• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Te mos e mallkojme gjuhen tone!

September 2, 2015 by dgreca

Shkruan:Dr. Sadik Elshani-Filadelfia/*
Me gusht shkoi vapa e me vapen kaluan edhe pushimet verore. Shtatori filloi dhe si gjithmone na kujton hapjen e shkollave, fillimin e vitit te ri shkollor. Dhe kjo eshte nje gje krejtesisht e zakonshm, rutine. Ne trojet tona etnike nxenesit do te ulen ne bankat shkollore e do te mesojne ne gjuhen shqipe. Por ketu ne Amerike, diaspore na shqeteson numri shume i vogel i shkollave shqipe. Kemi shume femije, kemi hapur pak shkolla shqipe dhe ne ato shkolla i ndjekin pak nxenes. Profesor Eqrem Cabej ka thene: “Gjuha pasqyron nje kombesi, ajo eshte pasqyra me e qarte e nje kombesie dhe e kultures se saj”. Pra, eshte identiteti, leternjoftimi yne, eshte pjese perberese e ADN­se sone. Me sa dashuri e adhurim poetet dhe atdhetaret tane: Naim Frasheri, Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta e shume te tjere, vargjet me te bukura ia kushtuan gjuhes shqipe, gjuhes sone te embel e te dlire. Po ashtu, shume atdhetare shqiptare e flijuan edhe jeten e tyre, vetem per arsyen se kishin hapur shkolla shqipe dhe u mesonin femijve gjuhen amtare, gjuhen shqipe. Dhaskal Todhrin e vrane kur po conte ne Shqiperi “ar e permbi ar” ­ shkronjat shqipe per te ngritur nje shtyshkronje per te shtypur libra shqip. Gjate shekujve te rende te roberise shumeshekullore te Shqiperise, gjuha jone u ndalua, u mallkua. Per kete gjuhe te bekuar, ghuhe te zjarrte eshte derdhur gjak! E ne ne diaspore c’bejme sot per gjuhen tone? Fatkeqsisht, jo edhe aq shume! Me indiferencen tone, me pakujdesine, me mosperfilljen qe jemi duke treguar ndaj gjuhes sone, duket sikur edhe vete jemi duke e mallkuar gjuhen tone. Eshte nje mallkim i heshtur, por qe godet e lendon rende. Te mos e mallkojme gjuhen tone, te hapim shkollat shqipe e t’ua mesojme femijve tane gjuhen tone, te mos na ze mallkimi i At Gjergj Fishtes!
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari
qi kete gjuhe te Perendis’,
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis’,
edhe atij, po, iu thafte goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore”
(At Gjergj Fishta, “Gjuha Shqype”)

Ne ne shoqaten “Bijte e shqipes” ne Filadelfia krenohemi me shkollen tone shqipe, qe me 6 shtator do t’i hape dyert per te dymbedhjetin vit. Nga te gjitha veprimtarite e shumta atdhetare, kulturore e sportive qe organizon shoqata jone, ne gjithmone e vecojme funksionimin e rregullte te shkolles sone si kryeveprimtarine tone. Shoqatat krijohen per te ruajtur e per te krijuar vlera kombetare.
Misioni i shoqates sone eshte: ruajtja e trashegimise, gjuhes, tradites e kultures sone kombetare. E kush mund ta kryeje kete mision me mire se shkolla shqipe?! Nuk ka kenaqesi me te madhe se kur i sheh femijet tane duke folur shqip, duke recituar vjersha shqip, duke kenduar shqip, duke lozur shqip! Shkolla shqipe per femijet tane eshte nje kenaqesi, nje pervoje jetesore, ku pervec njohurive qe marrin per gjuhen, kulturen, artin, historine tone, ata brumosen edhe me ndjenjat e atdhedashurise. Njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fushat e ndryshme te artit, shkences, sportit, etj.
Per funksionimin sa me te mire te shkollave shqipe eshte i nevojshem, i domosdoshem angazhimi maksimal i te gjithe faktoreve te perfshire ne kete proces: drejtuesve te shkolles, mesueseve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se prindi eshte faktori kryesor, pa perjashtuar faktoret tjere. Kur prinderit jane te vendosur, te perkushtuar, edhe nxenesit jane te rregullt, jane te perkushtuar. Padyshim qe kjo eshte nje sakrifice per prinderit qe jane te angazhuar me pune dhe te ngarkuar me detyrimet tjera familjare, por eshte nje sakrifice qe ia vlen te kryhet per te miren e femijve te tyre, per te miren e kombit tone.
Deshem, apo s’deshem ta pranojme, me largimin tone Shqiperia eshte varferuar, ajo e ndien mungesen tone. Por, kete humbje le ta shnderrojme ne fitore per vendin tone, duke e mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, traditat dhe zakonet tona, qenjen tone shqiptare. Sot ne keto kohera te revolucionit kibernetik, globalizimit, hapjes se kufijve, Shqiperia mund te ndihmohet edhe nga larg, duke investuar, duke dhene pervojen tone perendimore, duke ndihmuar ne zhvillimin e proceseve demokratike, etj. Ne kete prizme duhet pare rolin e zgjeruar te shkollave shqipe. Pra, jo vetem si nje mjedis ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater ku ngritet ndergjegja kombetare dhe mbillet fara e atdhedashurise. Te marrim shembull nga vellezerit tane arbereshe, qe per 500 vjet ruajten gjuhen, traditat dhe zakonet shqiptare. E si e ben kete? Duke folur shqip ne shtepi, duke hapur shkolla e kolegje ne gjuhen shqipe, duke botuar libra, gazeta e revista shqipe, duke festuar festat tradicionale shqiptare, gjithmone te veshur me kostume kombetare.
Bashkesia jone shqiptaro ­ amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional, prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t’i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e kesaj bashkesie, per te miren e kombit tone. Ajo qe na mungon eshte perkushtimi, kembengulja, vendosmeria, vullnerti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere dicka me teper se vetja jone. Pra, edhe per te hapur shkolla shqipe. Te perpiqemi qe shkollat qe jane hapur, te zgjerohen e te vazhdojne me sukses punen e tyre dhe po ashtu te perpiqemi per te hapur edhe shume shkolla te reja.
U perqendruam ketu me teper ne rolin dhe rendesine e shkollave shqipe, por nuk duhet te leme anash edhe rolin e familjes. Familja eshte e para, nuk ka shkolle qe mund ta zevendesoje familjen.
Edhe dy shtetet shqiptare, Shqiperia dhe Kosova duhet te bejne me teper per te ndihmuar hapjen dhe funsionimin sa me normal te shkollave shqipe, duke i furnizuar ato me tekste dhe mjetet tjera te nevojshme mesimore, me ekspertize pedagogjike, etj. Eshte per t’u lavderuar puna qe ben qeveria e Kosoves, Ministria e Diaspores dhe perfaqesite diplomatike te Kosoves, duke i furnizuar me libra shkollat shqipe, duke organizuar takimin/festivalin e shkollave shqipe, duke u perkujdesur per mbarevajtjen e punes se shkollave shqipe. Per fat te keq, qeveria e Shqiperise eshte duke bere
shume pak, ose aspak.
Shtatori erdhi. T’ia hapim dyert, t’i hapim dyert e shkollave shqipe! Pune te mbare!
*Filadelfia, 1 shtator, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro ­ amerikane.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr. Sadik Elshani, Gjuha Jone, mosmallkimi

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT