• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zbardhje- Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës

October 19, 2017 by dgreca

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

1 Habilaj1Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

PERGJIMI 1/

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar dje ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridionews.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

“Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri”-shkruan me tej gazeta.

Ajo citon deklaratatt e kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

“Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim – kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij. Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit”-shkruan gazeta.

Pjesa per Moisi Habilajn, pergjimi dhe emri i Tahirit 

Moisi Habilaj në Siçili kishte urën e biznesit te tij te ndihmuar nga nje rrjet grosistësh, te cilet blinin me leke ne dore qinda kg marijuana e me pas ua vinin ne dispozicion klaneve mafioze per shitje. Kjo jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë nuk u hetua, asnjehere i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, si ishte rasti i fotografimit me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Hetimet çojnë në emra e mbiemra. Si rasti i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë kyce në Catania për blerjen e drogës qe sillej nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri. Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Synimi ishte qe të merrnin veten sa më shpejt nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.

“Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, si i cilesonte ai forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për afarat e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Kurse në Itali, grupit i behen sekuestrime të vazhdueshme, cfare ben nisjen e bisedimeve të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit. Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën manaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

“Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.

Filed Under: Kronike Tagged With: “30 mijë euro i duhet, Habilaj, t’ia japë Saimirit”

EDHE 10 TON DROGE NE VLORE

October 19, 2017 by dgreca

10 toneNë Shqipëri një sasi e madhe droge është zbuluar në orët e vona të natës në fshatin Babicë e Vogël në qarkun e Vlorës. Dyshohet për afër 10 ton marijuanë e cila është gjetur në një banesë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Për zhvillimin e tij ka patur njoftime kontradiktore. Burime nga prokuroria bënë të ditur se ai është pjesë e një hetimi të nisur që në fund të viti të kaluar në bazë të informacioneve të marra nga rrugë operative dhe përmes shërbimeve sekrete. Sipas të njejtave burimeve, operacioni përbën fazën e dytë të hetimit që disa muaj më parë çoi në sekuestrimin po në fshatrat e Vlorës të 24 tonëve marijuanë, dhe që lidhet sipas Prokurorisë me grupin e Habilajve, vëllezërve të përfshirë në organizatën kriminale italo-shqiptare e cila u godit në Catania të Siçilisë 3 ditë më parë. Një rast i cili ka shkaktuar një furtunë politike në vend, pasi në përgjimet e trafikantëve të dyshuar përmendet disa herë emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton të ketë lidhje farefisnore me Habilajt. Sipas burimeve nga Prokuroria, operacioni në Babicë, vjen pas takimit që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati dy ditë më parë me drejtorin e Shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi, dhe mbledhjes që ai zhvilloi mbrëmë me drejtuesit e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Një version tjetër ka ofruar Policia e Shtetit. Burime pranë saj, shpjegojnë se operacioni është nisur nga të dhëna policore për praninë e sasive të marijuanës dhe se njësitë e saj speciale janë angazhuar pasi dyshohej se në zonë mund të gjendej dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj, një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia italiane.

Të dhënat e para flasin dhe për disa persona të ndaluar, por ende nuk ka një version zyrtar, pasi operacioni ka vijuar edhe pas mesnate, duke ushtruar kontrolle në disa banesa të tjera.

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Ton doge, ne Vlore

Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

October 16, 2017 by dgreca

1 serbia

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.

Filed Under: Kronike Tagged With: grup per dialog, Marko Gjyriç, Serbi-Kosovë

Kosova kërkon njohjen nga Madagaskari

October 16, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari/1 MadagskarPRISHTINË, 16 Tetor-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, Madagaskari, Presidenti Thaçi

“Oriku” shpëton 53 emigrantë, 18 prej tyre fëmijë

October 15, 2017 by dgreca

anija Oriku ne operacionAnija shqiptare “Oriku” shpëton anijen me 53 emigrantë, 18 prej tyre fëmije/

ekuipazhi i orikut para nisjes nga Shqiperia

 Ekuipazhi i anijes “Oriku”, pjesë e Forcës Detare me mision në detin Egje  shpëtoi ditën e djeshme, data 14 tetor 2017, gjatë patrullimit ne rajonin e caktuar, jetën e 53 emigrantëve nga Siria.Behet fjalë për 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra, të cilët tani janë shëndoshë e mirë falë kontributit të forcave tona në Egje.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thotë se në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë.“Kemi të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ajo në “Facebook”, teksa ka ndarë foto nga operacioni i shpëtimit dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision.Theksojme se gjate operacioneve ne Detin Egje, në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë. Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë, thote zonja Xhacka. {Shefqet Kercelli}

Filed Under: Kronike Tagged With: “Oriku” shpëton anijen me 53 emigrantë, 18 prej tyre fëmije

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 204
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT