• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE NË MËRGIM ËSHTË DASHURIA E ATDHEUT

February 14, 2014 by dgreca

Nga Shaban CAKOLLI/

Shqiptarët janë populli më i lashtë autoktonë në kontinentin  europian,me një histori mijëra vjeçare të ngarkuara me luftëra, rrudhje kufinjësh,pushtime,përndjekje nga të cilat kanë përjetuar dhimbje dhe emigrime të një pas njëshme nëpër epoka,Për kundër këtyre përjetimeve të himbshme,shqiptarët kanë mbijetuar,duke trashëguar gjuhën e tyre amtare,duke 

ruajtur doket dhe zakonet,art,kulturë e traditë kombëtare,të cilat  ishin dhe mbetën bërthama e  çështjes  kombëtare.Shpërnguljet e para shqiptare janë shumë të  lashta,për të cilat nuk na takon  neve të shkruajmë,nga se për to është folur e shkruar nga historian shqiptar e botëror,shkrimtar e poet të shquar. Duhet pohuar me keqardheje emigrimet masive të shqiptarëve të kohës sonë,të cilat ndodhën për shkaqe të cilat i dijmë të gjithë ne,por edhe bota e gjërë.Kontigjenti më i ri i emigrantëve tanë,i përndjekur nga pushtuesi sllav,shtrirë nga shtresat intelektuale shqiptare,të cilët nuk pajtoheshin me politikën pushtuese sllave,në rrugën e tyre të detyrimit të braktisëjes së atdheut,ishin detyruar të marrin me vete  edhe familjet, prej të cilëve kategoria më e dhimbshme ishin fëmijët,këta engjuj të pafajshëm,të cilët pa fajin e tyre u detyruan të jetojnë në një shtet të huaj,me një gjuhë,kulturë,e rreth të huaj. Për këtë kategori të dhimbshme,shoqëria jonë ka punuar shumë,filluar nga intelektual të rrethit,veprimtarë kombëtarë,prindër,e mësues.Po flasim në shkrimin tonë për  mërgatën tonë shqiptare në Gjermani,ku gjindet një kontigjent i madh shqiptar me qindra-mijëra,ku mësuesit,prindërit e intelektualët tanë,të cilët duke vërejtur rrezikun që do të i kanosej fëmijëve tanë në mërgim,të  cilët në atë gjendje mund të i gllabëronte asimilimi,nisën aktivitetet e tyre për mundësinë e hapjeve të paraleleve të shkollave shqipe me mësim plotësues. Falë aktivitetit

intenziv, me gatishmërinë e kuadrit tonë profesional arsimor,mirëkuptimin e organeve gjermane,organet arsimore të Kosovës,në Gjermani janë hapur shkolla shqipe me mësim plotësues në çdo land,qytet,pse jo edhe fshat,aty ku ka pasur vullnet,edhe nëse ka pasur vetëm dhjetë nxënës shqiptarë.Shkollat shqipe në Gjermani janë organizim  i yni i fuqishëm në mbrojtëjen e rinisë sonë të mërguar,në funksion në çdo land gjerman,por arsimi është në kompetencë të pavarur të çdo landi,në rregullat e tyre juridike.Të zëmë në disa lande gjermane,mësuesit e shkollave shqipe i paguan Ministria e Arsimit gjerman,kurse në disa lande nuk ndajnë paga,por mësuesit tanë punën e tyre e zhvillojnë në baza vullnetare.Nëpër disa shkrime tonat kemi shkruar për shkollat tona shqipe nëpër disa lande:si NRW-së,e lande tjera,por duke i mbetur borgj disa shkollave shqipe mjaft aktive  në Stuttgart të Gjermanisë.Aty kemi një mësuese shumë aktive,një veprimtare të përkushtuar kombëtare,një krijuese të dëshmuar,mësuese me pregaditëje të lartë profesionale,kjo është mëuesja jonë e rrespektuar  Miradije Gashi.

Duke biseduar me mësuesen tonë Miradijen,ajo na njeh  me punën e saj me fatosat tanë  në mërgim atje,me kushtet e punës,përkushtimin e saj,pa anashkaluar edhe vështërsitë të cilat çfaqen nëpër kohë. Një mësuese me  vullnet të madh,me pamje krenarie,gjatë bisedes me të nxjerrim kuptimin e plotë të tërë angazhimit,se Shkolla shqipe në mërgim  është dashuria e atdheut.Duke biseduar me mësuesen e mirënjohur  Miradije  Gashi,ajo na thotë:Shkolla shqipe me mësim plotësues,si pjesë integrale e sistemit arsimor kombëtar ka qëllimet e veta. Ajo ka për objektiv që fëmijët tanë në mërgim të zotojnë sa më shumë shkrim-leximin në gjuhën shqipe,të kultivojnë letërsinë shqipe, të njohin historinëdhe gjeografinë etnike të vendit tanë, artin,kulturën dhe traditën kombëtare,të cilat  ajo i sheh si faktorët kryesorë për ruajtjen  e identitetit të fëmijëve tanë.Po ashtu angazhohemi të edukojmë nxënësit tanë të ndajnë respekt e mirënjohëje ndaj vendit mikpritës gjerman.Synojmë që me nxënësit tanë të ruajmë,mësojmë dhe përsosim gjuhën shqipe,shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me gojë dhe shkrim,thotë Miradije Gashi.Po ashtu synojmë të i nxisim fëmijët të lexojnë vepra letrare shqipe,dëgjimin e radio-televizioneve në gjuhën shqipe,leximin e revistave shqipe,ku fëmijët të kenë hapur një dritare të atdheut,nga e cila ruajnë  në zemrat e tyre,zjarrin e dashurisë për atdhe.Zonja  Miradije  Gashi,na njofton se punon në shkollat shqipe të Shtuttgartit,si në  H……., Jan realschule,dhe Schilerschule.Ajo ka gjithësejt shtatëdhjetë e dy nxënës në këto shkolla,dikur kishte më shumë.Shkollat shqipe mësimet e tyre i organizojnë në shkolla të veçanta,por edhe të përziera,unë punoj edhe me klasë të kombinuara,ku ka vështërsi më shumë,por këtë e bëjë me vullnet e përkushtim  të madh të punës,thotë  mikja Miradije.

Padyshim,edhe interesimi i fëmijëve  është i madh,për dashurinë ndaj atdheut,donë të njohin aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptar për përparim,dhe kjo na gëzon pa masë,shprehet mësuesja Miradije.

Ne angazhohemi edhe të ndihmojmë në tejkalimin e pengesave,arritjen e sukseseve në shkollimin e rregullt  në shkollat gjermane, kështu përvoja na ka mësuar,se nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimin në  gjuhën shqipe,janë treguar shumë më të sukseshëm edhe në mësimet në shkollën e rregullt në gjuhën gjermane.Unë veç punës me nxënës kam edhe shumë obligime tjera  në familje,por mundohem  me tërë çenien të i arrijë të gjitha,pa lënë asnjëherë asgjë mangut në mësimin dhe edukimin e nxënësave tanë në gjuhen shqipe.

Jashta orarit mësimor,me nxënës  punoj edhe në aktivitete të  lira,me qëllim të kultivojmë të nxisim,zhvillojmë talentët në fushat e artit,letërsisë,muzikës,e forma tjera të shprehjes dhe krijimit artistik.Të arrijmë gjitha këto, duhet mund e sakrificë,megjithatë në mes tyre ndjejmë krenarinë shpirtërore e kombëtare,thotë mësuesja Miradije Gashi.Po ka punë,duhet kujdes, të gjitha  punët bëhen sipas plan-programeve,thotë mësuesja,madje edhe aktivitetet e lira janë të përcaktuara sipas plan programit.Këto aktivitete janë të lloj-llojshme na thotë  mësuesja, festat kombëtare,shkollore,kuiz diturive,programe sportive,takimet kulturore kombëtare,multikulturore.Në to duken dukshëm të arriturat e fëmijëve tanë në vullnetin e përkushtimin e tyre për kombëtaren,recitimet,këngët,vallet kombëtare,veshjet.Duhet punë me përkushtim,këtë e kemi dëshmuar përherë në këto aktivitete,na ka lënë mbresë interesimi i madh,i bashkatdhetarëve por edhe i qytetarëve gjerman që na ndjekin me interesim,kur demostrojmë vlerat tona kulturore kombëtare,ato japin një gjallëri e gëzim qoftë te ne

arsimtarët,bashkatdhetarët,janë shumë tërheqës të rinjët tanë me këto aktivitete,kjo na gëzon pa masë,kur shohim të rinjët tanë në mërgim të cilët me dashuri e interesim të madh ruajnë bërthamen kombëtare,thotë e buzëqeshur  mësuesja Miradije.

Organizime të këtyre llojeve po bëjmë edhe këtë vit,jemi të ftuar edhe për shënimin e pavarësisë,tetë marsin,e shënimeve tjera,po pergatitim dhe  organizimet po ecin mbarë thotë mësuesja.Këto organizime nuk i bëjmë me të gjithë nxënësit bashkarisht thotë mësuesja:Kemi hulumtuar prirëjet e talentëve të

rinjë dhe ato i bëjmë në grupe,ashtu sipas talentit të tyre,do të shkëlqejmë dhe do të zgjojmë kërshërinë e të pranishmëve,thotë krenare mësuesja e mirënjohur  Miradije Gashi

Gjëra  madhore dhe interesante që mësuam nga mësuesja,veprimtarja dhe krijuesja Miradije Gashi,për mësimin plotësues të shkollave shqipe në Shtuttgart,nuk  do mundemi të i përmbledhim të gjitha në këtë reportazh të shkurtër,mbase me shkrimet tona do të dalim më tutje,pjesë,pjesë.Thënë drejt edhe ne u ndamë shumë të gëzuar dhe krenar me punën e shenjët,të arsimit kombëtarë,të cilën kaq me përkushtim e kryan,veprimtarja e devotshme kombëtare,mësuesja dhe krijuesja e kombit Miradije  Gashi.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Miradije Gashi, Shaban Cakolli, shkolla ne mergim

PËRCILLET PËR NË VENDLINDJE ME LUTJE DHE POEZI TAHIR HYSA

February 12, 2014 by dgreca

Për dy netë, të Hënën dhe të Martën, janë bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit Tahir Hysa, i cili ndërroi jetë fundjavën që shkoi nga një sëmundje e rëndë. Shumë bashkadhetarë  ngushëlluan bashkëshorten, vajzën , të afërmit miqtë e të ndjerit.

Edhe mbrëmjen e së Martës salla e Qendrës Islame Shqiptare në Queens ka qenë për tre orë e mbushur plot me bashkadhetarë. Nën drejtimin e Imam Edin Gjoni janë përcjellë Lutje Fetare për Shpirtin e poetit Tahir Hysa.

Një ndër miqtë e të ndjerit, Ahmet Hoti, pasi ka ngushëlluar familjen, i ka bërë një përcjellje të vecantë shpirtit të poetit, duke lexuar poezi nga libri i Tahir Hysës ”Shqip-Shqipëri”, libër i botuar në vitin 2005. Poezi të tilla si “Kam ardhë në Këtë jetë”, “Cmallje”,”Tek Ty nënë Shqipëri”, e të tjera krijuan një atmosferë përlotjeje.

Tahir Hysa pat lindur me 31 tetor 1948. Ai emigroi në ShBA për një jetë më të mirë. Ishte aktiv në komunitetin shqiptar dhe poezitë e tij ishin bërë pjesë e këtyre veprimtarive.

Në përcjelljen e fundit që i dha mbrëmjen e së martës komuniteti shqiptar i Nju Jorkut të ndjerit Tahir Hysa, ishte e vecantë; ia bëri të gjitha nderimet. Trupi i tij udhëton sot, e mërkurë, drejtë Atdheut, duke cuar në vend amanetin e tij.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Tahir Hysa, u percoll per ne atdhe

KRYEMINISTRI THAÇI NË NEW YORK: PAVARËSA E KOSOVËS MBANË VULËN E DIASPORËS

February 10, 2014 by dgreca

KONSULLATA E KOSOVËS ORGANIZOI FESTIMIN E 6 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS/

Të hënën me 10 shkurt 2014 në mbrëmje Konsullata e Kosovës në New York organizoi përkujtimin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Trupi diplomatik i Kosovës nën drejtimin e Konsullit të Përgjithshëm, ambasador Bekim Sejdiu kanë pritur urimet e  diasporës shqiptare të Amerikës, drejtuesëve të shoqatave dhe fondacioneve, jo vetëm nga Nju Jorku, Nju Xhersi e Kënektikat, por edhe nga shtete të largët. Kanë qenë qindra vetë që kanë uruar : Gëzuar Pavarësinë Kosovë!Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, ka uruar  zv/kryetari i saj, z. Agim Rexhaj dhe një grup vatranësh.

Me duartrokitje është pritur hyrja në sallën e mbushur plot, e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi. Një fotografi me kryeministrin, ishte dëshirë për çdo të pranishëm , një dëshirë që natyrisht nuk mund të plotësohej për të gjithë, nga që numri i pjesmarësve ishte i madh, ndërsa koha e Kryeministrit e kufizuar.

Takimin e ka hapur gazetari Sulejman Gashi, i cili u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka sjellë në kujtesë fjalët e Kryeministrit Thaçi 6 vite të shkuara në Kuvendin e Kosovës, ku u aprovua deklarata e Pavarësisë. Më pas, Gashi ka ftuar  në foltoren e improvizuar, atë që e cilësoi si arkitekt të Pavarësisë së Kosovës,  Kryeministrin Thaçi. Fjala e kryeministrit është ndërprerë shpesh  herë nga duartrokitjet. Kryeministri , i cili gjatë ditës së sotme ishte folës në Kombet e Bashkuara, tha ndër të tjera se Pavarësia e Kosovës, mban vulën e diasporës, veçanërisht asaj të Amerikës, e cila ishte urëlidhja mes Amerikës dhe Kosovës. Ai e vuri theksin tek kontributi i madh që ka dhënë dhe vazhdojnë te japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët Evropianë.

Të pranishmit i ka përshëndetur ambasadori Frank Wizner. (Të plotë kronikën do ta lexoni në Diellin e  printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, en New York, Kryeministri Thaci, merr pjese, ne pritjen, per pavaresine

Mërgata Shqiptare nga Maqedonia mbështet Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan

February 9, 2014 by dgreca

Emin Eddie Egriu është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut/

 Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Megjithëse, është heret, por ai tashmë të paktën në komunitetin shqiptar i ka shpalluar ambicjet e tij për të kandiduar për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve Amerikan atë të Qarkut 26-të në Buffalo – New York. Një zonë, kjo e njohur si “tokë e demokratëve” dhe ku shumë pak shqiptarë jetojnë. Kështuqë, megjithse, jo zyrtarisht Emin Eddie Egriu, është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut, duke pasur parasyshë si thotë dhe vetë ai edhe mësimet e nxjerra nga rezultatet e fundit të kandidimit dhe përvoja e fushatës që ai zhvilloi. Emin Eddie Egriu, në vitin 2010 ka qenë ish- kandidat për në Seantin e Shetit të New Yorkut, nga Partia Demokratike, por i humbi zgjedhjet. Një vitë më pas ai provoi të kandidoi në Kongresin Amerikan Zonën elektorale 28-të të New Yorkut, kundra Kongresistes me provojë të gjatë në politikë dhe Capitol Hill, Louise Slaughter, dhe nuk mundi të hyjë në garë, kjo për shkaqe të ndryshme…. !.

Megjithatë, simbas shtypit amerikan, u tha se kongresmenia demokrate Louise Slaughter, ishte përballuar me një sfidë të fortë në primare nga rivali i saj brenda partisë demokrate Emin Eddie Egriu.
Egriu thotë se e ka në plan të njoftojë vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Kongresin amerikan – pra në Capitol Hill  brenda këtyre muajve, megjithëse ai ambacijen e tij e shpalosi për herë të parë në një darkë fondmbledhëse, me komunitetin shqiptarë në Waterbury të Kenektiket dhe komuniettin dibran në Staten Island.

Më pasë po me shqiptarët në New York, e rrethinat e tij, ai ka mbajtur edhe tre katër takime fondmbledhëse, dhe duhet pranuar se ato nuk kan qenë aq shumë të suksesshme sa janë pritur, megjithëse, komuniteti shqiptarë po tregohet i gatëshëm të mbështesë synimin e tij – për të kandiduar në Kongresin Amerikan.
Emin E. Egriu, në biografinë e tij – faqen e interrnetit “Egriu for Congress”, thotë se ai ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në  Buffalo , Nju Jork, që nga krijimi i firmës së tij të parë në vitin 1989, EMINI .
Ai thotë se atje ai ka krijuar një komunitet  vetë-mbështetës, pra në Buffalo të New Yorkut, duke zhvilluar biznese të reja , klinika mjeksore ,ndihmuar kishat, shtëpitë,etj.
Në jetën politike me bashkëatdhetarët si e kemi parë ne ai u dallua me punën e tij me PUSH një organizatë kjo që kërkonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Emin E. Egriu është përfshirë plotësisht në politikë që nga viti 1999  

Egriu në qëllimin e tij për të kandiduar në Dhomën e Përfaqësueseve, i tha gazetës tonë në një intervistë se ai “është fokusuar në arsimin, emigracionin , bizneset , të moshuarit dhe të drejtat e njeriut “. Kurse, me komunitetin shqiptar ai thotë se “ka qenë në ballë të PUSH ( shqiptarëve ) Programi Lëvizjes së Bashkuar, një angazhim që ai e ndau me të gjithë komunitetin shqiptar dhe të të gjithë emigrantët shqiptarë “. Mirëpo, shqiptarët janë duke pritur se çfarë do të tregojë gjatë kësaj fushate Emin Egriu, për të qenë një kandidat i fortë për Kongresin dhe më pasë nëse fiton një kongresistë.A do të shfrytëzojë ai përvojen e tij , si lidershipi i qartë , për zgjidhjen e problemeve, me aftësitë , përkushtimi i tij – për të gjitha komunitetet dhe çfar vizioni ka ai për ndryshim a janë të përshtatshme për post zgjedhor apo jo!?

Këto e shumë të tjera – priten që ai ti bindë elektoratin nëse kandidatura e tij është serioze, për çka edhe ai thotë se do t’i realizojë bile edhe me sukses duke pasur besim të madh në aftësitë e tij, eksperiencën e fituar dhe përvojën e tij në këto fushata.
Si në mënyrë të ndershme dhe të vështirë, ai duket se është duke punuar si një i “pavarur”, por ende nuk ka vendosur , megjithëse, mund të jetë një kandidat “gjysmë demokrat gjysmë i pavarur” për të bindur jo vetëm njujorkezët, por edhe amerikanët, që tashmë së bashku me komunitetin shqiptarët janë ata që po mbështesin plotësisht atë , -si në Connecticut , Çikago , Detroit , New Jersey e të tjera shtete federale .
Në aspektin tonë si shqiptarë i Amerikës, Egriu, thotë se ai ka ndërtuar një profil të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare , por për më shumë flet edhe për origjinën e tij familjare, e cila i përket një familje me tardita të shuqara patriotike në Dibër të Madhe dhe emigracion.

MSHM : Mbështesim Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan

Kështu shkruajn shqiptarët në rrjetet sociale ku fushata e tij pothujase ka nisur për të siguruar sa më shumë mbështetje. Mërgata Shqiptare për Maqedoni, në faqen e saj të internetit thotë se e mbështet fuqishëm kandidaturën e z. Emin Eddie Egriu-t për zënë një vend në Kongresin Amerikan! Ata thonë se ;” Bëjmë apel te të gjithë shqiptarët kudo që ato ndodhen të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini ynë të përfaqëson edhe shqiptarët në Kongresin Amerikan! Një zë i shqiptarit në Kongres do me thënë shumë, një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshon shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t’i realizojmë me dekada të tëra, ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona! “hkruar në apelin e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni,

Më tej ata u bëjnë thirrje dhe figurave shqiptare më të njohura në Amerikë. “Ftojmë artistët tonë në SHBA- shkruan në thirrjen e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni, duke permendur emra të till si: znj. Eliza Dushku, z.James Belushi, z. Stan Dragoti, z.Agim Kaba (aktor në SHBA), z. James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu thërrasim të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, z. Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë tjerë të cilët do të bënin të mundshme që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan!”
Në fund ata thonë se ftojmë mediet e të gjitha llojeve (tv, gazetat,portalet informative, portalet socilae etj) në tokat shqiptare, t’i kushtojnë vëmendje dhe përkushtim kandidaturës së Eminit për Kongresin Amerikan, kemi nevojë për ju të nderuar përfaqësues të medieve, ngase vetëm bashkë mund të realizojmë atë që synojmë! Emini në Kongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e mergates shqiptare, Emin Eddie Egriu, Kongres amerikan, merr mbeshtetjen, nga Maqedonia

LAMTUMIRË PROFESOR NJACI

February 8, 2014 by dgreca

– FJALA E RASTIT NË CEREMONINË MORTORE TË PERCJELLJES SË NJAC LACUKUT, I CILI NDERROI JETE NE ÇIKAGO /

Nga: Bahri Asllani*

E nderuar familja e Njac Lacukut,/

E nderuar bashkshorte Age, /

Të nderuar djem të Njacit, Landi e Toni./

Të nderuar të afërm e pjesmarrës bashkatdhetarë!/

Kurr nuk ma kishte marrë mendja se me mijëra milla larg atdheut tonë të dashur, këtu në Çikagon e Amerikës, një ditë do ti thoja këto dy fjalë percjellëse per njeriun e dashur Njac Lacuku të cilit sot në moshën 82 vjeçare po i japim lamtumirën e fundit per në jeten e pasosur të pertejvarrit.

Per Njac Lacukun edhe po të mbajmë një fjalim shumë të gjatë, edhe po të zgjedhim fjalet më vlerësuese, më të mirat e më të gjeturat që i takojnë një njeriu, prap nuk do të kemi thënë shumë. “Zotni Njaci”, – siç e njeh dhe e thërret krejt Shkodra ka një vend të nderuar si njeri e si kuader, si sportist e profesor i sportit, si nenpunes e drejtues shembullor, si aktivist i palodhur shoqror me dekada të tera me ndikim të gjërë në fshat e në qytet.

Sot, në këtë ditë ndarje e percjellje të Njacit, na vjen si në ekran jeta e tij intensive e shembullore. I tillë ishte Ai si nxenes e sportist gjatë studimeve të mesme e të larta ku gjithnjë shquhej per zell e vullnet, per ndershmëri e figurë të paster pedagogjike e sportive. I tillë, shembullor mbeti deri në fund të jetës së tij.

Familja Lacuku, sot ka humbur të madhin e më të dashurin saj. Bashkshortin ka humbur Ag-ja, babain kanë humbur djemtë, gjyshin , nipat e mbesat. Por krahas familjes suaj të nderuar Lacuku, është dhe një familje tjeter edhe më e madhe, edhe më e njohur edhe më e degjuar gjithkund në Shkoder, në Shqipëri e jashtë saj, që sot bjen në heshtje e nderim per birin e paharruar;  -Ajo familje ka një emer historik:  –Vllaznia e Shkodrës!

Me emrin e Vllaznisë lidhet krejt jeta e ketij njeriu shembullor që sot po i japim lamtumirën. Shumë vite atlet i klubit “Vllaznia”, shumë dekada mësues, trajner e profesor në fshatrat e qytetin e Shkodrës, shumë vite kuader drejtues në sektorin e sportit në shkalllë rrethi. Zotni Njaci ishte më i papërtuari, më i palodhuri, njeriu që nuk e diti kurr fjalen ‘Jo”, njeriu i gatshëm aty ku ishte më vështirë. Dhe gjithëkund fjalëëmbël, gjithëkund buzëgas, gjithëherë frymëzues e mobilizues per të tjerët në rrugën e kapërcimit të veshtirësive, në rrugen e suksesit. Shumë dekorata e medalje flasin per vlerësimet ndaj punës së tij të gjithanshme në disa dekada.

Unë personalisht kam patur fatin e mirë ta kem mik e koleg per shumë e shumë vite kur isha mësues por edhe drejtues i Komitetit të Kultures Fizike e Sporteve të Rrethit. Unë isha Kryetari i zgjedhur dhe i emruar, por, ama, nuk e teproj të them se per mua, moralisht, Njaci ishte kryetari im. Per këtë njeri, ruaj konsideratat më të larta, vlerësimet më pozitive, respsktin më të madh.

Veshtirë të hasim nenpunes më korrekt, më sistematik, më të kujdesshem se zotni Njaci. Puna e tij sidomos në gjetjen, ruajtjen e pasurimin e dokumentacionit të sportit në vite në rrethin e Shkodres do vlerësohet edhe më shumë edhe në të ardhshmen. Puna me perkushtim shembullor e Njacit është në themel të historikut të sportit shkodran, në fototeken nga më të pasurat, në shenimet e ditaret nga më korrektët.

Jeta erdhi e tillë dhe Njac Lacuku po varroset sot në Çikago të Amerikës ku po percillet me shumë nderime jo veç nga komuniteti i Çikagos por edhe nga shumë shtete të tjera të Amerikes deri edhe nga Kalifornia e larget. Por, të mos harrojmë se po të ishte ky varrim atje, në Shkodren e dashur, në token tonë, në At’dheun e paharruar, me mijëra do ishin edhe ata shkodranë që nuk do mund të rrinin pa ju bashkue kësaj percjelljeje. Ish koleget, ish nxenësit qe janë aq shumë, ish sportistet e veprimtaret e sportit qe e ndjenë nga afer doren e tij në jetë, do i thoshin lamtumirë profesor Njacit.

Në kontributin e Njac Lacukut per zhvillimin e perparimin e sportit shkodran tash sa dekada, ka nje vend nderi edhe vet familja e tij. Injaci punoi dite-nate per sportin, per arsimin e kulturen ne pergjithesi por duhet thene se mbrapa i kishte krahet e sigurtë, kishte gruan e tij shembullore Agen, kishte dy djemt prej ma të mirëve që i ka Shkodra, Landin mësues e drejtor shkolle e Tonin basketbollist shembullor të Vllaznisë sonë të dashur. Ag-ja dhe djemtë, jo vetem nuk iu bene kurrë pengese Njacit në detyrat e tij të shumta, por perkundrazi ju bene krahë dhe e mbeshteten pafundësisht per të qenë ky pra, ky që po flasim sot.

Jam i bindur se Njac Lacuku do të mbetet një shembull frymëzimi per të gjithë ata që e kan njohur, per të gjithë ata që kan punuar apo edhe thjeshte kanë ndenjur qoftë edhe pak kohë me të.

-I paharruar qoftë emri e kujtimi i mirë i zotni Njacit.

-Shpirti i tij pastë dritë në jetën per ku po niset sot.

-Zoti e pastë nën kujdesin e tij.

-I lehtë të qoftë dheu i tokës së premtuar, dheu i Amerikës o zotni Njac!

-Ju qofshi shendosh të gjithë, pjesetarë të familjes, të afërm, miq e shokë, gjithë sa po len mbrapa i nderuari Njac Lacuku.

-E gjetshi dhe e takofshi njeriun tuaj të dashur në driten e Parajsës.

  -Nga Çikago, USA, Shkurt 2014-

* Ish kryetar i Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve të Rrethit të Shkodrës

 

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lamtumire, Njac Lacuku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 374
  • 375
  • 376
  • 377
  • 378
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT