Nga Fismir Jahiu/
Tridhjetë vajza të reja nga mjediset multietnike dhe të pazhvilluara të Sërbisë (Lugina Preshevës dhe Sanxhaku), momentalisht janë duke ndjekur mësimet nga fusha e veb dizajnit, në kuadër të projektit Youth Build IT. Ato së shpejti do të mbarojnë 160 leksionet e parapara me projekt, nëpërmjet të cilave do të mësojnë që në mënyrë të pavarur të krijojnë dhe mirëmbajnë veb faqet. Përveç kësaj, përmes 40 orëve të tjera do të mësojnë për zhvillimin lokal dhe aktivizmin, integrimet evropiane dhe rolin e të rinjëve në këto procese, poashtu dhe tema tjera relevante për këtë grup – si të drejtat e njerëzve dhe pakicave, me theks të veçantë në të drejtat e grave.
Që të mund të punojnë në mënyrë të pavarur, të shfrytëzojnë platformat freelance dhe të veprojnë në tregun e punës të kësaj industrije, e cila është në rritje të shpejtë, po i nevojitet edhe pak përkrahje, nga JU! Që t’iu sigurojmë atyre orë shtesë dhe përkrahje të mentorëve, po na mungojnë 5000 $. Për të grumbulluar këtë shumë të parave, jemi regjistruar në faqen globale për mbledhjen e donacioneve: www.globagiving.com. Linku për kampanjën tonë ështëhttp://www.globalgiving.org/projects/empower-marginalized-women-to-make-it-on-their-own/ ku përmes një procedure të thjeshtë mund ta përkrahni financiarisht edukimin e këtyre vajzave të reja.
Si mund t’i ndihmoni ato?
Shuma në dollarë Do të sigurojë:
$ 10 Materialin mësimor dhe skriptat për avancimin e njohurive nga fusha e web teknologjisë për një nxënëse
$ 25 Trajnimin njëmujor të një nxënëseje për marketing personal dhe ndërrmarrësi si dhe shfrtytëzimin e platformave botërore për freelancing dhe jobs për të vepruar në tregun botëror.
$ 50 Trajnimin dymujor për një nxënëse për shfrytëzimin e mjeteve të avancuara për vendosjen e pavarur të web faqes (WordPress i avancuar).
$ 100 Krijimin e portfolios së web faqes dhe mentorimin njëmujor të një nxënëseje për zhvillim profesional
$ 150 Një muaj praktikë në kompaninë për TI, punë në projekt dhe mentorim në periudhën prej një muaji, për një nxënëse
Nuk mund të ndihmoni financiarisht?! Mos u brengosni ka mënyra tjera për të ndihmuar. Përkraheni këtë projekt duke e shpërndarë këtë informacion në rrjetet tuaja sociale ose drejperdrejtë njerëzve në rrjetin tuaj, të cilët mendoni se janë të intereresuar të ndihmojnë.
Ju ftojmë që t’i bashkangjiteni këtij aksioni, sipas mundësive tuaja dhe të ndihmoni këto gra të reja të gjejnë punë dhe/ose të fillojnë biznesin e tyre dhe kështu të sigurojnë vetën dhe familjet e tyre.
Ju lutem vini re se fushata fillon më 1 shtator dhe zgjat vetëm 15 ditë
NJU JORK : Policët amerikano – shqiptarë, dëshmi e integrimit në rradhët e policisë njujorkeze
Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” rinovon shtëpinë e familjes së policit të vrarë nga uniformat e NYPD, në Brooklyn/
Nga Beqir SINA/
BROOKLYN NYC- (2 shtator 2015) Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” , dje ka përfunduar renovimet në shtëpinë e oficerit të policisë Weinjein Liu, i i vrarë së bashku me kolegun e tij hetuesin Rafael Ramos, vitin e kaluar gjatë patrullimit afër një stacioni treni në Brooklyn New York.
Dje, në ceremoninë e inagurimit të sapo rimodeluar të shtëpisë së tij, merrnin pjesë të afërmit e oficerit të policisë të rënë në qytetin e Brooklyn – New York, të cilë kan prerë shiritin në shtëpinë e tyre, gjatë një ceremonie solemne të mërkurën, rajonin Bensonhurst në Brooklyn.
Simbas autoriteteve kjo ka qenë një ceremoni e veçantë, në të cilën morën pjesë drejtuesit lokal të qytetit, si dhe zyrtarët e lartë nga uniformat e NYPD, oficerët e policisë nga rajoni i policisë ku ata shërbyen, duke përfshirë edhe anëtarët e të dy familjeve të oficerve të rënë Liu Wenjian dhe Rafael Ramos.
Ndërkohë, pjesmarrja edhe e dy policëve shqiptar nga uniformat e policisë njujorkeze NYPD – të cilët kan qenë koleg të dy policëve të vrarë nga rajoni i Policisë “74th and 87th precincts” – tregojë edhe një herë se dhjetëra policët amerikano – shqiptarë, që janë duke shërbyer në rradhët e uniformave të NYPD – janë dëshmia e integrimit në rradhët e uniformave të policisë njujorkeze.
Prania e një numri të rëndësishëm të shqiptaro-amerikanëve në uniformat e NYPD, si dhe origjina e dy oficerëve të vrarë janë një ndër shembujt e shumtë, të cilat tregojnë qartë se këtu nuk kemi të bejmë me dallime racore – “oficerëve të bardhë të policisë – të zinjë apo aziatik“, por megjithse ata vijnë nga horizonte të ndryshme dhe nga vende të ndryshme, ata janë së bashku duke i shërbyer uniformave të policisë Amerikane .
Dy prej tyre, nga rajoni i Policisë “74th and 87th precincts” – Tony Sh dhe kolegu tjetër shqiptarë nga Mali i Zi, ishin dje në mesin e dhejtëra oficerëve të tjerë, në ceremoninë e organizuar dje nga Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” , ku sapo kan përfunduar renovimet në shtëpinë e familjes së oficerit të vrarë Weinjein Liu në Gravesend, Brooklyn, ku jetojnë gruaja e ve, babai Liu dhe nëna e tij.
Liu dhe partneri i tij, Det. Rafael Ramos, u qëlluan në makinën e tyre patrullë në lagjen Bedford-Stuyvesant në dhjetor 2014. Dorazi Ismaaiyl Brinsley, pas kësaj u gjetë i vdekur, në afërsi të stacionit të trenit – mbasi ai vrau veten menjëherë pas krimit.
Zyrtarët thanë se rinovimet gjithashtu do të bëhen edhe në shtëpinë e oficerit tjetër të vrarë Rafael Ramos, përmes donacioneve të këtij fondacioni.
Fondacioni “The Tunnel To Towers Foundation” i themeluar në kujtim të të rënëve 9/11 , thotë se ka mbledhur më shumë se 1 milion dollar në donacionet nga i gjithë vendi dhe pjesë të tjera të botës, në një përpjekje për t’ju ndihmuar familjeve të zjarrëfikësve dhe uniformave të policisë që janë në nevojë.
Te mos e mallkojme gjuhen tone!
Shkruan:Dr. Sadik Elshani-Filadelfia/*
Me gusht shkoi vapa e me vapen kaluan edhe pushimet verore. Shtatori filloi dhe si gjithmone na kujton hapjen e shkollave, fillimin e vitit te ri shkollor. Dhe kjo eshte nje gje krejtesisht e zakonshm, rutine. Ne trojet tona etnike nxenesit do te ulen ne bankat shkollore e do te mesojne ne gjuhen shqipe. Por ketu ne Amerike, diaspore na shqeteson numri shume i vogel i shkollave shqipe. Kemi shume femije, kemi hapur pak shkolla shqipe dhe ne ato shkolla i ndjekin pak nxenes. Profesor Eqrem Cabej ka thene: “Gjuha pasqyron nje kombesi, ajo eshte pasqyra me e qarte e nje kombesie dhe e kultures se saj”. Pra, eshte identiteti, leternjoftimi yne, eshte pjese perberese e ADNse sone. Me sa dashuri e adhurim poetet dhe atdhetaret tane: Naim Frasheri, Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta e shume te tjere, vargjet me te bukura ia kushtuan gjuhes shqipe, gjuhes sone te embel e te dlire. Po ashtu, shume atdhetare shqiptare e flijuan edhe jeten e tyre, vetem per arsyen se kishin hapur shkolla shqipe dhe u mesonin femijve gjuhen amtare, gjuhen shqipe. Dhaskal Todhrin e vrane kur po conte ne Shqiperi “ar e permbi ar” shkronjat shqipe per te ngritur nje shtyshkronje per te shtypur libra shqip. Gjate shekujve te rende te roberise shumeshekullore te Shqiperise, gjuha jone u ndalua, u mallkua. Per kete gjuhe te bekuar, ghuhe te zjarrte eshte derdhur gjak! E ne ne diaspore c’bejme sot per gjuhen tone? Fatkeqsisht, jo edhe aq shume! Me indiferencen tone, me pakujdesine, me mosperfilljen qe jemi duke treguar ndaj gjuhes sone, duket sikur edhe vete jemi duke e mallkuar gjuhen tone. Eshte nje mallkim i heshtur, por qe godet e lendon rende. Te mos e mallkojme gjuhen tone, te hapim shkollat shqipe e t’ua mesojme femijve tane gjuhen tone, te mos na ze mallkimi i At Gjergj Fishtes!
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari
qi kete gjuhe te Perendis’,
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis’,
edhe atij, po, iu thafte goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore”
(At Gjergj Fishta, “Gjuha Shqype”)
Ne ne shoqaten “Bijte e shqipes” ne Filadelfia krenohemi me shkollen tone shqipe, qe me 6 shtator do t’i hape dyert per te dymbedhjetin vit. Nga te gjitha veprimtarite e shumta atdhetare, kulturore e sportive qe organizon shoqata jone, ne gjithmone e vecojme funksionimin e rregullte te shkolles sone si kryeveprimtarine tone. Shoqatat krijohen per te ruajtur e per te krijuar vlera kombetare.
Misioni i shoqates sone eshte: ruajtja e trashegimise, gjuhes, tradites e kultures sone kombetare. E kush mund ta kryeje kete mision me mire se shkolla shqipe?! Nuk ka kenaqesi me te madhe se kur i sheh femijet tane duke folur shqip, duke recituar vjersha shqip, duke kenduar shqip, duke lozur shqip! Shkolla shqipe per femijet tane eshte nje kenaqesi, nje pervoje jetesore, ku pervec njohurive qe marrin per gjuhen, kulturen, artin, historine tone, ata brumosen edhe me ndjenjat e atdhedashurise. Njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fushat e ndryshme te artit, shkences, sportit, etj.
Per funksionimin sa me te mire te shkollave shqipe eshte i nevojshem, i domosdoshem angazhimi maksimal i te gjithe faktoreve te perfshire ne kete proces: drejtuesve te shkolles, mesueseve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se prindi eshte faktori kryesor, pa perjashtuar faktoret tjere. Kur prinderit jane te vendosur, te perkushtuar, edhe nxenesit jane te rregullt, jane te perkushtuar. Padyshim qe kjo eshte nje sakrifice per prinderit qe jane te angazhuar me pune dhe te ngarkuar me detyrimet tjera familjare, por eshte nje sakrifice qe ia vlen te kryhet per te miren e femijve te tyre, per te miren e kombit tone.
Deshem, apo s’deshem ta pranojme, me largimin tone Shqiperia eshte varferuar, ajo e ndien mungesen tone. Por, kete humbje le ta shnderrojme ne fitore per vendin tone, duke e mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, traditat dhe zakonet tona, qenjen tone shqiptare. Sot ne keto kohera te revolucionit kibernetik, globalizimit, hapjes se kufijve, Shqiperia mund te ndihmohet edhe nga larg, duke investuar, duke dhene pervojen tone perendimore, duke ndihmuar ne zhvillimin e proceseve demokratike, etj. Ne kete prizme duhet pare rolin e zgjeruar te shkollave shqipe. Pra, jo vetem si nje mjedis ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater ku ngritet ndergjegja kombetare dhe mbillet fara e atdhedashurise. Te marrim shembull nga vellezerit tane arbereshe, qe per 500 vjet ruajten gjuhen, traditat dhe zakonet shqiptare. E si e ben kete? Duke folur shqip ne shtepi, duke hapur shkolla e kolegje ne gjuhen shqipe, duke botuar libra, gazeta e revista shqipe, duke festuar festat tradicionale shqiptare, gjithmone te veshur me kostume kombetare.
Bashkesia jone shqiptaro amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional, prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t’i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e kesaj bashkesie, per te miren e kombit tone. Ajo qe na mungon eshte perkushtimi, kembengulja, vendosmeria, vullnerti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere dicka me teper se vetja jone. Pra, edhe per te hapur shkolla shqipe. Te perpiqemi qe shkollat qe jane hapur, te zgjerohen e te vazhdojne me sukses punen e tyre dhe po ashtu te perpiqemi per te hapur edhe shume shkolla te reja.
U perqendruam ketu me teper ne rolin dhe rendesine e shkollave shqipe, por nuk duhet te leme anash edhe rolin e familjes. Familja eshte e para, nuk ka shkolle qe mund ta zevendesoje familjen.
Edhe dy shtetet shqiptare, Shqiperia dhe Kosova duhet te bejne me teper per te ndihmuar hapjen dhe funsionimin sa me normal te shkollave shqipe, duke i furnizuar ato me tekste dhe mjetet tjera te nevojshme mesimore, me ekspertize pedagogjike, etj. Eshte per t’u lavderuar puna qe ben qeveria e Kosoves, Ministria e Diaspores dhe perfaqesite diplomatike te Kosoves, duke i furnizuar me libra shkollat shqipe, duke organizuar takimin/festivalin e shkollave shqipe, duke u perkujdesur per mbarevajtjen e punes se shkollave shqipe. Per fat te keq, qeveria e Shqiperise eshte duke bere
shume pak, ose aspak.
Shtatori erdhi. T’ia hapim dyert, t’i hapim dyert e shkollave shqipe! Pune te mbare!
*Filadelfia, 1 shtator, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro amerikane.
NJU JORK-U DHE KOMUNITETI SHQIPTAR NE SYTE E NJE EMIGRANTI TE RI
Nga Rrapush SHARKA*/
Sapo ke zbritur nga avioni në terminalin Jon Kennedy, gjëja e parë që të përbuz është moti. Nga këtu deri te stacioni i autobusëve do të përballesh me tre përshëndetje: Shi, diell dhe erë e fortë, ndonëse ky udhëtim nuk zgjat më shumë se 10 minuta.
Duke hedhur hapat e para do të kuptosh që je “mashtruar” gjithë jetën me ëndrra dhe propagandë mbi të ashtuquajturën “Tokë e bekuar”, pare nga ekranet. Shtëpi të vogla me dërrasë tipike angleze të periudhës së Mesjetës, ofiçina që nxjerrin shtëllunga tymi të pafundme, fusha me një lloj bari të çuditshëm, të hollë, e pagonxhe, pemë të gjata si qafa gjirafash, janë ato që të përshëndesin fillimisht, si për të uruar mirëseardhjen pas shijes moderne që merr nga aeroporti gjigant.
Nuk të duket vetja si në udhëtim, por si personazh i “The Lost”. Ke zbritur nga autobusi dhe bindesh si gjithçka tjetër nuk do të jetë më shkurajuese sa ky fillim.
Duke qëndruar i vetëm në këmbë, në një kafe që nuk të ngjall asnjë emocion, nga xhami sheh turmën që lëviz si një anije pa busull. Amerikanët janë lehtësisht të përshkrueshëm. Të përgjumur, të pa shije, e të pangopur. Karakterizohen nga e folura lakonike; dallohen për një buzëqeshje të shtirur, të përshkruar nga një veshje borgjeze ndërthur me model cowboy.
Çdo gjë duan ta bëjnë ndryshe nga euopianët. Hapin derën nga e kundërta, matin me inç, rrugën e përshkojnë me milje, peshojnë me paund; nuk ka litra por gallon, pëlqejnë muzikën pop, tymosin marijuanë, nuk preferojnë motorat, ngasin makina të mëdha, dhe shumica jeton me qira. Me qira ku ta gjesh, thuaj, po ka dhe nga ata të pashpresë që natën e kalojnë nëpër stola parku. Sa bie dielli aty bëhet e vështirë të kalosh sepse mund të shkelësh sipër ndonjërit që ka përzgjedhur rrugën për shtratin e ëndrrave të veta.
Dikush zë e mallkon, e dikush tjetër nuk ndjehet fare, por të zgjat dorën për ndonjë qindarkë. Turistët ndoshta habiten me këtë gjendje e disa të tjerë gajasen se edhe Amerika paska lypsarë. Duke parë numrin e madh të vizitorëve, njujorkezët anë zgjedh një metodë nga më primitive për t’iu treguar resurset: Një autobus i madh me ngjyrë të kuqe, i është prerë kabina lart dhe njerëzit paguajnë 30 dollarë për ti ardhur rreth e qark qytetit. Kulmi arrin tek ditët e nxehta të korrikut a gushti ku i gjithë i nxehti përvëlues të derdhet mbi kokë. Central Parku është ai që i bën amerikanët më ambienalistë, më sportivë, mbrojtësit më të zellshëm të kafshëve, i bën organizatorë maratonash, etj. Kur bëjnë krahasime nëpër konferenca apo debate mbi urbanizimin e qyteteve dhe hapësirat e gjelbra, profesorët amerikanë të përmendin jo pak herë 315 hektarët e këtij parku, por harrojnë se janë 790 km2 e tjera, që 70% është beton.
Ndalemi te parku. Në hyrje të tij, vëmendjen ta tërheqin ca biçikleta që jepen me qira. Nuk janë si të Amstrongut, por shalën e kanë të mirë. Sapo e merr për një xhiro një sinjal kohe si bombë me sahat fillon të numëroj mbrapsht; duhet ta kthesh çdo 30 minuta tek vendi, dhe të paguash, 4.5 dollarëshin.
Parku do nja dy orë ta përshkosh, pasi me biçikletë humbet vetëm kohë. Teksa futesh ne brendësi, në atë vend të mbipopulluar, do të ndeshësh me njerëz të kultura të ndryshme që të dëshmojnë syve me çdo kusht traditat e tyre: Dikush është e mbuluar me ferexhe dhe vrapon, e dikush tjetër me rroba banje merr rreze; diku sheh një çift që puthen, e pak me tutje dy gey që janë kapur për dore.
Në park do të takosh edhe brezin e humbur, sigurisht jo atë të Heminguejt, por post-modernet e vitit 2015: Poetë, piktorë, këngëtarë që shfaqin artin e tyre për 5 dollarë, ndonëse krijimtaria e tyre, mund të ketë vlerë që nuk ka të paguar.
Përveç llojeve të ndryshme të njerëzve, do të shohësh po aq raca qensh. Nga më i vogli tek më i madhi, nga më leshatori e deri tek disa që ngjajnë si minj, të cilët të ngatërrohen nëpërkëmbë sapo hedh një hap. Jo vetëm “madama” apo zotërinj me kollare i shëtisin këto kafshë: Kjo është kthyer në një punë të mirë edhe për studentët. Ata marrin 25 dollarë/ora, për të nxjerr qenin xhiro.
Dikush nga ne shqiptarët mund ta konsiderojë “marri”, por për studentët kjo nuk është pak. Rinia në Nju Jork duket punëtore dhe moskokëçarëse. Jetojnë vetëm në disa garsoniere, punojnë paradite, dhe në darkë shkojnë në shkollë. Dhe në fundjavë i zbrazin xhepat.
Dalim nga parku për të shkuar në Bronx. Avuj të neveritshëm ngihen nga pusetat në seri, sikur të ishe duke parë ndonjë filmi thriller. Përveç erës së keqe, në metro ku të vjen të vjellësh tek sytë të shohin minj, bishta cigaresh, të lëna nafte, boritë e trenave të fusin me zor në një realitet tjetër. Të mos ishte drita e shkallëve lëvizëse që të shfaqet herë pas here, vetja do të dukej sikur të ishte në ndonjë kamp internimi.
Teksa ke nis udhëtimin, të vjen ndërmend themelimi i Amerikës, reformatorët si Rusvelti apo Ronald Regan, rënie dhe ngritja e saj në piedestalin më të lartë që nga koha e skllavërisë. Treni është i mbushur me njerëz ngjyrë të zezë, të shëndoshë, të lodhur, të inatosur, dhe me çanta shpinë të vendosura pra këmbëve. Në ndryshim nga vitet që lamë pas kjo nuk është më klasa e skllevërve, por ndoshta klasa punëtore. Në Amerikë ndarja nuk bëhet me kasa. Po të isha në Shqipëri do ti thosha që u ka dhënë të drejta presidenti Obama, por e vërteta nuk rezulton kështu. Klintoni ka ngulmuar shumë që kjo klasë të përkrahet, dhe presidentët e tjerë që kanë vënë ndonjë tullë, duke kthyer tashmë në minorancë klasën tjetër. Çdo shtetas amerikan duhet të paguaj në fundviti taksë për to. Sot i sheh të veshur me Armani, me kufje Beats, syzet Prada apo parfume Versaçe. Jetojnë me qira, ushqimin e marrin falas dhe shpërfillin punët duke i quajtur të rënda. Kur vjen fundviti amerikanët shajnë e bërtasin, por ky është shteti i barazive!
Teksa je në tren, afër fundit të rrugës, përpara të shfaqet një hije e zezë: Një burrë nja dy metra i lartë, me një libër në dorë, ku duken shkronjat me të madhe se “Izraeli ishte ai që zbuloi dhe themeloi Amerikën”, të flet si tellall me tonalitet të forte. Ai lexon diçka, pa ia ndjerë se po i shqetëson të tjerët. Ai nuk pushon. Bronx!
Sapo zbret gjëja e parë që do të shikosh janë turma njerëzve të vendosur në radhë, njëri pas tjetrit, në drejtime të ndryshme që shkojnë për tu ushqyer nëpër Fast Food-e. Të gjithë i urrejnë ushqimet e Mc Donald-it; të gjithë e urrejnë Coca-n, por me ato e mbushin stomakun. Shumica janë obezë, e prapë të gjithë vazhdojnë me të njëjtin ritëm!
Më tutje ndodhet një treg, fruta- perimesh. Kureshtja të shtyn të provosh diçka. Pa pikë shije! Një afrikan të zgjat një turrë të madhe bananesh, një me meksikan të bind se ky është rrushi më i mirë në botë, e teksa një spanjoll të tërheq vëmendjen për këtë shalqirin që ka në dorë.
“Mua do të ma hedhësh more ithtarë, ky duket që është kungull! Ke dëgjuar për shalqinjtë e Divjakës! Po Shqipërinë e di ku bie”, – i them.Ai ngre supet dhe nuk ia ka haberin se për çfarë po i flet. Teksa largohesh nga pazari i frutave më pa shihe që mund të kesh hasur ndonjëherë, përballë ke një rrugë që lexon “Mother Teresa”.
Ndoshta krenari, ndoshta egoizëm, por kjo është rruga më e përfolur për shqipfolësit që jetojnë aty. Ndonëse “çifutët” edhe këtu janë treguar dhelparakë. Në këtë rrugë nuk është se banon ndonjë shqiptarë, përveç amerikanëve, dhe njerëzve që ajo u ka shërbyer.
I vetmi shqiptar që kemi si përfaqësues aty është berberi Altin: Dyqani i vetëm i tironsit ka pak histori brenda. Përveç katalogut të qethjes, në berberhanen e Altinit do të gjesh edhe fotot e Tiranës, Ismail Qemalit, ndonjë busull patrioti, sigurisht edhe ajo e Nënë Terezës. Në çdo qethje ai tregon për historikun e vendit të vet, ndonëse kjo nuk iu prek ndonjë sentiment të veçantë klientëve.
E njëjta gjë ndodhi dhe këtë radhë. Altini po i shpjegonte një burri me mustaqe teksa i priste flokët ato gjëra që ka bërë e madhja “Gonxhe Bojaxhi”, ndërsa idioti kujtoi se ajo ishte gjallë: “Kur të shkosh në vendin tënd, – tha, – përshëndete nga Nju Jorku”.
* Rrapush Sharka, me profesion gazetar, eshte nje emigrant i ri i sapoardhur me Lotarine Amerikane
Familja Gjonlekaj nga Nju Jorku, mban premtimin e dhënë
Nga Beqir SINA/
Luce, Gjekë dhe Tomë Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kan përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – dhe e çuar shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku, në 100 mijë dollarë amerikan.
HARTSDALE NEW YORK : Shqiptarët e Amerikës gjithmonë e kan treguar zemërgjërësinë dhe bujarinë e tyre për të ndihmuar vepra madhështore në momentet më të vështira për atdheun dhe, vendorigjinën e tyre.
Një nga ndihmat më të mëdha në historinë e disaporës ka qenë edhe ajo për të ndihmuar me të holla ndërtimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, një kontribut, ky, që e dëshmoi edhe një herë solidarizimin e madh shqiptaro-amerikan, deri në pa dallime fetare.
Në këtë fushatë të ideuar qysh më 2007 nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, dhe famullitari i saj Dom Pjetër Popaj, deri tani janë dërguar mbi 2 milion dollarë amerikanë me gjithë parat e dhuruara dhe ato të premtuara.
Familja e njohur shqiptaro-amerikane Gjonlekaj nga Nju Jorku – bënë pjesë në donatorët me shuma më të mëdha – duke mbajtur premtimin me 100 mijë dollarë.
Gjekë Gjonlekaj, i tha gazetës tonë, se ai me vëllanë e tij Luce e Tomë Gjonlekaj, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nana Terezes, e kan përmbushur premtimin e tyre – duke dhuruar edhe 25 mijë dollarë të premtuara më parë – duke e çuar shumën e përgjithshme për familjen Gjonlekaj nga Nju Jorku në 100 mijë dollarë amerikan donacion ky për Katedralen Nana Tereze në Prishtinë.
Ai sqarojë se 50 mijë dollarë janë dhënë në fillim të kesaj fushate në vitin 2007, dhe 25 mijë janë dhënë në 100 vjetorin e lindjes së Nana Terezes, duke rrumbullakosur shumën 100 mijë dollarë, tash me këto 25 mijë, që u dhuruan këto ditë.
Vlenë për t’u permendur me këtë rast, se përveç veprimtarisë publicistike dhe atdhetare zoti Gjekë Gjonlekaj – ish gazetarë i Zërit të Amerikës, është ndër të vetmit gazetar shqiptarë, që ka intervistuar në Nju Jork – Nëna Terezen.
Intervista e tij me Nënë Terezën – nobelisten shqiptare – humanisten shqiptare të përmasave botërore ka qenë në vitin 1988 në Nju- Jork. Ku, Gjonlekaj, duke raportuar për Radion e Zërit të Amerikës nga Washingtoni, për viziten e nobelistes shqiptare, arriti të regjistrojë edhe zërin origjinal të Nënë Terezës në recitimin e uratës tradicionale “ Puna e Pendimit”, në gjuhën shqipe.
Nga ky fragment i inçizuar atehere nga z. Gjonlekaj dhe i transmetuar , nga Zëri i Amerikës, të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës mësuan më vonë se Nënë Tereza , nuk e kishte harruar gjuhën e origjinës – shqipen edhe pas një largimi prej 60 vjetësh nga qyteti i Shkupit dhe qëndrimit të saj në ambijente joqshqiptare.
Zoti Gjonlekaj – thuhet se ka patur fatin e madh të takojë vete disa herë Nënë Terëzën dhe ka pasur korrespondencë me të, ndërsa ka qenë edhe pjesmarrës në varrimin e saj në Kalkuta – Indi , ku morën pjesë edhe shqiptarë të tjerë prej Amerikës
- « Previous Page
- 1
- …
- 279
- 280
- 281
- 282
- 283
- …
- 394
- Next Page »