Familja Nezaj njofton komunitetin se në mëngjesin e së Martës me 18 Gusht 2015 ndërroi jetë pa pritur Gani Nezaj, vëllai i Abedin, Halil dhe Sherif Nezaj.
Shërbimet mortore do të kryehen sot, e Martë 18 Gush 2015, nga ora 4 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore “F. Ruggero & Sons Inc,” që ndodhet në adresën 732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 1074-2029.
Varrimi Kryhet të Mërkurën, me 19 Gusht, në orën 10 am në Varrezat : Rosemount Memorial Park& Mouseleum në adresën: 1109 Neck Ln. Elizabeth, NY 07201(Dielli)
Aksident ne New York, vdes dhe vajza shqiptare 2-vjecare
Familja shqiptare përfshihet në aksident në New York, mes 3 të vdekurve edhe vajza e shqiptarit 2 vjece/
NEW YORK : Policia amerikane ka njoftuar se në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York , kanë mbetur të vdekur 3 persona, ku mes të vdekurve në aksidentin që janë përfshirë 4 vetura ka mbetur edhe një vajzë shqiptare.
33-vjeçari Nerim Simanoviç ishte duke vozitur drejt veriut me veturën e tij të tipit BMW kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy vetura të tjera, ka raportuar Departamenti i Policisë në New York.
Të vdekur kanë mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Simanoviç është poashtu aty, dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabile.
Automjeti i Simanoviçit ka goditur një veturë të tipit Toyota në anën jugore, duke lënë të vdekur 61-vjeçaren Ledell Mulvaney dhe vajzën e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato u transportuan në Westchester poashtu, ku edhe u konstatua vdekja e tyre. /B.Sina/
New York, Shoqata “Malësia e Madhe” shpallë konkursin për bursa studentore
Shoqata Malësia e Madhe – New York në mbledhjen e radhës solli vendimin e hapjes së konkursit për bursë studentore për vitin akademik 2015-2016. Të drejtë burse kanë të gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York.
Përparësi në përfitim të bursës kanë studentët e dalluar malësorë të cilët ligjeratat i ndjekin në gjuhën shqipe. Aplikantët këshillohen të lexojnë me vëmendje formularin përkatës për bursë i cili specifikon kushtet e konkurimit.
Aplikantët këshillohen që materialin e tyre aplikues ta postojnë në adresën e
Shoqatës Malësia e Madhe – New York. Një veprim i tillë përshpejton proçesin
aplikues të çdo studenti. Gjithashtu ne u bëjmë apel aplikantëve që dokumentacioni i tyre të paraqitet sa më dinjitoz, i printuar, duke respektuar normat aplikuese.
Kërkojmë nga aplikantët që të jenë të vëmendshëm në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Vetëm aplikacjonet e plota do të merren parasysh. Jeni të këshilluar që dokumentacjonin e pa plotësuar ta mbani te vehtja juaj deri në momentin kur të jenë i plotë me ç’rast do ta postoni në adresë të Shoqatës. Çdo aplikim që ka vulen postare pas 1 nëntorit 2015 nuk do të merret parasysh. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York si edhe sitin tonë të internetit ku mund të pajiseni me formularin aplikues dhe të njoftoheni me kushtet dhe afatet e konkurimit. Ndarja e bursave do të përcaktohet në mbledhjen e radhës të dhjetorit mbasi i gjithë materiali aplikues të ketë mbërritur në zyrën tone:
Shoqata Malësia e Madhe – New York
210 Riverside Dr. #1C
New York, NY 10025 USA
Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në proçesin aplikues!
Kryetar: Ëjllo M. Berishaj
RIKTHIM NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR…
Nga: Prof. Murat Gecaj/1.Kur paraditën e sotme po shkoja për në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit, përsëri mendoja se sa shpejt ikin: ditët, javët e muajt, por dhe vitet. Kështu, sillja ndërmend afër 5 vite të shkuara, kur pikërisht në atë sallë ishim tubuar për të marrë pjesë në përurimin e dy librave të autores së njohur, tashmë me banim familjarisht në Nju Jork, Kozeta Zylo. Atëherë, isha takuar me atë në Ministrinë e Arsimit e Shkencës, në shoqërinë e mikes së përbashkët, publicisten e studiuesen Vjollca Spaho. Pastaj u njoha edhe me bashkëshortin e Kozetës, Qemal Zylon. Të them të vërtetën, më dukej që me ata isha takuar vite më parë. Arsyeja ishte se, përmes Internetit, ishim lidhur disa herë dhe kisha dijeni për veprimtarinë e tyre të shquar, në Bashkësinë Shqiptare të Nju Jorkut e më gjerë. Këtë gjë ata e realizonin jo vetëm me botimet e tyre, por dhe përmes tri shkollave shqipe në Nju Jork: Staten Island, Manhattan e Brooklyn dhe valëve të televizionit të tyre, “Alba Life”.
Me atë rast, Kozeta përuroi librat “Një fjongo dielli nga Nju Jorku”(poezi) dhe “Refleksione shpirtërore”(Kritika dhe esse).Për atë veprimtari bëra një shkrim modest dhe e publikova, në atë kohë, por dhe në librin tim “Për ju, krijuese”(Tiranë, 2015).
Kështu, edhe sot kisha kënaqësi të veçantë që t’i takoja përsëri ata, tashmë në përurimin e dy librave të rinj të Kozetës. Po shkoja aty bashkë me Vjollcën e mikun tim nga Mirdita, Fran Nikollin, por dhe me sa e sa krijues të tjerë të njohur, poetë e shkrimtarë, publicistë e artistë. Ne do të merrnim pjesë në një gëzim të përbashkët, i cili nuk ishte vetëm për Kozetën e Qemalin, por dhe për fëmijët e tyre, për nipa e mbesa, si dhe për familjarë tjerë të tyre, kolegë e miq të saj të shumtë, për ish-nxënës e bashkëkrahinas nga Tepelena etj.
2.Fjalën e hapjes dhe moderimin e tërë veprimtarisë, për përurimin e librave të Kozeta Zylos, “Diaspora, si krah shqiponje”(Esse, refleksone e reportazhe) dhe “Kujtime, si fletës libri”(poezi), e mbajti artisti i njohur Kujtim Gjonaj. Jam i vetëdijshëm se për lexuesit nuk mund të jepen hollësira, në një shkrim të zakonshëm, për ato që u thanë gjatë asaj veprimtarie të bukur, e cila zgjati rreth dy orë. Secili nga folësit u ndal në vlerat e disallojshme, jo vetëm të këtyre dy librave, venë në qarkullim nga SHB “Bota Shqiptare”, por dhe për punën e përkushtuar të kësaj autoreje të pasionuar dhe të palodhur për çështjen mbarëkombetëtare shqiptare, në Bashkësinë Shqiptare të Amerikës.
Gjatë veprimtarisë përuruese u duartrokit nxehtësisht “Artistja e Popullit” Margarita Xhepa, e cila lexoi poezi të zgjdhura nga libri i ri i Kozetës. Pastaj, njëri pas tjetrit, studiues e kritikë letrarë, poetë e shkrimtarë, u ndalën në pamje të ndryshme të këtyre dy librave, sidomos të poezive të frymëzuara të K.Zylos.
Kështu, u ndoqën me vëmendje të veçantë diskutimet e zëvendësdrejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi dhe kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi. Më pas folën presidentja e “Albanian Exellence”, Flora NIkolla dhe krijuesit e botuesit e njohur: Laureta Petoshati, Novruz Shehu, Kujtim Mateli, Kozeta Zavalani e Piro Loli.
Duke e vlerësuar lart punën dhe botimet e çmuara të Kozeta Zylos, Lidhja e Shkrimtarëve “Pegasi”, me President Kristaq Shabanin, i dha asaj titullin “Personalitet i lartë i letrave shqipe”, dëshminë e të cilit ia dorëzoi artistja Flutura Maçi. Ndërsa organizata “Albanian Excellence”, e shpalli atë “Anëtare Nderi”, për ndihmesën e vyer në përçimin e vlerave më të mira të shqiptarizmës në Diasporë.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur e mbresëlënëse, foli krijuesja e talentuar Kozeta Zylo. Ajo i falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit e folësit në përurim. Kujtim i paharruar për të pranishmit ishin librat e dhuruar nga kjo autore, fotografitë e përbashkëta etj.
Tiranë, 14 gusht 2015
VENDLINDJE- FILLOJE VENDOSJA E KULMIT NE SHTEPIN E KULTURES NE VUTHAJ
Komuna e re Gucisë si duket ka filluar te prek sado pak me angazhimet e saj ne mirëqenien e qytetarëve. Para ca ditësh filloj vendosja e kulmit ne Shtëpinë e Kulturës ne fshatin Vuthaj.
Kulmi i Shtëpisë se Kulturës ishte rrezuar nga bora para 5 viteve dhe ishte neglizhuar për vite te tera nga institucionet e komunës se Plavës. Një gjendje e tille e Shtëpisë se Kulturës e cila ishteshndërruar ne një gërmadhë i jepte një pamje te shëmtuar edhe fshatit.
Siç na informoj Sekretarja e Sekretariatit për Rregullimin Hapësinor dhe Pronësine komunën e Gucisë znj. Havaja Prelvukaj ky është një fillim i mbarë për te dëshmuar se ne si komune po prekim ne jetën dhe mirëqenien e e qytetarëve tanë edhe pse buxheti i komunës është i limituar. Vlerësojmë se ky investim sado modest qe duket ne shikim te pare është shume i qëlluar i iinstitucioneve përkatëse te Gucisë.
Nga EsadGjonbalaj
Foto: Kelmend Ahmetaj
- « Previous Page
- 1
- …
- 281
- 282
- 283
- 284
- 285
- …
- 394
- Next Page »