Nga Luan Çipi/
E kush e mendonte se do dëmtohej keqas, me frakturë në të dy këmbët dhe goditje e shembje në kokë Minella Mosko, thuajse më i riu midis nesh? Dhe ishte duke shkuar në një mbrëmje për të parë një koncert me muzikë orkestrale.
Minella Mosko është pjesëtar aktiv i një grupi të madh vlonjatësh, pensionist të ardhur në Tiranë ndër vite, që mblidhen e bisedojnë thuajse çdo ditë, duke pirë nga një gotë kafe, apo çaj te Bar Restorant “Ulqini”, në qendër të Tiranës.
Minella Mosko është më i gjatë, më i ri, më i mbajturi dhe më “pasionanti demokrat”, në këtë grup, heterogjen në anësitë politike, po me dashuri të ndërsjellët të pandarë, të respektuar dhe në asnjë rast të fyer apo të detyruar. Me gjithë përpjekjet dhe kahet e tyre parësore drejt kulturës, ekonomisë dhe shkencës, është e pashmangshme cekja me problemet e përditshme politike, ndikuar nga qëndrimi i përgjithshëm mediatik e televiziv bashkëkohor. Ndizet shpesh biseda dhe Minella mbron me këmbëngulje dhe argumente, të djathtën e vendosur pozitive, pa u tërhequr për asgjë dhe në asnjë rast. Dhe një tjetër çudi: rastiste të mungonte Minella, siç po ndodh prej 8-9 ditësh dhe biseda fashitet, se ngelet memece shumica, thuajse e njëmendshme.
Po, kush është Minella Mosko? Ai erdhi në Vlorë fare i vogël dhe gjithë jetës aktive, thuajse e kaloi në qytetin e Vlorës. I lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1937 Minella ishte djali më i vogël i Vango Moskos, një këpucar i talentuar, i pasuruar nga aftësitë dhe përpjekjet vetjake dhe që u kujdes gjatë e me durim për mirërritjen dhe shkollimin e tij. Pasi kreu cilësisht Gjimnazin Ali Demi në Vlorë dhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, punoi pak kohë në Fermën Bujqësore Thumanë dhe pastaj deri në fund si ekonomist, fillimisht në Seksionin e Bujqësisë të Komitetit Ekzekutiv të K.P.Rrethit Vlorë dhe si Shef Plani, në Kooperativën Bujqësore të Tipit të Lartë Novoselë të Vlorës. Pas ndryshimeve demokratike edhe pse u aktivizua gjallërisht qysh në ditët e para, për arsye ekonomike emigroi familjarisht në Greqi dhe pas shumë vitesh në Selanik, (ku sot banon djali me familjen e tij) u kthye e u vendos si pensionist në Tiranë, ku kishte të punësuar vajzën e tij të dashur.
Me këtë rast, duhet theksuar, se Minella Mosko, fqinjët Grek, i adhuron së tepërmi, jo vetëm për kulturën dhe antikitetin e hershëm të lavdishëm, (që e njeh mirë) po dhe sepse i quan popull mikpritës, të gëzueshëm e jetësor e për më tepër, luftarak atdhetar e antiturq të vendosur.
Njerëzit, thonë përgjithësisht fjalë të mira kur p.sh. dikush vuan e përpëlitet në spital dhe përcjell halle të kësaj bote të mundimshme, siç bëmë edhe ne sot, një grup shokësh që vizituam dhe takuam në vuajtje atë. Por, është më se e vërtetë, (dhe ky është mendim i përbashkët absolut), se Minella Mosko është një qytetar me kulturë e zgjuarsi, me dije të gjerë dhe me mendim të vetin. Jo vetëm për kontributin e tij në drejtimin konkret të ekonomisë për shumë vite, si drejtues ekonomik, organizator edhe studiues, por dikur edhe si një djalosh energjike i dalluar për kohën, dhe me prirje shkencore. Unë jam dëshmitar për punët e tij drejtuese shkencore në ekonomitë bujqësore dhe për studimet specifike p.sh. në drejtimin dhe organizimin e transportit të brendshëm me efektivitet, që tërhoqi për kohën vëmendjen mbarëkombëtare, etj.
Me këtë rast dua të nënvizoj faktin se e veçantë, që i bie në sy kujtdo sa e takon dhe bisedon me të direkt, (mandej edhe si poliglot në disa gjuhë deri anglisht, rusisht, italisht e greqisht), është bagazhi dituror i tij i pasur dhe enciklopedik, në ekonomi, filozofi, letërsi, art dhe kulturë.
Ai fatmirësisht dhe pse në mënyrë autodidakte, është i thelluar dhe njohës i mirë i muzikës klasike sidomos, sepse nuk lë koncert e operë pa parë disa herë, pas premierës, që e ka normë të detyruar. Ai është njohës i vlerësuar i pikturës, si i rritur në studiot e piktorëve të mëdhenj vlonjat Skënder Kamberi e Nestor Jonuzi, që i ka ndër shokët më të afërt, si dhe njohës analitik i plejadës së “Shkollës Vlonjate të Pikturës”, veprat e të cilëve i njeh dhe i interpreton me aftësi, një nga një.
Minella Mosko është një bibliofag, lexues i pashkëputur çdo ditë, i vëmendshëm e i thelluar i letërsisë, sidomos asaj shqiptare. Ushqen një respekt të veçantë për gjeniun e letrave shqip, Ismail Kadarenë dhe s’ka lënë faqe të librave të tij pa lexuar e përhapur, mandej dhe të gjitha librat në prozë e poezi të Agollit, Arapit dhe deri te të Pandeli Koçit, Reshat Kripës, Përparim Hysit dhe Eden Babanit, etj. Ato faqe libri të pagoja, e dinë se ç’heqin nga nënvizimet shumëngjyrëshe, me theksime e vërejtje prej profesionisti, deri te nënvizimi i gabimeve ortografike, ku “nuk të fal”. Në këtë drejtim, Minella Mosko, ka edhe meritën, për disa libra të jetë bashkëpunëtor, si korrektor letrar.
Minella Mosko është poliglot dhe i ditur, po dhe shpirtmirë, i virtytshëm dhe shok i dashur e i gatshëm për të ndihmuar këdo, ndërkohë i shkathët, jetësor, siç është dhe trupmadh e i fuqishëm.
Kush e dëgjoi se ai u bë pre e një aksidenti automobilistik gjatë rrugës, e shpjegon me vitalitetin e tij të pazakontë për moshën, që e shpuri të vetmuar në rrugën me shumë trafik automobilistik, drejt Sallës së Koncerteve të Akademisë së Arteve, në këtë ditë të ftohtë dimri, ndërkohë që ne moshataret e tij, lakmonim një qoshk të ngrohtë e të qetë pranë shtëpisë.
Ai kërkonte, siç bën gjithnjë, një kënaqësi të muzikës klasike më shumë edhe pse midis ftohmës, vuajtjes dhe rrezikut. Ai gjithnjë ka qenë një njeri, që “nuk e gris kohën kot”, po me tërheqje, pasion e dëshirë për artin.
Minella Mosko u dëmtua, pa asnjë faj të vetin, se e goditën buzë mbrëmjes midis rruge, nga mbrapa dhe dhunshëm, qoftë dhe pse aksidentalisht. Ai ç’prej 10 ditësh është në Spitalin e Traumës Laprakë, Tiranë dhe nuk dihet sa dhe kur do rikuperohet plotësisht. Minella Mosko u sakrifikua, në kërkim të Artit!
Nderim, jetë e shëndet dhe shërim të shpejtë e rehabilitim të plotë Minella Moskos!
Tiranë, më 14.01.2015
Papa Françesku telegram Presidentit Nishani: Paqe e bekim mbi Shqipërinë
Papa përshëndet vendet mbi të cilat fluturoi gjatë udhëtimit drejt Azisë/
Shkruan: Gjergji Mima/ – Gjatë fluturimit me avion nga Roma drejt Kolombos (Sri Lanka), Papa Françesku, siç është traditë, u dërgoi telegrame përshëndetjeje Krerëve të Shteteve të atyre vendeve mbi cilat kaloi gjatë udhëtimit apostolik. Pastaj në avion përshëndeti gazetarët që e shoqëronin gjatë këtij udhëtimi aziatik.
Sipas “Radio Vatikanit”, atmosfera në avion qe e përzemërt dhe familjare, siç di të krijojë Papa Françesku, me një risi: kësaj here nuk ishin gazetarët që shkonin për ta përshëndetur Papën, por qe Ati i Shenjtë Françesku, shoqëruar nga drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, ai që shkoi personalisht tek 76 gazetarët shoqërues, prej vendeve të ndryshme.
Me një buzëqeshje të veçantë Papa Bergoglio u tha: “Ju falënderoj për shoqërimin tuaj e ju uroj udhëtim të mbarë. Keni shumë punë! Ju falënderoj shumë, faleminderit edhe një herë për shoqërimin tuaj”.
Papa Françesku pastaj deshi t’u shtrëngonte dorën çdonjërit gazetarë, duke u ndalur për pak çaste në bisedë. Për sa i përket protokollit, gjatë udhëtimit u nisen telegramet e Papës drejtuar vendeve mbi të cilat fluturonte avioni.
Pas përshëndetjes drejtuar presidentit italian e bekimit apostolik për Italinë, Papa u drejtoi përshëndetjen e tyre edhe Shqipërisë e Turqisë, shoqëruar me lutjet e tij së bashku me kujtimin e vizitave të fundit apostolike.
Paqe e gëzim Papa i uron edhe Greqisë e qytetarëve të këtij vendi. Paqe e prosperitet, së fundi, edhe për Iranin, Emiratet e Arabisë, Omanin e Indinë.
Telegrami i Papës për Presidentin e Shqipërisë
Si zakonisht, gjatë kalimit të avionit në hapësirën ajrore të vendeve të ndryshme, Papa Françesku u dërgon një telegram përshëndetjeje të gjithë krerëve të shteteve përkatëse. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, gjatë udhëtimit të Atit të Shenjtë për në Sri Lankë e Filipine. Avioni papnor kaloi edhe sipër Shqipërisë. Ja telegrami drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani:
“Shkëlqesisë së Tij, Bujar Nishani
President i Republikës së Shqipërisë
Përshëndes përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj, ndërsa fluturoj mbi Shqipëri në udhën drejt Sri Lankës dhe Filipineve. Duke kujtuar ngrohtësisht vizitën time në vendin tuaj, ju siguroj rishtas lutje për kombin dhe popullin.
Papa Françesku: Bashkëjetesa fetare është e mundur.Shqipëria, shembull i saj
Në kulmin e debateve për rolin e feve në shoqëri, pas sulmit terrorist në Francë, Papa Françesku ka thënë se bashkëjetesa fetare është e mundur të arrihet. Dhe për këtë, ai ka marrë si shembull pikërisht Shqipërinë.
“Një dëshmi të vërtetë se kultura e bashkëjetesës është e mundur, unë e kam provuar gjatë vizitës sime në Shqipëri. Një komb me të rinj, të cilët janë shpresë për të ardhmen.
Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve në historinë e tyre, shqiptarët janë karakterizuar nga ‘bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme’.
Në një klimë të respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve. Është një shenjë e rëndësishme, që një besim i sinqertë në Zot gjeneron dialog, i cili vepron për të mirën e të gjithëve.
Ndërsa dhuna lind gjithmonë nga mistifikimi i fesë, me pretekstin e projekteve ideologjike, që kanë si qëllim të vetëm dominimin e njeriut mbi njeriun”, është shprehur Papa Françesku gjatë një takimi me përfaqësitë diplomatike të akreditura në Vatikan.
NJI ZA I GUXIMSHEM NGA MBRENDESIA E BOTES ISLAME
PRESIDENTI I EGJIPTIT KRITIKON RREZIKUN QE PARAQET EKSREMIZMI NDAJ BOTES/
Nga Ken Allard i gazetes the Washington Times/
Perktheu per Diellin, Gjon Kadeli/
Sa kohe do te zgjasin keto mizori? Nderkohe qe Shteti Islamist u pret kryet femijve e te tjerve ne Irak, vllaznit e tyne ne Paris,vazhdojne fushaten e tyne Xhihadiste tuej vra 12 nepunes te revistes javore te Parisit. Fjalet qe perdoren Xhihadistet ne Paris mbas vrasjeve monstruoze qe bane, ishin keto:Muhametit ja muerem hakun.
Lidhun me kete gjendje tejet te rrezikeshme terroriste perball te ciles gjindet bota, Presidenti i Egjiptit Zotni Abdel Fatah El Sisi diten e Vjetit te Ri mbajti nji fjalim, ne nji menyre mjaft tron ditese dhe friksuese, ne nji vend te jashtzakonshem, domethane, perpara personaliteteve te nalta fetare, ne Universitetin Al Azhar te Kajros. Per nji kohe te gjate, ky universitet asht konsiderue si qendra kryesore botnore e mendimit teologjik Islam.
Qellimi i fjalimit te Presidentit Egjitian ishte per te sfidue ne menyren ma te forte mendimet mbizotnuese ortodokse {konservatore}. Simbas perkthimit te fjaleve te tija, qe u botuen ne organin e Forumit te Lindjes se Mesme, Presidenti Egjiptian u tha te pranishemve se , menyra se si po mendojne Islamistet sot ishte tuej e anmiqsue boten Islame ndaj gjithe botes. Une e them dhe e perseris, se ne kemi nevoje per nji Revolucion Fetar> Ju Imamet jeni pergjegjes Para Zotit. E them perseri, e gjithe bota asht tuej prtitun per nji veprim nga Ju; se pse kjo bote Islame po shkatrrohet e po humb, e kjo gja po bahet nga duerte tona.
Filmi qe u xhirue gjate fjalimit, tregon se sa te tronditun dhe te befasuem ishin kleriket ne fjale .Megjithe kete Zoti Sisi, pa kurrfar ngurrimi vazhdoi fjalimin. Nuk jam tuej ju referue besimit si i tille, por menyres se te menduemit, i cili bazohet ne librat e mendimet me te cilat jemi mishnue per nji kohe te gjate dhe menjanimi i tyne asht pothuejse i pamundshem. Ky qendrim po na anmiqeson me te gjithe boten. Po i them keto fjale ne Al Azhar, perpara kesaj audience dijetaresh: ” I Madhi Zot u bafte deshmitar mbi te verteten gjate Dites se Gjykimit”.
Udheheqsit muslimane mund te marrin nji qendrim kunder shtimit te terrorit Islamist, mandej mos me veprue. Zoti Sisi bani bash kete. Ai theksoi tamam se ku i ka rrajet problemi ne fjale. Shtrese mbas shtrese te dogmes fetare, qe kane transformue besimin se gjoja Islami simbolizon paqen e kane shendrrue ne nji vegel shume te mprehte, qe perdoret per lufte. Per shembul, cfar lloj Zoti kerkon therore{kasaphane} te vazhdueshme, nga Rrypi i Gazes deri ne rruget e Parisit. Ne nji menyre nji gja e tile dote konsiderohej e turpshme edhe nga SSet e Nazimit.
Lind pyetja, a do te munden Imamet e Al Azharit te tregojne urtesine dhe guximin e tyen per te ju pergjegjun kesaj thirrje sfiduese, tuej e rishqytue ne menyre serioze doktrinen e tyne? A do te perfitone e gjithe bota, po te bashin ata nji gja te tille?
Presidenti i Egjiptit i kupton mire potencialet e ketyne rreziqeve, perball te cilave gjindet bota, se pse historia e kohvet te fundit ne vendin e tij, i ka dhane atij nji shembull te paharrueshem, kur fanatiket fetare marrin ne dore fuqi te pakufizuemeshtetnore.Si gjenerali numer nji i Egjiptit, ai pati nji pervoje te idhet me qeverine e Vellaznis Muslimanete kryesueme nga Mohamed Morsi
FALENDERIM NGA FAMILJA MULOSMANAJ
I falenderojme te gjithe komunitetin shqiptare,ne Shtetet e Bashkueme te Amerikes, qe na u gjinden afer familjes sone ne keto dite te veshtira ,si ne shtepine mortore me 19 dhjetor- ashtu ne varrimin e te dashtunit tone Agim Hysen Mulosmanajt me 21-dhe ne te pamen me 28 dhetor 2014.I Madhi ZOT na dhashte qe te gjithve ua kthefshime ne raste gezimi ne familjet tuaja, Falenderojm te gjith ata te shumet qe na derguen mesazhe-ngushllimi, me ane te telefonave,nga brenda ketu ne Amerike,dhe nga atdheu,qe jane me shumice, ne menyre te posacme falenderojm PRINCIN LEKA si dhe Deputetin e parlamentit shqiptar Besnik Dushaj,-Besim Ndregjonin Kryetar i te persekutuemve,-Rasim Hasanaj,Ishe Konsullin e pdergjitheshem te Kosoves Z:Bekim Sejdiun,-Ishe drejtorin e institutit te Historise se Kosoves Dr:Isuf Bajraktarin-Z:Imer Hasanaj,e shume e shume te tjerve qe jane me dhjetra e dhjetra.
Falendereoj ne vecanti Imamet e nderuem Elez Osmanin – Imam Mustaf Islamin dhe imam Enis Hoxhen per sherbimet e tyne fetare,si ne shtepin mortore,ne vorrim dhe ne te Pame dhe Mevlydin per shpirtin e Agimit Tone.Zoti jau baft Sevap.Vecanarisht falenderoj Dom Pjeter Popen per mesazhet e tij me kete rast te merzis s’one.E Falenderojm Myftiun e PEJES te nderuemin Nexhmedin Hoxhen i cilli si turist ketu ne Amerike,erdhi dhe na gushlloj ne te pamen dhe bani nji predikim fetar,dhe nji pershkrim mbi familjen tone ,Zoti e nderofte Myftiun e Pejes-Kosove..
Falenderojme miq-shoke kumare ,dashamir qe na u gjinden afer me pritje dhe percjelle,dhe sherbimet e rastit.
Te gjithve ne gezime ua kthefshim.
Nga Familja e Binak Alis ( Mulosmanaj )
- « Previous Page
- 1
- …
- 415
- 416
- 417
- 418
- 419
- …
- 482
- Next Page »