• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-ÇMIM ALBANOLOGUT KANADEZ, ROBERT ELSIE

November 30, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj ndanë çmimin “FIDES 2017” Post Mortum albanologut kanadez, Robert Elsie. E pranoi Artur Metani, mik dhe bashkëpunëtor i albanologut Elsie/

1 robert-Elsie1 Haradinaj1 ok cmim Ramo

PRISHTINË, 29 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIDES 2017” për Filantropinë në Kosovë, e cila organizohet nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ). Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ndihet i nderuar që gjendet në një mbrëmje ku promovohen, vlerësohen dhe falënderohen publikisht individ, biznese, organizata të shoqërisë civile, të rinj, gra, ambientalist për kontributin e tyre.“Filantropia bashkëkohore shihet si strategji për të pasuruar kulturën e bamirësisë, me qëllim mobilizimin e drejtë të komuniteteve lokale, burimeve njerëzore e financiare. Të gjitha këto e krijojnë ekosistemin e vlerave të cilat i mbanë shoqëria jonë dhe të cilat “FIQ” kujdeset për t’i promovuar duke sjellë me afër njerëzit, institucionet dhe sektorët e zhvillimit në vend”, tha kryeministri Haradinaj.

I ftuar të ndajë çmimin “FIDES 2017” Post Mortum për kontributin në ndriçimin e historisë, kulturës dhe jetës së shqiptarëve nga Robert Elsie, albanologut kanadez i cili ndërroi jetë muajin e kaluar, kryeministri e ka cilësuar këtë si moment prekës për të.

“Është nder për mua si kryeministër, por edhe si shqiptar të nderoj me çmim një personalitet si Robert Elsie, i cili arriti ta njoh kombin tonë aq mirë dhe aq thellësisht. Robert Elsie, gjermano-kanadezi i cili iu përkushtua paraqitjes së tërësisë së artit, kulturës, fotografisë dhe historisë së shqiptarëve”, tha kryeministri Haradinaj,  duke theksuar se e admiron atë për vendin ku pushojnë eshtrat e tij në Thethin e bukur shqiptar.
Çmimin e ndarë nga kryeministri Haradinaj për Robert Elsie, e pranoi Artur Metani, mik dhe bashkëpunëtor i albanologut Elsie./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: ÇMIM ALBANOLOGUT KANADEZ, Haradinaj, Robert Elsie

Lamtumirë Dr. Rifat Ymeri !

November 29, 2017 by dgreca

Të shtunën, më 25 Nëntor, në Prishtinë ndërroi jetë Prof. Dr. Rifat (Islam) Ymeri-doajeni i stomatologjisë në Kosovë.

auto_rifat_ymeri1511699097

Kush ishte Dr.Rifat Ymeri?

Ai ishte stomatologu  i parë shqiptar në Gjakovë. U lind (në vitin 1927) në një familje të njohur gjakovare që ishte shembull i sjelljes qytetare. Dr. Rifati ishte doktor i parë i shkencës në fushë të stomatologjisë në Gjakovë, dhe një ndër të parët në Kosovë. Ligjëroi lëndën e sëmundjeve të gojës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë – Dega e Stomatologjisë.

Dr. Rifati ishte profesor universitar i përkushtuar, i cili përgatiti gjenerata të  tëra dentistësh të ri që sot punojnë an’e mbanë trojeve shqiptare.

Ishte një njeri i disiplinuar, me tipare klasike të sjelljës qytetare; një patriark shumë i nderuar jo vetëm i familjes Ymeraga, një profesor i shquar i cili punoi me zell, përkushtim, vetmohim e ndershmëri.

Dr. Rifat Ymeri ishte dhe një prijës karizmatik (kryetar shumevjeçarë) i Klubit futbollistik VËLLAZNIMI, i cili, nën udhëheqjen e Tij, arriti suksese të larta sportive dhe afirmoi jo vetëm Gjakovën, po dhe sportin Kosovar. Ato vite te paharrueshme, stadiumi i qytetit të Gjakovës ishte shndërruar në një arenë sportive dhe kulturore njëkohësisht, ku defilonin fanellat kuq e zi dhe ku jehonte kënga e muzika e bukur shqiptare nga kompozitorët e këngëtarët më të shquar nga të gjitha trevat e Shqipërisë!

Dr. Rifati ishte kampion i vullnetit të mirë dhe i mirëkuptimit ndërnjerëzor, që përmes kultivimit e mbështetjës së shëndetit, sportit, shkencës dhe arsimimit të brezave të dentistëve vendor, ua tregoi rrugën e ndryshimeve shoqërore të vlefshme, me shembullin e tij akademik, shkencor e njerëzor.

Kudo që jetojë, kudo që veprojë, ai la gjurmë të pashlyeshme,  krijoi një frymë e atmosferë pozitive bashkëpunimi të sinqertë, duke kontribuar dukshëm në ndërtimin e një komuniteti të bashkuar e koheziv. Për meritat e tij të shumta, Dr. Rifat Ymeri u shpërblye me “Mirënjohje për veprimtari jetësore”në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar “Dita e Dentistëve” në mars të këtij viti në Prishtinë.

Por mirënjohja më e madhe për të mendoj se është respekti dhe konsiderata e bashkëqytetarëve të tij, studentëve, pacientëve, bashkëpuntorëve, dhe miqve e kolegëve të tij që përshinë shumë breza brendapërbrenda komunitetit akademik, sportiv e shoqëror në Gjakovë, Kosovë e më gjerë.

Me punën dhe personalitetin e tij të spikatur, Prof. Dr. Rifat Ymeri do të mbetet një figure e shquar dhe e respektuar në analet e stomatologjisë kosovare e gjithëshqiptare.

Varrimi i profesorit të ndjerë u bë të dielën, më 26 Nëntor, në varrezat e qytetit të Prishtinës, kurse Mledhja Komemorative u mbajt në Amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, të hënën, më 27. 11. 2017 në orën 09:00.

Dr. Rifat Ymeri lë pas bashkëshorten e Tij, Zonjën Didare; të bijën  Suzana me bashkëshortin e saj Kamuran Goranci dhe fëmijët e tyre: Shkëmbi, Gramosi e Gladiola; bashkëshorten, Edita, te birit te tij të ndjerë Dr. Memli Ymeri, dhe djalin e tyre Rroni; dhe t’birin Edmond Ymeri.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dr. Rifat Imeri, Ferhat Ymeraga, nderroi jete

SHBA mbështetje Kosovës së lirë, të pavarur dhe me prosperitet

November 29, 2017 by dgreca

27.11.2017 Takimi_2-Zëvendës-ndihmës sekretarja Amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper: SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë dhe të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj/

 -Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në/

28.11.2017 - ZKM-3

– Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake e diplomatike të SHBA-së në Kosovë dhe rajon si një faktor të stabilitetit dhe paqes dhe posaçërisht vlerësoi mbështetjen që SHBA-ja vazhdon t’i jap Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës/28.11.2017 - ZKM-1

1 Rustemi-Ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për  transformim e FSK-së në FAK/

  PRISHTINË, 28 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane  e Mbrojtjes, Laura Cooper, tha sot në mbrëmje në Prishtinë se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë dhe të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj.

 PRESIDENTI THAÇI: KOSOVA, MIRËNJOHËSE PËR PËRKRAHJEN E SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në 27 nëntor Zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në sektorin e sigurisë.

 Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në. Ai shtoi se FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj dhe tani është një forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë”, u shpreh presidenti Thaçi.”Dëshira jonë është që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se megjithatë “ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht”.Zëvendës-ndihmës Sekretarja, Laura Cooper, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi shtoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë e mirë dhe Kosova mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon.”Po kultivojmë dialog të brendshëm dhe në nivel rajonal, veçanërisht me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

 KRYEMINISTRI HARADINAJ THEKSON RËNDËSINË E PRANISË USHTARAKE E DIPLOMATIKE TË SHBA-SË NË KOSOVË DHE RAJON

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në nëntor në takim zëvendës ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, proceset integruese të vendit dhe sfidat në fushën e sigurisë.Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake e diplomatike të SHBA-së në Kosovë dhe rajon si një faktor të stabilitetit dhe paqes dhe posaçërisht vlerësoi mbështetjen që SHBA-ja vazhdon t’i jap Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës.Kryeministri Haradinaj tha se me dinamikën e re qeverisëse Kosova po përshpejton zbatimin e reformave në vend në fusha të ndryshme, posaçërisht atë të sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik.
Ai tha se konsolidimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare i Kosovës, përfshirë mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të adresimit të sfidave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, është me rëndësi të veçantë për të krijuar stabilitet dhe theksoi se ndihma e SHBA-së në këtë fushë është e domosdoshme.Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova po ndërton fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe është angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve. Ai tha se dialogu duhet të riformatohet dhe afatizohet duke sjellë një rezultat përfundimtar konkret, atë të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Haradinaj tha se në fazën përfundimtare të dialogut dhe në përmbyllje të tij është e domosdoshme përfshirja e SHBA-së si garantuese e procesit së bashku me BE-në.

Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, kryeministri Haradinaj theksoi se po bëhen përpjekje në këtë drejtim brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet dhe se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në. Ai tha se FAK do të jetë një forcë e ndërtuar mbi standardet ndërkombëtare, shumëetnike dhe e profesionalizuar. Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë edhe të pjesëmarrjes dhe kontributit të FSK-së në Operacionet Paqeruajtëse.Zëvendës ndihmës sekretarja e mbrojtjes e SHBA-së, Laura Cooper, tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë dhe të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj, bën të ditur njoftimi i sapodërguar nga Zyra e Kryeministrit.

MINISTRI BERISHA NJOFTON PËR PROCESIN E TRANSFORMIMIT TË FSK NË FAK

 Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e ka pritur në 28 nëntor në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, aura Kuper (Laura Cooper), me bashkëpunëtorë.Në takim ministri Berisha ka falënderuar Kuper dhe SHBA-të për ndihmën e madhe që kanë dhënë për Kosovën dhe veçanërisht për FSK-në.Ai ka vlerësuar lartë shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHBA-ve, veçanërisht bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës.Me këtë rast, ministri Berisha e ka falënderuar Kooper për donacionet, trajnimet, shkollimet dhe ushtrimet e përbashkëta të realizuara deri më tani, e që përbëjnë esencën e këtij bashkëpunimi të cilin duhet thelluar edhe më tej.Po ashtu ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të, me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për  transformim e FSK-së në FAK. Ndërsa nga ana e saj Laura Kuper u shpreh se ndihet e kënaqur kur dëgjon edhe vet për arritjet dhe sukseset e FSK-së e posaçërisht kur je kontribuuese e këtyre sukseseve. “Ne e duam Kosovën të lirë, të pavarur dhe me prosperitet. Më vjen mirë që kemi vizion të ngjashëm me ju për të ardhmen e Kosovës, po ashtu është edhe detyra e jona të ndihmojmë në realizimin e këtyre objektivave. Me rëndësi që të merret angazhimi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm për këto ndryshime, e në këtë rast edhe i komunitetit jo shumicë”, citon komunikata e dërguar.

 Në vazhdim të takimit punues, është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm, ku është propozuar që të përqendrohet në bashkëpunim konkret, me fokusim në fusha dhe pika ku SHBA-të do të japin kontributin e vet në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Ky bashkëpunim kërkon nga dy palët që ta bazojnë mbi rangimin e objektivave sipas prioriteteve.Në takimin e përbashkët të dy delegacioneve merrnin pjesë edhe zëvendësministrat Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjenerali Zymer Halimi, Faruk Geci, si dhe stafi i lartë i FSK-së.Ndërsa, zëvendës-ndihmës Sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes, Kuper  e shoqëronin kolonelët Kevin Hill dhe Jeffrey Fischer, nënkoloneli Walter Richter, majorët Jerimiah Wildermuth, Juan Murillo, Brian Devlin dhe Josh Rubin.Ambasada e SHBA në Kosovë në një njoftim të dërguar ka bërë të ditur  se zëvendës-ndihmës sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper, e cila po viziton Kosovën, do të marrë pjesë në 29 nentor në ceremoninë e përmbylljes së donacionit dedikuar për renovimin e shkollës fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj.

Filed Under: Kronike

“Oriku”, pjese e Operacioneve te NATO-s, Kthehet nga Egjeu

November 26, 2017 by dgreca

IMG_7589[1]Nga Shefqet Kërcelli/IMG_7616[1]

Sot paradite në molin Nr.4 të portit të Durrësit u zhvillua ceremonia e pritjes së anijes “Oriku”, e cila e mbylli me sukses misionin e saj në përbërje të Grupit Të NATO-s, “Sea Guardian”, në detin Egje. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Zonja Olta Xhacka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollcaku, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandantë Repartesh, Drejtorë Drejtorish në Shtabin e FA, kuadro dhe detarë të Flotiljes Detare, drejtues të institucioneve detare, familjarë të ekuipazheve të “Orikut”, media të ndryshme etj. IMG_7478[2]Fillimisht ekuipazhit të anijes  “Oriku” i uroi mirëseardhjen Ministrja Xhacka, Shefi i shtabit Gjeneral Kollcaku dhe Komandanti i FD, Gjeneral Dogjani. Në vijim ekuipazhin e përshëndeti Komandanti i FD, Gjeneral Dogjani i cili në emër të efektivit të FD i uroi mirëseardhjen ekuipazhit të anijes “Oriku” dhe kontigjentit të 6-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”. Gjeneral Dogjani tha se. ndjehem krenar që anija “Oriku” e ka përmbushur me sukses misionin e ngarkuar nga Komanda e FD, MM dhe Komanda e NATO-s. Gjatë misionit një vjecar detarët tanë duke u përballur me detin e egër të Egjeut kanë shpëtuar jetën e 917 personave , nga të cilat 150 gra dhe 95 fëmijë kryesisht nga Siria, Jemeni, Nigeria, Iraku dhe Somalia, të cilët janë nisur nga brigjet e Turqisë për në bregdetin Grek, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, theksoi zoti Dogjani.  Ministrja e Mbrojtjes zonja Xhacka, mbasi i uroi mirëseardhjen Ekuipazhit të Anijes, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga marinarët tanë në këtë mision, për të cilën ka marrë dhe vlerësime nga ushtarakët e NATO-s.  Ishte kënaqësi që në përbërje të këtij misioni ishin dhe dy femra, nderi dhe krenaria e këtij misioni. Vlerësoj profesionalizmin e ushtarakëve shqiptare të cilin e pashë dhe në Afganistan. Ndaj operacionet tona paqeruajtëse do të vazhdojnë ne te ardhmen, theksoi Ministrja Xhacka. Në fund të ceremonisë Komandanti i anijes “Oriku” i dorëzoi flamurin Ministres Xhacka, të cilën do ta mbajë anija “Butrinti”, që do vazhdojë misionin në detin Egje gjate vitit 2018.

Ishte një ceremoni e bukur sot që përkoi dhe me 26 nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit në qytetin e Durrësit, plot 105 vjet më parë.

Filed Under: Kronike Tagged With: kthehet nga Egjeu, Oriku, Shefqet Kercelli

Në Jemen dhunohen varret e motrave të Nënë Terezës

November 26, 2017 by dgreca

1 MotratDitëve të kaluara, në varrezën e krishterë të Adenit, u dhunuan varret e katër motrave të Nënë Terezës, vrarë në mars të vitit 2016, gjatë një sulmi në shtëpinë e tyre, ku mbanin të moshuar. U shkatërruan edhe kryqe e varre të tjera, pasqyrë e një konflikti lokal e rajonal, që duket sikur s’ka fund. Filluar në janar 2015, konflikti ka vënë përballë njëri-tjetrit sunitët e ish-presidentit Hadi, mbështetur nga Riadi, dhe rebelët shiitë Houthi, pranë Iranit e hezbollahëve.

Burime të OKB-së flasin për rreth 9 mijë viktima, prej të cilëve 60% civilë e, për 45 mijë të plagosur. Në një popullsi prej 28 milion banorësh, konflikti ka lënë deri 20 milion vetë pa asistencë, në mëshirën e ndihmave humanitare. Prej tyre, së paku 7 milion konsiderohen në prag të zisë së bukës, ndërsa fëmijët e ushqyer keq arrijnë shifrën 2,3 milion.R V

Filed Under: Kronike Tagged With: Jemen, TE NENE TEREZES, Varret e motrave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • 195
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Leksiku filatelik në formimin e shprehjeve popullore shkodrane
  • Evropa mes forcimit të aftësive mbrojtëse dhe ruajtjes së ekuilibrit ndërmjet sigurisë dhe racionalitetit strategjik
  • Austria mbështetëse e shqiptarëve shekujve   
  • ATHANAS GEGAJ 1904-1988, me rastin 122 vjetorit tё lindjes
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR VITIN E RI 2026
  • Për bij e bija të denja të kombit shqiptar!
  • Kastrioti, me firmë e me vulë
  • Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues
  • Kartolinat festive si dëshira të shkruara
  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb
  • Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT