• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Los Angeles hapet dyqani i “ilaçit jeshil” Marihuanës

July 23, 2014 by dgreca

LOS ANGELES : Kultivuesit e marihuanës në disa shtete në SHBA, tashmë lidhen drejtpërdrejt me konsumatorët e saj nëpërmjet marketit të ri të hapur qëllimisht për tregtimin e kanabisit, në Los Angeles, Kaliforni. Dyqani është i pari i llojit të tij në Kaliforni dhe ka kopjuar modelin e ngjashëm që funksionon prej vitesh në Uashington dhe Kolorado, dhe disa vende të Europës, ku është lejuar përdorimi i saj.
Drejtuesja e këtij dyqani, që luan më tepër rolin e një farmacie bimore, shprehet se arsyeja e hapjes së tij ishte për të krijuar një eksperiencë më personale të blerjes se marihuanës dhe për të pasur çmime më të ulëta, për të gjithë personat të cilët kanë nevoja mjekësore në përdorimin e saj.
Por, natyrisht kjo duket si anormale krahasuar me përvojën që është krijuar në Shqipëri me këtë produkt, ndërkohë që në shumë vende të botës – tashmë i ashtuquajturi “Ilaçi jeshil” Kanabis Stativa ose Marihuana është e legalizuar dhe përdoret si trajtim mjekësor për disa lloj sëmundjesh, duke e konsumuar atë nëpërmjet pirjes së tij si çaj ose edhe si cigare duhani simbas rekomandimeve të mjekëve.
Duke e parë në këtë këndëvështrim duket se fenomeni Lazarati në Shqipëri – u shfrytëzua nga pushtetarët e sotëm për të bërë një “show” të madh politik, pikërisht në prag të marrjes së statutusit të kandididatit të BE-së nga Shqipëria.
Në një kohë që shumë vende të Europës e kan të legalizuar atë dhe në SHBA çdo ditë po shtohen shtetet që po e legalizojnë, ndodh që në Shqipëri, të bëhet “luftë” kundra marihuanës e cila tashmë konsiderohet një nga bimët mjekësore, nga më të nevojshmet për kurimin e sëmundejeve kanceroze.
Në SHBA një prej tregtuesve të marihuanës thotë se fakti që të gjithë prodhuesit e saj janë mbledhur në një dyqan nga qindra kultivues të zonave të ndryshme e bën këtë eksperiencë shumë më të lehtë dhe praktike, si për blerësit ashtu dhe për shitësit.
Ky treg kontrollohet nga Programi Mjekësor i Marihuanës dhe përdor një sistem regjistrimi nëpërmjet kartave të identitetit, ku bazuar në rekomandimet e mjekut, çdo kush që figuron në atë listë mund të marrë dhe të konsumojë sasi të caktuara kanabisi në bazë të recetës së përcaktuar./Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: hapet dyqani, i "ilaçit jeshil", Marihuanës, ne Los Angeles

Dhuna në Maqedoni, ndërkombëtarët thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje

July 5, 2014 by dgreca

Maqedoni- Përfaqësuesit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni. Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.
“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.
Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.
“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së djeshme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Shkup.Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”

Çështja “Monstra”, shqiptarët përleshen me policinë në Shkup, dhjetëra të plagosur

Shkup-Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së sotme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në një konferencë për shtyp.
Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm javën e kaluar të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.
Sipas mediave maqedonase zëdhënësi i policisë tha se gjashtë persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu janë dëmtuar disa institucione, automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim
kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshë.
Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ata shprehën hapur mllefin kundër rastit “Monstra”.
Gazeta Zhornal thotë “se Njësite speciale kryen kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane. ”
Ora 16:00 Protestuesit janë shpërndarë rreth orës 16.00, dhe se policia është pozicionuar pranë qendrës tregtare “Çairçanja” në Shkup.
Por turma të të rinjve vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve të maskuar. Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar praninë nga udhëkryqi tek gjykatat deri në hyrje të komunës së Çairit.
Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit. Nga MPB-ja thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve.
Ora 15:00 Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.
Situata ka degjeneruar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësieve speciale policore.
Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.
Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, raporton Ina.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
***
Shkup-Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së sotme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në një konferencë për shtyp.
Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm javën e kaluar të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.
Sipas mediave maqedonase zëdhënësi i policisë tha se gjashtë persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu janë dëmtuar disa institucione, automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim
kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshë .
Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ata shprehën hapur mllefin kundër rastit “Monstra”.
Gazeta Zhornal thotë “se Njësite speciale kryen kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane. ”
Ora 16:00 Protestuesit janë shpërndarë rreth orës 16.00, dhe se policia është pozicionuar pranë qendrës tregtare “Çairçanja” në Shkup.
Por turma të të rinjve vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve të maskuar. Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar praninë nga udhëkryqi tek gjykatat deri në hyrje të komunës së Çairit.
Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit. Nga MPB-ja thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve.
Ora 15:00 Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.
Situata ka degjeneruar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësieve speciale policore.
Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.
Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, raporton Ina.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
PDIU: Dhuna ndaj shqiptarëve, akt barbar, të ndërhyjë shteti shqiptar

Partia Drejtësi, Integrim, dhe Unitet ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë ditës së sotme në Shkup. PDIU dënon në mënyrë të ashpër aktin dhe trajtimin e bashkëkombasve tanë si terrorist. PDIU fajëson qeverinë maqedonase, se nuk e sheh shqitarët si pjesë e Maqedonisë.
Ajo kërkoi ndërhyrjen e shtetit shqiptar dhe sipas saj këto akte tregojnë se qeveria maqedonase nuk i sheh shqiptarët si pjesë integrale e shtetit maqedonas.
“Aktet e sotshme barbare tregojnë se qeveria maqedonase nuk i sheh shqiptarët si pjesë integrale të shtetit maqedonas. Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa më shpejtë për të treguar se shqiptarët kanë mbrojtje dhe nuk janë në mëshirë të fatit të tyre në trojet e tyre etnike autoktone. Shteti maqedonas duhet të marri përgjigjen e merituar për këtë trajtim çnjerëzor të shqiptarëve sot ne Shkup”, thuhet në reagimin e PDIU-së.
PDIU e konsideroi Shkupin si kryeqëndrën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe si qytetin e çliruar një shekull më parë nga banorët e vetë autoktonë, “shqiptarët”.
“Qyteti që u çlirua një shekull më parë nga banorët e vetë autoktonë: shqiptarët! Aktet e fundit nuk do ta dëmtojnë këtë të vërtetë të patjetërsueshme. Bashkëkombasit tanë do të dalin ngadhënjimtar nëse Maqedonia dëshiron t`i futet spirales së padëshiruar të dhunës ndëretnike”, tha në reagimin e saj PDIU.

BERISHA: Berisha: Autoritetet maqedonase të ndëshkojnë autorët
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar ndaj protestës ditën e sotme në Shkup. Ai u bëri thirrje autoriteteve maqedonase të ndëshkojnë autorët e kësaj dhune.
Sipas tij dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në Shkup është shtuar muajt e fundit.
Ai ftoi qytetarët shqiptar të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Shkup.
“ Të dashur miq, shqiptarët në Shkup muajt e fundit janë përballur me dhunë dhe terror, sit ë ekstremeve albanofob maqedonas ashtu dhe të autoriteteve policore të këtij vendi. Pak kohë më parë një krim i dënueshëm, vrasja e një të riu maqedonas nga një i ri shqiptar, u përdor si pretekst nga ultranacionalistët maqedonas për të djegur, shkatërruar, plaçkitur pa dallim të gjitha lokalet, dyqanet, pronat e shqiptarëve të lagjes ku ndodhi krimi. Autoritetet maqedonase ndërhynë por me plogështi dhe vonesë ndaj këtyre akteve që të sillnin në mendje një mininatë të kristaltë në Shkup ndaj shqiptarëve, Sot, një protestë paqësore e shqiptarëve kundër dënimit të përjetshëm të 6 shqiptarëve si autor të një krimi monstruoz, vrasjes së dy viteve më parë të 5 maqedonasve, degradoi në një dhunë të egër policore ku pati dhjetra protestues të lënduar, madje dhe rëndë nga policia. Duke dënuar me ashpërsi dhunën ndaj protestuesve paqësorë u bëj thirrje autoriteteve të Maqedonisë të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e kësaj dhune. Ftoj qytetarët shqqiptar të ruajnë gjakftohtësinë dhe shmangin përkeqësimin e gjendjes tejet të nderë në marrëdhëniet ndëretnike në Shkup”, tha Berisha.

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: Dhuna ne Maqedoni, nderkombetaret, thirrje

Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë para Kuvendit

July 4, 2014 by dgreca

“Presim të marrim dëmshpërblimet. Jemi ende të burgosur politikë”. Kështu janë shprehur katër ish-të përndjekur politikë, të cilët janë lidhur me zinxhirë pranë Kuvendit ditën e sotme. Duke ripohuar në këtë mënyrë kërkesat e tyre të vazhdueshme për përfitimin e dëmshpërblimeve mbi vitet e burgut që kanë bërë gjatë diktaturës komuniste. Vetë përfaqësuesi i tyre, Skënder Tufa, ka deklaruar se janë lidhur me zinxhirë në shenjë proteste pasi nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet.

Filed Under: Kronike Tagged With: ish te perndjekurit, lidhen me zinxhirë, para Kuvendit

Uragani Arthur , autoritetet paralajmërojnë qytetarët për masa

July 4, 2014 by dgreca

Stuhia tropikale ‘Arthur’, i formuar në Atlantik, tashmë është klasifikuar si uragan i kategorisë së dytë dhe kërcënon të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Me erëra që i kalon 100 km në orë, “Arthur” uragani i parë për këtë sezon, vjen në një kohë kur sot SHBA-të festojnë Ditën e Pavarësisë, 4 korrikun.
Pasi kaloi në Karolinën e Veriut uragani po vazhdon në drejtim të veriut dhe mund të godasë Nju Jorkun në orët e ardhshme. Shërbimi meteorologjik ka njoftuar se një shi i rrëmbyer ka rënë në disa qytete gjatë pasdites së të enjtes dhe për pasojë ka pasur përmbytje. Pas kalimit të stuhisë në Karolina nuk ka pasur njoftime për viktima, por dëme materiale janë raportuar në disa zona.
Shumë persona në zonat bregdetare të SHBA janë evakuuar. Uragani Artur që pritet të godasë SHBA-të, vjen pas uraganit Sandy në 2012 që shkaktoi dëme të mëdha, të cilat vlerësoheshin në 70 miliardë dollarë.
Si pasojë e Uraganit, parashikohet të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Është paralajmëruar për mbylljen e lokaleve dhe ambienteve të tjera publike,ndërsa pritet të ketë edhe përmbytje.
Gjithsesi sipas qëndrës kombëtare të uraganeve, stuhia pritet të lëvizë në det të hapur në orët në vijim në drejtim Veri-Lindje të SHBA-ve dhe kështu do të dobësohet, ndaj dhe nuk do të përbëjë rrezik serioz, gjithsesi banorëve I është bërë thirrje të shmangin daljet dhe festimet në të gjithë bregun lindor.

Filed Under: Kronike Tagged With: autoritetet, paralajmërojnë, për masa, qytetarët, Uragani Arthur

Bashkia Islame në Kosovë dënon përdhosjen e figurës së Skënderbeut

July 3, 2014 by dgreca

Bashkësia Islame e Kosovës tha të enjten se përdhosja e figurës së Skënderbeut është përpjekje për të përdhosur historinë dhe të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar.
Këto komente pasuan njoftimin se dy persona janë arrestuar në fillim të javës në Kaçanik rreth 80 kilometra në juglindje të Prishtinës, si të dyshuar se kanë kryer veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor apo fetar”.
Ata janë shfaqur në një video në kanalin Youtube, duke fyer dhe qëlluar me pëllëmbë bustin e heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e dënoi këtë akt nëpërmjet një komunikate në të cilën thuhet se “përdhosja, ofendimi, urrejtja e gjuha e kontaminuar janë të pa pranueshme për çdo shoqëri, e aq më tepër për shoqërinë tonë, që është ngritur duke kultivuar mirëkuptimin, tolerancën, respektin e mirëbesimin, sidomos në rrafshin fetar, po edhe në atë ndërnacional”.
Në komunikatë thuhet se “përdhosjen e figurës së Skënderbeut e konsiderojmë një akt të ulët dhe tentim për të përdhosur historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme. Aktet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame, me traditën tonë kombëtare dhe normat etike e qytetëruese, dhe si të tilla janë jo humane, antifetare, antiislame, të dëmshme, të porositura nga mentorët që nuk ia duan të mirën popullit tonë”.
Populli ynë gjatë historisë me përkushtim ka ruajtur e çmuar figurat e shquar historike, të cilat janë vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Tentimi i interpretimit të historisë mbi baza fetare është çështje e tejkaluar nga Rilindësit tonë të shquar. BIK mbetet e përkushtuar në kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë e respektit si vlerat të kombit tonë e si mësime të fesë islame dhe feve të tjera të popullit tonë”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkia Islame, figurës, në Kosovë dënon përdhosjen e, së Skënderbeut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 454
  • 455
  • 456
  • 457
  • 458
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT