• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VIZION 21”, LETER AMBASADORIT SHQIPTAR NE WASHINGTON DC

November 15, 2013 by dgreca

“Asnjëherë vetëm për vete, gjithmonë për të tjerët!/

Asnjëherë vetëm për një komb, gjithmonë për të gjitha/kombet”. – Moto e Vizion 21

14 Nëntor 2013/

Uashington/

Letër e hapur Shkëlqesisë së Tij Ambasador Galanxhi Shkëlqesia juaj,/

Në emër të Vizion 21, po ju shkruajmë që të shprehim shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin tonë për vendimin për të marrë në konsideratë shkatërrimin e plotë apo të pjesshëm në Shqipëri të arsenalit kimik të Sirisë. Duke u bashkuar me mijëra shqiptarë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ftojmë qeverinë shqiptare të gjykojë me maturi dhe të peshojë pasiguritë e ndryshme në mënyrë të duhur dhe transparente.

Vendit tonë i mungojnë burimet e nevojshme për të trajtuar në mënyrë të sigurtë kimikatet toksike. Disa raporte flasin që mbeturina të rrezikshme nga arsenali i vet I vogël kimik janë ende të pasiguruara gjashtë vjet pas asgjësimit, me rrezik për jetën e njeriut dhe mjedisin. Përvec kësaj Shqipëria ka një historik me trajtim të pasigurtë municionesh. Në Gërdec, me qindra tonelata municionesh shpërthyen duke vrarë 26 njerëz, duke plagosur mbi 300 dhe duke shkatërruar ose dëmtuar seriozisht mbi 500 shtëpi dhe ndërtesa. Projekte të ngjashme, por me përmasa dhe me kompleksitet më të madh, mund të jenë shkatërrimtare për popullin dhe vendin tonë.

Një gjë që na alarmon edhe më shumë është fakti se një sërë ekspertësh nga vende të ndryshme nuk kanë gjetur konsensus rreth sigurisë të asgjësimit të armëve dhe kohëzgjatjes së procesit. Vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për të përmbushur afatet për asgjësimin e një arsenali më të vogël, ndërsa Norvegjia e ka refuzuar këtë ofertë menjëherë duke cituar mungesën e objekteve të nevojshëm. Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe procësin e gjatë të asgjësimit, kërkojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për të marrë parasysh rreziqe të tjera të panjohura dhe evituar pasoja të padëshiruara.

Shkëlqesia Juaj, Këto fakte kanë shkaktuar shqetësim në rajon dhe në të gjithë botën, sidomos mes shqiptarëve. Ndërsa shkruajmë këtë letër, reagimi i publikut shqiptar ka qenë I shpejtë dhe i jashtëzakonshëm kundër këtij vendimi.

Brenda dy javësh më shumë se 35,000 nënshkrues kanë kundërshtuar këtë vendim në një peticion të organizuar në Avaaz.org të quajtur ” AKIP – Jo armëve kimike të Asadit në Shqipëri ” . Më shumë se 120,000 të tjerë kanë shprehur kundërshtimin e tyre në grupin në facebook të quajtur “1 milion Shqiptarë kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.” Raportet e fundit në media janë veçanërisht shqetësuese dhe flasin për tensione në rritje në Shqipëri. Disa intelektualë të njohur e kanë quajtur këtë “përdhunim” dhe të tjerë parashikojnë “trazira”. Këto zhvillime të kohëve të fundit mund të ndikojnë në stabilitetin në vend gjatë transportimit apo asgjësimit të armëve kimike dhe njëkohësisht përbëjnë një kërcënim për demokratizimin e brishtë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Ne jemi të shokuar nga disa media që portretizojnë këtë kërkesë standarde si presion të tepruar nga ana e Shteteve të Bashkuara mbi Shqipërinë dhe një fait accompli, ndaj të cilit qeveria shqiptare është e pafuqishme. Kjo mund të ndikojë negativisht në opinionin publik shqiptarë, në një kohë kur shumë shqiptarë mendojnë se jetët e fëmijëve të tyre mund të jenë në rrezik. Kjo gjithashtu mund të çojë në manipulimin e opinionit publik shqiptar brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

Për këto arsye ne ju bëjmë thirrje që të përdorni çdo mundësi për t’iu kundërvënë kësaj tendence në të gjitha takimet me shqiptarët, sidomos gjatë protestave. Ne gjithashtu ju nxisim ju dhe qeverinë shqiptare që të marrë përgjegjësinë e vet dhe të komunikojnë në mënyrë efektive me publikun. Së fundi, është thelbësore që të ritheksojmë aleancën e natyrshme me Shtetet e Bashkuara si një kauzë vlerash dhe traditash të përbashkëta, por edhe në kuadrin e interesave jetike kombëtare për shqiptarët.

Ju falënderojmë paraprakisht për vëmendjen dhe mbesim me shpresë se kërkesa për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri do të refuzohet për të mirën e të gjithëve.

Sinqerisht,

Faton Limani,

Bashkëthemelues, Vizion 21

Shkolla e Qeverisjes Kennedy në Harvard

Faton.Limani@gmail.com

 

Genti Miho, Bashkëthemelues

Genti.Miho@gmail.com

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Leter ambasadorit, Ne Washington, shqiptar, Vizion 21

SHQIPTARET: JO ARMEVE KIMIKE EDHE NE WASHINGTON DC

November 15, 2013 by dgreca

Shkruan: Petraq Pali/

Edhe në Washington DC, shqiptarët që banojnë në këtë komunitet si edhe të ardhur nga Arlingron, Virxhinia, Mariland, megjithe se ishte ditë pune, protestuan përpara Ambasadës shqiptare për t’i thënë: “JO ,JO JO JOOOO importit te Armeve Kimike ne Atdhe!”
Në kujdesin e organizatorëve znj. Aneta Xhiku (Mihali) dhe Znj. Elsa Xhaferi (Pali) që kishin lajmëruar për të dalë në këtë protestë të miratuar nga Autoritetet dhe Qeveria Amerikane.
Në orën 12 .30 u mblodhën para ambasadës dhe të gjithë njëzëri i thanë plot gojën “Jo importit te armeve kimike ne Atdhe.” Njerzit me maska mbrojtëse në fytyrë me flamuj dhe banderola, kënduan Hymnin e Flamurit dhe me pas këngën legjendare: “E dua më shumë Shqipërinë!”
Femijët tanë kishin lënë shkollën dhe morën pjesë në protestë.
Znj Antoneta Xhiku e më pas znj. Elsa Pali, mbajtën fjalën e rastit.
Më pas znj. Pali, intervistoi dhe incizoi të gjithë pjesëmarrësit, një nga një, për të thënë fjalën e tyre reth kesaj ngjarje tragjike për kombin tonë.
Nga punonjësit e Ambasadës nuk pati asnjë lloj impenjimi as denjuan, as doli asnje qoftë dhe për ëe takuar organizatoret.
Mitingu ishte shumë paqesor dhe policia e mbeshteti.
Pwrgatitjen e e banderolave, tw maskave e flamujve e sponsorizuan Skerdi dhe Elsa Pali dhe krye nwn kujdesin e tyre.
Washington DC

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jo armeve kimike, ne Shqiperi, Petraq Pali, Proteste ne washington

Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, fton shqiptaret per proteste ne Times Square

November 14, 2013 by dgreca

Të dashur bashkëatdhtar,/

Organizata Albanian Roots- Rrënjët Shqiptare, është një orgnizatë e themeluar nga djem dhe vajza të reja shqiptare në New York, me  qëllim ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe promivimin e imazhit të Shqipërisë në mbarë arenën ndërkombëtare.

Duke marrë shkasë nga ngjarja e fundit më të cilën po përballet vendi ynë mbi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, Unë Marko Kepi, si kryetar i kësaj organizate, në përgjigje të shumë mesazheve dhe telefonatave të shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në diasporë, por bazuar edhe në indinjimin që ne si organizatë patriotike ndjejmë në lidhje më një cështje kaq serioze, e cila vë në diskutim sigurinë e bashkëatdhetarëve tanë, ndjej përgjegjësinë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare  t`i thotë “JO” një propozimi të tillë.

Shqipëria është një shtet i vogël me një sipërfaqe 27,398 m2 dhe renditet një ndër shtetet më të varfra në Europë, e cila njihet kryesisht për klimën dhe turizmin e bukur që ofron dhe jo për fabrika e teknoligji të modernizuar për shkatërrimin e armëve kimike.

Organizata Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, në mbështetje të të gjithë qytetarëve shqiptar i bën thirrje edhe njeherë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga negociatat për një vendim që nesër do ti rëndojë mbi shpatulla e njerëzve të popullit tone, fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhme. Ne duam një Shqipëri të pastër, të gjelbër dhe një vend të sigurt. Ne Rrënjët Shqiptarë mbi të gjitha duam Shqipërinë. Ftojë të gjithe shqiptarët kudo që janë ti bashkohen solidaritetit tone në mënyrë që zëri jonë të dëgjohet në respekt të jetës dhe vendit tone, Shqipërisë!

Me respekt,

Marko Kepi

President  – Albanian Roots- Rrenjet  Shqiptare

Filed Under: Komunitet Tagged With: albanian roots, proteste, rrenjet shqiptare, Times Square

Krijohet Shoqata Atdhetare “ Mirdita” në Michigan, USA

November 12, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Me datën 10 Nëndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri në 5 :00 Pm, në një takim që u thirr nga Komisioni Nismëtar, në një nga mjediset e Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare “ Mirdita”,  i pari grupim i mirditorve në USA.

Edhe më parë nuk kishin munguar përpjekjet për ta krijuar një shoqatë të tillë, por kishin dështuar për arsye organizative të modelit “ Prit të presim, deri sa të bashkohen të gjithë!”

Duke nxerr mësim nga e kaluara, kësaj radhe, Komisioni Nismëtar kishte ardhë në mendimin, se të gjithë është tepër e veshtirë të bashkohen në të njejten kohë, për shumë arsye. Mbasi u njoftuan të gjithë mirditorët, vëçanërisht kryefamiljarët, nga ky komision dhe u punua intensivisht për të ardhë te bashkimi në një shoqatë, u caktua një datë themeluese, edhe pse pati  përsona që e kishin të pamundur, për arsye pune dhe probleme të tjera familjare. Ata u lidhen me komisionin, duke njoftuar dhe pranuar antarsimin në shoqatë, si dhe detyrimin  për të gjitha vendimet që do merreshin në atë takim. Edhe pa prezencen fizike, kjo kategori ishte e pranishme! Në shumë kode demokratike lejohet përfaqësimi i autorizuar. Ndonëse kishte autorizime të tilla, në takim nuk u përmenden, pasi nuk u pa e nevojshme një praktikë e tillë. Por, nuk duhet lënë pa theksuar se pati edhe nga ata, që ishin të njoftuar dhe nuk e kanë pa të arsyeshme të jenë në këtë shoqatë, të cilët edhe nuk moren pjesë. Kjo nuk do të thotë që Shoqata detyrimisht duhet t’i mbledh të gjithë mirditorët. Ata janë të lirë të marrin ose të mos marrin pjesë në një grupim. Mvaret nga vlerësimi dhe arsyetimi i secilit prej tyre! Duke parë aktivitetin e saj, ata mund të afrohen edhe më vonë.

Takimin, fillimisht e drejtoi Komisioni  Nismëtar i përbërë prej: Bardhok Ndoit, Gjovalin Kolës,  Fran Kecit, Kujtim Qafes dhe Pjetër Gegës, të cilët e kishin filluar punën e tyre, para më shumë se një muaji. Komisioni kishte ngarkuar Kujtim Qafën, si një nga aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në Detroit, i cili e hapi takimin duke kërkuar të hidheshin në votë: nëse ishin dakort të krijohej shoqata dhe se si do t’i vihej emri. Pasi u kaluan këto dy pika, me dy –tri sugjerime, Komisioni Nismëtar e quajti të mbaruar punën e tij, duke ia lënë vendin Komisionit të votimit dhe drejtimit të mëtejshëm të këtij Kuvendi. Me propozimin e  të pranishmëve, komisioni i votimit u zgjodh prej tre vetash: Gjovalin Kaçorri, Gjon Nikolli dhe Lek Preni. Sekretar i Kuvendit,  (mbajtës i protokollit) u zgjodh Fran Keci.

Së pari u votua në parim  njëri nga nenet e Projekt – programit për zgjedhjen e Kryetarit me votën e fshehtë të Kuvendit, si dhe për numrin e  Kryesisë të përbërë prej 12 vetash, përkatësisht sipas flamujve të kësaj krahine, ndërsa i trembëdhjeti ishte kryetari i zgjedhur nga Kuvendi. Po kështu,  anëtarët e kryesisë duhej të zgjidheshin më votën e fshehtë të të pranishmëve, ndërsa nënkryetarët, sekretari dhe arkëtari zgjidheshin po këtë ditë nga mbledhja e parë e  Kryesisë.

Lidhur me këtë pikë pati një mendim nga Ndue Prenga ( mirditor nga Lezha), që kryetari duhej të ishte një mirditor që ka lindur, punuar dhe jetuar në Mirditë, por ky kusht u hodh poshtë nga të pranishmit, pasi çdo mirditor  që ka pranuar të jetë në këtë shoqatë, ka të drejtën për t’u zgjedhur pa asnjë kufizim. Këtë propozim e kundërshtoi fillimisht Gjokë Ndoj, i cili mori shembullin e fëmijëve të lindur në Amerikë: “ Atyre nuk u përjashtohet mundësia e të qënit mirditor.”- sqaroi Gjoka.

Sipas kësaj procedure u propozuan  5 kandidatë për kryetar: Kujtim Qafa, Gjovalin Kacorri, Bardhok Ndoi, Ded Beleshi dhe Gjon Nikolli. Për kryesinë u propozuan 20 anëtar, nga të cilët do të liheshin në listë 12. Kandidatët për kryetar paraqiten versionin e tyre per  drejtimin e shoqatës dhe mundësinë, duke  pranuar kandidimin. Ded Beleshi u propozua në mungesë nga Ndue Prenga.

Pas numrimit të votave, Komisioni i Votimit njofton zgjedhjen e  Kujtim Qafes  Kryetar i kësaj shoqate.

Me një përshëndetje të shkurtër dhe falenderim për besimin që i dhanë mirditorët e këtij takimi, Kujtimi zuri vend në drejtimin e takimit sëbashku me komisionin e  votimit.  Pas votimit të dytë për kryesinë e kësaj shoqate, u lexuan fituesit: Pjetër Gega, Gjovalin Kola, Viktor Toma, Dod Qafa, Lek Preni, Gjon Simoni, Gentjan Kola, Shkelqim Legisi, Gjok Ndoj, Fran Vokrri, Bardhok Ndoj dhe Gjon Nikolli.

Kryesia zgjodhi: nënkryetar,  Bardhok Ndoj dhe  Fran Vokrri, Sekretar Gjon Simoni dhe arkëtar Pjetër Gega. Sipas  Programit, më vonë do të zgjidhen dhe disa komisione, që do ta ndihmojnë kryesinë për të realizuar programin e miratuar në këtë takim.

Pjesë nga programi i kësaj shoqate:

Qellimi: Ruajtja e traditave shqiptare dhe te krahines.

Forcimi i njohjeve dhe evidentimi i mirditoreve në Amerikë dhe Kanada.

Sigurimi i ndihmave dhe ndërmjetësimi amerikano-shqiptar në dobi të Mirditës dhe mirditorëve.

Ndihma e njëri-tjetrit dhe aktivitetet e përbashkëta

Ruajtja dhe inkurajimi kulturor, si dhe mbajtja gjallë e gjuhës  shqipe në emigracion.

Funksionimi:

Shoqata krijohet me vullnetin e të gjithë atyre që janë të interesuar dhe që pranojnë këtë program, i cili shtrohet për miratim në takimin e përgjithshëm të më shumë se 60 përqind të të regjistruarve.

Anëtar i kësaj Shoqate mund të jetë çdo mirditor dhe miq të tyre, që pranon programin dhe paguan detyrimin mujor të përcaktuar.

Çdo anëtar paiset me librezen e   anëtarësisë, ku i shenohet pagesa e çdo muaj.

Për çdo pranim dhe shumë të derdhur në arkën e Shoqatës, kryesia u dërgon anëtarëve buletinin tremujor me të dhëna të hollësishme për gjithë veprimtarinë e saj, sidomos ana financiare, si pjesa më e ndjeshme e çdo veprimtarie.

Çdo anëtar ka të drejtë të kërkoi sqarime dhe të marrë përgjigje për aktivitetin e Shoqatës.

Përfaqësimi mund të jetë në nivel kryesie të përbërë prej 11 ose 13 anëtarëve, të cilët zgjedhin kryetarin, nënkryetarët , sekretarin dhe arkëtarët.

Kryesia zgjidhet njëherë në tri vjet ( Janar )

Shoqata nuk është objekt përfitues, as biznes. Nuk ndihmon askënd për biznes.

Drejtimi i  Shoqatës:

 Shoqata ka një kryesi; Kryetar,  dy nenkryetar, nje sekretar, dy arkëtar dhe 5 ose 7 anëtar.

Kryetarin e zgjedh Kuvendi, ndersa grupin drejtues Kryesia

Sipas përbërjes  kryesia mund të shtoi edhe dy komisione, atë të marrëdhenjeve me shoqatat e tjera dhe atë të  kulturës.

Arkëtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë pagesë, ose të tërheqin nga llogaria bankare e Shoqatës asnjë peni pa autorizimin e  kryesise, ( drejtuesve të saj ). E drejta e depozitimit është e secilit prej arkëtarëve. Çdo mangësi në këtë drejtim konsiderohet shkelje e ligjit të Shoqatës.

Informacioni është detyrë e sekretarit, i cili duhet ta nis në  posten e secilit anëtar një herë në tre muaj.

Çdo aktivitet  i organizuar nga kryesia e Shoqatës bëhët detyrim  për t’u ndihmuar e përkrahur nga të gjithë anëtarët e saj.

Në raste të veçanta dhe me propzim të 30 përqind të anëtarëve, mund të  afrohet koha e zgjedhjeve e përcaktuar njëherë në tri vjet.

Filed Under: Komunitet Tagged With: krijohet shoqata Mirdita, Michigan, Pjeter Jaku

Shoqata e grave AAWO “Motrat Qiriazi” në veprim

November 9, 2013 by dgreca

Nga Ariana Elezaj/

Shoqata e grave shqiptare- amerikane “Motrat Qirizi” ka një mision kuptimplot e njerëzor, e ka vënë veten në shërbim të familjeve të komunitetit shqiptar në diasporë, në ndihmë të njerëzve në nevojë ,e sidomos grave e fëmijve.

Duke përmbushur këtë mission e duke ecur në gjurmët e traditës së saj shumë vjeçare kjo shoqatë ditën e Diel në datën 3 Nëntor 2013 në bashkëpunim me Italian-American Cancer Society dhe me mbështjen e palodhur të zyrës të asembleistit të distriktit Nr. 80 në Bronx Zotit Mark Gjonaj zhvilloi në Bronx House mamografi për gra shqiptare dhe amerikane me sigurime ose pa sigurime shëndetsore.

Canceri i gjirit është një sëmundje e përhapur.Statistikat tregojnë se çdo vit mbi 220 mijë gra në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me këtë lloj kanceri dhe më shumë se 40 mijë prej tyre vdesin prej tij. Në fakt është kanceri më i diagnostikuar tek gratë si edhe është shkaktari i dytë i numrit të vdekjeve në mesin e tyre.Në bazë të studimeve botërore në çdo 8 gra njëra është e rrezikuar të preket nga ky lloj kanceri gjatë jetës tyre.

Për këtë arsye i kushtohet një vëmendje e madhe masave parandaluese të tij. Bazuar në punën e madhe të mjaft shoqatave të kancerit në botë dhe me përmirësimet dramatike të studimeve mbi kancerin për parandalimin dhe kurimin e tij, miliona grave u është dhënë mundësia ta luftojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse.Edhe gratë shqiptare nuk janë të imunizuara nga kjo sëmundje prandaj është shumë e nevojshme që të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme si edhe ti kushtojnë shumë vëmendje masave parandaluese.Sepse kapja herët e sëmundjes shpëton jetën.Meqënëse shkaqet e vërteta të kancerit të gjirit nuk janë plotësisht të njohura parandalimi i tij është shumë i domosdoshëm.Për këtë arsye shoqata e grave Shqiptare Amerikane AAWO ‘Motrat Qiriazi” e drejtuar nga Dr.Anna Kohen e ka pjesë të punës së saj sensibilizimin e opinionit në këtë drejtim. E pyetur për ecurin e aktivitetit e përkushtuara dhe e palodhuara Anna Kohen u shpreh se :”Ne si organizatë i kemi vënë vetës një qëllim,të jemi porta e hapur e grave dhe vajzave në diasporë në rrugën e tyre të suksesit. Dhe suksesi nuk mund të bëhet pa njerëz të shëndetshëm e të painformuar për jetën e tyre.Për mendimin tim ky aktivitet shkoi shumë mirë.Ne kishim 17 gra shqiptare dhe amerikane që kryen mamografitë. Asembleisti Mark Gjonaj dhe televizioni Kultura Shqiptare ishte me ne për të ofruar mbështetjen dhe me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen në emër të organizatës.” Ky aktivitet nuk mund të bëhej i mundur pa punën të vullnetarëve.Vlen të përmendet puna e palodhur e të gjithë bordit të AAWO për të sensibilizuar opinionin dhe për të siguruar pjesëmarrjen. Këtu mund të veçohen Tessa Fejzulla dhe Bojkena Selimaj.Tessa,një vajzë shumë e edukuar,ekonomiste me profesion,fjalëpak dhe punë shumë me prejardhje nga Maqedonia por e lindur edhe e rritur në Amerikë gjen kohën edhe mundësit të jap ndihmesën e saj në shërbim të komunitetit.

Bojkena Selimaj e cila vazhdon studimet për infermieri e ka passion të saj shërbimin dhe ndihmesën ndaj të tjerëve.E pyetur për mbresat e saj nga aktiviteti ajo u shpreh: “Mu desh të

udhëtoja 3 orë për të shkuar në Bronx House,për të dhënë ndihmesën time në këtë aktivitet,por çdo minute ishte krejtësisht e vlefshme. Ndihem krenare dhe më gëzon fakti që ia kushtoj kohën time dhe punoj për aktivitete të tilla, si një mamografi falas . Ishte një ditë e bukur vjeshte dhe pak e ftohtë, por përkundër motit të ftohtë , shumë gra nuk munguan të marrin pjesë. Kishte disa gra që nuk ishin shqiptare , por ishin shumë mirënjohëse që u lejuan të marrin pjesë në aktivitet. Gjatë kohës që isha në Bronx House , mora një telefonatë nga një grua amerikane e cila pyeti se cila Organizatë e kryen atë, sepse kishte dëgjuar lajmin në televizion se disa organizata janë duke zhvilluar mamografi falas . I thashë se ne zakonisht marrim reservime para ditës së mamografisë , por meqënëse jeton afër je e mirëpritur të marrësh pjesë. Ajo erdhi dhe na falënderoi aq shumë për të. Si një studente infermjerie , unë e di vlerën dhe se sa e rëndësishme është mamografia për gratë mbi 40 vjeç.Eshtë nder dhe përgjegjësi për mua të jem pjesë e një organizatë shqiptare që kujdeset për shëndetin e grave në komunitetin tonë dhe që jam në gjendje të ndryshojë jetën e dikujt me zbulimin e hershëm të sëmundjes aq të tmerrshme si kanceri i gjirit përmes mamografisë . Kjo ishte një ngjarje e suksesshme dhe unë jam e sigurt se vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e sukseshme e me një numër më të madh të grave”.

Sigurisht,shumë aktivitete të tjera janë në planet e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” për të ardhmen në shërbim të shëndetit të grave edhe fëmijëve.Si psh.aktivitete për parandalimin e cervikal kancer, si edhe biseda e workshops për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: AAWO, Ariana Elezi, Motrat Qiriazi, ne veprim, Shoqata e Grave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 373
  • 374
  • 375
  • 376
  • 377
  • …
  • 382
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT