*TË BËHET REZOLUTË DËGJIMI NË DHOMËN E PËRFAQËSUESËVE TË KONGRESIT AMERIKAN PËR MARRËVESHJEN KOSOVË -SERBI/
*SHSHA në Çikago kërkon nga Kongresi dhe Senati Amerikan në Uashington që të mbrohet në parim sovraniteti i shtetit të Kosovës/
Shkruan: Skënder KARAÇICA/
Për aktualitetin e marrëveshjes së negociatave në Bruksel në mes të dy kryemnistrave Thaçi-Daçiç,Nenkomiteti për Evropë,Euroazi dhe Kërcenime të Reja,i udhëhequr nga Kongresisti Dana Rohrabacher,pati mbajtur në dëgjim historik në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në Uashingron.Në të vërtetë ky dëgjim i pari i këtij lloji i mbajtur në Kongresin Amerikan në tetë vitet e fundit është pjesë e lobimit të LQSHA-së(Joe DioGuardi).
Derisa shumica e diplomacive ndërkombëtare i duartrokitën marrëveshjes Kosovë-Serbi,në qarqet politike të Kongresit dhe të LQSHA-së pati dilema që,si thuhet në dokumentet e dëgjimit,kjo marrëveshje është një ,,ndreqje e shpejtë,,e cila nuk i zgjidh rrënjët e problemit shqiptar në Ballkan dhe nuk paraqet zgjidhje të drejtë,që do të obligojë Serbinë të njohë sovranitetin e shtetit të Kosovës,thekson SHSHA në Çikago.
Historia e lirisë dhe të shtetit të Kosovës ka kaluar edhe përmes dyerve të Kongresit Amerikan.Ishte ky vend thuhet në arkivat e aktivitetit politik dhe diplomatik në Shtëpinë e Bardhë,ku kryetari Henry Hyde dhe anëtari i lartë Tom Lantos e patën sprovuar për nëntë vjet Departamentin e Shtetit që të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.Fryma e dëgjimeve dhe të rezolutave në Dhomën e Kongresit Amerikan bënë që ish-Presidenti Amerikan Gerge W.Bush në shkurt të vitit 2008 paralajmëroj zyrtarisht njohjen e Kosovës si shtet sovran.
Kongresi Amerikan përmes aktivitetit të dëgjimit të fakteve relevante politike dhe të fushave tjera ligjore që dalin nga marrëveshja në Bruksel,përmes Nenkomitetit të tij për Evropën duhet të shtroj pyetjen për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan dhe tërë mekanizmat e kësaj marrëveshjeje janë një zgjidhje e shpejtë dhe e kanë sjellë shtetin e Kosovës para aktit të kryer për shkak të mungesës së sovranitetit(!).Në këtë dëgjim historik nuk është lënë pa u prmendur edhe Baronesha Catherine Ashton lidhur me marrëveshjen shqiptaro-serbe:,,Një hap më afër Evropës për Serbinë e Kosovën,,.Mirëpo,jo Serbia brena shtetit të Kosovës,është thën në debatin e gjerë në Dhomën e Kongresit në Uashington.
Përkitazi me pikat e marrëveshjes së Brukselit,Nenkomiteti për Evropë i drejtuar nga kongresisti Dana Rohrabacher ishte më i zëshëm me argumentin kohë dhe hapësirë se me këtë marrëveshje do ti lejohet Serbisë që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës si dhe përpjekja e Beogradit për të destabilizuar shtetin e Kosovës me qëllim që ndarja de facko e Kosovës së Veriut të bëhet ndarje de jure!,nënvizon për opinionin SHSHA.Nekomiteti thekson se nuk është mirë që SHBA-ja të vazhdojë të distancojë vetvetën që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit në Ballkan me arsyen se ky problem na qenkash,,Problem i Evropës,,.Ndërkaq saherë që SHBA-ja ka marrë pozitën dytësore në Evropë,situata në rajon dhe rreth cështjes shqiptare është përkeqësuar.Nenkomiteti për Evropë e pati aktualizuar çështjen që doli nga Administrata e Presidentit Obama,i cili publikisht e pati mbrojtur qendrimin se ndarja de facto e shtetit të Kosovës nuk duhet të bëhet ndarja de jure!
Në këtë rrafsh politik dhe rekomandimet që dolën nga dëgjimi në Dhomën e Kongresit Amerikan dhe Nenkomitetit për Evropë mbajtur në Uashington,SHSHA-ja në Çikago në bashkëpunim me LQSHA(Joe DioGuardi)dhe në kordinim me Kongrsistin Dana Rohrabacher të kalojnë në parim të Rezolutës Politike në Kongres dhe Senatin Amerikan që do të mundësojë jetësimin e shtetndërtimit dhe të sovranitetit të Kosovës.