• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjykata: Praktika e policisë së Nju Jorkut, antikushtetuese

August 14, 2013 by dgreca

Një gjykatëse federale vendosi se Departmenti i Policisë së Nju Jorkut ka shkelur të drejtat e dhjetëra mijëra njerëzve duke diskriminuar qëllimisht kundër pakicave racore me anë të taktikës së diskutueshme të “ndalimit dhe kontrollit” të personave. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg e kundërshton këtë vendim dhe thotë se ndalimi nga policia vepron si një frenues ndaj krimit.
Gjykatësja federale Shira Scheindlin vendosi se taktika e policisë së Nju Jorkut shkel të drejtat kushtetuese të pakicave për shkak të mundësisë së përzgjedhjes së njerëzve të cilët ndalohen për t’u marrë në pyetje ose për t’u kontrolluar për armë apo lëndë kontrabandë.
Vendimi i gjykatëses Scheindlin erdhi pas një padie në grup kundër departamentit të policisë e paraqitur nga aktivistët e të drejtave civile.
“Një brez i tërë njujorkezësh, veçanërisht në komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve në të gjithë qytetin janë rritur duke e parë policinë, jo si mbrojtëse, jo si partnere në siguri, por si një institucion prej të cilit duhet patur frikë. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur aspak dhe nuk duhet të ndodhë tani. Arsyeja e betejës sonë është të kërkonim përgjegjësi nga Policia e Nju Jorkut. Ato që na kanë sjellë deri këtu janë praktikat policore diskriminuese të administratës Bloomberg si dhe moskuptimi prej tyre i problemeve që krijojnë këto praktika. Ne jemi të kënaqur që në këtë rast mbizotëroi drejtësia”, thotë aktivistja Priscilla Gonzales.
Policia thotë se me anë të praktikës, e njohur si “stop and frisk”, ka bërë rreth 5 milionë ndalesa të personave gjatë dekadës së kaluar. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg thotë se mundësia për t’u ndaluar nga policia vepron si një frenues jetik ndaj krimit.
“Ne shkojmë vetëm atje ku njoftohet një krim dhe ku njerëzit i përshtaten përshkrimit ose ku oficeri i policisë sheh diçka që duket e dyshimtë. Në mendojmë se është gjithashtu e vërtetë se kjo shërben si pengesë për të rinjtë për të mbajtur armë, sepse ata e dinë se në qoftë se do të ndodheshin në një zonë ku është kryer një krim dhe i përshtaten afërsisht përshkrimit të autorit, që përgjithësisht është mjaft i përgjithshëm, ata mund të ndalohen dhe në atë rast nuk do të donin të kishin armë me vete.”
Zoti Bloomberg e quajti vendimin e gjykatëses Scheindlin “të rrezikshëm” dhe tha se bashkia e Nju Jorkut do ta apelojë atë.
Gjykatësja nuk vendosi që t’i jepej fund kësaj praktike, por urdhëroi që një trup monitorimi të mbikëqyrë përdorimin e saj. (Kortezi:VOA)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e gabuar, Gjykata, praktika e policise, se New Yorkut

Udhëtarët e ngujuar në Aeroportin e Prishtinës

August 14, 2013 by dgreca

Nga Fatmir Aliu/

“Prapë në lajme e dëgjova dje”!

Është një prej bisedave më të zakonshme që do të dëgjonit në Aeroportin e Prishtinës, po u rastisi të shkoni.Brenda ndërtesës, ndërkaq, ka familje të tëra që bënin radhë, për t’u informuar nëse fluturimi i tyre do të shkojë me kohë apo jo.

Muharremi jeton dhe punon në Holandë. Të martën ai s’kishte për të udhëtuar prapa nga aeroporti, por megjithatë kishte ardhur për të vizituar një prej avio-kompanive, nga e cila bleu biletën.

“S’po ma merr mendja hiç, që do të fluturojë ky aeroplan të martën”, i thotë njërit nga punëtorët e agjencisë Muharremi.

“(Qeshet) Pse s’po ta merr mendja që nuk fluturon aeroplani? Problemi është që tash i keni bërë rezervimet!”, ia kthen punëtori.

“Po e shoh përditë në lajme…” ia ndërpret Muharremit fjalën punëtori i agjencisë dhe ia kthen me “…dëgjomë ti vetëm pak! Ne e marrim përgjegjësinë!”.

32-vjeçari i rrëfehet zotërisë së avio-kompanisë se ka pak muaj që është punësuar, andaj nuk dëshiron që ai dhe bashkëshortja të humbin punën për shkak të papërgjegjësisë së dikujt. Punëtori duket se bashkëndien me të, dhe për ta siguruar i thotë se një prej kolegëve të tij do të jetë gjithnjë në aeroport ditën e fluturimit, më 21 gusht.

“Përgjegjësia është e jona. Uroj të mos bëhet ndonjë tërmet, e që s’kemi fluturime. Por përndryshe, rri i qetë për këtë punë!”, thoshte punëtori. “Veç puna e përgjegjësisë! Më 22 jemi (ai dhe bashkëshortja) në punë, sa ditë vonohem, nga 200 euro është përgjegjësia jote”, thotë Muharremi.

Por, as këtu nuk ndahen mirë, sepse punëtori i agjencisë i thotë klientit që ka blerë biletën se gjithçka mund të bëhet, përjashtuar kthimin e 600 eurove sa i kanë kushtuar Muharremit biletat.

“Garancia është që ky fluturon. Vetëm dil me kohë në aeroport. A po kupton? Pa asnjë problem! Në rast se eventualisht, nuk shkon fare fluturimi, e që mund të ketë defekt, pra ai realizohet maksimumi të nesërmen. Por, jo vetëm për ty, por për të gjithë udhëtarët. Nëse eventualisht ka probleme teknike, probleme politike, që bëhen për të gjithë njësoj, t’i heqim ato që kompania e merr përsipër. Nëse t’i mbetesh në aeroport, për problem të biletës, çdo garanci tjetër ke prej ne!”, thoshte punëtori i agjencisë.

Dhjetëra persona kanë mbetur të ngujuar në Aeroportin e Prishtinës gjatë fundjavës, në pamundësi për të hipur në aeroplanin për të cilin kishin biletë. Sipas ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, problemet më të mëdha janë shfaqur me kompaninë “Belle Air”. Dhe, për këtë gjë, që ai e quajti si papërgjegjësi, Makolli tha se do të pasojnë sanksione.

“Këta operatorë e kanë një leje të operimit në Aeroportin e Prishtinës. Nuk u janë përmbajtur kushteve dhe rregullave të përcaktuara, dhe në këtë drejtim duhet gjithsesi që të sanksionohen! Unë pres që Departamenti i Aviacionit Civil, të ndërmarrë veprime ndaj këtyre operatorëve të papërgjegjshëm, cilido qoftë ai. Ndërkaq, për të ardhmen të merren masa preventive për të parandaluar raste të tilla”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri Makolli.

Por, në zyrat e kompanisë që apostrofoi ministri, askush s’deshi të flasë të martën.

Në sportelin e tyre në aeroport, thanë se menaxheri s’është aty për të dhënë çfarëdo komenti apo përgjigje për udhëtarët që mbetën të ngujuar për disa ditë aty.

Megjithëse nuk deshën të flasim para mikrofonit, thonë se problemi qëndron te shitja e tepërt e biletave, “që e kanë të gjitha kompanitë” e jo vetëm ata.

Por, fajin për këtë problem që u përsëritet nga viti në vit kosovarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, ia vesh edhe vetes një zyrtar qeveritar. “E ndiej veten fajtor për këtë gjendje! Dhe, me këtë dua t’u kërkoj falje të gjithë atyre që janë prekur, në çfarëdo lloj forme nga kjo, edhe pse kjo nuk është në mandatin e Ministrisë së Diasporës, por është përgjegjësi e jona morale, dhe do ta ndreqim”, deklaroi ministri Makolli.

Filed Under: Komente Tagged With: e ngujuar, Fatmir Aliu, ne Prishtine, udhetaret

PAPA FRANÇESKU DHE BOTA MYSLIMANE

August 13, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ne Foto:  Papa Françesku duke dhënë bekimin nga Dritarja e Vatikanit/

Të djelën që kaloi, para dhjetëra mija romakësh the turistësh në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e përfundimit të muajit të shënjët të agjërimit të Ramazanit, nga dritarja e Vatikanit, Papa Françesku u bëri thirrje të Krishterëve dhe Myslimanëve anë e mbanë botës, që të promovojnë respektin e përbashkët midis njëri tjetrit, sidomos nepërmjet edukimit të brezave të ardhëshëm.   Papa, me atë rast u dërgoi  përshëndetjet e tia Myslimanëve në mbarë botën, të cilët ai i cilësoi si “vëllëzër’’, me rastin e festës së Bajramit. Respekti për njëri tjetrin, ishte në të vërtetë,  thelbi i një mesazhi personal që Papa Françesku i kishte dërguar, në fillim të gushtit, botës Myslimane, në të cilin tha: “Këtë vit, që është viti i parë i Pontifikatit tim, kam vendosur që këtë mesazh personal ta nënshkruaj vet dhe t’ua dërgoj ju miqëve të mi të dashur, si një shprehje e respektit dhe miqësisë time për të gjithë Myslimanët, veçanërisht për ata që janë udhëheqës fetarë”,  shtoi ai në mesazhin e njoftuar nga Vatikani.

Përveçse ai bëri thirrje për respekt të përbashkët midis të Krishterëve dhe Myslimanëve, Papa Françesku theksoi atë që ai tha se ishte, “tema që ai dëshironte të pasqyronte kësaj radhe…. Dmth, shqetësimi, si për Myslimanët ashtu edhe për të Krishterët,  për të krijuar  atmosferën për promovimin e respektit të përbashkët nepërmjet edukimit.”  Ky mesazh, tha Papa, u drejtohet të gjithë atyre që “respektojnë jetën, dinjitetin dhe të drejtat inividuale të çdo personi.”  Ai bëri thirrje edhe për respektimin e “reputacionit, pronës, identitetit etnik dhe kulturor, si dhe ideve dhe pikpamjeve politike të çdo personi.”    Drejtë realizimit të këtij  objektivi, Papa bëri thirrje për kontributin e  pazëvëndsueshëm të familjeve, shkollave, përfshirë ato fetare, dhe shtoi se të gjitha mediat e kanë për detyrë të luajnë rolin që u takon në arritjen e këtij objektivi.

Në lidhje me edukimin e rinisë së Krishterë dhe Myslimane,  udhëheqsi i Kishës Katolike tha në mesazhin e tij drejtuar botës Myslimane me 2 gusht, se, “ne duhet të edukojmë rininë tonë, ashtuqë  që ajo të mendojë dhe të respektojë fetë e ndryshme dhe pasuesit e tyre, dhe jo të tallet ose të denigrojë bindjet dhe praktikat e tyre.”  Ai shprehu posaçërisht  dhëmbjen e tij kur dëgjon për sulme kundër qendrave fetare të njërës apo tjetrës fe.

Papa Françesku përfundoi mesazhin e tij, duke thënë se, “Të gjithë ne jemi të vetdijshëm se respekti i përbashkët është baza themelore e të gjitha marrëdhënjeve njerëzore, veçanërisht në radhët e atyre që praktikojnë fenë….Me këto ndjenja, ritheksoj shpresën time se të Krishterët dhe Myslimanët do të jenë promovuesit e vërtetë të respektit dhe miqësisë, veçanërisht nepërmjet edukimit”, përfundoi Papa mesaxhin e tij dërguar botës Myslimane, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

Vatikani e kishte bërë traditë ç’prej  mesit të dekadës së 60-ave të shekullit të kaluar, që të dërgonte mesazhe të tilla solidariteti dhe vullneti të mirë botës Myslimane, por ato dërgoheshin në emër të Papës nga Këshilli i Vatikanit për Dialog Ndërfetar.   Papa Françesku është i dyti Papë në histori që mesazhin e tij, drejtuar botës myslimane me rastin e muajit të Ramazanit, e dërgoi në emërin e tij personal.   Tjetri ka qenë Papa Gjon Pali i II.

Marrëdhënjet midis dy feve më të mëdha të botës kanë qenë shpesh të acaruara dhe me konflikte.  “Por çfarë thotë ose nuk thotë Papa ka një rëndësi dhe pasoja të mëdha për marrëdhënjet midis dy feve”, ka thënë   për gazetën Hufington Post, Imami Feisal Abdul Rauf i Iniciativës Kordoba me qëndër në Nju Jork.   Dhe Ibrahim Moosa, Profesor i Studimeve Islamike në universitetin e njohur amerikan, Duke është shprehur  se, “Vatikani ka investuar për marrëdhënje të mira me botën Myslimane, dhe nën drejtimin e një pape te ri, nuk ka asnjë arsye që të ndodhë ndryshe.”

Filed Under: Komente Tagged With: dhe bota muslimane, Frank shkreli, Papa francesku

UDHEZIM SE SI MUND TE PLOTESOHEN FORMULARET PER SHTETESINE SHQIPTARE

August 13, 2013 by dgreca

REPUBLIKA E SHQIPERISE/

MINISTRIA E BRENDSHME/

Nr.1/

Date/2; 07/ 2013/

MINISTRIA E .PUNEVE TE JASHTME/

N r. i 3 3], date ,(L; 07/ 2013/

U DH E Z I M I P E R B A SH K E T

PER PROCEDURAT, AFATET DHE DOKUMENTACIONIN E KERKESAVE PER NJOHJE TE SHTETESISE SHQIPT ARE, SHQYRTIMIN E TYRE, SI DHE FORMEN DHE MENYRAT E PLOTESIMIT TE KERKESES PER FITIMIN E SHTETESISE SHQIPTARE NGA PERSONAT ME ORIGJINE SHQIPTARE

Ne mbeshtetje te nenit 102 pika 4 e Kushtetutes, te nenit 7, nenit 25 te ligjit nr.8389, date 05.08.1998 “Per shtetesine shqiptare”, te ndryshuar, te Vendimit nr.554, date 03.07.2013, te Keshillit te Ministrave, “Per percaktimin e procedurave per njohjen ose fitimin e shtetesise shqiptare nga personat me origjine shqiptare,me perjashtim te shtetasve te Republikes se Kosoves”, sipas kreut I, pika 3,dhe kreut II, pika 2, si dhe te kreut III pika l, Ministri i Brendshem dhe Ministri I Puneve te Jashtme, ne bashkerendim midis tyre,

UDHEZOJNE :

I. Qellimi

Ky udhezim parashikon procedurat qe duhet te ndiqen per paraqitjen e kerkeses, te dokumentacionit te nevojshem, plotesimin dhe pergatitjen e

kerkeses per shqyrtim, afatet mbi trajtimin dhe njoftimin, regjistrimin e kerkesave per njohje ose fitim te shtetesise, si dhe strukturat kompetente per paraqitjen dhe trajtimin e kerkesave, formen dhe menyren e plotesimit te kerkeses per fitimin e shtetesise shqiptare.

II. Rregulla te pergjithshme mbi formen e kerkeses dhe pergatitjen e saj

l. Kerkesa per njohjen ose fitimin e shtetesise shqiptare duhet te behet me shkrim dhe si rregull, sipas formulareve me format te bashkelidhur ketij udhezimi, duke u regjistruar ne nje regjister te veçante.

2. Kerkesa paraqitet prane Ministrise se Brendshme/Komisariateve vendore te Policise se Shtetit, te vendqendrimit te personit ose, ne rast se

personi banon jashte shtetit, prane perfaqesive diplomatike ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit ose ne perfaqesi te

~era ne vendin ku interesuari banon apo ndodhet fizikisht.

3. Strukturat e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me ato te Ministrise se Puneve te Jashtme pergatisin materialin informues, si dhe

krijojne te gjitha lehtesite strukturore e praktike per dhenien e informacionit, formulareve ne menyre te sakte, te plote, te pershtatshme e

te shpejte te informacionit, apo informacioneve shpjeguese.

4. Brenda çdo viti kalendarik, Strukturat e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me ato te Ministrise se Puneve te Jashtme takohen te

pakten nje here ne vit per permbushjen e ketij detyrimi dhe pas kesaj hartojne nje relacion drejtuar ministrave pergjegjes ne lidhje me

problematikat e hasura, masat e marra dhe permbushjen e ketij detyrimi.

5. Ne varesi te problematikave qe verehen ne ecurine e kerkesave, struktura pergjegjese per Shtetesine, konsultohet te pakten nje here ne vit me

strukturen pergjegjese per çesh~et konsullore te Ministrise se Puneve te Jashtme, duke bere edhe perditesimin e informacionit.

6. Struktura pergjegjese per shtetesine si dhe struktura pergjegJese per çesh~et konsullore te Ministrise se Puneve te J ashtme, jane te detyruara te bejne publike dhe te shumefishojne, ne sasi te mjaftueshme dhe me menyra te pershtatshme, dokumente qe lehtesojne informimin mbi

rregullat, procedurat dhe menyrat se si mund te merren formularet e ndryshem, shpjegime per qellimin dhe permbaj~en e tyre apo te

dokumenteve dhe te vertetimeve te nevojshme per plotesimin e formulareve.

7. Funksionaret publike te ngarkuar per pranimin e aplikimit duhet te ndihmojne te interesuarit dhe te kujdesen per plotesimin e aplikimit.

Sipas rastit, funksionaret e ngarkuar per pranimin e aplikimit qe pranojne aplikimin, kane detyrimin te orientojne ne menyre sa me te kuptueshme, duke e ndihmuar subjektin ne paraqi~en e kerkeses, plotesimin e formularit ne menyre sa me korrekte, dhe informimin e subjektit ne lidhje me ecurine e praktikes.

8. Formulari i kerkeses permban:

a) Emrin,

b) Mbiemrin,

c) Atesine,

d) Memesine,

e) Datelindjen,

f) Vendlindje,

g) Shtetesi (nese ka),

2

h) Gjendjen Civile,

i) Adresen e sakte te vendbanimit jashte territorit te Republikes te

kerkuesit,

j) Adresen e vendqendrimit ne Republiken e Shqiperise nese

disponon,

k) Daten e paraqitjes se kerkeses,

l) Shkakun e kerkeses,

m) Listen e dokumenteve mbeshtetese,

n) Nenshkrimin e kerkuesit ose perfaqesuesit te tij,

o) Nenshkrimin e funksionarit te autorizuar per marrjen e aplikimit,

p) Mendimin e funksionarit sipas rubrikes,

q) Shenimet e funksionari t,

r) Fotografi.

9. Formularit te kerkeses i bashkelidhet:

a) dokumenti i identifikimit dhe/ ose te gjendjes civile te shtetit te huaj te kerkuesit, si certifikate e lindjes apo familjare.

b) dokumentacioni mbeshtetes mbi bazen e te cilit pretendohet, shkakun ligjor per te cilin aplikohet.

c) Deftesa e pagimit te tarifes per sherbimin te parashikuar per secilen kerkese sipas Udhezimit nr. 6252 date 10.12.2001, “Per

procedurat dhe dokumentacionin per fitimin, rifitimin dhe heqjen dore nga shtetesia shqiptare”, te ndryshuar

d) nese kerkuesi deshiron jeteshkrimin e tij.

10. Kerkuesi ka detyrimin te deklaroje te dhena, informacione dhe/ ose paraqese dokumentacion te sakte e te rregullt, ne perputhje me

legjislacionin ne fuqi . Ai duhet te jape pelqimin per trajtimin e te dhenave personale per qellimin e trajtimit te kerkeses.

11. Struktura pergjegjese per shtetesine, nese nuk arrin te rregulloje vete te metat apo parregullsite e kerkeses, gjate shqyrtimit te kerkeses apo

plotesimit ne dokumentacion te saj, mund t’i kerkoje kerkuesit paraqitjen e çdo dokumentacioni te nevojshem per plotesimin e kerkeses te

nevojshem per marrjen e nje vendimi lidhur me te.

III. Paraqitja e kerkeses per njohjen e shtetesise shqiptare

12. Kerkesa per njohjen e fitimit te se drejtes se shtetesise shqiptare paraqitet prane Komisariateve vendore te Policise se Shtetit, te vendqendrimit te personit ose, ne rast se personi banon jashte shtetit, prane perfaqesive diplomatike ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit ose ne perfaqesi te tjera ne vendin ku interesuari banon apo ndodhet fizikisht.

13. Gjate depozitimit te kerkeses prane Komisariateve te Policise vendore, dhe perfaqesive Diplomatike ose Konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit, funksionari i autorizuar para se te pranoje kerkesen, 3 kujdeset per identifikimin e subjektit aplikues dhe verteton nenshkrimin e kerkuesit.

14. Autoriteti pergjegjes i Komisariateve te Policise vendore, si dhe a1 1 Perfaqesive Diplomatike ose Konsullore te Republikes se Shqiperise

jashte shtetit, apo ai i perfaqesive te ~era ne vendin ku interesuari banon apo ndodhet fizikisht, kryen verifikimin paraprak mbi rregullsine

formale te kerkeses dhe te te dhenave te deklaruara, dokumentacionit te huaj, duke bere sipas rastit, ne rubriken perkatese shenimet dhe dhenien e mendimit mbi kerkesen e paraqitur.

15. Kerkesa, se bashku me dokumentet shoqeruese, duhet te percillet brenda15 diteve pune prane struktures kompetente per shtetesine, ne Ministrine e Brendshme me rubriken e plotesuar mbi dhenien e mendimit nga funksionari i ngarkuar per pranimin, dhe kur eshte e rastit edhe me shenimet perkatese nga funksionari pergjegjes qe ka bere pranimin e aplikimit. Hapa te veçanta procedurale per secilen kerkese parashikohen ne kete udhezim.

IV. Shqyrtimi i kerkeses per njohjen e shtetesise shqiptare dhe afatet

16. Me mberri~en e kerkeses ne Ministrine e Brendshme, krijohet fashikulli I veçante per secilen praktike dhe behet regjistrimi i saj ne regjister.

17. Verifikimi i kerkeses i nenshtrohet procedurave administrative, ne perputhje me dispozitat e Kodit te Procedurave Administrative te

Republikes se Shqiperise.

18. Ministria e Brendshme, brenda 7 diteve nga mberri~a e praktikes prane saj shqyrton te dhenat e deklaruara dhe perberesit familjare qe provojne gezimin e shtetesise shqiptare te prindit apo te paralindurit te subjektit kerkues ne momentin e lindjes se kerkuesit.

19. Te dhenat, individuale e familjare, te perberesve per shtetesine kane karakter personal.

20. Te dhenat individuale e familjare te perberesve per shtetesine dhe te gjendjes civile mund te kerkohen dhe te merren nga institucionet e

organet, drejtperdrejt nga sherbimi i gjendjes civile, dhe duhet te perdoren vetem per qellimin e aplikimit per shtetesine shqiptare, duke u

rezervuar ne perhapjen e tyre, perveçse kur autorizohen me ligj.

21. Procedurat e parashikuara ne kete kre zbatohen per:

a) personat e lindur nga te pakten njeri prind, qe zoteronte shtetesine shqiptare ne momentin e lindjes se kerkuesit, pavaresisht nga vendi i

lindjes;

b) personat, te paralindurit me shtetesi shqiptare te te cileve nuk jetojne me ne momentin e paraqi~es se kerkeses, me kusht qe te provohet

4 lidhja familjare ne vije te drejte e personit kerkues me te paralindurin, i cili ka zoteruar shtetesine shqiptare.

V. Njoftimi i vendimit te Ministrise dhe regjistrimi ne gjendjen civile

22. Kur vertetohet se kerkuesi ka lindur nga njeri prind qe ka pasur shtetesine shqiptare ne momentin e lindjes se kerkuesit, por qe nuk eshte

regjistruar ne regjistrin e gjendjes civile dhe nuk ka hequr dare nga shtetesia, Ministri i Brendshem ne baze te propozimit nga struktura

perkatese konstaton faktin e shtetesise ne baze te lidhjes familjare dhe e dergon per regjistrim ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Nese

kerkuesi nuk eshte i regjistruar, njofton ate dhe zyren e gjendjes civile te interesuar e cila, kryen veprimet perkatese per regjistrimin dhe dhenien e numrit personal. Ne kete rast, vendimi perkates dhe numri personal I identifikimit, i njoftohet zyrtarisht kerkuesit.

23. Kur vertetohet se i parelinduri, mbi bazen e te cilit kerkuesi bazohet per njohjen e shtetesise shqiptare, ka pasur shtetesi shqiptare dhe nuk ka hequr dare prej saj, Ministri i Brendshem ne baze te propozimit nga struktura perkatese konstaton faktin e shtetesise dhe e dergon per

regjistrim perberesit e gjendjes civile te kerkuesit ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Nese kerkuesi nuk eshte i regjistruar, njofton ate dhe zyren e gjendjes civile te interesuar e cila, kryen veprimet perkatese per regjistrimin dhe dhenien e numrit personal. Ne kete rast, vendimi

perkates dhe numri personal i identifikimit, i njoftohet zyrtarisht kerkuesit.

24. Nese personi i parelindur nuk rezulton te kete qene i regjistruar ne regjistrat e gjendjes civile, fakti i zoterimit te shtetesise shqiptare, mund

te provohet me çdo certifikate zyrtare, pasaporte, vendim gjyqesor, apo çdo dokument tjeter zyrtar qe provon shtetesine shqiptare e te paralind urit.

25. Fakti i provimit te lidhjes familjare, mund te provohet me çdo certificate zyrtare te gjendjes civile, certifikate trashegimie, vendim gjyqesor, apo çdo dokument tjeter zyrtar qe provon kete fakt.

VI. Dokumentacioni dhe provueshmeria

26. Si rregull, dokumentet e huaja kur paraqiten nga kerkuesi per shtetesine shqiptare, duhet te jene origjinale dhe te kene Vule Apostille ne fletet origjinale ne perputhje me Konventen e Hages te dates 05.10.1961; ose dokumenti te jete i legalizuar ne fleten origjinale prane perfaqesise

diplomatike apo konsullore te Republikes se Shqiperise ne shtetin ku eshte leshuar.

5

27. Legalizimi behet ne faqen e pasme te dokumentit origjinal, pas vules qe konfirmon dokumentin te autoriteteve te huaja te vendit te origjines se kerkuesit.

28. Prova e origjines shqiptare vertetohet me çdo dokument ne te cilin pasqyrohet ky fakt.

29. Levizja pa viza ne territorin e zones Shengen, apo qendrimi me dokumentacion te rregullt provohet me çdo dokument ne te cilin

pasqyrohet ky fakt.

VII. Menyra e plotesimit dhe paraqitja e kerkeses per fitimin e shtetesise shqiptare sipas nenit 9, pika “7” te ligjit nr. 8389, date

05.08.1998 “Per shtetesine shqiptare”, i ndryshuar

30. Kerkesa per fitimin e shtetesise shqiptare paraqitet prane Komisariateve vendore te Policise se Shtetit, te vendqendrimit te personit ose, ne rast se personi banon jashte shtetit, prane perfaqesive diplomatike ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit ose ne perfaqesi te

~era ne vendin ku interesuari banon apo ndodhet fizikisht.

31. Kerkesa perpilohet ne formularin tip bashkelidhur ketij udhezimi dhe duhet te permbaje vetedeklarimin per origjinen shqiptare.

32. Gjate depozitimit te kerkeses prane Komisariateve te Policise vendore, dhe Perfaqesive Diplomatike ose Konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit, ose i perfaqesive te ~era ne vendin ku interesuari banon apo ndodhet fizikisht funksionari i autorizuar para se te pranoje kerkesen, kujdeset per identifikimin e subjektit aplikues dhe verteton nenshkrimin e kerkuesit, duke bere edhe shenimet perkatese, me pas kerkesa evidentohet ne regjister.

33. Fakti i zoterimit te shtetesise shqiptare, mund te provohet me çdo certifikate zyrtare, pasaporte, vendim gjyqesor, apo çdo dokument tjeter

zyrtar qe provon shtetesine shqiptare te te paralindurit ku mbeshtetet kerkuesi.

34. Procedurat e parashikuara ne kete kre zbatohen ndaj te huajve me origjine shqiptare me shtetesi te nje shteti anetar te Bashkimit Europian

apo qe jane me qendrim te rregullt ne nje shtet anetar te Bashkimit Europian, ose me shtetesi te nje shteti qe mund te levizin pa viza ne

territorin e shteteve te zones Shengen.

35. Dokumentacioni i paraqitur me kerkesen duhet te vertetoje se personi:Eshte i paslindur, qofte edhe nga nje i paralindur me origjine

shqiptare dhe qe nuk provohet se i paslinduri ka pasur shtetesine shqiptare; ose 6 ka pasur nje te paralindur me shtetesi shqiptare, por qe nuk perfiton shtetesine shqiptare sipas procedures se parashikuar sipas kreut 3 te ketij udhezimi, per shkak te humbjes se shtetesise se te paralindurit.

36. Procedura per aplikimin per dhenie e shtetesie shqiptare per interesa kombetare, ne baze te nenit 9, pika 7 te ligjit nr. 8389, date 05.08.1998 “Per shtetesine shqiptare”, i ndryshuar, zbatohet kur rezulton se: Personi ka mbushur moshen 18 vjeç; ka mendim te strukturave te Ministrise se Brendshme se nuk preket sigurimi dhe mbroj~a e Republikes se Shqiperise; eshte plotesuar kerkesa se bashku me vete-deklarim per origjinen

shqiptare.

37. Ne kerkese, kerkuesi duhet te percaktoje nese aplikon vetem apo edhe per femijet e tij.

38. Dokumentacioni shoqerues i kerkeses duhet te vertetoje se kerkuesi rezulton te jete i paslindur me lidhje familjare deri ne tre shkalle nga nje

person me origjine shqiptare, por qe nuk ka shtetesi shqiptare ne momentin e paraqi~es se kerkeses.

39. Per femijen nen moshen 18 vjeç, prindi ose prinderit e te cilit aplikojne sipas procedures se parashikuar ne shkronjen “c”, te pikes 2, te kreut I, te Vendimit nr. 554, date 03.07.2013, te Keshillit te Ministrave “Per percaktimin e procedurave per njohjen ose fitimin e shtetesise shqiptare

nga personat me origjine shqiptare, me perjashtim te shtetasve te Republikes se Kosoves” dhe sipas ketij udhezimi, kerkesa per fitimin e

shtetesise shqiptare behet nga prindi ose prinderit.

40. Nese femija eshte ne moshen 14 deri ne 18 vjeç, kerkesa permban edhe pelqimin me shkrim te femijes.

41. Formularit te kerkeses i bashkelidhet:

e) dokumenti i identifikimit dhe/ ose te gjendjes civile te shtetit te huaj te kerkuesit, si certifikate e lindjes dhe familjare.

f) dokumentacioni mbeshtetes mbi bazen e te cilit pretendohet, shkakun ligjor per te cilin aplikohet.

42. Procedurat e parashikuara ne kete Udhezim nuk zbatohen ne rastin e shtetasve te Republikes se Kosoves.

VIII. Pergatitja e kerkeses per dhenien e shtetesise shqiptare dhe afatet

43. Me mberri~en e kerkeses ne Ministrine e Brendshme, krijohet fashikulli I veçante per secilen praktike dhe behet regjistrimi i saj ne regjister.

7

44. Ministria e Brendshme shqyrton te dhenat dhe dokumentacionin e paraqitur, duke bere verifikimin e shkaqeve dhe fakteve qe jane te

nevojshme mbi kerkesen.

45. Verifikimi i kerkeses i nenshtrohet procedurave administrative, ne perputhje me dispozitat e Kodit te Procedurave Administrative te

Republikes se Shqiperise.

46. Struktura kompetente per shtetesine, brenda 7 diteve nga mberrita e praktikes, i percjell kopje te dokumentacionit te derguar nga kerkuesi

duke i kerkuar informacion ne lidhje me te dhenat e deklaruara,Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.

47. Strukturat e Ministrise se Brendshme paraqesin mendimin e tyre me shkrim Ministrit te Brendshem brenda 7 diteve pas marrjes se kerkeses ne perputhje me kete udhezim.

48. Te dhenat, individuale e familjare, te perberesve per shtetesine kane karakter personal. Te dhenat individuale e familjare te perberesve per

shtetesine dhe te gjendjes civile mund te kerkohen dhe te merren nga institucionet e organet, drejtperdrejt nga sherbimi i gjendjes civile, dhe

duhet te perdoren vetem per qellimin e aplikimit per shtetesine shqiptare, duke u rezervuar ne perhapjen e tyre, perveçse kur

autorizohen me ligj.

49. Ministri i Brendshem, pas relatimit te rastit, propozon dhenien e shtetesise shqiptare personit me origjine shqiptare, ne baze te pikes 7, te

nenit 9, te ligjit nr. 8389, date 5.8.1998, te ndryshuar, jo me vone se 30 (tridhjete) dite pas paraqi~es se mendimeve sipas procedures se

parashikuar ne Vendimin nr. 554, date 03.07.2013, te Keshillit te Ministrave “Per percaktimin e procedurave per njohjen ose fitimin e

shtetesise shqiptare nga personat me origjine shqiptare, me perjashtim te shtetasve te Republikes se Kosoves” dhe ne kete udhezim.

50. Vendimi i Ministrit te Brendshem mbi propozimin e zgjidhjes se kerkeses i dergohet menjehere Presidentit te Republikes se bashku me praktiken e pergatitur ne kushtet e pikes 7 te nenit 9.

IX. Regjistrimi dhe pajisja me dokumente

51. Pas nxjerrjes se Dekretit te Presidentit te Republikes per dhenien e shtetesise shqiptare per interes kombetar sipas procedurave te

parashikuara ne kete udhezim, zyra e Gjendjes Civile pa vonese kryen procedurat e nevojshme per betimin dhe regjistrimin e shtetasit ne

Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile, duke kryer ne te njejten kohe çregjistrimin e personit nga regjistri kombetar i te huajve, nese ai ka qene

i regjistruar me pare ne te. Personi i interesuar regjistrohet ne Regjistrin 8 Kombetar te Gjendjes Civile, prane zyres se gjendjes civile, per t’u pajisur me pas, me dokumente shqiptare.

52. Personat perfitues sipas ketij vendimi nuk jane te detyruar te lene shtetesine qe kane per te fituar shtetesine shqiptare ne Republiken e

Shqiperise apo te regjistrojne nje vendbanim ne territorin e saj ne momentin e regjistrimit te shtetesise shqiptare ne Regjistrin Kombetar te

Gjendjes Civile.

X. Ankimi administrativ dhe ankimi gjyqesor

53. Te interesuarit e legjitimuar mund te paraqesin ankim administrativ ndaj veprimeve te strukturave kompetente per trajtin’lin e kerkeses, ne baze te rregullave dhe afateve te parashikuara sipas Kodit te Procedures Administrative.

54. Te interesuarit e legjitimuar mund te paraqesin ankim ne gjykate ndaj veprimeve te strukturave kompetente per trajtimin e kerkeses, ne baze te rregullave dhe afateve te parashikuara legjislacionit ne fuqi.

55. U dhezimi i perbashket midis Ministrise se Puneve te J ashtme dhe Ministrise se Rendit Publik, nr. 6252, date 10.12.2001 dhe nr. 3583, date

27.11.2001, “Per procedurat dhe dokumentacionin per fitimin, rifitimin dhe heqjen dore nga shtetesia shqiptare”, i ndryshuar, shfuqizohet

vetem, sa i perket rregullave ku parashikohen procedurat dhe dokumentacionin per fitimin e shtetesise per personat me orgjine shqiptare te parashikuara nga ky udhezim.

56. Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I MINISTRI I PUNEVE TE JASHTME

9

Filed Under: Komente

SEÇ NA U DOGJ BISHTI I DHELPRËS!

August 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil LUSHI/

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin lugat jep këtë shpjegim: 1. mit. Fi-gurë e besimeve të kota, që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit. Thoshin se u bë (doli) lugat. E hëngërt lugati! mallk., vjet. Ha si lugat – ha shumë, s’ka të ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat. 2. fig. keq. Njeri shumë i shëmtuar në pamje, që u kall tmerrin njerëzve: I keq, që u bën dëm të tjerëve etj. Se kush na “sillet si lugat”, do ta merrni vesh në fund të këtij shkrimi. Ndërkaq fjalën kriter-i e shpjegon kësisoj: m.sh. Parim i qartë e i përcaktuar mirë, sipas të cilit jepet gjykimi për diçka, bëhet vlerësimi, klasifikimi etj. i diçkaje, norma ku mbështetemi për të vlerësuar një ngjarje…, Kritere të reja, të gabuara, të qarta, vë kritere…, Rregull sipas të cilit duhet të kryhet një punë a diçka tjetër…

Unë besoj që lexuesit e mi të nderuar do të më ndjejnë pse këtë vështrim e fillova me nocionin “lugat”, një shprehje tejet e bastarduar, pavarësisht se si e tillë gjendet në fjalorin e së folmes sonë të përditshme. Gjuetarët thonë se dikur dhelprës i kishte marrë flakë bishti dhe turravrap kishte bërtitur: Ikni se u kall dynjaja! Ata që kishin rastisur atypari kishin thënë: Moj, ty të është kallur bishti e jo dynjaja.

Ka shumë kohë që në hapësirat e Gadishullit Ilirik ca shtete përballen me një tranzicion të stërzgjatur, të bezdisshëm dhe të sëmurë… dhe kështu as përfundon, as kurohet dhe as nuk vdes. Në kuadër të atyre shteteve veprojnë parti politike nga më të ndryshmet dhe të cilave, në periudha të caktuara, po u digjen bishtat “natyralë e ca të tjerë edhe artificialë”!? Madje madje kur ato kallen, ata nuk ngurrojnë të thonë se të tjerët ua vunë zjarrin…, kinse për inat, për qejf a edhe për dreq të mallkuar. Ti, miku im i nderuar, a e di pse u kallet bishti atyre? Ja, unë po ta them troç. U kallet se shkelin mbi kriteret, standardet, parimet themelore të moralit demokratik, shkelin mbi rregullat themelore të politikëbërjes së mirëfilltë, konstruktive dhe me perspektivë. Atyre u kallet bishti sepse në “bagazhin” e tyre politik ka “mallra” të tilla që kanë mbetur nga koha e njëmendjesisë…, në “strajcat” e tyre sot e gjithë ditën e Perëndisë do të gjesh atë apoteozën dedikuar lidershipit të “pavdekshëm, karizmatik dhe të pazëvendësue-

shëm”(!??)…, aty do të mund të gjesh një “furgon” me politikë të “skllavëruar”, një kulturë politike të “ndryshkur”, hajdutëri politike, aty do gjesh një politikë grushti të hekurt, një politikë kulaçi e kërbaçi…, në do të këmbëngulësh në kërkim të “sojeve” a ngjyrave të tjera, pa dyshim se do të gjesh edhe politika marksiste, enveriste, majtiste, djathtiste, demokratike, socialiste, nacionaliste, shoviniste, biblike, antike, politika “allafrënga, allashqiptarçe, në krye me allajbejlerë kokë e krye të kapardisur”!…, politikë inatesh, fyerjesh, politikë bajraktarizmi, nihilisti, politikë ditore, politikë “aksham pazari”, politikë provinciale, bolshevike, amatore e të tjera “përshesh” politika!

I nderuar miku im, nëse nuk të mjaftuan provat e lartpërmendura që llafosën “shkaqet” sa i përket kalljes së bishtit të “dhelprës dhe politikës” këtej pari trekëndëshit shqiptar, ja po shtoj edhe ca të tjera. Pa më thuaj ti, miku im, a mos vallë nuk të dëgjojnë veshët se si ca politikanë inatçorë të Prishtinës, sot e gjithë ditën e kontestojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës (unë nuk do të them të Marrti Ahtisarit), a nuk të shohin sytë se si ca “politikanë që kanë rënë në pubertetin e vonuar të politikëbërjes allaturka” (koeficienti i kundërshtisë dhe inatosjes politike i të cilëve është goxha i lartë), sot e kësaj dite nuk mëtojnë ta kundërshtojnë dhe ta  kontrabandojnë atë kushtetutë që është e ndarë në XIV kapituj dhe 162 nene, e shkruar në gjuhën shqipe, serbe (me shkronja latine dhe cirilike), angleze, turke, rome dhe në alfabetin Brajit (për të verbrit). Ata harrojnë se kjo është një kushtetutë, që Kosovës mundohet t’i japë lirinë e frymëmarrjes, a nuk sheh ti, miku im, se si ca politikanë mundohen t’ia marrin asaj frymën, ata ia pengojnë çapitjet e para adoleshente, thjesht i vihet kleçka…, kinse na qenka një kushtetutë përkohësisht e sajuar a e “rrëmbyer”, një dokument që kinse, sipas “arsyes” së politikanëve kosovarë, nuk u jep hapësirë për ta “kritikuar a kontestuar”, një kushtetutë që devijon nga mendja, dëshira dhe përcaktimi i tyre politik…, një kushtetutë që kinse “përdhunuaka perspektivat e (ri)bashkimit kombëtar”(!?) Pa më thoni se ç’ka të keqe në këtë kushtetutë! A mbani mend kur dikur një shqiptar tha: “LE TË NA VIJË EDHE DREQI I ZI, VETËM TA HEQIM QAFE SERBINË”…, atëherë pse tani ky dokument juridik na qenka “gijotinë” për shqiptarët e Kosovës!?

Mos vallë, në këtë kontekst, politikanët e Republikës së Maqedonisë qëndrojnë më mirë. A mos vallë edhe ata nuk ballafaqohen me kontradiktat e tyre të brendshme, me kontradiktat e tyre që shpesh i çojnë në mënyrë të pashmangshme në kacafytje dhe vrasje! A mos vallë ti, miku im, nuk të shohin sytë se politikanët shqiptarë të Republikës së Maqedonisë luftojnë në tri fronte!? Fronti i parë – ata me “impotencën” e tyre politike detyrohen që ta kundërshtojnë “prepotencën” dhe mospërfilljen e politikanëve të Tiranës…; fronti i dytë – luftojnë djallëzinë dhe shovinizmin e politikanëve maqedonas…; fronti i tretë politik – ata luftojnë për marrjen e mandateve në kuadër të vetadministrimit vendor, po edhe qeveritar, qofshin ato me a pa “qeder”, pavarësisht sesa është kostoja e atij “qederi”! Politika e tyre do të karakterizohet me vokacionin e patriotizmit provincial, folklorik a edhe verbal…, me ato fyerjet, akuzat, etiketimet, pothuaj edhe me katandisjen kolektive. Po ç’të thuash e ç’të shkruash për politikanët dhe politikën e Tiranës!? Në vend të paragrafit që do t’i dedikohej kësaj pyetjeje, unë do i referohem atij proverbit popullor, ku thuhet: “Po të pyesësh për ne, jemi krejt një fe (njësoj)”!

Që ky shkrim të mos mbetet pa “bisht”, do t’ia shtoj edhe një paragraf, thjesht do t’ia dedikoj një kurbetçiu, i cili disa ditë më parë kishte ardhur nga Amerika për të vizituar vendlindjen dhe bashkëkohanikët e tij, të cilët që moti nuk duken atypari. Me profesion është “patriot, demograf dhe pak politikan”(!??) Eh, edhe ky na ishte “noksani  i mërzitshëm” i këtij shkrimi. Ky i “përmalluari” më parashtroi pyetjen: po ju shqiptarët që rroni këtu, pse hiç fare nuk çani kokën pse fshatrat na u shndërruan në hapësira muzeore…, pse këtu pari nuk ka “shqiptarë me brirë”…, pse nuk ka “berberhane dhe hamamhane”, si në vaktin tim, pse ju shqiptarët që rroni këtu nuk luftoni shtetin që nuk ua jep të drejtat…, pse e festuat 28 Nëntorin e motit 2012, pse nuk e paragjykuat si një festë të rreme, si një ditë të fryrë etj… Ky “lugat”, që  aq shumë të duket “patriot”, do më thotë se ç’bëtë ju derisa unë nuk isha këtu, pa ma jepni ta shoh listën e sukseseve tuaja…, pse nuk i ndëshkoni futbollistët shqiptarë nga Kosova që mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Zvicrës… Dhe kur këtij “lugati” do t’i thuash se ata janë thjesht profesionistë, ky ta kthen, a nuk janë komunistë dhe internacionalistë…, po pse ju e flisni gjuhën e armikut e të tjera broçkulla. Edhe ky, si dhelpra, kishte bërtitur: o milet, ikni se u kall e kaluara e shqiptarisë!! Në fund të “muhabetit” edhe unë i parashtrova pyetjen me sa vijon: pa më thuaj ku “shkojnë” ata dollarët e tu? Ma ktheu si ndër dhëmbë: “shkojnë në karabina, o në zina”(kurvëri)!? Sa është për t’i besuar për të parën a për të dytën, ju vetë mund ta dini më mirë se unë.

I nderuar miku im, unë do ta përfundoj këtë shkrim, sepse frikem se dikush i ngjet ndonjë bisht e ia vë flakën… dhe mandej po më thonë se ky artikullshkrues na ka dalë “toptan lugat”, sidomos tani në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit! Ku ta di njeri, nuk i besohet!

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: bishti i dhelpres, Fadil Lushi, sec na u dogj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 441
  • 442
  • 443
  • 444
  • 445
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT