët:Brestovci dhe Dreshaj edhe në (diplomaci) për Kosovën(!)/

Në vend të lajmit/

Dy tugjarët:Brestovci dhe Dreshaj edhe në  (diplomaci) për Kosovën(!)/

Nga skender KARAÇICA/Cikago

Çfarë nuk (po)ndodhë në Kosovën tonë.Këto ditë kur qeveria Hoti po konsolidohet në kabinetin e tij(me zgjedhje  të zv.ministrave të shumtë),që po i dërgojnë partitë politike,sot u panë edhe dy emra të dy tugjarëve të njohur në ,,meridianet,,
e njohura evropiane(Bekim Brestovci dhe Gani Dreshaj),të cilët do të jenë në fushën e diplomacisë për shtetin e Kosovës.
Kjo,është më shumë se loja dhe (pa)përgjegjësia e partive politike,si është e mundur që dy tugjarë apo me qartë dy bisnesmenë Brestovci dhe Dreshaj të (rahatohen)në Ministrinë për Punë të Jashtme,kur dihet nga lartë se në jetë as që kanë lexuar të paktën dy rreshta se çka është arti politik i të mundshmës(diplomacia)…?!
Dhe,këta dy burrat e dheut,tashe tutje do të merrën edhe me ,,diplomaci,,se jo mahi,madje kur të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën politike dhe të diplomacisë ndërkombëtare,ne kendej politikës,do të mbesim me gojë të mbyllur për çfarë (d)iplomacie do të dëgjojmë e do të lexojmë në Kosovë…!
Pse kaq shumë shembje?Pse kaq shumë lojë,,politike,,me politikën dhe diplomacinë kosovare?Kaq shpejt e mbushëm,,hambarin,,me kuadro politike dhe të diplomacisë,
apo kjo po i përngjanë thënies,,kush e ka nënën baçicë,,(sic!).
Pse Brestovci dhe Dreshaj,nuk bëhen burra të dheut e të dalin e të thonë publikisht:Nuk jemi për këtë punë(diplomaci),kur e kur ka djemë e vazja shqiptare  ,të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet në Evropë dhe SHBA,që mund të jenë bartës të suksshëm të fushës së diplomacisë për shtetin e Kosovës!

Çikago,qershor të motit 2020

Filed Under: Komente Tagged With: dy tugjare, ne Diplomaci, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT